Ina Rama, një vjeshtë e trazuar
E ndodhur në mesin e valës së dytë të reformimit, pas ndryshimeve kushtetuese të disa muajve më parë, prokuroria e përgjithshme po mundohet të japë imazhin e një institucioni që nuk influencohet nga zhvillimet politike, inatet, mëritë dhe rivalitetete e ndryshme që e vendosin në mesin e sherreve të partive kryesore. Ina Rama ka dalë disa herë në media për të njoftuar se gjithçka shkon mirë, se organi i akuzës punon i qetë dhe në bazë të ligjeve në fuqi dhe se të gjitha dosjet që qëndrojnë varur në gozhdën e zyrës së saj, do të marrin shpejt një përgjigje.
A është vërtetë kështu? A do të gjejë fundi i këtij viti po kaq të qetë kryeprokuroren e re dhe stafin e saj? Një përgjigje e parë për këto pyetje duket se fshihet në fletët misterioze të dy dosjeve kryesore me të cilat po merret prej muajsh kryeprokuroria shqiptare. Rruga Durrës-Kukës dhe ngjarja e Gërdecit janë dy gurë të vërtetë kilometrikë në punën e organit të akuzës në javët e ardhshme. Por edhe dy mina lundruese në rrugën e saj.
E këtu duket se nis problemi i vërtetë i Ina Ramës. Kur në dhjetorin e shkuar, ajo kërkoi, sipas dokumentacionit të lënë nga pasardhësi i saj Sollaku, imunitetin e Bashës, shumë prej vëzhguesve të jetës politike thanë se ky ishte një veprim që nuk do të njihte asnjë hap tjetër. Një përmbushje e thjeshtë burokratike e një procedure të nisur nxitimthi nga Dhori Sollaku dhe asgjë më tepër. Koha i dha të drejtë skepticizmit të mediave. Por ndërkaq, shpërthimi i rreth 700 ton tritoli në periferi të Tiranës në 26 mars, duket se e ndryshoi një herë e mirë jo vetëm raportin politik të forcave, por vuri edhe nën trysni të dukshme prokurorinë, e cila ka detyrën aspak të bukur, të vënies së prangave në duart e personave përgjegjës. Duket qartë tashmë, është lehtësisht e lexueshme, se prokuroria, e ndodhur me këtyre dy dosjeve të nxehta e delikate, po punon në bazën e teorisë së prioriteteve. Pra, duke vijuar të tregohet tërësisht indiferente me të parën, pra me rrugën Durrës-Kukës, e duke bërë disa lëvizje të ndrojtura për të dytën. Tritoli i Gërdecit është më i zhurmshëm sesa korrupsioni i Kalimashit.
Kështu, ndërkohë që nuk është bërë asnjë hap publik në drejtim të hetimit të dosjes së rrugës, janë hedhur disa hapa, përfshirë thirrjen e ish-ministrit Mediu, në drejtim të hetimit të ngjarjes së Gërdecit. Por e gjitha kjo sagë me xhiro të ngadalësuara e procesit hetimor, duket se ecën (në fakt zvarritet) kështu, për shkak se në derën e zyrës së Ina Ramës përplasen aktualisht presione nga më të ndryshmet. Dihet së Gërdeci ka qenë një ngjarje sa tragjike, aq edhe korruptive. Përpos vdekjes së dhjetra njerëzve e dëmtimit të qindra shtëpive e pronave, ky shpërthim mban brenda vetes të fshehta të cilat ka për detyrë t’i zbardhë një akuzë e paanshme dhe kurajoze. A është i tillë institucioni që drejton zonja Rama? Vështirë të thuhet se po. Deri tani duket se prokuroria është munduar të blejë kohë, duke i shitur shumë shtrenjtë hapa e vegjël që ka hedhur përpara. Duket se ajo është ndihmuar tërthorazi edhe nga opozita, e cila vazhdon të jetë e kënaqur me faktin e thjeshtë, që zonja Rama nuk doli një vegël qorre e Berishës, ashtu siç pritej në fillim, por një zyrtare që ka një cipë sado të hollë pavarësie. Kjo hapësirë e vogël mes të djathtës dhe të majtës, ky oaz i përkohshëm qetësie e paqeje, mund të mos zgjasë shumë pas shtatorit, kur si pozita, ashtu edhe opozita, do të vijnë duke i shtuar presionet, për çuarjen në fund të hetimeve të Gërdecit dhe rrugës së Kukësit, ose në të kundërt, për arshivimin e tyre. Kjo tërheqje e cila pasqyron interesa diametralisht të kundërta, parashikohet të bëhet gjithnjë e më e fortë, edhe në funksion të fushatës elektorale që afrohet, ku palët do të dëshërojnë ta dëmtojnë njëra-tjetrën me duart e Ina Ramës.
