Identifikohu



Regjistrohu

Ja një mënyrë për të dashur Atdheun

many.jpg

Ndonjëherë ndihem ligsht për shkak të mënyrës sesi zhvillohet debati mes shqiptarëve sot në mediat në përgjithësi dhe tek Peshku në veçanti. Ka komente (të cilat ju nuk i shihni falë Llukanit) të cilat kullojnë urrejtje të zezë, shpifje dashakeqe e fyrje që në rrugë do merrnin si kundrapërgjigje sy të nxirë. Ka shumë mosbesim e tepër retorikë boshe mes nesh. Shumë syresh e kanë të vështirë të kuptojnë se një faqe si kjo nuk është asgje tjetër veçse kontributi ynë atdhetar, larg apo afër qofshim. Janë orë të tëra të shpenzuara çdo ditë, jo për t’i dhënë rëndësi vetes por për bekimit shpirtëror që jep Puna për Kombin, në të gjitha mënyrat që e mundshme, qoftë kjo dhe një faqe modeste si jona.

Këtu tek Peshku nuk jemi të interesuar të dëgjojmë ata që i shohin gjërat përtej xhamash rozë, për të cilët gjithçka shkon fjollë tani që e ka marrë në dorë Partia (e tyre). Por çdo qeveri duhet parë me sy kritik, është detyre qytetare, sepse një e vertetë e hidhur vlen më shumë se njëqind gënjeshtra të ëmbla. Nuk jemi as me ata zëra negativë e pesimistë që përpiqen ta errësojnë realitetin e ta gogolizojnë Shqipërinë për përfitime politike. Ne e dimë se Shqipëria nuk është as Ferr as Parajsë, është thjeshtë një vend si shumë të tjerë, që ka sot më shumë nevojë se kurrë për pak frymëzim njerëzor.

liqenet_e_lures_5.jpgDhe janë djem e vajza si Gazmend Dibran Kërkuti, ata që na e restaurojnë besimin tek vlerat e mrekullueshme që mbart shpirti i shqiptarit, dhe na japin e forcojnë bindjen se për shumë prej nesh dashuria për Atdheun nuk është një togfjalësh sa për të larë gojën, por një mënyrë të jetuari.

Gazmendi, ose DJ Manny është nga Dibra e madhe dhe jeton në New York City, por duket se shpirtërisht ai nuk largohet dot nga vendlindja, ndaj ka vendosur të hapë një faqe interneti e tëra kushtuar Dibrës, natyrës dhe njerëzve të mrekullueshëm të atyre anëve.

helidibra.jpgDibra.org është kontributi i Manny-t për Shqipërinë ku ai me një pasion të admirueshëm ka sjellë Fotografitë dhe Videoklipet që ka realizuar për disa vjet me rrdhë në malësinë dibrane ku ndodhen liqenet e mrekullueshëm të Lurës.”Dua qe ti publikoj keto fotografi, qe bota te shikoj qe kemi vende te bukura. Dua qe Lurjanet te ken 1 turist me shume me ndihmen time. Dua qe te ruhet 1 dru, te mos pritet e me andej te shtiren gjoja se pyjet jane djegur.”, na thotë Gazmendi.

E kështu, i pajisur me atë që fodullët përtacë në Tiranë kanë qejf ta quajnë “naivitet” dhe aparatin fotografik, Manny i vuri qëllim vetes të pasqyrojë bukuritë natyrore të këtyre vendeve të panjohura jo vetëm për të huajt por dhe për shumë shqiptarë. Një njeri i vetëm që po ta krahasosh ka bërë po aq, në mos më shumë se një aparat i tërë administrativ plot me burokratë siç është Ministria e Turizmit. Me durim dhe pa bujë Manny ka bërë më shumë se shumë demagogë pa talent të marrë sëbashku. Duke treguar kështu sesa e investuar shpirtërisht por dhe e rëndësishme praktikisht është sot Diaspora. Ja prova. Në fund dua ta falenderoj Gazin vellazerisht per kontributin e vyer. Jemi krenar per ty.

Blendi Salaj
peshkupauje.com

ambijent1.jpg

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

64 Komente »

  1. Danieli thotë:

    14 Shtator 2007 @ 2:53 pm

    Bravo Gazmendit qe na bie keta pamje kaq te bukura dhe i urojme pune sa me te mbare ne kete drejtim!
    Sic thote edhe autori, Gazmendi ka bere nje pune 100 here me te madhe se vete Ministria e Turizmit qe paguhet te beje kete pune qe Gazmendi e ka bere falas per pateriotizem dhe dashuri per vendin e tij.
    Te pershendes Gazi!!!

  2. Arber Cepani Shkruaji mesazh privat thotë:

    14 Shtator 2007 @ 3:43 pm

    Zoti te bekofte Gazmend!!! Sot per njerez si ty ka nevoje Shqiperia jone….. Te urte, puntore, idealiste dhe patriote qe e shprehin dashurine per vendin e tyre, me kontributin e tyre modest por te sinqerte ne ndyshimin e botes qe i rrethon.
    Qofte shembulli juaj nje shtyse per te gjithe ne, per te vazhduar luften tone per nje Shqiperi me te mire, per nje Shqiperi ndryshe…..

