Interneti dhe levizjet politike-shoqerore
nga www.comune.torino.it/sqPublikuar 6.2.2007
Organizimi i nje levizjeje shoqerore politike ose artistike nepermjet internetit ka si perparesi ashtu edhe limite. Sidoqofte avantazhet jane shume me te medha se limitet. Perpara eres se rrjetit internet organizimi i ç’faredolloj aksioni politik ose shoqeror kishte nevoje para se gjithash per nje vend takimi dhe per instrumenta komunikues per te lidhur antaret e grupit mes tyre.
Kostoja per te organizuar dhe per te mbajtur nje zyre ose salle takimi eshte padyshim e paarritshme per ata qe nuk disponojne financime ose subvencione te mjaftueshme. Per kete motiv te gjitha organizimet qe lindnin nga poshte si per shembull sindakatat, mund te lindnin vetem aty ku personat kishin mundesi te shumta per tu takuar dhe per te shkembyer opinione, siç ishin per shembull fabrikat e medha.
Interneti duke e menjanuar nevojen e takimit fizik zgjidh shume probleme dhe ofron mundesine e nje kembimi te vazhdueshem informacioni me kosto te paperfillshme. Limitet e internetit jane te lidhura me percepsionin qe perdoruesit kane per kete mjet komunikimi dhe jane me teper te natyres psikologjike
Realiteti qe krijohet nepermjet rrjetit shpesh konsiderohet si virtual, po ashtu edhe informacionet qe shkembehen aty, dhe kjo limiton shume impenjimin konkret te atyre qe kerkojne te nisin diçka serioze. Ne te vertete mundesia per te ofruar pak impenjim mund te jete ne realitet nje avantazh me teper se nje limit, nese do te kuptohej kjo nevoje.
Me sa duket revolucioni informatik ishte shume i shpejte per te lejuar shume prej nesh qe te kuptonin rendesine e vertete te tij dhe perveç kesaj ky lloj ndergjegjesimi pengohet nga fuqia e televizionit. Generata jone duhej te kuptonte mundesite e pafundme te ofruara nga komunikimi ne kohe reale, dhe nga pasurimi me komopetencat e veta te nje grupi individesh duke filluar keshtu te shfrytezoje keto mundesi. Interneti nese perdoret ne menyren e duhur, mund te behet nje instrument i lirise, bile edhe shpetimtar i demokracise.

11 February 2007 @ 5:17 am
kesaj i thone :”hall me burre dhe hall pa burre…”
) se sa ‘filozofite’ e c’donjerit prej nesh (dhe kjo jo se urrej ose keqmendoj per opinionin e te tjereve,por persa i perket raportit diskutim/veprim)
Ashtu sic thua ti,jane te dy anet e medaljes;nese ne nje ane i ofrohet mundesia shumkujt qe me pare s’do te kishte mundesi qe te shprehte nje opinion,nga ana tjeter,pamundesia per tu impenjuar ne aktivitetet qe ne i konsiderojme te rendesishem(sepse duket sikur jane afer ne rrjet,por ne realitet…),ben qe dhe te rritet apatija,pertaclliku,dembelosja ….deri ne menefreghismo ndaj gjithckaje qe eshte reale.
Do te preferoja me mire diskutimet ne klub(jo thjesht muhabete pijanecesh
12 February 2007 @ 1:10 pm
E vetmja e mire e organizimit me ane te internetit besoj se eshte perfshirja edhe e kontributeve te personave qe ndryshe do ishin pa kontribute, duke pasur pak kohe ne dispozicion.