Inagurohet diga më e madhe në botë
Mbas 13 vjetësh është inaguruar në Kinë diga më e madhe në botë, e quajtur

Tre Grykët, mbi lumin Yangtze. Diga është e gjatë 2,3 km, e lartë 185 metra, dhe krijon një basin prej 1.084 km katrorë. Kur të jetë mbaruar diga do të prodhojë
rreth 85 miliardë kw energji në vit falë 26 gjeneratorëve. Çmimi i kësaj ndërmarrjeje arrin 21 miliardë euro, por kostoja më e madhe është ajo humanitare.
Për të krijuar digën janë përmbysur 1.200 fshatra dhe janë zhvendosur 1,1 milionë banorë. Kur të rritet niveli i ujit në vjeshtë numri i të zhvendosurve do të shtohet me 800 mijë.
Artikulli origjinal është nga Corriere della Sera (në italisht).
21 May 2006 @ 7:17 pm
Na rrofte Kina popullore…………..
21 May 2006 @ 7:50 pm
Veper mahnitese. Nqs arrin te jape energjine e parashikuar atehere do te jete ne te mire jo vetem te Kines qe do te kete energji me te lire por edhe te ambientit ne bote nese sjell pakesimin e djegies se qymyrit per te krijuar energji elektrike.
22 May 2006 @ 7:04 am
ahhahahaha lejne mo se po e çajne kinezet koken per ambjentin, aty prifuni. p.s te shkretrit peshq
22 May 2006 @ 1:44 pm
“ahhahahaha lejne mo se po e çajne kinezet koken per ambjentin, aty prifuni”
Ta haje dreqi, gjithnje duhen sqaruar gjerat me fjale sa me te thjeshta: S’eshte e nevojshme qe ta cajne koken Kinezet per ambientin; nqs thjesht bie perdorimi i TEC qe perdorin qymyr atehere eshte me mire per ambientin sepse:
1) Bie veprimtaria minerare
2) Bien tymrat e avujt e leshuar ne atmosfere.
Kjo eshte dicka automatike, me ose pa deshiren e Kinezeve.
22 May 2006 @ 1:55 pm
Nje kronike ne CNN dje tregonte se si kundershtaret e ketij projekti ne Kine kishin qen pikerisht ambientalistet kineze. Nje specialist plak qe mbahet ne Kine (me falni, kishte nje emer te veshtire, tipik kinez) parashikon qe diga do te shkaktoje akumulim te baltrave dhe mbeturinave pa fund qe leshohen ne lumin Yangtze.
Gjate ndenjes mbeturinat do te sjellin zhvillim te madh bakteriesh qe pastaj do te rrjedhin ne lume. Specialistet u druhen epidemive te fuqishme.
Megjithate nga ana ekonomike, “tre grykat” eshte nje kryeveper. Projekti zgjati 17 vjet dhe pritet te jete 100% ne funksion me 2009. Fuqia prodhuese e Hidrocentralit “Tre grykat” eshte afersisht e barabarte me fuqine e 15 centraleve berthamore se bashku.
22 May 2006 @ 2:38 pm
nje brilant i vertete!!!
thjesht nje sqarim teknik; Fuqia prodhuese( ne pergjithsi) eshte e barabarte me ate te 15 reaktoreve pak a shume, dmth 5-9 centrale, duke pasur parasysh se shumica e centraleve kane 2 ose me shume reaktore..
gjithsesi, xhevahir..
22 May 2006 @ 3:32 pm
Per akpacitetin human qe ka Kina te spostosh afro 800 000 banore ne thuajse 1 500 000 000 nuk eshte shume, po rreziku i epidemise duhet marre ne konsiderate. Dhe nqs spostimi i atyre 800 000 banoreve prek vetem Kinen epidemia mund te preke gjithe globin per shkak te lidhjeve midis shteteve te ndryshme sic ndodhi me epidemine e gripit viral para pak kohesh. Atehere do duhet te ribehen llogarite se cfare fitohet dhe cfare humbet nga gjithe kjo veper. Realisht ama eshte dicka fantastike nga ato qe vetem aziatikut i bien nder mend.
22 May 2006 @ 3:39 pm
anonimati ke te drejte, fuqia prodhuese eshte e barabarte me 15 reaktore berthamore, jo 15 centrale.
Dje po e admiroja ne CNN, kolos e kane bere. Ne kete faqe te NASA mund te shikoni foto te diges ”para dhe pas” te shkrepura nga hapsira.
http://earthobservatory.nasa.gov/Newsroom/NewImages/images.php3?img_id=17280
22 May 2006 @ 3:48 pm
heralda, jam i sigurte se kinezet i kane rene lapsit sipas tabelave te tyre te llogaritjes perpara se te nisej vepra…tani ajo ka mbaruar…nese ne do te riperterinim teknologjine e hidrocentraleve tona do te ishte fantastike…po kush do ta bej thuaj..
22 May 2006 @ 3:57 pm
KINA ne fakt nderton komunizmin duke kopjuar kapitalizmin ne manaxhimin e ekonomise, dhe shkences ne pergjithsi duke blere trurin dhe duke e shfrytezuar ate ne dobi te vet, duke u kthuer shume shpejt ne nje superfuqi , por ce do popullsia e saj qe ka kapur miliardin, jeton si mos me keq, populli punon sa per nje dore oriz, njeriu atje nuk ka vlere, punojne si milingona tere diten dhe te drejtat e tij shkelen me te dyja kembet,
kina eshte nje vend me kontraste te medha …
23 May 2006 @ 7:55 pm
Kina po nderton komunizmin, po aq sa edhe pjell mushka.
Eh si asht kjo pune vitet kalojne por dashuria e madhe me ”vllaznit” kinez muk harrohet.
26 May 2006 @ 8:04 am
problemeve te kines do ja degjome musiken me vone ……..
si thone shqipetaret nuk mbulohet djelli me shoshe…
keshtu dhe kina …nuk mbulohen dote problemet soziale te te drejtave te njeriut me teknollogji dhe pallate te bukura ………
14 October 2006 @ 4:01 pm
Shkodrani thotë:
21 Maj 2006 @ 7:17 pm
Na rrofte Kina popullore………
http://www.cnn.com/2006/TECH/space/10/13/china.space.tourists.reut/index.html