  3. Perparim Hysi thotë:

    14 Shtator 2007 @ 3:46 pm

    Shume bukur dhe e pershendes pasionin e Gazmend Dibranit se jo vetem behet inspirues i nje guide per te gjithe ata qe nuk i njohin bukurite e natyres shqiptare.Sikur secili te bente keshtu,sa mire do te ishte.Po ne shpresojme tek njeri-tjetri dhe punet marrin rrokullimen sic dhe e kane marre ne Shqiperi,per fat te keq.Me kemben zvarre,ndoshta dhe te tjere ndjekin shembullin e tij qe te huajte te shohin dhe pjesen e panjohur te Shqiperise:dhurate e Zotit qe robi,per fat te keq,shpesh here e perdhos.

  4. T.Sokolaj thotë:

    14 Shtator 2007 @ 3:53 pm

    Pikesepari duhen falenderuar autoret e Peshkut qe na bejne me dije shembuj te tille domethenes dhe jo vetem domethenes, por edhe shembuj interesante dhe atraktive te menyres se duhur te investimit te kohes se shume shqiptareve qe bredhin kot rrugeve duke mos bere asgje, duke mos lene asnje gjurme duke u ndjere bosh dhe si rrjedhim duke i rene me qafe njeri-tjetrit. Me pas, duhet falenderuar z.Gazmend. Ato jane imazhe te nje zone te Shqiperise tone dhe eshte mire qe kushdo ka mundesi permes klikimeve ta shohe edhe ate Shqiperi qe sjellin website si ai i Z.Gazmend dhe jo vetem bulevardet apo sheshet e pluhurosura te Tiranes qe fiksojne reporteret e mediave te huaja qe rruga i bie ndonjehere ne Tirane…Jane raste qe duhen inkurajuar vertet!

  5. krasta krau Shkruaji mesazh privat thotë:

    14 Shtator 2007 @ 4:04 pm

    O Zot o mrekulli… ndalesa tjeter Lure.. e dija qe ishte e mrekullueshme, po perse dreqin nuk kam shkuar… Flm Gazmend

  6. Vlore1920 Shkruaji mesazh privat thotë:

    14 Shtator 2007 @ 4:05 pm

    Blendo neve nuk njihemi por jam i bindur qe faqja juaj (peshkupauje) eshte shenje e dashurise qe keni ju kundrejt atdheut dhe te deshires se mire per te permiresuar sadopak kete situate te veshtire qe ai po kalon. ju jeni te tere djem me shkolle dhe e dini shume mire qe ne armiqte me te medhenj i kemi pasur nga gjaku yne. une dua tju kurajoj qe te vazhdoni ta mirembani faqen, dhe te vini me ide te reja dhe me protesta te reja ;)
    ———————-
    edhe Gazit i lumte, eshte shembull qe si te gjithe ne mund te ndryshojme dicka per vendin tone.

  7. nanuka thotë:

    14 Shtator 2007 @ 4:19 pm

    shume e bukur Dibra, por duhet te shikoni Pogradecin qe eshte mrekullia vete.Do te mundohem te postoj disa foto nga Pogradeci heren tjeter.

  8. eT thotë:

    14 Shtator 2007 @ 4:27 pm

    shume i bukur Pogradeci, por duhet te shikoni Çorovoden qe eshte mrekullia vete.

  9. berti thotë:

    14 Shtator 2007 @ 4:42 pm

    Gazmend, te lumte vella. S’kam qene ndonjehere ne Diber dhe Lure. Me siguri qe shume shpejt do t’i vizitoj.

  10. iris thotë:

    14 Shtator 2007 @ 5:42 pm

    shum i bukur peisazhi,une mendoj qe problemi nuk eshte se ndonje nga ne nuk eshte ne dijeni per bukurit e lures,problemi eshte se cfar me ofron mua si turiste ky vend ,pervec bukuris se saj qe mua vecanerisht me ka mahnitur gjithmon, po flas per rruget qe duhet te pershkroj per te arritur,vendqendrimin,ushqimin epra nuk mjafton vetem bukuria por kjo nuk eshte detyra e gazmendit prandaj une do doja ta peruroja per idene qe ka pasur.

  11. idris thotë:

    14 Shtator 2007 @ 6:42 pm

    Nje foto gjithmone le mbresa. Aq me teper kur ajo vjen nga relaxi qe jep mardhenia me natyren. Kendi i shikimit origjinal i Gazmendit eshte me shume vlera dhe te tille e ka bere prurjen edhe Blendi.
    E ngrohte ,dashamirese,shpirterore,shqiptare ,reale,e bukur,e virgjer e pakrahasushme,krenare……Aty jane rrenjet tona,aty jemi gjithsecili ne krahinen,lumin fshatin apo …
    Mbase koha e do ti meshojme fort luftes ndaj ..Xhahil-llekut…
    Keto foto qofshin si deshmi historike se c’po i punojne vendit tone menazhimi kanibalesk i Qeveritareve tane me drejtimin e tyre 20 vjecar sic thote Gazi …….. mandej do shtihen se zjarret kane djegur pyjet…..

  12. Pjer Thomas thotë:

    14 Shtator 2007 @ 8:03 pm

    Ne pergjithesi dibranet jane puntore , e ajo qe me habiti tek filmi ishte liqeni, nje liqen i madh. Nuk e dija se Dibra kishte liqen, ndonse dhe nuk kam qene asnjehere andej.
    Kam vene re se shum emigrante kane hapur faqet/sajtet e tyre duke shenuar emrin e fshatit apo qytetit te tyre, nderkoh qe kete pune duhej ta bente komuna dhe bashkia per fshatin apo qytetin e tyre. Te perjashtojme qytetet e medhaja , ku bashkite kane faqet e tyre, pjesa tjeter dermuese -shyqyr- plotesohet nga inisiativa private te emigranteve. Emigrante qe normalisht duhet te respektohen nga administrata shqiptare , lokale dhe qendrore.
    Do te ishte mire qe keto faqet/sajtet personale por me emrat e fshatrave apo qyteteve, te jepeshin dhe ne gjuhet anglisht e frengjisht.

