Identifikohu



Regjistrohu

Ramiz Alia: “Berishën nuk e vura unë në krye të PD, Fatosin po te PS”

Ilda Lumani
Gazeta Shqiptare
15/05/2008

Më të shumtën e kohës e kalon në shtëpi. “Një jetë tavoline”, siç e quan vetë ish-presidenti i parë pas vendosjes së sistemit
demokratik në Shqipëri, Ramiz Alia. 83 vjeç dhe në një formë të mirë fizike, Alia ndjek i qetë gjithë zhvillimin e ngjarjeve në Shqipëri dhe botë, në shtëpinë e vajzës së tij të vogël, ku jeton prej vitesh. E takojmë në një kafene pranë banesës së tij, ku shpesh takohet me miqtë e tij, me të cilët shkëmben lirshëm mendime për probleme të ndryshme. Diskutime që nisin nga ato të vendit të tij e vazhdojnë deri në Amerikë, ku prag-zgjedhjet presidenciale kanë zgjuar edhe interesin e tij. Më të besueshëm këtë fakt na e bën libri që ka aktualisht në duar, “L’audace D’Esperer” i kandidatit Barack Obama. Por në këtë intervistë ekskluzive për ‘Summer Pages’ në “Gazeta Shqiptare”, ai ndalet tek qeverisja aktuale, drejtimi i vendit, ngjarja e Gërdecit, mendimi i tij për politikanë si Berisha, Rama, Nano e Meta. Pa harruar edhe Enver Hoxhën dhe deformimin që po i bëhet të vërtetës historike në lidhje me të.

Ju i përkisni grupit më të vjetër të politikanëve të periudhës së pluralizmit demokratik. Ishit Presidenti i parë pas vitit ‘90-të. Si është një ditë e juaja?
Do të më lejoni t’i përgjigjem kësaj pyetjeje duke u ndalur më parë në dy-tri hollësi.
Mosha ime -tani jam pothuajse 83 vjeç -si dhe fakti që rruga e jetës më ka lidhur që fare të ri me politikën, bëjnë që unë t’i përkas “grupit më të vjetër të politikanëve”, siç thoni ju me të drejtë, por jo “të periudhës së pluralizmit demokratik”, siç shtoni më pas. Unë e them me zë të lartë, se me politikanët e kësaj periudhe të sotme s’më lidh gjë prej gjëje! Në këto 17 vitet e fundit, unë kam statusin e qytetarit, i cili edhe me thjeshtësinë e tij e trembte Berishën me shokë, prandaj edhe këtë të drejtë deshi të ma mohojë duke më burgosur. I dalë nga lufta e armatosur që bëri populli shqiptar kundër pushtuesit të huaj, mbas dekada pune e përpjekjesh të mëdha në nivelet e larta të pushtetit popullor, unë veç idealit kombëtar e atij politiko-filozofik që ruaj për të ardhmen e popullit tim, nuk trashëgoj asgjë materiale nga i gjithë investimi im i gjatë dhe impenjativ! Prandaj e theksoj atë që thashë më lart se, me politikanët e ditës, për të cilët “fitimi”, “vënia e pasurisë” është motivi i vetëm që i frymëzon, s’më lidh kurrfarë gjëje!
Për të hyrë në një hollësi të dytë, po i referohem të vërtetës historike se 17 vite më parë, më 30 prill të vitit 1991 jam zgjedhur Kryetar i Republikës së Shqipërisë, me mandat të vlefshëm për pesë vjet. U largova nga ky post i lartë, duke dhënë dorëheqjen më 4 prill të vitit 1992. Paradoksi që ndodh është se me një këmbëngulje të madhe, sa malinje aq edhe idiote (kërkoj ndjesë për termin), nga të gjitha palët kërkohet që ky fakt të mohohet.
Pra, unë hyra në këtë erë të re të historisë si kryetar i Republikës dhe, këtë mision e mora përsipër me një qëllim të vetëm. Atë e ka shprehur saktë patrioti, komunisti dhe intelektuali i shquar, Spiro Koleka. Në një intervistë dhënë gazetës “Java”, prill 1994, ai shprehet: “Sa për Ramiz Alinë, ai ka marrë një mandat, një amanet nga ne: Që të mos u bëjmë qejfin armiqve tanë, për të vrarë njëri-tjetrin! Amaneti ynë ishte të shpëtonim nga lufta civile. Ramizi e zbatoi këtë me mjeshtëri të jashtëzakonshme”. Ai shok i vjetër dhe i dashur, të cilin e kujtoj gjithmonë me nderim, e ka kuptuar si duhet, përse në ato rrethana aq të vështira e komplekse, mora përsipër një barrë aq të rëndë!
Dëshiroj të vë në dukje se në atë kohë kur unë isha në detyrën më të lartë të shtetit, janë hedhur edhe hapa të tillë të rëndësishëm, si nënshkrimi i Aktit Final të Helsinkit dhe i Kartës së Parisit, hapja e rrugës drejt organizmave të tjera politike ndërkombëtare, si KE, Këshilli i Europës etj, drejt firmave të huaja e organizmave të ndryshme ekonomike kreditore si FMN-ja e Banka Botërore, dhe fillimi brenda një kohe relativisht të shkurtër i bashkëpunimit me to; aprovimi nga Kuvendi Popullor i një varg ligjesh që krijonin hapësirë për zhvillimet demokratike, për krijimin e shtetit ligjor, për respektimin e lirive dhe të drejtave të njeriut etj. Më vjen keq, apo më mirë të them se më ka ardhur keq, që kur unë e shokët e mi ndodheshim nën persekutimin e Sali Berishës, njerëz si puna e Servet Pëllumbit, mbushnin faqen e parë të gazetës “Zëri i Popullit” me sulme të ulëta ndaj meje!
Pas këtyre sqarimeve, për t’iu përgjigjur direkt pyetjes suaj, unë aktualisht përpiqem të ruaj ritmet e jetës së zakonshme. Ndjek zhvillimin e ngjarjeve në vend e në botë, duke shfrytëzuar shtypin, televizionin apo edhe internetin. Një pjesë të kohës e merr leximi i ndonjë libri. Më tërheqin më shumë letërsia historike dhe ajo dokumentare, mbi jetën e veprimtarinë e personaliteteve të njohura botërore. Kompjuteri më merr një kohë të madhe të ditës, sepse për të shkruar ndonjë gjë -qoftë edhe kujtime të miat -tashmë përdor vetëm kompjuterin. Veç kësaj “jete në tavolinë”, një pjesë të kohës e kaloj me miq të ndryshëm, me të cilët shkëmbejmë lirshëm mendime për probleme nga më të ndryshmet.

Cilës periudhë i referohen kujtimet që ju po shkruani?
Siç u tha që në fillim, unë i përkas grupit më të vjetër të politikanëve. Kam njohur regjimin monarkist të Zogut, siç kam përjetuar pushtimin fashist italo-gjerman të vendit tonë. Më pas kam marrë pjesë në Rezistencën Antifashiste dhe në radhët partizane të Ushtrisë NÇL. Pas çlirimit të Shqipërisë me detyra të ndryshme, i jam kushtuar me të gjitha energjitë e dijet e mia ndërtimit socialist të vendit, sipas programit të Partisë së Punës të Shqipërisë dhe udhëheqësit të saj, E. Hoxhës. Jeta ime aktive politike merr fund menjëherë pas futjes së vendit tonë në rrugën e pluralizmit demokratik dhe të ekonomisë së tregut. Në mënyrë shumë të përmbledhur tregova etapat e ndryshme të jetës sime. Natyrisht, kujtimet e mia për këto periudha janë të shumta. Nuk e di sa do të jem në gjendje t’i hedh në letër dhe ndonjë ditë, t’ua bëj ato të njohura lexuesve të mi. Me qëllim që të jetë një libër sa më i qartë dhe i dokumentuar, mendoj se do të më duhet të bashkëpunoj me një gazetar të aftë, i cili do të kujdesej edhe për ilustrimin e librit me dokumentet përkatëse, duke bërë për këtë qëllim, “gërmime” në Arkivin e Shtetit apo institucione të tjera, ku për arsye të ndryshme unë e kam të vështirë të futem.

Nëse rikthehemi në vite, para 17 vjetësh kur Shqipëria ndryshoi sistemin, një mbështetje të madhe ju i dhatë Berishës, për të qenë ai lider i së ardhmes së shqiptarëve, ndërkohë që pranë jush atë kohë ka qenë Skënder Gjinushi e të tjerë. Përse zgjodhët pikërisht atë, Berishën?
Këtë pyetje ma kanë bërë shumë vetë si nga e majta, ashtu edhe nga e djathta. Sigurisht, e bëjnë sepse janë të pakënaqur me mënyrën si punon e si drejton Berisha. Janë të pakënaqur me rezultatet e PD-së e të Berishës. Më kanë pyetur bile edhe në një formë tjetër: “Përse caktove Berishën tek PD-ja e F.Nanon tek PS-ja, e jo anasjelltas?” Do të theksoj në mënyrë kategorike: Sali Berishën nuk e kam caktuar unë për të drejtuar PD-në, apo ndonjë formacion tjetër politik. Unë nuk jam marrë asnjëherë me veprimtarinë e aq më pak me caktimin e kuadrove drejtues të partive që u krijuan pas vitit 1990. Përse ka qarkulluar thashethemnaja, se unë paskam caktuar Berishën në krye të PD-së? Besoj se keqkuptimi lidhet me faktin se unë, më 10 dhjetor 1990, i kam besuar ish-pedagogut, Dr.Berisha, një mesazh timin për studentët që vazhdonin demonstratën e tyre në ambientet e konvikteve të universitetit. Me anën e atij mesazhi, për të qenë i hapur me studentët, unë njoftoja përfaqësuesit e studentëve se “nuk shkova më datën 10 dhjetor pasdite në takim me këta të fundit tek klubi i tyre, për arsye se ata nga ana e tyre nuk u paraqitën në mësim, siç më kishin dhënë fjalën në fund të takimit natën e 9 dhjetorit”. Përse zgjodha Berishën e jo të themi, S. Gjinushin? Zgjodha Berishën vetëm për faktin se duke qenë ai nga Tropoja, mendova se udhëheqësit e studentëve, nga të cilët 2-3 veta ishin tropojanë, do ta dëgjonin më me vëmendje sesa ministrin Gjinushi. Ky ishte misioni i vetëm që i kam ngarkuar Berishës ato ditë të vitit ‘90. Më 12 dhjetor, mora vesh që ishte krijuar PD-ja, në të cilën kishte aderuar edhe S. Berisha. Unë asnjëherë, as para futjes së Berishës në PD, as më vonë nuk kam treguar më interes për karrierën e tij politike. Ndërsa për F.Nanon, është e vërtetë që ai ka pasur gjithë mbështetjen time, si në fillim kur u emërua Kryeministër, ashtu edhe më pas, kur u zgjodh Kryetar i Partisë Socialiste.

Ndërkohë, si është qeverisja aktuale në sytë tuaj?
Tashmë kanë kaluar 17 vjet që nga viti ‘90, kur studentët thërrisnin “E duam Shqipërinë si Evropa”. A është arritur ky cak? Sa larg jemi prej tij? Nga përgjigja e këtyre pyetjeve mund të jepet një gjykim pak a shumë i saktë për atë se si kanë punuar qeveritë e mëparshme, duke përfshirë edhe qeverinë e sotme.
Dëgjuam pak ditë më parë ambasadorin e SHBA-së në Tiranë, që paraqiti rezultatet e një ankete të kryer nga një institut amerikan, për nivelin e korrupsionit në Shqipëri. Sipas të dhënave që u publikuan, rezulton se korrupsioni është në rritje nga viti në vit. Kjo nuk ka nevojë për asnjë koment! Kur Berisha krijoi qeverinë më 2005-ën, si mision kryesor përcaktoi “luftën kundër korrupsionit”. Tani, pas gati tre vjet qeverisjeje, rezulton se pikërisht në drejtimin kryesor të programit të vet, qeveria e Berishës ka dështuar me turp. Çfarë të themi tjetër për këtë qeverisje? Jeta e njerëzve po bëhet gjithnjë e më e vështirë; varfëria e të gjitha shtresave popullore, duke përfshirë veteranët e pensionistët, rritet vazhdimisht. Çmimet e bukës dhe përgjithësisht të produkteve të konsumit të përditshëm, ngrihen nga dita në ditë, dritat dhe uji ndërpriten kohë pa kohë, krimet, vrasjet e aksidentet e shumëllojshme zënë vendin kryesor në njoftimin ditor që lexojnë qytetarët shqiptarë, gjë që flet për rritjen e pasigurisë së jetës nën qeverinë e Berishës. Shkurt, tek ne, të pasurit (ku bëjnë pjesë edhe shumica e drejtuesve të politikës shqiptare) vazhdojnë të mendojnë si të shtojnë pasurinë e tyre, qoftë edhe nëpërmjet rrugësh të jashtëligjshme, ndërsa shtresa e varfër dhe e mesme lufton me jetën për të mbajtur gjallë frymën… dhe duke pritur “Europën e Bashkuar”, me shpresë se atje ndoshta do të gjejnë mirëqenie!
E keqja është se në praktikën e përditshme, edhe opozita e majtë nuk po di t’i dalë zot njerëzve të punës, fshatarëve e qytetarëve, mbi kurrizin e të cilëve bien të gjitha të këqijat e qeverisjes së sotme. Shtresat e varfra e bashkë me to edhe shtresa e mesme dhe biznesi i vogël, lipset të ishin në qendër të vëmendjes së të majtës, e jo t’u shkojë mendja për ta, veçse kur nevojitet vota për të fituar kolltukun parlamentar.

