Ja pse gabojnë Ibrahim Kelmendi dhe bashkëkendimtarët e tij, se ne duhet të fillojmë të parët pajtimin me Serbët.

LLOGARIA E GABUAR E KOHËS SË VAMPIRËVE PARAMILITARË TË “CAR LLAZARIT” PËR TË RIMARSHUAR NË KOSOVËN SHQIPTARE SIKURSE MË 1989-1999!
TEODOSIJE SIBALIQ (peshkopi i Lipjanit):“ Nuk mund të ketë trup të pashpirt: Kosova do të jetë serbe derisa ajo të jetojë në shpirtin e popullit serb dhe, derisa serbët të jenë të gatshëm për të jetuar në të, pavarësisht nga të gjitha vështirësitë të cilat na rrethojnë sot…” (NS,nr.485, 8.01.2005).
BILANA SËRBLANOVIQ:“KOSOVO VISE NIKADA SRPSKO”! “KOSOVA KURRË MË SERBE.”(B92,4.05.2007).
Ky pohim i vonuar për më se 1 shekull, është objektiv, sepse mbështet të vërtetën historike dhe legjitime se Kosova kurrënjëherë nuk ka qenë territor i ligjshëm i Serbisë, e as “shpirt, as zemër i trupit”, e as “djep” i serbëve dhe i Serbisë, por i shqiptarëve dhe i Shqipërisë Etnike. Mirëpo, kur serbomëdhenjtë paranoidë, barbarë dhe gjenocidalë janë në gjendje t’i lënë kockat dhe kokën e tyre të molepsur hegjemoniste për koloninë e tyre të dikurshme 100-vjeçare, atëherë, pse edhe ne shqiptarët të mos vdesim për Kosovën tonë dardane(ilire). Pse me të gjitha forcat dhe me gjithë potencialin tonë kombëtar dhe shtetëror, të mos e mbrojmë Kosovën tonë shqiptare, kur historia dhe bashkësia ndërkombëtare janë në anën tonë. Nuk ka fare rëndësi numri “5000 a 50.000” i kriminelëve paramilitarë çetniko-fashistë gjenocidalë serbomëdhenj, të cilët me ndërsyrjen dhe me mbështetjen e shërbimeve, të organeve dhe të instituciuoneve të ndryshme sekrete a publike serbe dhe të Kishës Ortodokse Serbe, më 5 maj 2007 janë “kunguar” dhe “bekuar” në kishën “Lazarica”të Krushevcit se do të përsërisin luftën, agresionin, plaçkitjen, terrorin gjenlocidal (ashtu sikurse kanë vepruar në intervalin kohor 1989-1999 , duke e djegur Kosovën dhe, duke i masakruar shqiptarët, të cilët në atë kohë ishin të pambrojtur nga preventiva diplomatike dhe ushtarake e bashkësisë ndërkombëtare), me qëllim që ta “kthejnë Kosovën në Serbi” , po qe se ajo do të njihet ndërkombëtarisht si shtet i pavarur nga ana e Amerikës dhe e aleatëve të saj.
Me gjithë kërcënimet e propagandës subversive dhe luftarake të “ushtrisë” paramilitare serbe, të quajtur me emrin “car Lazar” , nën komandën e Zhelko Vasileviqit (deputet i parlamentit te Serbisë dhe “kollovogjë” i kasapëve paramilitarë çetnikë), ne kësaj radhe jemi më të fuqishëm dhe më përgatitur se kurrë, që t’i përgjigjemi çdo sulmi dhe çdo provokimi, që do të shfaqej nga harangat dhe nga bandat “profesionale” (për të shuar etjen e tyre ataviste me gjakun e pafalshëm të shqiptarëve, duke torturuar, duke dhunuar, duke vrarë, duke therur në bajonetat e ndryshkura çetnike foshnja, fëmijë, gra shtatëzana, pleqë dhe të rinj civilë shqiptarë në Kosovë) terroriste gjenocidale çetniko-fashiste serbomëdha. Si ata, ashtu edhe “mësuesit” e dobët të tyre qeveria dhe Kisha Ortodokse Serbe, duhet ta mbajnë parasyh faktin se në Kosovë më nuk kanë asnjë gjasë më të vogël për të depërtuar, sepse kohët dhe rrethanat politike dhe ushtarake kanë ndryshuar në themel, edhe pse paranoja kolektive serbe është verbuar dhe nuk po sheh se Kosova qe 8 vjet nuk është nën sovranitetin kolonial serbomadh, as nën “mëshirën” e regjimit gjenocidal terrorist paramilitar, militar dhe policor të Serbisë së kriminelit Slobodan Milosheviq, por nën juridiksionin politik dhe ushtarak paqësor të bashkësisë ndërkombëtare (UNMIK dhe KFOR) dhe të frocave të TMK-së, si dhe të forcave të tjera të armatosura, të organizuara gjithëpopullore shqiptare, jo vetëm në Kosovë, por në mbarë hapësirat e Shqipërisë Etnike. Kjo do të thotë se, popullata civile shqiptare në Kosovë dhe jashtë saj (Anamoravë, Iliridë, Malësi e Madhe e Mbishkodrës) është nën preventivën e plotë të faktorit mbrojtës shqiptar dhe të forcave ndërkombëtare ushtarake, të instaluara në Kosovë, që njihen me emrin KFOR. Më konkretisht, çdo fallangë (e madhe apo e vogël) terroriste paramilitare a militare çetniko-serbe, pavarësisht nga mbështetja e tyre e brendshme apo e jashtme, që do të mësyjë për të kryer asksione inkursive terroriste në Kosovë, do të ndeshet me thyerje qafe dhe koke nga forcat mbrojtëse shqiptare dhe ndërkombëtare e jo me lutjet mëshiruese të popullatës së pambrojtur dhe të pafuqishme civile, si dhe të pedagogjisë së paqes pasive të rugovizimit, sikurse në krimin gjenocidal të tyre,të kryer gjatë viteve 1998-1999.
Prandaj, çdo tentim i Serbisë dhe i serbëve terroristë që, ushtarakisht të ndërhyjnë në Kosovë, do të jetë fatal jo vetëm për aktorët e atij “aksioni invadues”, por edhe për vetë minoritetin kolonial serb në Kosovë, edhe për vetë Beogradin, i cili më nuk do të bombardohej (nën përkujdesjen e kamerave të “fotoreporterëve” frengo-ruso-serbë dhe të aleatëve të tyre antiamerikanë) “ vetëm me avionët luftarakë të forcave ajrore, por edhe nga ato tokësore dhe detare të NATO-s. Për më tepër, çdo ndezje dhe përflakje e ndonjë konflikti ushtarak përbrenda kufirit të territorit të Kosovës shqiptare nga ana e invaduesve kriminelë çetniko-fashistë serbë,të shtytur dhe të përkrahur nga regjimi militarist i Beogradit dhe i politikës së ndyrë të KOS-it, do të ketë për shkak dhe për pasojë që “epiqendra e termetit” të luftës së intensitetit të lartë të zhvillohet jo në Kosovë, por në thellësinë më të madhe të Serbisë, duke përfshirë në plan të parë Beogradin dhe objektivat streategjike ushtarake të Serbisë, si dhe bazat e saj të arsenalit të armatimeve dhe të armëve kimiko-biologjikle në Krushevac, në Lluçani dhe në Vinça etj., të cilat kanë neglur, të padëmtuara nga bombardimet 78-ditëshe të forcave luftarake të Aleancës së Atlantikut Verior- NATO (24 mars-10 qershor 1999). Me një fjalë, çdo tentativë e konfliktit të armatosur terrorist invadues në Kosovë qoftë në formë sporadike individuale apo të organizuar nga ana e Serbisë së Boris Tadiqit(kryetar) dhe të Vojsilav Koshtunicës(kryeministër), do të jetë një aventurë e reprizuar e regjimit të dështuar gjenocidal dhe nazifashist e kasapit të Ballkanit, Slobodan Milosheviq, mirëpo, për ndryshim, do të ketë katastrofën e Serbisë, jo të Kosovës, sepse ajo nuk do të ketë kapacitet, as forcë ushtarake për të përballuar fuqinë e luftës së drejtë mbrojtëse të NATO-s dhe të Amerikës në Kosovë.
Alterrnativa e vetme e Serbis është njohja e Pavarsis së kosovës për fillesën Shqipëtare për pajtim me popullin Serb
———————————————————————————————————-Për t’iu shmangur konfrontimit ushtarak me forcat e NATO-s dhe të shqiptarëve në Kosovë, si dhe për të shpëtuar dhe siguruar gjithanshmërisht ekzistencën dhe ardhmërinë e pakicës serbe në Kosovë, në vend të deklaratave kërcënuese luftarake antishqiptare, se do të përdorë forcën, (në rastë se Kosovës do t’i njihej statusi i pavarësisë nga ana e bashkësisë ndërkombëtare, me qëllim që, Kosovën sërish ta kthejë nën sovranitetin e saj kolonial), ndër shtetet e para në Ballkan, do të duhej ta njihte pavarësinë e Kosovës, sepse kjo, pikësëpari, do të ishte në interes të pakicës serbe në Kosovë dhe të normalizimit të marrëdhënieve ndërshtetërore të Serbisë me shtetin e ardhshëm të Kosovës. Ndryshe, çdo bllokadë dhe përzierje e Serbisë në çështe të brendshme të Kosovës, thjesht, do të thotë fundin e minoritetit serb në Kosovë, si dhe izolimin e serbëve dhe të Serbisë jo vetëm në relacionet rajonale ballkanike, por edhe në shkallë evropiane dhe ndërkombëtare.
