Intelligence grise 2
Nga emigrant
Ky nespi ynë historik-pellazgjik për armiq na ka bërë popull obez. Kur mos kem njeri! Armiqtë aty ishin, në mest tënë dhe përjashta mesit, por ne nuk ngopeshim me aq. Gjithnjë në agoni për karbohidrate armiqsore. Çështje genesh, thua? Se ja, psh, atij vesit të duhanit ia gjetën genin tani së fundi. Kushedi dhe ne do e gjejmë atë tonin, që na bën aq hazër për sherr. Po ku është mor’ ky armiku, t’ja ashushim nonën e të bim rahat! më tha një herë një shok, i cingërisur në kulm mbas një mbledhje kolektivi, që pronocoi armikun e rradhës si recetën e fundit nga Martha Stewart apo Emeril. Nejse, ai shoku e kishte një kleçkë biografie, që s’ja thoshte askujt, pasi e bënte kandidat të sigurtë për ingredient kulinar mes një popullate të uritur. Mëlçi në qafën e ujkut! Mulçi në fëltere të jevgut! Prite Zot!
Çaplinit të uritur në kulm, në mes të dëborës e kallkanit, shoku afër i dukej si ndonjë suxhuk me avull apo pulastren në rotiseri; edhe neve ai boti i panjohur atje jashtë na dukej armik si fillim; deri sa pa u vërtetuar e kondërta, merr vesh… Se syri sheh atë që do të shohnjë. Dhe sytë tanë na qanin për pak ashtuzë, për pak ashuthi; stomaqet tona gumëzhinin për një çikë hasëm me kontorno deliriumi. Ushqimi i vërtetë për ne. Se ai emërori, ai me proteina e kalorira reale, ai nuk quhej, vinte në plan të dytë, në tallon të tretë. Politika (dmth gjetja e armiqve) në plan të parë, babam! Deri dhe pulat e shushatura nuk pillnin vezë, por kapitalizëm. Nuk çanin prapapnicën për një vezë më të madhe socialiste. E ruanin shumë b… e tyre individualiste!!! Qenë armike klase, jo fakire glase! Përpa u futur në pularinë kolektive, të kam rixhà. Shelegët rrinin mendushëm, meditues, kokëmënjanë, me pikëllim privat qymezi, jo me frikë e tmerr kukurreci! Qingji i vogël sa më pa mue, uli kryt-e, uli kryt-e oj, tuj mendue… Sa për tallonin, OK, ë-hëm! (kruarje zëri nga mukusi i vështirë i këputjakotit) … se shiko, kuptoni drejt, ai nuk është racion, mos e merrni ashtu. Po çfarë është? Është një shpërndarje më e drejtë, më largpamëse, më poliedrike, më sizmike, më combo-gumbo-lumbistike… e ku di unë, me një fjalë, aq e thellë, aq e thellë, aq metaforike, aq metonimike, aq filoqylike dhe komiteto-qendroristike, sa që të mbyllet goja, të merret fryma, të ngrin diafragma kudo si të ndodhet, nga thellësia e madhe, simomos mos-o-zot po të qëllonç tip që ke frikë nga lartësitë, pu pu pu, e s’ke ç’thua gjë hiç, veçse të habitesh, e më pas të shkërrnditesh, nc nc nc, ç’ka kjo dynja, babam! Ja Abas Ali! Pardon! Ja hazreti Josif! Ja shën Isuf!
