Poezi nga Ervin Hatibi

1. Poezia e humbjes

Ti asnjëherë s'e kupton çfarë humb

lodron si një mace në hapësirën

e gjelbër të syve të tu

dhe unë i fyer i poshtëruar

të përgjoj pas hijes sime

bëhet vonë, sa vonë nga ndarja

unë mbi prush thyej shkarpa

si idiot i fryj hirit

ndizu zjarr

dhe hedh aty lule, shami, vjersha

rrobat e çdo gjë që kam

e ngel një lakuriq i varfër, zhveshur

që zjarri dot më s'e ngroh.

 

Ti asnjëherë s'e kupton çfarë humb

lodron si një gjethe në lulishtet pa anë

të syve të tu

por unë dua të të dua

me çdo kusht

 

2. NETE SHKURTI

 

Të shtëna

Nata shpohet e pikon

U mbush qyteti me ujë prej macesh

Të shtëna, të shtëna

Rrëzohet gjumi përmbi nënat

Rrjedh nëpër udhë qumështi i gjirit

Valiumi

Frika qytetare, meshë e mekur nën bankat e drunjta

Të shtëna të shtëna

Zhurmojnë nëpër qepalla këpucët e rënda

Me këmbë të mitura ushtarësh brenda

38 Komente

Ana H - 1 Kor 2009 - 12:02pm

Kryenece, rrofsh qe na i solle keto... Me ka pelqyer gjithnje Hatibi. Poezia e humbjes, shume e bukur. Smile

zbutja_e_kryeneçes - 1 Kor 2009 - 12:10pm

E kam ndjekur qysh ne fillimet e tij kete poet dhe e kam pelqyer jashte mase...

1. per talentin

2. ka patur nje portret shume interesant Smile ( jo se tani nuk eshte, por ka qene shume i hijshem me ato floket e gjate, te verdhe...)

megjithate shume here kam thene me vete  nese do behej njelloj i famshem nese nuk do ia shkruante Kadareja parthenien e librit te pare...

Poezia e humbjes eshte teper... po teper, teper e bukur....

Lizandër Saraçi - 1 Kor 2009 - 12:13pm

Sa m'ka more molli per Bibin! O firaun e di qe po m'lexo, shkruj nai llafe se te betohem qe nuk ta dekonspiroj pseudonimin. (se ti e di qe ne pergjithesi ta njof shpejt doren)

Po keto jane poezi te vjetra nese s'gabohem (sidomos e para). Jo per gjo po e mora vesh ene una qe jom avdall komplet per pune poezie! (mo e ronda ka qene me librin me poezi te kryetares se shoqates time, hahahaha) 

 

jérusalem - 1 Kor 2009 - 2:29pm

Shoku Lizander, po na fyeni rende! Smile...bibi (all of) we miss you....

Ana H - 1 Kor 2009 - 12:15pm

Ne ato vite, duhet te kem qene nga fundi i gjimnazit, me duket, dolen nje brez shume i mire poetesh te rinj, kishin nje fryme tjeter, larg budallalleqeve te zakonshme qe kishim lexuar gjer atehere... Dhe une Hatibin e konsideroja si nje nder te vecantet, me vjen keq tani se e kam humbur ca nga syte poezine e tij...

zbutja_e_kryeneçes - 1 Kor 2009 - 12:16pm

po mire o lis, ka te tjere qe nuk i kane lexuar poezite e vjetra, nuk besoj se kryeva ndonje akt penal qe i solla ketu Smile

Ana H - 1 Kor 2009 - 12:22pm

Lis, mund te jete e vjeter, po keto poezi jane si puna e veres, sa me e vjeter, aq me e mire... Wink

horus - 1 Kor 2009 - 2:16pm

jo si vera po si femrat thuaj, sa me te vjetra aq ....

Ana H - 1 Kor 2009 - 2:22pm

Shpjere fjaline gjer ne fund, zotrote... jo per gje, por ta dime a te gezohemi a te trishtohemi, kur te moshohemi.... Tongue

Lizandër Saraçi - 1 Kor 2009 - 12:24pm

Po jo o Kryeneçe, se s'ishte ankese fare. Ishte thjeshte nje tallje me veten time qe me verte nuk mush fare nga poezia. E perseris shpesh ket gjo me shpresen se m'nigjo Zoti e bo sevap tu m(hudh nai grom trru ene per ket pune.

