Identifikohu



Regjistrohu

Një hostel në Tiranë

Elona Demollari
Shekulli

hostel-tirana.jpgPothuajse gjithçka ndahet me miqtë e tjerë.. Dushet, kuzhina, salloni janë të përbashkëta.. Dhomat janë me shumë shtretër (zakonisht janë të mobiluara me shtretër marinari). Do pyesni pse? Jo vetëm për të shkëmbyer miqësi, por edhe për një arsye shumë më praktike.. Duke u ndarë gjithçka, çmimi për tu paguar është më i ulët për të gjithë.. “Shpirti i miqve” është i vështirë për tu përshkruar, për të kuptuar më mirë gjithçka dhe si funksioon kjo është e nevojshme që të provohet një eksperiencë e tillë. Në fakt është një vendqëndrimi.. Nuk bëhet fjalë për Hotel as për Motel.. Nëse nuk e keni kuptuar ende se ku ndodheni, po ju themi që bëhet fjalë për një Hostel..

Fjala hostel nuk përshkruan një vend, përshkruan një sjellje, nje filozofi, një mundësi njohje mes njerzve të kulturave të ndryshme, që bashkë ndajnë gëzimin, trishtimin, eksperiencën e aventurës dhe të udhëtimeve. Një hostel mund të quhet ndryshe dhe një hotel i të rinjve, është një vendstrehim ekonomik me kualitet të mirë, në të cilin do të kaloni netë të mira, në një ambjent mikpritës dhe me çmime të arsyeshme.

***

Deri para disa vitesh termi Hostel në Shqipëri pothuajse ka qenë i panjohur për pjesën më të madhe të të rinjve.. Edhe sot jo shumë shqiptarë e dinë se çfarë është një hostel.

Por të huajt që vijnë në Tiranë e dinë. Ka shumë prej tyre të cilët para se të vijnë për të bërë një vizitë në vendin tonë interesohen nëpërmjet internetit, për të parë se në çfarë hosteli mund të qëndrojnë.. Bëhet fjalë për ata q duan të ndajnë me dikë shpirtin e aventurës dhe që sigurisht nuk kanë shumë para në xhep..

E nëse hyn në internet për të kërkuar një të tillë në Shqipëri, në vend të hosteleve të dalin disa emra hotelesh që në fakt nuk kanë asnjë lidhje me hostelet. Por që prej verës së vitit 2005 dhe Shqipëria, dhe kuptohet Tirana ka një ambjent të tillë, madje jo një, por dy.

Njëri prej hosteleve gjendet në rrugën e Elbasanit, afër Liceut Artistik. Ne takuam ideatorët dhe pronarët e këtij hosteli, ai që na foli ishte Edvin Paruca, dikur spiker në një prej televizioneve informative të vendit. Ideja se pse kishte vendosur të hapte një vend të tillë i kishte ardhur nga takimet që ai kishte bërë me të huajt, të cilët vazhdimisht ankoheshin dhe faktin që Tirana nuk kishte vende të tilla e quanin shumë shqetësues. Duke parë interesimin e madh dhe nevojën për të patur një vend të tillë, Edvini vendosi të merrte një iniciativë të tillë.

Hosteli është një vilë dy katëshe, në të cilën gjendet 4 dhoma me nga 18 shtretër marinari dhe që nuk janë të ndara për meshkujt dhe femrat.. Një hostel ndarjen gjinore nuk e ka kusht të domosdoshëm. Vila rrethohet nga një kopësht mjaft i bukur, për të cilin sipërmarrësit kujdeseshin mjaft. Tani është edhe fillim pranvere dhe kur vizituam Hostelin, i gjetëm duke u kujdesur për lulet, pemët, madje këtë vit ata kishin menduar që në një pjesë të kopshtit të kultivonin perime të ndryshme. Ervini na tregon se është hera e parë që merren me këtë gjë dhe ende nuk janë të sigurt nëse perimet do të bëhen të mbara apo jo. Për këdo që ka kaluar një eksperiencë të tillë është shumë e thjeshtë të kuptojë se hostelit tonë „tironas”, krahasuar me hostelet e tjera nëpër botë nuk i mungojnë shumë gjëra. Ambjentet janë po aq të gjalla, po aq harmonike, po aq famljare, sa janë dhe në hostelet nëpër botë, të cilat kanë shumë më shumë vite jete.