Si e përjetuat ngjarjen e Gërdecit dhe proceset që vazhdojnë aktualisht?
Gërdeci ishte një fatkeqësi e rëndë, që u mori jetën 29 banorëve të atij fshati, që plagosi rreth 300 të tjerë dhe shkatërroi qindra shtëpi e katandi të tjera të fshatarëve aty rrotull. Si gjithë shqiptarët, e përjetova me dhimbje të madhe këtë fatkeqësi, që për faj të qeveritarëve aktualë u erdhi banorëve të Gërdecit. Me të drejtë, ngjarja e Gërdecit tronditi dhe revoltoi të gjithë njerëzit anekënd vendit tonë. Jehona e saj u ndie edhe në mbarë botën. Tashmë, gjithë njerëzit janë të bindur se Gërdeci është sinonimi i korrupsionit të madh. Nëpërmjet aktivitetit që zhvillohej atje, tregtarët e vdekjes siguronin miliona e miliona dollarë apo euro, duke shfrytëzuar punën dhe gjakun e fëmijëve dhe të grave të asaj zone. Por shkaktarët e masakrës së Gërdecit, njëzëri të gjithë, me në krye Kryeministrin e pas tij edhe ish-ministrin e Mbrojtjes, me paturpësi nxituan të lanin duart si Ponc Pilati, duke deklaruar se “nuk dinin gjë për këtë fabrikë”, bile “as emrin s’ia kishin dëgjuar Gërdecit”!
Veç paturpësisë, kjo është poshtërsi! Në qendër të vendit, midis Tiranës e Durrësit, pranë aeroportit ekziston një “fabrikë” që rezulton e paregjistruar, që punëson me dhjetëra e dhjetëra punëtorë, midis tyre shumë gra e fëmijë, nga të cilët vetëm njëri, e përsëris vetëm njëri ishte i deklaruar e i siguruar, e megjithatë, askush, as organet e pushtetit lokal, as ato të sigurimeve shoqërore e të taksave, nuk dinin gjë!? Përgjegjësit e shtetit deklaruan se nuk dinin gjë as për lëndën e parë që konsumonte kjo fabrikë, lëndë që vinte me kamionët e ushtrisë nga Poliçani e qendra të tjera ushtarake. Ç’ushtri është kjo, që municionet i merren me kamionë dhe askush nuk qenka në dijeni?! Në cilin vend të globit mund të ndodhte një gjë e tillë?! Për cilindo është e qartë se Berisha, apo Mediu e të tjerë tregojnë “përralla”, duke u përpjekur të fshehin shkakun e vërtetë që solli tragjedinë: Gërdeci ishte një aferë e madhe korrupsioni. Në Gërdec, me punën e grave e të fëmijëve, “priteshin” dollarë e euro, të cilat shkonin në xhepat e pushtetarëve. Gërdeci ishte “stacion”, prej ku niseshin -me anë të detit dhe të aeroportit - armatime, që shiteshin jashtë vendit për të pasuruar “familjet” e qeverisë Berisha. Këtë gjë përpiqet të mbulojë S. Berisha, kur deklaron se “unë nuk dija asgjë për Gërdecin”. Duhet shpresuar që Prokuroria e Përgjithshme do të japë provën e vendosmërisë së mbrojtjes së ligjit dhe të respektimit të drejtësisë, pavarësisht se kush është ai dhe ata që duhet të paguajnë për krimin e madh e të papërfytyrueshëm. Nga ana tjetër jam i bindur se, pavarësisht sesi mund të perceptohet nga ana e politikës së sotme, ngjarje të tilla tronditëse nuk mund të mos regjistrohen në kujtesën popullore. Njerëzit nuk e hanë kurrë sapunin për djathë!

Po integrimi në NATO, ç’do të thotë për ju?
E kam shprehur mendimin tim për këtë ngjarje edhe më parë. Ftesa për Shqipërinë që të anëtarësohet në NATO, është një ngjarje e shënuar për vendin tonë. Së pari, sepse në këtë mënyrë vendi ynë i bashkohet grupit të madh të shteteve që bëjnë pjesë në këtë organizëm, gjë që është në të mirë të sigurisë kombëtare. Së dyti, sepse kjo mund të jetë, në radhë të parë, edhe një ogur për zhvillimin e ardhshëm të vendit tonë. Anëtarësimi në NATO mund të nxisë kapitalin e huaj për të investuar tek ne, gjë që do t’i jepte dorë zhvillimit e përparimit të Shqipërisë.

9 Maji u kremtua si Dita e Europës. Në aktivitete të ndryshme u fol për arritjet e vendit tonë në fusha të ndryshme, sidomos në ato drejtime që e afrojnë Shqipërinë me institucionet europiane. Ç’mund të thoni lidhur me këtë ngjarje?
Së pari, dua të saktësoj se 9 Maji shënon Ditën e Fitores mbi Fashizmin. Pra, kur thuhet Dita e Europës, duhet menduar se bëhet fjalë për Europën e çliruar nga shtypja nazifashiste, që u arrit në sajë të luftës së lavdishme të koalicionit të madh antifashist Anglo-Sovjeto-Amerikan, pjesë e së cilës ishte edhe Lufta NÇL e popullit shqiptar. Pra duke folur më 9 maj për përparim e zhvillim të Europës, nuk mund të lihet në harresë fakti se premisat e këtij përparimi lidhen me fitoren mbi fashizmin. Antifashizmi është në bazë të demokracisë së vërtetë!
Së dyti, “harresa” e sipërme (tërë media shqiptare, me përjashtim të gazetës “Ndryshe”, as e përmendte 9 Majin si Ditën e Fitores mbi Fashizmin), nuk përbën një lapsus gazetaresk. Fatkeqësisht, për një arsye apo tjetër, disa gazeta dhe media jonë kanë rënë viktimë e agresivitetit të Berishës, i cili ka shpallur se duhet të “rishkruhet historia”, që sipas fjalorit berishian do të thotë, “të harrohen 50 vjet histori, që përfshijnë Luftën NÇL e ndërtimin socialist”.
Këtë gjë, faktin që rruga e rishkrimit të historiografisë fsheh qëllime të errëta, tashmë kushdo e ka të qartë. Por shpreh bindjen se atë që e ka shkruar populli me gjakun e vet, nuk mund askush ta ndryshojë apo fshijë me dekrete. Ekipi politik që drejton sot, mund të mos e pranojë E. Hoxhën, por ai është dhe mbetet pjesë e rëndësishme e historisë së kombit shqiptar. Berisha me tërë ata që ka pranë, mund ta godasin për çfarë të duan dhe madje t’i shtojnë dozat e shpifjeve ndaj E. Hoxhës - ky është një veprim në përputhje të plotë me synimin e tyre politik.
Por faktin historik, të vërtetën se E. Hoxha udhëhoqi Luftën NÇL dhe ushtrinë partizane, që i sollën Shqipërisë lirinë që ia kishin rrëmbyer pushtuesit e huaj, fashistët italianë e gjermanë, nuk mund ta mohojnë kurrën e kurrës. Këtë gjë nuk e cenojnë dot as kllapitë e një ish-partizani, që sot “kujtohet” se Shtabi i Përgjithshëm dhe E. Hoxha nuk udhëhiqnin veprimet e brigadave partizane, prandaj E. Hoxhën “s’e njihte kush”!?
Asnjë shqiptar i vërtetë nuk mund të harrojë se, në sajë të Luftës së vet Antifashiste, Shqipëria u radhit në anën e fitimtarëve Anglo-Sovjeto-Amerikanë, dhe jo të humbësve italo-gjermanë, gjë që kishte rëndësi vendimtare për fatet e vendit, për ruajtjen e lirisë dhe të pavarësisë së tij edhe pas çlirimit të vendit. Nëse Shqipëria do të kishte qëndruar pasive, ose edhe më keq, po të kishte bashkëpunuar me nazifashistët, ajo do të ishte e pambrojtur nga synimet grabitqare të shteteve që na rrethojnë, të cilat, nga ana e tyre kishin marrë pjesë aktive në luftën kundër bllokut fashist.
Ka edhe një të vërtetë tjetër historike, që askush nuk mund ta harrojë: atë që E. Hoxha gjatë gjithë periudhës së pasçlirimit u qëndroi burrërisht dhe u bëri ballë intrigave, komploteve e presioneve të gjithanshme të jugosllavëve e të sovjetikëve, që synonin asgjësimin e pavarësisë së vendit tonë, pa përmendur edhe presionet e diversionet që vinin nga Perëndimi.
Vura theksin në këto çështje themelore, ku roli i E. Hoxhës ka qenë vendimtar. Nuk po përmend kontributin e tij të madh në zhvillimin ekonomik e kulturor të Shqipërisë. Në një rast tjetër mund të flas më me hollësi, midis të tjerave, edhe për ndërtimin e hidrocentraleve dhe centraleve energjetike, që jo vetëm në regjimin e kaluar, por edhe sot i japin dritë gjithë Shqipërisë, ashtu si mund të flas për arritjet e shënuara në lëmin e arsimit e të kulturës, apo të shëndetësisë e të kujdesit social në përgjithësi, që mund të shërbejnë edhe sot si pika reference.
Sali Berisha kërkon që historiografia të rishkruhet, sepse ky vit, 2008-ta shënon 100-vjetorin e ditëlindjes së Enver Hoxhës. Së bashku me pushtetarët e vet, z. Berisha do të donte shumë që kjo ngjarje të kalonte pa u ndier, por sa e ka në dorë ai këtë gjë? Në asnjë mënyrë nuk mund të pengohet populli që të kujtojë figurat e tij historike, apo t’u këndojë atyre atëherë kur është i bindur se ata e meritojnë.

Cili është mendimi juaj për personalitetin politik të Berishës, të Edi Ramës e Ilir Metës? Për kë votoni ju?
Më duket se nga gjithçka thashë më sipër, del qartë mendimi im për Berishën. Për sa i përket Edi Ramës, më duket se ai po fiton përditë e më shumë përkrahjen e masave. Kjo vihet re qoftë me mbështetjen që ka marrë si kryetar i Bashkisë së Tiranës, qoftë edhe si udhëheqës i Partisë Socialiste. Ilir Meta është nga Skrapari. Për shumë arsye personale dhe jo vetëm të tilla, për skraparllinjtë, unë nuk kam veçse fjalë të mira. Për sa i përket votës sime, askush nuk e vë në dyshim se unë i përkas pa asnjë rezervë të majtës. Prandaj, uroj që në zgjedhjet e ardhshme, ajo të përbëjë një bllok të fuqishëm, për t’i siguruar popullit tonë një të ardhme të sigurt e të mbarë.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

137 Komente »

  1. Qafir Arnaut thotë:

    15 Maj 2008 @ 11:08 pm

    nje qasje tejet orientaliste. Mbetem tifoz i teorise te Katovices.

    Zgjodha Berishën vetëm për faktin se duke qenë ai nga Tropoja, mendova se udhëheqësit e studentëve, nga të cilët 2-3 veta ishin tropojanë, do ta dëgjonin më me vëmendje sesa ministrin Gjinushi.

  2. odisea thotë:

    16 Maj 2008 @ 12:38 am

    Me pelqeu jashtezakonisht shprehja: “Në një rast tjetër mund të flas më me hollësi, midis të tjerave, edhe për ndërtimin e hidrocentraleve dhe centraleve energjetike, që jo vetëm në regjimin e kaluar, por edhe sot i japin dritë gjithë Shqipërisë, ashtu si mund të flas për arritjet e shënuara në lëmin e arsimit e të kulturës, apo të shëndetësisë e të kujdesit social në përgjithësi, që mund të shërbejnë edhe sot si pika reference”.
    Centralet e asaj kohe japin akoma sot energji!S`ka pike me te forte reference per politiken e sotme.Eshte politikan i madh e pike! Ka qene dhe eshte.Me pelqen menyra e qarte e te shprehurit,jo duke i rene larg e larg,sic u pelqen sot politikaneve te shprehen, apo duke bere te paditurin.

  3. Roni thotë:

    16 Maj 2008 @ 1:16 am

    kam patur rastin te shikoje regjistrime nga takimi i studenteve me ish presidentin Alia, dhe te them te drejten me pelqeu jasht mase per elokuencen ne te shprehur dhe per vizionin e qarte qe kish per Shqiperine ne ato vite 91-92. Me pelqeu jashte mase menura se si ai e kish kuptuar se rreziku me i madh qe i kanosej Shqiperise ishte instabiliteti politik.
    Kur nje student beri nje koment se Shqiperise i nevojiteshin investimet e huaja. Komenti i Alise ishte jashte mase i sakte ai iu pergjigj studentit se investimet e huaja nuk duan tia dine se c’sistem eshte ai qe drejton vendin atyre u mjafton stabiliteti politik ku ata investojne dhe siguria per pronen. Prandaj nese doni qe Shqiperise ti afrohen investitues te huaj duhet me cdokusht te ruajme stabilitetin, pasi stabiliteti politik sjell rritje ekonomike kur investitoreve te huaj u hapet tregu vendas.
    Per mendimin tim ky observimi Alise eshte mese i sakte dhe prove per kete observim eshte Kina, nje vend komunist, por duke ruajtur stabilitetin ne vend eshte kthyer ne nje superfuqi ekonomike.