  13. ados thotë:

    14 Shtator 2007 @ 8:08 pm

    ke te drejte P.Thomas.. aty behet me shume fjale per Dibren e madhe qe ndodhet ne Maqedoni, dhe jo ne Shqiperi..

  14. Godsmack thotë:

    14 Shtator 2007 @ 9:01 pm

    Sa e bukur Tirana naten kur nuk ka drita!

  15. artan thotë:

    14 Shtator 2007 @ 9:19 pm

    Shume te bukura pejsazhet,Nuk kam qene ne Diber po me pelqeu natyra ketu ne keto foto si dhe paraqitja nga Gazment Kerkuti, qe mendoj se eshte edhe nje patriot qe e do vendlindjen,ah sikur politikanet te kishen ndjenjen e Gazmentit, c`fare mrekullirash do te benin per Shqiperine,sepse nuk mjafton nje deshire pa nje vizion,dhe pa aftesi menaxhimi,Ne shqiptaret duhet te dime ti zbulojme thesarert tona qe jane te shumta midis nesh,nje nga keta mendoj se eshte edhe Gazmenti , vertet bukur .. !

  16. artan thotë:

    14 Shtator 2007 @ 9:27 pm

    du te permend nje hipokrizi mashtrimi te Kryetares se Kuvendit JT,kur ne nje interviste ne Top Channal tha pak a shume:
    “….ai qe sulmon rrugen Durres -Kukes nuk eshte patriot ..!!!! ” eshte fjala per afere financiare ,ose me mire denancimet per abuzime (vjedhje me mashtrim te buxhetit te shtetit per financimin e rruges Durres -Kukes )
    Patriotizen eshte te denancosh vjedhjen abuzimin me fondet, te cilat ne vend qe te shkojne atje per te zbukuruar Atdheun me rruge te rendesishme,te mos shkojne ne duart e pseudo patriotve mashtrues si ish ministri LBasha DHE TE TJERE P[OLITIKANE QE I MBULOJNE KETO AFFERE

  17. INA thotë:

    14 Shtator 2007 @ 9:51 pm

    “Earth provides enough to satisfy every man’s need, but not every man’s greed.” Mahatma Gandhi

    Pamjet jane te mrekullueshme, vetem se me vjen keq qe mund t’u “vije rradha” dhe atyre vendeve. Po u hapen hotele e restorante iku e vate ajo pune. Njeriu eshte “prodhuesi” me i madh i plehrave, aq me teper atje ku mungon kultura e pastertise se mjedisit etj, etj…, qe ju i kuptoni vete.

  18. teo thotë:

    15 Shtator 2007 @ 2:18 am

    sa liqene ka lura 7-8 ja 20. une jetoj ne minesota qe ka nja 20mije kshu qe mos u krenoni kot me keto foto se keto liqenet e lures i mbaj mend pe ne klase te pare qe na kane buhavitur koken .rrezik jane te vetmet liqene ne shqiperi pervec ohrit dhe ca kenetave .lol.

  19. teo thotë:

    15 Shtator 2007 @ 2:20 am

    corovoda mrekullia vete???? po po po ma heqin petllen keta japonezet

  20. INA thotë:

    15 Shtator 2007 @ 2:51 am

    Minnesota eshte nja dhjete here me madhe se Shqiperia o teo, 225,365 km2, dhe ato liqenet nuk jane 20,000, mos i keqinformo njerezit, jane me pak se 10,000. Pastaj, natyra nuk ben gabime te atij lloji, i jep secilit ate qe mund te mbaje.
    Eshte e veshtire te udheheqesh nje vend si Shqiperia me kaq liqene sa ka, imagjino te kishim nja 1,000 cdo behej.

  21. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    15 Shtator 2007 @ 2:58 am

    O Teo, po ne Minesota jetoke ti…. edhe e deklaron? Pa ta bere syri terrt?…. Hajt mo…. jo per gjo, por me kujton nje histori me lab, qe pyeti nje fusharak (s’po jap detaj ketu): nga te kemi? Nga XXXX, i thote ky i fushes. E mo u merzit a i vrare, se i ka jeta keto…. i tha labi.

    Shkurt muhabeti, kur s’di gjo, rriji b…. siper e mos fol. Ja, sa per ta fillu, eT nuk eshte ne Japoni…. te rre syni ndonjehere…. te tjerat vijojne…..

  22. system32dll Shkruaji mesazh privat thotë:

    15 Shtator 2007 @ 3:03 am

    O Teo qetesohu lal se e dime qe vendi ku jeton ti eshte me i bukuri ne bote vetem ti qetesohu.

  23. blete Shkruaji mesazh privat thotë:

    15 Shtator 2007 @ 3:04 am

    me kenaqen keto foto. para disa vjetesh ka qene ai fotgrafi tjeter Aurel Duka, i cili me nxiti interesin per ato ane te Shqiperise qe ndryshe nuk do t’i kisha pare ndonjehere.
    strategji e mire reklamimi, vurini fotot si panorame ne kompjuteret tuaj qe te terheqin vemendjen e turisteve vertet “te jashtem” dhe te mbipopullojme atdheun me turiste (e vetmja industri qe funksionon) pastaj i bejme peticion qeverise te shkrije Ministrine e Turizmit.
    pune te paqme Gazmend.