Ambjenti familjar kuptohet më së miri në kuzhinë, pasi siç thotë dhe një shprehje e vjetër, “dashuria vjen nga stomaku”. Kuzhina është kolektive.. Të gjithë miqtë mund të gatuajnë sipas dëshirës së tyre dhe pse jo, të shfaqin dhe mjeshtërinë e tyre në artin e gatimit e në të njëjtën kohë të shpalosin dhe një pjesë nga kultura e tyre.

Gatimi është një nga ato fusha, i cili nuk është pak i rëndësishëm në kulturën e një populli. Pasi miqtë gatuajnë, ulen dhe hanë së bashku, si një familje e vërtetë, në një ambjent që të relakson.. Pasi ka mbaruar ngrënia mund të kthejnë ndonjë gotë birrë, duke biseduar e duke kaluar orët në shoqërinë e njëri tjetrit. Madje ka dhe nga ata që miqësohen aq shumë me njëri- tjetrin, saqë udhëtmin e radhës, për të vizituar një shtet tjetër e bëjnë bashkë, e prandaj hostelet njihen si një mënyrë e mirë për të njohur miq të rinj.

Nga viti kur është hapur e deri tani, hosteli ynë ka mikpriturtë rinj të ardhur kryesisht nga Australia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe dhe sigurisht Evropa. Ajo që të bën përshtypje, është se në hostel nuk ka pasur miq nga vendet fqinjë si: Greqia, apo Maqedonia. Arsyeja e kësaj mungese të këtyre vendeve nuk është shumë e vështirë për tu shpjeguar.. Po të hysh në internet shikon që dhe këto vende nuk e kanë shumë të zhvilluar një aktivitet të tillë dhe siç ndodh në Shqipëri, ndodh që dhe në këto vende, kjo lloj aventure dhe eksperience të mos njihet në masë nga të rinjtë.

Disa hostele jashtë shtetit kanë një limit të caktuar ditësh, për të cilat mund të qëndrosh, ndërsa në hostelin shqiptar periudha që mund të kalosh në të është pa limit, madje ndryshe nga hostelet e huaja nuk ka as kriter moshe. Pagesa për një natë në hostel është 12 euro, në të ndryshe nga çfarë ndodh në shumicën e hosteleve nuk përfshihet mëngjesi..

Hosteli ende nuk bën pjesë në shoqatën ndërkombëtare Hosteling International, por nëse kërkohen të dhëna në internet ato janë të disponueshme, madje edhe në guidat për Shqipërinë që botohen jashtë.

Hosteli gjithashtu është i pajisur me një bibliotekë të vogël dhe një kinema, e cila ndodhet brenda ambjenteve të hostelit. Aty sipas orareve mund të shijohen filma të ndryshëm. Në oborrin e hostelit na ranë në sy dy motorra të mëdhenj, një herë menduam se mos ishin pronë e hostelit dhe jepeshin me qera, por më vonë na shpjeguan se ishin motorrët e një çifti zvicerian, të cilët kishin tre net që ndodheshin në Shqipëri. Donim tu merrnim një mendim, pasi ishte hera e parë që ata shkelnin vendin tonë, po në ato momente kishin dalë për të njohur qytetin dhe meqë motorrat i kishin aty, kishn preferuar të ecnin në këmbë.


Ka dhe të rinj shqiptarë që e kanë provuar një eksperiencë të tillë

Serena, është një nga të rejat shqiptare që ka provuar një eksperiencë Hosteli jashtë Shqipërisë..E ajo nuk është e vetmja. Ka qenë pjesë e një projekti të organzuar gushtin e verës së kaluar nga një organizatë rinorenë bashkëpunim me Ambasadën Gjermane dhe Presidentin e Republikës.

Projekti mbante emrin “Euroudhëtim” dhe kishte si qëllim të përhapte kulturën shqiptare nëpër botë, të bënte studentët shqiptarë të ndjeheshin evropianë të vëretë e kuptohet që kjo iniciativë nuk mund të përfshinte të gjithë studentët e republikës, po ishte bërë një lloj përzgjedhjeje duke u bazuar në rezultatet e tyre, aftësitë komunikuese dhe njohja e gjuhëve të huaja. Megjithatë ishte një projekt ku ishin të përfshirë 33 të rinj nga qytete të ndryshme të vendit.