Në rast se Serbia do të provokojë luftën në Kosovë, me qëllim që atë ta copëtojë sipas Planit të saj “A”, duke u mbështetur në instruksionet dhe në ndihmën direkte të Rusisë, atëherë, do të jetë e sigurt se ajo do të pësojë sanksione edhe më drastike sesa regjimi gjenocidal i Slobodan Milosheviqit. Për të mos ndodhur diç e tillë, serbët dhe Serbia, duhet të marrin parasysh, edhe opinionet dhe këshillat e vlefshme të forcave dhe subjekteve përparimtare serbe, siç është edhe ky mesazh i saktë dhe tejet realist i shkrimtares serbe, Bilana Sërblanoviq, “ Serbët duhet zgjuar nga gjumi dhe, t’u thuhet se Kosova kurrë më nuk do të jetë serbe.Tani, duhet të mbrohen vetëm pakica serbe dhe monumentet e kulturës në Kosovë, asgjë më shumë.”(B92,04.05.2007), drejtuar jo vetëm shpirtërve të zinj meskin të peshkopit serb të Lipjanit, Teodosije Sibaliq, të peshkopit Artemije Radosavleviq, të patriarkut Pavle të Kishës Ortodokse Serbe, Boris Taditiq (kryetar), Vojislav Koshtnicës (kryeministër), Vuk Drashkoqivit (ministër i Jashtëm) dhe Sanda Rashkoviq-Iviq (krryetare e Qendrës Koordinuese për Kthimin e Serbëve në Kosovë) të Republikës së Serbisë, por edhe gjithë popullit serb, se njëherë e përgjithmonë duhet të heqin dorë nga politika paranoide e ndyrë mitologjike, mashtruese dhe falsifikatore e kuazishkencës dhe e politikës kishtare dhe qeveritare serbomadhe, se Kosova nuk është serbe, por shqiptare.
Kjo përgjigje me bazë të qëndrueshme morale, historike, politike dhe të ligjshme si për Beogradin zyrtar, politikën kishtare të KOS-it, ashtu edhe për “ushtrinë e re” paramilitare-vampirizuese të “car Llazirt”, të promovuar në kishën “Lazarica” në Krushevac, më 5 maj 2007, është paralajmërimi i fundit me interes gjithëserb se më në Kosovë nuk kanë shans të marshojnë kurrfarë bandash, harangash, njisitesh, eskadronësh paramilitarë, policorë vrastare për të masakruar fëmijë, gra shtatëzana, pleqë e të rinj…,etj., dhe, për të plaçkitur dhe vjedhur pasuri, për të djegur dhe rrënuar shtëpia, banesa dhe vendbanime të shqiptarëve, duke shndërruar Kosovën në hirin kishtar mesjetar dhe në varreza masive, krim dhe gjenocid ky, i kryer më 1998-1999 po nga këta të njëjtit paramilitarë-vampirë-vrasës të “car Llazarit”-Slobodan Milosheviqit,të Vojislav Sheshelit, të Zhelko Razhnjatoviq-Arkanit, të Vuk Drashkoviqit dhe të Kishës Ortodokse Serbe, sepse në Kosovë në vend të “markave gjermane”…, etj., të plaçkitura me dhunë dhe me terror gjenocid nga popullata civile shqiptare, kësaj radhe do t’i presin plumbat dhe raketet e forcave ndërkombëtare të NATO-s (KFOR-it) dhe të forcave mbrojtëse shqiptare.
Cila është struktura e gardës paramilitare “Car Llazar”?
———————————————————————————————————————————Me gjithë njohurinë tonë të deritashme lidhur me kryerjen e krimeve monstruoze gjenocidale të formacioneve private-shtetërore-kishtare-patologjike paramilitare të çenikëve fashistë serbë, të cilët kanë shkaktuar me dhjetra, qindra dhe mijëra viktima në njerëz të të gjitha moshave kundër popullatës civile në Kroaci, në Bosnjë dhe në Kosovë(1991-1999), sipas kallëzimit penal të Prokurorisë së Tribunalit të Hagës, struktura organiztave e tyre ishte kjo: [“Ato grupe, vërtet, ishin ushtri private, shumica e të cilave ishin kriminelë, por, pavarësisht nga kjo, kanë qenë të toleruara dhe të mbështetura nga pushteti serb, posaçërisht nga Ministria e Mbrojtjes. Ndër më famëkeqet kanë qenë çetnikët e PRS-së së Vojislav Sheshelit, të njohur si “Beli orlovi”, të drejtuara nga Dragoslav Bokan dhe Mirko Joviq i Ripërtritjes Popullore Serbe”, si dhe “Dushan Silni” dhe “Srpska garda” e Lëvizjes së Përtëritjes Serbe të Vuk Drashkoviq. Mirëpo, ndër formacionet paramilitare më të njohura dhe më të fuqishme (në kryerjen e krimeve dhe të mizorive gjenocidale ndaj popullatës civile të pambrijtur në Kroaci, në Bosnjë dhe në Kosovë – vërjetje –K.H) në hapësirat e theksuara, gjithësesi, kanë qenë “Crvene beretke” dhe “Srpska dobrovoljacka garda-SDG e Zhelko Razhnjatoviq-Arkan. Mirëpo, nga të gjitha formacionet paramilitare, të cilat,prej vitit 1991 e deri më sot, vetëm njëra prej tyre është rasformuar, ajo e Milan Paroshkit.” (Shih:www.dnevnik.com,05.05.2007)].
Si në kuptimin moral, politik dhe jurdik, ashtu edhe në atë të demokratik e paqësor, çfarë do të thotë “mbijetesa” 17-vjeçare e RECIDIVIT të njësitive dhe efektiveve private-paramilitare çetniko-fashiste serbe për Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës dhe për vetë sistemin gjyqësor dhe të drejtësisë së Serbisë nën drejtimin e Boris Tadiqit (kryetar) dhe të Vojislav Koshtunicës(kryeministër)? (1) – Do të thotë se, Serbia është shkëputur dhe distancuar nga zinxhiri i politikës paramilitare terroriste të regjimit militarist të Slobodan Milosheviqit? –Jo! (2) – Do të thotë kjo, se Serbia është reformuar dhe noveluar në kuptimin e demokracisë dhe të demokratizimit të saj, sipas standardeve të BE-së, të OSBE-së dhe të OKB-së?- Jo! (3) – Do të thotë kjo, se Serbia i ka “pastruar” obligimet dhe përgjegjësinë e saj para Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës në ekstradimin e të gjithë kriminelëve me në krye Ratko Mladiqin dhe Radovan Karaxhiqin, të cilët mbajnë përgjegjësi penale ndërkombëtare për kryerjen e akteve të krimit të gjenocidit në Kroaci, në Bosnjë dhe në Kosovë? – Jo! (4) – Do të thotë kjo, se Serbia me tërë këtë bagazh të pashlyer nga skena politike dhe shoqërore e formacioneve ekzistuese terroriste paramilitare, të cilat, pothuajse,edhe pas dy dekadash ende nuk janë nxjerrë në bagën e zezë të drejtësisë ndërkombëtare dhe vendore për të dhënë llogari sipas peshës së veprave të tyre kriminale të luftës gjenocidale, të kryer në Kroaci, në Bosnjë dhe në Kosovë?-Jo! – Andaj, si është e mundur që një Serbi e këtillë-“dele e zezë” për humanizimin, drejtësinë, demokracinë, paqen,bashkëpunimin dhe sigurinë ndërkombëtare, të jetë kthyer në OKB, në OSBE, si dhe në strukturat e tjera të Bashkimit Evropian? – Ky është rast precedent dhe turpi më i madh i faktorëve dhe institucioneve ndërkombëtare,që kanë pranuar rikthimin e Serbisë gjenocidale në OKB, pa dhënë asnjë llogari ligjore as materiale për zhdëmtimin e viktimave të gjenocidit dhe të agresionit pushtues të Serbisë së Slobodan Milosheviqit, të shkaktuara në Kroaci, në Bosnjë dhe në Kosovë.
Si për “regjimin demokratik” të Serbisë, ashtu edhe për institucionet demokratike të BE-së, e në veçanti të OKB-së, të SHBA-së dhe të NATO-s, duhet të jetë i qartë fakti se, pa eliminimin e forcave ekzistuese paramilitare dhe terrosite serbe (prej të cilave një kontingjent i tyre, i stacionuar në pjesën veriore të Mitrovicës, qe 8 vjet radhazi nuk pushuar së vepruari me aksionet e tij subversive terroriste në përndjekjen dhe terrorizimin e shqiptarëve dhe të boshnjakëve nga shtëpitë dhe banesat e tyre), si dhe të arsenalit ushtarak konvencioal dhe kimiko-biologjik të Serbisë, nuk mund të llogaritet, as të shoresohet për arritjen e ndonjë paqe të qëndrueshme dhe sigurie të garantuar për popujt e Ballkanit, në veçanti për shtetet fqinje siç janë Kroacia, Kosova, “Maqedonia”, Hungaria etj.
Krahas karakterit me përmbajtje negative, armiqësore, antihumane dhe antiligjore të formacioneve paramilitare në kurriz të viktimave të gjenocidit serbomadh, të kryer në Kroaci kundër kroatëve, në Bosnjë kundër myslimanëve dhe në Kosovë kundër shqiptarëve(1990-1999), [ “Marko Lapushina (gazetar dhe ekspert policor i gazetës javore serbe të Beogradit “Ndeljni telegraf” ka pasqyruar edhe këto karakteristika negative të paramilitarëve të “Gardës Car Llazar”, të formuar në vendlindjen e car Llazarit në Krushevac, më 5 maj,2007:” Ato janë forca të rrejshme nacionale, të cilat veten e quajnë si forca mbrojtëse gjithëserbe.Ato nuk kanë lidhje me car Llazarin, por përfaqësojnë patriotizimin e rrejshëm, duke u përpëlitur që vetes së tyre t’ia atribuojnë ndonjë aurolë të heroit kombëtar dhe të trimave të rinj legjendarë të Serbisë.”(www.dnevnik.com,05.05.2007)].
Sa më sipër prania dhe ekzistenca e sistemit paralel paramilitarist në Serbi provon sheshit se në cilën pjesë të Ballkanit, ende nuk është fituar lufta kundër terrorizmit ndërkombëtar, kundër pritivizmit barbar të egër, kundër mbeturinave fashiste dhe kundër fundamentalizmit serbomadh, faktorë këta, të rrezikshëm për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.
Për këtë në reagimet e mia isha kundër njerzve që ishin aqë zemër gjër dhe bashkangjiteshin me mendimin dhe mbështetjen e nisëmtarit Ibrahim Kelmendi për Kërkim falje popullit serbë! ne që skemi pse deri sata nuk jan të gatshum për asgjë tjetër veq për luftë kundër nesh..
Me rrespekt nga Kemail H.Hyseni.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

