Hyrja në Shqipëri, makthi i turistëve të huaj
Shqipëria është vendi i fundit në Europë pa asnjë lidhje hekurudhore ndërkombëtare, si dhe pa linjë autobusësh me fqinjin e vet. Nëse kërkon në internet, rezulton praktikisht e pamundur të gjesh informacion të vlefshëm për udhëtimin në Shqipëri
Shqipëria është vendi i fundit në Europë pa asnjë lidhje hekurudhore ndërkombëtare, si dhe pa linjë autobusësh me fqinjin e vet
Nëse kërkon në internet, rezulton praktikisht e pamundur të gjesh informacion të vlefshëm për udhëtimin në Shqipëri
Ditën e premte, nën diellin përvëlues të Dubrovnikut, te stacioni i autobusëve takova një grup turistësh amerikanë nga Kalifornia, të shoqëruar nga Kola, një 22-vjeçar i lindur në Shkodër, aktualisht i natyralizuar në SHBA. Destinacioni i tyre qe Shqipëria. Jo se kishin parë reklamën te CNN, por se i kishte bindur Kola për një udhëtim njëjavor nëpër Shqipëri. Të gjithë qenë studentë amerikanë që kishin kryer një semestër në Itali nën Programin “Erasmus”. Kola i kishte premtuar një guidë turistike falas, si dhe arranxhimin e gjithçkaje.
“Si është më kollaj për të hyrë në Shkodër, të shkojmë në Podgoricë apo të shkojmë në Ulqin?!”, më pyeti Kola. Pyetja se si mund të udhëtohet në Shqipëri nga Mali i Zi, qarkullon prej kohësh nëpër faqet e promovimit të turizmit në të gjithë botën dhe përgjigjja është e njëjtë: “Mes Shkodrës dhe Podgoricës, nuk ka asnjë linjë të rregullt autobusi. Prej vitesh flitet për një linjë hekurudhore që nuk është hapur ende. E vetmja mënyrë është për të marrë një taksi, e cila kushton 70 euro”. Kjo është përgjigjja që merr nga virtualtourist.com. Për turistin e huaj, kjo është paksa absurde. Nga Podgorica, ata mund të shkojnë në Beograd për 22 euro me tren, në Dubrovnik për 7 euro, në bregdetin Malazez për tre-katër euro ose në Mostar për 15 euro.
Pa stacion autobusi
Në të gjitha qytetet e Ballkanit, udhëtimi është shumë i lehtë për shkak se çdo qytet ka stacionin e vet të autobusëve. Mjafton të mbërrish te stacioni dhe mund të marrësh një biletë sipas dëshirës. “Ishte një kaos i vërtetë. Askush nuk dinte të të shpjegonte se ku nisen autobusët dhe për ku”, - më tha Shinzo, një japonez student në Hungari që kishte udhëtuar nga Greqia për në Mal të Zi përmes Shqipërisë, të cilin e takova në hotel në Dubrovnik.
Natyrisht, në mungesë të organizimit publik të udhëtimeve, shqiptarët e kanë zgjidhur problemin me furgona e me “stacione të lëvizshme”. Furgona që qarkullojnë nëpër kthesa pallatesh gjysmë ilegalisht e taksi pa taksimetër që e ndërrojnë çmimin sipas fytyrës së klientit. Por të huajt, duket se e kanë të vështirë ta kuptojnë këtë lloj sistemi. Nëse kërkojnë të udhëtojnë nga Mali i Zi për në Maqedoni apo Greqi, ka shumë gjasa që do të zgjedhin një rrugë alternative me Shqipërinë.
Informacioni zyrtar
Disa institucione si Ministria e Kulturës dhe ajo e Brendshme, tentojnë të japin informacione me interes për turistët e huaj. Informacionet e disponueshme te Ministria e Kulturës në anglisht, janë të llojit: bileta e autobusit urban në Tiranë është 20 lekë, bileta për në Durrës, 100 lekë etj., por në asnjë vend nuk ka informacione për mundësitë e udhëtimit nga vendet fqinje për në Shqipëri e anasjelltas. Ministria e Brendshme ka një baner që reklamon informacion për të huajt, por që kur e klikon të del një informacion në shqip, për vendet ku ne shqiptarët mund të hyjmë pa vizë. Te edicioni në anglisht i keshilliministrave.al, ka një baner që të tregon në shqip “enti i turizmit”. Kur e klikon, të del se linku nuk është i saktë. Te baneri “Shqipëria”, dalin foto të bukurive natyrore dhe arkeologjike të vendit, që qeveria i ka huazuar nga shqiperia.com, por nuk del asgjëkund, asnjë informacion i vlefshëm për turistët e huaj.