  4. Cheney thotë:

    16 Maj 2008 @ 1:23 am

    Odisea, se ceshte tani eshte e debatueshme, por vepra e tij tregon se atehere duhet te ket qen dicka tjeter, dicka shtese nga ce njihte shumica, pasi ai beri te pamunduren per rrenimin e Shqiperise gjate kohes qe ishte ne pushtet!!! Pse?

    A te mbahet mend se kush ishin ata qe u mbajten te lidhur si qen per 5 vjet, gjer ne shkaterrim te plote mendor, nga bashkimi i firmave Alia-Berisha?

    Qafir,

    “Mbetem tifoz i teorise te Katovices.” shpjegohu pak te lutem?

  5. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    16 Maj 2008 @ 1:23 am

    Nje thenie e dites, qe vertetohet bindshem ketu, ka qene:

    Tek ne, ku ka Gerdec ne vend te samiteve dhe pallateve, shoku Ramiz duket me i fresket se une e jo me po ta krahasosh me prindet tane qe u plaken para kohe. Shoku ramiz flet, i mencem, i qete, i paprekshem

    Jo, Ramiz Alia! Luften lere menjane. Ne lufte ju thate “te clirohet Shqiperia nje here, pas asaj formen e regjimit e zgjedh populli”. Pra ju vete i keni ndare etapat. Boll e perdoret luften si alibi per me vone! Edhe me 17 vjetet e tranzicionit (ose ngecjes) nuk ju bie shume te flisni. Se ato vite nuk jane te pavaruara nga vitet e sundimit tuaj. Ne fakt jane rrjedhim i drejtperdrejte.

    Do ishte ne nderin tuaj te thoshit te pakten: “Na falni, ju udhehoqem ne rruge pa krye, ju sollem ne derexhene e 1990-tes, nuk hoqem dore nga gremisja edhe kur e pame tejet te qarte theqafjen. Nuk eshte gabim ky, por FAJ. Por ju lutem, na e falni.”

    Thuaj kete, pastaj flasim edhe per hidrocentralet, arsimin, elektrifikimin, strukturen shtetrore dhe per cfare te doni ju! Mendjet e paanshme s’do tu hane asnje miligram nga haku qe u takon. Por njohja e FAJIT eshte themeli per cdo vleresim tjeter.

  6. ThoughtPolice Shkruaji mesazh privat thotë:

    16 Maj 2008 @ 1:28 am

    Për sa i përket Edi Ramës, më duket se ai po fiton përditë e më shumë përkrahjen e masave. Kjo vihet re qoftë me mbështetjen që ka marrë si kryetar i Bashkisë së Tiranës, qoftë edhe si udhëheqës i Partisë Socialiste. Ilir Meta është nga Skrapari. Për shumë arsye personale dhe jo vetëm të tilla, për skraparllinjtë, unë nuk kam veçse fjalë të mira. Për sa i përket votës sime, askush nuk e vë në dyshim se unë i përkas pa asnjë rezervë të majtës…

    Ta mbani me shendet ish-udheheqesin e fundit komunist te Shqiperise. Bile thone qe eshte keshilltar shume aktiv i Rames, prandaj i ben ato lavderimet per te.

  7. minatori thotë:

    16 Maj 2008 @ 1:33 am

    Te cuditshme keto pershtypjet e embla dhe mbresat e paharruara qe ju paska lene Alia. Cudi se ai gjermani qe erdhi ne mesin e viteve ‘80 gjeti nje elite partiake injorante dhe tribale, te harruar nga bota, qe kujtonte se gjeopolitika boterore kishte mbetur si ne Jalte. Ah, te kishin qene aq te zgjuar keta sa te benin pjese ne planin e Katovices! Per fat te keq, ishin thjesht staliniste te betuar, prandaj edhe u sollen sic u sollen.

  8. ThoughtPolice Shkruaji mesazh privat thotë:

    16 Maj 2008 @ 1:42 am

    Qafiri si “kacmyftarist” i vendosur, vetem me Katovicen do merret.

    Ndersa per hidrocentralet qe permend ky plak matuf, qe e ka vendin ne burg dhe jo ne faqet e gazetave, edhe Somalia ka tre centrale energjitike per furnizimin e popullates. Cfare priste ky matuf, 50 vite ne pushtet dhe te mos i jepte “masave” edhe drita.

  9. shefi kuadrit thotë:

    16 Maj 2008 @ 2:29 am

    Matufi ne kete rast je ti o polic tuaf qe rri ne gadishmeri te denoncosh me perpikmeri kedo qe shkon kunder babait tend Sali dhe sorrollopit te tij te peshtire qe si gure i rende i eshte varur qafes se drobitur te Shqiperise. R. Alia sa me shume qe kalon koha aq me shume rehabilitohet ne syte e te arsyeshmeve si nje udheheqes tolerant, i mprehte dhe objektiv si ne gjykim ashtu edhe ne veprim. Cti bejme fares tuaj ne, fares qe shkateroji cdo gje si zulu ne fillim te viteve 90 ne emer te ‘demokracise’. Te ishte per Ramizin do ishim 100 here me mire, me eshte mbushur mendja per kete pavaresisht se tingellon absurde. Te pakten sdo te kishim sulme kacakesh neper fabrika e uzina, as vit 97 e sulm kryeministrish si neper filmat me Herkula ne 98. As genjeshtra per 24 ore drita e ngritje pagash e pensionesh pafund. As debile si Sala dhe karagjoze si Topalli apo tipa pa karakter si Topi.

  10. Idris thotë:

    16 Maj 2008 @ 2:32 am

    Eshte dhe mbetet figure e plote Historike dhe njohes i mire i TEORISE se doktrines Marksit e cila shprehet se (jo ne ligjerate tedrejte)
    “Vetem nje parti socialdemokrate(per kohen e tille) eshte e afte te dorezoje pushtetin pa dhune, kur mosperputhja e superstruktures me forcat prodhuese krijojne konflikt te pazgjidhshem ne te kundert me Kapitalizmin qe perpiqet dhe e mba me DHUNE pushtetin…..
    Ka ndonje qe kerkon ti thone :-ME FAL! :P :P :P
    iIduket sikur eshte ne mbledhjen e fshatit dhe e ka ofenduar K/tari kshillit..
    Or ti i kshillit! Mos bjer ne keto nivele ……
    Ti s’ke qene komunsit te te kerkoje falje perse te la ne mes te rruges ose qe s’te la mosha te beje KARIERE si buzplasaret.. :P :P :P.
    Ndaj komunisteve sh.RAMIZ ka nje pergjegjesi te MADHE dhe te RENDE historike sepse sipas betimit te tyre I TRADHETOI!
    Ketu ke gje ti i keshillit ????
    Me perralla te tipit jo Fatosi e jo Berisha ,jo Dritat e jo Koooperativat ai ka prallisur POLICE e te Kshillit sa te duash dhe perderisa eshte ky nivel i te kuptuarit te pergjegjesive te tij HISTORIKE nga disa OOOOOOKSIDENTALE
    (me te mbajtme zeri), Ai dhe kushdo si Ai nuk e ka te veshtire te molloise
    pa mbarim histori nanuritese…..

  11. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    16 Maj 2008 @ 2:42 am

    Idris, mirmbrema!

    Ti e di qe te respektoj. Te komenti siper, nqse do debat me c’kam thene, bujrum. Me thuj per cfar s’bi dakord. Une ne keto lloj temash nuk para perzihem, por per ty cdo perjashtim do bej, miku im!

    Po e hudh zarin i pari (tavllen e lu besoj, ky eshte “hapsi”, te garantoj qe do ta morr dy pikshin me “marrs” :D :P ), pra po te hedh idene e nevojes per eksorcizem ne Shqiperi. Qe fillon me ndjesen.

    PS Mos harro, babain e kam pas nga Skrapari dhe mqse AQO-te i ka lavderu ktu Ramizi, me bite te mos u gafurrsha shume, apo jo… ;)

  12. Idris thotë:

    16 Maj 2008 @ 3:00 am

    Me qe do debat duhet ta kuptosh ate qe te jam shprehur drejtperdrejt.
    KUJT ti KERKOJE FALJE dhe PERSE ? Ne cilin statut e ka kete te drejte dhe ne emer te kujt duhet te kerkoj FALJE?
    Mos merr persiper gjera qe nuk je ne gjendje ti KUPTOSH se pastaj bie ne nivelin e nje gardisti te kuq qe kerkonte FALJE :P :P :P
    Kaq !
    Dhe ne se do te kesh pak durim e perqendrim te gershetuar me pak o sa pak dije HISTORIKE te kerkeses se FALJES do te shikosh se Asgje NUK LIDHET PA pushtet TE trasheguar…..
    Me vjen shume keq dhe ndihem shume keq qe eshte hera e pare qe te flas keshtu….por dihet qe penave te kualifikuara nuk u lejohet ti leshojne frazat e fjalite si “ila teklif ate keqen nena” :) :) :)
    Sa per te te afruar ne kohe po te kujtoj se AKOMA nje pergjegjes DIREKT i TRAGJEDISE se GERDECIT nuk ka marre mundimin te thote nje fjale per kete jo me ne emer te PARTISE -SHTET por as te vete SHTETIT.
    Dhe se fundi nga fillimi eshte i vetmi rast qe mund te mbushesh si POLIC

  13. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    16 Maj 2008 @ 3:07 am

    Idris, me frazen “Mos merr persiper gjera qe nuk je ne gjendje ti KUPTOSH se pastaj bie ne nivelin e nje gardisti te kuq” e mbylle cdo mundesi debati.

    Uroj te te degjoj zene e mire!

  14. idris thotë:

    16 Maj 2008 @ 3:17 am

    Kam guximin te kerkoj falje per shprehje qe te lendojne ….por megjithate kjo nuk eshte ajo qe e nxiti debatin i cili shpesh here ja qe perbehet edhe nga fjale per “inerci”…
    Te njejten gje te uroj dhe une!

  15. Peshku Fluturues thotë:

    16 Maj 2008 @ 3:21 am

    Emigrant, se lu topi.
    E kam takuar vete personalisht, disa here dhe kam bere muhabet per ore te tera. Eshte shume i zgjuar (kopil-do te ishte fjala me e mire), po nuk ka force karakteri. Nuk e kap dot as me gjethe fiku, por ajo qe mund te jete e mire per nje teoricien eshte shume e demshme per nje qeveritar e per me shume Kryetaro-President.
    Ka qene dhe mbetet lideri i fundit i nje periudhe te vjeter, dhe jo lideri i pare i nje periudhe te re. Reformat ja ka nxjerre populli qe doli rrugeve me pirun nga hundet, se po te donte vete, e kishte zgjidhur ceshtjen sic e zgjidhi Gorbacovi.
    Shprehja me e njohur e Ramizit ka qene. “Shqiperia s’eshte as Lindje, as Perendim”, qe perkthehet qe Ramizi s’ishte as mish e as peshk.
    Megjithate jam kunder burgosjes qe i beri Berisha, se qe ti vinte rradha Ramizit te burgosej duhej te ishin pushkatuar nja 200 te tjere me pare.
    Po hajde, le te haje pensionin e le te shkruaje ndonje liber, se edhe varianti i tij i historise do jete nje lule me shume tek 100 lulet e Mao Ce Dunit.

  16. Cheney thotë:

    16 Maj 2008 @ 3:39 am

    lum si ai qe e ka barkun dhe mendjen e mbushme..

    Koha e sundimit te Ramizit ka qen koha kur sistemi eshte sulmuar ne menyre te vazhdueshme nga vete mbeshtetes te sistemit(por qe ishin brezi i ri dhe jo i vjeter) Hapja e arkivave do te tregonte raportet e pafundme qe vinin nga te gjitha fushat ku jo vetem tregohej gjendja e mjerueshme e ekonomise por edhe kerkohej ndryshim ne strategjite ekonomike. Ramizi u tregua i kujdesshem ti mbante sus keto zera, ne pamundesi per ti shuar, (qe nga fundi, vetem brenda komitetit qendror perbenin gjysmen e stafit dhe kerkonin shperberjen e byrose dhe liberalizim; investime ne sektoret kyc qe lehtesisht do te gjenin treg jashte etj) dhe coi ekonomine ne rrenim total..

    Ju kerkoj te kujtoni sesi u trajtuan kokat e agjentures dhe zbulimit shqiptar gjate kesaj periudhe; u fiken si flake shkrepse me ‘kerkese nga poshte dhe aprovim nga lart’! Pse?

  17. Blendi Salaj Shkruaji mesazh privat thotë:

    16 Maj 2008 @ 3:45 am

    o emigrant po cfare falje te kerkoje ai pas 18 vjet tranzicioni percudnues? A e lexove intervisten? Kaq keq ka vajtur periudha post-Ramiz sa Ramizi te ishte ca me i ri rrezik i futej prap dhe fitonte zgjedhjet…s’ka me asgje te shentje or mik. Qe te kesh egzorcizem duhet te besosh. Mandej, kujt do i thote me fal?

    -Beeeeeeee
    -Muuuuuuu
    -Ham-ham

  18. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    16 Maj 2008 @ 3:55 am

    Blend, ai qe kerkon falje jam une qe perzihem me keto tema… :)

    Me mire shqipero Eseninin.

    Per dy minuta do sjell edhe nje tjeter shqiperim te tema e Kadarese. Eshte i madh ne fakt! Por nuk di a eshte perkthy ne shqip dhe mos po reinvent the wheel.