45 Komente

  1. John thotë:

    20 May 2007 @ 4:25 am

    Shqiptaret nuk kane marre toka serbe,ne nuk kemi vrare serb ne shtepite e tyre,nuk kemi nisur luftra me Serbine,ne nuk kemi tentuar te modifikojme historine serbe,nuk kemi kerkuar qe nje hero serb te deklarohet si shqiptar,nuk kemi masakruar me qindra mijra njerez ne Ballkan,ndaj nuk kemi sesi ti kerkojme ne te paret pajtim Serbise.
    Keta te fundit, dhe pse i kane bere te gjitha te mesipermet asnjehere nuk kane kerkuar falje,por ende vazhdojne me cmendurine e tyre. E pakta qe mund te kishin bere, do ish te lejonin pa probleme pavarsine e Kosoves.Serbet te qendrojne aty ku jane, ne shtepite e tyre,ne cmendurine e tyre, ne burgun qe kane krijuar vete,sepse asnje shtet ne Ballkan nuk i do.

  2. Haxhi Kuçi thotë:

    20 May 2007 @ 8:50 am

    Shqiptaret nuk kane marr toka serbe,jo e vertete eshte sepse lepuri vetem lakra vjedhe naten!!!Lepuri kane e ka rare deri me sot,lepuri kujte ja ka djege shtepin pos u krijon shtepi per seretuujun e dhelperen)!E vertete eshte John qe kurr shqiptari nuk ka guzue me nise luften me serb ,pos nje lufte te komoflluar qe e kane pergaditur serbet me servilat shqipfolesa!Jo me kerkue qe nje serb te shendrrohet ne shqiptar si jo,por nuk po na shkon,ketu eshte puna!Besa i foti te masakron dhe te shtin me ja fale jo gjakun por edhe biren,ti nuk ke rene nere hunde leshi!I forti edhe ti thene turit dhe te shtine ne bela e ta lene qe ti e ke rrahur ate!!!!I forti te vret ta dhunon gruan ,vajzen rejen dhe te thote ti me ke vra,me ke dhunue sepse servilet shqiptar ua kane mundesue kete poshtersi!!!!!Sot dhe neser ka me qen kush eshte trim e lufton dhe fiton ate e deshirojn te OKB-es,nuk e kuptoi si thuash se serbet jane te burgosur,kur tane bota vetem qe nuk ja puthin hordhet apo na qete me keto fjale fall hajgaresh,!!!Dhe te çmendur jemi ne sepse nuk jemi ka dim kush jemi e kan e kemi vella dhe ku i kemi trojet tona!!!Serbet pse me kerkue falje,kur shqiptaret ua kane bere te mundur te na masakroin,te na dhunojn motrat e grat,jo edhe une me gjete serb spiuna ua kisha plaqkit me rend siq na kan bere neve,e kisha masakrue serb sikur miza,por serb shpiuna veshtire eshte me gjete,edhe nese behet se kinse punone per ty ai te blene dhe ta heke koken sikur lepurit se ma kopila jane,dhe kane ardhe nga karpatet e kane krijue shtet ne toen tone???Mire po na bejne sepse vete jemi fajtor dhe duhet besa me ja fale çka na kane bere sepse qeni keq ua bjen deleve ujkun mi ngrere,dhe mashkulli i keq ja bjen nanes shkaun ner jargan dhe na debuan e na lind kopil melez serbo shqiptar!

  3. Pjer Thomas thotë:

    20 May 2007 @ 1:57 pm

    Artikulli ishte interesant, dhe frymezues nga njera ane. Duket sikur po fryjne erera lufte, dhe kjo jo per fajin tone. Kisha pare ketu tek forumi panshqiptar dhe nje artikull mbi nje ushtri paramilitaresh serbe , por qe nuk e lexova ngaqe nuk kisha kohe. Ne fakt serbet gjith jeten e tyre , keshtu i kane fituar territoret shqiptare , me lufte dhe duke i zbuar shqiptaret me dhune. Duket pak si habiteshme se si disa vende te Europes, nuk e ngrene zerin per kete kolonizim te serbeve dhe rikolonizim qe duan te bejne ata. Do te ishte me mire qe ajo fuqi dhunuese (qe ka vite e shekuj qe dhunon te tjeret) , te ndahej e zvoglohej ne kufijt e saja te te meparshme, kufij keto qe po me dhune i ka krijuar. Pra te ngelte vetem Serbia, pa Sanxhakun ku banojne popullata te perziera, pa Vojvodinen , ku banojne shumica hungareze. Per pajtimin qe eshte bere nga nje grup kosovaresh, pa i paragjykuar ata (se nuk i njoh), me duket shum humane dhe mos pergjigja e serbeve , tregon se pala serbe eshte shum mbrapa, aspak me frymen e EU e te vendeve te tjera perendimore. Te tregosh forcen sot dhe aq me teper kur s’ke te drejte, tregon se je i çmendur. Une habitem se si disa vende e marrin seriozish apo e ushqejne shpirterisht Serbine.

  4. Arbeni thotë:

    20 May 2007 @ 2:43 pm

    Nje plumb kokes per cdo armik qe prek trojet shqiptare. Kosova eshte e jona. Nje komb jemi. Rrofte kombi i madh SHQIPTAR. Shqiptare zgjohuni dhe ndihmoni ku te keni mundesi per mbrojten e vendit. Nuk ka me kohe per diskutime….
    —————————————————-
    Ti shqiperi me jep nder
    me jep emrin shqiptar
    zemren ti ma gatove
    plot me deshire dhe me zjarr.

  5. tomi korca thotë:

    20 May 2007 @ 2:46 pm

    Kemail
    E lexova shkrimin tuaj
    Shume i bukur dhe me shume permbajtje. Plot te verteta historike qe ne shqiptaret ketej dhe andej pjeses se kufirit nuk duhet ti harrojme. Por me duket se nuk ka lidhjen me temen
    Ju flisni per Car Lazarin dhe paramilitaret ndersa kerkesa e ketij Kelmendit flet per populline thjeshte. Nuk besoj se ndonje ketu ka lexuar fjalen “falje” dhe aq me shume fjalen “falje te paramilitareve apo Caristeve e peshkopeve qe ngjyen duar me gjak”
    Flitet per ate komshiun Andrea qe leronte aren ngjitur me aren tuaj, te vellezerve te tu, apo kushurinjve te tu. Flitet per ate Miljanin qe ngiste taksine me te cilen udhetonin prinderit , vellezeri apo kusherinjte e Arb1, flitet per ate Vladen shokun e ngushte te vellait te vogel te Bex qe bashke luanin futboll tek rrugica e ngushte e lagjes. Per keta ben thirje Kelmendi.
    Dhe ben thirje qe vellaj yt, apo kushuriri yt te mos mbaj me pushken e gjate sa here qe shkon per te leruar aren. Qe te afermit e Arb1 te mos kene frike te urdhetojne ne taksin e Miljanit, dhe qe vellai i vogel i Bex te mos dale ne rruge e te shikoj me dhimbje nga shtepia bosh e ish mikut te tij te skuadres se futbollit te lagjes.
    Klemendi ben thirje qe neser i afermi tuaj te trokase pa ndrojtje e frike ne deren e Andreas per per nje kupe borxh sheqer apo qe te jape parmenden e tij Andreas te liroj edhe ai aren e tij. Qe te afermit e Arb1 me kenaqsi ti japin nje bakshish atij Miljan taksixhiut per sherbimin e mire dhe qe vellai i Bex te kete perseri ate ekipin e futbollit qe i mundte te gjitha ekipet e lagjeve ngjitur.
    Kelmendi thote:
    ….Pajtimi ndërmjet popullit shqiptar dhe serb nuk i amniston krimet e individëve dhe të forcave kriminale….

    …. Në interes të popullit shqiptar dhe të popullit serb sot është pajtimi dhe mirëkuptimi për ndërtimin e të tanishmes dhe të ardhmes, për fqinjësi të mirë e paqe të qëndrueshme….
    Dhe sic thote Harry Emerson Fosdick Te uresh njerezit eshte si te djegesh shtepine per nje mi *( ne shqip te djegesh jorganin per pleshtin)
    Megjithate shkrim shume i bukur Urime te sinqerta
    Tomi

  6. Paul Tedeschini thotë:

    20 May 2007 @ 3:02 pm

    Kete shkrimin e masiperm mund ta lexoni edhe ne numrin e fundit te www.gazetashkodra.net :

    BAROMETRI DIPLOMATIK
    Prof.Dr.Mehdi HYSENI
    LLOGARIA E GABUAR E KOHËS SË VAMPIRËVE PARAMILITARË TË “CAR LLAZARIT” PËR TË RIMARSHUAR NË KOSOVËN SHQIPTARE SIKURSE MË 1989-1999!
    TEODOSIJE SIBALIQ (peshkopi i Lipjanit):“ Nuk mund të ketë trup të pashpirt: Kosova do të jetë serbe derisa ajo të jetojë në shpirtin e popullit serb dhe, derisa serbët të jenë të gatshëm për të jetuar në të, pavarësisht nga të gjitha vështirësitë të cilat na rrethojnë sot…” (NS,nr.485, 8.01.2005).
    BILANA SËRBLANOVIQ:“KOSOVO VISE NIKADA SRPSKO”! “KOSOVA KURRË MË SERBE.”(B92,4.05.2007).

    Ky pohim i vonuar për më se 1 shekull, është objektiv, sepse mbështet të vërtetën historike dhe legjitime se Kosova kurrënjëherë nuk ka qenë territor i ligjshëm i Serbisë, e as “shpirt, as zemër i trupit”, e as “djep” i …………

  7. Cheney thotë:

    20 May 2007 @ 3:19 pm

    The usual suspects..

    Tomi ke shkruar rreht 50 komente rreth kesaj teme dhe akoma nuk ke ‘materializuar’ fjalet ‘falje’ dhe ‘paqe’.. Lodhu pak tani edhe pasi ti materializosh ato, me shpjego sesi eshte ne interes te shqiptarit te fali dhe te kerkoje paqe me nje subjekt juridik internacional(mos bej gabim te ndash popullin serb me shtetin serb ne kete pike kur ky i fundit lufton akoma te te heqi driten e djellit), nderkohe qe te gjitha rrethanat tregojne se paqja do te arrihej nese secili do te shkonte ne pune te vet..

  8. Arb1 thotë:

    20 May 2007 @ 3:31 pm

    Tomi_Korca,
    Mos o burrë mos luaj me ndjenjat Shqiptare!
    …Jam i lindur dhe rritur në një vend ku popullsia Shqiptare ishte dhe është mbi 99,9 % Shqiptare. Prindërit e mi nuk kanë udhëtuar as nuk do të udhëtojnë me shkije!!Familjaret e mi as që e dinë gjuhën e shkijeve(shkinishten). I urrejnë njëjtë sikurse edhe unë, bile edhe më shumë.
    …Për mua të kam thënë se cilët shkije “janë të mirë”. Lexo shkrimet.
    http://www.peshkupauje.com/fillesa-shqiptare-per-pajtim-me-popullin-serb/2007/05/13/
    Mos më ngacmo, nuk e kam ndërmend të diskutoj për këtë temë. Ajo është e mbyllur për mua.
    Mendimet dhe bindjet e mija i kam shprehur në shkrimet e mësipërme.
    … Po harxhoni kot (MB të mysql) për këtë temë te peshkupauje.com!
    JAM KRENAR QË JAM SHQIPTAR.

  9. Cheney thotë:

    20 May 2007 @ 3:33 pm

    Arb,

    Mos e vrit mendjen e mos e trazo shpirtin… Nganjehere shkruhet thjesht per te shkruar..

