Historia e Ricikluar
Debati për rishkrimin e historisë, i cili ende nuk më duket i hapur mirë, është i detyruar të marrë parasysh edhe rolin e vizionit historik për t’ia shtuar kohezionin shoqërisë shqiptare. E kam fjalën për atë dukuri që e kanë quajtur ndonjëherë alfabetizim kulturor, e që lidhet me ato njohuri historike që shqiptarët e sotëm i njohin e i lexojnë pak a shumë njëlloj, duke i bërë pjesë të identitetit kombëtar. Një shfletim i shpejtë i kujtesës të sjell para sysh Skënderbeun, Lidhjen e Prizrenit, Ismail Qemalin dhe ngritjen e flamurit në Vlorë; gurë kilometrikë, të një udhe historike të cilën e perceptojmë si “tonën”. Për ta ilustruar konceptin e alfabetizimit kulturor mund të sillet shembulli i dy bashkatdhetarëve që takohen rastësisht e që komunikimin mes tyre nuk mund ta mbështetin veçse në një numër të vogël presupozimesh, ose njohurish që i ndajnë mes tyre - përtej thërrmijave të kulturës pop që servirin mediat, Salës dhe Edit, bëmat e futbollistëve ose të automobilistëve, dhe historive me hajdutë dhe trafikantë kombëtarë. Shembulli nuk është banal, sepse një shoqëri moderne që kërkon ta ruajë përmasën kombëtare, duhet patjetër t’ia sigurojë një bazë të përbashkët komunikimit, veçanërisht komunikimit publik, nëpërmjet shkollës; dhe brenda kësaj përbashkësie, historia mban kryet e vendit.Shqiptarët e kanë tashmë një traditë, për ta shkruar dhe përvetësuar historinë e tyre në mënyrë ideologjike; çka na mungon, është përvoja për t’i trajtuar dhe ndërmjetësuar konfliktet midis palëve. Rilindja, bie fjala, u dha shqiptarëve pikërisht atë histori e cila u duhej për të fituar dhe konsoliduar vetëdijen kombëtare, në rrugën drejt pavarësisë nga Perandoria Osmane; që këtej edhe kulti i luftës ndaj pushtuesve dhe i bashkimit kombëtar, i shprehur në mënyrë lapidare në formulën “Feja e shqiptarit është shqiptaria”. Komunizmi, përkundrazi, i mëshoi asaj metafore historike që i paraqiste shqiptarët si komb “proletar”, gjithnjë në luftë kundër shtypësve dhe shfrytëzuesve, të brendshëm dhe të jashtëm. Ndonjë narrativë, si ajo e Skënderbeut, u përshtatej bukur të dy paradigmave; të tjera jo. Megjithatë, edhe Rilindja edhe komunizmi ishin lëvizje programatike, të cilat duhen gjykuar jo vetëm nga misioni i tyre eksplicit, por edhe nga amputacionet që i bënë historisë kombëtare; për të mos thënë falsifikimet.
Vitet 1990 sollën një element të ri në debatet rreth vetëdijes historike: identitetin e grupit. Ky zhvillim, jo dhe aq i papritur, do lidhur me përpjekjet shpesh artificiale të regjimit totalitar për ta homogjenizuar shoqërinë shqiptare, në emër të krijimit të njeriut të ri socialist; egërsia e atyre përpjekjeve dhe persekutimet që i shoqëruan, kushtëzuan dukuritë e mëpasme, shpesh të skajshme, të kthimit në krahinizëm dhe separatizëm kulturor, fetar ose gjeografik. Ndarjet e mëdha tradicionale të shoqërisë shqiptare: toskë/gegë, të krishterë/myslimanë, fshatarë/qytetarë, veriorë/jugorë, malokë/fusharakë, ortodoksë/katolikë e kështu me radhë, u kthyen përsëri në qendër të debateve publike dhe sidomos ushqyen zhvillimet politike dhe shoqërore, me ndikim shpesh negativ në institucionet shtetërore dhe në imazhin e shtetit shqiptar post-komunist. Ky segmentim i shoqërisë shqiptare, i quajtur më kot e gabimisht pluralizëm, është pasqyruar edhe në vizionet dhe fantazitë historike të grupeve përkatëse.
Deri edhe për figura pak kontraversiale, si Skënderbeu, interpretimet historike shpesh përkojnë me birësitë kulturore të interpretuesve. Kur analizon figurën e Skënderbeut mund t’i japësh përparësi, sipas rastit, përpjekjeve të tij për t’i bashkuar shqiptarët; luftës së tij për liri; luftës së tij kundër turqve, si element i padëshiruar në Ballkan dhe tepër kërcënues për identitetin shqiptar; përsëri luftës kundër turqve, por tashmë të konsideruar si sjellës të Islamit në Evropë; aleancave të tij me vende të ndryshme perëndimore ose vasalitetit ndaj Aragonëve të Napolit; lidhjeve të tij me Vatikanin ose mitit të “Atletit të Krishtit”, që aq shumë u përhap në Evropën e Rilindjes e më pas; natyrës së dyzuar të tij, si edhe i krishterë edhe mysliman; diplomacisë së tij me Venedikun, e kështu me radhë. Nuk është për t’u habitur, as ka gjë të keqe, që krahu katolik i kulturës shqiptare bashkëkohore t’i mëshojë njërit aspekt, ndërsa krahu ortodoks një aspekti tjetër; që historianët me orientim laik të përqendrohen më shumë në përpjekjet e Skënderbeut për t’i dhënë Arbërit trajtat e një shteti të pavarur, dhe më pak në orvatjet e tij për t’u përfshirë në kryqëzatat anti-osmane që përgatiste Evropa dhe Vatikani.
Çfarë shqetëson, në këtë mori interpretimesh dhe ekstrapolimesh, është mënyra si do të paraqitet Skënderbejada në programet e shkollës publike; sa kohë që kjo shkollë publike synon t’i japë Shqipërisë qytetarë, para se t’i japë shqiptarisë shqiptarë, kishës e xhamisë besimtarë, Krujës krutanë, Evropës evropianë etj. Dilema të tilla do të zgjidhen, duam apo nuk duam, me rrugë ideologjike; meqë historia, të paktën në nivelin që u jepet shkollave, nuk mund të jetë veçse projektim, sado besnik, i së sotmes. E solla shembullin e Skënderbeut më tepër si paradoks; ose për të treguar se edhe për atë narrativë aq themelore të një heroi kombëtar absolut ekzistojnë dallesa, divergjenca dhe kundërshtime shpesh dramatike. Me figura të tjera të historisë, këto dallesa e divergjenca shndërrohen me lehtësi të madhe në mure të cilat e pengojnë komunikimin midis miseve të qytetarisë shqiptare.
Shqiptarët e fillesës kulturore katolike, bie fjala, do të parapëlqejnë ato hipoteza që e nxjerrin krishterimin të ardhur në viset (proto)shqiptare nga Roma, përkundrejt të tjerave hipoteza që përsiatin një origjinë lindore të asaj feje. Teoritë për origjinën pellazgjike të shqipes e të shqiptarëve janë mbrojtur pothuajse rregullisht nga dijetarë të lagjes ortodokse. Nga ana e tyre, shqiptarët myslimanë, sidomos sunitë, nuk pajtohen dot me karikaturizimin total që i është bërë tani vonë lëvizjes së Haxhi Qamilit, ndonjëherë edhe në emër të denigrimit të komunitetit përkatës. Fan Noli, i trajtuar nga komunistët, kombëtaristët, antizogistët dhe lobi ortodoks tradicionalisht si vigan liberator i mendimit progresiv shqiptar, tani shihet edhe si revolucionar pothuaj puçist, nga një krah tjetër, i cili simpatizon periudhën dhe sidomos filozofinë politike të monarkisë zogiste. Kur vjen fjala për historinë e periudhës 1939-1944, historianët e majtë gjithnjë duan ta ruajnë antifashizmin si kriter të vlefshëm, sot e kësaj dite, për gjykimin e figurave dhe ngjarjeve politike të atëhershme; por ka edhe një rrymë kombëtariste që kërkon t’i rehabilitojë pushtetarët e ashtuquajtur “kuislingë”, pavarësisht se këta bashkëpunuan hapur me italianët, përkatësisht gjermanët. Pa folur pastaj për Konferencën e Pezës, Kongresin e Përmetit dhe Mehmet Shehun…
Edhe në historinë e kulturës, një palë do t’i japin, bie fjala, rëndësi të madhe zhvillimit të Voskopojës si qendër kulturore ballkanike, ndërsa një palë tjetër do ta shpërfillin atë zhvillim, si produkt të një kulture gjithsesi “joshqiptare” (vllaho-ortodokse); po ashtu, letërsia e ashtuquajtur e bejtexhinjve nga disa do të vlerësohet si hallkë e domosdoshme në procesin e përftimit të bashkësisë letrare kombëtare, ndërsa nga disa të tjerë do të refuzohet me neveri, për shkak të alfabetit të përdorur, tematikës e frymës orientale dhe kontekstit social ku ajo letërsi i pati rrënjët. Është e natyrshme që katolikët të krenohen me etërit e shqipes së shkruar - Buzukun, Bardhin, Budin e Bogdanin - si klerikë katolikë; në një kohë që ortodoksët dhe myslimanët do të krenohen me ta për arsye të tjera, që gjithsesi nuk do të lidhen haptazi me veprimtarinë fetare të atyre të katërtëve; edhe pse nuk është e lehtë, objektivisht, që shkrimi i shqipes në ato kohëra të trajtohet veçmas nga misioni katolik…
Problemi mund të formulohet edhe kështu: pas 1990-ës, institucionet shtetërore dhe kulturore qendrore të shtetit shqiptar e humbën prestigjin dhe autoritetin që kishin gëzuar deri atëherë, çka u shoqërua me një rigjallërim të rrymave, interesave dhe prirjeve centrifugale, në të gjitha aspektet e jetës sociale, duke u shtrirë madje edhe në histori. Andej e tutje, historia e Shqipërisë do t’i ngjante gjithnjë e më tepër një romani policor të rrëfyer kuturu prej personazheve dëshmitarë të krimit e me lexuesin viktimë të vetme, por të detyruar. Grupe interesash, shpesh në kundërvënie e kacafytje të ashpër mes tyre, iu vërsulën atyre pak figurave e monumenteve që kemi, për t’i përvetësuar e për t’i përdorur në luftën për supremaci ndaj grupeve të tjera; ose, në rast të kundërt, për t’i mbuluar me baltë. Ka ndodhur edhe që përpjekjet në dukje “shkencore” për revizionim të historisë të kenë qenë, në thelb, rezultat i vullnetit për t’ia diskredituar ose së paku minimizuar grupit kundërshtar “heroin”. Kjo lojë e paskrupullt do të dukej qesharake, sikur të mos sillte pasoja serioze në kohezionin kulturor kombëtar. Nëse historiografia totalitare prodhoi dje një version të higjienizuar dhe artificial të historisë kombëtare, revizionimet e sotme kinse në emër të “së vërtetës” kërcënojnë t’i lënë shqiptarët pa histori, dhe qytetarët pa një alfabet kulturor-historik të përbashkët.
