Iniciativë për korsi biçikletash në Tiranë
Duke kujtuar kohet e bicikletave ne Tirane me nje mik para disa ditesh dhe duke folur per trafikun e renduar qe eshte tani, po thonim sa mire do ishte sikur te kishte dhe ne Tirane korsi biciklete sic ka ne qytetet perendimore, te pakten te kishte ne ndonje rruge kryesore ku qarkullojne shume te rinjte dhe studentat me bicikleta. Do ti lehtesonte.
Po dhe ne periferi nese do kishte dicka, p.sh. tek kodrat e Liqenit, sic ka ne qytete perendimore rrugica bicikletash ne zona te tilla (bike trails) do ishte dicka pozitive, jo vetem per banoret, po dhe nje element per turizmin ne qytet, pasi dhe vizitoret do kishin nje gje tjeter qe mund te benin ne Tirane pervec shkruarjen ne pubevet dhe baret e Bllokut. Aq me teper qe gjera te tilla nuk ane kosto te larte, sidomos ato rrugicat ne ambiente parqesh e kodrash, se as nuk eshte nevoja ti shtrosh me asfalt.
Nderkohe nuk isha fare ne djeni qe tashme paska nje iniciative te tille ne Tirane, ose te pakten nje kerkese, nga 2000 te rinj. Shpresoj te realizohet kjo kerkese e tyre, dhe shpresoj te kete gjera te ngjashme dhe ne qytete te tjera.
Xhibi
********************************************************
Z. Kryetar i Bashkisë, 2000 të rinj të Tiranës…
Gazeta Panorama
I nderuar zoti Kryetar i Bashkisë! Ndoshta nuk është momenti më i përshtatshëm “politik” për t’ju shkruar publikisht për një temë që ka të bëjë me politikat tuaja urbane. …Por në fund të fundit, kur mund të jetë një i tillë?! Ndoshta asnjëherë. Prandaj, meqë unë ju njoh si Kryetar të Bashkisë sime, pikërisht në këtë cilësi do të doja ta lexonit këtë letër. I vetmi qëllim imi është të loboj publikisht me ju për një ide të 2.000 të rinjve, të cilët me një projekt konkret kanë depozituar firmat pranë administratës suaj rreth 6 javë më parë.I nderuar Kryetar, sot në botë po flitet (dhe po veprohet) se si ta ulim varësinë tonë nga nafta, sot po flitet (dhe po veprohet) se si të kemi qytete të shëndetshëm, flitet (e veprohet) në fund të fundit se si të kemi qytet për qytetarët. Kjo e fundit do të thotë pikërisht që të kemi një qytet me dimensione njerëzore, ku njerëzit të ndihen pjesë dhe jo tepricë, të ndihen qendër dhe jo periferi, zgjidhje dhe jo problem. Një qytet pra, ku njerëzit të jetojnë harmonikisht me elementët e tjerë urbanë, ose më mirë, ku elementët e tjerë urbanë të krijohen harmonikisht me njerëzit. …Sepse më në fund të gjithë po kujtohemi se çfarë ka ndodhur në origjinë të “qytetit”: pra që pikërisht “njerëzit” e kanë krijuar “qytetin”, dhe absolutisht jo e kundërta, dhe për rrjedhim është qyteti që duhet t’u adoptohet njerëzve të vet dhe absolutisht jo e kundërta.