  10. tomi korca thotë:

    20 May 2007 @ 3:55 pm

    Pjer Thomas thotë:
    20 Maj 2007 @ 1:57 pm

    ……Duket sikur po fryjne erera lufte, dhe kjo jo per fajin tone….
    ——
    Po te lexosh komentet ketu tek peshku pa tjeter te duket se po fryn ere lufte. Natyrisht asnjehere per fajin tone. Por qe te perpiqemi te eleminojme eren e luftes edhe kur nuk eshte per fajin tone besoj se nuk ka azgje te keqe. Ketu mer jete shtrirja e dores per pajtim.
    A mundet te eleminohen keto erera? Mbase Po Mbase Jo. Por te pakten edhe sikur te mos eleminohen me kete shtrirje dore per paqe do te duket qarte se kush eshte fajtor .

    “Lufta nuk eshte nje ndjenje e pakontrollushme ajo eshte nje opsion”
    Thote De Waal.
    The kete opsion ne pergjithsei e zgjedhin kokat e nxehta.
    ——–
    Cheney
    Lexo me poshte kuptimin e fjales Paqe dhe Falje. Nuk shikoj te perputhen apo te takohen ne ndonje vend. Ku e shikoni JU kete?
    Mbase tek shprehja Justice???
    ….Peace can also describe a relationship between any parties characterized by respect, justice, and goodwill

    Fjala Paqe sipas Wikipedia
    Peace is a state of harmony, the absence of hostility. This term is applied to describe a cessation of or lapse in violent international conflict; in this international context, peace is the opposite of war. Peace can also describe a relationship between any parties characterized by respect, justice, and goodwill.

    ——
    Dhe Forgiveness prapre sipas Wikipedia
    Forgiveness is the mental, emotional and/or spiritual process of ceasing to feel resentment, indignation or anger against another person for a perceived offence, difference or mistake, or ceasing to demand punishment or restitution[1]. This definition, however, is subject to much philosophical critique. Forgiveness may be considered simply in terms of the person who forgives, in terms of the person forgiven and/or in terms of the relationship between the forgiver and the person forgiven. In some contexts, it may be granted without any expectation of compensation, and without any response on the part of the offender (for example, one may forgive a person who is dead). In practical terms, it may be necessary for the offender to offer some form of acknowledgement, apology, and/or restitution, or even just ask for forgiveness, in order for the wronged person to believe they are able to forgive.[1]
    —–
    Kelmendi flet per paqe jo falje. Ndahen gjerat ketu. Por shpesh eshte me lehte te urresh se te kuptosh

  11. tomi korca thotë:

    20 May 2007 @ 4:34 pm

    Paulin cfare asht kjo qe na ke sjell mor burre?
    Ja dhe nje aritkull tjeter nga Prof Doc Hyseni ( Apo Berisha? )
    http://listserv.buffalo.edu/cgi-bin/wa?A2=ind0507b&L=albanews&T=0&P=2345

  12. Kotherja thotë:

    20 May 2007 @ 4:36 pm

    Ka dy menyra per te ngul nje gozhde ne mur:

    e para: te marresh çekiçin dhe ti bish gozhdes. Pam , pam me dy here ngulet gozhda.

    e dyta : eshte te ngulesh murin ne gozhde.

    Puna eshte te kuptosh cer duhet ba, se gozhde e mur behet fjala.

  13. Cheney thotë:

    20 May 2007 @ 4:40 pm

    Tomi,

    Kshu do vazhdosh gjithmone? po kthehesh ne ‘demagog’ dal e ngadale..

    Te kerkova te materalizosh keto 2 fjale, ose me mire, te materializosh kerkesen qe beni per keto 2 fjale.

    Ta kam thene edhe me pare shko lexo edhe njehere luften dhe paqen; atje thuhet:” Nese sjemi ne lufte jemi ne paqe” cer mutin do me shume?

  14. tomi korca thotë:

    20 May 2007 @ 4:44 pm

    Paulin cash kjo qi na ke sjell mor vlla. E pashe ate web sidin.
    Ah ja nje shkrim tjeter nga Prof Doc Mehedi Hyseini
    http://listserv.buffalo.edu/cgi-bin/wa?A2=ind0507b&L=albanews&T=0&P=2345
    FITORJA E PD-SË MBYLLI KAPTINËN E ZEZË TETËVJEÇARE TË SHQIPËRISË SOCIALISTE TË FATOS NANOS!

    7 korrik 2005 / TN / Prof.Dr.Mehdi HYSENI

    Asessi nuk mund të pajtohem me opinionin e simplifikuar politik dhe
    tendencioz se fitorja e Partisë Demokratike (PD) të Sali Berishës për “Shqipërinë është një ditë e zezë”, siç ka pohuar analisti i njohur të BBC-së, Gabriel Partoshit (Shih:”tanmarket.com, 4.07.2005). Përkundrazi, unë do pohoja të kundërtën: fitorja e demokratëve me në krye Sali Berishën, pa dyshim, le të shpresohet se do të jetë një ditë e bardhë për reformat ekonomike dhe demokratike në Shqipëri, …..

  15. Kotherja thotë:

    20 May 2007 @ 4:47 pm

    Cheney,

    dmth ka kuptu se duhet ngul muri ne gozhde??

  16. tomi korca thotë:

    20 May 2007 @ 4:50 pm

    Filtrit te Penarit i ka shpetuar fjala m….. tek Cheney
    ndersa une po perpiqem per te treten here te fus nje shkrim per prof doc Mehdi Hysinin dhe filtri i penarit nuk ma lejon nejse po e provoj eshte nje here

  17. tomi korca thotë:

    20 May 2007 @ 4:53 pm

    Paulin cash kjo qi na ke sjell mor vlla. E pashe ate web sidin.
    Ah ja dhe nje shkrim tjeter nga Prof Doc Mehedi Hyseini
    FITORJA E PD-SË MBYLLI KAPTINËN E ZEZË TETËVJEÇARE TË SHQIPËRISË SOCIALISTE TË FATOS NANOS!

    7 korrik 2005 / TN / Prof.Dr.Mehdi HYSENI

    Asessi nuk mund të pajtohem me opinionin e simplifikuar politik dhe
    tendencioz se fitorja e Partisë Demokratike (PD) të Sali Berishës për “Shqipërinë është një ditë e zezë”, siç ka pohuar analisti i njohur të BBC-së, Gabriel Partoshit (Shih:”tanmarket.com, 4.07.2005). Përkundrazi, unë do pohoja të kundërtën: fitorja e demokratëve me në krye Sali Berishën, pa dyshim, le të shpresohet se do të jetë një ditë e bardhë për reformat ekonomike dhe demokratike në Shqipëri, …..

  18. Cheney thotë:

    20 May 2007 @ 4:53 pm

    Kothere,

    Per mua, nje njeri qe nuk kupton kornizen e realitit, e ca me teper fluturon jashte saj pa asnje arsye, (sepse akoma nuk me kane dhene arsye dhe akoma nuk kane treguar se ckerkojne) eshte ose njeri pa esence ose njeri me arsye qe shkojne kundra arsyes te shumices..

  19. tomi korca thotë:

    20 May 2007 @ 5:00 pm

    Kemail (Mehdi)
    Por qenke dhe komshinj mor burre ketu ne Boston
    Me thuaj ta pime ndonje kafen donje dite
    Sinqerisht Tomi

  20. Paul Tedeschini thotë:

    20 May 2007 @ 5:22 pm

    Paralajmrim Tomit!

    Ne rradhe te pare ty nuk te lejohet te marrish pjese ne komente pa na thane ne se e ke marre provimin apo jo. Ne qoftese jo, administratoret do ti blokojne komentet e tueja (Shakà).

    Spjegime Tomit!

    Ne sitin (www.gazetashkodra.net) e sipertreguem ne komentin tim, asht publikue shkrimi i Prof. Doc. Mehdi Hysenit, te cilin e publikoi ketu tek peshku Kamail H. Hyseni ne emen te vet.

    A ke nevoje per ndonji spjegim tjeter Tomi?

  21. tomi korca thotë:

    20 May 2007 @ 5:35 pm

    Cheney dhe Kotherja
    Une e kuptoj dhe e shikoj qe shumica ketu tek peshku jane kunder mendimit tim Dhe une e kuptoj se kush eshte realiteti i mardhenieve midis popullit serb dhe atij shqiptar. Por ne ndryshim nga ju une akoma kam shprese se ky realitet mund te ndryshoj.
    Besoj se te gjithe e kuptojme se ky eshte nje realitet i keq.( S’besoj se ndonjeri ketu ferkon duart qe dy popujt urehen kaq shume) E kuptoj se ky realitet na eshte imponuar ne nga te tjeret. Besoj se te gjithe e kuptojme se ajo qe propozon Kelmendi eshte nje vizion i mire dhe i shendetshem per te dy popujt
    Valle duhet te kapitullojme ndaj nje realiteti te keq, vetem e vetem se keshtu eshte?. Valle perse te mos perpiqemi ta ndrysjhojme ate ,ose te pakten te bejem cfare eshte e munder nga ana tone per ta ndryshuar realitetin pa prekur interesat tona.
    Dhe ne rast se pala tjeter nuk do ta ndryshoj kete realitet me e pakta do te jete qe kur neser te terheqim kembezen e pushkes dhe te derdhim gjak serb te themi “Te thashe or qen bir qeni te pajtoheshim por nuk deshe mire tu be” Ne te kundert do te na mundoj ideja se mbase kishte nje mundesi qe ai gjak te mos derdhej dhe mbase kokat tone te nxehta na penguan ta shfrytezonim kete mundesi. ( Besoj se asnje nga ne nuk ka deshire qe pa arsye te derdhe gjak njeriu)
    E thene kjo sipas Kothere Ne rast se nuk mund te ngulim gozhden ne mur ( gje kjo shume e lehte) perse te mos perpiqemi te ngulim murin ne gozhde ( shume e veshtire por ku dihet mbase jo e pamundur)
    E keqja dhe kapitullimi eshte gjeja me e lehte. E mira dhe perpjekja per ta sjelle te miren ne realitet eshte e veshtire por mbase ( e perseris MBASE) jo e pamundur.
    Nejse mbase ketu eshte ndryshimi i mendimve tona.
    Sic thote Cheney une kam shkrojtur shume dhe mendoj se i kam shprehur tere mendimet e mia keshtu qe po ju a le ju “shumices” te vazhdoni kete teme me shprese se Kemail ( Mehdiu) do ta pranoj ftesen time per kafe dhe ta diskutojme me gjate kete teme ne avujt e kafes ( leng geshtenje ) Ameikane. :)

  22. Tomi korca thotë:

    20 May 2007 @ 5:42 pm

    Ahh pse Mehdi dhe Kemail nuk jane i njeti person?????? ;)
    Oh me fal kujtova se do te ishte ndryshe te pakten kjo duhet te jete nje tregues per administratoret e ketij Blogu
    Me tej me kujtohet se Llukani e futi kete shkrim me synimin qe te jete vazhdim i temes se thirjes se Kelmenidt. Nuk di si doli pastaj si shkrim i vecante. Nejse kjo pune e administratoreve eshte por ama servirja e nje shkrimi me emer te nje tjeteri besoj se nuk shkon
    Paul
    Po me heq te drejten te mos shkruaj te pakten deri ne Nendor Pasi jane 4 provime dhe i katerti eshte planifikuar ne Nendor. Me fal por po te isha kaq me vullnet do ta kisha lene cigaren dhe peshkun bashke. ,me mungon vullneti per te “quit” veset e keqija. ( Peshku nuk eshte ves i keq sa kohen nuk behet qellim ne vetvete si tek une) :)
    Po iki tani.

