Pushimet e 2009-ës

  • IMG_2600.JPG
    IMG_2593.JPG
    IMG_2586.JPG
    IMG_2635.JPG
    IMG_2642.JPG
    IMG_2677.JPG
    IMG_1195.JPG
    IMG_2565.JPG
    IMG_2588.JPG
    IMG_1176.JPG
    2590077776_a7d5031a0f_o.jpg
    2620261223_b512f59fbd_o.jpg
    IMG_1151.JPG
IMG_2588.JPG

Meqe (fatmiresisht) fushata mori fund dhe shume prej jush po mendojne per pushimet (ne Shqiperi), dhe per te respektuar heshtjen parazgjedhore po vendos ca fotografi qe i kam shkrepur para disa javesh ne zonen midis Llogarase dhe Vunoit. Sic e dini, riviera eshte nje mrekulli e vertete, prandaj ju nxis te vini te pushoni ne Shqiperi. Megjithate, ne vorbullen e fushates nuk u mor askush me kete artikull kritik te Adam Tanner ne Reuters qe ne date 17 qershor '09 tregon per plaget e turizmit shqiptar, plehrat dhe ujrat e zeza. Foto e fundit eshte shkrepur ne fund te sezonit te kaluar, dhe flet vete per mosmirnjohjen tone per dhuratat e natyres.

 

46 Komente

kaltrina - 27 Qer 2009 - 10:01am

ah , ja dha zoti po kujt ja dha thuaj. Aty pas atyre pishave , nuk duken mire,jane pirgjet e plehrave dhe ne cdo kthese te llogorase ke te tilla. gjithesesi me kete bregdet fantastik lidhet e gjithe femijeria ime , eshte vertet nje fantazi e bukur e natyres. era e jodit te detit qe nderthuret me rreshiren e pemeve, eshte nje vend qe arrin te triumfoj ende dhe pak ne betejen me doren e ndyre te njeriut.

 

gjembi - 27 Qer 2009 - 2:55pm

Kishe gje me detin ti motra? :)

pedro - 27 Qer 2009 - 10:11am

doja te pyesja ndonje qe ka vajtur kete vit ne Dhermi apo me tutje:

A vjen akoma ajo era kerme pak para se te ngjitesh/zbresesh Llogarane nga ana e detit?

Po qeset plastike te panumerta qe zbukurojne guret e majes se Llogarase a jane akoma aty?

Nje verejtje nga ana ime per natyren shqiptare: Natyra shqiptare ishte e virgjer per sa kohe nuk e zbuluan shqiptaret, te cilet pasi e shkerdhyen mire e mire e lane aty duke vuajtur pasojat e perdhunimit.

kaltrina - 27 Qer 2009 - 10:24am

sa bukur qe flet  pedhro djali, emigrimi ju meson ca gjera por prape shqiptare mbeteni o te uruar, me foeter ex oris tere jeten.

kush ma ka lepi... - 29 Qer 2009 - 4:05pm

shume te drejte ke pedro, ndergjegje kombetare zero...

kush ma ka lepi... - 29 Qer 2009 - 4:11pm

shume te drejte ke pedro, ndergjegje kombetare zero...

village-bey - 27 Qer 2009 - 10:14am

Sa u ktheva nga Shqipria dhe pavaresisht aksiomes mos thuaj kurre asnjehere, kete here u betova qe kurre me.

Pavaresisht nga ngjyrimet emocionale te emigranteve si une, mendoj se shqiperia eshte 1 nga vendet me te keqija per pushime per ne emigrantet.

Eshte kotike, e paqarte, njerezit te shofin kur fut duret ne xhepa me shprese se mos po nxej ndonje lek, sinqeriteti ka vdekur, bukuria e shqipersise eshte e mbivleresuar, sherbimet pertoke, e mbipopulluar, dhe shumica mendonje se tirana eshte kryeqyteti i botes.

Ne pergjithsi une keshilloj kunder vizites.

Shume e kushtueshme me me e rendesishmja, te duhet nje pushim tjeter per te mare veten nga ky pushim.

olsib - 27 Qer 2009 - 10:27am

Shume e kushtueshme me me e rendesishmja, te duhet nje pushim tjeter per te mare veten nga ky pushim.