Si duhet të veprojë shteti shqiptar përballë kësaj katrahure? Në parim, zgjidhja nuk duket aq e ndërlikuar - meqë institucionet shtetërore kanë përfitim t’u ofrojnë qytetarëve atë histori e cila i ka paraprirë së sotmes; me ato narrativa të cilat pajtohen me interesat e sotme strategjike të shtetit shqiptar dhe të kombit shqiptar në Ballkan. Grupet e interesave, komunitetet fetare dhe krahinore, grupimet politike të majta e të djathta e të tjera segmente sociale kanë programet dhe synimet e tyre për të arritur, të cilat jo gjithnjë pajtohen me interesat e publikut ose të republikës; prandaj duhen respektuar e ndonjëherë dëgjuar, por nuk duhen lënë të sundojnë politikat publike, madje as për hir të koniunkturave; dhe kjo jo në emër të ndonjë etatizmi mitik, por vetëm në emër të ruajtjes së kohezionit të një shteti të ri si Shqipëria, i cili jo gjithnjë mund t’i gjejë lehtë në histori arsyet kulturore të ekzistencës së vet. Rishikimi i historisë, më shumë sesa “ndreqjes së gabimeve” që janë bërë në të shkuarën, duhet t’i shërbejë ndreqjes së gabimeve që, përndryshe, nuk do t’i shmangim dot në të ardhmen.
Ardian Vehbiu
Shekulli
18-09-2007


18 September 2007 @ 6:49 pm
Bukur !
18 September 2007 @ 6:56 pm
AV e ve gishtin mbi plage. Tashme duhen identifikuar grupet e interesave dhe ose te gjendet emeruesi me i vogel i perbashket, ose duhen bere zap.
18 September 2007 @ 7:03 pm
Ah se harrova: sa here qe hapet muhabeti i historise ne Shqiperi dikujt po i rreshqet situata nga duart. Kjo eshte nje ’smoke screen’.
Me sa mund te marr me mend Republika e Gjysmagjelit ballafaqohet me rreziqe ‘te sigurise kombetare’. Kuptohet RGj i ka identifikuar keto rreziqe gabim (shumicen), ate me kardinalin nuk e ka identifikuar fare
http://www.mod.gov.al/botime/html/botimet/strategjia_plote.htm
18 September 2007 @ 7:21 pm
Megjithmënd që është muhabet i ngatërruar rishikimi i historisë; i propozoj qeverisë të fillojë me rishikimin e “diturisë së natyrës”, ” edukatës morale” dhe ndoshta do ta kishte më të kollajtë dhe me “arithmetikën”
18 September 2007 @ 9:22 pm
Ne qofte se ne Shqiptaret e duam historin ashtu siç e pershkruan ky Vehbi,katolik, musliman, ortodoks apo ku ta di une, me mire mos ta shkruajm.
Nuk e kuptoj pse do futet Skenderbeu ne ate qe ne e quajme rishikim te historis.
Rishikim te historis do thote qe me se fundi ajo qe shkruhet duhet te jete e bazuar ne vertetsin e dokumentave.
Te njohim mire si u zhvillua kongresi i gjuhes Shqipe, si arriten Shqiptaret te kene kete shkrim qe kemi sot.
Te na dokumentohet shpallja e pavarsis.
Kemi te drejte te njohim se çfare eshte shkruar ne ate te uruar dokument.
Ardhja e princ Vidit.Pse erdhi, kush e solli?
E shume e shume te tjera.
Vetem ato qe nuk duan rishikim te historis ( psene? e kam te veshtire ta kuptoj) mundohen ta zmadhojne çeshtjen.
18 September 2007 @ 9:25 pm
Edhe une jam dakord. Shyqyr qe jam Kanadez tani se Shqiptari nuk po dihet se c’eshte.
Si tha ai kopetenti i huaj: “Shqiperia lindi se te Medhenjte nuk dinin cte benin me te”
19 September 2007 @ 1:11 am
Mire, mor mire, po historia nuk eshte pleher qe te riciklohet keshtu si bejme ne. Objektiviteti dhe mungesa e elementit emotiv duhet te shtohet me katrorin e distances kohore te evenimentit historik nga e sotmja. Ne behemi inkandeshente edhe per pellazget, iliret, Skenderbeun, I. Qemalin etj. Kurse per heronjte e mevonshem behemi llave vullkani.
Ne na duhen ende mitet! Na duhen genjeshtrat historike. bazuar mbi nje berthame te vertete. Jemi komb foshnjarak (vjetersia si popull nuk na ndihmon gje hic, kot kapemi pas saj si i mbyturi pas kashtes); kemi nevoje per ninulla, tooth fairy dhe plak te vitit te ri. Eshte detyre e shtetit - sic thote edhe shkrimi - ti mbaje dhe jo ti rrezoje patericat e miteve. Por ti kerkosh shtetit tone llogari per nje gje te tille, eshte njesoj si ti kerkosh hesap topallit pse nuk e beri 100 metershin per 10 sekonda.
19 September 2007 @ 1:42 am
Mire per historine e kaluar, po per kete histori qe po bejme sot ca do themi?!
Se me sa duket, nga qe nuk jemi ne rregull sot, kemi tendencen te zhgaravisim e njollosim te kaluaren dhe te prishim te ardhmen.
Nuk e ka fajin e kaluara po e sotmja ne rastin tone.
Se me sa shihet vajtem per demokraci, e perfunduam ne Dumb-okraci.
(Dumb-e mar nga anglishtja)
19 September 2007 @ 1:51 am
Propozimi im per historine.
Kur te jemi mire, e qete, te meremi me historine, se ajo do qetesi e kthjelltesi, e nuk behet as per politika e kriza momenti as per shfryrje stresesh shoqerore te momentit.
Dhe te shikojme kete historine qe po bejme ne sot, e te na vij turp, e ta mendosh pastaj, ne sot, kemi fytyre te llapim neper gazeta per brezat paraardhes sesi ecen ata ne histori.
Ne brezit te sotem duhet te na vij turp ne radhe te pare per kete histori qe po shkruajm ne sot.
Kete histori te perpiqemi ne te permiresojme, e se kjo ndoshta eshte ne doren tone.
19 September 2007 @ 2:06 am
Historia nuk eshte as qypi magjik ku sa here te futesh doren gjen, e ka per te gjithe. A duhet te jemi pragmatike po, por eshte vecanerisht e rendesishme qe ta shikojme historine pa komplekse. Pa patur frike nga e verteta, se vetem duke fituar kete siguri kemi fituar gjysmen e betejes.
Vehbiu eshte shume i mprehte dhe e ka kapur ceshtjen ashtu sic duhet per mendimin tim. Te gjithe kane merita dhe mekate. Historia eshte plote me nuanca, duhet te nisim ta kuptojme kete. Ka shume detaje dhe pak historiane te mirfillte, patriote dhe profesioniste njeheresh per ta shkruar historine sic duhet.
A eshte historia qe kemi mesuar ne ne shkolla e verteta absolute? Asnje nuk besoj te jete naiv sa ta besoje kete. E para, e verteta absolute nuk egziston dhe e dyta, sistemi i Diktatures se Proletariatit nuk mund t’i lejonte vetes te tilla liberalizma. Historia eshte shkruar ne mbeshtetje te vijes politike te sistemit. Nuk ka asnje dyshim ne mendjen time se historia ka nevoje per nje qasje te re apolitike.
