Interneti dhe Shqiperia
Si shpikja me e madhe e njerezimit pas rrotes e zjarrit, interneti po
transformon gjithnje e me teper jeten e njeriut. Interneti mundesoi
komunikimin e shpejte te individeve e organizatave, ai eshte gazeta me
e madhe, enciklopedia me e madhe e botes moderne. Ne internet mund te
komunikosh, mund te lexosh, mund te kulturohesh (ose te ckulturohesh
nese je pa mend), mund te informohesh, mund te blesh e te shesesh
mallra e sherbime, mund te paguash faturat e shtepise e te biznesit, te
paguash e te paguhesh, mund te botosh, te degjosh muzike, te shohesh
koncerte e filma, mund te besh shkolle e trainime profesionale me
korrespondence e te tjera e te tjera.
Zhvillimi me i madh ne kete bote te re te teknologjise se
informacionit (IT) eshte bere qe nga fundi i viteve 1980 e ne vijim. E
koinciduar kjo me periudhen kur mjaft vende ish-komuniste te botes
rrezuan sistemet e tyre diktatoriale dhe u renditen me demokracite
tradicionale perendimore, ishte ne te mire te ketyre vendeve qe te
futeshin menjehere ne rrjedhen e ketij zhvillimi te madh qe
revolucionarizoi informacionin, komunikimin, arsimin e dijen. Por jo te
gjithe keto vende e kuptuan njelloj rendesine e vleren e ketij drejtimi
te ri. Duke u hedhur nje sy statistikave te International
Telecommunication Union (ITU), nje organizate nderkombetare brenda
OKB-se, me qender ne Zvicer, te vjen keq kur shikon se Shqiperia eshte
nga vendet e fundit per sa i perket fushes se kompjuterave dhe
internetit. Ne statistikat e vitit 2003 (http://www.itu.int) Shqiperia
figuron me 0.98 perdorues interneti ne 100 banore, duke lene pas ne
hapesiren evropiane dhe te ish-vendeve te BS, vetem Taxhikistanin dhe
Turkmenine. Nderkohe, ne kete hapesire kryeson Islanda me 67.5
perdorues ne 100 banore, Suedia me 63, Britania e Madhe me 59.2,
Holanda me 52.19, etj. Ne Evropen Juglindore, Bosnje dhe Hercegovine ka
3.91 perdorues ne 100 banore, Maqedonia - 6.05, Serbi-Mali i Zi - 7.87,
Moldavia - 7.98, Turqia - 8.49, Greqia - 15, Rumaia - 18.4 dhe
Bullgaria - 20.58. Eshte keqardhese ta gjesh vendin tend ne kete
renditje. Dhe kjo vjen si rezultat i qeverisjes miope e te
papergjegjshme te te gjitha qeverive qe kane ardhur ne Shqiperi pas
vitit 1990 ne drejtim te zhvillimit te IT. Jane dhene kaq e kaq ndihma
nga organizatat nderkombetare e vende te zhvilluara, me kompjutera e
projekte lidhjesh ne internet. Shumica prej tyre kane avulluar ne
interesa personale. Ndryshe nuk do te kishim ate vend qe kemi ne
renditjen e mesiperme. Eshte disi komike te shohesh po ne ate
statistike se Shqiperia eshte me lart se mjaft vende te tjera te
Evropes Juglindore per sa i perket numrit te abonenteve te telefonise
celulare, 35.8 per 100 banore. Telefonat po, ata i ka qejf shqiptari i
shkrete se nuk duan shume pune, shtyp nje buton dhe alo, alo.
Ashtu sic i duhej njeriut nje plug qe e terhiqte me qe, kuaj apo
traktor, per te leruar token, sic i duhej mendimtarit nje kunj i
shkrimeve kuneiforme, nje pergamen a pende pate dhe me pas nje
kallamar, laps e mjete te sofistikuara per te shkruar, ashtu edhe per
internetin duhet te kesh nje kompjuter dhe nje lidhje qe te hysh ne
boten e madhe te cyberspace. Nuk mund te mendohet perparimi i sotem ne
bote, i palidhur me boten e kompjuterit e te IT. Ndaj shtetaret e
Shqiperise, parlamentaret, OJQ-te dhe te gjithe ata qe u dhimbset
zhvillimi i vendit, duhet te mendojne me shume per kete zhvillim.
Njerezit e pushtetit e te partive le te mendojne me pak per strategjite
e fitoreve zgjedhore, per grindjet e paprera me “ne” dhe “ata” dhe duke
luftuar ndershmerisht abuzimet e aferat korruptive, le te mos i zere
gjumi per ca gjera fare te thjeshta: si te kete me shume kompjutera ne
Gramsh, ne Kala te Dodes e ne Gomsiqe. Te mos i zere gjumi naten duke
menduar se si femijet e shume krahinave ne Shqiperi jo vetem qe s(kane
shkolla per te qene, qe nuk ushqehen mire, qe s(kane libra e drite, por
nuk e dine edhe se c(eshte kompjuteri e interneti.