Këta 33 të rinj, të cilët dhe e kanë provuar një eksperiencë të tillë e kuptojnë më së miri se çdo të thotë Hostel.

Nga eksperienca që ka pasur, Serena, studente e filozofisë pohon se Hostelet janë një vend ideal për të rinjtë, janë një vend ku të jepet mundësia të takosh të rinj nga e gjithë bota dhe pse jo të krijosh kontakte me ata. Ajo pohon se shumë nga miqtë e saj të huaj janë miq, të cilët i ka njohur në ambjentet e hosteleve. Dhe ç´është më e rëndësishmja, për studentët janë një vend shumë favorizues nga ana ekonomike, mund të gjesh shumë gjëra, dhe mund të kursesh shumë.

“Janë një vend i mrekullueshëm për të rinjtë që kanë dëshirë të njihen dhe kanë shpirt aventure, mendoj se është një gjetje shumë e arrirë nga ana e tyre që kanë ideuar krijimin e një vendi të tillë. Të rinjtë shqiptarë kanë shpirt aventure dhe mendoj se po tu jepej mundësia, të gjithë do të provonin një eksperiencë të tillë, e nëse s’do të kishim probleme me sigurimin e vizave, këto lloj pushimesh për mua do të ishin të preferuarat. Nuk jam e mirëinformuar se çfarë ndodh në Shqipëri, nëse ka apo jo vende të tilla, por besoj se ekzistenca e tyre do të ishte një grep i mirë për të tërhequr turistë të rinj e të reja nga të gjitha anët e botës”, këto fjalë thotë Serena, duke kujtuar me mall gushtin e kaluar dhe duke uruar që të gjithë të rinjtë shqiptarë të kenë mundësinë që një ditë ta bëjnë të arritshme një eksperiencë të tillë.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

26 Komente »

  1. Male thotë:

    15 Prill 2008 @ 1:19 pm

    Vendi ideal per “aventure” (dmth. promiskuitet) si dhe vater shume e pasur infeksionesh. Lum te rinjte! U erdhi dita.
    Edhe ky ideatori jam i bindur se gjithe hallin e ka si t’i kenaqe te rinjte dhe te huajt, dhe nuk i interesojne te ardhurat.
    Dhe jam i sigurt qe do me kundershtojne menjehere “perparimtaret” me koken nga perendimi modern.

  2. t_red Shkruaji mesazh privat thotë:

    15 Prill 2008 @ 1:19 pm

    Mire Elonen qe e kane porositur dhe Blendin qe e ka marre malli per Shqiperine, ;), po ne te tjeret perse te nxitemi te besojme se hosteli qenka tendenca e munguar ne viset tona?!
    Ne nje hostel me 18 shtreter marinari, njeri gerhet, tjetri qesh kot; njeri flet me ze te larte, tjetres i teket te lutet mu perpara krevatit tend; njeri ben kryq, tjetri shtron sixhaden per t’u ulur e ngritur pese here drejt teje nga pese here ne dite :)
    C’hostel? Rri ne holl deri ne 3.00 pas mesnate, po pastaj nje sy gjume rehat edhe mund te te beje mire, qe te rrish prape zgjuar te nesermen deri ne 3.00.
    Hostel is hostile :p

  3. akvll-naja Shkruaji mesazh privat thotë:

    15 Prill 2008 @ 1:35 pm

    e paske honr ne ti t_red, s’paske mo kocka për hostele…:D

    mua më duket interesante për të rinjtë joshqiptarë që udhëtojnë me shtëpinë mbi kurriz dhe që i gjurmojnë shumë këto hostelet sepse të lira dhe socializuese.

  4. t_red Shkruaji mesazh privat thotë:

    15 Prill 2008 @ 1:43 pm

    Ku te len brrrrlandi te zgjedhesh?! Po se mos ofrove divanin e guzhines ti! :D Ka kocka ka, nuk e sheh ti? Ja, jo nje, po dy bashke na qenkan bere ne Tirane.
    (konfuz titulli, konfuz :) )

  5. akvll-naja Shkruaji mesazh privat thotë:

    15 Prill 2008 @ 1:50 pm

    Divanin e guzhinës, me tv përballë dhe me frigorifer anash, biles.;)

    Qyqja, qyqja, dy qenkan?!… kshu kur lexon diagonalisht… :?