  23. Cheney thotë:

    20 May 2007 @ 5:57 pm

    Tomi,

    Pse prap leng geshtenjash mor mik? Te pyeta se cfare kerkon me shume se kjo qe ke? ose ca me thjesht, Cfare kerkon? Pse e ke kaq te veshtire te pergjigjesh? Cfare nivel paqeje kerkon me shume se kjo qe ke?

    Kam rreth 2 jave qe te bej te njejten pyetje e ti me pergjigejsh me perkufizime interneti mbi paqen, dashurine, lumturine etj

  24. tomi korca thotë:

    20 May 2007 @ 6:53 pm

    Cheney
    Me fal nese nga pavemendja me ka shpetuar pyetja tuaj e bere dy jave me pare. Sinqerisht nuk e kam pare ose nuk e kam kuptuar. Sot e pashe per here te pare, (perseri te kerkoj ndjese)
    Une mendova se ju pergjigja kesaj duke folur per realtetin, ( lexo me lart)
    Cheney me troc e thene sic e mendoj une eshte . Ne shqiptaret fituam luften me Serbet por nuk kemi fituar paqen ( Mjafton te shikosh lajmet se cfare bejne Serbet, cetat paramilitare, psalltet dhe peshkopet qe bekojne luftetaret serbe etj etj, po keshtu mjafton te lexosh komentet tona ketu ku Arb1 quhet i fyer se une aludova se prinderit e tij apo te afermit e tij mnud te kishin udhetuar me taksi qe drejtohej nga nje serb, pra paqja nuk eshte fituar kete askush nuk mund ta mohoj)
    Per mendimin tim fitorja e luftes eshte nje gjysem fitore ne rast se nuk ke fituar paqen. E mbeshtes kete mendim ne ngjarjet historike kudo ne bote. Me e aferta Amerika dhe Iraku. Amerika fitoj luften ne Irak por nuk fitoj dot paqen dhe fitorja e kesaj lufte tani eshte ne rezik te kthehet ne humbje vetem e vetem se nuk fitoj paqen. Pra kete kerkoj une i dashur Cheney Te fitojme paqen ashtu sic fituam luften qe fitorja jone te jete e kompletuar, ose te pakten te kemi moral te themi se po i kthehemi luftes se ju serbet nuk deshet paqen.
    Valle mendoj se kjo qe kemi sot eshte mjaf ? Mendon se kjo qe kemi sot do te jetoj per jete pa rezikun e perseritjes se luftes ne rast se nuk vendoset paqja? Valle mendon se ne rast te nje lufte tjeter ne do te kemi ate fat qe paten kete radhe me konjukturat nderkombetare ( jeta ka tregur te kundert, me shume kemi qene fatkeq se fat mire)?
    Tomi

  25. Kemail H.Hyseni thotë:

    20 May 2007 @ 8:33 pm

    Tomi mehdiu është i vllai dhe e ki afër tfala nga ne që të dy momentalisht jemi onlajn në msn.

  26. arb1 thotë:

    20 May 2007 @ 8:52 pm

    PAJTIMI ME SERBINË - NISMË ASPAK E QËLLUAR, E PAARSYESHME DHE TEPËR E NGUTSHME!

    http://lajme.dervina.com/?sherbimi=lajme&lajmi=6863-2430:710

    P.S Tomi_Korca dhe bashkëmendimtar si ti; lexim të këndshëm :lol:

  27. Cheney thotë:

    21 May 2007 @ 9:24 am

    Tomi,

    e mora vesh qe kerkon paqe dhe te thash qe persa kohe qe sjemi ne lufte, jemi ne paqe!! Ne si shqiptare te tonen po e bejme pikerisht duke mos u hedhur me ne sulm per tokat tona( ti leme ‘psete?’ menjane), duke mos kerkuar me panvarsi edh eper ato toka te banuara nga shqiptaret ne jug te serbise! Atehere ti cfare kerkon me shume se kaq?? MATERIALIZOJE ne ide kerkesen tende?!

    Gjithashtu,

    krahasimi yt i Kosoves dhe Irakut( i shqiptareve me amerikanet, respektivisht) eshte komplet i pabaze dhe jashte konteksti..Mos fol per Kosoven dhe Irakun kur i ke te dyja vetem me te degjuar..

  28. Haxhi Kuçi thotë:

    21 May 2007 @ 10:29 pm

    Kjo teme ka te beje me nje lloje provokimi i barometrit se a kemi ndjenja njerezore,dhe a mbajna hidherim kur diçka na behet jo njerezore???
    Por shqiptaret ne te vertete jane te shkolluar,por shkolla shqiptare eshte per te punuar mbrapesht(kundra atedheut,e kundra vellaut)e ne fund kundra femive te vete por pa vetedisim!
    Dike e lexova duke llomotitur kosova eshte shqiptare dhe fund!Rrofte bashkimi shqiptar,dhe serbija po jete vetem pa vojvodinen?!Ky shqiptar eshte ja budall me ka krejte,ja i paguar?!

    Po mire more majmuna,a jeni ne liri siq po thoni?A ja fali sebija maqedonise sa hektar,dhe ti ore kakelaker qe filozofon si azgan ai sendi magarit,pse nuk qohesh e mi punue tokat,e mi u thene maqedoneve ketu eshte dem baba dem toke shqiptare pa provije e po te largone!
    Tjeter,rezuluta 1244 kosova kurr ska mu pavaresue,kete ta dini si nje dhe nje bejne dy.Si n’grun te kuq!Dhe o majmuna ku as nuk dini as nuk vetni,por baheni profet te pordhave dhe mendjemedhenje,se si ju nuk ka te ditur ne kete roke!!!Dhe kjo smundje ua ka prue gjere ketu!!!Mendoje se nese e dini te verteten a keni luftue per pavaresi,dhe me rrena mundoheni ta mbroni genjeshtren servilesh,mesvedi si shqiptar mundeni ti shitni trimeri njeri tjetrit qe kinse ke qen ne uçk,ke luftue,a mos u mashtroni me u thane edhe nderkombetareve se ju hangri dreqi!!!
    Une ju kam thene uçkes nese nuk doni me luftue,grumbulloni disa miliarda dollar dhe pavaresija behet pa lufte,uçkeja bente shaka me mua dhe me OKB!Kerkush nuk te ndihmon pa interese!Ja te ndihmon nese i ke qikat per me ti ngre,ja gruan ja nanen!Tjeter
    ……………………………………………………………….
    Tjeter
    …..
    Me pase luftue populli,apo mes me pas bere diferencimin e trimave e mos mi pas kercnue trimat si tradhetar tradhetaret komandantet e luftes tjeter kenge ishte kendue,e jo me prite me muaj e me vjete dhe pavaresia veq dita dites shtyhet e shtyhet!!!Dhe kerkund pavaresi,a nuk eshte e vertete!Dhe Komandantet vete e kane nenshkrue ne Rambuje rezuluten e roberise dhe tani kane ky e mbrone?çfare paversie?Kujt i kercnohet dhe i shtjen njerezit e vete si truprojet qe ti rrahin e kinse tu tregojn se ne jemi ata qe luftuam per pavaresi,?Kundra kujt luftuan?Po Po Po Po shihet dore e kujt paskeni qen,gjarperi veq filloi ti zbulloihen kembet e pergjakura,me gjak te vellezerve!
    A eshte ky Thaq qe na premtoi vjete bashk me Surrojen,me Agim Qekun e Kasumin (gogjumin) se ne qershor qindperqind po pavaresohemi!!!!Po te kishit luftue,moti besa e kishit ba kosoven e pavarur!Apo siq thonte Jakup pasaporta ne po luftojna mi bashkue trojet shqiptare!Ju jo qe nuk arritet ti çlironi,por na shtiret edhe ma shume ne vuajtje dhe na debuat,dhe sot mbetem nepr rruget e europes si nje qen!PO nga ju ore komandanta u detyrova ta leshoi KOSOVEN dhe popullin shqiptar qe e i deshta sikur perendin……Ne qafe me paqit mua dhe trojet shqiptare,dhe kurr drite mos pafshit dhe fara juaj u shtjerret e mbeqit si qyqe ne tym te ogjaqeve..
    Pse nuk beheni njerez per hire te humanizmit e ti tregoni popullit,me dy fjale/O popull ju kemi tradhetue sepse na kane shtie ma te fortit qe na prejne zhgunat,por juve po u konvenon kjo situat keshtu,sepse nese e tregoni te verteten OKB do tu shkarkoi nga postet dhe do ti tregoi popullit qe ju i keni tradhetue!!!!!
    Tjeter dhe te fundit
    ………………………..Sipas gjendjes qe eshte KOSOVA,kosova eshte ajo qe e ka sulmue serbin,kosova eshte ajo qe paska dhunue,qe paska masakrue serb,qe paska djege qindra mija shtepi serbe!!!Po edhe per kete KS i OKB-es urdheroi NATON qe ti shkatrooi qendrat e uçkes,burgun e Dubraves,masakrat ne refugjatet duke ikur per ta shpetue,me nje fjale shqiptar nuk ka te vare pos serb,bile edhe ata shqiptar qe jane vrare nuk jane shqiptar por serb!!!Dhe per kete NATOJA e okupoje kosoven sepse kjo kosove e banuar eshte me terrorista lepurosha!Po ku behet lepri terrorist more zot,moj NATO????O shq…ore magara,po NATO i perkrah vetem ata qe masakrojne,bahunu si serbet ,nese nuk u perkrah tane bota i poshter qofsha!Kete ia kam thene Fatmir Limes o pranom pash nje zot e e she se si kam me ua ba serbeve dhe servilave,por ky dahi ma nxorri revolen dhe me tha qe ma mos ti paraqitem para syve,sepse mundem me ja ndrrue mendjen!!!!!Jo ky mi qoi policin e uçkes dhe me rrethoi,dhe me thane qe kush k… jam qe te organizoi ndonje kundersulm kundra forcave serbe dhe me thane se pasi une due me organizu kokna i lidhur me serb,hahaha bravo urime fitoren e pavaresise se kosoves dhe bashkimin e tere trojeve shqiptarqe!