Vapë në Muriqan
Kështu ndodhi që ditën e premte, në një autobus të mbushur përplot me turistë që po vinin në Shqipëri, mbërritëm në Ulqin, ku të gjithë zbuluan se kishte vetëm një furgon që e bënte linjën Ulqin-Shkodër në mënyrë gjysmë ilegale. Furgoni kushton 5 euro, çmim shumë i lartë për 40 kilometra rrugë, ndërsa alternativa tjetër e mbetur qe të merrje një taksi, gjithashtu ilegale. “Ne po qëndrojmë këtu sepse nuk ka autobus për në Shkodër”, - më thanë një çift turistësh suedezë. Në Ulqin qe e vështirë që të gjeje dikë për të komunikuar në anglisht. Falë Kolës, të gjithë u sqaruan se taksia për në Shkodër kushton 8 euro personi, gjithsej 24 euro, për turistët e huaj. Nëse je shqiptar dhe bën pazar, mund ta marrësh për 20 euro ose më pak. Kështu, unë ndava taksinë me çiftin e turistëve suedezë për në Shkodër. Por surpriza e hidhur doli pak më vonë. Taksisti ulqinak vendosi papritur të na rrisë pazarin, dhe na kërkoi 30 euro në udhëtim e sipër, si dhe më njoftoi se turistët e huaj duhet të paguajnë një taksë për të hyrë në kufi. Kur e pyeta se sa është taksa, më tha: “Sa ta vendosi polici”. Nganjëherë është 10 euro, nganjëherë më pak. Në Muriqan, një australian që po kalonte kufirin para nesh, pagoi 10 euro dhe iku. Unë fillova të negocioj çmimin e taksës së kufirit për dy suedezët. “Nëse do të ikin brenda ditës, nuk do të paguajnë taksë, nëse qëndrojnë më shumë, do të paguajnë”,- më tha polici kufitar. I thashë se e gjej këtë situatë ca të çuditshme, se duket si një lloj takse që dëshiron t’i përzë turistët e huaj brenda ditësh. Pas pak negociatash, taksa për dy turistët suedezë u ul në 1 euro secili. Kërkova nëpër arkiva lajmesh të zbuloja taksat për turistët e huaj dhe më doli një vendim i qeverisë i vitit 2006, ku hiqet taksa nga data 1 Maj deri në 1 Nëntor. Nuk e kuptova dot se pse policia e Muriqanit e mblidhte sërish këtë taksë dhe kësaj here në vlerë sipas rastit.
Dy turistët suedezë më thanë se dëshironin të qëndronin një natë në Shkodër dhe më pyetën se çfarë duhej të bënin për të udhëtuar nga Shkodra për në Tiranë. Përgjigjja ime tipike shqiptare qe: “Bëni autostop buzë rrugës dhe kapni furgonin e parë”. Por ata e kishin të vështirë ta kuptonin. Më pyetën më pas, se si mund të udhëtonin nga Tirana për në Shkup, ku do të merrnin tren për në Europën Qendrore. Qe shumë e pamundur që t’i shpjegoja dy njerëzve nga Malmo, që shkelnin për herë të parë në Shqipëri, që furgoni i Shkodrës do t’i lërë te “Zogu i Zi” dhe se ata duhet të shkojnë te Stacioni i Trenit, ku në orën 9 niset autobusi për në Tetovë, prej nga ku mund të marrin një autobus tjetër për në Shkup. Ose që të shkojnë nga “Zogu i Zi” për te “Rruga e Elbasanit”, ku t’i hipin furgonave të Korçës. E gjitha kjo qe shumë e komplikuar në krahasim me sistemin e transportit në të gjithë botën, ku mjafton të shkosh në stacionin e autobusit, për të udhëtuar ku të të mbushet mendja.
Më pyetën gjithashtu se si mund të shkonin në plazhet shqiptare. Mendova t’i sugjeroja Velipojën, por ata kërkonin një vend ku të kishte ATM për të tërhequr para dhe unë nuk isha fort i bindur nëse në Velipojë ka mbërritur ATM-ja. Nuk e dija gjithashtu nëse mund të orientoheshin me sistemin e furgonave, për të përshkuar ato 15 kilometra rrugë nga Shkodra për në plazh.
Ndryshe nga turistët vetmitarë suedezë, grupi i amerikanëve qe më i përgatitur. Falë Kolës, ata e kishin njeriun e tyre shqiptar që mund të negociojë çmimet me taksistë dhe me furgonistë, si dhe të orientohen nëpër rrugët e Shqipërisë.
Shkurt, Shqipëria ofron një shans të mrekullueshëm për të udhëtuar kuturu, por nëse e humbet vëmendjen, një taksist pa taksimetër mund të të masë kokën me pe.
Shqipëria, destinacioni më i shtrenjtë për turistët
Problemi më i madh që turistët e huaj hasin kur mendojnë të udhëtojnë për në Shqipëri, duket se janë biletat e shtrenjta të aeroplanëve. Për të udhëtuar nga Suedia për në Dubrovnik, Split apo qytete të tjera turistike të zonës, një linjë ajrore me kosto të ulët, të kërkon 40 deri në 70 euro biletë. Për të udhëtuar nga Londra për në Korfuz, të duhet të paguash 100 euro ose më pak. Nëse të pëlqen udhëtimi me tren, “Interrail” ka një ofertë për pesë ditë udhëtim brenda dhjetë ditëve, dhe që kushton 100 euro gjithsej. “Eurostar” ka një ofertë abonimi mujor prej 300 eurosh, me të cilin mund të udhëtosh kudo dhe sa të duash, brenda një muaji. Greqia, Maqedonia, Bullgaria, Turqia, Mali i Zi dhe Kroacia janë vende të lidhura me rrjetin hekurudhor evropian, por jo Shqipëria. Grupi i turistëve amerikanë kishin marrë një biletë trageti me gjithë fjetore nga Ankona për në Split, për 26 euro. Trageti Durrës-Bari, me gjithë fjetore, klasi i dytë, kushton 70 apo 80 euro.
Shqipëria ka nënshkruar Marrëveshjen e Qiejve të Hapur me Shqipërinë, por deri më sot, vetëm një linjë me Athinën është hapur me kosto të ulët. Dhe kur turisti i huaj mbërrin në Rinas, ka një linjë autobusi për në Tiranë, por nuk ka linjë për në Durrës. Një udhëtim ajror për në Shqipëri nga kryeqytetet e Europës Perëndimore, kushton minimalisht 300 euro. Reklamat mbi turizmin shqiptar paraqesin bukuritë natyrore dhe arkeologjike të vendit, por mjetet për të arritur dhe shijuar këto bukuri, duket se mungojnë.


30 Qershor 2008 @ 9:52 am
Thjesht mungese etnocentrizmi.
30 Qershor 2008 @ 10:15 am
Shqiperia nuk eshte vetem makth i turisteve,por edhe i vet shqiptareve.
