Identifikohu



Regjistrohu

Ismail Qemali, gjjimnazi, xhungla ku mbijeton me i forti

Kreshnik Loka, Silvi Adhami
Gazeta shqiptare

Një tjetër ditë me vonesë. Zgjim alarmant i shoqëruar me protestën e flokëve, që refuzojnë të marrin një formë të pranueshme. Edhe një mëngjes me një pikëpyetje të madhe…. Çfarë do të vesh sot??? Teksa truri përshkon me një shpejtësi marramendëse inventarin e dollapit tënd, në fund, si çdo ditë tjetër vendos të veshësh uniformën e shkollës. Armatosesh me tonelata të tëra xheli, për t’i bërë ballë oponencës së flokëve. S’ka rëndësi sa vonë je, e rëndësishme është të mos trembësh shokët e klasës me pamjen tënde shokuese. Kap çantën e harruar nga koha në një qoshe të errët të dhomës dhe fillon maratonën e përditshme për të kapur orën e parë të mësimit. Vrapon si shigjetë, merr përpara ç’të gjesh, burra, gra, pleq e fëmijë, në emër të këtij qëllimi fisnik. Megjithëse për të qindtën e sekondës gjendesh shumë pranë objektivit, sheh nga afër dorën makabre të rojës të të përplasë derën në fytyrë. Edhe për sot, trafiku i rënduar do të jetë justifikimi i radhës, pavarësisht se shtëpia jote ndodhet vetëm tridhjetë e pesë sekonda larg shkollës. Kur këmba shkel në oborrin e shkollës, mendja shkel në një zonë të minuar. Çdo hap është një bombë, gati për të shpërthyer. Një hap i gabuar dhe çdo gjë rreth teje mund të zhduket pa nisur akoma. Gjimnazi, një xhungël e vërtetë ku zhvillohet një luftë e përgjakshme për mbijetesë. Si në çdo xhungël, e nis si pjesëtar i hallkës së fundit të zinxhirit ushqimor me shpresë për lart e më lart. Asnjë nuk i ka shpëtuar shënjestrës së një grabitqari. Këtu bëhet diferencimi që të shoqëron për katër vjet. Dikush nxjerr kthetrat për të kundërsulmuar, të tjerë dorëzohen pa bërë rezistencë. Kjo përcakton kush do jesh. Kjo përcakton në cilën hallkë të këtij zinxhiri do bësh pjesë. Do jesh i forti, servili i të fortit, apo preja e të fortit. Megjithatë, ekzistojnë ata që i rebelohen kësaj hierarkie dhe përpiqen të mos influencohen nga paragjykimet sipërfaqësore të moshatarëve të tyre. Muret e shkollës i japin formë njeriut që po rritet brenda teje. Tani, nën presionin e kësaj xhungle është momenti i duhur për të shfaqur individualizmin tënd. E rëndësishme është që edhe në ditët më të errëta të gjimnazit, kur ndihesh i lënë mënjanë, i pavlerësuar, viktimë e një komploti të botës kundër teje, të besosh që ka gjithmonë dritë në fund të tunelit. Shpreso të mos jetë treni. Gjimnazi mund të të zhgënjejë, por gjithmonë do kujtohen me nostalgji të qeshurat në bankën e fundit, frika se mos të thirret emri për ushtar në orën e radhës, banka me emrin tënd të gdhendur në shenjë pronësie, të dridhurat që përshkojnë trupin nga ankthi i kapjes në flagrancë me një fletë ilegale poshtë karriges në orën e fizikës “nukleare”. Jeta është një sekuencë kujtimesh. Gjimnazi do mbetet në memorien tonë si diçka e shtrenjtë, ku për herë të parë kemi takuar njeriun që do bëhemi kur të rritemi. Jeta pas shkollës së mesme është një kohë e gjatë. Mund të fajësojmë rrethanat, fatin, vendimet e gabuara, ose mund të ngremë krye dhe ta kthejmë gjimnazin në një shkollë jete. Lotët e derdhura në bankat e zhgarravitura me korrektor, janë një etapë e pashmangshme fëminore, që do na kthejnë në njeriun e së ardhmes. E shkuara iku, e ardhmja është e panjohur, ndërsa e tashmja është arma jonë për të pasur një të kaluar të paharrueshme dhe një të ardhme të shndritshme. Kur të shkelim për herë të fundit në dyert e shkollës, çdo kujtim i hidhur do fshihet dhe mendja do vlerësojë për herë të parë, njeriun e ri që doli nga dera e shkollës “Ismail Qemali”.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

43 Komente »

  1. anonim thotë:

    2 Prill 2008 @ 2:15 pm

    C’ishte kjo ?