  6. Selfmaderadio thotë:

    15 Prill 2008 @ 1:51 pm

    t_red,

    une u bera pak corap, se une dija qe nje hostel eshte bere qe para disa vitesh ne Tirane, nga nje arkitekt zviceran; m’u aty tek rruga e Elbasanit. Tani nuk e di me ne se ky artikulli ben fjale per te njejtin hostel (qe paskerka kaluar ne duar shqiptaresh) apo eshte nje tjeter.

    T_red, gjen edhe dhoma private ne hostel-a :D

  7. Ll Shkruaji mesazh privat thotë:

    15 Prill 2008 @ 2:01 pm

    Ne Tirane mund te gjesh dhoma dyshe me 3.000 deri ne 4.000 Lek nata keshtu qe oferta e nje “hoteli gjysmak” ku paguan 12 Euro per nje dhome 18-she eshte pa ndonje leverdi kushedi se cfare. Megjithate, hajde flasim me “entuziasem” per dukurine me te re “moderne” ne kryeqytet!

  8. akvll-naja Shkruaji mesazh privat thotë:

    15 Prill 2008 @ 2:04 pm

    të reja apo të vjetra ato lekët, o Llukan? dhe një pyetje, ajo fotoja e hostelit është apo dëshira e mirë e Blendit?:D

  9. Blendi Salaj Shkruaji mesazh privat thotë:

    15 Prill 2008 @ 2:10 pm

    Fotoja eshte e Hostelit, sipas “Shekullit”, e kuptoj qe tema mund te jete trajtuar disi “sensacionalisht” kur ne shume menyra “fenomeni hostel” = “fenomenin han” (ai i hanxhiut pa te cilin benim hesapet…). Hani eshte ne Shqiperi tradite shume shekullore, keshtu…

    Une vete nuk kam ndenjur kurre ne hostel dhe nuk ma merr mendja se do ta beja ne te ardhmen. Por ne ane tjeter, ne mungese te infrastruktures per turizem familjar e elitar, Shqiperia eshte parajse per aventurieret dhe jane keta qe kerkojne (deri diku edhe ndillen kur ka) hostele.

    Ne fund eshte ceshtje kerkese dhe oferte, ketyre puneve ia “rregullon qejfin” tregu. Une po te kisha ndonje shtepi apo prone andej nga riviera do ta kisha bere “Bed and Breakfast” ne vend…

  10. t_red Shkruaji mesazh privat thotë:

    15 Prill 2008 @ 2:19 pm

    Mire ore mire, B&B 9 mije leke (te vjetra akull) ne Jale edhe mund ta beje sakrificen njeriu, po c’te ndjellesh dynjane ne Tirane me 18 shtreter marinari?
    Ti tjetri, mire qe fton per diskutim, po na dashke edhe entuziazem : P Entuziazem hosteli!. 7 veta jemi tani te kjo tema e si han pa porta qe eshte, ja te shohim sa do mbaje. :D
    Selfi, dolet si kerpudhat pas shiut ti dhe aklli. Po edhe po te binte shi akoma, s’ia vlen televizori i akllit per te prishur gjumin e mengjesit dy jave rresht Zyrih-Gjeneve.
    E madje dyshoj se ne mengjes do kontrollohej me imtesi minibari i arkes ngrirese qe do me vinte tek koka. :P

  11. akvll-naja Shkruaji mesazh privat thotë:

    15 Prill 2008 @ 2:30 pm

    oj cuc, unë rri mu në mes të zyrihut dhe gjenevës. dhe televizorit mi vjen anash, se për televizorin tim kanë ardhë njerëz që nga… lagjja tjetër. po do më lusësh ndonjë ditë, e ndjej… :P
    unë të kisha shtëpi nga Riviera, do shkoja të rroja vetë atje. (do investoja kursimet e gyrbetit në bursë dhe depresionin nga krizat financiare do e mbysja në detin blu e do bëhesha peshkatare.:D)

  12. Idris thotë:

    15 Prill 2008 @ 3:51 pm

    Isha dhe une me Sabaetin (mashkull) ne nje “Hostel” ne Elbason , nga viti i pare i 70…..dhe zume nje dhome “treshe” dmth me tre krevate teke.
    Ne dhome na bi dhe njoni me proteza qe filloi ti hiqte nji nga nji……
    Hoqi nji dore, zbertheu njerin gju , zbertheu dhe hoqi njeren kofshe kur ja pati Sabaeti (e kom shok Kavajs)… :D :D :D
    O lale kur te heqesh sumen ,hudhe knej !!!!!!!