Marr me mend që ju këto i dini, marr me mend edhe që ndoshta ju do të donit që të ishte kështu. Për qytetin tonë, flas. Veçse, i nderuar z. Kryetar, vështirë se realiteti në Tiranë i përgjigjet këtij vizioni, të paktën për problemin që po ju ngre unë, në emër të atyre 2.000 të rinjve që kanë iniciuar me firmat e tyre këtë ide. …Dhe, do isha vetëm pjesërisht dakord me ju nëse do thoshit se “kemi prioritete të tjera”. Kjo sepse, ju siguroj që për të zbatuar projektin që kërkojnë këta të rinj, nuk është e nevojshme të anashkaloni prioritetet e tjera. I keni (dhe i keni patur deri tani) të gjitha mundësitë që njëkohësisht duke zgjidhur prioritetet e tjera, të zgjidhni paralelisht dhe në mënyrë fare të thjeshtë e pa kosto edhe këtë. Çfarë po kërkojnë ata të rinj? Ata po kërkojnë që të kenë korsi të ngushta biçikletash në disa rrugë të Tiranës, duke filluar së pari me rrugët buzë Lanës. Konkretisht për rrugët e reja. Para 5 javësh ju përuruat punimet e rrugës buzë Lanës tek Materniteti i Ri …dhe aty as kishte fare asnjë lloj projekti për korsi biçikletash. Para 4 javësh ju inspektuat punimet në unazën e vogël te 9-katëshet …dhe as aty nuk kishte asnjë korsi për biçikleta. Pra, z. Kryetar, në të vjetrat jo e jo, por edhe në asnjë rrugë që po bëni të re, ju si Bashki për fat të keq nuk po planifikoni asnjë korsi biçikletash. Dhe do mjaftonte jo më shumë sesa 1 metër gjerësi që ju mund t’ia merrnit rrugës apo trotuarit, dhe në këtë mënyrë do ta kishit renditur Tiranën në qytetet bashkëkohore. Po, bashkëkohore. Sepse, z. Kryetar, Tiranën nuk e bëjnë “moderne” as asfalti i ri i rrugëve të makinave dhe as pallatet e larta. Fatkeqësisht jo. Rrugët për makina qytetet e tjera i kanë bërë me kohë e me vakt, ndërsa tani ato qytete po u kthehen të bëjnë rrugët për këmbësorët apo për biçiklistët. Tirana ka shansin që të dyja këto tendenca t’i bëjë në të njëjtën kohë. Pra, jo thjesht “hapësirat për makinat e qytetarëve”, por sidomos “hapësirat për qytetarët pa makina”, ky është moderniteti i qytetit sot: t’u afrohet njerëzve dhe jo makinave.
Për t’u kthyer tek tema jonë, nëse do të thoshit se ju keni përuruar para disa javëve unazën e vogël te Banka, ku u tha se “për herë të parë në këtë qytet ka edhe korsi për biçikleta”, më vjen keq t’ju them me plot gojën që juve ju kanë gënjyer z. Kryetar. Dikush është kujtuar ndonjë ditë para inaugurimit të rrugës që të vizatojë një biçikletë mbi rrugë dhe t’jua quajë “korsi biçikletash”, por ajo është vetëm publicitet, asgjë më shumë. Sepse, ekspertët tuaj ishte dashur ta dinë, dhe unë po jua them juve nëse nuk e dini: nuk mund të kenë të njëjtën korsi edhe “autobusi” edhe “biçikleta”, sepse autobusi në korsinë e vet duhet të ecë shpejt dhe pa pengesa, pa u kujdesur se mos vë përposhtë ndonjë biçiklist të gjorë, ndërsa biçiklisti (fëmijë, grua, apo i moshuar) i gjorë në korsinë e vet duhet të ecë i qetë dhe i sigurt, pa qenë nevoja ta mbajë kokën prapa se mos e vë përposhtë ndonjë autobus. Kjo është e thjeshtë. Ju siguroj se në asnjë qytet të botës nuk do të gjeni një “gjetje” të tillë të çuditshme të ekspertëve. Dhe në atë rrugë që ju përuruat kishte mjaftueshëm vend edhe për një korsi të vogël biçikletash. Mjaftonte një vullnet nga lart, dhe mjaftonte që dikujt nga ekspertët tuaj t’i shkonte mendja më parë, ose të dëgjonte propozimet që vinin “nga baza”. Prandaj ju them që ajo që ekspertët tuaj kanë bërë tek unaza e vogël, nuk është aspak serioze. Jua them këtë që ta dini, dhe mos të lejoni që një gjë e tillë të përsëritet në ndonjë segment tjetër rrugor. Të paktën pra të mos përsërisin show-n.