  19. Cheney thotë:

    16 Maj 2008 @ 3:55 am

    Miq,

    Ramizi nuk merito ti jepet mundesia te kerkoje falje. Direktivat e tij qe shkonin 180 grade kundrejt kohes jane tregues i qarte se ky njeri jo vetem qe nuk kish ndermend te permirsonte ekonomine, dhe gjendjen e njerzve,(dhe mos guxoj njeri te vi e te thote po ajo ka qen rryma, po aq dinte e aq bente e te tjera idjotsira)por beri sa mundi ta fundoste ate!!

  20. Idris thotë:

    16 Maj 2008 @ 4:01 am

    Ne ishim 37 vjechare …Ku hyjme ne qe e sulmonim …dhe…….
    ME TE VERTETE e SULMONIM…por asnjehere qe ta RREZONIM…te bindur se kishte forca e mundesi per tu RIGJENERUAR e INTEGRUAR , te bindur se nje rruge tjeter me efektive ishte DIKU brenda shoqerise SHQIPTARE , diku ziente brenda TRURIT dhe NISIATIVAVE te vet INTELIGJENCES qe kishte pregatitur Shoqeria ….por qe kishte ardhe koha …TI HAPEJ RRUGE….Te ribeheshin REFORMA …te rilidhej me BOTEN ne nje forme DINJITOZE…
    Ne ate kohe me shume dashuri ekzistonte mendimi qe
    Kete BYRO sic ishte,per hir te respektit , ta vendosnin diku andej nga mali me GROPA…Tu ndertoheshin VILA ,tu krijoheshin te gjithe lehtesirat shendetesore me PERPARESI si dhe te perdoreshin me shume nderim ne te gjitha CEREMONITE shteterore me kusht…..
    TE PERJASHTOHEJ nga DREJTIMI PUNEVE TE SHQIPERISE per periudhen qe po kalonim dhe ndjenim se ishim te FRENUAR !
    Asnjehere nuk na kishte shkuar ndermend te kerkonim falje dhe KUJT e PERSE ? E jo me qe shteti e shoqeria SHQIPTARE te binte ne dore te
    INJORANTEVE e XHAHILEVE sic edhe ndodhi e po vazhdon ne kete rruge…

  21. Idris thotë:

    16 Maj 2008 @ 4:07 am

    Sh.Ramiz ndoshta i duhet bere nje pyetje e drejteperdrejte;
    -Perse ne kohen qe drejtonit JU qarkullonte mendimi se :-Nje dore e organizuar po perpiqet te coje gjithshka keq , ne tere keto sakrifica te popullit e kuadrove….. :P :P :P
    Besoj se nuk ka per tu pergjigjur :
    - Nuk e kam patur nje sinjalizim te tille!!! :( :( :(

  22. Peshku Fluturues thotë:

    16 Maj 2008 @ 4:21 am

    Idris
    - U duhej kerkuar falje te gjithe sipermarresve private, tregetareve, industrialisteve te vegjel fermereve qe u goditen me tatime te jashtezakoneshme,(pa asnje lloj studimi ekonomik), u cveshen nga pronat, u torturuan qe te paguanin edhe floririn e fundit dhe u vune te punonin neper kanale.
    - U duhej kerkuar te falur fshatareve qe i moren edhe bahcen e qepeve dhe lopen e qumeshtit, dhe qe u binte bretku duke i rene shatit nga mengjesi ne darke per 18 lek ne dite (Kooperativa “Partizani”)
    - U duhej kerkuar falje punetoreve e mjeshtrave duararte qe nuk u lihej asnje shteg qe pervec punes se shtetit te benin edhe pune te dyte private per te ndihmuar ekonomine e familjes.
    - U duhej kerkuar falje akademikeve qe kishin mbaruar universitete brenda e jashte vendit e nuk u lejohej ta kishin rrogen me te larte se dyfishi i asaj te punetorit.
    - U duhej kerkuar falje tere atyre intelektualeve e njerezve te thjeshte qe u kalben burgjeve dhe kampeve te internimit vetem sepse mendonin ndryshe e nganjehere edhe u shprehen ndryshe.
    - U duhej kerkuar te falur rinise qe nuk i linin te mbanin floke te gjata e pantallona kauboj, te degjonin Bitellsat e Celentanon, qe nuk lexonin dot librat qe desheronin e shihnin filmat qe pelqenin, dhe qe i mbylli brenda nje burgu te madh izolimi ku problem nuk ishte viza e huaj, por pajisja nga shteti yt me pashaporte.
    - U duhej kerkuar te falur prinderve tane qe kane mbetur si kukudher neper shtepia se nje brez i tere cau e iku nga syte kembet se nuk e lidhte me asgje me ate vend dhe nuk shihte aty asnje shprese
    - Etj, etj, etj…

  23. Qafir Arnaut thotë:

    16 Maj 2008 @ 5:04 am

    Shprehja me e njohur e Ramizit ka qene. “Shqiperia s’eshte as Lindje, as Perendim”,

    Jam kurioz ta di kur, ku, e ne c’kontekst e ka thene?

  24. minatori thotë:

    16 Maj 2008 @ 5:09 am

    Eshte teper, teper drite-shkurter te “rehabilitosh” Aline sepse tranzicioni na paska dale kaq i veshtire. Sikur tranzicioni nuk ka pasur fare lidhje me ate qe e parapriu. Sikur Partia-meme nuk kishte fare dore me keta qe drejtojne sot. E per cfare vlen nje diskutim i tille, tek e fundit? Kthehemi gjithmone aty ku kemi qene, sepse nuk kemi levizur ne vije te drejte, vetem anash dhe rrotull.

  25. gre_wireless Shkruaji mesazh privat thotë:

    16 Maj 2008 @ 5:58 am

    “Pra, unë hyra në këtë erë të re të historisë si kryetar i Republikës dhe, këtë mision e mora përsipër me një qëllim të vetëm. Atë e ka shprehur saktë patrioti, komunisti dhe intelektuali i shquar, Spiro Koleka. Në një intervistë dhënë gazetës “Java”, prill 1994, ai shprehet: “Sa për Ramiz Alinë, ai ka marrë një mandat, një amanet nga ne: Që të mos u bëjmë qejfin armiqve tanë, për të vrarë njëri-tjetrin! Amaneti ynë ishte të shpëtonim nga lufta civile. Ramizi e zbatoi këtë me mjeshtëri të jashtëzakonshme”.”

  26. Rob-terneti thotë:

    16 Maj 2008 @ 5:58 am

    E vetmja qe pati kurajon t’i kerkonte falje popullit shqiptar per kalvarin 50 vjecar eshte Liri Belishova. Te tjeret le t’i marrin gjynahet me vehte e t’i lajne ne ferr.

    Rinia, ajo pjese qe nuk ishte brainwashed, pati shume shprese tek Ramiz Alia, se do te bente ndonje gje per vendin e vet. Mirpo kjo shprese mbeti e tille. Mbaj mend te jatin e nje shoku, qe kishte qene partizan me Aline, te na thoshte: “Mos mbani shprese tek ai. Frikacak ka qene ne lufte, e frikacak ka mbetur.” Nuk donim ta besonim, por doli qe kishte patur te drejte.

    Sa per gjynahet e tij te fresketa e skotes se tij ndaj shqiptare, (pa u marre me gjynahet e vjetra qe ja numeruan koleget me lart) , po ju sjell cfare i tha Shtrausi shoqeruesit te tij, Aleks Budes: “Nuk kam pare drejtues qe mos ta duan popullin e vet si keta tuajet.”

    Te gjitha qametet qe heq sot ai vend jane rrjedhoje e burgut 50 vjecar ku u fut nje popull i tere, per kapricon e nje klike ku Alia beri pjese.

    Me 90-ten ky s’pati turpin te ofronte “Lirine e mendimit.” Dmth pranonte se gjer me atehere atij populli i ishte ndaluar edhe mendimi! Pra ishte trajtuar si kope kafshesh. Dhe nuk i dihet sa kohe do te duhet qe “kafshet” te kthehen prape ne njerez.

  27. ilir thotë:

    16 Maj 2008 @ 6:14 am

    ai eshte lideri me i mire qe ka pas vendi,sikur te rrinte edhe ca kohe

  28. hunter thotë:

    16 Maj 2008 @ 8:41 am

    Eshte e pabesueshme qe akoma ish komunistet e sojit Ramiz Alia, profesor i ndertimit te socializmit me forcat e veta, luftes se klasave e diktatures proletariate te dali ne media e te jape leksione mbi politiken e demokracine. Eshte akoma me e pabesueshme qe ekzistojne akoma nostalgjike apo bij nostalgjikes te rene nga pushteti e privilegjet e humbura, qe mezi presin fjalen e ish-pushtetareve si i eturi ne shkretire.
    Ramiz Alia ka ne ndergjegje 45 vjet diktature, 45 vjet shtypje, 45 vjet rrenim ekonomik, shpirteror, moral, njerezor. Sa per hidrocentralet e gjithe te tjerat qe ai permend, i them qe mjafton te shikosh si ishim ne fund te 1990 ne krahasim me boten. E per te gjithe ndryshimet qe pretendon se i pilotoi apo me mire i frymezoi, theksoj se bejne pjese te strategjise tipike te dezinformimit komunist. Ramiz Alia e shoke u shporren prej ngjarjeve historike dhe deshires per liri e demokraci te popullit shqiptar.
    Edhe dicka, qe e degjoj shpesh: E kam fjalen per ate qe Ramiz Alise i duhet njohur merita per shmangien e perdorimit te dhunes gjate nderrimit te pushtetit. Jo, nuk eshte e vertete se shmangia e dhunes u be prej largpamesise te Ramiz Alise, por u be per dy arsy: E para se shteti shqiptar ishte i kalbur ne palc. E dyta: edhe dhuna me e vogel do te sillte kunderpergjigje e Ramiz Alia nuk do te ishte ketu e te na shiste mend, por do te kishte perfunduar si Caucesku.

  29. Syri Shqiponjes Shkruaji mesazh privat thotë:

    16 Maj 2008 @ 9:44 am

    “Zgjodha Berishën vetëm për faktin se duke qenë ai nga Tropoja, mendova se udhëheqësit e studentëve, nga të cilët 2-3 veta ishin tropojanë, do ta dëgjonin më me vëmendje sesa ministrin Gjinushi. ”

    E qarte fare,shume e qarte…Ramizi harron se te pakten Tr dhe Shkodra kishin shume kohe qe e kishin filluar levizjen…biles edhe studentet 1989…Sigurisht ai keshtu do te thote por e verta dokumentare flet teresiht ndryshe.Tahsme njerezit jane njohur me dokumentin”katovicion” te leshuar nga Alia…Keshtu qe keta qe thote jane thjeshte brockulla…Ai vonoi sa mundi ndryshimin e sistemit qe pati deme te jashtezakonshme sepse qem vendi i fundit qe realizuam ndryshimin dhe e beri kete vetem qe te mund te sigurionte trashegimine politike dhe ekonomike te sojit te tij…

  30. krye-fare thotë:

    16 Maj 2008 @ 9:52 am

    Hunter,te keshilloj mos ta bindesh veten shume per ate gje.
    Ramiz Alia kishte nje ushtri,dhe polici funksionale nen kontroll,kishte edhe nje mbeshtetje te madhe ne popull gjithashtu,sic u provua me zgjedhjet pasardhese te cilat i fitoi.Kush do e rrezonte me dhune ate pushtet?

    Ish Ballistet? ata qe sot nuk marrin dot asnje deputet nga votat e shqipetareve?

    Apo ish te perndjekurit?Qe vazhdojne edhe sot mbas 17 vitesh pseudo-demokraci te jene klasa me varfer e shoqerise shqipetare?

    Faljen ai e kerkoi,ai permbushi detyren e tij qe Shqiperia te kalonte nje nderrim sistemesh pa dhune,dhe u largua duke i lene rrugen nje brezi te ri politik,beeee,muuuuuuuuuuuuu,hum hum. eshte shume e drejte ajo qe shume shtete kane qene te interesuara qe shqiperia te zhytej ne nje lufte civile dhe pastaj te turreshin si ujku ne vathe.

    Megjithate Alia mbetet i fundit i brezit te vjeter dhe jo i pari i brezit te ri.

    Kurse beeee,muuuuuuu,dhe hum hum,nuk i perkasin asnje brezi.Nqs Rama do te fitoje zgjedhjet e ardhshme,atehere ai do te jete i pari politikan i nje brezi te ri ne Shqiperi.

    Alia akoma vazhdon te kete fuqi vesh-depertuese sepse ne keto 17 vjet klasa politike shqipetare nuk ka permbysur asnje nga parimet e Komunisteve,vetem sa i ka forcuar ato me mediokritetin e vet.Ish te perndjekurit vazhdojne te vuajne,liria e fjales eshte pacavure per te fshire menderen ne kete vend,ekonomia e tregut eshte ku therret qameti,Prona private respektohet aq shume sa Tropojani vjedh toke ne Tirane dhe pronarit i thuhet hajt se ta kompesoj me pyll.Krimi,papunesia etj etj lene mo,as mos fol per to.

    Edhe cfar ndodh??????

    Ne vend qe te kemi kritika positive nga te gjitha anet,kemi militantisem te verber.Me thuaj kush e ka kritikuar nje here Berishen nga anet e PD-se?Kush ka qene kandidat krahas tij ne kongres per kryetar partie?

    Pak me ndryshe me PS-ne,por prap le shume per te deshiruar,sidomos gjate kohes te Nanos.