Interneti u fut per here te pare ne Shqiperi ne vitin 1991 nga
Fondacioni Soros. Gjate ketyre 15 vjeteve, jane krijuar mjaft kompani
sidomos ne qytetet e medha te vendit, te cilat ofrojne perdorimin e
internetit. Tarifat per kete lidhje jane nga 16 deri ne 35 $ ose 15
deri 45 per qind e te ardhurave mesatare mujore (A.Nune:
Sudosteureopaissches Mediezentrum,
http://soemz.euv-frankfurt-o.de/media-see/newmedia/main/articles),
teper te medha per t(u perballuar nga shqiptaret. Shto ketu edhe
shpenzimin per blerjen e kompjuterit dhe te aksesoreve. Nje rruge e
shpejte dhe praktike eshte shtimi i internet-kafeve. Sipas burimit te
sapocituar, ne Shqiperi ka sot rreth 130 te tilla. Me shtimin e fondeve
per arsimin, mjaft shkollave do t(u behej i mundur aksesi ne internet.
Nxitja, lehtesimi e shtimi i bizneseve qe ofrojne internetin, do ta
bente kete sherbim me kosto gjithnje e me te ulet.
Duhet ta kemi te qarte te gjithe: perdorimi i internetit eshte nje
imperativ dhe nevoje e domosdoshme per Shqiperine ne pergjithesi e
rinine shqiptare ne vecanti. Ndonje kontrapedal kokeshkrete mund te
hidhej e te thoshte se ky po na kerkon qiqra ne hell dhe se kjo eshte
luks perpara mjaft gjerave jetike qe i duhen vendit. Por kjo nuk eshte
keshtu. Po pritem te rregullojme ato gjerat e tjera dhe pastaj te
merremi me kompjuterat e internetin, do te jemi kurdohere ne bisht te
zhvillimit boteror. Perpjekja per zhvillimin e IT duhet bere se bashku
me ate per zgjidhjen e shume problemeve te tjea qe ka vendi. Qeverite
shqiptare duhet te jene me te vemendshme ndaj nismave qe dalin ne bote
ne kete drejtim. Ne janar 2005, ne forumin ekonomik boteror te Davos,
Zvicer, Nikolas Negroponte, profesor i teknologjise se medias ne
Institutin e Teknologjise te Masacusets, hodhi idene e prodhimit te
kompjuterave me kosto 100 dollare per femijet e vendeve ne zhvillim.
I ndodhur ne nje pozite te lakmueshme gjeografike persa i perket
trafikut te cyberspace, me nje popullsi relativisht te vogel dhe me nje
potencial te fuqishem rinor intelektual, Shqiperia i ka te gjitha
mundesite qe me vullnet e perpjekje te vihet ne radhet e vendeve te
perparuara ne ate drejtim ku leviz e ardhmja.
Nga Ylber Memia
Koha Jone
20 Shkurt 2006
(bisedo me autorin: ylmia@yahoo.com)
21 February 2006 @ 7:59 am
“I ndodhur ne nje pozite te lakmueshme gjeografike persa i perket
trafikut te cyberspace, me nje popullsi relativisht te vogel dhe me nje
potencial te fuqishem rinor intelektual, Shqiperia i ka te gjitha
mundesite qe me vullnet e perpjekje te vihet ne radhet e vendeve te
perparuara ne ate drejtim ku leviz e ardhmja.”
Ky perfundim eshte i pa-argumentuar, dhe per mendimin tim i gabuar. Ne Internet, pozita gjeografike eshte gjithmone e me pak e rendesishme (dhe se c’lidhje ka kjo me trafikun e Internetit, une nuk e di…). Fakti qe jemi vend i vogel eshte me shume pengese sesa perparesi. Per shembull, nuk eshte e lehte te lidhesh me Internet te shpejte ne shqiperi sepse tregu eshte i vogel, gje qe e rrit koston (sidomos jashte Tiranes).
Por, per mendimin tim, pengesat tona me te medha jane 2: mungesa e ekspertizes se gjere dhe mungesa e anglishtes ne nivele supercilesore. Eshte cliche te thuash qe Interneti perparon cdo dite: por me te vertete qe ka teknologji dhe zhvillime sot qe nuk ekzistonin as 1 vit me pare (gjera si google maps, flickr, etj.). Ne jemi aq mbrapa sa na duhet te vrapojme qe te qendrojme ne vend ne krahasim me “boten”. Dhe e dyta, gjuha, eshte problem: perballemi me konkurrencen e Indise apo vendeve te tjera qe e kane anglishten gjuhe baze….