Por asesi te mos perseritet gabimi. Politika nuk ka pune me historine. Kryeministri e di kete, por cdo moment qe shpenzojme ne kete teme eshte largim i vemendjes nga fiasko e Rreshen-Kalimashit.
19 September 2007 @ 3:44 am
Njeri me horizont.Prurje teper origjinale ,sidomos me konstatimin e perplasjes se Grupeve e Grupimeve.
Ky eshte edhe themeli qe do te ngrihet godina e historise,Kendi i shikimit dhe interpetimit te ndodhise ,faktit,ngjarjes.Aftesia per te zbuluar pertej interesave te GRUPIT .
Vetem se nuk e di ndoshta edhe pikpamja po aq e rendesishme sa mposhtja e interesave te GRUPIT qendron edhe problemi:-
Mbi c’VLERA MORALE do te ngrihet e ringrihet ky KOMB,sot per sot i rene perdhe e i neperkembur nga grupime injorantesh e pa kulture.
A do te quhet TRADHETIA si vlere negative dhe jo perfaqsive e KOMBIT?
A do te jene gjaku i derdhur per LIRI e PAVARESI,PERPARIM e DREJTESI SHOQERORE,gure themeli i ndergjegjes se Kombit?
A do te jete nje “kolabrocianist” po aq i perbuzur ne vlerat e kombit sa edhe ne te gjithe vlerat e popujve te qyteteruar Europiane.
A do te zevendesohen faktet qe sollen ndryshime rrenjesore ne jeten e Shqipetareve me copeza te jetes se herojve individuale.
Pyetje si keto e te tjera te nxisin qe te mendosh se ky mendim i shkruar e prure prej A.Vebiut,do te jete nje piknisje e sukseseshme per te kaperxyer shume pika te erreta ne mendjen e dritshkurterve ,kalemxhij te kohes.
Urime z.Ardian.
Uroj qe kete artikull ta kete lexuar edhe Saliu si dashamires i te shkruares,si dhe te gjithe “fanatiket” e tij qe perfaqesojne nje grup jo te vogel qe mendojne se historia eshte si “deti i jevgut kur u be deti KOS”.
19 September 2007 @ 7:49 am
A duhet qe ne ta shohim historine ashtu sic duam ne apo sic ka qene? Kjo eshte ceshtja….Me pelqen qe te kemi historian qe te thone te verteten e argumentuar dhe jo perralla dhe fabula te kota. Dua ta shoh historine e Shqiperise me te mirat dhe me te keqijat e saja. Nuk duhet te refuzojme ta shohim historine ashtu sic ka qene vetem sepse nuk na pelqen ne. Nuk ka histori pa te vertetesi. Dhe s’ka popull pa nje histori. Ndersa historia e fallsifikuar prodhon vetem alien. Do te deshiroja dhe kerkoja scholarshipin dhe te verteten jo fallsitetin dhe zbukurimet e pa nevojshme. Nese kemi nje histori te keqe atehere le te rregullojme te ardhmen por jo ta shtremberojm te kaluaren.
19 September 2007 @ 11:15 am
O njerez lejeni punen e “rishikimit te historis” se jan shashka te hedhura nga Salihi & Co. Ky person me “rishikimin e historis”, me hapjen e (gjoja) dosjeve te 1997, me eksportet e (fanta) energjis elektike ne 2009, me dhenjen e lekve (2,7 %) te “firmave piramidale”, me rrikthimin dhe kompensimin e pronave, me politiken Shqiperia 1 Euro etj gjen vetem menyra se si e si shqiptaret ta heqin mendjen nga problemet thelbesore si mungesa e ujit, e dritave, rritja e çmimit te bukes, mungesa e infrastuktures etj dhe te merren me keto pseudo probleme alla Berisha. Si mund nje popull dhe nje shtet (me gjith ate pasuri ujore) qe ne mes te Evropes ne 2007 te vuaj akoma nga mungesa e ujit dhe dritave??? Por ne nuk jemi popull por veçse nje grup delesh qe kur na japin nje urdher e rrespektojm pa bar gek-mek, çdo popull ka nje pik maksimale durimi qe kur e arin nuk durohet me…shqiptaret nuk e di se kur do ta arrijn kete pik, e vetmja shpres e ime eshte te gjenerata e re qe po formohet jasht atij vendi pasi vetem ata mund te bejn diçka…nese do te kthehen.
19 September 2007 @ 11:20 am
Une kam lexuar tre vellimet e “Historia e shqiperise”.
Ka ca gjera qe duhen rishkruar, por asgje nuk eshte e persosur.
19 September 2007 @ 12:14 pm
Kurse mua me duhej ta lexoja prej te tjereve meqe tanet ishin te koklavitur, per mos te thene naj gje tjeter.
19 September 2007 @ 2:13 pm
Nje nnga pikat e sigurise Kombetare ,eshte:
“Mbrojtja e dinjitetit dhe vlerave kombetare ”
Kush eshte dinjiteti kombetar nga keto figura ,Ahmet Zogu. Kuislinget, Enver Hoxha ,apo Sali Berisha …???
Te gjithe shqiptaret kane opinine dhe veshtrime te ndryshme, per keto figura ,sepse ,as edhe njeri prej tyre,nese marim per base mendimin e popullit,nuk kane vlera kombetare, atehere per cfare mbrojte te dinjitetit do te pranojme, ose do te flasim kur te gjithe shqiptaret nuk kane nje mendje !!
Nuk mund te kete teorikisht dhe praktikisht qe te gjithe te kene nje mendje,sepse nuk ka figure te persour,nuk ka dinjitet te paster ,puro , sepse te gjithe pa perjashtim jane mekatar,pervec Jesu Krishtit, ose perendise .
Te gjithe jane mekatare ,! a ka sot dinjitet kombetar dhe vlera kombetare ?!!?? as qe nuk diskutohet qe nuk ka ,per te mos thene jane shkelur me kembe. jo nga populli i cili eshte nje aspirant i vlerave nje thesar i pa cmueshem por nga , por figurat politike,te djeshme dhe te sotme ,interpretime ka sac ka yje ne qiellin e pafundem, kush ka te drejte . ??!! hajde gjeje . !
19 September 2007 @ 2:25 pm
Vehbiu i ka rene pikes. Rishikimi i historise, menyra si eshte bere dhe perpiqet te behet, eshte nje problem shume me aktual seç duket ne pamje te pare.
19 September 2007 @ 2:27 pm
Shqiptaret nuk duhet te presin,deri sa te ngjallet Skenderbeu,..sepse te gjitha mundesite e normalitetit dhe jetes TE TE GJITHE SHQIPTAREVE jane aty ne vendin ku kemi lere ,ne ShQIPERI,
Varferia eshte nje dhurate e mungeses se manaxhimit te vendit dhe jo e zotit,ajo mund te zhduket shpejt ne se ne,luftojme per te drejtat tona per dite, e per ore.
19 September 2007 @ 2:50 pm
Rishikimi i historise….hmmmm….Kush do ta beje? Me thoni nje ekspert te papolitizuar ne Shqiperi.Me thoni se si shkolla e sotme shqiptare po fabrikon shkencetare dhe mendje te lira qe do merren me kete pune ne dekadat qe vijne, njerez qe kane pervetesuar ne shkolle menyren shkencore per te nxjerre materialet, per te bere nje kerkim literature sipas standarteve te sotme, per te gjetur gjithe studimet dhe shkrimet egzistuese per historine tone kudo ne bote dhe per te bere nje sintetizim te kesaj njohurie ne menyre te paanshme.Njerez qe nuk hane sapunin per djathe, por qe duan prova te pakundershtueshme para se te shprehin nje fakt si te vertete. Njerez qe bejne lidhjen logjike te fakteve dhe qe gjithmone pyesin si e pse dhe ku qendron missing link. Jo si manualet e historise se disa qyteteve te lashta ne Shqiperi ku pretendohet se jane aq e kaq mijevjecare te vjeter, por nuk bejne lidhjen midis epokave, kane gjetur 2-3 gjera qeramike diku dhe thone qyteti u themelua kaq mijera vjet me pare, pa asnje prove tjeter, pa e mbeshtetur me ndonje fakt tjeter, qe dhe une qe nuk jam historiane nuk bindem, lere me te vene dhe ta mbrojne si teze ne ndonje konference shkencore e t’u mbushin mendjen shkencetareve.
Po nga keta njerez une pres te perplasin fytyres se fqinjeve tane te verteten e historise se kombit tone, jo shume larg, por te ketyre shekujve te fundit, sepse faktet jane me te fresketa, me te shumta, e me veshtire per t’u manipuluar sesa ato qe kane ndodhur 2-3 mije vjet me pare.
Une pres qe ne histori te permenden referencat e informacionit dhe te permenden periudhat e historise ashtu sic kane qene, pa ngritur ne qiell njerez te gjalle a te vdekur, por te permenden ato qe kane bere, pa i vene ngjyra a komente.