  24. trax Shkruaji mesazh privat thotë:

    15 Shtator 2007 @ 4:23 am

    Mbase eshte kompjuteri im, po un s’po shof ndonje foto kaq per te lene mendjen. Megjithate duhet ta duam atdheun!!! ;)

  25. INA thotë:

    15 Shtator 2007 @ 4:59 am

    C’ti besh, keshtu eshte kur ke shume, leme dhe do ti, prape na ngelen.

  26. preparat Shkruaji mesazh privat thotë:

    15 Shtator 2007 @ 8:40 am

    Dikush me sy më të mprehtë, mbase trax, a mund të më thotë nëse pamja kryesore në ballë të faqes i duket jo-natyrale, dmth e photoshop-uar?

    Nuk është se i heq shumë vlerë, po mbase do ishte më mire sikur të kishte përdoror një nga fotot që paraqet në rubrikën “Fotografi”.

  27. artan thotë:

    15 Shtator 2007 @ 8:45 am

    Ceshtje shijes,gustosh veshtire se mund te kene te gjithe nje mendje..prandaj ajo qe ste pelqen ty me pelqen mua..divesiteti eshte bukuria e botes ..

  28. SKY thotë:

    15 Shtator 2007 @ 9:02 am

    Menyra me e mire per te dashur atdhene eshte te investosh, te investosh ne atdhene tende.

  29. preparat Shkruaji mesazh privat thotë:

    15 Shtator 2007 @ 9:10 am

    Përshëndetje Artan - mendoj se m’u përgjigje mua. Jam i të njejtit mendim me ty mbi ndryshimshmërinë e vlerësimeve estetike; nuk po bëja një gjykim vetjak cilësor të fotos. Thjeshtë doja të thoja që kur kur ke në dorë shumë foto të cilat i ke marrë vetë, pse të përdorësh një foto në ballin e faqes që ngjan shumë me një stock photo.

    Nu dua të them që faqja është e keqe, thjesht që mund të jetë edhe më e mire.

  30. nanuka thotë:

    15 Shtator 2007 @ 11:21 am

    emigrant — e ke qare komentin, nuk ka si ngjit me mire.
    Te lumte dora:).

    Respekte!!!

  31. DJ Menny thotë:

    15 Shtator 2007 @ 11:28 am

    Faleminderit “peshku” qe me dhe mundesine ti shfaq keto fotografi, faleminderit edhe ju qe me komplimentuat pune. Nuk jame fotograf profesional, jam nje amater i thjeshte, i kame bere keto galeri sepse e dua vendin tim, e dua shume! dhe shpresoj qe 1% te kthehen kokat tek investimi dhe ruatja e kesaj bukuri natyrore. Nuk them qe shqiperia eshte e pare per bukuri natyrore…por JAM BINDUR qe nuk ishte edhe e fundit. Kete mendim e mora pasi pash pakes boten. Kur isha ne Diber mendoja qe eshte zora qore e rruzullit tokesor…shume gabim isha…dhe mendoj se na ka denuar toka/vendi jone per mos ruatjen e vlerave te saj. Tani qe bredhi neper rruget e botes…krruaj koken dhe me vine keto mendime te turbullta…qe as xhaxhi im qe 40 vjet eshte ne mergim nuk me jep pergjigje. Me shume qe me vret eshte fakti se cte bej per vajzen time 2 vjecare qe kam!…apo ta risi ne gurbet apo ne Shqiperi…dhe vazhdoj kruaj koken :) Nuk dua te dakordohesh me mendimin tim, eshte thjesht nje ndjenje personale. Ndersa sa per editim apo fallsifikim te fotografive, je gabim. Nuk kame perdore asgje te rejshme… vetem kame bere uljen e rezulucionit nga 3 000pix ne 300 per mos ngarkuar webfaqet. I kam te gjitha fotografite origjinale kame bere edhe video te cilen do ta publikoj me vone ketu tek “peshku” nese me lejohet…

    Kufite ndrojne cdo 100 vjet, thone pleqte
    Dibra e Madhe ka qene dhe do jete Shqiperi !

    GK

  32. tungu thotë:

    15 Shtator 2007 @ 12:38 pm

    veshtire se mund te gjesh foto kaq te bukura atje ku jetojne emigrantet shqipetare,u cmallen dhe ka rrezik ti hipin avioneve dhe te nisen[te emigrojne]per ne diber por ce do se te gjithe dibranet kane zbarkuar ne Tirane dhe kane pushtuar tokat e tironsave.Une po nisem sot me ndonje furgon per ne Diber mos pushtoje ndonje bukuri te rralle atje.

  33. preparat Shkruaji mesazh privat thotë:

    15 Shtator 2007 @ 12:58 pm

    I nderuar Gazmend,

    Komenti im më sipër nuk ishte asnjë lloj akuze për fotot e tua - të gjitha duken që janë natyrale. Kisha vetëm një pyetje mbi nje foto, atë në ballin e faqes, e cila shpjegohet me uljen e rezolucionit.

    Punë të mbarë dhe falenderime.