Per te levizur neper Shqiperi natyrisht duhet te levizesh shqiptarçe,pra duhet te njohesh ‘infrastrukturen’ specifike.Por une mendoj qe si per turistet edhe per shqiptaret apo kosovaret me e rendesishme mbetet se ç’i pret atje ku duan te vene!
-A ka uje? A ka siguri? Po sherbim mjeksor? Po rendi…..etj..etj..
Psh neper Itali ne hyrjet e qyteteve te prezantohen te gjitha adresat, numrat e telefonave dhe te tjera informacione per emergjencat.
Ne Shqiperi do te duhen dhjetra vjete per tu arritur nje gje e tille,por te pakten te behen disa faqe interneti per tu treguar vendet me rreziqe per jeten:Zonat e kontaminuara,zonat ku uji eshte i infektuar me dizanteri, apo te tjera infeksioni,zonat e detit ku fekalet derdhen direkt ne uje te pa filtruara,zonat ku ka me shume hajdute etj.etj.
Psh mund te publikoheshin e miremaheshin nga OJQ perkatese faqe te tilla si kjo
30 Qershor 2008 @ 10:17 am
Psh mund te publikoheshin e miremaheshin nga OJQ perkatese faqe te tilla si kjo
30 Qershor 2008 @ 10:29 am
U ktheva njehere me autobuz nga Himara.
Kisha kohe pa udhetuar neper Shqiperi se jetoj jashte prej vitesh.
Autobuzi me la ne nje pike super strategjike: stacioni i benzines Eurodrin ne fund te rruges se Durresit.
E gjeta veten mes Laprakes dhe Zogut te Zi, ne piskun e vapes, me canten me placka me vete.
Nga t’ja mbaja?
Me shpirt aventure cava mes trafikut zinxhir dhe me gjest atletiko-akrobatik kapa nje furgon ne levizje qe mendova se do te me conte ne qender. Po qelloi qe ky lidhte vetem Bathoren me Zogun e Zi.
Te Zogu i Zi, pasi prita edhe aty me kot ne zheg ndonje linje urbane, u detyrova mora nje taksi.
Si perfundim, per te arritur ne shtepi nga Himara, me kushtoi me shume segmenti “stacion” autobuzi - shtepi, sesa ai Himare - Tirane.
30 Qershor 2008 @ 11:23 am
Ka plot site ne internet ku mund te gjesh info per Shqiperin.
Di te them vetem kaq Vlore-Tirane me furgon 3 Euro autobus 2 Euro .
30 Qershor 2008 @ 12:17 pm
terminalet e autobuseve kane ngelur ne letrat e strategjive.
30 Qershor 2008 @ 1:11 pm
Duhet te kishe marre linjen “tirane e re” studento. Tani shkon deri ne laprake (tek fund i unazes se re).
Per linjat brenda ne shqiperi mjafton te pyesesh dhe njerezit behen 4 copash te ta tregojne. Edhe makinat e rastit (autostop) nuk jane problem pasi egziston zakoni i pageses (kontribut ne leket e karburantit eshte-apo car sharing si i thone t’jashmit). Shqiperia eshte akoma nga ato vende ku mund te komunikosh me njerez por jo me tabela rrugore.
me 100 euro e ke ne dispozicion gjithe diten taksine dhe taxistin (me pak akoma po gjete ndonje te papune me makine - sigurohu vetem qe te dije ku jane frenat) dhe nuk ka te krahasuar me asnje lloj autobuzi
Per ata qe vijne me makine nga italia (gjithsesi qe kalojne nga trieste) harten nuk e gjen ne google por ne viamichelin. Une ju keshilloj rrugen turistike pasi thone qe kroacine ia vlen ta shohesh. Duhet marre viza kroate ne konsullaten ne trieste (me duket se i japin vetem paradite).
Belleair nuk i ka cmimet e keqia
30 Qershor 2008 @ 1:44 pm
Kjo shprehje osht fiks si pergjigje per kete shkim
“me te pytme gje Stamollin”
Dun ne tabela kta t’jashmit
30 Qershor 2008 @ 2:21 pm
gene
Nuk e diskutoj qe edhe Tirana dhe Shqiperia ne pergjithesi kane modus vivendin e tyre.
Une vete si Shqiptar, ose po deshe si tirons, nuk e humb kollaj pusullen. Kur kthehem nga jashte kam nevoje per nja dy tre dite sa te rregjistroj koordinatat e reja dhe adaptohem direkt.
Ceshtja eshte se modus vivendi jone, ne shoqeri, ose “koordinatat” tona te komunikimit jane te ndryshme nga pjesa tjeter e Europes, qe tashme e ka homologuar gjuhen ne kete sens.
Ta kam fjalen, nese nje turist le te themi Spanjoll viziton Suedine, ose anasjelltas, ka shume gjasa qe ta organizoje vete gjithe udhetimin, ti gjeje koordinatat e sakta gjate planifikimit dhe te mund ti identifikoje ato po vete gjate zbatimit te planit te udhetimit, pa nevoje per ndihmen e vendalinjve.
Shkrimi i Erebares pohon (per mendimin tim me te drejte) se ne Shqiperi kjo ende nuk eshte e mundur.
Dhe kjo jo se njerezit tane nuk jane te komunikueshem, por sepse “gjuha” e tyre eshte per perdorim te brendshem.
shendet
30 Qershor 2008 @ 2:32 pm
ACARIM NERVASH! , KJO ESHTE E VERTETE.
30 Qershor 2008 @ 2:46 pm
Tironsi thote: Kjo shprehje osht fiks si pergjigje per kete shkim
“me te pytme gje Stamollin”
Dun ne tabela kta t’jashmit
Hehehe!
Po kete tjetren e ke degjuar?! E lexova ne nje gazete tonen!
Kur jam ne nje vend pa table, e di EGZAKT se ku jam!!!