Sali Berisha qe me ngulm e kerkoka kete gje, mire ben, po do doja ta shihja te kerkonte po me aq ngulm te permiresonte mireqenien e bashkekombasve te tij qe nuk i mjaftoi qe u hengri mishin ne 97, por tani do t’u haje dhe kockat. Ai si shume lider shqiptare ne vite ka delirin e madheshtise, mjafton te besh nje poezi a kenge me emrin e tij dhe ati te ben hero kombetar. Ai me sa shoh pretendon te futet ne librat e historise si hero, ne gjallje. Well, Berisha do permendet ne histori, brezat do ta njohin, do ta njohin si nje njeri ambicioz, politikan karriere, qe ishte nje prej shume te tjereve qe kontribuan per vendosjen e sistemit pluripartiak dhe qe me grusht te hekurt drejtoi partine e vet ne humbje e fitore, duke menjanuar pa meshire cdo bashkeidealist qe i ka kercenuar lavdine dhe postin.
Nevoja per kete eshte nje nevoje qe e kane te gjithe Shqiptaret pa dallim krahine, feje dhe fisi. Por mendoj qe ambjenti shume i mykur politik, ekonomik, arsimor, kulturor ne Shqiperi nuk po krijon kushte per ushqimin e mendjeve te brezit te ri aty. Une mendoj qe SI GJITHMONE do jene bijte e shqipes jashte atdheut qe do bejne dicka per te kontribuar qofte me mendjet e pasionin e tyre per atdheun, qofte materialisht per te kontribuar per mbeshtetjen financiare te nje grupi profesinistesh qe duhen nisur neper arkivat e Evropes e Amerikes, qe ta kalojne tere jeten duke mbledhur faktet e historise qe nuk i njohim.
Dje kam lexuar se si 2 pasardhes direkte te Skenderbeut qe jetojne ne Itali kane ardhur ne Shqiperi dhe kane vizituar vendin e te pareve.Ata jane pasuri shume e madhe, sepse kane ne duar fakte dhe dokumenta, pa permendur infon e transmetuar gojarisht brez pas brezi ne familje, te cilat do hedhin drite mbi shume ngjarje historike, te cilat fqinjet tane i vene ne pikepyetje (edhe vete egzistencen e Skenderbeut, apo origjinen e tij).Enderroj nje bashkim te Shqiptareve nje dite, me pasardhesit e Skenderbeut, nen nje flamur, me 28 Nentor. Dhe ate dite, figura mjerane si Nano e Berisha do duken qesharake…….
19 September 2007 @ 2:53 pm
Por dhe perpjekje po behen. Te pakten kur hyra ne librarine e pare vura re se kendi i historise shqipe perfshinte dhe libra nga studjues te huaj (si psh Iliret) te perkthyer tashme ne shqip… edhe libra te rinj nga historiane shqiptare si te Shqiperise ashtu edhe te Kosoves… (5 vjet me pare nuk mund te gjendeshin ne librari as 10% e tyre). Sa per librat shkollor, duhet folur me me fakte. Duhet vertetuar diku ajo qe eshte bere dhe ajo qe s’eshte bere e jo me hamendje….
Tema eshte shume e rendesishme… por duhen njohur edhe hapat pozitive se nuk kemi ngelur vend numero. Nese gjithmone tregohemi kaq negative ne argumentat tona nuk di se c’fare risie po sillet ne debat apo cfare kontributi po japim ne, perkundrazi me duket se shpesh po vjellim nje ‘negativizem imagjinar’…
19 September 2007 @ 4:01 pm
Nese do veme perpara spektrin historik dhe per ta rishikuar ate, duhet te ju japim vleresimin figurave dhe kritiken.
pse shteti dhe historianet shqiptar nuk shpallin zyrtarisht qe Skenderbeu lindi ne Mat?
dhe pse hostorianet mohojne shtet-themeluesin e pare shqiptar Mbretin Zog l?
le te ndalemi per nje moment dhe te mendojme kush la gjurme te mira dhe te keqia dhe, mos te levdojme disa figura artificiale per te niveluar dhe bindur puplikun gjoja ne interesa kombetare.
Historia e shkruajtur gjate regjimit Komunist 70 % eshte fallso , Prsh Enver hoxha i porositi Historianet qe c’do gje qe shkruhet ne histori te kete lidhje me Bolshevizmin, gjithashtu ao figura qe nuk kishin lidhje ndoshta me politiken i aneksoi ne krahun bolshevik.
ja nje shembull tjeter Konkret qe komunizmi mer shatin dhe shkruan me majen e shatit, Pjeter Budi dhe Pjeter Bogdani qe linden ne Mat dhe nuk ishin te djathte, e as te majte , keto letrar te medhej te gjuhes shqipe Enveri ju rregulloj nje vend te mire ne Histori
Por! Skenderbeun, dhe mbretit Zog l ,qe ishin patriote dhe gati te nje katundi ne Mat me Pjeter Budin, dhe Bogdanin, u mundua ti humbe Historine e lavdishme dhe origjinen e tyre.
19 September 2007 @ 4:40 pm
The_Burrel, jo mer daje jo, por qe te mbushesh mendjen tende, te Saliut dhe te Nard Ndokes duhet te lexosh Namik Vehbi Fadile Hot-in.
19 September 2007 @ 4:53 pm
artikulli duket shume terheqes per mjaft nga idete e tij lidhur me gjendjen kontradiktore qe do te paraqese “rishikimi” apo plotesimi i historise se Shqiperise.
Mendoj se tre nga idete e shumta qe paraqiten ne te, nuk jane me baze reale por me teper i ngajne si “te verteta” te marra apriori.
1- Ideja se Skenderbeu ka qene vasal i aragoneve te Napolit nuk ka ndonje baze dhe çdo lundrues ne Internet mund te zbuloje se edhe nga shkrimet e viteve 1500, Skenderbeu nuk paraqitet si vasal i aragoneve te Napolit. Pervec Marin Barlettit me posht sjell me copy-paste edhe mjaft emra qe kurre nuk e kane pranuar vasalitetin e Skenderbeut. Natyrisht qe une nuk kam asgje kunder vasalitetit(vartesise) por desha te theksoj se e verteta eshte qe Skenderbeu perderisa nuk pranoi vasalitetin e Sullatanit, s’kishte si te pranonte vasalitetin e feudaleve te Napolit aq me teper qe Ferdinandi kishte nevoja aq te ngutshme per kete kampion lirie te botes atehershme.
“The work was widely read in the sixteenth and seventeenth centuries and was translated and/or adapted into a number of foreign language versions: German by Johann Pincianus (1533), Italian by Pietro Rocca (1554, 1560), Portuguese by Francisco D’Andrade (1567), Polish by Ciprian Bazylik (1569), French by Jaques De Lavardin, also known as Jacques de Lavardin, Seigneur du Plessis-Bourrot (Histoire de Georges Castriot Surnomé Scanderbeg, Roy d’Albanie, 1576), and Spanish by Juan Ochoa de la Salde (1582). The English version, translated from the French of Jaques De Lavardin by one Zachary Jones Gentleman, was published at the end of the 16th century under the title, Historie of George Castriot, surnamed Scanderbeg, King of Albinie; containing his Famous Actes, his Noble Deedes of Armes and Memorable Victories against the Turkes for the Faith of Christ. Gibbon was not the first one who noticed that Barleti is sometimes inaccurate in favour of his hero; for example, Barleti claims that the Sultan was killed by disease under the walls of Kruje.
Skanderbeg’s posthumous fame was not confined to his own country. Voltaire starts his chapter “The Taking of Constantinople” with the phrase
“ Had the Greek Emperors acted like Scanderbeg, the empire of the East might still have been preserved. ”
A number of poets and composers have also drawn inspiration from his military career. The French 16th century poet Ronsard wrote a poem about him, as did the 19th century American poet Henry Wadsworth Longfellow. Antonio Vivaldi composed an opera entitled Scanderbeg. For Gibbon, “John Huniades and Scanderbeg… are both entitled to our notice, since their occupation of the Ottoman arms delayed the ruin of the Greek empire.”
In 1855, Camille Paganel wrote Histoire de Scanderbeg, inspired by the Crimean War.
Persa i perket idese se dyte: Kjo ka te beje me menyre se si do te paraqitet “Skenderbejada” nga programet shkollore, persa kohe kjo shkolle publike do t’i jape Shqiperise qytetare para se t’i jape shqiptarise shqipetare, kishes e xhamise besimtare etj etj. Kjo pjese e pare e kesaj ideje me duket se ngaterrohet kot me paraqitjen e Skenderbejades sepse te pakten qe nga koha e vdekjes se tij, shkrimet, romanet, poemat, vjershat operat dhe shume gjini te tjera te krijimit e te studimit kane bere te qarte “Skenderbejaden” si nje formule te Lirise si e percakton edhe Kadareja ne krijimtarine e vet. Edhe ne tekstet e kohes se Socializmit ne historine e Skenderbeut nuk kishte ndonje shtremberim ose ideologjizim megjithe se ishte koha e ideologjizimeve jashtzakonisht te forta.