    Pra ne shkuam nga nje diktature me nje parti tek nje diktature me dy parti,nga diktatura komuniste tek diktatura e krimit,erresires,injorances dhe mediokritetit.
    Nuk kane njohur Shqipetaret akoma me mire,prandaj del dhe flet Alia.

  31. Syri Shqiponjes Shkruaji mesazh privat thotë:

    16 Maj 2008 @ 9:59 am

    Strategjia ka qene shume qarte.Gjate demokracise se ketyre viteve duhej shkaterruar sa me shume ky vend,te mos ndertohej asgje..dhe e gjithe pasuria te bjere ne duar te bejlereve te kuq….Edhe Gerdeci biles eshte pjelle e drejtperdrejte e kesaj “filozofie”….E pse shkon ky Alia dhe qendron me ore te tera ne rezidencen greke???!!!! I ka shume miq???!!! Si thoni ju???!!!

  32. Zana Shkruaji mesazh privat thotë:

    16 Maj 2008 @ 10:00 am

    Une nuk kam se ç’te komentoj ketu.Alia komentohet vete.çuditem veç si s’u lodh tu rrejt e tu mashtru nji ky njiri.E verteta eshte gjithçka qe nuk eshte Alia.Komentin e Peshkut Fluturues do ta beja pankarte te madhe e do ta vija ne vend te mozaikut te Muzeu Kombetar…..

  33. Zana Shkruaji mesazh privat thotë:

    16 Maj 2008 @ 10:04 am

    Ky kodosh ka fytyre e thote qe hyrja ne Nato eshte ngjarje e shenuar per Shqiperine.. OTempora o mores!!!Te kene te pakten inteligjencen e jo skuthllekun e te kete nje minimun koherence.

  34. Koth thotë:

    16 Maj 2008 @ 10:06 am

    Syri Shqiponjes,

    E pse shkon ky Alia dhe qendron me ore te tera ne rezidencen greke???!!!! I ka shume miq???!!! Si thoni ju???!!!

    Meqe eshte mengjes pa jo per gje : http://youtube.com/watch?v=u0be4Koh4oQ

    Ca te verteta jane si puna e kesaj me siper, sic mund te jene dhe ca gomarrlliqe .

  35. Ll Shkruaji mesazh privat thotë:

    16 Maj 2008 @ 10:08 am

    Ramiz Alia; i paafte per te sjelle ndryshimet qe duheshin, i paafte per te ndaluar ndryshimet qe s’duheshin. Shkurt, i paafte.

  36. Ll Shkruaji mesazh privat thotë:

    16 Maj 2008 @ 10:12 am

    Ose thene ndryshe:

    I paafte per Perestroika, i paafte per Tien An Men

  37. Syri Shqiponjes Shkruaji mesazh privat thotë:

    16 Maj 2008 @ 10:31 am

    Kothere,
    ..gjithsesi me dhjeve duke qeshur me ate…dua te shtoj qe ne kendveshtrimin tim …nuk me “ngiu” bizeqeshja ne buze…

  38. hunter thotë:

    16 Maj 2008 @ 10:40 am

    Ramiz Alia kishte nje ushtri,dhe polici funksionale nen kontroll,kishte edhe nje mbeshtetje te madhe ne popull gjithashtu,sic u provua me zgjedhjet pasardhese te cilat i fitoi

    krye-fare, mos e ngaterro friken per ndryshim dhe konfuzionin politik per mbeshtetje. Ne raste konfuzioni e paqartesie politike, njerezit instinktivisht kapen pas gjerave te njohura e te provuara. Nga kjo fitorja ne zgjedhjet e para pluraliste.

    Ll, ta quash R. Alia vetem si te paafte eshte teper pak. Teper pak. Nuk mund ta gjykosh figuren e tij vetem nga sjellja ne vitet e fundit, po duhet pare se nga vinte, si eshte sjellur ne proceset e “demaskimit te armiqve te popullit”, cfare filozofie perfaqesonte dhe mbronte.
    Prsh.

  39. llapa Shkruaji mesazh privat thotë:

    16 Maj 2008 @ 10:40 am

    Me vjen keq qe keta gazetaret tane sahanlepires merren akoma me kete boshnjakun qe na hiqet si shqiptar.Sa per komplimentin sahanlepires per gazetaret tane mendoj se keta jane akoma me te koruptuar se politikanet.Po ju jap nje shembull:Anila Basha.

  40. Moza thotë:

    16 Maj 2008 @ 10:47 am

    Gjeja me e trishtuar kur lexon debate kaq te gjata, eshte qe, ne, njerez ne moshen e internetit :-) dhe me kaq shume vrima ne cati qe na pikojne, perfshihemi ne deabte te zellshme per R.Aline, i bejme vend Ramizit
    dhe Nexhmijes ne te perditshmen tone, qe hidhemi si te terbuar te nxjerrim nga lumi gurin qe hedh Ben Blushi per ceshtjet fetare, dhe shahemi me nj-tj per 5 Maj, e lagu se lagu.
    Po behemi shume vone per pune te tjera, dhe njekohesisht eshte shume heret per tu zene per R. Aline. Ketu ka njerez qe mund ta kene mik e shok, po keshtu dhe viktimat e tij jane akoma gjalle. Shume shpejt per te bere nje debat objektiv per Ramizin.
    Tyt Ramiz, o njolle e keqe, rriji larg jetes tone.
    Ik shijoje pleqerine e kamur qe i bere rrisk vetes.
    Por na le rehat, nuk duam as te na lajmerojne as kur te vdesesh.
    Nuk duam fare te degjojme per ty.
    Fare fare !

  41. Zana Shkruaji mesazh privat thotë:

    16 Maj 2008 @ 11:02 am

    Moza edhe une e mendoj shpesh si ti,sidomos kur jam e lodhur.Por nuk eshte ashtu.Po nuk u qartesua krejt ajo periudhe,po nuk pati nje Nuremberg shqiptar,po nuk pati nje kerkese per falje e falje te dhene.Keto nuk jane lukse aspak.Jane fondamentale ne shendetizimin e shoqerise shqiptare.Viktime e Ramizit and co ndofta je edhe ti ne vlerat e antivlerat e tua e une ne te miat,ne mungesat e llahtarshme ne formim e karakter qe paraqesin sot shqiptaret.Nese kriminelet e,vrasesit,ideatorete zbatuesit e asaj diktature jane te lire e bile japin edhe intervista kjo krijon preçedentin qe maskarenjve ,horrave,bandave nuk iu ndodh asgje e keqe.

  42. Moza thotë:

    16 Maj 2008 @ 11:21 am

    Ah moj Zane.
    Sic thoni ju shkodranet.
    AJO PUNE KA KRY !
    Ka marre fund Zane : Ata kane qene, jane dhe do te jene ne krye te vendit.
    You will have to deal with it !
    Pushtetin ekonomik dhe politik e kane. Diktojne te ardhmen e shqiperise fale kesaj. Nuk ka per te pas kerkese per falje. Shoqeria shqiptare ska per tu shendosh per breza me radhe nga kjo e keqe.
    E vetmja gje e mire, eshte, qe sot, eshte kohe tjeter, dhe sistemi i ri, lejon hapesira per ty dhe mua, te krijosh jeten tende, ti formosh ndryshe femijet e tu, te zgjedhesh vlerat, ti kesh syte e hapur, te fitosh relativisht ndonje lek.
    Une skam per ti fal ndonjehere edhe sikur te kerkojne falje.
    Po kush o Zane ?
    Eshte heret, per te vene gishtin me siguri. Nuk eshte nje njeri qe duhet te kerkoje falje o zane. Hajde ndaje shapin nga sheqeri. Kush duhet e kush nuk duhet te kerkoje falje. Kush ka te drejte te fale e kush nuk ka.
    Ket pune e zgjidhte ose gjaku qe ne na u dhimbs ta derdhim ne ‘90. Sepse me sa duket, se paskemi urry aq shume sa duhet ate sistem.
    Ose e zgjidh koha, qe eshte ilaci i fundit, tani qe gjaku nuk u derdh.
    Dhe ne do na duhet te mbijetojme me kete.
    Para ca ditesh po shkoja te haja nje dreke te kendshme me 2 miq te mi.
    Para se te hyja ne restorant, u ndesha ne rruge me Valbona Hoxhen. Mbahet si femra me elegante dhe e tonifikuar e Tiranes. Dhe mbase eshte vertete. Eshte mbesa e Enverit dhe gruja e nje pronarit te nje nga firmave me te suksesshme te konsulences ne shqiperi. Avokat i kompanive me te medha qe operojne ne shqiperi, dhe ndermjetes potencial i pazareve te medha te transaksioneve financiare apo privatizuese ne shqiperi.
    Vellai i saj , Shpati HOxha, eshte eshte profesor DREJTESIE ne Universitetin e Adri Nurellarit, Hasimes, Kajsiut dhe Henri Cilit.
    Pak me tutje pashe Pranvera Hoxhen qe po blinte tranguj dhe domate.
    Po pra, Zane, me pickoi pak ajo cka pashe, por pastaj hyra ne restorant me miqte e mi, hengrem nje dreke te kendshme, dhe vazhduam muhabetet tona te perditshme. U ankuam per Berishen, per Ramen, per te PERDITSHMEN. Sepse kesaj edhe kemi ca ti bejme. Kurse kelysheve te bllokmenve nuk kemi cti bejme.
    Kshu pra do jetojme ne, duke i pranu qe ata jane perballe nesh ne rruge, te bukur, te lare, te ushqyer prej 4 brezash. Une si luftoj dot, pervecse duke u perpjek te behem me e mire per veten time.
    Sepse kur te kete tirana goca te tjera te tonfikuara, do ti bjere vlera dhe Valbones o Zane. Do pak kohe, por do kete dhe tirana goca qe ta kene shalen me te mire se Valbona. :-)

  43. akvll-naja Shkruaji mesazh privat thotë:

    16 Maj 2008 @ 11:27 am

    Moza for President!:D

    M’pëlqeu fort ky komenti yt.
    Kaq.

  44. Moza thotë:

    16 Maj 2008 @ 11:32 am

    Aklli,
    I’ve been missing U !

  45. Tironsi Shkruaji mesazh privat thotë:

    16 Maj 2008 @ 11:42 am

    Lum si burri qe t’ka o Moze. E kam seriozisht :)

  46. Zana Shkruaji mesazh privat thotë:

    16 Maj 2008 @ 11:55 am

    Une nuk do t’ia ndaloja kurre Valbones te drejten per te qene nder vajzat me te bukura te Tiranes.As Pranveres te bleje tranguj(ishalla me ne fund ka vendosur te dobesohet)…..Denimin e asaj periudhe terribile,te fajtoreve te tyre,simbolike dhe jo kete po.Moza…Kam pare dy djem te bere shoshe nga plumbat ne kufi qe ky pervertito-ja ketu i ka ne ndergjegje sa te jete gjalle.I shetisnin me kamion neper Shkoder.LLahtar…..Nuk i kishin bere askujt keq….Kam miq te mij ketu ne Rome qe shtepine e nenes se tyre ketu ua kofiskoi pa falemderes shteti e sot jetojne me qera(ketu ku jam une )Shtepia e tyre priste e percillte Pranvere e mbase Valbone and co e ata ne Shkoder iu nxi jeta ne bodrume.Akush nuk i ndalon te kene pjesen e tyre nen diell.Siç thoshte nje iluminist i madh francez.Une nuk jam dakort me mendimin tend;por do jepja jeten qe ti te kesh mundesine ta thuash.Nder skifot me te medha ne menyre absolute per mua ka bere parlamenti shqiptar ne kohen e denimit te komunizmit.Me qit zorre e mushkni prej te vjellave.As ne ate akt kaq logjik sidomos komunistet tane nuk munden te kapercejne vetveten.Nje mik i imi ketu e quan nje shoqeri “devastata” qe nuk di t’ja gjej kuptimin shqip.

  47. lumidrin thotë:

    16 Maj 2008 @ 12:05 pm

    Krimineli ka te drejte interviste. Na jep edhe mend per ke duhet votuar.
    Na trego Ramiz krimbi ku i keni derguar arin shqiptar.
    Kjo interviste i mungon mbyllja.

    Gazetari- Shoku Ramiz uli te lutem paturet se dua te lepij bythen.
    Ramizi- mire por mos mendo se te shperblej.
    Gazetari-Jo shoku Ramiz,jo, se me shperblen pronari i Gazetes.
    Faleminderit.

  48. Koth thotë:

    16 Maj 2008 @ 12:10 pm

    Moze,

    ashtu sic e ke shkruj ti ate gjene aty siper une kuptoj qe sjellesi i Ramiz Alise ne media e ka arritur qellimin e tij te dyte, edhe kete ka dashur te provokoje te lexuesit e tij : vrima e Valbones si mbese diktatori nuk duhet te jete vrime.

    Ti provo ta lexosh intervisten se Ramizi provokon me shume se vrima e Valbones.

  49. Moza thotë:

    16 Maj 2008 @ 12:22 pm

    E ke Kabim.
    Ke vrima e Valbit e cova une qellimisht.
    Me ndergjegjje te plote qe ti largohemi pak seriozitetit.
    Por ti ban gjoja, sikur ca :-)

  50. hunter thotë:

    16 Maj 2008 @ 12:22 pm

    Kam pare dy djem te bere shoshe nga plumbat ne kufi qe ky pervertito-ja ketu i ka ne ndergjegje sa te jete gjalle.I shetisnin me kamion neper Shkoder.LLahtar…..Nuk i kishin bere askujt keq

    Shtoji , Arben Brocin, Nazmi Kryeziu, Bujar Bishanaku, Besnik Cela te vrare me 2 Prill 1991 nga policia me ne krye ministrin e brendshem Gramoz Rucin, vjedhesin e e te ardhmes te Arben Brocit (anëtar i ri i kryesisë së Partisë Demokratike).
    Te vazhdosh te thirresh Vdekje Komunizmit nuk eshte sakrilegj, eshte detyre e brezave te ri ne memorie te martireve te demokracise! Historia e harruar eshte e destinuar te perseritet.

