Identifikohu



Regjistrohu

Ish ministri Mediu pretendon poste të reja në qeveri për partinë e tij

Kryetari i republikaneve shprehet se ka ardhur koha qe partia e tij te kerkoje poste ne qeveri. Ai kerkoi gjithashtu edhe riformatimin e koalicionit te djathte.

Balkanweb

TIRANE-Kreu i republikane Fatmir Mediu ka deklaruar se tashme ka ardhur koha qe kjo parti te perfaqesohet ne qeveri. “Ka ardhur koha qe Partia Republikane te vleresoje pozicionin e saj qeverises, ka ardhur koha qe te marrim vendimin qe te përfshihemi ne qeveri. Ne duhet te jemi ne qeveri dhe jo ta marrim kete si dhurate, por sepse na takon dhe kete t’ja bejme te qarte Partise Demokratike”, tha Mediu.
Deklarata u be sot gjate Asamblese se Partise Republikane, ku Fatmir Mediu kerkoi gjithashtu edhe riformatimin e koalicionit te djathte.
“Ka nje marrëveshje per te bashkëpunuar dhe per te vazhduar bashkëqeverisjen, ka nje marrëveshje qe ne te gjithe se bashku duhet te dalim ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Marrëveshja qe ne nënshkruam para ndryshimeve kushtetuese ka te beje me thellimin e koalicionit te djathte qe te ndertojme nje te djatte koherente. Kemi muaj qe kerkojme kete riorganizim te se djathtes”, u shpreh Mediu.
Zoti Fatmir Mediu, kryetar i republikaneve, parti kjo ne koalicion me PD dha dorëheqjen nga Minister Mbrojtjeje disa dite pas tragjedise se Gerdecit. PR, aleatja me madhe e PD sot nuk ka asnje perfaqesues ne kabinetin qeverises.

d.b.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

23 Komente »

  1. Koth thotë:

    25 Prill 2008 @ 3:35 pm

    Ndersa sot ne darke rrezik merret vendimi per ti heq imunitetin Fatmir Mediut !

  2. Blendi Salaj Shkruaji mesazh privat thotë:

    25 Prill 2008 @ 3:38 pm

    A lejohet ta urojme qe tani? ;)

  3. Syribukur Shkruaji mesazh privat thotë:

    25 Prill 2008 @ 3:44 pm

    Kesaj i thone fshati digjet…

  4. Koth thotë:

    25 Prill 2008 @ 3:48 pm

    Verdallosuni neper media aty nga ora 18-19 : 00 se edhe mund te beje vaki . :)

  5. toko thotë:

    25 Prill 2008 @ 3:49 pm

    Pse cuditeni? Ju kujtohet ne fushate Berisha? I tha qe kerkonte te kishte nje qeveri ku anetaret e saj te ishin pa imunitet. Mbase kete kishte parsysh. Heqjen e Imunitetit nje nga nje deri sa edhe atij vete ti hiqet Imuniteti.
    Fjalet dhe premtimet behen vepra. Qeveri me te akuzuar per hajdute

  6. Rob-terneti thotë:

    25 Prill 2008 @ 3:59 pm

    Ky vec te tjerave, qenka shume i trashe.
    Meriton te cohet si perfaqesus i mazhorances ne burg.
    Atje mund ta rrise dhe bazen e te ashtu quajtures parti me republike.

  7. Amazona Shkruaji mesazh privat thotë:

    25 Prill 2008 @ 4:04 pm

    Mediu ka te drejte…

  8. AR31 Shkruaji mesazh privat thotë:

    25 Prill 2008 @ 4:08 pm

    me te “drejten” shpellare te dhespotit sali, ai sigurisht ka te drejte.

  9. eri thotë:

    25 Prill 2008 @ 4:36 pm

    Pas kesaj “miri” te kerkoje dhe deshperblim moral per akuzat qe i jane bere publike neper media.

  10. bledi thotë:

    25 Prill 2008 @ 4:42 pm

    Sipas Top Channel prokuroria kerkon heqien e imunitetit te Mediut.

    Kur doli Mediu sot me deklaraten e tije mendova se mos po i presin ”faturen” ketij, e doli te bej dicka.

    Do jete e forte, se Mediu dhe doreheqien dhe e la koken ne dore te Sales.
    Te shikojme ca do bej Sala dhe Prokurorina e tije.

  11. Liri thotë:

    25 Prill 2008 @ 4:45 pm

    Si nuk i vjen turp ketij qelbesire, ketij krimineli, mbi koken e te cilit vertiten 26 fantazma viktimash te pafajshme qe i vrau ne menyren me mizore? Si guxon akoma ky njeri qe meriton vetem varje ne litar te pretendoje te behet prape minister? Ku e gjejne kurajon keta njerez te pretendojne te udheheqin kete popull?