Ne nje fjali te vetme, pershkrove ne menyre perfekte se cdo te thote te besh pushime ne Shqiperi. Duhet te them se jam dakort edhe me pjesen tjeter te postimit tend. Te kthehesh ne Shqiperi vetem per te kaluar pushimet, eshte vecse nje shperdorim parash sidomos per njerezit e per familjet qe i fitojne me mund ato. Mijra subjekte qe as ja kane idene se cdo te thote t'i sherbesh klientit, ofrojne sherbimet e tyre te nje niveli teper te ulet. Per te mos folur per natyren e ndotur me plehra urbane e infrastrukturen publike teper te dobet.

Pervec Tiranes, ne Shqiperi numerohen me gishtat e dores restorantet ku mund te hash mire. Saranda pershembull, nuk ka asnje restorant te tille. Le te mos flasim per sherbimet e tjera e per raportin cilesi-cmim.

Dhe cka eshte me irrituese eshte se keta njerez jo vetem qe jane jashte bote, por kane edhe goxha tangerllik. Ja vlen shprehja "edhe dhi e zgjebosur edhe bishtin perpjete!"

 

Te bukura fotot! 9-a eshte e mrekullueshme!

artian - 27 Qer 2009 - 11:15am

Sa u ktheva nga Shqipria dhe pavaresisht aksiomes mos thuaj kurre asnjehere, kete here u betova qe kurre me.

Eshte nje mallkim i rende andej nga jugu i Shqiperise,shume i keq,ogur zi,per nje njeri te keq qe nuk e duan me ti shohin fytyren :

"Iksh e mos u kthefsh kurre!"

E cuditshme vilage-bej,mallkon veten,duke u betuar! Nuk e kupton i ziu,se kujt do ti behet vone per te,nese ai nuk kthehet me ne Shqiperi!

Shqiperine e dua shume,ashtu sic eshte,kurre nuk them "kurre me ne Shqiperi" perkundrazi enderoj enderoj nje dite te kthehem!

DO ZOTI PIQEN KUSHTET!

 

 

village-bey - 27 Qer 2009 - 11:29am

 

Se kuptova cfare pate qe me sulmove personalisht, vellai im. Ne po diskutonim per pushime  jo per mallkime.Fjale te profetike, te renda gjithsesi,“ogur zi,per nje njeri te keq qe nuk e duan me ti shohin fytyren : "Iksh e mos u kthefsh kurre!" mallkon veten,duke u betuar! Nuk e kupton i ziu,se kujt do ti behet vone per te,nese ai nuk kthehet me ne Shqiperi!”As me njeh, as te njoh,, mbase te preka aky nuk duron, megjithate te kerkoj falje Artiani nga Jugu.
artian - 27 Qer 2009 - 3:55pm

Village-bay,jo mor vella nuk jam prekur,dhe nuk te mallkova une lexova shprehejen tende,qe mbasi kishe qene ne Shqiperi u shpreve vete "te betohem the,kurre me ne Shqiperi" dhe une kete e kuptova ashtu si ti e ke shkruar vet ti qe nuk te pelqeu hollideja ne Shqiperi.,dhe per kete e kisha! Nuk me ke prekur por me ben pershtypje se si disa qe jetone mire jashte Shqiperise thone,"nuk shkel me ne Shqiperi" Nuk shkohet ne Shqiperi" ja per kete e kisha une,ne se ti ose une nuk do te pyesim per Shqiperine,Shqiperia do te pyese per ne? Sigurisht qe jo!..

Nje keshille ,kurre mos thuaj kurre me !!Respekte shoku!

village-bey - 27 Qer 2009 - 4:22pm

Faleminderit per keshillen, do ta shkruaj me germa te vogela, ta fus grenda nje peshtani te vogel sermi dhe do ta ruaj si hajmali rreth qafes.

Edhe 1 here flm.