Ne fakt mua me duket jo e drejte ideja qe paraqitet ne vazhdim te asaj me siper (Skenderbejada etj). Nuk e quaj te drejte qe t’i jepet e drejta e qytetarise ideologjizimit te teksteve ne kohen e sotme sepse ne kete menyre ne na priten rruget per te kritikuar ideologjizimet e kohes socialiste. Kur autori thote se dilema te tilla do te zgjidhen duam apo nuk duam ne, me rruge ideologjike; deri ketu mire sepse e tille eshte gjendja ne Shqiperine e sotme, por ne se autori e konsideron vehten intelekutal (krijues) nuk mendoj se i lejohet qe ta justifikoje ideologjizimin “meqë historia, të paktën në nivelin që u jepet shkollave, nuk mund të jetë veçse projektim, sado besnik, i së sotmes.”
Ishte ai ideologjizimi i tej shkajshem qe e bente te merzitshme dhe te veshtire brumosjen e brezave me patriotizem te vertete. Pastaj kushdo qe lexon tekstet e historive te vendeve perendimore, ve re menje here qe ka nje perdorim shume te kufizuar te cilesoreve, dhe nje perdorim te madh te foljeve pavetore me qellim qe ti jape nxenesit mundesine qe te gjikoje vete faktet e zhvillimit ne menyre sa me te pavarur. Eshte e pranueshme qe ideologjite nuk mund te perjashtohen ne jete, por ne tekstet shkollore eshte plotesisht e mundshme.
Ne idene e trete per te cilen kisha opinionin tim krejtesisht te ndryshem me ate te autorit. Ai thote se kushtet e egra te perndjekjes etj etj te kohes se socializmit “kushtëzuan dukuritë e mëpasme, shpesh të skajshme, të kthimit në krahinizëm dhe separatizëm kulturor, fetar ose gjeografik. Ndarjet e mëdha tradicionale të shoqërisë shqiptare: toskë/gegë, të krishterë/myslimanë, fshatarë/qytetarë, veriorë/jugorë, malokë/fusharakë, ortodoksë/katolikë e kështu me radhë, u kthyen përsëri në qendër
Prape ketu une vij ne ate pike qe per te spjeguar gjithe keto “rrjedhoja” te kohes se Enverit nuk eshte e pershtatshme kalimi me dy rreshta dhe hedhja ne koshin e plehrave historine e 40 viteve. Veç ne menyre shume te shkurtuar sjell ne fokusin e e paçakerdisur te lexuesit gati zhdukjen e gjakmarrjeve qe i solli Saliu nepermjet propagandimit te Kanunit si nje Kushtetute te pare te shqiptareve. gati zhdukjen e analfabetizmit qe Saliu ne fillim dhe tosi me vone, ne vend qe t’i hidhnin lopatat e fundit te dheut mbi varrin e tij e hapen dhe e nxorren kufomen ne shesh, si dhe shume te tjera qe s’na mjafotn vendi ose shkruajme kot, gje qe mund te kete ndodhur qe ne leximin e rreshtave te pare te postimit tim.
19 September 2007 @ 4:56 pm
Idriz, me pare duhen shquar, shqyer dhe me pas studiuuur ‘grupet’. Pyetjet e tua jane me vend, por jane kati i 2 i ngrehines.
19 September 2007 @ 5:04 pm
Aman mor Burrel e ke zene keq me Matin dhe me Skenderbeun dhe Zogun.
Tani pse na i barazon Skenderbeun me Zogun, s’e kuptoj hiç. Vepra e Skenderbeut eshte vertete patriotike po e Zogut si na e fut ne nje thes kur ky njesoj si Sali Berisha apo Fatos Nano perparesi kishte marrjen e pushtetit dhe forcimit te pozitave te tij. Formoi shtetin shqiptar qe ne kete menyre te forconte figuren e tij te vetshpallur mbret. Eshte njesoj si te na thuash qe S.B e F.N jane patriote te medhenj se krijuan shtetin e pare pluralist pas 50-vjet komunizem.
Sa per Rilindasit ngado qe jane te rehabilitohen nqs komunizmi i zhyti ata per interesat e tyre.
Aman mos na i bej mishmash historine tani dhe na dalin vetem Matianet qe qenkan patriote. Edhe hiberbolizimi i ndodhive, historive, figurave vjen ne shume raste nga inferioriteti i madh. Ulu nje çike nga qielli dhe ec me kembe ne toke mor burr…
19 September 2007 @ 5:11 pm
Keto 40 vjet linden disa ‘grupe’ te reja. Sidoqofte, ndonese une mund ti perkast njerit prej tyre (brezi post-njeriu-i-ri-socialist), kjo nuk do te thote qe ky ‘grup’ i ri paska po ate peshe sa te vjetrit
Prape ketu une vij ne ate pike qe per te spjeguar gjithe keto “rrjedhoja” te kohes se Enverit nuk eshte e pershtatshme kalimi me dy rreshta dhe hedhja ne koshin e plehrave historine e 40 viteve
19 September 2007 @ 5:12 pm
19 September 2007 @ 6:02 pm
Ne Muzeun Kombetar ishte nje miku im per vizite pak jave me pare. i kishte pelqyer organizimi dhe fakti qe kishte prezent nje cicerone qe e shetiste dhe i fliste per periudha te ndryshme te historise se shqiptareve. Nder te tjerash ajo i tha :” Ne kemi qene te paret qe kishim zota te ndryshem, greket i vodhen mitologjine dhe zotat nga ne dhe i ngriten nje shkalle me lart e i shkruajten ne libra e i bene aq te njohura qe ne ate periudhe e deri ne ditet tona.”
Pyetja ime eshte: Ku jane faktet historike qe e deshmojne kete? Si ka mundesi qe nje fakt i tille nuk eshte bere me popullor, duke qene se historianet tane e marrkan per te mireqene? Jo per gje po kjo ndryshon tere historine e botes sic e njohim sot. Cili eshte qendrimi zyrtar i Institutit te albanologjise shqiptare (nese egziston nje i tille): qe ne i kemi dhene jete kultures greke; qe ata rrjedhin nga ne (oh sa rendom e degjoj kete nga bashkeatdhetaret); qe ne kemi bashkejetuar ne menyre te pavarur dhe kemi dhene e kemi marre kush me shume e kush me pak, apo qe ne kemi marre nga ta me teper se kemi dhene???
Dhe pyetje si keto kam shume, ashtu sikurse i kane te gjithe shqiptaret. Problemi im nuk qendron tek pergjigja. Problemi im qendron tek menyra se si eshte arritur tek pergjigja. Nese niveli i njohurive te historise qe zoterojne sot studiuesit shqiptare eshte arritur me nivelin e punes se nje adoleshenti ne shkolle te mesme qe ben research per nje topic te caktuar per oren e historise, ndihem e zhgenjyer. Dua qe ciceronia te kete mjaftueshem material te binde nje shqiptar por dhe nje te huaj qe viziton dhe Greqine (ku shkon i ben pushimet pervit) dhe Shqiperine, ku ndalon meqe eshte ne lagje.
Eshte pune e veshtire ajo e historianit, dhe perseri shume pyetje do ngelen pa pergjigje, por te ofendon inteligjencen nese te ofron nje informacion shkencor te pambeshtetur ne ndonje fakt.Ne profesionin qe kam, ashtu sikurse shume nga ju te tjere ne profesione te ndryshme, kerkohet evidenca kur i ben nje prezantim fakti sado te thjeshte tjetrit. Ketu nuk me lejon njeri te flas sipas oreksit.
Kjo eshte ideja ime per menyren se si duhet rishikuar historia. Per mua jane krejt pa rendesi se cila figure ngrihet apo ulet. Ne histori te tere jane lojtare te vegjel.Nje here nemijevjecar del dikush qe do ktheje rroten e historise ne menyre drastike.
19 September 2007 @ 6:46 pm
Anisa, je pak jashte teme. Ne po kerkojme shkakun e ti merresh me pasojen. Per ‘grupimet’ qe kacafyten thua dot gje?
19 September 2007 @ 7:14 pm
I nderuar Qafir(megjithse s’ka qafir te nderuar)!
Eshte shume e drejte ajo qe thoni Ju.Duke permendur kete fakt te mbeshtetur ne leximin plot kulture,thellesi ,qartesi dhe dije te z.A.Vebiu desha te rikujtoj se z.Ardian nuk ka prure “tezat” per rishkrimin e historise.
Cdo kiush mund te flase per Skenderbejada,Noliada ,Zogiada,etj; mund te jete dhe mund te mos jete dakord me z.A.V.,ne shume ceshtje,teresisht apo edhe per te vecanta.Cdokush ka kulturen e tij,faktet e tij dhe interpretimet e tij per paraqitjrn e mendimit dhe prurjen e argumenteve per te.
AJO qe une kam kuptuar nga z.Vebiu eshte se per te nderhyre ne kete pike te Identitetit Kombetar sic eshte Historia e PERGJITHESHME e Shqiperise,duhet te jete e qarte per te gjithe se nuk behet fjale per fusha te CAKTUARA (VECANTA ) ku ka specialiste te mirefillte fushe.Behet fjale per nje kend te gjere dhe me te arsyeshmit per nje “Rishikim”.Dhe “rishikim “nuk dote thote te HEQESH apo te SHTOSH kur nuk eshte e nevojshme.