  51. J. thotë:

    16 Maj 2008 @ 12:26 pm

    Edhe ketu e futet feministllekun? :D Po i matni bllokmenet sipas gjatesise se shales.
    S’me kishte vajt ndonjehere ne mendje kjo “mase” sinqerisht.

    Kur isha ne shtepi per pashke lexova nje liber te Apostol Dukes (komunist i oreve te para, ish redaktor shtypi ne ushtri)
    Ky i shihte sipas kendveshtrimit te vet, perseri komunist. Ramizi pati “merite” ne qetesimin e situates se atehershme. T’i thuash merite eshte shume. Nuk beri gje tjeter vec shmangu gjakderdhjen. Pra “merite” qe nuk vrau njerez.

    Ka faj, por i perket historise. Per mua nuk ka rendesi nese duhet te kerkoje falje. Keto kerkimet e faljes, me duken si zevendesim i ferrit dhe Zotit. Ne jemi ateista…

    Nese shkojme te historia, ne fund te fundit kemi se cfare te mesojme nga ( ) Alia. Menyra tejet primitive qe zgjedhim “liderat” qe kane ne dore te ardhmen tone.
    Me beri pershtypje jashte mase kur tha: Zgjodha Berishen se ishte nga Tropoja.
    Nuk kam gje me tropojanet, absolutisht. Edhe vete Alia ashtu u zgjodh pasi shperbeu klanin lab pas vet/vrasjes se M.Shehut.

    …edhe xhaxhi ashtu u zgjodh.

    Keshtu o popull i dashur virini gishtin kokes e jo shales :P kur te zgjidhni here tjeter.

  52. Lefti thotë:

    16 Maj 2008 @ 12:29 pm

    “Berishën nuk e vura unë në krye të PD, Fatosin po, te PS”

    Kete e dine te gjithe o Ramiz, perveç fanatikeve te PS, te cilet ende sot s’duan t’a pranojne/besojne, se me 9 Qershor 1991 ishe ti qe PPSH-se i ndryshove emrin ne PSSH, dhe vetekuptohet, vure edhe shokun Nano si drejtues …

    Sa per te tjerat, edhe une çuditem sesi nxjerrin koken tashme nostalgjiket e komunizmit qe thone forte madje se “Ramizi ishte drejtuesi me i mire politik” — apo tani ne demokraci, te gjithe kane te drejte te thone mendimin e tyre ? Kuptohet, ne kohen e tyre, s’kishe te drejte te ankoheshe as qe po mbaje rrradhen e kosit, kurse keta ish-komunista na dalin sot neper intervista e na japin leksione demokracie !

    Leqe, nemos vete ish-aparatchiket komunist, leksione demokracie te japin lart e posht niperit e tyre, qe aktualisht gjenden me tonelata tek Mjafti (ku njoh personalisht edhe disa drejtues qe s’dalin shpesh ne Tv, por qe bejne punen me te madhe). Tek Mjafti sot, gjen fare mire niper deshmoresh, partizanesh, niper ish-ministrash te komunizmit, nipera te ish-drejtuesve te Komitetit te Tiranes, nipera ushtarakesh e administrates se larte te asaj kohe … ata shfrytezuan pushtetin e prinderve dhe gjysherve te tyre, per t’u shkolluar jashte, dhe tani dalin si “antikumunist”, si anti-autoritarist, te flaket !

    Disa te tjere, çuditen perse s’po largohet Sali Berisha … dua t’i kthem : po Ramiz Alia qe e ka vendin ne burg, pse nuk largohet nga jeta publike, po çdo 2 jave jep intervista neper gazeta ? Po Gramoz Ruçi, perse s’largohet, por eshte Nr 2 i PS-se ? Po Skenderi, pse nuk iken, ai qe ishte kunder/perballe studenteve ne 1990 ?

  53. Lefti thotë:

    16 Maj 2008 @ 12:35 pm

    Shtoji , Arben Brocin, Nazmi Kryeziu, Bujar Bishanaku, Besnik Cela te vrare me 2 Prill 1991 nga policia me ne krye ministrin e brendshem Gramoz Rucin

    Ke te drejte o Hunter,

    Po kujt i thua ? Ata jane te verberuar, dhe friken e shohin vetem tek Sala (i cili s’po i ben gje realisht, as 96, as 97 s’po perseriten, siç predikonte Andreas Stefanis) - kurse Ruçin nuk e shohin si rrezik potencial, duke qene se ky apartchik eshte ZV i Rames ne PS !!!

    Sa per faktin se edhe Ramizi shau Meten dhe mbrojti Ramen, biles deklaroi se do votoi per te, kjo este BONUS i madh per Meten dhe MALUS i madh per Ramen : — te marresh levdata nga nje person si Ramiz Alia, eshte dekredibilizuese, dhe s’te ngre aspak pike ! perveç kundrejt shtresave qe e kane “xhan” akoma Ramizin dhe Ramizet … por u shton urrejtjen pjeses tjeter te shoqerise

  54. J. thotë:

    16 Maj 2008 @ 12:45 pm

    (i cili s’po i ben gje realisht,

    Spo ben gje ne fakt i shkreti…po ha persheshin.

    GERDEC!!!

    Nga rrethet komuniste dilte se Berisha dhe Alia kishin shume kofidenca ne ate kohe. Keshtu perpara mbledhjes PD-iste, i merrte infot nga Alia kafsha. Ne kete menyre dilte “i kenduar” perpara shokeve ish komuniste dhe studente qe me te vertete nuk dinin se c’benin.
    Keshtu e shpjegonin “rrethet komuniste” pse Berisha u be kryegerdecar i partise demek-kratike.

  55. Syribukur Shkruaji mesazh privat thotë:

    16 Maj 2008 @ 1:18 pm

    Zot i Madh e i Vertete,
    Cdo Pune e ke bere Vete.

    Kur bere Derr e Arine,
    C’deshe qe bere Aline?!

  56. Lefti thotë:

    16 Maj 2008 @ 1:22 pm

    ca t’e beri Gercei ty more mik, edhe sikur t’a kete bere Berisha ?

    C’fare demi pesove ti, personalisht nga ajo ngjarje ? Shumica e atyre qe kritikojne Berishen per Shperthimin aksidental te Gerdecit, u avantazhuan politikisht nga nje tragjedi e tille, dhe asnje “dem” nuk pesuan : “shpenzimet” i moren 25 viktimat, dhe 300 te plagosurit … ju qe shani Gerdecin politikisht, juve ju beri mire, sepse ju erdhi me “porosi” 2 jave para NATOs

    domosdo, kur s’ke gje tjeter me çfare te kapesh, do kapesh pas Gerdecit : siç po duken Bathet, PS Gerdecin do kete lejt motiv ne zgjedhjet e ardhshme, kurse LSI do kete mbrojtjen e kushtetutes …

  57. speci thotë:

    16 Maj 2008 @ 1:34 pm

    Te gjitheve ju qe habiteni me zgjuarsine e shkathtesine e nje krimineli qe e coi vendin ne gremine si pasusi i krimineleve Hoxha e co.Ne saj te politikes se tij djallezore si palaco qe ishte fituan te gjithe komunistat dhe sigurimsat prandaj ku vend eshte katandisur ne kete gjendje.
    Ky pleh ka fat se ishte ne Shqiperi dhe jo ne Rumani.
    Dhe ky popull eshte pa pike dinjiteti qe pranon te udhehiqet nga felliqesirat komuniste akoma e sot e kesaj dite.pfu horra.

  58. Tironsi Shkruaji mesazh privat thotë:

    16 Maj 2008 @ 1:35 pm

    ca t’e beri Gercei ty more mik

    !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    Nuk mendojne te gjithe ‘larg bythes time’ si ti

  59. Moza thotë:

    16 Maj 2008 @ 1:55 pm

    Po i matni bllokmenet sipas gjatesise se shales.

    Shif J, une shalen e perdora si figure letrare gjasme.
    I masim qe cke me te gjatesine e shales, sepse eshte e rende te durosh karshillekun rrugeve te tiranes te nipave te njerezve qe ti i lidh me vuajtjet, fukarallekun, e nje kohe te caktuar. Sepse shala e Valbones dallon, sepse femijet e brezit te saj, kane ngrene mut dhe jo ushqim ne ato kohe. Dhe as jane rrit, as jane zbukuru e as jane kujdes dot per veten si ajo. Se u linden nga prinder te rropatur dhe u rriten ne kohe te veshtira ku skishte as buke per te ngrene. Ti mos e merr xhelozi femerore, se per ate pune mua me pelqejne shalet e mija :-) me shume, por, dhe njehere si figure letrare :P Sepse shala dhe lekura super e tonifikuar, lidhet me ushqimin dhe mireqenien njefaresoj, lidhet me qetesine, rehatine. Sepse ne fund te fund aty degjeneroi me se shumti vuajtja jone ne kohen e diktatures, dhe jo ke pantallonat kubojs qe sna lejonin ti mbanin. Dhe une prandaj si fal kurre ata, jo sepse ndoqen nje vije idologjike te caktuar, jo se paten ca parime e ca qendrime e ca dogma qe dolen te gabuara, por se e bene ket milet fukara gjer ne palce, aty ku smban me.
    Dhe prej fukarallekut vjen maskaralleku sic thote njoni ketu qe e zuni halli per vrimen e Valbit. :P

  60. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    16 Maj 2008 @ 2:10 pm

    Hot legs mo jon… c’ke me to… si bo edhe ti… ene aty e futet pulitiken mi… ke celuliti… hihihiii… mo i perzini ca gjona se s’ka lezet… :P :P

  61. blloku thotë:

    16 Maj 2008 @ 2:18 pm

    O Moza ish blokmenet qe jane akoma ketu ne blok nuk duhen matur nga gjatesia e shaleve,por nga madhesia e kuletes dhe sa shume i i peshon kjo kulete.
    Ata nuk ju ndane bllokut,Pranvera,liljana dhe soj e sorollopi i tyre banojne jo me shume se 100 m larg viles ku kane lindur ,e pijne kafen po tek blloku,valbi me shalet e gjata dhe me pantallona kaubojsi te ngjitura mbas shaleve(gjyshi i saj jo qe nuk lejonte ato lloj pantallonash,por edhe te fuste ne burg po te mendoje per ate lloj veshje) hyn e del tek banka greke qe eshte perballe viles(si duket kontrollon llogarine rrjedhese qe i ka lene gjyshi nga shfrytezimi i i sklleverve gerdecar) dhe te gjithe keta horra ne saj te politikes se ketij horri qe na jep intervista posht e larte dhe ne saj te doktorit komunist sali berisha.

  62. J. thotë:

    16 Maj 2008 @ 2:28 pm

    Moze, mire ben! Mu duk eksitues (ne kuptimin mendor), dallimi.

    Menyre femerore kunder luftes se kllasave. :) Pastaj ti e di mi dreq, qe je plot me mencuri popullore.
    Apo do me te ba qejfin?

  63. Permetari thotë:

    16 Maj 2008 @ 2:28 pm

    Bravo Moza, hallall sinqerisht. Po qenke talent mi Moze, i sapozbuluar madje. Tani dicka kishe treguar dhe me pare, por sot ishe thagme fare. Hallall per zotin!

    @ Julius

    Ne jemi ateista…

    Jeni mor ti, jeni. Ateista, komunista, palo-ista, jeni. Ndaj edhe ai vend po ecen nga fitorja ne fitorje, se ka trima si ju! Vec nje gje kam me ty une. Fol per vete, mos na fut edhe ne te tjereve ne ato grupet e tua.

