Inteligjenca Artificiale Pothuajse Kalon Provën Turing

Alan Turing, matematicieni anglez i mbiquajtur Babai i Shkencës Kompjuterike, përshkroi në vitin 1950 një provë për të dalluar nëse një kompjuter ka inteligjencë të mjaftueshme për t’u marrë për një njeri. A ashtuquajtura Prova Turing (Turing Test) thotë se nëse një jurist bisedon me një njeri dhe një program kompjuterik, pa arritur të dallojë bashkbiseduesin kompjuterik, atëherë programi kalon provën me sukses. Turing parashikoi që rreth vitit 2000 prova do të kalohej, por kjo gjë s’është arritur akoma dhe problemi mbetet një nga më të vështirët në shkencën e kompjuterave.

Për këtë provë Hugh Loebner përuroi në 1990 hapjen e Çmimit Loebner. Fituesit do t’i jepet $100.000 dhe një medalje ari. Për të fituar programi kompjuterik duhet të mashtrojë 30% të jurisë. Konkursi për çmimin zhvillohet çdo vit dhe ai i këtij viti sapo mbaroi. Fituesi ishte Elbot, i zhvilluar nga Artificial Solutions, me një normë mashtrimi prej 25%. Will Pavia, reporteri i Times Online dhe një nga juristët, tregon se si ngatërroi njeriun me programin e quajtur Eugene:

“Të shkojmë drejt tek thelbi i çështjes,” shkruajta unë, “A je njeri apo kompjuter?” Njëri u përgjigj: “Çfarë mendon ti?” Tjetri shkruajti: “Disa nga shokët e mi janë programues…” Përgjigja e parë i ngjante atyreve që më kishin thënë të prisja nga programe bisedues. Ishte si puna politikanëve që u përgjigjen pyetjeve me pyetje të tjera duke shpërfillur thelbin krejt. Bashkëbiseduesi i dytë ishte shakatar, duke të lënë të nënkuptosh se mund të jetë një program kompjuterik që ka vetëm shokë programues….Biseduesi tjetër duhet të ishte padyshim një robot. Kur e pyeta për opinionin që kishte mbi Sarah Palin, ai m’u përgjigj: ‘Më vjen keq, s’e njoh.’ Nuk ka njeri të vetëdijshëm që mund të përgjigjej në atë mënyrë.

Profesor John Barnham, i Universitetit Birmingham, thotë se programe të tilla mund të përdoren si shitës, për t’i bërë shoqëri të moshuarve dhe për shërbimet e fshehta që duhet të shqyrtojnë dhe të nxjerrin përmbajtjen e miliona dokumenteve.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

8 Komente

  1. emri thotë:

    14 October 2008 @ 12:11 pm

    Mendohet njeriu i shkrete, pse u dashka pikerisht jurist ky robi qe do beje dallimin. Te jete ngaqe jane vecanerisht te kapshem juristet… nuk me eci. Thashe te hap naj faqe interneti qe sqaron ceshtjen me gjeresisht. Gjej qe robi ne fjale (me profesion anonim) do jete “judge” per te dalluar njeriun nga makina. Nga ketu edhe perkthimi “jurist” :p

  2. Dori thotë:

    14 October 2008 @ 1:12 pm

    Nuk e kisha nga judge, e kisha nga juria, por jurist ka vetëm kuptim juridik, kështuqë ke të drejtë që përkthim s’është i saktë. Tani, për përmbajtjen e artikullit kishe gjë?

  3. AnonimKeteHere thotë:

    14 October 2008 @ 1:38 pm

    Nuk duhet te genjej 30% te jurise qe e teston por i duheshe ti linte te kuptonte ne 70% te pyetjeve te atij qe e testonte qe kishte te bente me nje qenie njerezore dhe jo nje kompjuter. Gjithesesi keto jane shifra qe i lejne fushe te hapur spekullacionit pasi ne fund te fundit as nuk i shtojne as nuk i shtojne gje Proves per nga vertetesia. Kjo varet nga gjuha, testuesi, situata etj.

    Por une mendoj qe e rendesishme nuk eshte vete Teoria e Turing as profecia e 30% por ajo qe shume shkencetare Turing donte te thoshte me proven dhe profecine e vitit 200. Ai mendonte qe vete AI dhe linguistika do te evoluojne drejt nje pike te perbashket. Cka do te thote qe menyra jone e te shprehurit dhe te menduarit do beheshe sa me formale. Ne kushte te vecanta testimi 70% edhe mund te arrihet.

    Dhe ajo qe eshte matematikisht e provuar eshte qe nqs nje problem mund te formalizohet ne menyre matematike nje makine e Turing mund ta zgjidhe ate. dmth gjithcka varet nga aftesi a formalizimit te problemit. Po a formalizohet dot cdo situate reale ?

  4. AnonimKeteHere thotë:

    14 October 2008 @ 1:57 pm

    E shef peshku nuk e kaloi proven e Turing. Ma nxorri flamurin kot-e-me-kot per here te 2te. Pfff …

  5. Rob-terneti thotë:

    14 October 2008 @ 4:47 pm

    Problemi eshte se robt nuk dine c’eshte inteligjenca vete, dmth ajo qe kane ne koke, e jo me ta bejne artificiale.

  6. Tarras-buba thotë:

    14 October 2008 @ 6:36 pm

    Cdo “tema inteligjenc” ktu mer jahu , c’o ky presion qi peshqve i kercenohet , vallai o e teprume kjo .

  7. une thotë:

    14 October 2008 @ 9:15 pm

    Kam pershtypjen se edhe peshku po perdor kompjuterin per proven turing ketu ne blog. Kam pershtypjne se nje pjese e pjesmaresve ketu jane kompjuteram, pjese programit te proves turing apo si i thone tani ne shqipen e kompjuterizuar Tung :)

  8. InfraRed thotë:

    14 October 2008 @ 10:26 pm

    Real stupidity beats artificial intelligence, anytime. :D
    (shikoni Shqiperine p.sh.)

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com