Po cilën zgjidhje propozojnë ata 2000 të rinj që kanë firmosur projekt-idenë që ju ka ardhur në Bashki shumë javë më parë? Ata propozojnë që të rezervohet një hapësirë nga 1 m për çdo anë, midis trotuarit dhe brezit të gjelbër përgjatë gjithë aksit të Lanës. Kjo ndërhyrje nuk kërkon investime të mëdha, por ama i jep Tiranës një aks të plotë Lindje-Perëndim për përdoruesit e biçikletave. Dhe ky projekt mund të fillojë fare lehtësisht tek pjesa që ju po ndërtoni pikërisht tani me paratë e taksapaguesve të Tiranës, pikërisht buzë Lanës, te Materniteti i ri. Në takimin që këta të rinj patën me Komisionin për Shëndetin dhe Mjedisin të Këshillit Bashkiak të qytetit të tyre, morën përkrahje entuziaste për këtë iniciativë, dhe morën premtimin për lobim institucional. Edhe në takimin e tyre me një bashkëpunëtoren tuaj shumë të ngushtë në administratën e Bashkisë, përkrahja me fjalë nuk mungoi. …Veçse, nga e thëna në të bërë qenka në mes një harresë e tërë.
Zoti Kryetar, këta të rinj u koordinuan me shumë dëshirë të mirë nga shkruesi i kësaj letre dhe nga aktivisti i shquar Ardian Klosi. Idesë të rinjtë iu bashkuan me entuziazëm, dhe kanë vendosur që mos ta lënë këtë ëndërr të tyre të shkojë në të zbrazët. Kanë krijuar “Rrjetin e të rinjve për qytet me biçikleta” me shumë më shumë anëtarë se ç’kanë firmosur. Mund të keni rast shpejt të shihni se sa shumë janë. Do të organizojnë ndoshta edhe manifestime në shtator. Ju pra, keni shansin që t’i bëni ata që tani “partnerë”, pra pjesë të politikave tuaja urbane. Konkretisht duke ndikuar të modifikohen fare pak projektet teknike të rrugëve, të cilat ju po i ndërtoni aktualisht. Do të ishte shumë e thjeshtë për ju, por do të fitonit në sytë e këtyre të rinjve …dhe të qytetit.
Zoti Kryetar, po e mbyll duke ju kujtuar se prej ndoca kohësh Bashkia ka filluar të nisë ca emaile automatike për të reklamuar punën e saj. E, para 1 jave unë mora një email të tillë, ku ju personalisht, duke i kthyer përgjigje një qytetari që ankohej, tregonit se si i merrnit shumë seriozisht të gjitha rekomandimet e publikut. Ndoshta është kështu. …Por, po rekomandimi i këtyre 2.000 të rinjve z. Kryetar, vallë a nuk është një rast shumë më i rëndësishëm për të treguar se kjo që ju propagandoni është reale dhe jo show? A nuk është rast ideal për t’iu përgjigjur njëkohësisht kaq shumë qytetarëve të qytetit tuaj? Unë mendoj se po. Dhe ata të rinj nuk propozojnë diçka të parealizueshme, as nuk ankohen për askënd. Thjesht propozojnë diçka konkrete dhe lehtësisht të bëshme. Është shumë e lehtë që ju të bindeni për këtë. Dhe pasi të bindeni, nuk është nevoja të shkruani emaile, …veç ndikoni që ëndrra e tyre të fillojë menjëherë të sendërzohet.
Me respekt, firma e 2001-të e projektit për një qytet me biçikleta.
Z. Kryetar i Bashkisë, 2000 të rinj të Tiranës…Z. Kryetar i Bashkisë, 2000 të rinj të Tiranës…
9 August 2008 @ 5:54 pm
C’na mbyten injorantet qe s’dine te shkruajne dy llafe.
Nuk dine te bejne nje shkrim per te qene. S’merret veshe ku qendron ironia tek ky shkrim,ku qendron analiza dhe llogjika e tij. Lere me te pretendosh per nje alternativ apo larg qofte sugjerim.