30 Qershor 2008 @ 2:53 pm
He, ku m’paska hik gishti! nuk eshte “table” por “tabela”!
Shprehja eshte : Kur jam ne nje vend pa TABELA, e di EGZAKT se ku jam!
30 Qershor 2008 @ 3:15 pm
acarim nervash se jo mahi kur ne shqiperi nuk ekziston nje station i vetem i autobusave!Prandaj eksizton kaosi ne te gjitha qytetet e qe ta jep pershtypjen se je ne naj qytet te varfer me miliona banore ne bangladesh!
Puna e biletave esht krejt monopol. Kompanite japin pare drejtorave edhe ata nuk i lojnkompanite low budget te aterojne ne rinas.
morra ni dit ta shoh ni route deri ne sarade, ne webfaqen viamichelin.com ma devijoi rugen nga kroacia ne maqedoni e ne greqi e tek ne fund ne shqiperi, si rruga me e pershtatshme per tu kalu!
30 Qershor 2008 @ 4:21 pm
vjet nuk kishte linje autobusi nga Tirana ne Rinas …mu desh te paguaj nje taxi ne oret e para te mengjesit 30 EURO deri ne Rinas! Dhe 20 euro nga Rinas ne Tirane
Dhe ky pikes i ka rene kur permend 300 stacione autobusash dhe fugonash ne Tirane qe nuk lidhen me njeri tjetrin.
Nga Tirana ne Kruje, fugoni me merr 50 leke …mire …nga Kruja deri ne Fushe Kruje nje shofer fugoni don 100 leke (i dhashe 50 se kisha nje te huaj me veti)
Ruuget kryesore eshte shume veshtire qe tu gjesh emrin
keto gjera nuk jane te veshtire qe te behen shpejt-e-shpejt
30 Qershor 2008 @ 4:30 pm
omni, ketu ke rrugen nga trieste ne vlore
Une e kam zgjedhur “panoramico” qe te ha pak me shume kohe por ia vlen
http://www.viamichelin.it/viamichelin/ita/dyn/controller/Itineraires?strStartCityCountry=612&strStartAddress=padova&strStartMerged=35127&strDestCityCountry=1025337&strDestAddress=&strDestMerged=dhermi&ie=UTF-8&x=43&y=8
30 Qershor 2008 @ 4:31 pm
nuk te ka rrejt omnipotento
ajo o me e pershtatshmja. Ti bish knej ka Ballshi dore me nji qe do kthehesh gabim diku e te vajti dita per lesh
,
,kshu qe mos u bjer shume ne qafe
nga bregu duhet diagac
30 Qershor 2008 @ 4:54 pm
Shif një slogan i mundshëm për turista në Shqipëri: Hajdeni në Shqipëri, labirinth ekzotik i Evropës juglindore. Pasi keni hyrë, vjen pjesa më interesante - mundohuni të dilni që andej…
30 Qershor 2008 @ 5:01 pm
rendesi ka mjeti !
30 Qershor 2008 @ 5:13 pm
Habitem pse ju qani hallin turisteve ata shkojn deri ne Sri Lanka, Himalaja, Machu-Pichu neper Afrike etj. Rinasi ne 5 vjet 5 fishoj numrin e pasagjereve ne mbi 1 miljon vete .
30 Qershor 2008 @ 5:22 pm
Mire se ja me ne fund shkuat aty ku donit te shkoni,por çdo te gjeni?
Psh zona eshte e kontaminuar apo jo?Uji eshte me dizanteri apo nuk ka fare?Po antraksi?Prandaj duhet qe Peshku te beje nje faqe si kjo
30 Qershor 2008 @ 5:52 pm
Ne Shqiperi dua te vete vetem per mall, jo per turizem….
30 Qershor 2008 @ 5:52 pm
Gene , Viamichelin tregon edhe rruget ekstreme te bashkangjit me niformat gjigand te kuq ku thot NOT Recommended!
Pamjet Panoramike nga Kukesi pushtohen nga ndjenja e frikes e rruges 3 metra te gjer pa asfalt me mundesi 50 50 te biesh ne ndonje humnere qindra metra posht, une sjom as fans i extreme sports chanel as kaskader, edhe shkaku i kesaj kom vendos qe as ket vit mos te vi ne shqiperi!
Ardi, ti flet per ekspedita….ktu flitet per turizem ne mase…
Numri i udhetareve eshte 5 fishu bashk me te edhe numri i emigranteve qe mund ta perballojn nje bilet deri ne 500 euro.
30 Qershor 2008 @ 6:00 pm
Tirons, me kujtove niher kur kalova ka Rumunia dhe shenja per dajle ne rruge transit ishte kthy mbrapsht nga banoret me shprese se naj turist qe se di rrugen gabimisht te hyj ne qytet dhe te bleje diqka…
30 Qershor 2008 @ 6:03 pm
As edhe nje i huaj nuk ankohet, e ju te tere gerr gerr si grate e keqija.
@Mire se ja me ne fund shkuat aty ku donit te shkoni,por çdo te gjeni?
-Do gjejne dicka qe nuk ka ne Evrope usa apo gjetke mikepritjen dhe rrumpallen alla-shqiptarce, nuk vjen njeri per staciona apo tabela vijne per origjinalitet..
Kola para se te merrte persiper udherrefyesin, te behej gati,ti harxhonte tre leke impulse e te therriste shoket ase te afermit apo nuk behen me keshtu keto pune??
S`merreni vesh aty i beni elozhe Shqiperise e aty per aty i dhisni mu me te. Tung.
30 Qershor 2008 @ 6:13 pm
#
ardi
30 Qershor 2008 @ 5:13 pm
Habitem pse ju qani hallin turisteve ata shkojn deri ne Sri Lanka, Himalaja, Machu-Pichu neper Afrike etj. Rinasi ne 5 vjet 5 fishoj numrin e pasagjereve ne mbi 1 miljon vete .