Se që thua ti, për filozofi, për të marrë mëndjen me llafe, gjer tek ne e kthehu pas. Se i madhi ynë na pat thënë qëmoti: unë jam filozof i madh, ju të tjerët të jeni filozofë të vegjël, bëhuni mini-mi për mua, si punë e Dr. Evil. Edhe aq u desh: më keq se në agoranë gjitone, në një bulevard q’e patnë ndërtuar pepìnot, mu si mizat e mushtit, pardon, të lisit, gumëzhinin dhe bënin atë të qojturën “xhiro” (ose “gjiro” për gjithë shqiptarët që s’e shqiptojnë dhe s’duan as ta shkruajnë “ç”- ënë apo “xh”- ënë e mallkuar, kudo si të ndodhen), pra bënin xhiron dhe filozofinë e gjithë botës mini-minjtë. Po ku qëlluan të gjithë aq të mënçur, mor aman! Mbledhur në një qoshk të dheut! Gjasë e vogël shumë, por jo zero, hë tu bëfsha, hë derman! Hë! Aty ma lidh gajdhurin! Dhe kjo punë e filozofllëkut, tip mulli me erë pa bereqet që bluan bosh qënkësh punë e madhe! u ngjitkësh si virus, si sidë e si grip toksiko-etnik. Nga ai bulevardi i qëmotit në cybermiletin e sòdit. Me bulevard virtual. Me mini-mi në dorë. Dhe e di ç’është e bukura? Ashtu si qëmoti, “filozofët möchtegern&wannabe” ja këpusin qorres, thonë dokrra pa fund, dhe kurrë s’mungojnë tipat e ngashnjyer, si dje, që futen në sallonin vanitoz möchtergèrnas, me shpresën se do duken të mençur shumë edhe ata. Ngaqë “kuptojnë”! O kohë, o zakone! Dhe ajo historia e asaj “tablosë” që medemek-piktorët sajuan në oborrin e mbretit, përsëritet në mënyrë të trishtë. Tabloja s’qenkësh fare tablo, veç një kuadrat bosh, por llafi ishte që kush s’është fisnik, nuk do mundet të shohë gjë në të. Edhe të gjithë lëvdonin atë që s’shihnin. E shikon sa i bukur ky detaji këtu, thoshin për boshllëkun? Nc nc nc… po po, tundte miratimin (se kokë s’kish) tjetri, si ka mundësi që e ka bërë… pale kjo këtu, dhe tjetër boshllëk lëvdohej, natyrisht, jo aq për hir të asaj që shihej, dmth që s’shihej, por për hir të vehtes… eh ego-xxxx (ku x = whatever), i paparë thuaj… Se më kujtove ato gratë e pshatit të pashok Q. Jo pshati i Fato labes, jo. Qe më në perëndim ky. Venin graria për dru, larg me orë, e bënin një barrë të madhe, e ngarkonin, mbushnin edhe nja dy bucela të rënda ashtu si vjedhurazi në një burim të pshatit fqinjë, se Q ishte vend i thatë, ngarkuar edhe bucelat, dhe duke ecur, punonin me shtiza e bënin çorape a fanella leshi për burrat lëkurëzdrënkth… e mo u habit, aman, do kërrejmë dhe nà fjalë të reja tanithi, pse jo?… e kur i thërriste mëma natyrë, s’u arrij puna të çkarkoneshin, por e bënin ashtu si ishin, me dru e bucela “on”… dhe kur lëvdoheshin për zotësi dhe përvojë (të përparuar), krenoheshin “eh, ne kemi dhjerë ngarkuar”… Si the? S’ka shumë lidhje? Po ja, sikur po flisnim për krenaritë kote, apo jo? Për krenarinë e pëgërjes. Pastaj kur i lejohet Shvejkut, pse neve jo? Apo pse qe çek ai dhe vardha! Ç’fluturon, hahet! Ne nuk tutemi para asnjë lloj sfide nacionale. Nuk kemi më komplekse ballakni! Pikë. Period. Aussss! Mos e kruaj me ne! Don’t you mess with us! Se jemi edhe NATO nashti! Me ne, cing! Sakën, me ne!


6 April 2008 @ 7:38 pm
Cfare dreqin ke dashur te thuash me kete bresheri fjalesh qorre qe ne teresine e tyre apo qofte edhe tek e tek nuk jane tjeter vecse dhune vizuale…
6 April 2008 @ 8:13 pm
Kane rene cilesia e shkrimeve ne Peshk. Shyqyr qe vendosni shkrime nga Blendi dhe shtypi Shqiptar ne pergjithesi.