 

olsib - 27 Qer 2009 - 11:37am

Eshte nje mallkim i rende andej nga jugu i Shqiperise,shume i keq,ogur zi,per nje njeri te keq qe nuk e duan me ti shohin fytyren :

"Iksh e mos u kthefsh kurre!"

Mire ti qe e ke nga malli, por per fat te keq ne Shqiperi ka nga ata subjekte qe kane lluksin ta kene nga tangerlliku i tepruar ose sepse i kane hapur ato aktivitete jo per te fituar leke, por per te pastruar leke.

Klienti ka gjithmone te drejte. Sidomos ai qe te ka mbajtur me buke per 18 vjet. Duhet t'ja pastroshe me llape (mundesisht) dyshemene nga dera deri tek tavolina etj...

Perndryshe turizmin e huaj s'kemi per ta pare ndonjehere pervec atyre 2-3 autobuzave te organizuar qe kur kalojne nga ato ane, i ndalojne rruges per t'ju marre autografe. Aq te rradhe jane per Shqiperine.

PS: Me fal per shembullin "me llape", por ishte sa per te arritur nivelin e tonit te perdorur prej teje.

Cen Cen Durim-madhi - 27 Qer 2009 - 11:56am

 

Pushime te mbara kudo qe ti bani ne Shqiperi apo jashte, e te jene pushime ne kuptimin e plote te fjales jo si italianet qe te ngrene mengjesin vene minimumi 40 km larg  Big Grin

ps.Te dilen pas ores 22:00 do plasi prape politika kudo e jo ma tek peshku qe e ka mikrobin ne te Tongue

 

texas - 27 Qer 2009 - 12:15pm

.....e bukur riviera ,disa e shohin,disa e enderojne ta prekin e shume pak shqipetare e shijojne bukurine e kesaj perle.....eh ky eshte realiteti shqipetar....pushime te mbara kudo qe te jeni...... 

Danieli - 27 Qer 2009 - 1:55pm

E bukur eshte natyra ne Shqiperi po ta shikosh ne foto dhe te gjitheve na krijon ate ndjesine qe do shkoj ti bej pushimet se eshte vend i bukur dhe kam kujtime..... POR....  kur i bie rradakes dhe kujton plehrat uuuuu... infrastruktura uuuu.... uji uuuuu.... dritat..... sherbimi mizerabel uuuuu.... kultura nen nivelet minimale uuuuu.....

Kujtoj kur isha heren e fundit ne 2007 uuuuuuu..... kam qendruar tere kohes me nerva te tendosura sikur me kishte vene njeri ne prize.... Mos me keqkuptoni e dua vendin tim sa te gjithe juve por kur vjen puna te pushimet me mire shkoj aty ku BEHET PUSHIM sesa aty ku vetem emrin kane pushime....

 

ketlina - 27 Qer 2009 - 2:12pm

Ku te duket balta me embel se mjalti - ne SHqiperi. Mos harroni se kur shkoni ne Shqiperi "me pushime" shkoni per prinderit, per vellezerit, motrat per te gjithe farefisin, shoqerine qe keni lene atje, dhe mos u merrni me plehrat dhe gjerat e tjera aq shume, se nuk do vdisni jo. Perderisa jeton nje shoqeri e tere ne ate gjendje edhe ju te dashur, behuni realista ato dy jave apo nje muaj qe shkoni. Shijoni gjithcka shqiptare, se do ju marre malli sapo kemba juaj do shkele ne dhe te huaj.

theun4given02 - 27 Qer 2009 - 4:12pm

 Eshte shume e vertete. Dhe nuk ka pushime me te mira kur ke per te bere tere keto gjera qe nuk ke per ti kapur ne asnje vend tjeter. Rigjenerim i papare. Plehrat dhe infrastruktura jane detaje shuuuuume shuuuume te vogla qe as merren parasysh persa kohe je atje "me pushime". Keta memedhembtaret e tjere me mire ja japin parane tjetrit se te ndihmojne vendin e tyre. Nejse ceshtje pikpamjesh dhe shpelarje truri!!! Smile

pedro - 27 Qer 2009 - 6:46pm

pa te shohim njehere se cfare eshte shpelarje truri?

