Në statistikat e fundit nga Gallup mbi vendet e Ballkanit, Shqipëria i ngjante pak a shumë të gjitha vendeve të tjera në të gjitha fushat e anketës, përveç njërës: dhënies së ryshfeteve. Në grafikun më sipër, 32% e shqiptarëve ia janë përgjigjur po pyetjes: Gjatë vitit të shkuar, a ka ndodhur që një punonjës i qeverisë apo administratës t'ju kërkojë ryshfet apo të presë prej jush diçka të tillë gjatë përmbushjes së një shërbimi?
PDF-të e raportit mund t'i gjeni tek faqja e Balkan Monitor.
24 KomenteTrego/Fshih të gjitha përgjigjet ndaj komenteve
sidomos ne spitale, eshte bere tmerr, ka korrupsion pa mase... lufta kunder korrupsionit e qeverise berisha duket qe kur edhe sanitaret te kerkojne dymijshen per te te lare dhomen...
PS: nganjehere ama e kemi edhe vete ne fajin qe japim leke me vend e pa vend, edhe kur sna i kerkojne...
cudi me vjen te ajo 7-a e kuqe e Bosnjes qe eshte me e vogel se 7-a e kuqe e Kroacise....
kemi fenomenin "rrumbullakosje"
ver re pjesen "jo te kuqe" tek Kroacia 91 plus 2, tek Bosnja 87 plus 7...pra duhet te kishte qene 6 ajo e Bosnjes...weird anyway.
Anushke, ate perqindshin qe e ka teper Bosnja, ia paskan marre Shqiperise... Eshte perqindshi qe e nxjerr Bosnjen me mire se ne, me duket... ose ky perqindesh do kete qene i perbere nga brain gainsat e S'Berishes.
Ah, nuk mjaftonte qe Peshku e mbush faqen me lajme sensacionale gazetash, tani do prodhoje dhe te vetat me tituj sensacionale. Dmth simbas Peshkut nga ky sondazh del qe Shqiperia eshte e vecante nga vendet e tjera vetem nga rryshfetet? Ik se talleni specialista midhjepeshkues.
Tjeter gje eshte te thuash qe rryshfeti eshte me i larti ne Shqiperi, tjeter gje eshte te thuash absurditete te tilla si "vetem nga rryshfetet" dallojme. Si qenka e mundur qe nga gjithe ato parametra qe reflekton sondazhi te gjithe vendet te jene njelloj, apo "pak a shume njelloj"?Ju te 10sni.
Ja disa prej grafikeve te tjere.
Performanca e qeverise
Ndryshimi i kushteve ekonomike
Lufta e qeverise kunder krimeve te organizuara
Opinion i njerzve per futje ne BE
Perqindja e emigrimit
I vdekuri për protagonizëm, tabelat përpara i ke, të pallofsha sytë.
Nuk ja vlen te merrem me sondazhin ne vetvete, kush kane qene njerezit prapa tij, cili ka qene sample qe kane zgjedhur, problemi i perfaqesimit, formulimi i pyetjeve, etj. vetem po theksoj dicka pse eshte ajo % ne kete sondazh.
Ryshfeti i vogel, ai tek pastruesja apo roja, tek nepunesi i thjeshte etj., eshte nje problem qe nuk ka se cfare i ben e vetme qeveria, qofte me e mira ne bote. Ryshfeti qe nxjerr ky sondazhi ne % me te larte se vendet e tjera, ka te beje edhe me kulturen e ryshfetit qe eshte shume e pranishme nder shqiptare, sa ka arritur deri atje qe te korruptoje edhe ushtarake amerikane ne Irak, per te perfituar nje pune te caktuar qe financohej nga amerikanet, sic ishte ai rasti me kolonelin amerikan qe beri buje. Pra, ulja e ndjeshme e ryshfetit qe japin shqiptaret kur kane pune me administraten dhe sherbimet publike, pervec atyre qe ka ne dore qeveria, pjesen me te madhe e kane vete qytetaret. Shqiptaret duhet te refuzojne kategorikisht te japin ryshfet edhe kur ju kerkohet, aq me keq kur kete gje nuk e kerkon njeri, por e japim vete qe te trajtohemi me mire. Gjithashtu duhet te denoncojme nepunesit qe kerkojne dicka te tille.
Polico,
"ka te beje edhe me kulturen e ryshfetit qe eshte shume e pranishme nder shqiptare, sa ka arritur deri atje qe te korruptoje edhe ushtarake amerikane ne Irak"
Po me polic, ka qen kultura shqiptare e korrupcionit qe ka thyer armoren e ndershmerise se polico/ushtrise anglosaksone pasi korrupcioni ka lindur pikerisht ne Shqiperi.
Sa per punen e Qeverise, kultura e korrupsionit ushtrohet hierarkisht. Jane njerez te pushtetit ata qe ushtrojne dhe tolerojne korrupsionin.
Une te jap vetem nje shembull: Nese filan biznes goditet nga nje gjobe tatimore e padrejte (e iniciuar nga tatimoret per qellime shantazhi) heq te zine e ullirit per te provuar se nuk e merriton. Demi ne shume raste eshte kolosal.
Po sigurisht ti ke eksperiencen tende nga Anglia dhe e ke shume te qarte sesi funksionojne skemat.
Nuk zgjidhet çështja e korrupsionit pa kurban. Ta mbledhi mendjen mirë kushdo. Ligji kërkon kurbanin e vet. Pa u dënuar ndonjë i madh, do vazhdojë korrupsioni të gëlojë nëpër bllu Allbënja.
a mund te na sqaroni nese GALLUP eshte GALLUP INTERNATIONAL apo GALLUP, sepse ka ndryshim shume te madh dhe ceshtje kredibiliteti se kush e ka bere kete sondazh...