6 April 2008 @ 8:16 pm
sasia gjithmone ka vrare cilesine
6 April 2008 @ 9:08 pm
Em uragani
.
Desha me t’kujtu vetëm një gjë: ato “mizat e mushtit” quhen DrosoPHila… po kshtu është kur nuk agjornohesh
6 April 2008 @ 9:11 pm
Ore Blondo,
Emo, une kaq gjate slexoj dot se me dhamin syte. Por by default e di qe pena jote nen nje level te caktuar nuk bie, kshu qe mos e TM 
Po bon kerdine kohet e fundit
6 April 2008 @ 9:12 pm
eshte shqip?
6 April 2008 @ 9:12 pm
Sorry, Blendo desha me thene
6 April 2008 @ 9:20 pm
Kjo eshte pjese nga nje projekt ne vazhdim mbi ndikimin e asaj qe une e quaj “inteligjence gri” ne punet shqiptare te sotme. Projekti quhet “intelligence grise” ne analogji me eminencen gri, pasi shpesh, kjo lloj inteligjence u sherben shqiptareve si nje keshilltar shume i keq. Dhe kam bindjen qe eshte teper prezente.
Mirkuptoj cdo kritike dhe s’ka asnje cudi qe projekti te perfundoje si perpjekje e deshtuar. Zaten kjo eshte arsyeja qe une i sjell pjeset qe shkruaj ne blogun tim, i cili nuk eshte blog per socializim ose ditar; ai me jep feedbackun qe me nevojitet per shkrimet.
Them qe projekti duhet te shihet ne variantin e plote, sepse ne snapshots, ndoshta nuk merret vesh. Gjuha e perdorur eshte qellimisht acide dhe me nje lloj jermi.
Penar, falemnderit qe e prure kete pjese ketu!
Ndjese paraprake kujtdo per shijet e lenduara dhe minutat e shkuara dem me kete.
6 April 2008 @ 9:23 pm
Emigrant,


Me qellim e ke bere kaq remuje qe te mos te fillojme te te kundershotjme
Une them se e kuptoj se ku e ke por kam frike se gaboj me kuptimin tim keshtu qe “I will keep my mouth shut”
Ah c’je nje ti c’je nje ti
Pak me te trasha te lutem i ke shume te holla dhe veshtire ti kuptojme
6 April 2008 @ 10:26 pm
Po mire mo vlla: ca thone s’e marrim vesh, ca thone s’dum ta marrim vesh, po sharjet vu. Heshtja eshte gjithmone mundesi kur mungon durimi. Pse u dashka hedhur guri gjithsesi? Kush e percaktoka qe ka rene cilesia? Mbi c’baza?
Ironike, por jo e cuditshme, qe shkrimi u pasua menjehere nga komente qe jane pjeserisht reflektim pikerisht i asaj tendence gravitacionale me baze mbylljen ndaj tjetrit degdisjen.
Em-o, bej cudi se cila eshte audienca per projektin. Kujt i flet? Kush do (ne kuptimin e deshires tende) te te lexoj? Kjo, besoj, te ndihmon edhe per formen, strukturen, etj. Por kam frike nga pergjigja.
7 April 2008 @ 12:30 am
Kam pershtypjen se ajo qe ka rene eshte cilesia e lexuesve, jo e shkrimeve.
7 April 2008 @ 1:20 am
Mish-mashi Shqipo-Anglisht, me shakara personale dhe rajonale, nuk perben shkrim cilesor. Nje blog si Peshku pa Uje, duhet ti lere shkrime te tilla per bloge personale. Me siguri per ata qe kane ndjekur shkrimet e emigrantit shkrimi eshte per tu paguar.
7 April 2008 @ 3:02 am
une e gjej shkrimin dhe llogjiken brilante. thank you emigrant.
7 April 2008 @ 3:15 am
Ideja dhe zberthimi jane te bukura dhe interesante. Vetem se eshte shume i ngarkuar. Duhet ta qerosh si orizin kinez qe te nxjerresh nje dore pilaf.
