Mirseerdhët!
Peshku pa ujë është një blog kolektiv shqiptar shumë aktiv. Peshku u hap në Dhjetor të 2003-it, dhe që atëhere ka ndryshuar shumë.
Sot, Peshku është një faqe me diskutime të nxehta mbi politikën, letërsinë, artin e shoqërinë. Faqja ka një numër të madh anëtarësh që shkruajnë e komentojnë këtu pothuajse përditë. Mes shumë prej këtyre anëtarëve ka një njohje që për vizitorët e rinj mund të jetë pak trembëse. Megjithatë, nqs sheh që këtu ka materiale që të interesojnë, ne të ftojmë të qëndrosh e të marrësh pjesë. Ky komunitet është i hapur.
Më poshtë mund të lexoni mbi disa nga elementët e faqes. Për të kontaktuar administratorët e faqes, përdorni këtë formular.
Vetëm anëtarët e regjistruar mund të komentojnë
Komentimi në shkrimet e postuara këtu është i kufizua vetëm për anëtarët e regjistruar. Në muajt e fundit është rritur goxha sasia e komenteve tek Peshku, ama janë rritur dhe sherret, zënkat e abuzimet. Si rezultat, kemi vendosur të mos lejojmë më komente nga përdorues të paregjistruar.
Procesi i regjistrimit është i shpejtë dhe krejtësisht pa komplikime. Ju kërkojmë vetëm që të vërtetoni adresën tuaj email dhe të zgjidhni një emër. Klikoni këtu për të vajtur tek faqja e regjistrimit.
Shënim: Përdoruesit e regjistruar tek versioni i vjetër i Peshkut do të duhet të regjistrohen përsëri.
Vlerëso shkrimet e Peshkut
Ju mund të vlerësoni çdo shkrim të postuar tek Peshku, duke përdorur yjet në krahun e djathtë të çdo shkrimi, nga 1 (shkrim i dobët) në 5 (shkrim i mrekullueshëm). Në faqe të parë, postohen automatikisht shkrimet më të vlerësuara, dhe përbri shkrimet më të komentuara. Kështu, Peshku ju ofron disa mënyra për të parë se çfarë lexohet e komentohet më shumë në këtë komunitet.
Blogosfera, e përditësuar automatikisht
Një nga elementët më interesantë të faqes së re, është importimi automatik i shkrimeve nga blogje të tjera. Kështu, arqipelagu i Peshkut lehtëson shumë-zëshmërinë e faqes dhe ju jep një ide më të qartë mbi çfarë shkruhet në blogosferën shqiptare.
Arkivi i Peshkut nga 2003-2008
Arkivi i Peshkut nga fillimi deri tani, nuk do të importohet tek versioni i ri. Por, do të mbetet në rrjet dhe ne kemi bërë gati një faqe ku mund t'a kërkoni me detaj.
Shikojeni tek adresa arkivi.peshkupauje.com