*********************
Ardi ju qajme hallin qe te vijne te na vizitojne per vlera jo per kopesht zoollogjik si keto vendet qe ke permendur
30 Qershor 2008 @ 6:14 pm
Cdo kush qe niset per ne Shqiperi e di qe nuk ka shume vite qe ka dale nga komunizmi dhe domosdo nuk udheton per tek ne me pa kryevepra ndertimi etj se pot jete per keto shkon ne Paris Egjipt etj, e keshtu qe turistet e huaj duke e dite qe Shqiperia eshte nja 50 vjet prapa vine te takojne ne nje fare menyre”te kaluaren e tyre” se edhe Amerika nuk ishte sic eshte sot para 50-60, po si ne sot pak a shume. Edhe reklami qe ka bere minisria e Turizmit ben fjaLE per plazhe te patransformuara shume dhe per plazhe te pavena dore se per ndryshe zvine tek ne po ne plazhet e frances e majemit etj.
Gjithsesi persa i perket informimit dhe perqendrimit te linjave te udhetareve jam me ju lene per te deshiruar shume por nuk jam me ate shokun qe kerkon linje autobuzi nga rinasi ne durres e me rralle.
Tirana sot te pakten ka nevoje per nje investim te madh por qe i nevojitet, i cili eshte perqendrimi i linjave kombetare ndoshta edhe nderkombetare sic i ka edhe Turqia etj ne nje vend te vetem me zyra e me holle pritje, kafene etj per udhetaret.
Per informacion te tegjith juve miq nga Podgorica ne Shkoder aq shume makina ka saqe i gjen me kollaj se te gjesh forgonin e Tiranes ne Shkoder. Nqs nuk gjeni mjet nga Podgorica direkt per ne Shkoder, gjeni nje mjet per ne Tuz i cili eshte 5 min larg dhe ndaluni tek tregu, kur te jeni aty futjani shqip se gjith shqiptare jane(peysni) ne te kundert do shihni mjete me targa Shkodre sa te doni gjeni nje bosh dhe jepi ne dore 5 euro e te con ne mes te Shkodres. Kurse nga ulqini ka nje linje te rregullt per ne Shkoder e anasjelltas por me orare te kufizuara per arsye se si Shkodranet ashtu edhe Tiransit te cilet jane me te shumte udhetojne me mjetet e tyre e nuk krijohet ndonji fluks i madh pasagjeresh por gjithsesi ne sezone turistike si tani gjeni plot linja te rregullta edhe autobus bile.
30 Qershor 2008 @ 6:23 pm
Po qe eshte me shtrenjte dicka ka edhe ne Shqiperi, se perndryshe si shpjegohet qe shume turiste, amerikane sidomos, vine ne Shqiperi per nje vizite te shkurter dhe mundohen ta zgjasin sa te mundin pastaj? Edhe Blendi yne (Salaj), tha se i kishte ik petlla tashti qe kishte shkuar. Me sa duket 12 vjet perpara nuk ishte rritur akoma…
30 Qershor 2008 @ 6:25 pm
ec mo!!! thotë:
Te pershendes per realitetin qe solle. Podgorica 1 ore maksimumi eshte nga Shkodra cka eshte ky njeri pa njeri qe mer persiper ti shetis keta njerez e i mer ne qafe thojm ne. Edhe ne Podgorice sikur te jete mjafton te rrije buze rruge se nuk ka mundesi te mos kaloje nonji makine Shkodre te pakten ta pyesi.
Pastaj i them Koles e te tjereve, ju jetoni ne vende te zhvilluara more zoteri, kur paguan dicka sidomos nje takse te japet fatura, pse se kerkoni??? ne piken doganore??? Nqs ste jepet refozoje pagesen atehere.
30 Qershor 2008 @ 6:38 pm
O Merhabaje, eshte fjala per te huajt, se ne shqipot bojm si bojm, nuk e kemi problem. Ku ta dije targen e shkodres nje turist nga Suedia bie fjala? Pastaj nuk e di a je gjendur ndonje here vetem ne nje vend te panjohur. Une diten time te pare ne Angli nuk kom per ta harru kurre nga sikleti qe kom heq, megjithese dija anglisht, dija rrugen dhe cdo gje ishte me tabela. Gjithe sikletin e kisha sepse anglia eshte paksa me ndryshe se pjesa tjeter e Europes dhe une nuk isha i sigurte per sistemin. Mendo tani nje turist qe eshte mesu me harta e me GPSra qe vjen ne Shkoder. Aty nuk ka as nje zyre te qelbet informacioni per te pyt cilit autobuz ti hypi.

Ti thu furgona e makina. Po kta te jshtmit jon mesu me shofer profesionist per transportin publik a te keqen, jo si shoferet tane me patente fallco qe ia myt me konjak e ferrnet qe ne sabah
Jena shuuuuume larg, dhe shume mbrapa. Duhet me e pranu se perndryshe nuk permiresohemi
30 Qershor 2008 @ 6:49 pm
Shqiperise per momentin i mungon nje aeroport per jugun.N.q.s behet nje aeroport ne Gjirokaster,turistet per te visituar Saranden,Butrintin,Ksamilin,Delvinen,Dhramiun,Ujin e FTohte,Pashaalimanin e kane te lehte fare.JO vetem turistet por edhe emigrantet kudo ne bote.Hapja e nje aeropporti kushton shume here me pak sesa ngritja e nje hekurudheje,e cila nuk intereson askujt nga pikepamja impreditoriale
30 Qershor 2008 @ 6:58 pm
Qereste. qeresteja i mungon Shqiperisë, në jug, veri dhe qëndër për tu kthyer në identitet
30 Qershor 2008 @ 7:01 pm
Gene, Vicenza-Dubrovnik= 4,5 orë
Dubrovnik-tek trageti= 2.5 orë
që atje deri në Tiranë= 4,5 orë(1/4 e rrugës!!)
