Identifikohu



Regjistrohu

Ina Rama “gradon” tri femra prokurore

Dekreti i parë i presidentit me kërkesë të kryeprokurores Ina Rama “gradon” tri femra, të cilat emërohen nga prokuroritë periferike në Tiranë dhe në Durrës.

Trazhgim Sokolaj
Panorama

Tri prokuroret, që tashmë do të ushtrojnë detyrën në Tiranë dhe në Durrës janë: Daniela Sulaj, Elsa Kareci dhe Rabiana Shehu, të cilat deri në momentin e dekretit të presidentit kanë punuar në Kavajë dhe Lushnjë. Në këtë mënyrë lëvizjet e para në Prokurori të kërkuara nga shefja e organit qendror të akuzës Ina Rama, kanë “graduar” tri femra, ndërsa të njëjtin fat kanë pasur edhe dy prokurorët Dritan Gina, i cili është transferuar nga Lushnja në Durrës dhe Gjergji Tako, që është transferuar nga Lushnja në kryeqytet. Në Prokurori nuk ka ndonjë sistem të veçantë vlerësimi për prokuroritë e rretheve, por Tirana dhe Durrësi cilësohen si prokuroritë e karrierës, ku dosjet penale janë të bujshme dhe më të larmishme, më të ndjeshme për publikun. Një tjetër faktor vlerësues për Prokurorinë e Tiranës dhe Durrësit është edhe distanca gjeografike, shoqëruar me më shumë mundësi për specializime dhe me më shumë hapësira për të bërë karrierë. Dekreti i presidentit për pesë prokurorët e parë, që transferohen me kërkesë të Ina Ramës, është bërë dje publik në faqen zyrtare të kreut të shtetit. Ai hyn në fuqi menjëherë, duke emëruar në detyrat e reja prokurorët e transferuar nga Lushnja dhe Kavaja. Në dekret nuk përmendet ndonjë shkak i veçantë për largimin e pesë prokurorëve nga detyrat që kanë mbajtur më parë dhe emërimin e tyre në prokuroritë e Tiranës dhe Durrësit. Megjithatë, zakonisht transferimet e prokurorëve bëhen me motive të përcaktuara nga Prokuroria e Përgjithshme për zëvendësimin e vendeve të mbetura bosh, ose për përmirësimin e punës dhe ashpërsimin e ndjekjes penale.

Emërimet e Sollakut

Kreu i shtetit, Bamir Topi, dekretoi njëkohësisht me pesë transferimet e kërkuara nga Ina Rama edhe emërimin e 12 prokurorëve magjistratë, të kërkuar nga ish-prokurori i Përgjithshëm Theodhori Sollaku. Ish-kryeprokurori kishte depozituar në Presidencë kërkesën për emërimin e 12 magjistratëve, rreth dy muaj para se të largohej nga detyra. Dekretimi i kërkesës së Sollakut nga Presidenca ka vonuar deri ditën e djeshme, kur është bërë publik në faqen zyrtare të kreut të shtetit. Studentët e Magjistraturës, të cilët deri dje bënin praktikën në prokuroritë e Shkallës së Parë janë emëruar në pozicionet e mbetura bosh në Prokuroritë e Lushnjës dhe Kavajës, pas pesë lëvizjeve të kërkuara nga Ina Rama. Vetëm një pjesë e vogël e magjistratëve kanë pasur shansin të emërohen në detyrë pranë Prokurorisë, ku kanë kryer stazhin pas përfundimit të studimeve. Magjistratët janë emëruar në Lushnjë, Fier, Vlorë, Krujë dhe Korçë, duke u larguar në këtë mënyrë nga Tirana edhe pse disa prej tyre kishin bërë stazhin e punës në Prokurorinë e kryeqytetit. Transferimi i pesë prokurorëve dhe emërimi i 12 magjistratëve në prokuroritë e Shkallës së Parë është bërë në bazë të studimit të Prokurorisë së Përgjithshme. Kjo e fundit ka bërë shpërndarjen e emërimeve bazuar në ngarkesën e secilit institucion me dosje penale, ndërsa lidhur me transferimet nuk bëhet me dije ndonjë argumentim institucional i qartë.

TRANSFERIMET E INA RAMES

1. Dritan GINA
Prokuror në Lushnjë, transferohet prokuror në Durrës

2. Daniela SULAJ
Prokurore në Kavajë, transferohet prokurore në Tiranë

3. Gjergji TAKO
Prokuror në Lushnjë, transferohet prokuror në Tiranë

4. Elsa KARECI
Prokurore në Kavajë, transferohet prokurore në Tiranë

5. Rabiana SHEHU
Prokurore në Lushnjë, transferohet prokurore në Durrës

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

15 Komente »

  1. edrus Shkruaji mesazh privat thotë:

    16 Dhjetor 2007 @ 12:19 am

    Kur ka marrë nga Kavaja… duhet t’kishte marrë edhe nga Elbasani.
    Koth… qënkan egërsuar andej nga Lushnja… tutje se të shqeu lepri!

  2. Vlonjati Shkruaji mesazh privat thotë:

    16 Dhjetor 2007 @ 12:29 am

    Po c’te bej e shkreta atje ka pas punuar me pare, ndaj dhe atje e ka shoqerine!!!

  3. artan thotë:

    16 Dhjetor 2007 @ 12:48 am

    Fenomeni Topalli ,por profilizon ate qe, femra shqiptare e perfshire ne plitike ose ne administrate shteterore , s`eshte e imunizuar nga sindromi i “mikut ”

    Ina ashtu si te gjithe, pa dallim sexi do te perfshije te gjithe shoqerine ,miqsine ne poste te rendesishme , qe te kete krahet me te ngrota ,ky eshte nje mekanizem i vjeter ,ne nje kohe te re .