Nuk te falenderova per prurjen se e kishte bo Ana ket pune e nuk desha me u bo kopiac! hahahaha

zbutja_e_kryeneçes - 1 Kor 2009 - 12:27pm

he ri dreq, se po i bi pragut te degjoje dera andej nga tema tjeter, nuk e kisha me ty ate qe shkrova per ekstremistet... edhe pse je i tille... ( kam njecike respket per ty, ceshtje nostalgjirash te koherave feminore )

Ana H - 1 Kor 2009 - 12:28pm

Lis, sa i keq je mor burre i dheut, dashke edhe akullore dhe cokollate... na ler neve na i cep letesie te shullehemi dhe ne nen kete diell... Tongue

Zana - 1 Kor 2009 - 4:33pm

Po mendoj se ajo e para eshte nje poezi....klasike.Mendoj se mund te mbetet si puna e pikave ne qelq....shume ,shume e bukur....Une Hatibin e kam zbuluar shume vone.....e mendoj se eshte me i miri i sotem ne Shqiperi,natyrisht pas poeteve "vullnetare "te peshkut  Smile

Te lumte Kryeneçe qe e solle.....Ishte tamam momenti i pershtatshem....me ne fund fiton kush fiton ....te vdekshemve te zakonshem iu mjafton nje poezi e bukur ....  Smile

Solidarnosc - 1 Kor 2009 - 4:36pm

Ervin Hatibi ben mire te mos perhape propogande islamike dhe terroriste.

Vazhdo shkruaj tek Drita Islame ti Ervin!Ata jane per ty.

Keto qe po botohen sot do ti kesh shkruar kur i kishe mende.Tani te kane iku fare.Mjare ti dhe Shqiperia qe ka njerez si ty!

gjembi - 1 Kor 2009 - 6:03pm

Dmth kushdo qe eshte mysliman (dhe shkruan per myslimanizmin publikisht) eshte automatikisht terrorist?

Bulkthi - 2 Kor 2009 - 12:36pm

 Nga cili planet vjen ti ore njeri i erresires?

 - i tha Biri i Drites  docit  te Gopit. 

Atje nga zotrote  nuk vjen dot

as ne kete, e as ne tjeter bot

mirazh - 11 Kor 2009 - 4:21pm

......po edhe ne poezi o njerez nuk e lini dot tjetrin rehat.

Vertet gjen shume arsye ketu per t`u hedhur nga dritarja e te shkruash vete komentin.

Mendoj se redaksia dihej te kishte nderhyre ketu. Boll lexuam plehra te tille. Kjo per komentin e natyrisht jo per Hatibin, qe eshte poet i shkelqyer.

 

Zana - 1 Kor 2009 - 4:40pm

Solidar...edhe une mund te them keshtu.....Por ajo poezi eshte yll.Ervini ç'pati per te thene e tha...Me sa duket siç ndodh shpesh talenti ra ne nje trup qe se mbante dot e bllaf...krize ekzistenciale....E llojit te Maradones...Talente te fuqishme ne njerez jo te fuqishem......

Ana H - 1 Kor 2009 - 4:46pm

Uffffaaaa, po na lini mer rehat, po s'i futet xixat per cdo gje... As nje poezi s'te lini ta shijosh rehat... Sa te mllefosur qe jeni mor njerez! O do t'i nxirrni terroriste, o komuniste, o katolike, o islamike... Jo, po nxirrni dhe ca pune ka pas bere gjyshi Hatibit...

PF - 1 Kor 2009 - 4:48pm

 Qe ke qene e fejuar, ate mbaje!

akvll - 1 Kor 2009 - 5:03pm

(në pritje të rezultateve)

Kronikë nga këto ditë

I iki vetes me ditë të tëra
Me javë

Dy qënie që rrojnë si t’ua dojë qejfi
Po ti njësosh, del një jetë qeni

Ai këtu, unë tej çapitem
Kohë kam: këpucët ende mbajnë
Arna
Dhe dhëmbë të thyera të udhës së hiçit

Dhe shkoj në vete, i parruar
I ndyrë
Me plot zakone të reja rruge

Dhe vij në vete, heshtas e takoj
I marr bukë, vargje, raki

Fjalët e pakëmbyera-grenxa në zgjoin e kokës

Dhe udha e hiçit vazhdon të m’i hajë
Opingat e arnuara me lëkurën e faqes
Se unë vazhdoj kështu të jetoj
Me një lumturi të lodhur, pa bujë
Gjysmën time të jetës tonë prej qeni.