    Fund Ibrahim,mire e ke shqiptaret jemi fjale si Mik Sokola,a punet si demushi!Kur nuk mundesh me nxjerr hak,e me pavaresue shtrija doren ma mire se me ba e me na prue serbin,besen po ua japi,qeta qe po shiten kaq trima kan me u mundue me hyre ne pidhe te nanes per se gjalli,po flasi nga pervoja dhe qe kam pare me sy te mi qe dojshin per se gjalli me hy ne dhe kur kercitke topi i serbit!Dhe ka pas raste i kam thene:Po ti a je qe thojshe jav beje e jau ketheje?Pse tani e hedhe armen?Pse tani tashat e uçkes i shtin nere dhe per mos me nxene serbi..
    Edhe nje here po u them se NATO duhet mu kane ne serbi,me okupue serbin e jo kosoven!!!!Keto pordhavica ua shesin amerikanet bashk me servilet shqiptar qe kane bashkpune me shkije,dhe tani po bashkpunojne e po ju thojne mos bani za se kosova veq sa nuk u pranue e pavarur,e nese na prishni rahatin kosova e humbi imazhin e hordhave te mija!Po ore te mjere kosova e ka te humbur imazhin e pavaresise qe ne Rambuje me 1999,dhe vete Ahtisari pat thene se vetem le te forcophet policia e Sharemetit qe kur tja japim autonomin kosoves qe mos te mundet populli me bere trazira,sepse boes po ja prish rendin dhe qetesin publike!
    Ky eshte artikulli im i fundit ,dhe po u them se me nuk dua ma qe te mirrem me politikat e shqiptareve!
    Zoti ju shpetofte ore shqiptar nese mundet!!!!!

  29. Kemail H.Hyseni thotë:

    21 May 2007 @ 11:57 pm

    Haxhi Kuçi thotë:
    21 Maj 2007 @ 10:29 pm

    Zagari i mirë kurr as leprin nuk ja hanë të zotit.
    Na kemi pas dhe kemi ende vetum zagar te mirë.
    të përshëndet K.H.H.

  30. Paul Tedeschini thotë:

    21 May 2007 @ 11:59 pm

    O Haxhi!
    Per si po shkojne punt, hak e ke me ike Haxhi, por pashe Zotin rri edhe i fije e mos ik, se kenke i shyretshem fort.

    A mund e m’thuesh se njaja fjala “policia e Sharemetit” çka don me than-ej?

  31. tomi korca thotë:

    22 May 2007 @ 12:31 am

    Cheney
    Isha betuar te mos kthehesha me tek kjo teme pasi mendova se i thashe cfare duhet te thoja
    Po degjo vella neqofte se nuk do te kuptosh ato qe them une nuk eshte faji im qe nuk te vjen mire per ato qe them une. Mos u fshih pas injorances per te bere te diturin.
    Nuk jemi ne lufte thua zotrote. Po cfare lufte do me ti kur ne themi do ti vrasim te gjithe pasi vetem keshtu ata behen te mire. Cfare lufte do ti me kur 10, 100, 1000 sebe krijojne grupe paramilitare ne mbrotje te Kosoves. Cfare lufte do ti me kur paqja mbahet vetem e vetem se jane trupat e KFOR atje.
    Cheney po ta perseris per here te fundit. Vetem e vetem se fituam nje lufte nuk do te thote se nuk jemi me ne lufte. Perderi sa nuk eshte fituar paqja. Te thuash ndryshe genjesh veten.
    Nga nje ane disa thone vdekje e theresin per lufte deri sa te marim tokat tona nga gorica e kuqe tek molla e kuqe nga ana tjete thuhet jemi ne paqe. Paqe e quan ti kete?
    Une nuk jam Faik Konica dhe ju nuk perfaqsoni gjithe shqiptaret per ndryshe do te kisha thene shprehen e Konice “Ju kam dh…. nuk ju kam kuptuar asnjehere. Dhe me te drejte kekuam pavarsi pavarsine e fituam cfare doni tjeter nuk ju kuptoj . nejse une jam perfundimisht jasht kesaj teme
    Ah mos haroni Haxhira e Kemala te me quani perseri tradhetar e serb. Vetem se dua tju them se punen e serbit po e beni shume mire ju .
    Mos haroni se shpesh njerezit mburen per ate qe se kane dhe akuzojne e tjeret per ate qe jane vete

    PS Dhente zoti e kaloj fitrin e penarit kete radhe :)

  32. Kotherja thotë:

    22 May 2007 @ 8:06 am

    Tomka,

    Je alamet djali dhe do kesh shume sukses ne jete. Sa here qe do dalloj ndonje shqiptar te hairit do me shkoje mendja ke ty.

    Here tjeter edhe kur te te mos kemi kuptuar mos na dhit më or burre, se bol e ke bere deri tani.

    Me vjen keq, por sinqerisht po ta them : postimet e fundit me kane bere te dyshoj shume lidhur me ate qe ta kam thene ne nje teme tjeter, aq sa kam fillu ta besoj.

  33. e.T thotë:

    22 May 2007 @ 8:12 am

    ma shobon qosen po merresh kothere ? :D mirmengjes !

  34. Kotherja thotë:

    22 May 2007 @ 8:18 am

    Gjes, gjes ! ;)

  35. Cheney thotë:

    22 May 2007 @ 8:34 am

    Tomi,

    ty kur te ze diareja ti nuk u permbake or mik..

    Ta thash anash e anash qe ti Kosoven e ke me te degjuar por sdeshe ta lije atje. Mos flit sikur je atashe per ata qe shkrepen pushket heren e pare sepse nuk ishe i tille dhe mos flit sikur do ta shkrepesh ne te ardhem sepse nuk je i tille. Nje serb i mire eshte nje serb i vdekur e thone ata qe pane te mira vetem nga serbet e vdekur. Mundohu ta kuptosh e ta respektosh kete fakt sepse plaget jane te hapura e gjaku kullon akoma fresket.

    Ne Shqiptaret jemi ne paqe kur nuk jemi ne lufte sepse lufta nuk eshte kerkuar kurre nga ne!! Nuk i kemi ne borxh njeriu por na kane akoma borxh. Me shume se kaq se di c’kerkon dhe se di se c’propozon; cuditerisht akoma sme je pergjigjur.

    shpresoj mos te pergjigjesh me ne kete teme.

  36. Cheney thotë:

    22 May 2007 @ 10:16 am

    Ja dhe nje shembull tjeter i politikes parandaluese te ngurtesuar te semafori..


    Kosova, Tirana tërhiqet nga pavarësia e mbikqyrur

    B.S
    22-05-2007

    Ministri i Jashtëm, Lulzim Basha ka lënë të nënkuptohet se, qeveria shqiptare do të pranonte një rezolutë tjetër për statusin e Kosovës, ku të mos përmendej formalisht termi “pavarësi e kushtëzuar”, por që në përmbajtje të kishte të gjitha rekomandimet e paketës “Ahtisari”. I ftuar në emisionin “Pesë pyetje nga Babaramo”, në Vizion Plus, ministri Basha i ka deklaruar se paketa “Ahtisari” nuk çon askund tjetër, përveçse në pavarësinë e Kosovës.

    Në këtë kuadër, sipas tij, nëse kjo do të formulohet në rezolutë si një njohje nga ana e Këshillit të Sigurimit në OKB, është një detaj formal, çka nuk ka të bëjë me përmbajtjen. “Përmbajtja është kjo, nëse Këshilli i Sigurimit aprovon paketën, jo thjesht propozimin, por rekomandimet e presidentit Ahtisari, Kosova formalisht lëviz drejt të bërit një subjekt i pavarur, shtetëror, ndërkombëtar”,- tha Basha. Gjatë emisionit, ministri i Jashtëm është pyetur mbi mundësinë e zbatimit të një projektrezolute franceze, e cila në vend të administrimit të OKB-së, flet për administrim të BE-së dhe nuk përmendet termin “pavarësi e kushtëzuar”.

    Basha ka theksuar se, duhet të bëhet dallimi ndërmjet artificave diplomatike për miratimin e thelbit të paketës, dhe përpjekjeve për të tretur substancën e paketës “Ahtisari”, apo për vonuar miratimin e saj në Këshillin e Sigurimit. “E para, sigurisht që është një mundësi, veçanërisht në qoftë se i shpëton nderin, le të themi kështu, disa prej anëtarëve të Këshillit të Sigurimit. E dyta është, sigurisht, një derë e rrezikshme që hapet, është shprehur Basha, ndërsa ka vënë në dukje se, Shqipëria ka marrë pjesë në Konferencën Islamike, me nxitjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian ”

    Ne nje kohe qe Amerika thote se do njaho edhe sikur njeanshmerisht pavarsine e Kosoves, ne nje kohe qe Kosova vlon e thote se eshte mbush kupa…

  37. gjon cima thotë:

    22 May 2007 @ 10:30 am

    More shoke peshkatare, po ku eshte pare qe te jepet nje falje qe nuk eshte kerkuar kurre? Serbet edhe sot e kesaj dite e perflasin Milloseviçin jo pse e beri luften kunder shtetasve (femijeve) te ish Jugosllavise por sepse e humbi kete lufte.

    Kush e shkaterroi Jugosllavine? Serbet e shkaterruan.

    Cfare thoni ju tani te ngrihemi e te flasim per falje nga ana jone e te na pergjigjen serbet: mbajeni faljen se nuk jua do kush? Te humbim faqen para botes?

