Gjyshja ime

Je kërrusur, e mira gjyshja ime!

Je kërrusur si Dajti,

je kërrusur si Korabi.

 

unë nuk kam ç'bëj tjetër pos të qesh me buzëqeshjen tëndë,

edhe pse përpiqem të ta kuptoj vetminë.

Por ti prapë qesh,

thua se s'jemi mbledhë për mortë këtu.

 

Iku gjyshi,

i sosi ditët e veta,

e ti qesh tani me mua

 

Një grusht kocka ke mbetur

gjyshja ime,

të ngre në krahë e të puth në flokët e bardha

e ti qesh si fëmijë,

edhe pse njerëzit janë mbledhë për mortë.

 

Vdiq gjyshi, e mira gjyshja ime,

e ne sot jemi te ti e nesër do të ikim në punët tona të rinisë,

e ti s'do kesh më me kë të zihesh,

s'do kesh me kujt ti bërtasësh

e për kë të kujdesesh,

nuk ka më kush ti mbrapshtojë fëmijët

të ngrejnë krye ndaj këshillave të tua,

 

e vogla gjyshja ime,

je mpakur,

zëri mezi të dëgjohet

e më thua se nuk ikën

pa hedhë valle në dasmën time,

e unë buzëqesh me ty,

e njerëzit e mbledhur për mortë habiten me ne

që lozim e qeshim si fëmijë.

 

Je kërrusur gjyshja ime,

vitet qenkan të rënda

e të pyes a ke qenë ndonjeherë e re?

 

 

14 Komente

Kristida - 29 Qer 2009 - 1:55pm

Eh, mor shkinaks, pse n'a i hap keto tema e n'a e ben zemren cope...Gjyshja ime ben pese vjet sot qe ka nderruar jete, dhe kur i fola heren e fundit edhe pse mezi fliste, 'ah sa larg me shkove' me tha...

shkinaks - 29 Qer 2009 - 1:57pm

sepse gjate fushates kam qene te koka e gjyshit qe varrosem te marten dhe dje ishim ne te pestat.

dhe gjyshja ime qe rrinte si heroine me bente te ndihesha keq. keq fare. sepse ata qe ikin, ikin, po per te gjallet eshte per te ardhe keq. e gjyshja ime qeshte

Ana H - 29 Qer 2009 - 2:04pm

Shkinaks, ngushellime te sinqerta per gjyshin. E kam vene re qe personazhi gjyshe ka qene e pranishme shpeshhere ne shkrimet e tua dhe gjithnje kam menduar se duhet te kesh pasur lidhje shume te vecante me te. Me vjen keq vertet, sepse dashuria dhe dhembsuria e tyre eshte e pazevendesueshme.

zbutja_e_kryeneçes - 29 Qer 2009 - 2:05pm

ngushellim edhe nga une

Kristida - 29 Qer 2009 - 2:09pm

Ngushellimet e mia, per gjyshin se pari, dhe dhimbjen e gjyshes dhe te gjithe familjes! Ashtu eshte, ne sado te perpiqemi as qe mund t'a kuptojme se ne c'menyre perjetohet kjo nga njerez qe kane jetuar nje jete te tere prane njeri-tjetrit!

Edhe pse nje moment shume i dhimbshem, urime per poezine, eshte nje mrekulli!

ketlina - 29 Qer 2009 - 2:30pm

shkinaks ngushellime per gjyshin dhe urime per poezine.

belle_fleur - 29 Qer 2009 - 2:48pm

Shkinaks, ngushellime! T'ju kete lene uraten gjyshi. U prefte ne paqe!

 

shkinaks - 29 Qer 2009 - 3:00pm

ju falenderoj te gjitheve! kam qene sa i lidhur aq edhe i ndare. kam vite qe jetoj rrugeve dhe kthehem gjithnje sepse kam nevoje per perkedheljet e saj.

blete - 29 Qer 2009 - 3:01pm

ngushellime. eshte e veshtire kur rritesh me ta dhe nje dite te bukur nuk jane me aty.

 

Monda - 30 Qer 2009 - 6:50pm

Ngushellime shkinaks.  U prehte ne paqe!

Poezia me preku ...

PS: Shiko "anen e mire", te pakten ishe aty.

akvll - 1 Kor 2009 - 4:20pm

Sa ngjajnë gjyshet... Kryet shnosh, shkinaks!

shkinaks - 2 Kor 2009 - 7:14am

miqte na lashte Zoti!

klodi - 2 Kor 2009 - 6:38pm

"nuk vdes nena pa te martuar ty" ...ishte nje nga fjalite qe me tha gjyshja kur u ndame per here te fundit , dy vite perpra!

Kjo eshte nje poezi permbi letersine : ketu meditimi nuk ka lidhje me realitetin!

flm autorit! 

Lizandër Saraçi - 2 Kor 2009 - 6:59pm

Shkinaks, ngushellime i dashur.

Me preke shume me keto postat ketu. Mua me ka rrit Moma, po s'pata as mundesi me e percjell se isha knej kur ajo dhe Nona (gjyshja nga babi) nderrune jete, me 3 jave diference.

Me keto vargje

e ti s'do kesh më me kë të zihesh,

s'do kesh me kujt ti bërtasësh

e për kë të kujdesesh,

 

Me ke kujtu Nonen qe i hiqte nga dora cinaren gjyshit se vute nga zemra.

Identifikohu ose regjistrohu për të dërguar komente