Shperndarja e parase per patriotizem eshte gjeja e fundit qe me shkon nder mend, kur planifikoj pushimet e mia. Une psh kam nje pune me ngarkese te madhe dhe gjashte jave pushime te merituara ne vit une i kam te nevojshme per tu rigjeneruar. Ne keto gjashte jave (sigurisht te shperndara ne te gjithe vitin) une dua vetem te rehatohem dhe te shkarkoj stresin e grumbulluar. Ne kete kendveshtrim per mua plehrat, infrastruktura dhe sidomos arroganca e flokepalarit me kanatjere te zverdhur prej djerses qe mban ere nuk jane "detaje shuuuuume shuuuume te vogla qe as merren parasysh", por jane gjera esenciale. Ne vend qe te qetesosh trupin dhe trurin, behesh nervoz dhe lodhesh akoma me teper saqe mire e tha dikush me lart qe pas "pushimeve" ne Shqiperi te duhen pushime qe te marresh veten.

Une kam pershtypjen se arroganca e sherbimit ne Shqiperi nuk ka per tu kuruar per sa kohe ekziston patriotizmi fallco i felliqur, qe me mire t´ja japim parate tonit sesa te huajit. Mosrregullimi i sherbimit te felliqur te turizmit ne Shqiperi i ka  rrenjet tek siguria qe kane shqiptaret se "keta rrotat e k..it nuk kane ku shkojne, keshtu qe bjeru kokes".

Jo mor jo, parane e fituar me mund e djerse nuk ia jap atij qe me trajton si lecke, por ia jap atij qe me trajton si njeri, qofte ky i joni apo i huaji.

Une kam patur ne Shqiperi edhe eksperienca te mira, permend ketu sherbimin neper lokalet dhe hotelet ne Vlore, por shumica e rasteve ne Durres, Orikum, Dhermi, Himare, Sarande dhe pjesa tjeter e Jugut me kane lene nje pershtypje aq te keqe per sa iperket trajtimit te turistit, saqe edhe tani po me zien gjaku dhe po behem nervoz.

pedro - 27 Qer 2009 - 2:15pm

Ku te duket balta me embel se mjalti - ne SHqiperi.

 

Shprehje qe vlen vetem per baltengrenesit

ketlina - 27 Qer 2009 - 5:05pm

;) Me ty ne kryeeeeeeee

pedro - 27 Qer 2009 - 6:22pm

po pse me mua ne krye?

Une nuk jam nga ata qe kane kuriozitetin qe te provoj se si eshte balta dhe ku eshte me e embel se mjalta.

dajoshi - 27 Qer 2009 - 2:53pm

Pas 3 vitesh, kete vit shkoj me pushime ne vere ne Shqiperi, ne gusht per 1 muaj. Nese dikush ka sugjerime per hotele ku mund te qendrohet dhe ndonje kontakt per to, i mirepres. Flas per hotele ne plazh ose qofte edhe mal.

Nese vertet eshte po ajo situate plehrash dhe harbuterie qe pashe 3 vjet me pare vecanerisht ne Dhermi, besoj do i ve vizen njehere e mire pushimeve ne Shqiperi.

Faleminderit.

e (jo-anëtar/e) - 27 Qer 2009 - 3:17pm

Shko në Tropojë!

Vënd i braktisur prej shumë prej tropojanëve, por qëata që kanë ngelur kanë ditur ta mbajnë pastër.

Filloja nga Dragobia e gjithandej...

P.s: Nqs kërkon ndonjë vënd të shkretë... shko tek fshati i Salës Tongue

prisonbreak - 27 Qer 2009 - 3:40pm

Ndersa une o treno, pavaresisht se jetoj ne Shqiperi kam tamam tamam 10 vjet qe nuk i bej pushimet asnje dite ne detrat qe na rrethojne. Mbaj mend qe per here te pare kam pushur ne Himare ne vitin 1980 dhe te fundit kam pushuar ne Dhermi me 1998 dhe kaq. Bukurine dhe kenaqesine e te pushuarit ne bregdetin e Jonit dua ti ruaj si nje kujtim te pa prekshem dhe qe nuk kane asnje lidhje me kohet e sotme. Gjate ketyre 10 viteve te fundit kur kam patur mundesi kam pushuar vetem jashte Shqiperise dhe per fat te keq ka qene zgjedhja e duhur.