  64. Idris thotë:

    16 Maj 2008 @ 2:30 pm

    Ju po beni fjale per dy sisteme KREJTESISHT te PAKRAHASUSHME …..
    megjithate per te ruajtur nje njesi matse te perbashket ndoshta ja vlen te perdoret krahasimi i nje ish MINISTRI te asaj kohe per mirqenien.
    Pyetje(me pak koment):
    -Sh Minister ,dihet qe deri tani ne me keto politika te mirqenies nuk po lulezojme ,mender po hame nje M…..Me keto ndryshime ne do te rojme shume here me mire se sa na garantonte shteti.Si e gjykoni JU?
    Pergjigje(pa shume koment):
    -Dallimi do jete se deri tani keni henger MUTIN e QEVERISE tani e tutjedo hani MUTIN TUAJ.
    Me vone kjo shprehje u rregullua me ndryshimin e fjales QENDRORE MUT ne MUND.Pak koment:
    NE se ne ate kohe kishte ,me te VERTETE shume pak liri shprehjeje sot udheheqsi shpirteror i LEFTIT,HUNTERIT e POLICIT deklaron:
    http://www.youtube.com/watch?v=lhKKhUBY7XE

  65. Leon thotë:

    16 Maj 2008 @ 2:35 pm

    Po mor po shalet e Valbones na e kane fajin si shqiperi dhe ramizi 83 vjec..
    Nuk ka faje Injoranca qe po mbeteron, niveli skandaloz i shkollave,sistemi i kalbur shendetsor, mungesa e ujit dhe energjise, rruget gjithe pluhur dhe plerat qe rrine grumbull me dite te tera rreze pallateve..
    Trafiku i droges dhe femrave shqiptare deri 14 vjece per prostuticion, krimi familjiar, dhuna ndaj femres, vrasjet makabre dhe degjenerimi kulturor.. Asnje nga keto dukuri te postkomunizmit nuk kane faje!!!!
    Jo, inferioriteti dhe primitivzmi shqiptare nuk njeh limit,smira dhe inati i brendshem nuk i le shqiptaret te ecin para.. Jane gati te vazhdojne te rrojne pa dinjitet,pa kulture, pa arsim dhe shendet vetem qe egoja e semure e disave te realizohet..Jane gati te pranojne cdo poshterim,cdo tallje vetem “ata” te cilet “dje” na kane marre shpirtin ti urrejme…
    Nuk shikojne se cdo ndodh sot dhe ku po shkon ky vende???
    Perpara se ti kerkojme falje dikujt para 45 vjeteve, ti kerkohet falje nga ky sistem 17-vjecar te gjithe atyre qe prona e tyre u grabit ne mese te dites, tu kerkohet falje atyre qe dolen nga burgjet e komunizmit dhe sot rrojne neper kazane plerash se as kanale nuk ka per te hap, tu kerkohet falje atyre prinderve qe femijet ju vrane kufijve te Greqise dhe mbyt deteve te Italise,tu kerkohet falje atyre qe u vrane dhe masakruan nga krimi shtetror dhe ai i organizuar.Tu kerkojne falje edhe pedagogave,inxhiniera e ushtarake te larte qe u flaken nga puna pa asnje lloj motivi,vetem per te vendos njerezit e betuar te partise…Ate te cilet po punojne ne punet me te rendomta jashte shqiperise dhe nuk po kerkokojne hakmarrje dhe as falje.. Tu kerkohet falje edhe atyre pensionistave dhe te moshuarve te tjere qe nuk kane lek per ilace lere me per gjera te tjera…
    Si perfundim nuk kemi ndryshuar aspak si mentalitet… Sot vertet nuk ka Valbona apo njerez me Udheheqjen,por ka Argita dhe njerez Blloku te cilet jane shume here me te rrezikshem dhe kriminele sesa ata qe drejtuan ate vende me perpara..Sepse keta te sotmit me keto qe kane bere keto 17 vjet kane arritur te realizojne te pabesueshmen qe nuk ka ndodhur ne asnje vende ish-komunist.. Kane arritur te tregojne se komunizmi nuk ishte gjeja me e keqe qe i ka ndodhur shqiperise… As fashizmi dhe as Mbreti Zog.. E keqja me e madhe eshte sot!!!!!!

  66. Koth thotë:

    16 Maj 2008 @ 2:52 pm

    Moze !

    Dhe une prandaj si fal kurre ata, jo sepse ndoqen nje vije idologjike te caktuar, jo se paten ca parime e ca qendrime e ca dogma qe dolen te gabuara, por se e bene ket milet fukara gjer ne palce, aty ku smban me.

    Ne jemi raca e vetme ne bote qe e shikojme kur dhjesim, e shikojme sa te madh e kemi bere. Ky ka qene problemi jone dhe ky ngelet akoma.

    Moze
    ka pas probleme shume me te medha njerezit ne ate kohe. Ohu sa shume. Por kjo nuk eshte me : rri ne vend dhe i marr me mend.
    Duhet me e lexu shkrimin se provokon me shume se vrima e Valbit, Rama.

  67. hunter thotë:

    16 Maj 2008 @ 3:30 pm

    Idris, pse hidhesh perpjete kur kujtojme martiret e komunizmit (te fundit ato te 2 prillit 1991 ne Shkoder)? Apo pse fale sakrifices se tyre per liri u permbys nje rregjim i dashur per ty? Apo pse ben pjese edhe ti tek kategoria e bythpambukeve te rritur mes privilegjeve?
    Je shume i mjere, kur tenton te zbehesh egersine e atij sistemi (per te cilin R. Alia ishte “perandori i fundit”) me krahasime per (mos)funksionimin e shtetit aktual. Jane dy tema krejt te ndryshme, por dezinfomimi, shpifja, retorika populiste eshte tipike e sojit tend komunist.

  68. toko thotë:

    16 Maj 2008 @ 3:30 pm

    C’mereni me kuaj te ngordhur edhe ju. Nuk shikojme hallet qe kemi por meremi me te kaluaren qe ka vdekur njehere e pergjithmone. Ja vlen te debatohet kur te gjitha gjerat e tjera ti kemi ne rregull, rreth zjarit bubulak te vatres ne netet e gjata te dimrit, por tani qe na qellojne me bomba e predha ne shtepite tona, ne kohen kur dimri sapo ka dale dhe ka kaq shume pune per tu bere me duket pa vlere

  69. Syribukur Shkruaji mesazh privat thotë:

    16 Maj 2008 @ 3:34 pm

    Me pak perjashtime (Moza, Emigrant, Zana, Koth, Perparim…e ndonje tjeter qe s’po me kujtohet),

    po ju drejtohem juve te tjereve (Idriz, Leon…e ndonje tjeter qe s’po me kujtohet)

    do t’ju lutesha shume, per hir te Zotit, per hir te atyre vuajtjeve te llahtarshme nen ate regjim gjakatar qe s’ka pene t’i pershkruaje, per hir te rinise sone “te djegur”, per hir te jeteve qe “i mori” babai juaj shpirteror dhe nxenesi i tij besnik qe kapardiset TV-ve e vreritet gazetave, per hir te te qenit Shqiptar (qe aq shume e keni per zemer ta lakoni)

    mos na fyeni me inteligjencen duke mbrojtur ate qe s’mund te mbrohet.

    NUK MBULOHET MUTI ME SHURRE.

    Ky tranzicion eshte pjelle e atij sistemi makaber dhe e mendjeve te Alise e nxenesve te tij besnike (qe sot ju ca i shani e ca i doni)

    Ju lutem, ne keto raste HESHTNI.

  70. hunter thotë:

    16 Maj 2008 @ 3:43 pm

    Toko, me fal se nuk dua te behem i bezdishem me 100 post, po nuk mund te rri pa fol kur lexoj tentativa per revizionim historie e rehabilitim figurash si kjo ne lidhje me R. Aline. Nuk mund te rrij pa me kap inati kur degjoj leksione demokracie nga R. Alia, Servet Pellumbi e te tjere. Sepse ishin ato qe burgosen me mijra njerez qe nuk e mendonin njesoj me direktivat e partise. Sepse ishin ato qe na vrane deri dje naten me plumb pas koke, mureve te varrezave. Ne qytetin tend cila ishte zona famekeqe per keto pune? 45 vjet komunizem kane qene GENOCID, i nje pjese te madhe te popullsise (me te shkolluaren e me patrioten), kurse ketu lexoj komente qe paraqesin R. Alin si nje lider largpames e te moderuar.
    R. Alia mori fund, sepse mori fund komunizmi ne pergjithesi. Po qe se situata nderkombetare te kishte qene ndryshe R. Alia do te kishte dhene urdher per pushkatim, ashtu si e ka treguar perpara me vepra e demaskime “armiqesh” qe vlenin denim me vdekje.

  71. Moza thotë:

    16 Maj 2008 @ 3:44 pm

    Mire Koth,
    Terhiqem meqe se kam lexu intervisten.
    Por prape po te them qe si muti qe bejme dhe shalet, ngelen figure letrare.
    Nejse, prape se kam ndermend me lexu intervisten jo.
    Kam raportet e kapitalistit qe duhen lexu i here per i here.
    Kam ne faturen e KESH-it qe duhet tja lexoj burrit qafthymit :-)

  72. J. thotë:

    16 Maj 2008 @ 3:51 pm

    Jeni mor ti, jeni. Ateista, komunista, palo-ista, jeni. Ndaj edhe ai vend po ecen nga fitorja ne fitorje, se ka trima si ju! Vec nje gje kam me ty une. Fol per vete, mos na fut edhe ne te tjereve ne ato grupet e tua.

    E ka thene dikush dikur ketu; “une me besimtare nuk merrem.”
    Ateistave u drejtohem, ti rri brenda gardhit.

    Ky tranzicion eshte pjelle e atij sistemi makaber dhe e mendjeve te Alise e nxenesve te tij besnike (qe sot ju ca i shani e ca i doni)

    Po edhe komunizmi ishte pjelle e sistemit osman i mbajtur ne kembe deri ne 44′ nga nje hallvaxhi arnaut sulltan.

    Ej, po edhe sistemi osman ishte vazhdimesia e bizantit.
    Hajt se shkojme bashke perdore deri ne epoken e shpellave me kete llogjike po deshe.

  73. toko thotë:

    16 Maj 2008 @ 3:56 pm

    Hunter ata japin leksione se ka treg per te shitur leksionet e tyre. Si ne tregeti kur ka kerkese do te kete dhe oferte. Mendo per nje moment sikur populli ( bleresit) te mos kishin asnje interes per kete lloj malli. Thua ata do te jepnin keto leksione? Mendo per nje moment sikur ne ta quanin komunizmin dhe kohe e tyre si nje ceshjte te mbyllur, te vdekur per gjithmone, si nje ceshtje qe nuk ka asnje rendesi per te ardhemen se komunizmi nuk kthehet dot me, ai ka vdekur Mendo sikur ne te mos besonim se pas vdekjes shpritrat e vdekur ngjallen ne formen e fantazmave qe akoma ndikojne jeten tone te ardhmen tone. Thua vertet ne do te ishim kaq te trembur nga keto shpirtra sa cdo gje qe ata thone ne i marim seriozisht dhe debatojme ketu me 71 komente kur sikur te pakten gjysma e tyre te shkonte tek Gerdeci apo rruget me balte te Tiranes dicka me shume do te kishte ndryshuar ne te ardhmen tone. Po e le gjysmen tjeter per ata qe kane kuriozitet per te kaluaren, dhe per ndonje militant qe kerkon te fitoj pike politike nga keto leksione.
    Jemi ne qe i bejme keta te japin leksione dhe kuptohet natyrisht cdo njeri i jep leksionet sipas versionit dhe interesit te tij. Skane faj ata fajin e kemi ne

  74. ThoughtPolice Shkruaji mesazh privat thotë:

    16 Maj 2008 @ 4:09 pm

    Fajin e kemi te gjithe ne, qe edhe pas 17 vitesh pluripartitizem dhe demokraci liberale bashke me kapitalizem me probleme, nuk kemi arritur te bejme nje Nuremberg per krimet e komunizmit dhe drejtuesve te atij rregjimi ne Shqiperi.
    Ka te drejte R. Alia qe del si nje sharlatan plak ne faqet e gazetave medioker dhe merr guximin per te na folur per meritat e pakundershtueshme te komandantit legjendar. Jane keto lloj gazetash qe mbushnin faqet e para me tituj per zenkat e N. Hoxhes me djalin dhe nusen e saj. Absolutisht qe nuk eshte e tepert te thuhet se keto media po ju sherbejne eterve dhe financuesve te nendheshem te tyre.

    Eshte ofendim ne rradhe te pare per ata mijera te vrare me apo pa gjyq, te burgosur, te internuar, te persekutuar qe udheheqesi i fundit komunist i Shqiperise, qe u mundua me te gjitha menyrat te pengonte zhvillimet demokratike ne Shqiperi, t’iu flase per meritat e E. Hoxhes dhe komunizmit stalinist te zbatuar ne Shqiperi.
    Eshte ofendim per te gjithe popullin shqiptar (ketu nuk futet ai 10% i lidhur ngushte me kete rregjim), qe e kishte burgosur duke e ndare me tela me pjesen tjeter te botes, lindore apo perendimore, qe e persekutoi dhe i vrau edhe mendimet. E katandisi ekonomine shqiptare ne ate shkalle sa rrezikonim te ktheheshim si popull, nga njerez ne ujq te eger.

    Harrojne edhe ca pinjolle te komunizmit qe shkarravisin tek peshku se cfare raporti kane pasur me lirine eterit e tyre. Por per nje gje jam shume i sigurte, pavaresisht te gjitha veshtiresive qe ka Shqiperia, ai sistem i djallit qofte edhe me arna moderne nuk rikthehet me ne Shqiperi. Ai sistem qe kerkoi te “vriste” edhe Zotin, do te trajtohet dhe paraqitet me fytyren e tij prej demoni edhe ne faqet e historise sone, sado qe pinjollet e atij sistemi ne PS apo organizime te tjera te mundohen te ndalojne kete rishikim dhe pasqyrim ashtu sic duhet te historise. Duhet bere ajo qe te gjitha kombet e qyteteruara, kane bere me diktaturat e tyre.

  75. Grupi Shkruaji mesazh privat thotë:

    16 Maj 2008 @ 4:20 pm

    Leon e ke then tamam!!

    Se pari vlejne per shume pak kto gjuhetite e shtrigave qe marrin neper goje niprat e mbesat e ktij apo atij. Eshte primitivizem i thelle dhe nuk duhet te kene vend ne kte muhabet. Se te merresh me gjera te tilla ben te njejten gje qe benin komunistet e Enverit…ti ishe djale ose nipi i kulakut…te benin biografi.