Dhe e fundit, une jam skeptik dhe persa i perket Internet cafeve. Doemos qe me mire t’i kesh se te mos t’i kesh, por perparimi ne Internet eshte nje ceshtje qe nuk i lihet Internet kafese po mbeshtetet nga biznesi dhe shteti. Ndryshe do behemi te gjithe mjeshtra ne “CounterStrike”.
21 February 2006 @ 2:39 pm
Penar, ke te drejte kur thua qe populli i vogel, e sidomos i varfer, nuk perben treg te mire biznesi, por nga ana tjeter, kur je vend i vogel mund te mbulohesh me kollaj nga Interneti. Nuk do infrastrukture shume te madhe dhe te fuqishme. Maqedonia ka vendosur ta mbuloje tere vendin me wireless. Ma ha mendja se s’do te ishte shume e veshtire per te bere nje gje te tille edhe ne Shqiperi. S’po them se duhet bere i tere vendi pernjehere, por s’do te ishte shume e kushtueshme per te mbuluar qytete me te medha.
Interneti ka si plus te madh perhapjen e shpejte te infomacionit. Po qe se qeveria deshiron me te vertete te heqi korrupsionin, fare mire mund te vendosen disa nga sherbimet edhe ne Internet. Aty s’ka seksere e pengesa dhe eshte e hapur per te gjithe. Nje shtet qe ka perparuar shume drejt luftes se korrupsionit eshte Estonia, e cila ka bere edhe votimin per zgjedhje lokale dhe parlamentare nepermjet Internetit. Problemi eshte se gjer tani asnje qeveri s’ma ka mbushur mendjen se eshte kunder korrupsionit.
22 February 2006 @ 3:48 pm
Per te arritur dicka mbreslenese ne fushen e zhvillimit te IT duhet bere dicka, ekstravagande, dicka qe do zemeroje gjysmen e njerezve te cilet nuk do shohin nevojen per te shpenzuar ne nje fushe si kjo.
Vetem keshtu ka ndonje shprese qe Shqiperia te dale nga erresira informatike, me perpjekjet e zakonshme vetem thellojme ndarjen nga pjesa tjeter e globit.
26 May 2006 @ 11:40 am
kur desha qe te lidhja internet ne shqiperi per prinderit e mi qe pastaj te komunkonim via internet …..shkova ne nje shoqeri interneti ne tirane …….ata as qe e grizen e fare …pritem 2 ore atje deri sa erdhinjeri spezialist qe ( kishte studiuar ne greqi dhe ne itali kompjuter ) ais u sillte sikur kishte cliruar tiranen ………. dhe pasi na dha disa formulare na rrasi ne dore dhe nje kuti si modem qe se kisha pare ndonjehere ne dore dhe tha une do te ve user dhe password por ne shtepi duhet ta installoni vete…….!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
se si do ta benin kete prinderit e mi qe nuk kishin pare ndonjehere pc ….!!!!!!!
ky eshte sherbimi i it ne shqiperi ……………………………skandal …..
26 May 2006 @ 11:47 am
15% - 45% tete ardhurave mujore ….!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
se me cfare do te rrojne ata njerez pastaj …nje zot e di…..
26 May 2006 @ 1:00 pm
E dini ju se Shqiperia eshte ne programin e OKB per reduktimin e varferise.
E dini ju se Shqiperia merr borxh per te perballuaj minimumin jetik te 900 000 personave qe jetojne ne varferi.
Mos ja fusni kot. Le te ece sa te ece , natyrisht duke e stimuluar me politika.
P.S. Jam i njejti hajdut po po punoj me nje linje greke te vodafonit.
11 June 2006 @ 6:09 pm
Per sa i perket internetit me duket se problemi eshte se nuk ka teknike dhe inxhinjere qe e zoterojne tamam teknologjine. Gjithashtu ndermarrjet shqiptare nuk e ndiejne nevojen he per he te internetit.
Sa per poziten gjeografike ajo ka te beje sepse jemi afer evropes dhe nuk duhet te shtrohen shume kabllo oprike nen det per te qene te lidhur me boten, mjafton te marresh lidhjen nga italia ose greqia.
Siperfaqja eshte e rendesishme pasi nuk ka nevoje te behen shume investim ne infrastrukture. Aq me teper se popullsia me aktive ne shqiperi gjendet ne ultesiren perendimore keshtuqe siperfaqja zvogelohet dhe me shume.
Sa per rentabilitetin, nje kompani shqiptare nuk mund te jete aq e pasur sa nje kompani franceze ose gjermane thjesht per faktin se ato kane treg me te madh. Me nji fjale biznesmenet e internetit ne shqiperi duhet te kenaqen me me pak se francezet ose gjermanet.
Teknologjia e informacionit ka shume te mira te cilat ndermarrjet shqiptare nuk i shohin akoma pervec bankave.
Ne ndermarrjet e tjera mjaftohen me nje kompjuter.