Pjer Thomas - 27 Qer 2009 - 5:12pm

 prisonbreak; "...Gjate ketyre 10 viteve te fundit kur kam patur mundesi kam pushuar vetem jashte Shqiperise dhe per fat te keq ka qene zgjedhja e duhur.." 

 

Jo te gjithe shqiptaret i kane mundesite te dalin me pushime jashte si ty. Mendoj se ata qe dalin jashte me pushime, jane 2-3-5% maksimumi i shqiptarve apo pushuesve ne teresi.  95% i kalojne ne plazhet shqiptare, keshtu qe i bie per detyre shtetit shqiptar te kujdeset per kete grup. Ekziston nje grup manaxhues per keto pune, qe quhet; qeveria shqiptare, e cila ka nje institucion per kete pune e cila quhet Ministria e Turizmit, Kul......  . Mendoj se shtetit shqiptar i bie per detyre qe ne kete pune te angazhoje dhe prefekturat, si njesi shteterore, aq me teper qe ka te beje me interesat kombetare,  me shum turizem = me shume te ardhura.  Mendoj se e keqja nuk eshte vetem plehrat -qe deri diku-  emigrantet dhe te huajt ia bejne kabull, por rremuja ne trafik, burokracite ndaj emigranteve per dokumenta, probleme qe nuk kerkojne fonde. 

Tironc_Mer_Jahu - 27 Qer 2009 - 5:42pm

Ketlina  te sugjeroj te besh pushime ne Cader , Vendqendrimin zgjidhe ne

LIvadh (Himare), po te keni makine do jete mrekulli se nje dite shkoni ne Jale, LLaman, etj etj leviz dmth , le te jete sido qe del ktu , me paster se atj enuk gjen , ose ate mrekulli qe ka deti/natyra se gjen askund.

Me pa Durresin ti i bie mos me ardh as ne Shqiperi mo lol

Tani dihet sa me shume njerez te kete ne nje plazh te caktuar aq me shume ka plera , por Jugu te ofron vende te pashkelura akoma, mjafton te levizesh pak dhe kete ta jep cadra , nje nate fli ktu , nje nate atje.

 

Monda - 27 Qer 2009 - 5:57pm

Village-bey, flm qe ndani eksperiencat dhe informoni peshqit ketu, qe te mos vuajne, cofin si ata te fotoja e Blendit lol. 

Eksperienca ime ka qene komplet e kunderta me tenden. Por pak rendesi ka.  

Sic e kam thene dhe te nje teme tjeter me tematike te ngjashme, flm qe e keni mbledh mendjen top, edhe ca te tjere gjithashtu, se keshtu "lirohen" ca vende per ne te tjeret.  Se shume kallaballek ka ...  

@ gjembi

Kishe gje me detin ti motra? :)

Me dëtin, gjemb djali, me dëtin Tongue.

village-bey - 27 Qer 2009 - 6:17pm

E dashur Monda,

Kenaqem te bisedoj me nje njeri te kulturuar, pa share, pa mallkuar,(mallkimet e jugut jane shume te rrezikshme, me baballare e shehelere, me Baba Tomorr etj, une per vete jam supersticioz). Gjithashtu kenaqem qe ke pasur 1 eksperience ndryshe nga e imja, dmth qe e ke permbushur qellimin e udhetimit. Nuk mendoj qe kerkesat e mia jane me te larta se te tuat, vetem dryshon rrethana perjetimi. Mbase ishte gabim shkuarja pergjate fushates zgjedhore. Une udhetova me dy femije te vegjel dhe megjithse ata u kenaqen pak a shume, per mua ishte nje stermundim per t'iu siguruar minimumin e komfortit. Sa per lirimin e vendeve mendoj qe po lufton nje beteje te humbur. 1 bie 100 ngrihen.