    Eshte pikerishte nje nga pikat me te dobta pse, Shqiperia qendron shume larg standarteve te rregullave te marjes ne pune , sipas aftesive dhe procedurave te konkurimit te ndershem dhe jo sipas njohjeve dhe miqesive .

  4. Zana Shkruaji mesazh privat thotë:

    16 Dhjetor 2007 @ 12:50 am

    Artan!ça hyn Topalli ketu!!Po flitet per Ina Ramen kryeprokuroren!!!

  5. artan thotë:

    16 Dhjetor 2007 @ 1:01 am

    E drejte por perpara Ines ,Topalli ka bere te njeten gje ,prandaj e quajta fenomeni Topalli , qe pasohet njesoj ky fenomen , nga femrat shqiptare qe konsiderohen, se mund te sjellin me shume standarte ne punet e shtetit , me shume permisime ,persa i perket ndeshmerise profesionale dhe zbatimit te rregullave ne pergjithsi .. jane zonja qe perfasojne shkallen me te larte ne hirarkine shteterore .Keto konkluzionet e mia jane thjeshte opinion i bazuar nga shtypi dhe shkrimi tek peshku .

  6. lumidrin thotë:

    16 Dhjetor 2007 @ 1:01 am

    Zana pse mundohesh kot.
    Nuk arrijne te kuptojne as ate qe shkruhet,lere po te jete fjala per te degjuar.

  7. M O Z A thotë:

    16 Dhjetor 2007 @ 1:05 am

    he mer Lumdrin, aty paske qene ti?
    Po cer ka ketu per te kuptu i here ?
    Afer mbretit (INES) afer detit (Nga LU vjen ne DR ) .
    Ka nai gja qe se kuptoj une ketu ??

  8. Zana Shkruaji mesazh privat thotë:

    16 Dhjetor 2007 @ 1:09 am

    Moza !Ai qe nuk kuptoi ketu nuk ishte lumidrin ,por ndokush tjeter….

  9. ados thotë:

    16 Dhjetor 2007 @ 1:18 am

    Mire ben qe emeron femrat. Ndoshta thyejne ate mentalitet “te ndryshkur mashkullor” dhe bejne dicka per drejtesine..Shpresoj te “work out” :P

  10. M O Z A thotë:

    16 Dhjetor 2007 @ 1:20 am

    Zana,
    Me gjithe respektin, je shume e ndjeshme kur behet fjale per Zj.Topalli ashtu si Lumdrini smund te humbe rastin per te tu hudh ne mbrojtje te pushtetareve te sotem pavaresisht se ska asnje argument per kete.
    Dhe sa per historine e mesiperme, ska verete shume per te kuptu.
    E gjithe farsa e perzgjedhjes se njerezve duke fillu nga i pari i shtetit deri tek pastrusja e shkolles, jua ka perzjere zorret shqiptareve si kurre ndonjehere, edhe pse ju ka pas bere lekura sholle.
    Keshtu qe ca here eshte me mire me hesht sesa me mbrojt kot me kot arkitetktet apo zbatuesit e kesaj farse.

  11. Zana Shkruaji mesazh privat thotë:

    16 Dhjetor 2007 @ 1:24 am

    Natyrisht Moza rikembej te njejtin respekt per ty.Qe kur qenka krim ose jo korekte te jem sensibile kur behet fjale per zj .Topalli qe ne kete shkrim Artani e fyti kot fare ashtu siç di ai??Ketu ishte e gjitha…..

  12. M O Z A thotë:

    16 Dhjetor 2007 @ 1:33 am

    Jo ska asgje te keqe, thjesht ke nje cike konflikt interesi meqe je femer e zonja dhe shkodrane :-) Pra duket sikur e mbron ngaqe e ke me afer se ne te tjeret. Nejse, ska fort rendesi. Te kam thane qe pema plot gjuhet.
    Une prape them qe Artani e beri te qarte kendveshtrimin e tij, dhe une sjam teresisht kundra. Pra qe nuk ja kemi pare fort qarin pasjes se nje femre ne krye te parlamentit, (kam dhe nje liste femrash te tjera ne poste drejtuese qe kane zhgenjyer fort) ndaj nuk na ngelet me shpresu fort tek INA.
    Nejse, do rrojme e do shohim

  13. artan thotë:

    16 Dhjetor 2007 @ 1:35 am

    Dihet qe Ina , anon me shume nga ngjyra blu ,ndoshta e hapur ,por qe arfon shume me Topallin nuk ka diskutim , kane intefernca ne kete drejtim .
    Kane lidhje gjerat ,nuk ja futa kot .

  14. lumidrin thotë:

    16 Dhjetor 2007 @ 11:41 am

    Ketu ProkurorINA nuk i ka marre ne pune, ka bere transferime sipas ligjit.
    Artikulli lexohet si eshte i shkruar jo si me pelqen.

  15. lumidrin thotë:

    16 Dhjetor 2007 @ 11:47 am

    Zana, lexoje nje artikull tek gazeta “Sot”,nje artikull i fuqishem thashemesh.KURIOZ.

Burim RSS për komentet · TrackBack URI

Shkruaj një koment (login)


Peshku ruan të drejtën të fshijë ose zbehë komentin që po dërgoni, sidomos nëse:
1) komenti fyen autorin, komentuesit e tjerë apo persona publikë
2) komenti është jashtë teme
3) komenti është shumë i gjatë
Nuk kemi qejf të censurojmë askënd, por ama diskutimet në faqe duam t'i mbajmë civile dhe të sjellshme.