10 mars 1991
“6 maç”

fh - 1 Kor 2009 - 5:58pm

dancing damars në këtë moment, shpresoj të mos kuptohem. veneracion dhe pershendetje. kshtu ndjehem kur me kap kjo lloj zagushie. sdi si me e shpjegu ndryshe ket ______ perveçse: Rezonancë, cluster-size, sizeable clutter, romancë, discontent incapable of, the very content, contemplate, elegancë, lishio, pipëll are pipëll, ti që fle që me natë, simple pleasures, shyqyr zotit, larg duart nga, kurt…kurt, EH Superstar, Paris Walkways, Labinoti – Elbasani, Kruja despotike, gruja endemike, sekretet e ships, sistemi i shoqnis, medicinal, two cubes…please, clinical, karmagedion, zeher, muddy walls, kill your idol, herbal, peaceful, hide.

me mall. 

Lizandër Saraçi - 1 Kor 2009 - 8:09pm

O Solidarnosho, amon shuje vete ate posten se nuk kom qejf fare me bo kshu debati te letersia. Pastaj kom ene i hall tjeter, me duket thyrje e modhe per shokun tim qe une te diskutoj per te me ca rob qe as i njof as i di se çar jone.

Ne qofte Bibi terrorist une do i lutem Zotit qe te me boji ene mu terrorist ene do boj autokritike se po shkoj tlitletle vjeç e nuk e paskom dite fare kuptimin e ksaj fjale.

Dulqinja, mos ma vi re qe i ktheva pergjigje, se ti e di qe une nuk rri dot ne te tilla raste.

Mac OS X - 1 Kor 2009 - 8:14pm

Ervin Hatibi mysliman i devotshem dhe nje nga poetet me te mire ne Shqiperi.

ceruleuss - 2 Kor 2009 - 12:36am

Poezite e Hatibit qe ja vlejne te lexohen jane ato qe i ka shkruar "under influence", se poezite e fundit koti fare i ka, pune kanocesh e bananesh, asgje me vlere, edhe pse eshte perpjekur nuk ka mundur te piqet si poet. Mbase ka gjetur paqe te feja dhe nese eshte keshtu good for him, por  si poet nuk vlen me dy leke.

akvll - 2 Kor 2009 - 1:16am

***

Zone ushtarake, adriatike, Bisht` i Palles.
Pasdite e korrikut, monedhe e florinjte
me profil mbreti, ne gojen e mbyllur te nje femije
qe nuk e di ku shkon.
(Atyre qe e dijne u dhemb).
Pasdite e prillit-gisht kembe me thoin e porsaprere
mbi nje qilim Persie plot flaute e zogj.
Ky eshte Bishti i Palles, ky eshte emer gjiri
pasdite per pasdite
rrethuar me revani te thata kodre: dhe deti perpara
si xhami ne kornizen e sapovarur ne nje agjenci
udhetimesh.
Mbyllur gjithe lumturia ne nje epruvetez trishtimesh,
rere e lagur gjer ne kerci
dhe kercunj bie deti ne gjinj, dhe mijera shishe
plastike,
pa asnje mesazh,
dhe kukull-foshnje me kokerdhoke gome,
dhe gjurme qeni ne ranishtet bie deti,
dhe dhembe te thyer guackash.
Lufta ime me genjeshtren dhe harresen
prodhon poezine per gjirin tim
hermetik te Bishtit te Palles, zone ushtarake
shkurre celiku,
kuba betoni rrekellyer nga Enver Hoxha, ngulur jeshile
pergjysem ne plazh.
Vij te gjej detin vetem me gjire ushtarake kubane
ne postblloqe e zona te minuara i vidhem
publikut,
ne plazhe te nje virgjerie ruajtur dhunshem nen
infibulacione
te Traktatit te Varshaves.
Nudistet, heroinomanet, muslimanet me mjekrra te gjata,
serfista intime te palavdi,
te perndjekur, po ne lufte me shoshoqin per
ekskluzivitetin
e Gjirit
te Bishtit te Palles; topitur toponimia nen
diell,
larg harreses popullore dhe policise
e sidomos larg grarise, isha ne punen time, gati vetem
ne kilometra te drejta-lagur me uje, thare me rere
me koken plot gjera te vjetra,
duke qemtuar me nge si ne librari
neper sqetullat leshterike te plazhit,
kur ja, gjeta (dhe zemra me kumbon si gomone)
gjeta pas nje blloku betoni, betohem,
nje shiringe te holle te heroines
dhe
nje pale mbathje gjumi.
Nje shiringe te vdekur, me nje thep te vjeteruar gjaku
ne fytin e tejpashem.
Kurse perbri, nje pale mbathjesh te lageshta, ende te gjalla,
me lule te erreta gocash,
elegante si nje klavikul e zier delje
ne fytin tim.
……………..
Pasdite prilli apo shtatori apo maji,
me te renkuar rremova
reren
dhe hapa gropen
dhe ngaqe nuk me nxinte,
varrosa thjesht
shiringen, me agen e thelle si orgazma,
dhe ato te tjerat-lulet nje nga nje,
varrosur me rere, diku vite me radhe,
ne Bishtin e Palles cdo pasdite,
ne nje gji sekret
me detin ne te djathte
dhe zemren-bregdetare-ne te majte,
qe dridhet jugut
ku balli merr kokrra rere ne cdo perkulje,
ne ca vende, o shok, mund te shkohet vetem
duke vdekur me pare.