Përgjigja e dytë që mund t’u jepet pyetjeve të ngritura në fillim të shkrimit, lidhet me fatin që do të ketë iniciativa e fundit ligjore e maxhorancës, për të kaluar një ligj të ri për prokurorinë. Ky draft duke i bërë enkas për t’i bërë presion Ina Ramës, për t’i mbyllur gojën dhe për t’i prerë duart asaj dhe hetuesve të saj. Karakteri “llogari-dhënës” që qeveria kërkon t’i japë ligjit, do të bënte që prokuroria të përgjigje në një formë a një tjetër, përpara shumicës aktuale. Përtej faktit që kjo prek themelin e një shteti të së drejtës, ku pushtetet janë qartësisht të ndara, Berisha po kërkon hapur, edhe pse e sheh që nuk e ka as mbështetjen e opozitës, as atë të ndërkombëtarëve, që t’i lëshojë një mesazh kërcënues kryeprokurores, me qëllim tulatjen e saj dhe të punës që organi ia kuzës po bën për të zbardhur dy dosjet e mësipërme. Sesi do të shkojë fati i këtij ligji, kjo mund të thuhet që tani, nga momenti kur duket se nuk egzistojnë shifrat për ta aprovuar atë në Kuvend dhe kur amerikanët kanë paralajmëruar hapur se prekja e prokurorisë, do të thoshte luftë e hapur ndaj tyre.
Sido që të ndodhë, kjo duket se do të jetë një vjeshtë e trazuar për prokurorinë. Vera e nxehtë dhe pa ngjarje, mund t’ia lerë vendin shumë shpejt një debati të ndezur politik, i cili do të ushqehet në mënyrë të pashmangshme nga fushata zgjedhore që po afrohet me shpejtësi. Spotet televizive të kryeministrit për luftën kundër korrupsionit, janë “dallëndyshja” e parë e fushatës, e cila do të jetë e gjatë dhe e vështirë. Cili do të jetë qëndrimi i prokurorisë në këtë zallamahi? Vështrië të thuhet, por ama një gjë është e qartë: organi i akuzës ndodhet në një pozicion të ngrirë, ku çdo lëvizje, nga cilido drejtim, mund të vinte në lëvizje një mekanizëm që do të jetë i vështirë për t’u kontrolluar më pas. Ina Rama duhet të bëjë një zgjedhje të qartë moralo-profesionale me veten e saj. Në kushtet kur edhe bërja, edhe mosbërja, mund të kenë çmime të ngjashme, ajo duhet të kapet fort pas ligjit, si e vetmja “salvaxhente” e cila ka gjasa të të nxjerrë të gjallë në breg. Përndryshe, “God, save our souls” (Zot shpëto shpirtrat tanë)!
Shkruan : Skender Minxhozi (Revista MAPO)
8 September 2008 @ 10:27 am
Keno,
je shume i kompromentuar si anal-ist sepse qartesisht nuk di pse dhe si mund te flasesh per moral ne zbatimin e ligjit. Kur hedh hijen e dyshimit se ligji zbatohet edhe me moral duhet te na besh te qarte se kush eshte morali etalon.