Nga Podgorica deri në Han të Hotit (në mes të natës) më dukej sikur udhëtoja në xhungël… më jepte kurajo vetëm se shikoja gjurmët e një kamioni që do kidhte kaluar andej, se ndryshe nuk do ta konsideroja rrugë (dhe aq më tepër e kategorisë ndërkombëtare
.
30 Qershor 2008 @ 7:13 pm
Te them te drejten, u indinjova dhe u acarova me kakat e pushtetit lokal dhe qendror, qe nuk vene rregull dhe linja autobuzesh per keto lidhje internacionale. ç’i kushton kakave te bashkise se Shkodres te vendosin nje autobuz ditor ndermjet Sarajeves dhe Shkodres, Shkodres dhe Malit te Zi. Te pakten sa te behet lidhja hekurudhore ndermjet Shkodres dhe Malit te Zi. Nderkoh qe shtetet e ndryshme bejne çdo gje per te terhequr turistet, shteti yne i pjerdhur nuk vendos do as tabela, dhe nuk shtyp dot as dhe ndonje reklame apo udhezues per turistet, gje qe pikat e kufirit ua zgjasin te huajve (me buzeqeshje) kur hyjne brenda. Biles kendej , çdo komune dhe bashki, ka guiden dhe reklamat e zones se vet te turizmit. ç’i kushton shtetit tone trap te investoje ne lidhjen hekurudhore ndermjet Prenjasit dhe Maqedonise, me çmime te arsyeshme, gje qe do te shtoje jo vetem ardhjen e shqiptarve te Maqedonise po dhe te te huajve qe vizitojne ate vend.
Duke u kthyer nga puna po lexoja gazeten ku Sherbimi Kombetar i Turizmit gjerman ftonte turistet ne hotelet gjermane me 40 euro nata ku perfshihej dhe menjgjezi, dhe ftonte ata te vizitonin zonat me turistike te vendit te tyre.
www.duitsland-vakantieland.be
Biletat e avioneve per Shqiperi, ne kohen e veres jane nga me te shtrenjta , gje qe po i detyron shum emigrante te vijne ne Shqiperi me makine, mirpo dhe kjo gje ka anet negative te saja, jo vetem shtrenjtesine e karburantit por dhe vendosjen e vignet-it/abonese se rrugeve, ku ti je i detyruar te blesh kete takse per te kaluar ne tere rruget e atij vendi. Sllovenia e vendosi ta aplikoje qysh neser, 1 korrik. Zvicra ka kohe qe e ka vendosur, 27 euro per 1 vit a 6 muaj. Disa shtete te tjera aplikojne pagesen per kilometra, 0.04-0.05-0.06 deri 0.09 cent per kilometer, qe ti e pagon ne hyrje apo dalje te autostrades.
30 Qershor 2008 @ 7:14 pm
Turisti vete ne Afrike,dhe ka marre parasysh qe vete ne shkretetire por nuk pranon qe ne Evrope te kete xhunglen si Shqiperia
30 Qershor 2008 @ 7:15 pm
Edruso, ju qe jini evlat te vini edhe sikur tju duhet te hypni maje mushkave me. Dashkeni ne rruge te mira ju mer edepsezer. Ne kemi hallin te na vije boti pranej duhet me bo ca salltanete, pa per ju eeee
30 Qershor 2008 @ 7:16 pm
Per ata qe duan te udhetojne me makine, le te shohin dhe kete sajtin;
www.vtb-vab.be/
30 Qershor 2008 @ 7:31 pm
Fjala ishte per Kolen more Tironso. Gjithsesi te thash edhe me lart kur te huajt kane si desinacion Shqiperine informohen shume me teper nga sec informohemi une dhe ti nga nje agjensi turistike.
Pastaj anglish dine edhe ne Podgorice e nqs zduan me pyet te marin nje guide te specializuar.
Ky eshte edhe faji i Malit te Zi qe nuk po bashkepunon pothuajse fare, Ne beme rrugen e Per ne doganen e muriqanit kurse rruga e tyre per ne Ulqin eshte katastrof krahasu me te tonen. Tani do te filloje edhe rruga Shkoder Hani Hotit ata as qe e kane nder mend. Te thuash larg eshte shume kollaj, duhet te bejme dicka edhe ne qe te permiresohet dicka se kto njerez jemi qe si ti ktu nga posht themi jemi larg por kur hipim ne karrige i harrojme fjalet e gjerat qe na kane shqetesu e behemi me burokrater se vet burokratet.
30 Qershor 2008 @ 7:50 pm
O Merhaba po nuk pret njeri te beje gje shteti e pushtetaret,por privati.
30 Qershor 2008 @ 7:57 pm
Pjer Thomas thotë:
30 Qershor 2008 @ 7:13 pm
Te them te drejten, u indinjova dhe u acarova me kakat e pushtetit lokal dhe qendror, qe nuk vene rregull dhe linja autobuzesh per keto lidhje internacionale. ç’i kushton kakave te bashkise se Shkodres te vendosin nje autobuz ditor ndermjet Sarajeves dhe Shkodres, Shkodres dhe Malit te Zi.
Ja ke fut kot plako
E din ku i bie Sarajeva?? e cil shtet??
Lene mjenan pasionin o burre.
Po te lexosh me lart kam thene qe nuk ka fluks udhetaresh qe udhetojne drejt ketyre destinacioneve ne menyre individuale, prandaj nuk ka dhe linja. Mali i zi frekuentohet nga shqiptaret si ne vere ashtu edhe ne dimer por me agjensi turistike ose me makina personale.
Podgorica nuk eshte nenbashki e Shkodres qe pushteti lokal te ktu te vendosi ne dispozicion linja autobuzesh shoku.