Por te vertetosh ate qe ne praktike z.Vebiu e quan se cdo “rishikim” nuk shpeton dot nga VULA e KOHES.
Dhe rendesi ka qe vulat te jene te ARTA ne interes te KOMBIT dhe jo vula vulhumburish qe mbyten ne lumin Drin,Shkumbin,Vjose,Seman.
19 September 2007 @ 8:00 pm
Ai thote se kushtet e egra te perndjekjes etj etj te kohes se socializmit “kushtëzuan dukuritë e mëpasme, shpesh të skajshme, të kthimit në krahinizëm dhe separatizëm kulturor, fetar ose gjeografik. Ndarjet e mëdha tradicionale të shoqërisë shqiptare: toskë/gegë, të krishterë/myslimanë, fshatarë/qytetarë, veriorë/jugorë, malokë/fusharakë, ortodoksë/katolikë e kështu me radhë, u kthyen përsëri në qendër.
Mua kjo me duket pikerisht e kunderta qe ka ndodhur gjate komunizmit. Ndersa ne kohen e para komunizmit keto ndarje ishin shume te theksuara, krahinore, feje…..komunizmi me duket se beri goxha lufte qe keto ndarje te sheshoheshin. Kete kemi te keqe ne qe nuk flasim pa ngjyra partiake dhe per historine. Derisa Shqiperia eshte shume e infektuar nga militantizmi dhe jo nga shkencetarizmi (fjale e shpikur vete), kjo nuk eshte nje kohe e pershatshme per tu riformuluar nje version sa me i drejte i historise sone.
19 September 2007 @ 8:20 pm
Shquar, shqyerje, studim. Kjo duhet bere per te ‘kendveshtrimin e gjere’ te ‘rishikimit’ te historise. Ne fund te fundit, Babai i Historise eshte njekohesisht quajtur Baba i Rrenave.
19 September 2007 @ 8:25 pm
Bukur shume nga ju e kane kapur problemin nga briret. Sot ne keto momente qe flaism jemi nje kombe ( nga te paktit ne bote) qe nuk ka nje histori kombetare te shkrojtur dhe te pranuar zyrtarisht nga te gjithe si e vertete. Pra Vehbiu ka te drejte qe e ngre kete problem. Ne rast se duam te egzistojme si komb ( pak rendesi ka kjo per snobistet globaliste moderne, apo militantet partiake) ne na duhet nje histori e tille. Por kush do ta shkruaj ate? A ka valle nje vullnet te tille politika jone qe perdor historine sipas deshires se saj per te fituar mbi kundershtarin? A ka valle historian apo shkencetar tek ne qe nuk eshte “mufatur” me kete politike? A ka valle shqiptare qe pas 50 vjetesh te mesuar se kemi qene qe ne lashtesi dhe jemi edhe sot fanar ndircues i botes, te pranoj se ne historine tone ka pasur dhe gabime ashtu si ka patur edhe momente heroike. Kam firke se historia e re qe politka jone kerkoj te shkruaj do te jete perseri nje pacavure politike qe do te na tregoj vetem fanaret ndircues dhe qe pas nderimit te pushteteve do te rishkruhet perseri e perseri e perseri.
Mendoj se ne na duhet nje histori e vertete qe te mesojme e te nxjerim mesime. Eshte shume shpejt per kete, shume shpejt kur edhe ju mendjet e ndritura te kombit brenda dhe jashte tij jeni “color blind” dhe akoma e trajtoni historine sikur te ishte prone e partise apo idelait tuaj me ngjyra vetem bardhe e zi.
19 September 2007 @ 8:30 pm
Shkove te kati i trete i nderteses. Ketu duhen sqaruar pjeset ‘konstituive’ te turli-imam-bajalldise shqiptare, interesat e vecanta te tyre, dhe ose te gjehet emeruesi me i vogel i perbashket, ose te hidhet turlia ne plehra se nuk i duhet njeriu.
19 September 2007 @ 8:31 pm
O Arnaut(ipabindur,pa nenshtruar) por edhe qafir.
Pa ma argumento ku te kam rrejte une?
19 September 2007 @ 8:32 pm
Harrova ato
:D
:D se helbete vij nga lashtesia dhe me morja bie ne te tilla raste……
19 September 2007 @ 11:03 pm
Jo ti o Idriz jo! Heroi i Dotit.
20 September 2007 @ 1:22 am
Qafir, me duket se ato qe permenda, ne opinionin tim, jane shkaqet e situates para se ciles ndodhemi (mospasje e teknokrateve dhe e historise se dokumentuar si pasoje e se ciles ne tani ndodhemi pa histori te standartizuar, ndaj qeverive qe vijne e ikin, u teket te nderrojne tekstin) dhe qe solli kete diskutim qe po bejme (pasoja) . Me duket se te gjithe ketu jemi duke thene te njejten gje, ne forma te ndryshme. Do doja te citoja gjithe mesazhin e “Une perseri” me te cilin jam dakord dhe i cili ka shprehur te njejtin opinion me timin, por ne nje forme tjeter.
Shembulli qe solla dhe qe citove ishte ne pergjigje te nje parafolesi tjeter qe permendi Muzeun Kombetar ku qenkan ekspozuar ca libra historianesh per kombin tone.
Ti je duke kerkuar material shkencor ne nje forum te lire online (uroj qe ndonjeri ketu te jete historian,lol)? Apo je per nje referendum online ku secili te hedhe voten : Histori e politizuar vs Histori mbi fakte. Une votoj per te dyten.
20 September 2007 @ 1:34 am
E verteta historike eshte gjeja me me pak rendesi ne tere kete muhabet.
Kur te fillojme ta trajtojme historine si biznes kombetar, besoj qe ka pak sy per qabe per nje zgjidhje te qendrueshme.
Perrallat qe s’na duhen perrallat, jane helbete, perralla.
Une projektin e mbarova per sot.
Turqeta peshq qe nuk po flini.
20 September 2007 @ 5:58 am
Si studjohet historia? Per mendimin tim ka dy lloje burimesh qe dikush mund te nxjerre argumentet dhe faktet qe ai kerkon. Ne llojin e pare hyjne gojellenat, arkeologjia. Ndersa ne te dyten hyjne argumentet nga udhetaret ose historianet ose vete ata qe kane shkruar cfare kane pare ne terren, deshmitaret. Duke zbuluar keto lloj burimesh ne arrijme te kuptojme historine e nje populli. A ka histori perfekte, per veten time nuk besoj se ka histori perfekte perderisa vete personat dhe gojedhenat nuk mund te vertetohen 100% por megjithate ata na japin njefare mase historine e popullit. Pervec atyre ngjarjeve qe jane te dokumentaura me dokumente origjinale (ketu mund te flasim per historine moderne). Po ashtu shpesh kemi te bejme me njerez te cilet per interesa edhe kane thene gjera te pa sakta per traditat apo marredheniet e popullit. Megjithate, historianet duke qene se kane informacionin nga te gjitha anet arrijne te japin konkluzione duke e rrethuar te verteten me afer, pra ata njihen me interesat dhe personalitet e atyre qe kane folur mbi historine. A mundet qe nje historian qe te beje gabime? Po. Por une mendoj se sot per sot nuk kemi historian qe kerkojen te verteten historike, historianet e sotem jane demagog studjojne per te plotesuar dhe ngulitur me forte mitet historike. Te mos flasim per ata qe kane interesa dhe mbajne krahe si ndaj komuniteteve fetare ashtu edhe ndaj kraheve oriental dhe oksidental. Shpresoj qe te dale nje klase historianesh te thote ate te verteten ose te pakten te mundohet ta kerkoje dhe te beje nje studim serioz. Ta ndaje shapin nga sheqeri. Kushedi sesa personalitete ne historine shqiptare nuk i dihet natyre e vertete dhe karateri i tyre. Po ashtu kushedi sesa ngjarje ne historine shqiptare i duhet vene pikepyetja kur shikohet nga shume ken veshtrime. Une mendoj se duhet te reformohet historia shqiptare por se kush duhet ta beje apo se a kemi ne njerez aq te sinqerte apo aq dashamires te se vertetes kjo eshte gje tjeter dhe per kete mund te ja heq kapelen atyre qe mendojne per kundra.
20 September 2007 @ 8:06 am
Teknokrate e dokumenta ka, dhe shume cilesore madje. Sidoqofte, ‘grupet’ e ndryshme te interesit i heqin qafe ata. Eshte si puna e atij poligamistit mesoburre, qe ka nje grua te re e nje plake. Plaka i heq floket e zinj qe te duket me i vjeter. E reja i heq ata te bardhe. Mbeti qeros i shkreti.
20 September 2007 @ 8:53 am
Historine e bejne diktatoret..I yni u “konsumua ” ne 1985…Lets find another one..its about time..
Guten tag !!!
20 September 2007 @ 9:46 am
Historine e bejne diktatoret..I yni u “konsumua ” ne 1985…
Sa per shembull ende ekziston ne tekstet shkollore fakte se shkolla e pare shqipe eshte themeluar ne Korce ndersa ka fakte sipas shume historianeve duke perfshire ketu edhe Edvin Zhakun ka ka patur shkolla shqipe shume me perpara.