Xhibo
Une nuk kam nevoje per Gallupin te shikoj si eshte Shqiperia.
Mjaftojn lajmet qe vijne nga miq e te aferm atje,
Mjafton te lexoj shtypin dhe ta kuptoj se ku eshte shqiperia dhe kete "ku eshte" jo ne krahasim me vendet e tjera por ne krahasim me si duhet te jete nje shtet i zakonshem normal i Evropers ( Jo i lindjes se mesme, jo i afrikes, jo i azise por i EVROPES).
Kur mesoj se mjeket vjedhin me te dy duar dhe te lene te vdesesh kur nuk ke te paguash,
Kur me thone se emerimet ne pune behen ne baze sa % te vjedhjeve do te me japesh mua qe te te mare ne pune te shtetit,
Kur lexoj se nje shkrimtar disident me emer kapet duke transportuar droge,
Kur mesoj se kreret e partive politke ( pozite opozite) bejne marveshje sa kohe do te rine ne pushtet dhe sa kohe do te lejojne te tjeret te vijne nepushtet ( koha ne varresi nga sasia e privatizime dhe % e ankandeve dhe lejet e ndertimeve).
Kur mesoj se njerezit vjedhin ne mase energjine elektrike dhe ujin
kur nje popull qe 95% e popullsise investoj ne firmat piramidale duke menduar se ato mereshin me tregeti te paligjeshme,
Kur me vijne lajme se opinioni i pergjithshem eshte se po nuk vodhe nuk je njeri normal por budall
Dhe me keq kur shikoj ca debate ketu ku konsiderohet truri i shqiperise, se fajin na e kane te huajt qe nga Gallup deri tek Greku e Turku, apo themi se gjynah qe denohen hajdutet dhe kriminelet se ata vjedhin se paguhen pak apo shoqeria nuk kujdeset per ta, apo vazhdohet me tralalate se keshtu vidhet kudo ne bote edhe ne amerike si ne shqiperi, apo perpiqemi te ndajme se ne c'vend te listes ndodhemi, ne vend te pare apo te dyte per korupsion kur vendin e pare nga i dyti e ndan vetem nje pike
Kur me keq akoma po ritim nje brez me keq si ky i yni ku mesuesit mburen para nxenesve kalamaj se i kane xhepat plot dhe nuk pyesin per ligjin ( mendo tani cfare brezi po ritim ) Etj etj ejt
Per mua nuk kam nevoje per GALLUP apo te tjere te me thone se ku eshte shqiperia. Shqiperi eshte kthyer ne nje vend ku shumica vjedh shumicen. Dhe ne qofte se na vjen vertet turp per kete, para se te me suleni mua qe e them kete, dhe ne vend qe ta fshehim kete te vertete nen shprehjen se jemi nje popull i lavdishem qe armiqte na kane hale ne sy me mire te perpiqemi ta rregullojme kete gjendje. Se me kete nacionalizem genjeshtar mos kujtoni se genjeni njeri vec veten tone pasi te tjere na dine se si jemi dhe nuk mbeten te lexojne peshkun per kete
Shqiptaret jane te tmershem dhe ketu ne amerike , njoh prej tyre qe s'rine pa qerasur bosat e tyre , u sjellin peshqeshe , raki e ku di une cfare vetem ta kene mire me ta , te sigurojne vendin e punes ( sidomos kur jane te pa afte ) .
Jam i interesuar te di kush eshte instiguesi me i madh i korrupsionit ne Shqiperi, rryshfet-dhenesi apo rryshfet-marresi. Me sa e njoh une kulturen tone te turrmes dhe gares me njeri tjetrin per te kryer cfaredolloj pune ma merr mendja se populli eshte ai qe ofron rryshfet me teper se ai ne pozite qe e kerkon ate.
Ne '98 kur kerkoja pune ne Shqiperi, nje drejtor ne Durres, pasi me pa curriculumin, me tha: - Komplimente.
Tani pyetja ime per ty eshte:
-A DIN TE VJEDHESH!
P.S Perfundova ne Itali
Po c'pune kerkon kur sje i kualifikuar?
nqs e ke me ironi, mire, po nqs jo......
Chene, nese e ke fjalen per mua, mund te them vetem se kur perfundova fakultetin isha nje nder tre studentet me te mire te inxhinierise, madje kam qene zgjedhur per dy vjet anetar i senatit te universitetit politeknik te Tiranes.
Ata qe kane mbaruar universitetet ne 1998 ,kot i thone vetes qe kane mbaruar ,sepse me shume studentet jane mare me politike,mitingje,dhe pushime te zgjatura se sa studime ,Shume te dobet ai brez studentesh!
Artian: Ke shume te drejte, se po mbaroj nje universitet tjeter ne Itali.
Sa per politike , vetem pse s'u mora nuk me punesonin.
ne brezin tim '97 numeroheshim me gishta ata studente qe nuk paguanin.
mos e ekzagjero aq shume punen e lekeve.....po problemi ishte tek cilesia e mesimit, dhe keshtu ne '97 u transferova nga politekniku ne nje shkolle kendej
tregon qe jemi me te pasur se vendet e tjera te ballkanit.kush jep ka.kush nuk jep nuk ka cfare te japi.
chene, shyqyr qe rierdhe more djale, ku ke qene.
Per ryshfete djema, kot mburremi, jemi popull budalla, paguajme dhe per gjera qe te tjeret e kane per detyre ta bejne. Dhe ne perendim ekzistojne rryshfetet, sidomos ne superstrukture, tek ata qe qendrojne siper ne fuksione partiake, parlamentare, shteterore, qeveritare, mirpo tek ne ekziston rryshfeti dhe per nje çertifikate qe merr, per nje ndrrim çarçafi ne spital. Jemi ku theret qameti.