  34. djmenny Shkruaji mesazh privat thotë:

    15 Shtator 2007 @ 2:48 pm

    Per Tungun: Une mendoj se do vjen koha qe te kerkojme periferine “suburban life” Pastaj nese behet “Rruga e Arberit” Dibra do te jete 1:45 minuta nga Tirana. Ndersa Lura me nje rruge pak me te mire behet edhe per 3 ore. Pse jo te mos kalosh vikendin ne nje lum te Dibres duke peshkuar apo nji kamping ne Lure.
    -
    Per preparat: Ohhhh, po ketu ke te drejte!
    Kjo eshte fotografi e illustruar origjinale e webfaqes qe kame blere
    pra kur e kame blere web desingun e dibra.org, kjo ishte ne krije…dhe mua me ka pelqejt cdo here, ashtu e thjeshte sic eshte :)

    Por PO ke te drejt ketu!
    une mendova se per ato te Lures
    sepse kete kritike e kame pranuar disa here
    njerezit mendojne se une i kame bere keto fotografi diku tjeter …e jo ne shqiperi, ose i ka improvizuar…etje

    Ahhh e kam ne plan te bej dicka ne flash, qe 4-5 fotografi te routullohen ne ate vend ku ehste edhe kjo fotografia (ballina ne dibra.org)
    por sic te thash nuk jam expert i Macromedise dhe :(
    por… gjikimi eshte me vend. Do perpiqem te bej ate ndryshim!

    Faleminderit Tonny per kohen qe me shkruajte
    vazhdojme>

    Menny

  35. teo thotë:

    15 Shtator 2007 @ 7:51 pm

    INA e paske bere google minesoten me cpo shikoj.ajo fjalia e fundit (te udheheqesh….)nuk ka ndonje kuptim.nuk e di se ca do te thuash.dhe sa per natyren ajo ska te beje fare.Zoti eshte ai qe i ndan gjerat dhe dhe e keqja eshte qe me beri mua nga shqiperia….

    Trax ajo fotua e atij liqenit me ngjan me nje rezervuar qe kam aty afer shpise.

    Emigrant lere me keto histori nga fshati.ti duhet te jesh gjenerata e plakur qe tregon akoma histori me labe e fshatare..po..po

  36. INA thotë:

    15 Shtator 2007 @ 9:43 pm

    Teo,
    I had to take american history and geography in college.
    About the last sentence, never mind.

    Sa per ty qe Zoti te beri nga Shqiperia; mendoj se Zoti qenka shakaxhi i madh!!

  37. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    15 Shtator 2007 @ 9:56 pm

    teo, qe kur te jesh plak eshte krim, dude? Apo ashtu e keni andej nga Minesota?

    Nejse, meqe me the plak, po te tregoj nje tjeter me pleq, po mqse ato me leber e me shqiperi i ke bezdi, po ta sjell me tre plaka amerikane, dmth “The Golden Girls”. Nuk di a e cfaqin nga Minesota…. jo per gje po ajo Blenshi qe ja keput qorres gjithnje eshte prej andej…. Ta kete uji thua? Pi “Dasani” derman, se kushedi c’del….

    Tani sa per te shuar kuriozitetin, po te vec te blogu im, e ke nje foto mu ne balle fare, se une sikur s’ma ka qejfi te fshihem, as me “syfet”, as me llagap. Ajo foto eshte e nja tre mujave me pare… ja keshtu, o shqiptar i Minesotes… S’ta ka fajin Shqiperia, po jepi drejtim; ne u ankofsh per pune nacionaliteti edhe ne USA, s’te ka mbetur vend tjeter, vec Henes….

    Dhe e fundit, kur e ke alergji Shqiperine, pse viziton blogje shqiptare si peshku?

  38. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    15 Shtator 2007 @ 10:00 pm

    Sa erdha thashe te shof pak Shqiperi, me vrap e te Peshku, dhe je i detyruar te shohesh Teo-lliqe. Pune muti!!!
    Apo me ket emer je edhe ti si ata himarjotsit qe zderhalleshin neper Pesh para cakohe duke thene qe as Himara as Petro Marko nuk jane shqiptare?

    Lazzarone!!! :( :(

  39. ados thotë:

    15 Shtator 2007 @ 10:21 pm

    haha minnesotta…..there is a good french joke about minnesota’s girls

  40. Blendi Shkruaji mesazh privat thotë:

    16 Shtator 2007 @ 1:28 am

    emigranto:
    Blanche ishte ajo “tipi i levizshem”. Debilja nga Minnesota ishte Rose.
    “One time, my uncle Olaf…” :D

  41. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    16 Shtator 2007 @ 3:34 am

    Blend, lere se i rashe me qafe Blenshit kot…. ke te drejte. Vec interesant, si e shpjegon ti qe pikerisht ajo “bishtlujtmja” te ngelet ne mend? ;) :D

    PS me kujton nje skene filmi italian per dike qe bente nje prove te psikanalisti; ky i fundit i bente shoqerim ideshe, psh i thoshte:
    - Femer
    dhe merrte pergjigje:
    -Sofia Loren.

    Vazhdimi:

    - Shtrat
    - Sofia Loren
    - Muzg romantik
    - Sofia Loren
    - Dite e zakonshme
    - Sofia Loren
    - Autobus
    - Sofia loren
    - Tank
    - Sofia Loren
    - Llogore….
    - Sofia Loren :D :D

    Meqe ra fjala, jam shume i sugurte qe njera nga ato grate e golden girls (jo nga MN) quhej vertet Sofia.

    Gjithashtu, ne Mineapolis (St Paul) kam qene tre-kater here ne konferenca, dhe mu be “prifti gomar” qe i thone… nuk di pse…. Bej dhe shaka, se midwesti eshte krejt OK (c’mund te thote Llukani per Cikagon s’e di); thjesht irritohem per perbuzjen e hapet ndaj Shqperise nga shqiptaret, te cileve nuk u kerkohet patriotizem koti, por vetem nje fare “fairness” ne gjykim, pra “common sense”. Jam une po i njejti qe ne nje tjeter teme po sot thashe se po te ishte Shqiperia si Kroacia, do merrja qe neser nje bilete pa kthim per Rinas.