Ervin Hatibi, "Pasqyra e lëndës", 2002

losttext - 2 Kor 2009 - 1:45am

 Ashes, Smile

Lulian Kodra - 2 Kor 2009 - 4:24am

Aq shume do me pelqente kjo sikur te ishte varrosur koka e kukulles ne vend te shiringes, sa qe...

xheni - 2 Kor 2009 - 11:37am

unë mbi prush thyej shkarpa

si idiot i fryj hirit

ndizu zjarr

dhe hedh aty lule, shami, vjersha

rrobat e çdo gjë që kam

e ngel një lakuriq i varfër, zhveshur

që zjarri dot më s'e ngroh....

-----------------------------

me bukur se kaq.........

shume njerez,mbasi jane plagosur thelle nga shuplakat e jetes,gjejne prehje tek feja,uroj ta kete gjetur!

akvll - 2 Kor 2009 - 2:03pm

PERMBI REVOLUCIONIN

Me mbaruan cigaret ne stacion te autobuzit
Duke pritur revolucionin tjeter
Ketu kam mbetur
Gozhde e perzhitur, e shtremberuar
Neper shkrumbin e kishes se djegur.

Si neper pistoleta me mulli
Te gjithe jane futur koke me koke
Neper shtepi

Gjithe revoluconet te parafundit jane
E gjithnje jeta ime e fundme, e fundit
Lire mi bleve lotet, mi blete
Krejt trupi me dhimbte nga dashuria
Per popullin e barrikaden.
Dua te vdes e ta harroj
Ta vjell. Dua te vdes kot
Ose hic te mos vdes nese duhet
Te vdes me qellim
Do marr nje lypes te mitur mulat
Ta ngroh e ta rris ndyre
Ju ftoj te gjitheve ne strofken time
Te me peshtyni ne fytyre
Veç te mos me provokoje njeri me plaget e veta.

Por rrofte, rrofte flamuri i ri
Edhe çdo dashuri e vjeter
Ne ardhte prape dita, ne rruge prap do jem
Me gure do godas patjeter
Ata qe jane grumbull
Dhe ata qe do rrine vetem.

E.H. 1991

"6 maç"

fh - 3 Kor 2009 - 7:39pm

...Por rrofte, rrofte flamuri i ri
Edhe çdo dashuri e vjeter
Ne ardhte prape dita, ne rruge prap do jem
Me gure do godas patjeter
Ata qe jane grumbull
Dhe ata qe do rrine vetem.

E mirë o mirë aty! Rrofsh ASHes.

akvll - 4 Kor 2009 - 3:14pm
emigrant - 3 Kor 2009 - 4:32pm

Poezia pa titull per Bishtpallen te le pa fryme. Pothuaj e te njejtes lartesie marramendese si Gdnasku!!!! Nuk mund t'i kerkohet nje krijuesi vazhdimesi kur arrin kto maja. Gjithe perpjekja e nje krijuesi eshte me kap lartesi te reja, me te medha se deri ne at moment. Po kur ke kap evereste... cfare na mbetet, me i thon pse nuk kercen dot ne hene?

