Interneti: PS e PD bashke ne opozite

Nese hap adresat online te dy partive me te medha, do te mesosh se asnjera prej tyre nuk ndodhet ne qeverisje te vendit. PD eshte ende duke bere fushate elektorale, ndersa PS ka antar kryesie vetem Musa Ulqinin. Nje foto e Berishes, e cila mund te deformohet, vendi ku shfryhen inatet socialiste. Si shfaqen ne internet Presidenca, Kuvendi dhe Kryeministria, krahas partive politike

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike duket se kane deshtuar ne performancen e tyre virtuale. Faqja e internetit te selise blu www.partiademokratike.org ka mbetur ne vend numero qe nga koha e fushates zgjedhore. Nese do interesohesh per nje informacion duke klikuar ne kete adrese, natyrisht qe s’do marresh vesh se demokratet kane ardhur ne pushtet. Nga ana tjeter, epoka “Nano” ka ikur me kohe nga faqja e internetit te Partise Socialiste. I pari qe te pret me dashuri sapo klikon nw www.ps-al.org eshte kryetari i ri Edi Rama. Por fjalimet e tij jane akoma te vjetra dhe ne total cdo gje eshte “under construction”.

Sipas permbajtjes se faqes se internetit, Partia Ddemokratike vazhdon te jene ne opozite, madje ne kulmin e fushates elektorale. Duket se te gjithe e kane lene pas dore kete hapesire online, duke u marre vetem me administraten dhe me zyrat komode. Ndonese data ne faqe eshte 8 Janar 2005, lajmi me i fresket paraqitet mbledhja e Keshillit Kombetar qe zgjodhi Kryesine e partise, sekretariatin, nenkryetaret. Keta sipas internetit, do jene udheheqesit e selise blu per ne fushaten elektorale per zgjedhjet e 3 korrikut. Jozefina Topalli sipas faqes, ndodhet akoma ne pozicionin e nenkryetares se Kuvendit. “Faqja eshte ne ndertim” eshte mesazhi qe merr nese do te zbulosh se cila eshte rruga e krijimit te Partise Demokratike dhe cilet jane aleatet e saj.

Socialistet ne vend te selise se partise se tyre kane vene ne faqen e internetit, nje foto te Pallatit te Kongreseve. Ndersa eshte shume e veshtire te marresh vesh se ciles date i perkasin informacionet qe ndodhen ne faqe. Ajo cka meson direkt eshte se Partia Socialiste ndodhet ne opozite. Kjo nisur nga nje fjalim i kreut te selise roze Edi Rama me titull “Qeveria Berisha nje cete qe ka kapur shtetin”. Nese kerkon te marresh vesh se kush jane drejtuesit socialiste me kot e ke, pasi do zhgenjehesh. Nder rradhet e sekretareve del vetem i pergjithshmi Pandeli Majko, ndersa anetar kryesie figuron vetem Musa Ulqini. Te tjeret jane te gjithe ne “ndertim e siper”. Mbetet per t’u pare se sa do zgjase konstruksioni i selise roze. E vetmja gje qe funksionon plotesisht eshte nje foto e Berishes me te cilen lexuesit e faqes ftohen te shfryjne fantazine, duke e deformuar ne te gjitha format e mundshme.

Dardan Malaj

Kryeministria pastrohet nga fotot e Nanos

Stafi i kryeministrit Sali Berisha ka spastruar arkivin e fotove te ish-Kryeministrit Fatos Nano nga faqja e internetit. Nese do te marresh vesh se kush ka qene paraardhesi i Kryeministrit demokrat do mjaftohesh me 10 foto. Kaq eshte numri i imazheve me te cilat ne faqen e internetit te kryeministrise prezantohet periudha qeverisese e socialisteve nga viti 2002 deri ne shtator 2005. Perzgjedhja e fotove duket se ka qene e rastesishme nga stafi i Kryeministrit aktual. Te gjitha i perkasin periudhes qershor-korrik te vitit te shkuar. Ne tre prej tyre paraqitet vizita dhe takimi i Kryeministrit Nano me kongresmenin amerikan Eliot Engel. Kater foto te tjera kane te bejne me takimet e Nanos me trupat ushtarake komando ne Zall Herr te Tiranes. Vetem nje foto e nje takimi te Namik Dokles te informon se kush ka qene zevendeskryeminister para Ilir Rusmajlit te PD-se.

LSI, informacion me bollek

Levizja Socialiste per Integrim eshte forca me korrekte persa i perket faqes se internetit. Informacionet e publikuara online jane ne kohe reale dhe po ashtu edhe fotot perkrah tyre. Informacioni i fundit i perket dates gjashte janar, ku sekretari Petrit Vasili ben publike ftesen e Metes per Ramen e Berishen per takime dypaleshe. Te njejtin efikasitet partia e ish-Kryeministrit Ilir Meta shfaq edhe tek faqet e tjera te internetit binjake me ate kryesore. Keshtu Levizja Rinore per Integrim ka nje faqe te vecante, dhe po ashtu edhe gazeta “Integrimi” dhe faqja personale e kreut Ilir Meta.

Presidenti, informacion ne kohe

Nje perfaqesim dinjitoz. Keshtu mund te flitet edhe per faqen e internetit te Presidentit te Republikes, Alfred Moisiu. Cdo gje eshte ne kohe reale, si informacionet, ashtu edhe fotot qe i shoqerojne. Lajmi i fundit i afishuar i perket dates pese janar 2006 dhe ka te beje me takimin e Presidentit me partite e vogla me kerkesen e ketyre te fundit. Nje foto e kesaj tryeze dhe nje tjeter ne homazhet per vdekjen e personalitetit te shquar Niko Nikolla, jane fotot me te reja per vitin 2006. Cdo gje eshte ne nivelin e duhur edhe persa i perket ish-Presidenteve, kur jepen informacione per Ramiz Aline, Sali Berishen dhe Rexhep Meidanin.

Parlamenti, akoma me pushim

Faqja e internetit te Kuvendit te Shqiperise, te informon vetem per aktivitetet deri ne dhjetor te vitit 2005. Duket se viti i ri akoma nuk ka filluar per parlamentaret tane qe po shijojne akoma pushimet e festave te fundvitit. Informacionet per deputetet jane jo aq te plota sa ishin me para. Teksa nje legjislature me para jepeshin edhe numrat e telefonit te deputeteve, kete rradhe mungojne. Nje tregues pozitiv eshte ai i grupeve parlamentare dhe komisioneve ku cdo gje jepet e plote. Ndersa lajmi me i fresket eshte ai i seances parlamentare te dates 28 dhjetor kur edhe u mbyllen punimet.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

Komentet janë mbyllur.

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com