  13. Idris thotë:

    15 Prill 2008 @ 4:05 pm

    Ti qita se o tu na shit men nje Sabaet tjeter knejna dhe osht femer po thojte… :) :) :)….
    E mire qe, nuk qe e keqe po ja dha nja dy tre here dhe u zhduk…
    Po i themi ne asaj te vije nga Hanet tona… :D :D :D
    Amon mor,me shume e pruna se keta qe shkrujne keto budallalleqe me Hoster nuk e njofin fare Shqiprine..

  14. tiranalb thotë:

    15 Prill 2008 @ 4:12 pm

    shkrimi mire, po kjo fotoja me duket si ne berat muve. dhe tjetra, me sa di un ai djali i ktij hostellit nuk pranon shqiptare aty, domth, nese nje shqiptar kerkon te hyj aty esht e ndaluar. Ndoshta ndalohen dhe qente nuk e di…

  15. ados thotë:

    15 Prill 2008 @ 4:26 pm

    Se pari, si pronar i nje hosteli ketu ne Berlin… me vjen te qesh kur lexoj keto komente nga disa pleq peshkatare.. Nuk ju ve edhe shume faj, pleq jane dhe dhembet po ju bien..Doja te sqaroja…ne pergjithesi si funksionon Hosteli!!
    1) eshte akomodim i kategorise se dyte, per “bugdet people”
    2) Eshte vetem per te rinj, dhe mundesisht 90% backpacker..
    3) mosha 16-35..( pleqte si puna juaj nuk kane pune ketu..so F**K OFF)
    4) Reservimi eshte i organizuar online nepermjet Hostelworld
    5) Eshte vendi me i mire ku te rinjte mund te njohin te tjere moshatare nga vende te ndryshme…
    6) Sigurisht “ndajne apo “share ” si i thojne ne anglisht dhomen ku flejne , wC apo facilitete te tjera..
    7) per hostelin ne fjale ka 13 shtreter vetem ne 3 dhoma ..2 dhoma nga 5 dhe nje nga 3..
    8) Shumica e hosteleve kane female dorm, per cdo lehtesi qe mund tju vijne femrave
    9) me kontaktoni ne privat nese nuk me besoni..aty mund te gjeni edhe hostelin tim
    Pune te mbare Tirana Backpacker Hostel..deri tani kane nje rate shume te mire nga turistet e huaj… Nje plus per Shqiperine

  16. Idris thotë:

    15 Prill 2008 @ 4:41 pm

    He qeka mire sipas shpjegimit me lart !
    I paske taze jo me proteza.Shko mor cjepurrak!Ti s’ke uje me la komet qe majne era perch ….do me mledhe ne 10 e me shume njerez ne nje dhome.
    Maje kalin urte e i pafsh hajrin se ven ne ket bote ka edhe per te smure psiqik me prinder MILIONERE qe nuk eshte cudi me i shtu ca te ardhura (qe ja urojme )te zotit te ketij HANI . Keshtu Po …por mo na i shit si TURIZEM …dhe ku ..ne TIRANE.
    Ke “shekulli “e kam Lexu dhe permbajtja ishte ndryshe ,dmth e perqasur me traditen shqiptare te HANIT,ku lihen kolt perjashta , i shtihet haje kafshes , mlidhen gunat e lagura nga shiu , dhe ne sfond ………ndoshta ndoshta nje HELL ku vertitet ndonje gje e ngjashme me ndonje si kec a sheleg……. ose i zoti HOSTIT ! :) :) :)

  17. lulian kodra thotë:

    15 Prill 2008 @ 5:31 pm

    Ok, e murem vesh qe Hostelin e kena shpik ne ene e paska emrin Han, origjinal. Tashti, car osht Bujtina? Qe ktu ju qy keni bo MA per turizem industri, ket mu pergjigjni, car osht Bujtina.