    Me nje fjale, dua thjesht asgje me teper se urtesia popullore qe thote: “haleja ime eshte hale, por eshte e imja ama!”

  42. Arber Cepani Shkruaji mesazh privat thotë:

    16 Shtator 2007 @ 9:21 pm

    Besoj se Teo dhe z.Gazmend perfaqesojne dy anet e Shqiperise se sotme….. Nuk eshte e veshtire te kuptohet se cfare ane perfaqeson njeri dhe cfare ane perfaqeson tjetri…..

  43. teo thotë:

    16 Shtator 2007 @ 11:23 pm

    pse shikoj peshkun? kuriozitet…!!vetem mundohem te kuptoj se ca thoni.kam nja 16 vjet qe kam ikur nga shqiperia dhe mundohem te njoh karakterin e shqiptareve (included yours).eshte interesante!!

  44. teo thotë:

    16 Shtator 2007 @ 11:26 pm

    never been back…!!!

  45. anonymus thotë:

    17 Shtator 2007 @ 12:30 am

    teo thote:
    never been back…!!!

    Well, that explains a lot.
    Juve qe nuk shkoni ne Shqiperi dhe e mbani kete si medalje jeni vertet per te ardhur keq! Jeni per te ardhur keq se i mohoni vetes nje nga kenaqesite me te medha ne jete; ate te te ndjerit ne shtepi, te kuptuarit qe i ke munguar njerezve dhe qe (disa) njerez vertet i ka marre malli per ty.
    Degjome mua Theodhor, shko ne shtepi se do te te pelqeje.
    Sigurisht nese i ke letrat. Nese jo, dyfish keq me vjen per ty.
    Me te mira. Dhe mos e harro shprehjen lapidare shqiptare: I joti mishin t’a ha, por kocken t’a ruan.

    P.S.
    Nje shoku im reciton nje rime te vogel: Duji t’tujet, dhiti t’hujet.

  46. krasta krau Shkruaji mesazh privat thotë:

    17 Shtator 2007 @ 12:32 am

    Teo kot po futem ne diskutim, po ti duket se e njeh Shqiperine vetem nga interneti…
    Nejse secili ka zgjidhje te tij dhe mund te pelqesh ose jo nje pamje, kjo nuk ka rendesi, por nuk ke pse tallesh me ata qe e pelqejne kam parasysh “kot mburreni” … Nese mua e te tjereve na pelqejne liqenet e Lures ndersa ty ato te MN, ok ska problem…
    Tani info gjeografike…
    Shqiperia ka kater liqene te kategorise te medhej…
    Nder te cilet Ohri nje nder 6 me te vjetrit ne bote, me peshkun unik Koran (e shef qe se gjen ne Minesote), vendlindje e qyteterimit Ilir, me te lashtin qytet te Enkelaneve… ndryshe quhet Lyhnida (Liqeni i Drites) eshte nje nder me te thellit ne Evropi (me duket) dhe padyshim nje nga me te bukurit…
    Presa e Madhe dhe e Vogel, liqene karstike te thjeshta, mjaft te bukura, fatkeqesisht ashtu si Ohrin per shkak te kufijve i ndajme me shtete te tjera… Diku ne prespe ndodhet nje manastir i ndertuar mbi nje ishull guri… krej e papare (ska ne MN)
    Liqeni i Shkodres, liqen me siperfaqe te madhe shume i vecante…
    Liqenet e Lures me sa di jane karstike dhe akullnajore… dy prej tyre ai i Zi dhe ai i Zambakeve jane shume te vecante… Natyre e ka bekuar kete zone me nje klime te vecante riperteritese per shpirtin dhe per trupin, nje nder vendet me bukuri te vecante…
    Vec ketyre shqiperia ka qindra liqene te vogla akullnajore, karstike dhe artificiale, te gjithe me nje bukuri te vecante…Per me shume te rrethuar me nje histori guresh qe per MN, nuk besoj qe e gjen vec se ne Librat e Main Rid…

    Emigrat gjynaf qe se kam pa ket filmin me blanche :D

  47. teo thotë:

    17 Shtator 2007 @ 5:43 am

    Ina!! u right never mind!!!

  48. teo thotë:

    17 Shtator 2007 @ 5:46 am

    Krasta krau !!! mire thua , kot futesh ne diskutim.. i feel you bro..

  49. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    17 Shtator 2007 @ 6:23 am

    Kraste, po te them ca shprehje folku:

    - daullet bien per ate qe ka veshe.
    - nuk di dhia c’eshte tagjia.
    - nuk behet stan me lepuj.
    - ai stan ate bulmet ka.
    - o mendje me hengesh mune, me ke llafosem une.
    etj etj etj….

