Holanda u jep azil dy vëllezërve të “Hakmarrjes për Drejtësi”
Fatos Mahmutaj
Gazeta Panorama
26/3/2008
Nikolin dhe Pasho Novruzaj, të akuzuar në Shqipëri si anëtarë të organizatës “Hakmarrja për Drejtësi”, kanë marrë pak ditë më parë azilin politik në Holandë. Lajmi pohohet nga avokati Dylber Mani, mbrojtës në këtë proces. Vetëm pak muaj më parë gjykata e qytetit Gronjngen, pas një procesi gjyqësor me dy seanca dëgjimore ka rrëzuar kërkesën e shtetit shqiptar për ekstradimin e dy vëllezërve në Tiranë. Sipas avokatit Mani, shkak për azilin ishte fakti se drejtësia holandeze ishte bindur se në Tiranë po zhvillohej ndaj tyre një proces i iniciuar nga politika. Madje për më tepër avokati pohoi dje se në Ministrinë e Drejtësisë është protokolluar nga mbrojtja kërkesa për marrjen zyrtarisht nga Holanda të dokumenteve që vërtetojnë azilin e klientëve të tyre. Këto dokumente, sipas mbrojtjes, do të përdoren si provë e tyre në procesin “Hakmarrja”, që po zhvillohet te Krimet e Rënda. Vëllezërit Pasho e Nikolin Novruzaj u vetëdorëzuan më 5 shtator 2005, duke kërkuar azil politik në Holandë. Pas kërkesës së autoriteteve shqiptare, ata u ndaluan në kampin ku ishin strehuar dhe u shoqëruan për në burg, duke u ndarë nga njëri-tjetri. Atëherë Ministria e Brendshme në Tiranë pohoi se ata ishin arrestuar dhe jo vetëdorëzuar. Më 26 tetor 2005 u zhvillua seanca e parë pranë Gjykatës së Gronjngenit, duke u shtyrë për përkthimin e kërkesave të dërguara nga drejtësia shqiptare. Për këtë arsye u shtynë edhe tri seanca më pas të datave 23 nëntor 2005 si dhe 18 janar e 15 shkurt 2006. Në seancën e pestë të mbajtur mbrëmjen e 15 marsit 2006, u vendos që mos të ekstradohen dy vëllezërit Novruzaj nga Gjykata e Gronjngenit në Holandë. Ndërkohë më parë të njëjtën gjë kishin vendosur gjykatat belge dhe zvicerane pas mosekstradimit të Altin Arapit dhe Orik Shytit e Kreshnik Spahiut. Dy vëllezërit vlonjatë, Nikolin e Pasho Novruzaj, 37 dhe 36 vjeç, akuzohen se në kuadër të organizatës “Hakmarrja për Drejtësi” janë implikuar në grabitjen me pasojë vdekjen të ekonomistit të “Gjallica”, Pal Prendi, vepër penale kjo e ndodhur në vitin 1996. Në këtë vepër penale akuzohen të jenë implikuar edhe Dritan Hate dhe Altin Arapi. Aktualisht Hate gjykohet pa masë sigurie, pasi u lirua nga paraburgimi me vendim të Gjykatës së Lartë, ndërsa Arapi ndodhet në Belgjikë, ku ka fituar azil politik.
Lirimi i vëllezërve në Holandë më 15 mars 2006
TIRANE - Dy vëllezërit Nikolin dhe Pasho Novruzaj fituan lirinë me vendim gjykate më 15 mars të dy viteve më parë, por realisht nga izolimi ata u nxorën pak ditë më vonë, pasi mbrojtësit e tyre e kërkuan këtë gjë për shkak se ata nuk kishin një vendstrehim. Ndërkohë avokati i tyre në Tiranë pohon se gjatë atij procesi, edhe prokurori holandez De Broek, që përfaqësonte në gjykatë kërkesën shqiptare për ekstradim ishte shprehur: “Jemi para një rasti të jashtëzakonshëm për drejtësinë holandeze. Dy vëllezërit shqiptarë kanë nevojë për kujdesin e institucioneve të shtetit tonë”. Më pas, Pasho Novruzaj i ka treguar gjykatës për historinë e arrestimit dhe akuzat, duke pretenduar se ndaj tyre ishin kryer tortura për të pranuar krimet dhe “lidhjet” me partinë në opozitë. Ndërkohë, sipas tij, procesi aktual në Tiranë ishte falsifikuar dhe se vendimi i gjykatës për pushimin e akuzave të vitit 2003 dhe kthimin nga e para të gjykimit, ishin në kundërshtim me Kushtetutën e Shqipërisë. Të njëjtën dëshmi ka dhënë edhe vëllai i tij, Nikolin Novruzaj, ndërsa mbrojtësit e tyre paraqitën në gjykatë provat shkresore. fa.ma.
27 March 2008 @ 10:06 pm
Njerin nga HAKMARRJA nuk me kujtohet Mixha e nxorri per TURPIN e tij qe te deklaronte ne TV ””ESHTE e QARTE qe ne JEMI KUNDER PUSHTETIT te ketij KRIMINELI”…….
Me vone perendimi e vertetoi me shprehjen …REGJIMI i BERISHES…..
dhe e flaken sipas shprehjes se SH.VUKES si “qen te pshurrur”…Por “buches” NANO nuk i rrihej pa tundur bishtin me te dhe na i dha dhurate perseri ne 2005.
10 August 2008 @ 4:56 am
por favor deseo este texto traducido a español o ingles o italiano
quiero saber sobre la vida de estas dos personas donde estan favor enviar una respuesta si es posible gracias
atte.
29 August 2008 @ 4:17 am
please i like is traductor di albanes for texto in questions di nformations di pasho novruzaj y nikolin in importanti for my in ingles in italiano o spañolok thank