Flm

Monda - 27 Qer 2009 - 6:54pm

I dashur bej i fshatit Smile

E kam parasysh qe perjetimet nuk jane njesoj per te gjithe.  Gjithashtu, eksperiencat varen nga rrethana specifike, apo dhe te pergjithshme (zgjedhjet ne kete rast,) keshtu qe patjeter qe do reagojme ndryshe. 

Mua thjesht s'me pelqejne ndenjat/shprehi apokaliptike, ekstremet.  Apo pergjithesime te tipit  "mendoj se shqiperia eshte 1 nga vendet me te keqija per pushime per ne emigrantet." 

Kuptohet qe shumica e emigranteve shkojne per fis e farë.  E megjithate, te kihet parasysh qe perpara se te vihen vula, apo pergjithesime si ato me lart, ka emigrante qe u shijojne dhe aspekte te tjera Smile.

Ja, kaq Smile.

 

 

 

village-bey - 27 Qer 2009 - 7:09pm

E dashur Monda,

Une respektoj  mospelqimin e opininit tim nga ana jote, gjithashtu shpresoj te pranosh e te respektosh zgjedhjen time per te mos ardhur per pushime. 

Megjithate nuk munda te le pa vezhguar nje gabim ne logjiken tuaj. Po ti kushtoje vemendjen e caktuar temes do te vije re se bisedohej per pushime dhe jo per arsye te tjera vizitimi.  

Sentimentalizmi, nostalgjia, malli per prinderit jane te gjitha arsye legjitime per te vizituar por ato nuk po diskutohen sot.

Nqs do te bisedosh per ato me mire ti drejtohesh Artianit nga Jugu, besoj se do te merreni vesh shume mire.

Per sa i perket pushimit nuk mund ti shtoj asnje gje shkrimit te perkryer te Petros.

pedro - 27 Qer 2009 - 6:46pm 

pa te shohim njehere se cfare eshte shpelarje truri?

Shperndarja e parase per patriotizem eshte gjeja e fundit qe me shkon nder mend, kur planifikoj pushimet e mia. Une psh kam nje pune me ngarkese te madhe dhe gjashte jave pushime te merituara ne vit une i kam te nevojshme per tu rigjeneruar. Ne keto gjashte jave (sigurisht te shperndara ne te gjithe vitin) une dua vetem te rehatohem dhe te shkarkoj stresin e grumbulluar. Ne kete kendveshtrim per mua plehrat, infrastruktura dhe sidomos arroganca e flokepalarit me kanatjere te zverdhur prej djerses qe mban ere nuk jane "detaje shuuuuume shuuuume te vogla qe as merren parasysh", por jane gjera esenciale. Ne vend qe te qetesosh trupin dhe trurin, behesh nervoz dhe lodhesh akoma me teper saqe mire e tha dikush me lart qe pas "pushimeve" ne Shqiperi te duhen pushime qe te marresh veten.

Une kam pershtypjen se arroganca e sherbimit ne Shqiperi nuk ka per tu kuruar per sa kohe ekziston patriotizmi fallco i felliqur, qe me mire t´ja japim parate tonit sesa te huajit. Mosrregullimi i sherbimit te felliqur te turizmit ne Shqiperi i ka  rrenjet tek siguria qe kane shqiptaret se "keta rrotat e k..it nuk kane ku shkojne, keshtu qe bjeru kokes".

Jo mor jo, parane e fituar me mund e djerse nuk ia jap atij qe me trajton si lecke, por ia jap atij qe me trajton si njeri, qofte ky i joni apo i huaji.

Une kam patur ne Shqiperi edhe eksperienca te mira, permend ketu sherbimin neper lokalet dhe hotelet ne Vlore, por shumica e rasteve ne Durres, Orikum, Dhermi, Himare, Sarande dhe pjesa tjeter e Jugut me kane lene nje pershtypje aq te keqe per sa iperket trajtimit te turistit, saqe edhe tani po me zien gjaku dhe po behem nervoz.

Monda - 27 Qer 2009 - 7:32pm

Megjithate nuk munda te le pa vezhguar nje gabim ne logjiken tuaj. Po ti kushtoje vemendjen e caktuar temes do te vije re se bisedohej per pushime dhe jo per arsye te tjera vizitimi.