  18. ados thotë:

    15 Prill 2008 @ 5:34 pm

    Bujtina i perket ” stone ages” or ti mik…
    haje,flije dhe ikje pa paguar

  19. lulian kodra thotë:

    15 Prill 2008 @ 5:35 pm

    Po ne Han, pagu, se qeka mo mire kjo Bujtina.

  20. Idris thotë:

    15 Prill 2008 @ 6:02 pm

    Bujtina ka pase edhe nji t’mire tjeter se kishte kembim pleshtash e morash…..me pak fjale biznes midis BUJTSISH.
    Ne une jam per Bujtinen se ka ene FITIM.

  21. Pjer Thomas thotë:

    15 Prill 2008 @ 6:34 pm

    E çuditeshme, se si po kthehet moda e haneve. Nuk eshte çudi qe me shtrenjtimin e gjerave (siç po ndodh kete vit kudo) , moda e haneve te perhapet shpejtesi. Aq me teper qe turistet (qofte dhe emigrantet) duan qe te shohin sa me shume qytete, vende, fshatra, etj.

  22. ados thotë:

    15 Prill 2008 @ 7:56 pm

    Haha Pjer, me kujton dicka kjo e fundit qe the.. Nje here ne hostelin tim, nje koreane me thosshte se per 26 dite kishte pare 21 qytete ne Europe…deridiku ke te drejte…tani frekuentohen edhe nga mosha te vjetra hostele,t per vete faktin qe jane te lira.. Shume here me duhet “t’ju mbylle deren”,pasi duhen te kuptojne qe eshte vetem per te rinj….yeah c’te besh

  23. odi thotë:

    15 Prill 2008 @ 8:43 pm

    Han ( fjale turke: dmth Bujtine ne Shqip) Lloj restauranti dhe fjetore per udhetaret me kuaj apo gomar para disa shekujsh!
    Nuk e kuptoj pse paska njerz ktu kunder Hosteleve pa marr parasysh deshiren e mire per te pasur vetem hotele te llojit te dubait me 7 yje ne shqiperi!!!
    Hostelet jan per studente te cilet nuk i perballojne qmimet e hoteleve, dhe ne cdo qytet perendimor ke me dhjetra te tilla! Se shpejti do te kete jo 2 po 20 ne tirane sapo tja msyjne backpackers prej krejt botes!

  24. october Shkruaji mesazh privat thotë:

    15 Prill 2008 @ 9:29 pm

    e kam provuar une hostelin, por ngaqe nuk e dija se cfare ishte sigurisht.
    Ishte i tmerrshem!!!! Ne mes te Manhatanit, my God! Vertet i lire, por kushte me te shpifura nuk ka ku te veje. Me behet mishi kokerr kur e kujtoj. Nuk gjej dot fjale per ta pershkruar.

  25. MC thotë:

    15 Prill 2008 @ 10:04 pm

    Une kam qendruar ne youth hostel ne san francisco dy here dhe jam kenaqur shume. Sigurisht isha atje me shoke dhe shoqe por takuam shume te rinj nga vende te ndryshme dhe me pelqeu shume. Sigurisht nuk kishte privacy si ne hotel po dhomat e vajzave ishin te ndara nga te djemve si dhe banjat dhe shower. kishte dhe lavatrice e me rradhe, dmth shume akomoduese dhe e lire, qe eshte shume e rendesishme kur je studente. Ishte eksperience shume e mire per mua, dhe e mbeshtes perpjekjen e hostelin ne tirane. Hajt ju vafte bisnesi mbare!!!!

  26. kastrioti thotë:

    19 Korrik 2008 @ 8:00 pm

    hostel eshte nje menyre tjeter per te futur shqipetaret ne rrugen evropjane dhe per te perfituar kulturen e perparuar.

Burim RSS për komentet · TrackBack URI

Shkruaj një koment (login)


Peshku ruan të drejtën të fshijë ose zbehë komentin që po dërgoni, sidomos nëse:
1) komenti fyen autorin, komentuesit e tjerë apo persona publikë
2) komenti është jashtë teme
3) komenti është shumë i gjatë
Nuk kemi qejf të censurojmë askënd, por ama diskutimet në faqe duam t'i mbajmë civile dhe të sjellshme.