Te mos shkrush mo mbas ketyre soj perlash, mbase eshte nje vendim shume i mencur. Se asnji krijues nuk e di vleren e vertete te asaj qe nxjerr. Asnji!

Rio Bravo - 3 Kor 2009 - 5:26pm
Gjithe telashi eshte o emo, se Bishti i Palles eshte poezi e shkruar ne 2002, dmth pas pretendimeve se autori nuk shkruante dot me poezi fare, apo nuk shkruante dot me poezi te kalibrit te cilesuar nga zoterote - pretendimi varej nga segmenti qe e shtronte. Une ne fakt e kam shprehur edhe gjate debatit per Zekthin, pa dashur te keqkuptohem nga askush, se ka nja 2 a 3 poete ajo shqipja jone e vogel, te cilet qellojne te jene perla, dhe qe eshte me mire t'u ruhet dinjiteti dhe te mos diskutohen ne forume te tilla populiste, pikerisht sepse sic dhe shihet, ketu degjeneron debati. Ka vende te tjera, edhe ne internet, brenda te cilave mund te shkrohen debate te mirrefillta letrare, nepermjet te cileve mund te perfitoje shumekush. Por, ky nuk eshte ai lloj mejdani. E perseris, nuk e paragjykoj deshiren e njerezve per te ndare emocione te caktuara, por ketu popullata o shoku im, eshte anonime, nderkaq qe keta poete, jo vetem jane njerez reale, por qellon qe kane edhe ndjenja edhe dinjitet edhe familje edhe rreth shoqeror, te cileve nuk mund t'i inflizhohen taksa kaq te renda dhe te shemtuara nga nje tufe e caktuar individesh qe kerkojne te behen interesante ne kurriz te tyre, thjesht sepse kane opinionin e vet anonim apo sepse pretendojne se i njohin. Nuk me duket fare dinjitoze apo qytetare te bomit muhabet ne kete forme rreth disa figurave qe kane bere emer ne shoqeri, fale disa kontributeve dhe atributeve totalisht unike dhe te shquara. Eshte abuzim i shemtuar provincial, tipik shqiptar. Respekte
Lulian Kodra - 7 Kor 2009 - 9:21pm

Ku e gjete kete ide kaq te lartesuar sa qe anonimati nuk mund t'a preke, ti Rio? E vjeter tema, por ndoshta dhe i kthehesh. Nuk qendron asgjekundi pretendimi se ky mejdan nuk vlen meqe Ervin Hatibi eshte Ervin Hatibi dhe komentuesit qenkan anonim, pasi ne rradhe te pare, Ervin Hatibi nuk njihet per poezi tejet personale, te drejtuara per nga nje audience rreptesisht e identifikueshme, por per poezi qe i drejtohen nje lexuesi anonim, gje qe per mendimin tim, eshte e vleresueshme, packa se jo unike dhe e vecante vetem e Hatibit. Le me pastaj qe komentuesit e letersise ketu ne peshk, ne mos i ka falur te gjithe zoti me kontribute dhe atribute unike dhe te shquara, jane ne pergjithesi te gjithe te njohur me emer dhe mbiemer, pavaresisht faktit qe perdorin nicknames apo pseudonime.

 

Lizandër Saraçi - 3 Kor 2009 - 6:21pm

Riooooooooo, ç'o kjo fjali?

Eshte abuzim i shemtuar provincial, tipik shqiptar.

Pse e ke prish n'fun s'e mor vesh. Pse duhet me i honger masivisht shqiptaret gjynofet e ca kokrrave, sado qofshin ato?

Redaktoje urgjentisht! (ti ke qe rob i bindur kshu ma nigjo perhere llafin! hahahaha)

Rio Bravo - 3 Kor 2009 - 6:37pm
S'mban pergjegjesi Goni i Nastes per promovimin e vlerave te shquara te skraparizimit dhe mallakastrizimit, e aq me pak per ato te tropojanizimit te kombit, miku im. Fshehja e provincialitetit te shoqerise shqiptare nuk eshte shenje sherimi. Telashi kur identifikohet, behet me i kollajte per t'u trajtuar. Ka njezet vjet qe duhet te kishim rreshtur se identifikuari derrin si daje.
twintip - 13 Kor 2009 - 11:31pm

Provincjaliteti i shoqeris shqiptare

btw, per cfare po flitet ktu?


Identifikohu ose regjistrohu për të dërguar komente