Poplli ka goxha shprehje per keto gjona Tongue

Nje rruge e dy pune

Me nje gur dy zogj

Me nje rrjete shume peshq ... Big Grin

To each his own, honey Smile

village-bey - 27 Qer 2009 - 7:44pm

 

Hmm inkurajuese shprehja e afrimitetit,Mbase takohemi ne Shqiperi vitin tjeter.   
artian - 27 Qer 2009 - 8:31pm

Mbase takohemi ne Shqiperi vitin tjeter.    

Village, pse behesh hipokrit,ti ne nje koment tendin me larte ,the ndryshe !!!

Sa u ktheva nga Shqipria dhe pavaresisht aksiomes mos thuaj kurre asnjehere, kete here u betova qe kurre me.!!

Pavaresisht nga ngjyrimet emocionale te emigranteve si une, mendoj se shqiperia eshte 1 nga vendet me te keqija per pushime per ne emigrantet.

Do te takohesh me Monden vitin tjeter,vetem per Monden, aha,aha, ..merre dhe gruan se mos besh ndonje gabim te madh dhe vete pa te!!   LOl, ha,ha,ha.  ...  

   Smile

Monda - 27 Qer 2009 - 8:42pm

artian, te lutem shume, mos e bej boze muhabetin ...

village-bey - 27 Qer 2009 - 8:54pm

Boze meli biles

artian - 27 Qer 2009 - 9:03pm

he me you, sa seriozisht e moret..nuk e perseris me jo vazhdoni ..

Tironc_Mer_Jahu - 27 Qer 2009 - 6:12pm

Nuk mund te ankohesh per detin e Jugut (Vlore-Sarande) aq i paster ishte uji sa nuk kishe pse te shpelaheshe mbasi vije nga plazhi.

Jala ishte mrekulli tek shkembi krahu djathte.

 

---  > LIVADH  http://i38.tinypic.com/2a9e2q1.jpg

noshka - 27 Qer 2009 - 10:14pm

hej, po saranden ca e gjeti? e ka mbulu betoni e nuk shifet mo?

hajt kendojme te gjithe bashke: Vlora Vlora, bjeri me te lumte dora

sa per sherbimin, vere vath ne vesh, me mire nje peshk i eger se sa nje kamarier i bute

dajoshi - 27 Qer 2009 - 11:53pm

Personalisht refuzoj te paguaj ne emer te patriotizmit, bile me duket qesharake dhe shume arkaike. Ne punojme gjithe vitin dhe kur vjen puna duhet te japim parate ne emer te patriotizmit ndonje kokepalari harbut nga durresi a dhermiu, a ku di une???? Kete gje e kane marre persiper kosovaret.

Ndoshta kjo puna e harbuterise ka te beje edhe me zonat. Me ka qelluar te ha dreke ne Ardenice, siper ne manastir, dhe sherbimi ishte i shkelqyer, atyre njerezve ja jap me qejf lekun. E njejta gje ne Pogradec. Sidoqofte sa kohe qe bregdetin e kane ne duar motele te ndertuara me para droge, trafik klandestin etj. si zor do arrijme te kemi sherbimin qe meritojme.

A ka vizituar njeri Ohrin?? Ndonje pershtypje? Jam kurioz ta vizitoj. Po Velipoja?? A ka ndonje hotel qe ja vlen?

noshka - 28 Qer 2009 - 12:04am
mos fol kot tashti se shqiptaret ne pergjithesi as nuk lejn ndonje bakshish, keshtu qe sipas bakshishit dhe sherbimi haha
toko - 28 Qer 2009 - 1:56am

Fotot te mrekullushme ( ato te natyre, ato te plehrave me dhimbje me dhimbje vella Sad )

Nuk e di  kujt ja kerkon pastertine e plazheve?

Se pari kushi ben pis? NE shqipot

Se dyti kush duhe ti pastroje ? Po NE shqipot

Mirpo ne shqipot pranojme me mire te pastojme plazhet e Greqise se ato tonat.