  2. Moza thotë:

    2 Prill 2008 @ 2:18 pm

    Kjo ishte per te na heq pak mallin per Anila Bashen, se kishim ca kohe pa e cu neper mend qe ju befsha kurban !

  3. akvll-naja Shkruaji mesazh privat thotë:

    2 Prill 2008 @ 2:21 pm

    hahahahahahahah! titull alla gazeta shqiptare për një hartim mëse të respektueshëm. thash ça paska bo vaki te IQ, mos o Zot!…

  4. Blendi Salaj Shkruaji mesazh privat thotë:

    2 Prill 2008 @ 2:22 pm

    titulli abraziv eshte s’ke c’thua, po mua pasi kalova gjysmen me pelqeu, dhe thash, he mo se dhe peshqipt kane qene gjimnazista… ;)

  5. sania thotë:

    2 Prill 2008 @ 2:25 pm

    o anonim brazilian, pse na terheq vmenjen o lla ?
    s’tpelqeu mos e komento e pik !!
    na harxhove 2′ jete :(

  6. swed thotë:

    2 Prill 2008 @ 2:39 pm

    ça paska bo vaki te IQ

    IQ e gazetes shqiptare eshte rrit akllo, ka vajt 21,1 :D

  7. t_red Shkruaji mesazh privat thotë:

    2 Prill 2008 @ 2:42 pm

    Ka vazhdim kjo apo kaq ishte? Ore pavaresisht c’kemi qene e c’jemi, kjo na i hodhi per dritareje edhe aftesine per te lexuar, edhe per te kuptuar, edhe per te kujtuar bashke.
    Sinqerisht po i kthehem serish ketij tipit, shkrimit, d.m.th. Si qenkan dashur dy veta per te corbosur kete “mrekulli”?
    Kerko lidhjen e titullit me shkrimin, hic. (mire, ja e kane bere kastile sa per te hequr mallin e Mozes :D )
    Kerko lidhjen e pjeses se pare te shkrimit (ne kohen e tashme) me pjesen e dyte te tij ( miks lidhoresh, kushtoresh, deshiroresh e deftoresh ne te ardhmen e perparme)….humbi filli fare.
    Deri tani ne kete teme me pelqen ai postimi i pare: (anonim, 2.15.) “C’ishte kjo”?!!!

  8. akvll-naja Shkruaji mesazh privat thotë:

    2 Prill 2008 @ 2:47 pm

    t_red, njëri ka shkruar pjesën e parë në kohën e tashme, duhet të jetë në gjimnaz akoma, kurse tjetri sapo ka dalë dhe do të ndajë eksperiencën e vet me ne. po, po, bashkimi bën fuqinë….

    Blendo, duhet t’i kishe ngjit dhe tagun “24 karat”.:)

  9. swed thotë:

    2 Prill 2008 @ 2:47 pm

    Hihihihi, Sania e T_redi e paskan lexu. hihihihihi. S’shaj dot as adminat, se e kane vone qe ne fillim burimin :D :P

  10. swed thotë:

    2 Prill 2008 @ 2:49 pm

    Njee dhe aklli, u bon gjithsej 6 minuta jete shqiptaresh wasted me gazeten shqiptare :D

  11. Blendi Salaj Shkruaji mesazh privat thotë:

    2 Prill 2008 @ 2:50 pm

    e mo mire se s’ju beri njeri ta lexoni me zor, sa ankesa qe keni, uf amon!! :lol:

  12. akvll-naja Shkruaji mesazh privat thotë:

    2 Prill 2008 @ 2:56 pm

    jo ore, tu rrit nera, se pjesa e parë më shkriu, sidomos me altruizmin e tjetrit që i bo flokët me xhel që mos tremi shokët.:D

    ej, unë humba dy minuta, por fitova psesë duke u shkërrmoq’ gazit. :D

  13. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    2 Prill 2008 @ 2:57 pm

    Qe lala:

    http://www.shqiperia.com/galeria/v/album22/Ismail_Qemali.jpg.html

    Qe lala prape:

    http://www.shqiperia.com/galeria/v/album22/Viti_i_Pare_I_Qemali.jpg.html

  14. swed thotë:

    2 Prill 2008 @ 3:01 pm

    Akllo, neve knej per tu shkermoq gazit kena kryeministrin ene gon llakajn. Naiher edhe koco kokedhimen me emisionin “si te bohesh biznesmen i suksesshmen” :D

  15. akvll-naja Shkruaji mesazh privat thotë:

    2 Prill 2008 @ 3:04 pm

    hahahaha! po ça t’bojm ne emigrantët, qeshim me ç’të na hedhi Blendi…dhe ti, sigurisht. :D

  16. t_red Shkruaji mesazh privat thotë:

    2 Prill 2008 @ 3:28 pm

    Ore Blendi, mire minutat qe na i more, po edhe te drejten per pak ankese ne kohen e shkuar na i hoqe keshtu?!
    Po ti swed c’ke qe qesh, e? Ku e din ti c’ka per te qeshur ai artikull po nuk e ke lexuar? E di, do me zesh prape ne goje burimin qe rri varur qe ne fillim te artikullit. Si i ndricueshem qe je me sloganet, :D si te duket: “gazeta shqiptare - rrit ndjeshem aftesine e lemshllikut”?!
    Ja te shohim sa minuta te tjera do te verdallisen ne kete shkrim (atyre 6 minutave te mia e te akllit shtoi edhe kater te tuat (dy per secilin koment, ose prit, 6 minuta, se paske bere tre komente :D ) edhe mos harro t’i shtosh minuta adminesh, kuriozesh, verifikuesish e replikuesish te tjere.
    Ama me pelqen ai sugjerimi per ta vene tek “24 karat” kete shkrimin, edhe t’ia nismin redaksise perkatese fleten e nderit.

  17. swed thotë:

    2 Prill 2008 @ 3:48 pm

    T_red’o, ket gazeten une e kam merak shume, po nuk e lexoj kurre ne fakt. Kur sjellin adminat nai shkrim te peshku, lexoj tre komentet e para dhe kuptoj qe “hala s’paska nderru stafi drejtus i gazetes”, ene filloj boj muhabet me ju qe e lexoni :)

  18. Moza thotë:

    2 Prill 2008 @ 3:50 pm

    Swedo, kishe nai gja me Anilen ti eee ?
    ee ? :-)

  19. t_red Shkruaji mesazh privat thotë:

    2 Prill 2008 @ 3:58 pm

    Akoma te zyra me internet je ti? Prandaj ben llogje te tilla. Mos duhet te ishe tjeterkund tani? :D
    Edhe degjoje Mozen, se i thashe Aniles i thashe…

  20. Moza thotë:

    2 Prill 2008 @ 4:00 pm

    I thote ajo swedo, e ben per zotin !
    Edhe po tu qep anila, gjej vrime e futut :-)

  21. tropizma Shkruaji mesazh privat thotë:

    2 Prill 2008 @ 4:01 pm

    Skuqka, skuqka faqja. Ja dhe une me ju shoke meqe Moza s’ja vershelleu Njujorkut. Dhe meqe jam ketu, car gazete te blej neser?

  22. Moza thotë:

    2 Prill 2008 @ 4:02 pm

    Blej nai reviste, femra moderne psh :-)

  23. swed thotë:

    2 Prill 2008 @ 4:03 pm

    Hehehehe, ate se bo ajo mi jo :)

  24. t_red Shkruaji mesazh privat thotë:

    2 Prill 2008 @ 4:09 pm

    Tropizme????!!!!!