    Kraste, optimizmi yt, qe gjen nje shprehje te shkelqyer edhe ne besimin qe raste te pashpresa si pune e ketij teos mund te rigjenerohen, pra pozitivizmi yt & mirebesimi me ngroh shume; jo per gje, por se them qe ai vend atje ne ate gadishull te flamosur, mbase edhe do behet. Jane njerez si ty apo strangeMAN-i, qe ma japin ate shprese. Por ti mos u konsumo shume, si dhe ne ate rastin tjeter me ata qe shanin Kadarene, me fenomene “njfaqeshe” si ky teo. S’ja vlen, s’eshte eficiente. Keta tipa jane sic ta thashe, njedimensionalsh; nuk kane thellesi, i terrorizojne dhe kontrollojne 100% stereotipet. Ky rrezikzi e ka te sigurte me veten e vet qe ato 28,000 km katrore jane nje genetic pool i privuar nga aftesia per te prodhuar dicka me vlera. A nuk e sheh si flet, pa elementin me te vogel te humanizmit, duke e vene veten ne nje nivel me UFOT, “desha tu njoh karakterin” thote minesotsi (o tempora, o mores!) dhe jam gati te besoj qe ato 16 vjete pa ardh ne Shqiperi (qe ne fakt ben sh. mire te mos vije kurre) i mban si medalje krenarie, qe medemek e ka harruar duhmen e bushmeneve qe vegjetojne atje dhe ka marre ajrin iluminues te minesotes…. Oh brother! vertet rast i mire pothuaj me vlera klinike per te pare ku shkon debil-lleku nejrezor.

    Per te vazhduar thenien e Kadarese qe idiotizmi francez dhe ai shqiptar ngjajne, do thosha qe edhe ai amerikan s’u mbetet pas, sidomos ai i minesotes… lere lere c’eshte.

    Kraste, kot lodhesh!

  50. INA thotë:

    17 Shtator 2007 @ 7:13 am

    Fjale e re ne Webster’s Dictionary;

    teo = see unpatriotic, lack of character, infectious with negativity.

  51. artan thotë:

    17 Shtator 2007 @ 7:28 am

    Teo is a common misspelling ..for tea,

  52. The_Burrel thotë:

    17 Shtator 2007 @ 2:15 pm

    kush jan disa ketu qe permendin Luren si toke te dibres~?
    Lurjanet kan qen dhe mbeten Matjan , dhe Lura po ashtu eshte toka e Matit.

  53. anonymus thotë:

    17 Shtator 2007 @ 3:39 pm

    O The_ Burrel! Lura mund te jete historikisht pjese e krahines se Matit (qe eshte shume ndryshe nga “toka e Matit”), por ka nja 60 vjet qe Lura ben pjese ne rrethin e Dibres.
    Keshtu qe ne (kush jane disa) qe nuk i kemi gjyshnit nga Mati, te na falesh qe vemi sipas “librit te gjeografise” dhe “moti sot dhe neser”, qe jane pak a shume te vetmet raste kur ne shikojme harten e Shqiperise.
    Me te mira.

  54. eT thotë:

    17 Shtator 2007 @ 3:48 pm

    http://www.maplandia.com/albania/mat/shkopet/

  55. lule thotë:

    17 Shtator 2007 @ 6:06 pm

    Teo, me fal po une s’te kuptoj hiç ty. Te ndihesh inferior se je Shqiptar??? Ketu ne Amerike dine vetem qe Shqiperia bie nga Europa dhe presidentin Bush e priten me lule se e duan shume popullin amerikan. Keshtuqe opinionet i ke pozitive persa i perket origjines, tani inferioritetin gjeje tek personi jot, ndoshta i tille je s’ke bërë hajër.
    Kemi peisazhe te bukura s’ke çi thua :-)

  56. Idris thotë:

    17 Shtator 2007 @ 6:51 pm

    C’kini me Teon.Ai thote vete qe ka 16 vjet larg dhe s’ka me kthim prapa.
    Le te ziun ,shyqyr qe s’ka harruar shqipen.Edhe kaq nuk eshte pak per nje patogjen qe ka harruar (ose fshehur) kartelen ne Shqiperi.Kujdes THEOTAQIS! Jo Theodhori.

  57. gjini thotë:

    2 Nëntor 2007 @ 9:43 pm

    te mohosh identitetin tend, je i demshem per te gjith.-or teoo.-

  58. AFRIM thotë:

    2 Nëntor 2007 @ 10:15 pm

    O teo…. shyqyr qe ne SHQIPERI besoj dhe deshiroj qe te jesh i vetmi qe te kesh keto idee per vendin tone (forse il tuo no)sepse flet sikur te ishe shka(serb).Edhe une si gjithe SHQIPETARET qe jane neper bote kam 15 vjet qe jam larguar, por mezi pres pushimet qe ti kaloj ne ATDHEUN tim,prane familjes time,te afermive te mi dhe shoqerise.Jam dhe kam nderin qe jam SHQIPETAR.Po prinderit tu i mohon????jazek

  59. Astriti thote ;. thotë:

    2 Dhjetor 2007 @ 2:20 pm

    Shqiperia eshte sa nje kopesht, dhe kopeshtin kur e mbjell me lule lulezon kurse kur e le pa punuar te shajne te ofendojene, se cdo shqiptar eshte shume punetore dhe shume i zgjuar por nuk duhet te jete per vend te huaj por per vendlindje, dhe kur nuk eshte mundesia, te pakten fol fjale te mira. Mua me pelqen dhe e dua fort atdheun tone dhe i pershendes te gjithe ata qe folin dhe e duan mire atdheun tone, dhe cdo njeri duhet te marre dhe te thote fjalet me te zgjedhura dhe me te mira te vendit tone se nuk ka pyll pa derri keshtu qe dhe vendi jone mund te kete shume gjera qe i mungojne por duhet ti flasim vetem ata te bukurat qe ka se nuk na do asnjeri mire keshtu qe te mbetat te mos ia tregojme askujt pamvarsisht qe ka pak nuk ka shume por te mirat ti marrim per baze . Sa me mer malli per ATDHEUN por te pakten cdo 3 muaj shkoj atje pane tij , se me te vertete ndodhemi larg tij dikush nga halli dikush me shkollen dikush me pune por sduhet ta harrojme kurre .