  12. berberi Shkruaji mesazh privat thotë:

    25 Prill 2008 @ 4:50 pm

    Partise se Mehdiut le ti japin postin e Drejtorit te Pergjithshem te Burgjeve. Keshtu, miqte e tij do ta kene me te lehte ta takojne atje ne biruce.

  13. toko thotë:

    25 Prill 2008 @ 4:52 pm

    Me heqjen e imunitetit Mejdiu behet “eligible” per post Ministri
    Cila ministri eshte bosh Mbase …mbase….. mbase …..Shendetsia!!! meqense Ministri nuk ka shkolle, apo ………
    nejse cilado ministri te jete ai eshte eligible tani qe do ti hiqet imuniteti :)
    Qeveri hajnash

  14. arnautica thotë:

    25 Prill 2008 @ 4:57 pm

    ju kujtohet ajo barcaleta me vasil rucin, pune penalltie, pune kush do ta gjuaje penalltine, etj. FUndi i barcaletes eshte : Kompetenti eshte i mire, neve jemi moterqire. Arnauti, qe popull nuk do behet kurre, nja dy gjona i di. Dhe tani, te dashur fmei, pergjithesoheni barcaleten!

  15. eri thotë:

    25 Prill 2008 @ 5:02 pm

    Mossssssssssss, Ina Rama doli kunder Berishes. Na paska dorezuar ne kuvend kerkesen per heqjen e imunitetit te Mediut! Gjynah,po i bijne ne qafe te shkretit. MORALI i FABULES: “Mos i kerkoni gje Berishes, se ju mundeson takim me Ina Ramen”!

  16. Koth thotë:

    25 Prill 2008 @ 5:19 pm

    Eh !

    Gjunaf ! E hengri Mediu. Hetim penal.

  17. bledi thotë:

    25 Prill 2008 @ 5:20 pm

    Nuk ka dale Ina kundra Berishes, ajo eshte prokurorina e tije personale (varet si eshte loja politike).

    E priten Mediun sa te kalonin ndryshimet kushtetuse, se nje veprim me pare mund te komplikonte gjera, tani Sala eshte i sigurt, fale dhe votes se Mediut.

    Po mos u cudisni, parlamenti qe votoi kundra kushtetutes, te votoj pro Mediut.

  18. Suganuma thotë:

    25 Prill 2008 @ 7:05 pm

    TIRANE - Kryeprokurorja Ina Rama ka deklaruar para medias disa nga shkeljet e konstatuara nga hetimet e deritanishme per dosjen “Gerdeci”. Sipas deklarates se Ina Rames, i gjithe procesi i demontimit ka ardhur ne saje te urdhërimeve te dhena nga ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu dhe shpërfilljes se rregullave qe duhet te shoqeronin ate.

    Konkretisht disa nga shkeljet e konstatuara jane:

    Lejimi I nënshkrimit te kontratave me 2 firma te palicencuara per procesin e demontimit me shkelje te akteve ligjore.
    Perzgjedhja e gabuar e vendit te demontimit duke rrezikuar jeten e personave qe punonin dhe banonin ne Gerdec dhe duke shkelur rregulloren e Misnitrise se Mbrojtjes se vitit 2003.
    Lejimi i shkeljeve te rregullave qe shoqerojne procesin e demontimit duke rrezuluar jeten e personave qe punonin aty.
    Shperfillja te procedurave ligjore te nënshkruara prej tij per demontimin e municioneve.
    Shmangia e Forcave te Armatosura nga mbikëqyrja e mëtejshme e procesit te demontimit.
    Eshte lejuar demontimi i kalibrit te madh.
    Eshte lejuar SAC dhe ALBA DEMIL per dhënien e lejeve te demontimit dhe eksportimit te municioneve.

    Shperthimi ne Gerdec, kryeprokurorja Rama: Perjashtohet pista e venies se zjarrit me qellim, shkaku shkelja e rregullave te demontimit

    ORA 18:30 - Prokurorja e Pergjithshme Ina Rama ka hedhur poshte versionin se shperthimi ne fabriken e demontimit te municioneve ne Gerdec ka ardhur si pasoje e vensies se zjarrit me qellim. Gjate deklarates se saj ne lidhje me hetimet e deritanishme Ina Rama ka deklaruar se eshte konkluduar se zjarri ka ardhur si pasoje e shkeljes se rregullave per municione dhe demontim te tyre. “Pas hetimeve te vazhdueshme, pas shume deshmive dhe ekspertizave ne vendin e ngjarjes ka rezultuar se shperthimi i 15 marsit ne Gerdec ka ardhur si pasoje e shkeljes se rregullave te demontimit”, ka deklaruar Ina Rama para mediave.