Kta me duket “so call” gazetare,analista shkruajne se nuk dine c’te bejne me duket.Eshte thjesht shtyrje kohe.
9 August 2008 @ 6:00 pm
risi e kendeshme ka per te qene
9 August 2008 @ 6:02 pm
Xhibo, mjaftonte prefrazimi yt… mabsi arrita deri në gjysëm të shkrimit, gati gati po bëhesha gati t’ja shaja Edit nëse i bën ato korsitë preferenciale për biçikleta
9 August 2008 @ 6:04 pm
eT ja edhe 1 min bej durim, se po me vjen te qesh..

9 August 2008 @ 6:13 pm
nuk jane te gjithe mjeshtra te llafollogjise boshe si ca kryetare bashkie o liqeni. Pastaj, kjo sikur thuhet qysh ne fillim qe eshte LETER dhe jo anal-ize. Me verte s’e paske kapur thelbin e letres qe eshte kerkesa per trotuar per bicikletat apo thjesht ja fut pordhes kot sa per te hequr vemendjen nga thelbi i letres?
e kuptoj (edhe nga komentet e shumta te ato shkrimet per parkun e liqenit) qe kerkon te mbrosh Edi Ramen, po te pakten beje me pak me shume zgjuarsi.
9 August 2008 @ 6:15 pm
Cfare ka per te qeshur ketu?! Nje kerkese qe te rinje qe jetojne ne Tirane i bejne kryetarit te kesaj bashkie qe administron dhe drejton punet ne kete qytet. A ka kerkese me minimale per “Tiranen Europiane” te Rames, se ngritja e zerit qe ne rruget qe po ndertohen apo rikonstruktohen te behen edhe korsi te vecanta per ata qe ecin me bicikleta?!
Per te qene te sinqerte, ka dicka per te qeshur ketu; eshte “shpikja” e Rames dhe specialisteve te tij qe ne korsine ku parashikohet te kaloje autobusi i linjes urbane, te vizatohet bicikleta, se medemek ka edhe korsi per bicikleta ne ate rruge. Kjo eshte shpikje alla-Rama per te genjyer qytetaret e shkrete, pasi ne simotrat Europiane te “Tiranes Europiane” nuk gjendet dicka e tille.
A ka ndonje kritike qe edvinistet e pranojne per idhullin e tyre apo Rama eshte i pagabueshem?
9 August 2008 @ 6:20 pm
#
Liqeni thotë:
9 Gusht 2008 @ 6:04 pm
9 August 2008 @ 6:22 pm
eT o shejta, i madh je
Liqenso, po varja oratorise se artikullit mer, thelbi sic thote liqenasi eshte shume i qarte: “Na fal nje rrugice bicikletash t’dash zoti shnet.”
Po ca thashe une tek tema e pallateve nga parku? Nje nga arsyet qe nuk i intereson Rames qe te behet debat ne media per ate projekt, eshte se populli do kujtohet me ate rast per gjithe gjerat elementare qe i mungojne ose jane cope-cope, si uji, e ajri, e rruget, e autobuzat urbane.
Ndaj Rama u mundua ta budallallepse miletin me fjalet “eshte risi evropiane”, se po ti thone ne nuk kemi uje te pime dhe rruge per bicikleta, ai ia kthen qe bicikletat i perkasin te shkuares, nuk jane aspak moderne dhe evropiane si gratacielat.
Nejse mo, qe mos flasim dhe ketu per ate gje. Ketu eshte tema e rrugicave te bicikletave qe kerkonin diell.
Kete i thashe dhe une dreqit tek ato temat e pallatizimit te parqeve, po nuk degjon; nuk e le dashnia per Edvinin te qete sa te formuloje nje argument me te sofistikuar propogandues.