    Jam shume i lumtur dhe shume krenar
    qe e ndjej veten shqiptar
    ate kame MEMEDHE
    atje do vdes atje kam le

    Per sa i perket LURES ajo dihet boterisht dhe jo se jam une nga lura ose nga arrmolla me mire nje fshat poshte lures me thane, dihet qe eshte nje vend shume terheqes dhe shume i bukur , dhe kete ta dini se kush nuk viziton luren nuk viziton boten dhe per hollesi te me tejshme shpejgimet dhe shikmet behen ne praktike kur te jeni prane tij .prandaj qe nuk me shkon te lavderohem me vete se do e lavderoni me shume ju kur ta shikoni LUREN

    MOS HARRONI DHE NUK VIZITONI LUREN . *-ASTRITI-* xhem. Buci

  60. october Shkruaji mesazh privat thotë:

    2 Dhjetor 2007 @ 4:26 pm

    po perpiqesha t’ju dergoja ca foto te tjera nga Lura, por me kot. Nejse une per here te pare e kam vizituar kete vit, pamja dhe natyra magjepese, njerezit mikeprites kurse rruga le shume per te deshiruar….
    Ju uroj nje udhetim sa me te kendeshem per atje…….

  61. nazmiu thotë:

    2 Dhjetor 2007 @ 11:20 pm

    Kam lindur dhe rritur ne Lure. Nuk me vjen te flas apo te lavderoj Luren se sic e dime asnje nuk flet keq per vendlindjen e tij. Por Lura eshte nje nga perlat e rralla qe ka fale natyra prandaj kete duhet ta pranojme dhe te mburremi te gjithe shqiptaret ne rast se e duami sado pak njeri tjetrin. Eshte e vertete qe sot per momentin qe po flasim qe jemi dhjetor 2007 Lura ka shume per te thene ne lidhje me infrastukturen dhe per rrugen qe do udhetosh per ne Lure por sic e dime sot per sot kete po e vuan e gjithe Shqiperia. Lura me klimen me pozicjonin e saj gjeografik me mrekullite e saj qe i ka fale natyra eshte dhe do jete jo vetem per nje turizem te rralle por do sherbeje edhe per sherime te semundjeve te ndryshme per njerez qe vuajne nga azma nga mushkerite etj.Ne Lure turizmi mund te jete jo vetem veror me liqenet, me gjelberimin e saj te pafund,me kullota dhe pyje te papara por ne Lure mund te behet edhe nje turizem dimror per ski.Gjithashtu Lura permendet edhe per pasuri te medha nentoksore.Nje fjale kisha per te thene per te gjithe emigrantet sidomos Amerika eshte e amerikaneve Gjermania e gjermaneve Italia e italjaneve Greqia e grekeve e keshtu me radhe kurse ” SHQIPERIA ESHTE E JONA PRA E SHQIPTAREVE” prandaj mesazhi im eshte qe te gjithe ne emigrantet dhe te gjithe shqiptaret kudo qe jane brenda dhe jashte shqiperise se po nuk dashte veten mos prit te na duan te tjeret.Pra do dhe duhet te jemi ne te paret ata qe duhet te mendojme per atdheun per ta ndertuar ate per ta respektuar dhe per ta bere ate qe te na kene zili te gjithe pra KTHIMI YNE NE SHQIPERI ESHTE I DOMOSDOSHEM MOS TE BEHEMI ZILI E VENDEVE KU PO NA PINE DJERSEN PER UJE DHE GJAKUN PER VERE. SHQIPERIA ESHTE DJEPI QE NA KA LINDE DHE DUHET MOS TA HARROJME KURRE FJALEN ”MEMEDHEU QUHET TOKA ATY KU ME KA RENE KOKA”

  62. DIBRANI 2006 thotë:

    22 Dhjetor 2007 @ 4:59 pm

    Me kane pelqyer foto nga Gazmendit ok ndoshta ndonje dite te fotografojme se bashku sepse edhe une kam ca foto e mija m bashkamgjitur neper forume.
    sukses.

  63. Zenel Vata thotë:

    12 Janar 2008 @ 12:11 pm

    Per ato qi sdin historin eLurs.
    Lura ka qan Bajrak i pare n’Mat edhe ne shum luftna heroike Lura i ka pri Matit si bajrak i par. E drejta duhet than se Lura ka pas menjanu ma shum me Matin sesa me Dibren.
    Ene ni kang e vjeter thot: Zenel or Zenel Vata si mi rujte pushkt e gjata prej Shkopeti deri n’Lur ke shkul pashen me gjith gjur.

  64. ariki thotë:

    13 Janar 2008 @ 2:02 am

    Lura eshte e bukur por me duket se eshte e Dibres ha ha ha (me fal )

Burim RSS për komentet · TrackBack URI

Shkruaj një koment (login)


Peshku ruan të drejtën të fshijë ose zbehë komentin që po dërgoni, sidomos nëse:
1) komenti fyen autorin, komentuesit e tjerë apo persona publikë
2) komenti është jashtë teme
3) komenti është shumë i gjatë
Nuk kemi qejf të censurojmë askënd, por ama diskutimet në faqe duam t'i mbajmë civile dhe të sjellshme.