    Ina Rama: Ndjekje penale Mediut, shperdoroi detyren dhe shperfilli rregullat e demontimit

    ORA 18:20 - Kryeprokurorja e Pergjithshme Ina Rama ka kerkuar heqjen e imunitetit te ish-ministrit te Mbrojtjes Fatmir Mediu dhe nisjen e ndjekjes penale te tij. Sipas kryeprokurores Rama, hetimet e deritanishme kane treguar shkelje te renda te ish-ministrit Mediu te cilat e sjellin si te domosdoshme ndjekjen penale te Mediut dhe heqjen e imunitetit te tij nga Kuvendi i Shqiperise. “Ish-ministri i Mbrojtjes ka shperfillur procesin e demontimit duke filluar qe nga vendi i perzgjedhjes se procesit te demontimit e deri te nenshkrimi i kontratave me dy kompani te palicencuara per demontim te armeve”, ka deklaruar ne Konference Ina Rama.

    Dosja “Gerdeci”, Prokuroria: Kuvendi te heqe imunitetin e Mediut

    Ora 18:00 - Prokuroria e Pergjithshme i ka kërkuar Kuvendit te Shqiperise heqjen e imunitetit te ish-ministrit te Mbrojtjes Fatmir Mediu. Pas nisjes se hetimeve per ngjarjen e Gërdecit, ku Mediu dyshohet se ka shpërdoruar detyren, tashme kryeprokurorja Ina Rama ka kërkuar heqjen e imunitetit te Mediut. Lajmi eshte konfirmuar nga burime te Kuvendit te cilet kane saktesur se kërkesa per heqjen e imunitetit eshte dorëzuar sot ne Kuvend. Ne kete kerkese Ina Rama ka deklaruar se shkak per heqjen e imunitetit te Fatmir Mediut jane hetimet per ngjarjen e 15 marsit ne Gerdec. Nderkohe burimet e prokurorise bejne te ditur se ne lidhje me kete kerkese , kryeprokurorja Ina Rama pritet te dale pas pak ne nje konference per shtyp.

  19. Rob-terneti thotë:

    25 Prill 2008 @ 8:35 pm

    Gjynah NATO-ja- thuaj. Ku do te gjejne dot strateg si puna e tij.

    Si do ja beje me ate koleksionin e oreve te shtrenjta? Jo ato fallcot, qe i “dhuroi” GSH, por ato te vertetat, me te cilat cudiste miqte ne zyren e tij.

    Mos i merr ne burg, se atje t’i thyejne… Kaq deal do kesh bere, se ndryshe fillon e “kendon” pastaj. E taksirat per NYT, qe duhet te fshije pislliqet.

  20. Kopetenti Shkruaji mesazh privat thotë:

    25 Prill 2008 @ 9:20 pm

    Lereni rehat Mediun te shijoje ditet e fundit te lirise…

  21. bobi thotë:

    26 Prill 2008 @ 5:12 am

    E hongri ne trimi.T’shofim sa thell do ja shtrin kabllin.Un them nji pesce dhe del per 1 vit.Kush do t’vej baste, bujrum.

  22. Tani thotë:

    28 Prill 2008 @ 11:20 am

    Mediu thote se qeverisja e vendit nuk mund te beje pa partine republikane….kjo deklarate mund te duket absurde per opinion e thjeshte po jo per ate qe e thote. sipas meje 2 jane arsyet:
    ose mediu kercenon Berishen me gjera qe mund t’i dije ai, ose po perpiqet te hidhet ne sulm me ato pak arme qe i kane mbetur. aktualisht ai eshte politikani me kredibilitet me te ulet ne Shqiperi, nje peshe e vdekur, jam i bindur qe edhe Berisha do ta shkarkoje. nuk eshte e çuditeshme edhe levizja e Nikoll Lesit: po perpiqen te futen ne hapesirat qe po le bosh Mediu.
    p.s. kete e kam per moderatoret e blog-ut: Mos valle po çensuroni??????

  23. peshkatari thotë:

    28 Prill 2008 @ 11:30 am

    bobi thotë:

    26 Prill 2008 @ 5:12 am

    E hongri ne trimi.T’shofim sa thell do ja shtrin kabllin.Un them nji pesce dhe del per 1 vit.Kush do t’vej baste, bujrum.

Burim RSS për komentet · TrackBack URI

Shkruaj një koment (login)


Peshku ruan të drejtën të fshijë ose zbehë komentin që po dërgoni, sidomos nëse:
1) komenti fyen autorin, komentuesit e tjerë apo persona publikë
2) komenti është jashtë teme
3) komenti është shumë i gjatë
Nuk kemi qejf të censurojmë askënd, por ama diskutimet në faqe duam t'i mbajmë civile dhe të sjellshme.