9 August 2008 @ 6:35 pm
Xhibi, s’është vetëm kërkesë; në 100m rrugë mes një ministrie (s’e di se cilës) dhe parkut Rinia është bërë dhe realitet; një brez betoni ndan korsinë e biçikletave nga ajo e makinave. Zgjidhja mund të duket qesharake, po ama s’kish këmbë makine te korsia e biçikletave. Po as biçikleta s’kishte…
9 August 2008 @ 6:37 pm
Gje e mire eshte dhe ajo, bravo. Po te thuash qe eshte bere realitet me nje korsi 100 te gjate, i bie si te veshesh nje pale pantallona 2 milimetra te gjata.
9 August 2008 @ 6:42 pm
Akull, po per ca do shifje bickileta ti aty mi ?
Apo une qe rroj n’allias psh, ta marr bickileten perdore si pune qeni dhe ta nxjerr atje ke min mbrojtjes dhe kisha e re ortodokse, per te bere cicin (m’fal xhiron 100m)
9 August 2008 @ 6:52 pm
liqenas thtote:
A nuk eshte artikull gazete ky?
Pastaj, kjo sikur thuhet qysh ne fillim qe eshte LETER dhe jo anal-ize.
——————————————-
Analiza nuk shkruhet ne leter?
Nuk po behet fjale per nje mesazh celulari,email apo “note” zyre.
Edhe ti nga keta “te diplomuarit” je?
Edhe di te lexosh shqip ti? Nuk dine te bejne nje shkrim per te qene keto jane fjalet e mia.
Tani na lexo dhe fjalet e gazetarit liqenas:
Prandaj, meqë unë ju njoh si Kryetar të Bashkisë sime, pikërisht në këtë cilësi do të doja ta lexonit këtë letër. I vetmi qëllim imi është të loboj publikisht me ju për një ide të 2.000 të rinjve, të cilët me një projekt konkret kanë depozituar firmat pranë administratës suaj rreth 6 javë më parë.
Ishalla s’perton te me kthesh pergjigje.
E shikon xhibo qe jam bene vete gropen vetes ti?
Tirana ka nevoje urgjente per uje o xhibo. Ku jeton ti ? Di gje ti c’fare behet andej apo flet si pasneser?
Ka nevoje per zhvillim se s’ka pune, ka nevoje per drita e pasterti.
Ka shume gjera nevoje tirana. Rruga e bicikletave eshte per te tall bythen me njerez si puna jote dhe liqensit.
9 August 2008 @ 6:57 pm
Liqenso, Tirana ka nevoje per shume gjera, dhe trotuari i bicikletave nuk e pamundeson ate bosin tat mafjoz ne punen e palodshme te tij per te permiresuar kushtet e qytetareve.
Une nuk thashe qe kjo eshte nevoje emergjente, thashe qe eshte ide e mire dhe do ishte pozitive nese behej. Vari lesht e Edvinit ketij muhabeti se nuk behet debat me ty plako, se ti mire qe je me partizan per Edvinin sa ai vete, po i tjeterson dhe ato qe jane te shkruara te zeza mbi te bardhe.
9 August 2008 @ 6:59 pm
Po mirë, o, meqë ka nevojë për ujë, s’heqim dot një vijë në asfalt që të marrim të tërë biçikletat e të vemi të mbushim ujë me bidona?
9 August 2008 @ 7:05 pm
Po mirë, o, meqë ka nevojë për ujë, s’heqim dot një vijë në asfalt që të marrim të tërë biçikletat e të vemi të mbushim ujë me bidona?



Po mire pra, thuaji ketyre 2.000 petritave te marrim nga nje furce dhe te fillojme te lyhejne rruget. Se nuk ka kosto fare .
Se per te dhene mende japin te gjithe..
Edhe moza shpeton se do ja lyhejn mu perpara shtepise..