I joti jo besoj dhe as model nuk ka pas deri tani .
Prokuroria nuk ka asnje alternative ore mik asnje vecse zbatimin e ligjit. E ka detyrim kushtetues.
E ngataron ti me rolin e nje politikani duket kur shkruan qe :
Ne ketej nga krahu i publikut nuk presim reagime morale nga Prokuroria e Pergjithshme se kete e pame diten se si ajo u emerua, por presim te zbatohet ligji.
Shif cer konkluzioni nxjerr ti :
E para nuk je i sakte kur lidh deklarimet e vjetra mediatike me faktin ( ne diskutim eshte gjithshka ) se po kufizohet imuniteti dhe e dyta qe je keq shume eshte se pa nxjerre argument te mire shikon me dyshim kete faktin e logaridhenies.
Tani nje gje harron ti si padashur ne kete historine e mazhorances qe kerkon te kontrolloje : ti harron qe ky ligji behet ne kuadrin e reformes ne drejtesi si nje nga kushtet themelore per proceset e integrimit dhe behet ne bashkepunim me forcen kryesore opozitare ne vend.
ME kete desha te them qe je kunder Rames ne kete rast ose me mire keshtu e kam kuptu une, ndersa besoj qe ti nuk do qe kjo te kuptohet keshtu.
Ti do qe te kuptohet : Berisha kerkon te kontrolloje Prokurorine.
Aha , ketu ndahemi.
Nga e thena ne te bere na ndan nje hendek i tere .
Mire u degjofshim hera te tjera !
P.S. Admina iu dhjefsha gersheret qe me keni heq nje postim ku une i thosha dikujt cope mishi duke i shtuar dhe “me dy sy”.
8 September 2008 @ 11:06 am
Te gjithe i njofin uqerit,i kane pare,dhe i kane degjuar,mediat,njerzit,me filmim dhe me ze dhe pa ze,,me te shkruara,dhe te pa shkruara-Ina Rama, ose me sakte Institucioni,natyrisht do te thote-ja,ja, gjurmet,merret me gjurmet.Prandaj dhe ka zvarritje.
Prblemi eshte cili ujk,te kapet?
Me pelqeu ky shkrim.
8 September 2008 @ 12:39 pm
Si mund te dyshohet per mungese bashkpunimi mes Ministrise te Drejtesise dhe Prokurorise, kur shikon keto veshtrime kaq te embla.
8 September 2008 @ 1:05 pm
“Cili do të jetë qëndrimi i prokurorisë në këtë zallamahi? Vështrië të thuhet, por ama një gjë është e qartë: organi i akuzës ndodhet në një pozicion të ngrirë, ku çdo lëvizje, nga cilido drejtim, mund të vinte në lëvizje një mekanizëm që do të jetë i vështirë për t’u kontrolluar më pas.”
Minxha i ke rene pikes.
Prokuroris i kerkohet te hetohet mbi krimet komuniste, e kapo banda Ramiz duhet te shkoje ne burg.
kete presim ne Shqiptaret.
Pas kesaj eshte shume me lehte te vihet drejtesia ne vend.
9 September 2008 @ 10:41 am
Fataliteti i nje femre te hijshme… per ta gjykuar, njerezve u mjafton paraqitja e saj, njerezit lodhen per te pare me larg…
9 September 2008 @ 5:38 pm
Per çeshtje e shperdorimit te parave apo vjedhjes per te cilen flitet per autostraden Kukes-Durres, une parashikoj zvarritje te çeshtjes, ndersa per çeshtjen e Gerdecit, mendoj se ka per t’u zgjidhur brenda ketij viti ose brenda mandatit te PD, per vete faktin se kjo çeshtje po ndiqet nga afer dhe larg dhe nga pale te tjera, si amerikanet dhe europianet.