Ne shqipot ne vend te zhvillojme bisnenin tone ne keto natyra te merkullushme qe na ka fal zoti, ne pranojme te punojme per 1000 dhrahmi ne dite ne Greqi dhe pastojme plazhe greke pastaj vijme  per pushime e bejme pis plazhet tona. Ja keta jemi.

 

bardhikoka - 28 Qer 2009 - 2:03pm

Plazhi per te cilin behet fjale me siper eshte per fate te keq prona e familjeve nga dhermiu. Sarkazma eshte qe pronaret e ligjshem punojne neper bote dhe ca tipa te mbeshtetur nga politikanet e qelbur mbajne peng pronen dhe e kane katandisur ne ate gjendje te mjeruar. Pronaret e rinj (qe pa dyshim do te paguajne haracin nje dite) jane soji i Kastriot Mucos , Valer Xhekes, Ilir Gjonit, Edi Rames .... e shume politikaneve te tjere qe shikojne te grabisin pronat e bregut. Nuk kane para te blejne fukarenjte. I duan veresie.

Ja keta jemi ne , jemi edhe me keq...

toko - 28 Qer 2009 - 2:17am

Fotoja e Blendit

Foto nga Rocky Mountain Colorado

IMG_5997

Fotoja e Blendit

Foto nga Rocky Mountain Colorado

IMG_5851

Foto e Blendit

IMG_2588.JPG

Foto nga Rocky Monuntain Colorado

 IMG_5904

Deri ketu njesoj, Por bukuria jone shkon me tujtje. Detin, plazhet ujin e mrekulluashem te falur nga Zoti

Keto bukuri rralle i gjen ne bote, mirpo......

Ndersa ne Colorado amerikonet Coloradese mbajne paster dhe ndertojne hotele edhe ne nje vije uji me e vogel se vete Lana e Tiranes

IMG_5834

Ne ndertojme male me plehra

:(

:(   :(   Sad

lumidrin - 28 Qer 2009 - 11:30am

Treni pyet per Velipojen.

Ne qoftese te pelqen mirsjellja, qetesia, respekti, Velipoja ti afron keto kushte, edhe hotele te mira, persa i perket pastertis obobo ç'fare gjendje eshte.

Nuk ka kanalizime per ujrat e zeza, nuk ka ujsjelles, uji merret me pompa ne nje toke ranore, kuptohet qe % e perzierjes eshte e larte, plehrat e mushkonjat mbizoterojne plazhin.

Si individe te gjithe i njohin mire "rregullat" e mirsjelljes, kushteve, si kompleks shoqerie e veshtire te merren vesht, secili per llogari te tij, tipike shqiptare.

Kushtet nuk justifikojne shpenzimet, jemi larg.

 

Idris - 28 Qer 2009 - 1:54pm

Ne nje fshat atje buze shushices.....nen hijet e nje rrapi ....atje tek shtrunga , ku dhente kalojne nje nga nje .. e koken ne byth te tyre mba "dajua" ...e duart ne gjij te tyre per ti mjele ...dhe tek lezeti me i MADH kur shikon niper ( a mbesa) qe marrin shkume nga vedra.... dhe bukuria me e MADHE kur bashke me shkumen perlajne  ndonje kakerdhi.... e kur e kur shume here me MADHE si e peshtyjne e prishin fytyren ! Pa shenja piksimi si nje frymemarrje e pashtershme si burim uji qe vetem gurgullon ...Eh !!!!!! Lum kush ka fatin te beje PUSHIMET ne SHQIPERI ... atje ne vendin e ORIGJINES se ngjalave ne gjirin e SARGASES...ne MEMEDHEMBJE!Ka dhe lloj lloj te qethurish me shelege qe kujtojne se bejne pushime KUDO qe eshte me bukur neper BOTE... Them se keta jane qytetare te BOTES por Shqiptare ...nuk ma do mendja se ndihen Smile Me shume dashuri por eshte konstatim maloro-kodrinor dhe lumoro-pyjor vetem per PUSHIMET ! Smile

Identifikohu ose regjistrohu për të dërguar komente