9 August 2008 @ 9:20 pm
po kur lyhen pallatet, pse mos te lyhen rruget? meqe qeka pa kosto, une them t’a fillojme nga pallati ky banon aktualisht Edi - madje edhe te ai ku banon ti. Apo banoni te dy te i njejti pallat? Harrova. Cfare pallati them edhe une, juve keni vila oreeee
Sigurisht qe jane te gjithe per te dhene mend. Sidomos atyre qe s’kane, apo atyre qe, sic tha Xhibi “ti mire qe je me partizan per Edvinin sa ai vete, po i tjeterson dhe ato qe jane te shkruara te zeza mbi te bardhe”
9 August 2008 @ 11:28 pm
Mirë ideja që është hedhur nga 2000 të rinjtë, jam krejtësisht dakord. Por këtu sipër ia ka futur pak kot ky letërshkruesi, se në çdo qytet të Zvicrës korsia biçikletave është një me atë të autobusit urban, nëse është rrugë ku kalon autobusi. Autobusa kalojnë vetëm çdo dhjetë apo pesëmbëdhjetë minuta dhe jo çdo sekond, gjë që siguron thuajse një ekskluzivitet për çiklistët. Për më tepër, edhe kur ka autobus prapa çiklistit, shoferi e ka për detyrë të ecë ngadalë dhe t’i rrijë nga mbrapa deri sa të gjejë hapsirën e duhur për të parakaluar. Sigurisht… në Tiranë, nuk është vetëm problem hapsire, është edhe problem trafiku, përgjegjshmërie, edukate qytetare e mirësjelljeje.
10 August 2008 @ 12:25 am
Korsite per bicikletat jane te vecanta, nuk kane lidhje me korsine e autobusit, te pakten ketu ku jetoj une keshtu eshte. Normalisht qe ciklistet ndryshe nga makinat mund te perdorin korsine e autobusit (ne rruge qe nuk kane korsi te vecante per ta), por kjo nuk e ben ate rruge me korsi per bicikleta, pasi ne cdo rast si autobusi si ciklisti duhet te tregohen te kujdesshem nga njeri-tjetri.
Nje rruge eshte me korsi bicikletash kur ka nje korsi te vecante per to, te shenjuar me vija kufizuese dhe shenja te tjera dhe qe nuk ka te drejte te shkele ato vija as autobusi i linjes dhe as dikush tjeter.
Edi Rama te genjeje qorrat e tij qe i shkojne prapa ne cdo rast, ashtu sic i genjeu per ujin, qe sapo te merrte nen administrim ujesjellesin, Tirana do mbytej nga uji, por jo ne te tjeret. Te vazhdoje te ju shese si zhvillim betonimin e Tiranes ne cdo cep dhe cmimet teper te larta, nderkohe qe sherbimi qe ofron Bashkia eshte i mjere. Uji nuk ka, plehrat te mbysin, ndotja eshte jashtezakonisht e larte, transport urban mizerabel etj. Atehere cfare te mire kane qytetaret nga lartesimi i pallateve?
10 August 2008 @ 12:38 am
Ravintsara, problemi eshte qe ajo rruga qe e ka korsine e autobuzit dhe te bicikletes bashke, e ka te kufizuar me ndarese betoni kete korsi nga pjesa tjeter e rruges. Pra autobuzi nuk ka ku ta gjeje hapesiren, sepse pergjate gjithe rruges korsia eshte e kufizuar nga ndareset e betonit. Shife ketu qe ta kuptosh c’po them
PUNE SHQIPERIE lal
10 August 2008 @ 1:07 am
Ide shume e bukur. “2000″ te rinj qe mblidhen, diskutojne per te miren e qyteti te tyre ta ka qefi me e lexu si lajm. Tirana me pista ciklimi, eshte tematike e vjeter tek “Peshkut pa uje”. Me behet qefi qe s’jemi pakes.
Kryetari i Bashkise, apo keshilluesit duhet t’ju japin rendesie ketij ide-projekti, para se e djathta ta veje ne zbatim. Kuptohet me nje stile liberale dhe kapitaliste. Cfare kuptoje? Pista dhe biçikleta me parkim, ku ti ke nje karte dhe paguan per me e marre biçikleten per nje ore. Parisi, Lyon, Bordeaux, etj, etj, sistemin e kane vendosur. Por jane te majte kryetaret e bashkive me sa di ???