Si faqe jofitimprurëse, Peshku pa ujë ka nevojë për shkrime cilësore nga lexuesë si ti. Në këtë version të ri të faqes kemi ndërtuar një sistem të fuqishëm për menaxhimin, redaktimin, dhe publikimin e postimeve të artikujve nga anëtarët e komunitetit.
Tek Peshku, çdo anëtar mund të postoje artikuj, pyetje (për seksionin e pyetjeve) dhe tema për diskutim. Artikujt që shtohen në faqe duhet të shikohen nga një administrator, para se të publikohen. Pyetjet dhe postimet tek Bar Peshku do të publikohen automatikisht (pa nevojë për mbikqyrjen e administratorëve).
Pse të shkruani tek Peshku pa Ujë?
Peshku është një nga vendet më të mira ku ju mund të provoni penën tuaj në Internet. Ja disa arsye pse ia vlen të shkruani këtu:
- Të dërgosh një artikull është fare e lehtë. Ti, që tani, mund të shkruash një artikull për publikim (shiko më poshtë për llojet e artikujve që favorizojmë për publikim). Regjistrohu falas në faqe (kërkon vetëm 2 minuta) dhe fillo të shkruash artikullin menjëherë. Pas regjistrimit, do të identifikoheni në faqe, e më pas do të shikoni një link “Shkruaj” në të djathtë, sipër.
- Në ndryshim nga forumet, Peshku kujdeset për artikujt tuaj. Dmth, ekipi ynë i redaktorëve vullnetarë do të bëjë çmos që të pastrojë artikujt tuaj nga gabimet gjuhësore/ortografike, të ilustrojë mendimet/argumentet tuaja me imazhe si dhe të paraqesë artikullin tuaj në faqe në një mënyrë sa më të lexueshme.
- Artikujt e publikuar tek Peshku përmblidhen në faqen tënde personale. Kjo është më e pakta që mund të bëjmë për të të falënderuar për kontributin. Shpresojmë që kjo mundësi t’ju ndihmojë edhe juve të krijoni një arkivë të shkrimeve tuaja.
- Artikujt tuaj ‘kapen’ nga Google = lexueshmëria e tyre do të jetë e lartë. Artikujt e Peshkut janë të lidhur me motorët e kërkimit, që do të thotë se shkrimet tuaja këtu do të lexohen nga një audience, edhe më e madhe se e Peshkut pa ujë, që është e interesuar në ato që shkruani ju.
- Komuniteti i Peshkut është i gjerë (por edhe pak i ashpër). Shkrimi juaj do të lexohet nga një numër i madh shqiptarësh, brenda dhe jashtë Shqipërisë, dhe nuk do te mungojë feedback-u për idetë e tua. (Në tetor 2008, Peshku kishte 3000 vizitorë unikë të përditshëm.)