  25. tropizma Shkruaji mesazh privat thotë:

    2 Prill 2008 @ 4:09 pm

    posi jo, se kam ngel ne fazen paramoderne jo per gje, ose duke u perpjek me shku me pulsin e njujorkut ia kam kalu dhe modernes, ose te dyja, po eshte e sigurte qe nuk jam hic e pershtatshme per shqiperi. po, dua te behem nje femer moderne!

  26. t_red Shkruaji mesazh privat thotë:

    2 Prill 2008 @ 4:11 pm

    Plasi peshku sot mor…Nga ishin fshehur gjithe keta kuqezinj deri sot keshtu? Swed, aha, jo vetem mos i bej bisht pyetjes se 3.58, por pergatitu akoma me mire.

  27. WASU Shkruaji mesazh privat thotë:

    2 Prill 2008 @ 4:12 pm

    Me hile zoti Lame…

  28. tropizma Shkruaji mesazh privat thotë:

    2 Prill 2008 @ 4:14 pm

    hellou tired; tropizma eshte ne kovaleshence memedheu se ka akumuluar shume plumb ne gjak.

  29. Blendi Salaj Shkruaji mesazh privat thotë:

    2 Prill 2008 @ 4:47 pm

    mire te thote zoti lame!!!

  30. shefi kuadrit thotë:

    2 Prill 2008 @ 5:03 pm

    cfare shkrimi idiot

  31. olsib Shkruaji mesazh privat thotë:

    2 Prill 2008 @ 5:09 pm

    Gjimnazi do mbetet në memorien tonë si diçka e shtrenjtë, ku për herë të parë kemi takuar njeriun që do bëhemi kur të rritemi.

    Ismaili im i dashur! Cfare kujtimesh!

    Me emocionoi shume ky shkrim!

    Falminderit autorit!

  32. Ardit Rada Shkruaji mesazh privat thotë:

    2 Prill 2008 @ 5:13 pm

    Ca ishte ky shkrim artistiko-gazetaresk qe e niste me leshin e kokes se nxenesve dhe e mbyllte me afate kohore: e ardhme, e tashme, e shkuar …???

    DUM BABËN! pikë.

  33. olsib Shkruaji mesazh privat thotë:

    2 Prill 2008 @ 5:20 pm

    Ardit Rada thotë:
    2 Prill 2008 @ 5:13 pm
    Ca ishte ky shkrim artistiko-gazetaresk qe e niste me leshin e kokes se nxenesve dhe e mbyllte me afate kohore: e ardhme, e tashme, e shkuar …???

    Po te pergjigjem une!

    Me pak fjale, ky shkrim, eshte shkrimi qe ti s’ke kuptuar hic!

    Ke ndonje pyetje tjeter?!

  34. olsib Shkruaji mesazh privat thotë:

    2 Prill 2008 @ 5:20 pm

    shefi kuadrit thotë:
    2 Prill 2008 @ 5:03 pm
    cfare shkrimi idiot

    Jo me teper se ty!

  35. shefi kuadrit thotë:

    2 Prill 2008 @ 5:29 pm

    Olsi meqe ke zgjedhur rrugen e ofendimit personal pa arsye…a ma thua pse shprehesh ashtu? Se une per vete u kapa me gezaterin qe na ka servirur kete corbe burgu keto, jo me shkollen per te cilen kam kujtime te mira.

  36. olsib Shkruaji mesazh privat thotë:

    2 Prill 2008 @ 5:40 pm

    shefi kuadrit thotë:
    2 Prill 2008 @ 5:29 pm
    Olsi meqe ke zgjedhur rrugen e ofendimit personal pa arsye…a ma thua pse shprehesh ashtu? Se une per vete u kapa me gezaterin qe na ka servirur kete corbe burgu keto, jo me shkollen per te cilen kam kujtime te mira.

    Sa i lezetshem qe je ti?!

    Kur thua “shkrim idiot”… cfare i bie qe te jete gazetari!