    Ky eshte komplex inferioriteti ose …politike childish…

  38. arb1 thotë:

    23 May 2007 @ 9:08 am

    Mendojnë se janë hackera e në fakt janë Script Kiddies :lol:
    …Janë talenta se jo mahi!

    http://www.youtube.com/watch?v=HWzP6AhXBBc

  39. Paul Tedeschini thotë:

    24 May 2007 @ 2:38 pm

    Marre nga e perditshmja www.iliriapost.com :

    Shote Galica «pushton» dasmat serbe
    Kënga “Shota”, njëra nga
    vallet më të popullarizuara
    dasmore mes serbëve, i
    kushtohet Shote Galicës,
    gruas që i ngarkohet
    djegia e gjashtë fëmijëve
    serbë nga Mokra Gora
    Gazeta serbe “Kurir” e cilëson “Shotën” si
    njërën nga vallet më të popullarizuar dasmore
    të serbëve, ndonëse, sipas gazetës,
    ajo i kushtohet Shote Galicës, bashkëshortes
    së urrejtësit të serbëve dhe kriminelit
    Azem Galica, e cila madje, sërish sipas gazetës,
    ka djegur gjashtë fëmijë (çobanë
    serbë) nga Mokra Gora! Një e-mail me këtë
    informatë me sa duket për muaj të tërë po
    qarkullon nëpër web-et serbe, duke theksuar
    se derisa fëmijët po digjeshin, Shota
    me “kaçakë” përreth zjarrit po vallëzonte,
    ulërinte dhe po këndonte: “Shote mori
    Shote, Shote mashalla, kaherë mori Shote
    doja të të luaja!” E-mail-i, veç të tjerash,
    apelon edhe që “Shota” të mos luhet nëpër
    dasmat serbe dhe se gjithkush menjëherë
    pas takteve të para do të duhej të ulej,
    sepse s‘ka asnjë arsye që serbët të kremtojnë
    përmes një kënge që glorifikon djegien
    e fëmijëve të tyre. Në tekstin e Radovan
    Tomasheviq, “Azem Bejta për herë të
    dytë mes serbëve”, të publikuar në magazinën
    historike “Trashëgimia serbe”, përmendet
    se Shota, gjegjësisht bashkëshortja
    e parë dhe bashkëluftëtarja e Azem
    Bejtës, Qerime Halil Galica, ishte një “amazone
    arnaute” që vishej si mashkull dhe
    luftonte me emër mashkulli - Qerim ose
    Kerim. Po në atë tekst thuhet se më 14 korrik
    1924, Bejta ishte plagosur gjatë një beteje
    serbe, por që nga rrethimi e shpëtoi pikërisht
    Shota. Azem Bejta, ose “Mbreti i
    vogël” i Drenicës, siç thuhet në tekst, vdiq
    në arrati, ndërkaq Shota vazhdoi t‘i udhëhiqte
    kriminelët e tjerë. Historiani Çedomir
    Antiq, ndërkaq pohoi se ai nuk ka pranuar
    një e-mail të tillë, megjithëse e di se Azem
    Bejta dhe bashkëshortja e tij Shota ishin
    prijës të lëvizjes shqiptare, “Kaçakët”, dhe
    se organizuan kryengritjen në Kosovë që
    zgjati tri vjet. “Ndonëse në luftën kundër
    Austro-Hungarisë ishte i shpërblyer, Bejta
    pas vitit 1918 në Kosovë organizoi kryengritje
    kundër Mbretërisë së Jugosllavisë,
    ku edhe u vra. Sipas historisë Shota vazhdoi
    ta udhëhiqte kryengritjen”, pohonte
    Antiq, derisa shtonte se opera më e njohur
    shqiptare quhet pikërisht “Shote Galica”
    (!?). Sipas Antiq, është shumë keq të flitet
    për ngjarje që ndodhën para 80 vjetësh
    me po atë urrejtje sikur të kishin ndodhur
    para disa ditësh. “Mendoj se një retorikë e
    tillë paraqet shprehjen e frustrimit dhe se
    është pikëpyetje e madhe nëse e-mail-i
    është shkruar nga një person, apo nëse
    kjo paraqet një mënyrë për nxitjen e emocioneve
    negative”, përfundoi Antiq. (Shqip)

  40. Bardhyli thotë:

    24 May 2007 @ 3:01 pm

    Kjo video ishte interesante (ai me t’vërtetë është Hacker) :lol: http://www.youtube.com/watch?v=HWzP6AhXBBc

    Sa i perket “temes”: Kjo thirrje duket si tallje e “sigurimcave”!
    … Ka edhe disa këtu që po mundohen ta mbajnë në jetë këtë tallje; por nuk do të ketë sukses!
    Edhe ashtu ka dështuar që në fillim.

  41. e.T. thotë:

    24 May 2007 @ 8:49 pm

    Edhe shkijet jane per Pajtim :lol:

    http://www.savekosova.org/leader=criminal=1.htm

  42. ILIRI thotë:

    25 May 2007 @ 3:32 pm

    Ja pse gabojnë Ibrahim Kelmendi dhe bashkëkendimtarët e tij, se ne duhet të fillojmë të parët pajtimin me Serbët.

    http://vajzat.com/libri.htm

  43. teli thotë:

    22 June 2007 @ 11:00 pm

    IBRAHIM KELMENDI:“DENONCIM PUBLIK DHE KALLËZIM PENAL KUNDËR ISH-KRYEMINISTRIT TË SHQIPËRISË FATOS NANO“

    Ibrahim Kelmendi
    Brühler Str. 1
    D – 50968 Köln
    (Gjermani)

    Organeve kompetente të hetuesisë dhe të gjyqësisë
    të Republikës se Shqipërisë

    Lënda: Denoncim publik dhe kallëzim penal kundër ish Kryeministrit Fatos Nano, shtetas shqiptar, me banim në Tiranë.

    Në pamundësi për të qenë për momentin në Republikën e Shqipërisë;
    Në mungesë të njohjes se ligjeve përkatëse të Republikës se Shqipërisë;
    Duke u mbështetur në Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, e ratifikuar nga Republika e Shqipërisë;

    Po shfrytëzoj formën publike për të denoncuar e për të bërë kallëzim penal kundër z. Fatos Nano, ish Kryeministër i Republikës se Shqipërisë, për shkelje të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe për shpërdorim të përgjegjësisë se Kryeministrit të Republikës se Shqipërisë, kur në mars të vitit 1998 urdhëroi Drejtorin e përgjithshëm të policisë se Republikës se Shqipërisë, z. Sokol Bare, që të privoj përdhunshëm nga e drejta elementare për të ngrënë bukë rreth 1.400 burra të arratisur nga Republika e Kosovës në Republikën e Shqipërisë.

    Arsyetim:

    1. Në gjysmën e dytë të marsit 1998, kur forcat policore dhe ushtarake serbe sulmuan Krahinën e Dukagjinit në Kosovë dhe ndërmorën krime të përmasave të mëdha ndaj popullsisë se atjeshme civile, rreth 1.400 burra të Kosovës brenda një nate u arratisen në Rrethin e Tropojës në Republikën e Shqipërisë. Të gjithë këta u vendosen në një kullë të zbrazët dhe në livadhet rreth kësaj kulle, ndoshta në Fshatin Viçidol të Rrethit të Tropojës. Këta burra të tmerruar, të lodhur nga udhëtimi i gjatë në këmbë dhe të uritur, sapo arritën ilegalisht në atë vend, u rrethuan nga policia e Bajramcurrit. Kur rrjeti i logjistikës i UÇK-së u përpoq t’i furnizonte me bukë këta të arratisur të uritur, policia ua ndaloi dhënien e bukës, me shpjegim se u ishte dhënë urdhri që me dënim urie të detyroheshin të regjistroheshin si refugjatë lufte dhe të shpërndaheshin nga ai vendstrehim. Meqë gjendja ishte alarmante, nga rrjeti i logjistikës se UÇK-së në Tropojë (konkretisht nga Ilir Konushevci / Mërgimi), u informova përmes telefonit satelitor që të shkoj nga Tirana, ku gjendesha për momentin, për të ndërmjetësuar te policia e Bajramcurrit që të lejonin t’u jepej bukë të arratisurve. Rreth orës 22,00 luta z. Perlat Gojçi (shtetas shqiptar, me banim në Tiranë), që të na voziste mua dhe z. Gafurr Elshani (atëherë anëtar i Kryesisë se LPK-së, tani avokat në Prishtinë) deri në Bajramcurr. Z. Perlat Gojçi na voziti me xhipin e tij (nëpër Qafë të Malit) deri në Bajramcurr dhe atje arritëm rreth orës pesë të mëngjesit. Nga Ilir Konushevci dhe të tjerë të rrjetit të logjistikës se UÇK-së u informuam për gjendjen e llahtarshme të të arratisurve dhe se policia e Bajramcurrit kishte bllokuar dy xhipa (foriostrada) të UÇK-së të ngarkuar përplot me bukë dhe djathë, që të mos ju dërgoheshin rreth 1.400 burrave të arratisur nga Kosova.
    Nga Bajramcurri shkuam të vendstrehimi i rreth 1.400 burrave të arratisur nga Kosova. Policia na lejoj të kapërcenim rrethimin policor për t’i takuar të arratisurit, me kusht që me vete të mos kishim bukë për t’ju dhënë të arratisurve.

    Kur iu afruam vendstrehimit të të arratisurve pamë gjendje të tmerrshme. Meqë ishte mëngjes i hershëm (rreth orës gjashtë), pamë mbi një mijë veta të shtrirë në livadh, rreth kullës se atyshme, meqë vetëm rreth katërqind veta i kishte zënë kulla. Bënte ftohtë. Të shtrirët për toke, të lodhur e të uritur, vetëm se kolliteshin nga ftohja që kishin marrë nga toka dhe nga të ftohtit. Për të përballuar udhëtimin e gjatë e të rrezikshëm, ata nuk ishin veshur trashë për të përballuar të ftohtit. Ajo pamje të llahtariste…

    U kthyem në Bajramcurr dhe rreth orës tetë të mëngjesit takuam Shefin e policisë, z. Hyka (me sa mbaj mend). Ia përshkruam gjendjen që pamë dhe e lutem që të lironte dy xhipat e konfiskuar, që t’ua dërgonim të arratisurve të uritur e të plevitosur. Ai refuzoi lutjen tonë, me arsyetim se e kishte urdhëruar Drejtori i përgjithshëm i policisë, z. Sokol Bare, që të mos lejonte furnizimin me bukë, në mënyrë që të arratisurit të detyroheshin nga uria që të regjistroheshin si refugjatë lufte. Nga zyra e shefit të policisë në Bajramcurr, përmes telefonit satelitor që dispononte rrjeti i logjistikës i UÇK-së, u lidha me z. Fatos Klosi, atëherë shef i SHIK-ut. Ia paraqita gjendjen dhe e luta për ndihmë. Ai shfaqi habi dhe keqardhje dhe u lidh me z. Hyka për ta lutur që të lejonte t’u shpihej buka e konfiskuar të arratisurve. Por z. Hyka u arsyetua se nuk mund të shkelte urdhrin e eprorit të tij, z. Sokol Bare. Të njëjtën lutje ia bëri disa herë edhe shefi i Degës se SHIK-ut në Tropojë, me arsyetim se ai nuk ishte në dijeni të një urdhri të tillë.

    Sërish shkuam në vendstrehimin e të arratisurve. Luta që të tuboheshin dhe të zgjidhnin tre veta që do të përfaqësonin të arratisurit në komunikim me organet shtetërore të Republikës se Shqipërisë. Në atë moment, me gjithë fuqinë e zërit, mbajta një fjalë rasti, për t’u dhënë shpresë dhe forcë morale për të përballuar urinë dhe të ftohtit.