30 Qershor 2008 @ 8:05 pm
Po nuk ka leverdi more Edvin. Megjithse ne universitetin Luigj Gurakuqi te Shkodres ka reth 100-150 studente shqipetare te malit te zi qe po kryejne studimet, gjer para nje muaji autobuzi i ores 3-4 qe shkon per ne Ulqin kishte cdo dite jo me shume se 5 pasagjer, duke numeru edhe shoferin bile
30 Qershor 2008 @ 8:20 pm
Bota ocidentale vriten per te gjetur je zone vetem bukuri natyrore si ato shqiptare,ku dora e njeriut te jete shume pak presente,jo si Meksika,Egjipti,Tunizia ku mbizoteron cimentoja,me hotele me 24000 vende.vendi yne mund te kthehet ne ne vipzone
30 Qershor 2008 @ 9:52 pm
Udhetimi me furgona ka ndryshuar apo ka mbetur stop.
Kam udhetuar nje here me furgon nga Tirana ne Lezhe 2002.
Shoferi pinte cigare sa i hanin mushkerit, edhe na ofronte cigare ne pasagjerve.Tym furgoni.
Jemi ndaluar per çdo 4 km,kusherijt,miqte,shoket, ja njohem te gjithe.
Kur hyme ne Laç tha “une do haje drek”, me paguani,kush don me udhetu me furgon tjeter,mund te ikin.
Furgonat vinin nga Tirana plot, e na hidhnin nje shikim si te thuash-” te shkretit ju,ne ju kaluam”.
Tirane-Lezhe 6 ore.
30 Qershor 2008 @ 10:13 pm
Problemi me i madh i qeverive shqiptare, mungesa e sherbimeve te informacionit publik,tabela,adresat, te cilat ekzistojne aq formalisht sa me mire te mos i shikosh..
-vazhdohet me metoden e vjeter, nje cop tabele e shtrember,dhe adresa:postiqja,lapraka,kombinati,zogu i zi,vorri bomit ,ali demi,
Ku je o Shqiperi,ne moshe te internetit! pse moshe interneti quan ti pajisje me computera te shkollave,dhe intrenet kafe,?
30 Qershor 2008 @ 10:44 pm
Eshte thjesht pune lekesh, tregu eshte shume me i shpejt se lafet e kafenes ”Peshku” deri sa nuk ka lek e pune per popullin, keto problemet tuaja jane si problemet e homoseksualve
1 Korrik 2008 @ 2:38 am
shum e shtrenj esht te vesh ne shqiperi prandaj sivjet shkova ne franc pagova dhe hotelin vend klas dhe kushtoi me pak se bileta e avjonit ne shqiperi
1 Korrik 2008 @ 4:57 am
Mire, mire por keto pengesa e shpetojne memedheun nga kallaballeku dhe assimilimi …i ketyre bytheftohteve nga perendimi qe presin te paguajne bileten e furgonit me…kredit karte.
1 Korrik 2008 @ 7:41 am
“Sa dite do te me duhen per te vizituar te gjithe Tiranen”-me pyeti nje e njohura ime qe donte te vizitonte Shqiperine. Gjysem,-i thashe. Edhe gjysem tjeter per c’ngelet ne vend. Pjesen tjeter e ke rruge…
1 Korrik 2008 @ 8:02 am
ky fenomen eshte i njohur., falimentim memedhimbjes!
Kurba e pushimeve verore,SHqiptaret jashte atdheut,pushimet verore -jashte atdheut,ata qe jetojne ne shqiperi, milioneret-jashte atdheut!..ata te varferit,po u doli hesapi, te plazhi i Dursit me topa m..!
Udheheqja e vendit-jashte atdheut falas,me taksat e popullit!
1 Korrik 2008 @ 12:58 pm
Artjan
shum e shtrenj esht te vesh ne shqiperi prandaj sivjet shkova ne franc pagova dhe hotelin vend klas dhe kushtoi me pak se bileta e avjonit ne shqiperi
:::::::::::::::::::::::::::::::::
Keto gjera nuk i beson njeri vetem po te kesh fjetur ne ndonje kasolle.
Nje gje me ben pershtypje kur qenka aq keq ne Shqiperi pse cdo vite rritet numri i turisteve te huaj. te huajt e dijn gjendjen e rrugeve sepse e dijne qe vendi yne ka qene i izoluar nen shtetin me komunizmin me ekstrem.
Hyrjet nga Durresi,Vlora,Kakavija jane modernizuar shume nuk krahasohen me ato para 5 vjetesh mos te permendim Rinasin aeroport i vogel por modern.
1 Korrik 2008 @ 2:38 pm
Se cmu kujtua ajo historia e tre turisteve Cek qe u zhduken pa nam e nishan ne veri te Shqiperise. Perderisa trupat edhe sot nuk jane gjetur mesiguri do ti kene ngrene. Njolle e zeze per turizmin malor. Po shyqyr qe ska ndodhur gje me ate fushor!
1 Korrik 2008 @ 3:13 pm
Questi invece secondo il Foreing & Commonwealth Office di Londra i paesi da evitare in questo momento per conflitti ancora in corso o per tensioni sociali.