20 September 2007 @ 4:15 pm
Ore njerez, nuk po flasim kush, kur, dhe si e bene ‘istorine’? Po analizohet ceshtja e faksioneve, sub-markave nder-shqiptare qe e shohin veten sikur kane histori tjeter nga albanofonet e tjere qe nuk i perkasin grupit te tyre.
Eksperimenti i financuar me para Anglo-Amerikane dhe ekspertize sllave (RPSSh) nuk arriti ti shkrije keto grupime ne nje te vetem. “Kazani i shkrirjes” me duket se qenka vetem Amerika.
20 September 2007 @ 9:02 pm
Qafir shif te te them nje “store”.
Dikur kam lexuar nga nje studiues francez per ndryshimin ne studim te zotave te “vdekur” dhe “zotave” qe rrojne akoma.
Zotat e vdekur, shiheshin me objektivisht sesa te dytet (qe hala nuk dun me dek). Kjo shpjegohej me lidhjen emocionale te vogel qe perfshihej ne studimin e te pareve…ndersa per te dytet, kujt ia mban me fol keq?
Keshtu pra sic thote Nini i Bules “U bone ti!!” te rishohesh historine. Une jam i bindur se zotat e fabrikuar te historise, te ne nuk kane “vdek” akoma.
Ne pritje te Gorbacovit…
Ne fund fare, nje pyetje ngacmuese, por me dashamiresi per AV.
Nga e merrni frymezimin per temat qe shkruani? Ne rastin konkret per kete qe flasim.
21 September 2007 @ 12:27 am
E mer Alb, po kur te therres une s’gjinesh ti….
PS paske ardh ne US?
21 September 2007 @ 12:54 am
jo mer taj jam ne Memedhembje por dal gjithanej… o cmen PC-ja
21 September 2007 @ 1:09 am
Sikur te shkeputeshim nga kjo menyre te menduari ?
Shkolla e pare shqipe eshte celur….Data e clirimirt eshte…
me e rendesishmja per edukimin e njebrezi me themele te shendosha do te jete drejtimi tek faktet per te nxjerre ta zeme…
Populli i yne e ka dashur gijen,kulturen dhe arsimiminfakti ose faktet). Por
Pushtuesit nuk kane deshiruar qe shqiptari ta marre dijen nga gjuha e tij per kete e kane vonuar ne celjen e shkollave dhe zyrtarizimin e gjuhes se shkruar.
Vendi yne ishte pjestar i koalicionit antifashist dhe si tille u rendit e respektua si fitonjes mbi periudhen e Fashizmit e Nazizmit.faktet…..etj;
Shtetasit shqiptar kane aftesi te perparuara shtetformuse qe jane shfaqur ne kohe te caktuara te lidhura e te pandara nga situatat boterore.Faktet…
Them se nje menyre e tille mund te shmange denglat Bicokiane apo te servileve moderne qe u ka Plasaritur cipa duke paraqitur cdo fakt si shembje te historise .
Ne se populli i yne ishte perparimtar ne periudhen e luftrave nazi-fashiste,kjo prirje u avancua dhe u cfaq edhe ne perpjekjet per vendosjen e formavave te reja qeverisese sipas situatave ndryshimeve qe ka kerkuar koha.Dhe kjo eshte “prirje” e dashurise per perparim dije e kulture e popullit tone dhe jo ka qene vekja Dulle apo injoranca te tjera qe dominojne sot.
Do ishte shume me mire te shmangesh teorite konfliktuale te grupeve e grupimeve sidomos te atyre qe po u bien burive pas viteve 90 me te shara ,peshtyra e lloj lloj budallalleqesh ku me “trimi” na del se ka bere vjersha apo eshte ndaluar nga diktatura te botohet .
Le te nisin historite e ndertimit te ujesjellsave e rrugeve neper fshatra, mullijte e blojes dhe “teknologjite” e prodhimit per te mbritur se cilat qene ato burra a gra qe i prune,futen e nxiten ne jeten kolektive …(pastaj ka vend edhe per pordhet e bejlereve )….objektet e kultit e zakonet e urta per zgjidhjen e konflikteve ku nje vend te turpshem ze e dhe kanuni,por gjithsesi ze nje vend etj etj.Dhe ne arritshimqe eshte plotesisht e mundur te shmangim konfliktet e grupeve e grupimeve per te dhene piketa te qarta eshte shume me frytedhenese puna qe do behet per te Rishkruar Historine.
21 September 2007 @ 1:17 am
e di si thoshte nje shoku im (aktualisht profesor ne nje Univeristet ne Alabama): s’marr vesh c’ju desh kjo teoria M-L me luften e klasave shqiptareve, qe edhe pa ate jane sherrxhinj me nam. M-L do ishte mire te vente andej nga Suedi-Norvegjia qe ti zgjonte pak ata nordiket nga gjumi e t’ja fusnin ndonje dacke shoku shokut “for a change”
Mirepo s’qe e thene, vjen verdalle murtaja…
PS kjo m’erdh ne mend nga ajo teoria e konfliktualitetit me lart.
PS2: Idris, ne Skrapar shkurt do te thoshin Ziko. Por nuk besoj qe je nga Skrapari… apo?

21 September 2007 @ 1:45 am
Ku ma gjete o burre.:D
:D
:D
U dhetonim ne ca gerxhe te Skraparit nje pothuajse mbremje behari.Jeshem nja kater a pese partizane .Keshem zene rob nja dy italane dhe po i shpinim ne Gur-Kusar.Edhe aheraj nickun(pseudonimin) e kam pase drizo-shkurt Ziko.
More,shok.-i them atij shoqeruesit nga Skrapari.-C’fare karakteristike keni ju si popull,si krahine?
-Jemi luftetare te medhej.-hazer xhevap mu pergjigj vllai nga skrapari.-I shikon keto male krenare.Vetem trima nxjerrin.Trima per lufte.
Tasi nga Shijoni i Elbasanit e nigjoi dhe tha i gjo te vogel,po sa te voooogel;
-Po ca do beni ju ne keto gerxhe ku nuk prodhohet asgje.Vetem per lufte jeni si ata te krahine se drizit.(Zikos)
Historia eshte e vertete po une nuk kam qene ne lufte.Megjithate eshte nje fakt qe mund ta “permbyse” historine e Skraparit.
Kur doli “Kapitali “ka patur nje debat Historik se me pare se Marksi kete veper (analize) e kishte shkruar(analizuar) nje profesor i ekonomise Amerikane qe( ne dasht besoje e ne dash jo) ishte nga ALABAMA.
21 September 2007 @ 2:05 am
Mire, mire… po nga ky pershkrim e ngushtova shume numurin e rretheve nga mund te jesh. Jane tre, me germat e para T, ose K, ose V. Si statisticien kesaj te fundit i jap me shume mundesi. Mos ma thuaj, te lutem, a kam te “ndrejte”
apo jo, per hater te anonimitetit tone te respektuar ketu te peshku…
Per ate punen e alabamsit nuk e besoj. Jo per gje, por kane namin si me koketrashet e USA. Po i the tjetrit qe je nga Alabama, ai ta kthen “e mo u merxit, derman, i ka jeta keto”…

21 September 2007 @ 4:32 am
Ketu keni edhe nje rast tjeter te ceshtjes ne fjale:
Rrahjet dhe përkëdheljet e historisë
http://www.gazeta-shqip.com/artikull.php?id=27183
Ermir Hoxha
Produkti i radhës i studiuesit Enis Sulstarova është figura
fort e përdorshme e Haxhi Qamilit. Në studimin me titull
“Haxhi Qamili: Rebel, hero kundërhero”, Sulstarova bën një
histori të përfshirjes së emrit të kësaj figure në
ligjërimin zyrtar dhe politik. Ndërsa fillimin e studimit
Sulstarova e nis me tre lloj qëndrimesh: me një në këngë
popullore; një deklaratë të Enver Hoxhës dhe një deklaratë
të Ismail Kadaresë, gjithmonë me objekt atë që ndryshe
quhet dhe “katundari i Tironës, që u ngrit me kërku baba
Dovletin”. Sot, kur në sipërfaqe është rishfaqur debati për
rishikimin e historisë, na ka mbetur në dorë një model si
Haxhi Qamili, me status ende të papërcaktuar qartë; negativ
apo pozitiv, të paktën duke u nisur nga metoda e derisotme
e të bërit histori jo vetëm nga linja zyrtare, ajo
institucionale, por dhe nga iniciativat private, që jo në
pak raste, pikërisht nga rrethanat në liri, janë shndërruar
në anën tjetër të së njëjtës medalje, duke rrëzuar idhuj të
rremë, por dhe duke ngritur të tillë. Për rastin e Haxhi
Qamilit, Sulstarova rreket t‘i bëjë një qasje, duke
eksperimentuar së pari me metodën. Në debatin për
rishikimin e historisë, prirja është të flitet për
spekulacione në emër të preferencave politike apo ndikimeve
ideologjike, çka çon kolegët historianë që dhe ata të vihen
pa dashur në skakiera politike dhe pak ose aspak flitet mes
tyre lidhur me metodën. Ndaj, Sulstarova, i cili në
studimin e tij nuk bën histori të mirëfilltë, por bën një
trajtesë të imtësishme të mënyrës së gatimit të figurës së
Haxhi Qamilit në kuzhinën e historiografisë shqiptare dhe
më gjerë, është mbështetur në një metodë. Ja si shkruan
Sulstarova në fillim të studimit: “Konceptet bazë që
përdoren në këtë artikull janë identitetet legjitimuese,
qëndrestare dhe projektuese, të zhvilluara nga sociologu
Manuel Kastells. Sipas tij, identitetet legjitimuese
ndërtohen prej institucioneve sunduese në shoqëri për të
arsyetuar sundimin e tyre (Castells, 1997: 8). Identitetet
qëndrestare gjenerohen nga individë apo grupe në pozita të
pavlerësuara dhe të stigmatizuara nga logjika e sundimit.