    Nga mesi i atyre të arratisurve u afrua një burrë trupmadh dhe m’u lut që t’ia mundësoja lidhjen përmes telefonit satelitor me Zyrën (Ambasadën) e Qeverisë se Republikës se Kosovës në Tiranë. Ai u prezantua me emër e mbiemër (që fatkeqësisht ia paskam harruar dhe shënimet e kohës nuk i kam pranë), me profesion mësues anglishte, nga Fshati Junik, Kryetar i LDK-së për Junikun. Ia mundësova lidhjen me Shefin e Zyrës, z. IRamajli, dhe meqë aparati kishte parlofon, mundëm të dëgjonin bashkëbisedimin e tyre. Personi në fjalë ia paraqiti gjendjen e llahtarshëm z. Ramajli dhe e luti për ndihmë. Ai u përgjigj tepër brutalisht, se nuk ishte kompetent për t’i ndihmuar…
    U zgjodhën tre veta që t’i përfaqësonin. Policia lejoj që t’i merrnim me vete në Bajramcurr për të lutur z. Hyka që të lejonte të ushqeheshin me bukë.

    Gjithë dita na kaloi duke lutur z. Hyka dhe duke u lidhur me Tiranën, por kot. Në mbrëmje, rreth orës 19.00, një polic trupmadh, për të cilin thonin se ishte komandant, duke ndjerë keqardhje për gjendjen e krijuar, më ndau anash dhe më sugjeroi që të merrja z. Hyka dhe të niseshim me te në Tiranë, me mendim se do provonte të dërgonte natën xhipat me bukë të arratisurve tashme skajshmërisht të uritur e të plevitosur. Ishte mbrëmja e ditës se tretë të urisë se përdhunshme.
    E luta z. Hyka të udhëtonim për në Tiranë që të shihnim mundësitë nëse do hiqej bllokada e urisë. U arsyetua se nuk kishte me se të udhëtonte. Iu luta që të gjente ndonjërin në Bajramcurr, që kishte xhip dhe që pranonte të na voziste për Tiranë me pagesë. Gjeti njërin. Ai kërkoi, me sa mbaj mend, 300 USD. U nisem, por z. Hyka nuk harroi t’i merrte me vete çelësat e xhipave të UÇK-së, të ngarkuar me bukë e djathë dhe të bllokuar në oborr të ndërtesës së policisë. Kjo e hidhëroi komandantin e policë, që kishte ndërmend të shpinte bukën natën, kur do udhëtonim z. Hyka dhe unë. Për këtë nisje me telefon satelitor informova z. Fatos Klosi dhe e luta të na priste nga mesnata, bashkë me z. Sokol Bare dhe mundësisht të kontaktonte edhe Kryeministrin Nano për hallin dhe shkuarjen tonë.

    Në Tiranë arritëm pas orës 12.00 të mesnatës. Z. Klosi na priti në zyrën e tij në selinë qendrore të SHIK-ut në Tiranë. Informoi edhe z. Sokol Bare, i cili pas pak erdhi. Z. Hyka paraqiti gjendjen e rënduar të rreth 1.400 të arratisurve nga Kosova. Z. Klosi dhe z. Bare ishin përpjekur të kontaktonin Kryeministrin Nano, por nuk po ua hapte celularin. Biseduam rreth një orë dhe z. Bare arsyetohej se nuk guxonte të shkelte vendimin e eprorit të tij, Kryeministrit Nano. Edhe z. Klosi e luste z. Bare, me shpjegim se ai nuk ishte i informuar për një vendim të tillë. Gjatë bisedave u rrit tensioni dhe z. Bare më bëri me dije se do më arrestonte që aty. Z. Klosi u fjalos, duke i thënë se miku nuk mund të arrestohej në zyrë të tij, pasi do delte besëprerë. Edhe ata u fjalosën ashpër mes tyre…

    Nga zyra e z. Klosi u nisëm për Bajramcurr. Pronari dhe shoferi i xhipit, kur mësoi hallin dhe gjendjen, nuk pranoi të merrte dollarë as për karburant, me shpjegim se edhe ai do jepte kontribut patriotik për luftën çlirimtare të Kosovës. Po udhëtonim të mërzitur e të mllefosur, meqë nuk kishim mundur të zgjidhnim asgjë.

    Rreth orës 10.00 të ditës se katërt të urisë, z. Hyka urdhëroi policinë të mblidheshin në oborr të ndërtesës se policisë në Bajramcurr. Ai urdhëroi policët të forconin rrethimin e të arratisurve, me shpjegim se ashtu e kishte urdhëruar z. Bare. Me atë rast mora fjalën unë dhe ju drejtova rreth 100 policëve të pranishëm, duke u thirr me patetikë e romantizëm në traditën bujare të malësorëve të Malësisë se Gjakovës (Tropjës) dhe policët reaguan me dorëzim të shërbimit policor (dezertuan). Pas rreth dy orëve, me gjasë i informuar për gjendjen e krijuar, z. Bare dërgoi me helikopter njësitin policor “brisku” (siç e quanin një polici speciale). Në zyrën e z. Hyka hyri komandanti i atij njësiti dhe pas prezantimit pyeti shefin Hyka se ku mund të gjendej z. Ibrahim Kelmendi. U paraqita, meqë gjendesha në zyrë. Ma komunikoi vendimin për arrestim. Ia ktheva gjithë emocione, se po të ishte shqiptar nuk do më arrestonte. Ai ma ktheu se ishte shqiptar Labërie dhe krenar. Kur u informua se për çfarë behej fjalë, urdhëroi z. Hyka të ia jepte çelësat e xhipava të bllokuar dhe e shpuri bukën tek të arratisurit e uritur për vdekje…
    Gjykoi se me këtë rast z. Nano, nëse e ka urdhëruar z. Bare, ka shkel Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe ligjet përkatëse, pasi edhe robi i luftës nuk mund të dënohet me uri.

    (Dëshmitarë: Rreth 1.400 të arratisurit nga Kosova, z. Fatos Klosi / Shef i SHIK-ut në Tiranë, Shefi i Degës se SHIK-ut në Tropojë, të gjithë policët e atëhershëm të Degës se policisë në Bajramcurr, Qerim Kelmendi, Fanol Bardhi dhe dhjetëra të tjerë të sektorit të logjistikës se UÇK-së në Tropojë, z. Sokol Bare / drejtor i përgjithshëm dhe z. Ilir Çano, zv.drejtor i Policisë se Republikës se Shqipërisë, pronari dhe shoferi i xhipit që na voziti nga Bajramcurri në Tiranë dhe anasjelltas, z. Perlat Gojçi, e të tjerë.).

    2. Në fillim të gushtit 1998 Kryesia e LPK-së (Bedri Islami / Kryetar, Bardhyl Mahmuti / Nënkryetar, Ali Ahmeti anëtar, Jashar Salihu / anëtar, Agush Buja / anëtar dhe unë, Ibrahim Kelmendi, anëtar) u prit nga Presidenti Rexhep Mejdani. (…) Pasditen e të njëjtës ditë kishim të caktuar pritje edhe nga Kryeministri Nano. Mua në mesditë m’u desh të fluturoj për në Cyrih të Zvicrës. Kryesia kishte marrë vendim të shkarkonte z. Xhavit Halitin / Zekën, të cilin e kishte emëruar me herët se përfaqësues të LPK-së dhe të UÇK-së në Republikën e Shqipërisë, dhe në vend të tij kishte emëruar Ramiz Lladrovcin dhe Halil Selimin. Për këtë vendim Kryesia kishte ndërmend të njoftonte Kryeministrin Nano. Meqë nuk munda të merrja pjesë në takim, Kryetari Bedri Islami dhe anëtarë të tjerë të Kryesisë se LPK-së më informuar pastaj, se z. Nano nuk e kishte pranuar shkarkimin e Xhavit Halitit dhe se kishte shfaqur kërcënimin, se po provuam të shkarkonim Xhavit Halitin, do merrte vendim që të bllokonte gjithë sektorin e logjistikës se UÇK-së në Shqipëri. Këtë kërcënim kushtëzues të z. Nano dhe mosdëgjimin e Xhavit Halitit për të respektuar vendimin e Kryesisë i pata kuptuar si lidhje “miqësore” e dy profiterve kryesorë të luftës…

  44. Toplica thotë:

    25 September 2007 @ 10:59 pm

    zotri Kelmendi per te gjitha qe i shkruan ne ket shkres, nese dikush provon ti shtoj diq me teper ateher eshte e tepert.Perjetimet e juaja jan vetem nje pjese e nje epizote te te gjithave qfar ka ndodh ne Shqiperi gjat asja kohe te cilen e shfrytzuan matrapazet e te dy aneve te kufirit Shqiptaro-Shqiptar per tu pasuruar, dhe tani per te qen autoritet ne Kosoven e pasluftes,kerkesa e juaj per te denoncuare ata persona do ishte shum e drejte sikur te veprohet drejt nga autoritetet e Shqiperis.Shqiperia duhet te zbardhe edhe rastin e vrasjes se ishe Minis-trit te par te Mbrojtjes se Kosoves Kol:Ahmet Krasniqit te cilin e vran vrasesit e paguar me para,por qe autoritetet Shqiptare te asaj kohe ne Policin e Shqiperis e din sakt, dhe kjart ,se kush esht vrasesi,dhe kush e paguajti likuidimin e Zotri :Ahmet Krasniqit.Nese autoritetet e Shqiperis nuk e zbardhin ket rast, ateher neve ne diasporen Shqiptare nuk na mbetet tjeter perveq te ngremi padin Nje- Dite ne Gjygjin Nderkombetar per krime ,dhe te ballafaqohet Drejtesia Shqiptare me nje te vertet, sepse me e randsishme esht se kush qendronte prapa vrasjes, se sa kushe e vrau.Kosova ende vuan nga te tillet,kriminelet ende vrasin ne Kosove, dhe shetisin lirshem,prandaj duhet te ndjeken dhe te arrestohen perndryshe krimi nuk ka fund.Besoj se ky shkrim nuk tingellon si kercnim,por per secilin qe e do Atedheun dhe Popullin, besoj se nuk e do Krimin, por e lufton me te gjitha mjetet e mundeshme.Nese do Shtet.Lufto Krimin dhe Kriminelet.

  45. golaku thotë:

    16 April 2008 @ 9:50 am

    pak me vonesw i lexova kwto komente. a e dini bre burra se sherbimet sekrete serbe i lexojnw me vwmendje kwto qw thoni, dhe i plotwsojnw analizat e veta. Dikush dashtw e pa dashtw po i ushqen kwshtu sherbimet analitike serbe nw dwm tw shqiptarwve.

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com