Molto Pericolosi:
Iraq
Repubblica Centro Africana
Burundi
Ivory Coast
Liberia
Venezuela
Yemen
Afghanistan (eccetto Kabul), Albania (North East e tra Albania e Kosovo), Azerbaijan (regioni dell’ovest), Chad (province di Borkou-Ennedi-Tibesti), Colombia (le province di Choco, Putumayo, Meta e Caqueta; le aree rurali di Antioquia, Cauca, Narino e il Nord Santander), Repubblica Democratica del Congo (ESC. Brazzaville e Pointe Noire), Congo (fuori Kinshasa),Ecuador (Napo-Sucumbios e Cordillera del Condor e confini con la Colombia), Eritrea ( area con l’Ethiopia), Ethiopia ( 20Km dal confine con l’Eritrea Tigray eAfar regioni, parte della Gambella, Awash, Metahara/Awash National Park e immediate zone. Confine con la Somalia)
Guinea (confini Liberia e Sierra Leone), India (solo Jammu -zona Kashmir e confini con il Pakistan, area di Gujarat, Rajasthan and Punjab chiuse ai confini, area di Ladakh), Israele e Territori Occupati (solo ovest e Gaza; confini con Lebano), Jordania (solo Ma’an),
Kygyzstan (sud e ovest e Ferghana Valley), Namibia (aree di confine con Angola), Palestina(Gaza), Philippine (Mindanao Centrale, sud e ovest di Mindanao, Davao City, Sulu archipelago), Federazione Russa (Republica Cecena, nord Caucaso), Somalia (Sud Somalia, the nord-est, Puntland, Sool, Sanaag regioni), Sri Lanka (Solo nord e est), Sudan (confini Eritrea e area di Kassala), Uganda (Gulu, incluso il Murchison Falls Natural. Park; Kitgum, Adjumani, Apac e Lira. Distretti di Karamoja e regioni di Kotido, Moroto e Nakapiripiri. Distretti di Katakwi, Bundibugyo, incluso il Semliki Nat. Park.) Esclusa la Game Reserve.
1 Korrik 2008 @ 3:17 pm
Ardi kam cituar atje,nuk eshte fraza ime…je shume larg objektivit tim !
1 Korrik 2008 @ 4:23 pm
Shqipëria ka nëvoje për një sistem hekurudhorë të integruar me 100% me fqinjëve më të afërt. Eshtë urgjent, dhe Evrop dhe Amerikë duhet të investojnë më shumë. Unë jam amerikano-shqiptar dhe hobi im qysh fëmijë është treni, tramvaji, dhe metro. Kam vizituar Shqipëria dy herë, vetëm në jugut, sidomos Korça, ku kanë lindur stërgjyshët.
Ja dy lidhje që mund t’ju intereson: www.nycsubway.org dhe http://world.nycsubway.org. Për ju që flisni anglisht, kam disa lidhje tjetër mbi transporti publik në ShBA në bllogun tim në këtë adres: www.papalazosview.blogspot.com.
Ju uroj gjithë të mirat.
1 Korrik 2008 @ 9:48 pm
O berber Razma e Thethi jan tu terhek te hujt gjithnje e ma shum…Mos u shqetso per niv. e turizmit aty ka sh.njerz ma te egjer qytetesh sdm.Kapitalizmi i ka ba ujqer…Jan zhduk ma me shumic po asht ba normale zhdukja e shqiptarve neper fusha e se vret ma kush mendjen.Thjesht zhduken 3 te huj ne male dhe ban buj…
1 Korrik 2008 @ 10:11 pm
Sigurisht qe ben buj dhe duhet me vene duart mbi koke, pasi kishin ardhur ne Shqiperi per qejf dhe jo me luftu.
1 Korrik 2008 @ 10:15 pm
E di nuk thash se mir ju ba…PO menyra si u shprehe the prejudice per maloret…do ti ken ngrene…A ka nodh ne mal apo fush Ne SHQIPNI ka ndodh pak randesi ka per te hujt…paralelja dhe lartesia gjeografike…
1 Korrik 2008 @ 10:23 pm
Fakti qe trupat nuk gjenden te con ne hipotezen se ata mund te jene ngrene nga egersirat, kuptohet mbas vdekjes.
1 Korrik 2008 @ 10:28 pm
Po “sherlock holms”….mir qe e “rregullove”…
1 Korrik 2008 @ 11:36 pm
Aty e ka bukurine turizmi ne Shqiperi… te mungesa e transportit te organizuar. Ata qe duan avione, trena dhe autobuza, s’kane pse vijne ne Shqiperi, se do te dezulizionohen nga mungesa e tjera qe kemi (ujit, energjise, etj.). Ama nqs do te besh aventure, pall ariu dhe plazh, atehere si Shqiperia nuk gjen ne Evrope. Pike muhabeti.
Let’s make the best out of what we have and not spend time on wishlists…
3 Korrik 2008 @ 5:44 am
si shkohet nga tirana ne beograd sa me lire? me duhet patjeter info deri ne fillim te gushtit!
3 Korrik 2008 @ 11:14 am
Shume me vend me duket problemi i stacioneve te autobuzit.Sidomos ne qytetet kryesore asht turp mungesa e tyne.Shif ne Prishtine sa bukur.Nuk ka nevoje te marrim shembull neper Europe.Sa per bashkine tja lesh ne dore nje sherbim te tille asht sikur me e ba te deshtoje qysh pa u projektue.Bashkija vetem nje gja mund te bajne sikur te kete pak nerv per kete pune.Te caktoje brenda te gjitha rregullave sheshin me siperfaqe te nevojshme dhe te krijoje lehtesira per aktivitetin,te tjerat i rregullon privati edhe sikur te kete 4 pasagjere ne autobuz.Problemi asht :ku ti gjejsh sheshet per Stacion autobuzi?!Fjale e ndyte kjo per autoritetin e bashkise.Sidomos ne Tirane ku tregu i tokes ka kape shifra astronomike.Edhe sikur te ishte toke e shtetit si thoni ju ma mire me ja dhane ndoj firme ndertimi apo me ca koken me ba Stacione autobuzi?!Futja ca te shame ne takime me elektoratin dhe ne Shqiperi je shume i sukseseshem e mund te rizgjidhesh disa here bile mjafton me dite me fole dhe me krijue lidhje me mediat qe ne te shumten e rasteve jane te interesueme per keto sheshe ndertimi.Keshtu si ka shkue kjo pune Stacioni i Autobuzave te Tiranes ne nji te ardhme ka me u ba andej nga Fushe Kruja.