P.S. Shvejkut i lejoheshin ca gjona me shume se ai ishte Idiot Noterik, kurse ne jemi te panoterizum.
7 April 2008 @ 3:48 am
Ah mer PF; po ate noterin mer, po kerkoj me qiri, si Diogjeni NJeriun; por s’e kam gjet jo!…
7 April 2008 @ 5:50 am
Emigrant, e kotë që lodhesh… ke dhënë prova që nuk je Idiot dhe vetëm në Shqipëri mund të gjesh ndonjë noter të të notarizojë (si dhe të përdorësh qiririn në kuptimin e plotë të fjalës)
7 April 2008 @ 6:06 am
Si i bo ti Edrus keto me gjuhe ? Mu m’ka msu ca Akli po kete s’ma ka mesue mue…
:) .A ben zamet te ma mesosh ,se du t’ja coj MOZES!
:D
:D
Emo vij nga ca lengje jo fort te pelqyshme dhe druj mos flas si PESHK i UJOSUR…
E di qe TM se ta tha dhe Sabi , qe se ke fut fare ne stisjen qe ke prure,
dmth se ke TM per te…:D
Neser me i barre qejf po llafosim noigjo…kuptohet po je ne ti ne qejf.
Paraprake ai episodi me Xhanarin qe per njesi Kohe kishte te thamen e peshtymes …nuk duhet te lihet jashte vetive qe ke marre guximin te na pershkruash…
7 April 2008 @ 2:14 pm
emo, humori, sarkazma dhe perzjerja e fjaleve, krahinarizmave dhe neologjizmave, ndoshta i japin pjeses ate ndjesine e jermit qe kerkon te nxjerresh, bashke me “idene” e vetdemaskimit si ndergjegje a nenndergjegje komtare. Gjeja qe e ben te veshtire, per mendimin tim, ngerthimin me te rrjedhshem te lexuesit, eshte fakti qe folesi i pjeses nuk ka nje pike te ravijezuar qarte vrojtimi. Kuptohet qe folesi je “ti”, meqe permend shokun, por pastaj ky prizem zhvendoset si ne makth neper krahina, kohe, gjuhe dhe ane te argumentit. Ndoshta kjo e ndihmon idene e jermit qe kerkon te nxjerresh, por me duket se duhet ca me shume kujdes qe i njejti mjet mos ta shkaterroje krejt pjesen. Pres vazhdimin…
7 April 2008 @ 11:40 pm
LostT, you are right! You are, and THX!
Meqe po thu per vazhdimin, a e ke njof nje profesor kimie me emrin Aleko Xoxa, (vllai i J. Xoxes).
8 April 2008 @ 12:34 am
Emigrant shume e forte ishte… Jerm thote losti… po mua mu duk si shkundje nga jermi…
Te pershendes…
8 April 2008 @ 12:52 am
Aleko Xoxa ka qene pedagog i biokimise ne ILB.Ai eshte squar per humorin e holle. Nje mengjes, Drita Stafa, e motra e heroit, po hante salcice dhe pa dashje futi ne goje nje cop leter.Alekua e pa dhe i tha:kujdes Drita se do ta nxjerresh te paketuar.Une kam konsideratat me te larta per ate njeri.
8 April 2008 @ 1:34 am
jo, emo, nuk e njoh - per vazhdimin thashe ashtu meqe vete the qe eshte projekt ne vazhdim…
8 April 2008 @ 1:40 am
Po, po, eshte; dhe pjesa tre fillon me nje story ala A. Xoxa, prandaj…
8 April 2008 @ 7:10 pm
Emigranti si emigranti, me nje filozofi popullorce, qe na vuri buzen ne gaz, rreh larg. Dua te bej nje buzeqeshje virtuale ketu, por me keto tastierat ketu ne kafe-internet shqiptar, veshtire dhe te shkruash.
Nuk e di pse s`me del flamuri shqiptar ketu.
9 April 2008 @ 1:39 pm
Po pjesen e pare ku mund ta gjej?