    Me duhet te saktesoj se fjala idiot nuk ka dala ne asnje rast nga tastiera ime!

    Une vetem citoj!

    Tani pervec thumbave (me te cilat mund te vazhdoj per sa kohe te duash ti), une po te bej nje pyetje ty dhe te gjithe te tjereve qe i lejojne vetes nje fjalor agresiv:

    Kush je ti “mor burre” qe te thuash “shkrim idiot”?!

    Ca keni qe jeni kaq destruktive?! Hani hithra qe ne pike te mengjesit?! (kete batute e kam perdorur edhe nje here tjeter)

    Beju pozitiv mo lal! Jo keshtu!

    “Idiot” eshte nje fjale shume ofenduese dhe agresive! E kupton apo jo?! Po tani qe e ndjeve mbi lekuren tende… a e kuptove… se sa ofenduese eshte?!

  37. WASU Shkruaji mesazh privat thotë:

    2 Prill 2008 @ 6:13 pm

    Olsib,

    Nje leksion i shkurter zoologjie:

    Dhite e njohura nga shkenca e deri me sotme nuk kane qelluar ndonjehere me sqep. Nuk bejne perjashtim as ato te zgjebosmet.

    Kjo sa per informacion….na falni per nderhyrjen, ju lutem vazhdoni.

  38. momli thotë:

    2 Prill 2008 @ 6:58 pm

    Futja katundit keto gazetaret tone gjej tema kot dhe shkruaj cfare te vjen ne mendje pa lidhje.

  39. olsib Shkruaji mesazh privat thotë:

    2 Prill 2008 @ 9:02 pm

    WASU thotë:
    2 Prill 2008 @ 6:13 pm
    Olsib,

    Nje leksion i shkurter zoologjie:

    Dhite e njohura nga shkenca e deri me sotme nuk kane qelluar ndonjehere me sqep. Nuk bejne perjashtim as ato te zgjebosmet.

    Kjo sa per informacion….na falni per nderhyrjen, ju lutem vazhdoni.

    Faleminderit Wasu! Ne Ishte vecse nje putpuri shprehjesh popullore, per t’u shprehur me qarte.

    Megjithese edhe nuk di te kene egzistuar dhi me sqep, mendoj se mund edhe te kene egzistuar kafshe me trup dhie dhe me koke zogu… tip “centauri”!

    ;-)

  40. shqipe@ou thotë:

    2 Prill 2008 @ 9:08 pm

    OlbiB qenka Don Kishoti i ketyre komenteve; lufton kundra shprehjes se lire se mendimeve mbi artikuj pa vlere. Me duket si thirrje per vemendje.

  41. olsib Shkruaji mesazh privat thotë:

    2 Prill 2008 @ 9:24 pm

    shqipe@ou thotë:
    2 Prill 2008 @ 9:08 pm
    OlbiB qenka Don Kishoti i ketyre komenteve; lufton kundra shprehjes se lire se mendimeve mbi artikuj pa vlere. Me duket si thirrje per vemendje.

    Jam shume dakort me frazen tende te fundit!

    Tani qe u thirre, ki vemendje!

  42. INA thotë:

    3 Prill 2008 @ 1:29 am

    E pse qenkerka shkrimi “idiot”???

    Mos harrojme qe eshte shkruar nga dy adoleshenta; kemi pare shkrime me te keqija nga ata te ashtuquajturit gazetare apo anal-iste! :P

  43. ncuq_ncuq Shkruaji mesazh privat thotë:

    16 Prill 2008 @ 11:12 pm

    artikull yll bote i shkruar nga njerez yll bote …
    p.s nuk e kam shkruar une,absolutisht jo

Burim RSS për komentet · TrackBack URI

Shkruaj një koment (login)


Peshku ruan të drejtën të fshijë ose zbehë komentin që po dërgoni, sidomos nëse:
1) komenti fyen autorin, komentuesit e tjerë apo persona publikë
2) komenti është jashtë teme
3) komenti është shumë i gjatë
Nuk kemi qejf të censurojmë askënd, por ama diskutimet në faqe duam t'i mbajmë civile dhe të sjellshme.