    Po ashtu po flasim per nje njeri qe eshte 83 vjec…qe ka jetuar qe nga koha e Zogut deri me sot…qe ka perjetuar sisteme qeverisje dhe ekonomike nga me te ndryshmet. Eshte shume e veshtire te gjykosh nje njeri 83 vjecar se PSE…kur ishte i ri…ju fut rruges se komunizmit. Besoj…ose ju garantoj…se te pakten 50% e antarve te peshkut qe sot predikojne demokraci e mosbindje civile e referendume etj etj…po te kishin lindur ne kohen e Ramizit…do ishin komuniste te flakte me keq se Qemal Stafa. Ajo ishte ideologjia e KOHES…ishte ideologjia perparimtare e kohes bile qe zuri jo vetem Shqiperine po gjysmen e botes. Eshte shume e gabuar te gjykohet ky PERSONALISHT me mentalitetin e sotem (ne ka pyetur dikush gjyshrit tuaj se pse ata ishin Partizane??…e ne ju thoni dot ne fytyre qe “ju na sollet ktu ku jemi!”…apo edhe prindrit tuaj!). Po ai ishte pjese e ati sistemi. Po ai ishte pjese e rendesishme ne ndertimin e atij sistemi. Dhe po ai ka pergjegjsite e veta per gabimet, krimet ose devijimiet e atij sistemi. Padyshiiimm…

    Por ai ishte produkt i kohes…Dhe do ishte me e dobishme ti linim gjykimet ideologjike menjane…per momentin.

    Shqiperia ishte pjese e nje sistemi shume me te gjere se vet Shqiperia. Nuk mund te shkonte kundra rrymes…ashtu sic kemi qene gjithnje.

    Duke lene menjane akuzat dhe teorite…Shqiperia duhet te kishte patur nje tranzicion paqesor qe te rezultonte ne nje STABILITET politik dhe ekonomik ne Shqiperi. Disa vende te lindjes arriten kte qellim…disa nuk ja arriten dot. Ne ato vende ku ndryshimi i sistemeve u be ne menyre SISTEMATIKE…tranzicioni doli mire…si ne Poloni ose ne Gjermanine Lindore etj. Atje ku tranzicioni ndodhi ne menyre te ngjashme me Shqiperine…si ne Rumani apo Rusi…pati katastrofe po aq te madhe sa ne Shqiperi. Po ne kemi nje dallim qe akoma nuk kemi dale nga ajo rruge.

    Ramiz Alia mundoheshe te bente tamam kte…nje tranzicion paqsor dhe sistematik. Ju mund te thoni jo po e bente qe te siguronte “te kuqt” ne pushtet ejt…kto jane teorira konspirative te dobta…kur mendon se ku perfundoj Ramizi me ata “te kuqt” e tij te zgjedhur (Birishen). Jo Ramizi deshtoj ne ate tranzicion. Nuk ka rendesi ne e thote Ramizi sot apo e thote dikush tjeter…te gjithe e kuptojme se nje tranzicion paqsor dhe dhe sistematik do kishte sjell nje rezultat shume me te mire per Shqiperine. Por fatkeqsisht Shqiperine e morri lumi dhe e morri llumi…se kur perzjene ujrat llumi del ne siperfaqe.

    Eshte e trishtueshme qe rezultati post-komunist ne Shqiperi ishte nje katastrofe po aq e madhe…ne mos me shume…se komunizmi. Eshte e trishtueshme qe nje person 83 vjecar nga koha e Zogut te ket nje botkuptim me te qarte se shumica e klases politike te sotme. Sepse ne e beme tranzicionin si mos me keq…dhe nuk kemi dale akoma…jo sepse ka akoma njerez te epokes komuniste gjalle apo rrugve qe blejne tranguj apo ne pushtet…por sepse llumi vazhdon te qendroj ne siperfaqe. Problemet e Shqiperise nuk do rregullohen ASPAK me gjyqe shtrigash…megjithse per krimet patjeter qe duhen gjyqe. Por Ramizi thot nje te vertet te pakontestueshme…Shqiperise i duheshe nje tranzicion sistematik…ashtu si vendet e tjera lindore. Kjo nuk u krye kurre dhe ky eshte rezultati sot.

    Eshte e padobishme nje gjyq shtrigash per krime ose gabime te asaj epoke kur ne SOT vazhdojme te kryejm krime dhe gabime po aq te medhaja ose me keq se ajo epoke…kur sot ata qe jane pergjegjes per mijra vdekje ne 97…per mijra vdekje neper male e dete…per shkaterrimin e qindra mijra jetve nepermjet nje rrenimi ekonomik dhe politik…per shkaterrimin e ati KOMBI ne karakter, ne edukate, ne moral…ata njerez vazhdojne sot te jene gjyqtaret e shtrigave. Pa dallim feje, krahine ose ideje…pa dallim ngjyrimi…pa dallim nese ne kohen e munizmit ishin pjestar aktiv apo pasiv apo kundershtar te ati sistemi…ata mbeten LLUMI qe ka marre kte vend.

    Ajo qe duheshe evituar ishte qe llumi te dilte siper…Drejtimin duhet ta kishin marre njerzit e edukuar…inteligjenca e vendit. Por qe te arrihet kjo do nje tranzicion sistematik…jo vetem fjalime te bukura dhe turma neper rruge.

    Tashti eshte teper vone te shikojme mbrapa…na mbetet te shohim perpara. Eshte gabim i rende te mendosh se problemet e sotme do rregullohen duke pare mbrapa…duke gjykuar ata me para nesh dhe duke i etiketuar si shtriga…kur ne vet rezultuam si shtriga shume me te keqia se ata.

    Eshte kohe per PAJTIM…jo per gjykim. Cdo gje qe tha Ramizi eshte e vertet dhe e sakte…dhe eshte e trishtueshme qe 17 vjet me vone Ramizi na duket me mire se kta qe kemi ne pushtet. Kjo tregon qe s’kemi hecur perpara fare…ne mos kemi rreshkirut me mbrapa.

    PS: Kishte dhe shume faktor te tjere qe nuk i merrni parasysh kur flisni per ate tranzicion. Kishte fuqi perreth qe donin rrenimin e Shqiperise…kishe interesa Jugosllave dhe Greke. Mos kini asnje dyshim…se UDB-ja ishte shume aktive ne veri te Shqiperise ne ate kohe…aq aktive…sa qe kishte njerez ne ato demonstratat ne Shkoder me qellime te caktuara. Prandaj duheshe bere kujdes dhe duheshe treguar maturi. Ne perseri deshtuam edhe ne kte pike.

    PPS: Ramizi me beri pak te qesh me ate te fundit me Meten…e vetmja gje kishte per te thene per te…”eshte nga Skrapari, dhe per Skraparllinjte kam vetem te mira per te thene” :) S’ka shume me teper qe mund te thuhet per Meten…megjithate degjoheni dhe Ramizin se nga inteligjenca dhe maturia…asnjeri nga kta te sotmit nuk i afrohet.

  76. Permetari thotë:

    16 Maj 2008 @ 4:26 pm

    @J

    E ka thene dikush dikur ketu; “une me besimtare nuk merrem.”

    O Juli, c’i ke keto qe thua? Meqe e ka thene dikush, atehere na qenka aksiome kjo a si? Apo eshte dikush tjeter qe ben arsyetimin per ty dhe ti nuk ke nevoje fare as edhe te mendosh a si? Une realisht nuk eshte se jam ndonje besimtar i madh, te pakten jo sic aludon ti, por a e di ti se sa % e popullsise ne vendet e zhvilluara jane ateiste? Pyet njehere dhe pastaj hajde e na bej arrogantin ketu se nuk u marrke ti me besimtare! As une s’kam qejf te merrem me komuniste. Sepse ka nje korrelacion te forte midis ateistave dhe komunistave, keshtu thone statistikat… :-)

  77. Grupi Shkruaji mesazh privat thotë:

    16 Maj 2008 @ 4:29 pm

    do t’ju lutesha shume, per hir te Zotit, per hir te atyre vuajtjeve te llahtarshme nen ate regjim gjakatar qe s’ka pene t’i pershkruaje, per hir te rinise sone “te djegur”, per hir te jeteve qe “i mori” babai juaj shpirteror dhe nxenesi i tij besnik qe kapardiset TV-ve e vreritet gazetave, per hir te te qenit Shqiptar (qe aq shume e keni per zemer ta lakoni)

    mos na fyeni me inteligjencen duke mbrojtur ate qe s’mund te mbrohet.

    NUK MBULOHET MUTI ME SHURRE.

    Mutin nuk e kemi mbuluar me shurre por e kemi mbuluar me nje mut me te madh. Nuk eshte puna ktu te “mbrohet” apo rehabilitohet figura e Ramiz Alise…por per te reflektuar se cfar kemi bere ne mbas ati. Nje mut me te madh. Duhet reflektuar nese vertet ishte “ai” pergjegjes per kte tranzicion…apo nese jemi ne te gjithe pergjegjes per kte makaber.Duke reflektuar se si te tjeret e kryen tranzicionin dhe kush doli ne maje ne ate tranzicion…ne krahasim me ne…mund te gjehet dhe pjese e pergjigjes.

    Rinia jote mund te ishe djegur ne komunizem…po rinia ime qe u dogj neper rruget me balte, neper shkollat pa xhama, neper plumbat e kallashve…neper rruget e botes larg vendit tim? Te harruara te kaluara…nuk rregullohet gje duke pare mbrapa gjithnje.

  78. Grupi Shkruaji mesazh privat thotë:

    16 Maj 2008 @ 4:37 pm

    Fajin e kemi te gjithe ne, qe edhe pas 17 vitesh pluripartitizem dhe demokraci liberale bashke me kapitalizem me probleme, nuk kemi arritur te bejme nje Nuremberg per krimet e komunizmit dhe drejtuesve te atij rregjimi ne Shqiperi.

    Ja c’thot Gardisti. Problemi i ktyre 17 viteve paska qene mungesa e Nurembergut. Nexhmijen per filxhane kafeje dhe luge e pirunj e futet ne burg…kaq dinit te benit. Dhe kur e futet Nexhmijen ne burg…u rregulluan gjerat…apo jo?

    Jo or jo problemi i ktyre 17 viteve s’ka qen aspak mungesa e Nurembergut. Jo se s’duhet…jo se s”duhen denuar…por kur NE jemi po aq kriminel sac ishin ata…kur ne e kemi mendjen VETEM tek shkaterrimi dhe rrenimi dhe hakmarrja dhe e gjykojme mungesen e HAKMARRJES si problemin me te madh te ktyre 17 viteve…atehere kjo shpjegon pse ne s’kemi avancuar as 1cm ne drejtimin e duhur.

    Problemi i ktyre 17 viteve ka qen llumi qe u ngrit ne maj…ju mungesa e hakmarrjes. Por disa e kane mendjen vetem shkaterrim dhe demagogji…Per mua…ATA jane pasardhsit e komunizmit, e zogizmit, e osmanllinjve e deri ku te perfundoj rruga. ATA jane problemi i Shqiperise…qe ne epoka te ndryshme kan patur ngjyrime te ndryshme…por ne thelb kan mbetur njeres destruktiv.

  79. ThoughtPolice Shkruaji mesazh privat thotë:

    16 Maj 2008 @ 4:55 pm

    Njerezit qe e kane prejardhjen nga gjirizet e komunizmit, normalisht qe nuk kerkojne drejtesi per krimet e atij rregjimi. Drejtesi aspak hakmarrje, falje por jo harrese.
    N. Hoxha dhe R. Alia dhe gjykimi per kafene dhe luget eshte qesharake dhe ofenduese. Duhej nje Nuremberg shqiptar ku keta dhe te tjere drejtues te larte te diktatures te denoheshin per genocid.
    Te gjithe vendet e qyteteruara kane denuar ne menyren me te mire diktaturat e tyre, nderkohe ne Shqiperi per shkak te eterve dhe bijeve te tyre qe gelojne ne partite politike dhe OJf-te parazite ne Shqiperi, kerkojne te mbrojne me cdo cmim mos denimin e krimeve te komunizmit dhe autoreve kryesore te tyre, qofte edhe moralisht, dhe ne pasqyrimin e historise.

    Kujdes! Kete e kam me pjesen jo komuniste te peshkut, propoganda per nxirjen e tranzicionit shqiptar, ne cdo aspekt dhe ne cdo gje, eshte e gatuar nga R. Alia dhe komunistet e tjere. Qellimi eshte qe te shahet dhe te bastardohet kjo periudhe me qellim kthimin e nostalgjise per sistemin kriminal komunist, ne menyre qe te pakten te behet nje rehabilitim i atij sistemi dhe figurave kryesore te tij.

    E kuptoni qe krahasohet nga budallenjte liria me burgun, vrasja me jeten, prona private me kooperativat, besimi tek Zoti dhe ateizmi i cmendur ne Shqiperi.

  80. Tironsi Shkruaji mesazh privat thotë:

    16 Maj 2008 @ 5:02 pm

    Problemi i ktyre 17 viteve ka qen llumi qe u ngrit ne maj…jo mungesa e hakmarrjes

    Veri emrin o Grupo.
    Problemi i ketyre 17 vjeteve eshte Sali Berisha. Ate gjysem shteti te felliqur qe komunizmi u la shqiptareve, Sala e shkaterroi fare.
    Coi dem mundin dhe sakrificat 50 vjecare te te gjitheve, por pikesepari te te persekutuarve dhe ish-pronareve qe i manipuloi, mashtroi dhe perdori.

  81. Tironsi Shkruaji mesazh privat thotë:

    16 Maj 2008 @ 5:04 pm

    O ThP, kush e ka fajin o burre qe nuk u denuan krimet e kumunizmit?