Në këtë rast, individët, duke ndjerë shtypjen,
mospërfilljen apo përbuzjen që pushteti apo shoqëria
ushtron mbi ta, krijojnë bashkësitë e tyre, prej të cilave
marrin kuptime pozitive dhe me anë të të cilave u bëjnë
ballë kundërshtarëve. Ndodh ajo që Kastells e emërton si
“përjashtimi i përjashtuesve prej të përjashtuarve”: nga
pozita e ulët krijohet një identitet i ri pozitiv për
anëtarët (po aty: 8-9). Identitetet projektuese lindin prej
identiteteve qëndrestare atëherë kur aktorët shoqërorë
kërkojnë të ripërcaktojnë pozitën e tyre në shoqëri dhe
shndërrimin e të gjithë strukturës shoqërore (po aty: 8).
Është e mundur që një identitet qëndrestar të kthehet në
projektues e më pas në legjitimues, sikurse ka ndodhur me
identitetet kombëtare. Të lindura fillimisht si identitete
qëndrestare, ato kanë projektuar krijimin e një shteti dhe
shoqërie moderne kombëtare dhe kur kanë pasur sukses e kanë
legjitimuar identitetin kombëtar nëpërmjet institucioneve
të shtetit dhe shoqërisë civile. Kastells thekson se nga
pikëpamja e teorisë shoqërore “asnjë identitet nuk mund të
jetë një thelb dhe asnjë identitet nuk ka për se vlera
përparimtare apo prapanike, jashtë kontekstit të tij
historik” (po aty; kursivi në origjinal). Ky është edhe
qëndrimi ynë në analizën e Haxhi Qamilit, si simbol
historik në tri periudha të ndryshme që do ta analizojmë:
para Luftës së Dytë Botërore, pas saj dhe pas rënies së
komunizmit, kur ai është vlerësuar si përparimtar apo
prapanik, rebel apo hero, prej aktorëve të ndryshëm, por
studimi ynë, duke qenë një interpretim i interpretimeve,
nuk tenton ta klasifikojë atë në ndonjë pol. Duke nisur nga
kjo metodë, Sulstarova ndërton ngrehinën e mitit historik
të Haxhi Qamilit, duke sqaruar se “si çdo figurë tjetër
simbolike, trashëgimia e kujtesës së Haxhi Qamilit gjykohet
sipas tri akseve: spikatja, valenca dhe pronësia. Kur një
figurë historike është e spikatur në kujtesën kolektive,
hap përpara përdoruesit të saj, në një situatë konkrete, të
tjera mundësi të ndryshme nga rasti kur figura në fjalë
duhet ringjallur prej harresës kolektive. Me valencë
kuptojmë atë nëse figura historike perceptohet si pozitive,
negative apo neutrale. Disa figura historike shqiptare kanë
fituar me kohë ngarkesë të lartë pozitive, si për shembull
Skënderbeu, ose Ismail Qemali, apo ngarkesë të theksuar
negative, fjala vjen Esat Pasha, ose janë ambivalente, si
për shembull Ahmet Zogu. Pra edhe dhe valenca kushtëzon
përdorimin e simbolit nga aktorët bashkëkohorë. Ndërsa
pronësia ka të bëjë me faktin nëse simboli historik
përdoret nga protagonisti, antagonisti, apo është neutral
në konfliktin mes dy palëve. Përdorimi simbolik i Enver
Hoxhës prej partive dhe grupimeve komuniste bashkëkohore i
kundërvihet përdorimit negativ të atij simboli prej
kundërshtarëve të tyre në spektrin politik. Mundësitë e
suksesit të përdorimit të simboleve historike varen nga
ndërthurja e këtyre tri akseve (Jansen, 2007: 963) dhe
Haxhi Qamili me kryengritjen e Shqipërisë së Mesme nuk
përbëjnë përjashtim”. Për ta bërë më të plotë analizën e
tij, Sulstarova përdor dhe atë që e quan perspektivë
krahasuese, ku si shembull përngjasimi me lëvizjen fshatare
të Shqipërisë së Mesme, udhëhequr nga Haxhi Qamili, merr
lëvizjen ludite në Anglinë, aty nga fundi i shekullit XVIII
dhe fillimi i shekullit XIX, si dhe lëvizjen boksere në
Kinë në vitet 1899-1901. Të dyja këto lëvizje, sipas
Sulstarovës, përftuan vokacione pozitive vite apo shekuj më
vonë, ndërkohë që ishin linçuar nga gjykime ekstreme si
lëvizje rebele, si lëvizje të errësirës kundër dritës së
progresit. Siç e paralajmëron dhe në titull, Sulstarova e
ndan figurën e Haxhi Qamilit në tre këndpamje: rebel, hero
dhe kundërhero.
Te rebeli, Sulstarova shkruan ndër të tjera: Përderisa qysh
në fillimet e saj Rilindja Kombëtare idetë e përparimit,
modernitetit, zhvillimit, i shihte të mishëruara te shtetet
e Evropës Perëndimore, të cilat e kishin njohur Vidin si
sundimtar të vendit, rebelët e Shqipërisë së Mesme u
cilësuan si turmë injorante e prapanike. Ndërsa Vidi
legjitimonte rendin e ri të shtetit kombëtar, rebelët
digjnin shtëpitë e atyre që i mbanin për “shqiptarë”.
Rebelët u shpallën tradhtarë. Për shkak se sulmonin pronat
dhe grabisnin pasuritë e bejlerëve, ata quheshin anarkistë,
si përmbysës së rendit shoqëror dhe si irracionalë, sepse,
siç shkruante gazeta “Dielli” e datës 10.03.1915, “me
barinj nuk bëhet shtet” (cituar nga Shpuza, 1990: 239). Për
ta përmbledhur, kryengritja e Shqipërisë së Mesme nga elita
politike dhe intelektuale e kohës shihej kundërshtare e
identitetit legjitimues kombëtar shqiptar, si prishëse e
asaj pune madhore që nacionalistët ishin përpjekur me shumë
therrori për ta realizuar dhe si rrënuese e rendit
ekzistues shoqëror. Mirëpo kishte edhe zëra të veçantë, të
cilët mendonin për një Shqipëri ndryshe, pa sundimtarë të
huaj, pa klasa të pasura, të qeverisur nga vetë populli.
Emblematik për këtë identitet projektues është artikulli
“Shqiptari më i mirë” i Sali Nivicës, botuar te gazeta
“Populli”, më 19.03.1915. Sipas tij, shqiptari i vërtetë i
atyre viteve nuk duhet kërkuar te “patriotët”, por tek ai
më i thjeshti, te “rebeli” i Shqipërisë së Mesme.
Te heroi, Sulstarova merr si model analize formësimin që
mori figura e Haxhi Qamilit dhe e lëvizjes së tij nga
gjykimi zyrtar i kohës: “Regjimi kishte nevojë për
precedentë historikë që të dëshmonin ‘traditat
revolucionare‘ të kombit socialist. Nuk bëhej fjalë thjesht
për propagandë politike, por për themelet kombëtare dhe
shoqërore të revolucionit socialist në Shqipëri, mbi të
cilin ngrihej eskatologjia marksiste-leniniste e regjimit.
Kryengritja e Shqipërisë së Mesme ishte çështje e së
vërtetës historike dhe duhej trajtuar pikësëpari në nivelin
më të lartë politiko-teorik. Prandaj vetë Enver Hoxha u
angazhua që Haxhi Qamili të interpretohej si një simbol i
luftës popullore kundër imperialistëve të jashtëm e armiqve
klasorë të brendshëm. Diktatori, kredencialet e veta
revolucionare i përforconte me anë të figurës së Haxhi
Qamilit”.
Ndërsa te kundërheroi Sulstarova është përqendruar te
përfshirja e emrit të Haxhi Qamilit në ligjërimin politik,
ku çdo lider ka akuzuar kundërshtarin për haxhiqamilizëm,
ku si shembull merr ish-kryeministrin Nano, i cili në një
mbledhje të Këshillit Kombëtar të Rregullimit të Territorit
flet për protestuesit e opozitës që janë mbledhur në
shëtitoren pranë zyrës së tij, duke thënë: Ndoshta është
një koincidencë simbolike, por prirja integruese e
Shqipërisë nga Perëndimi, për të cilën Tirana natyrisht
luan një rol gjithnjë e më shumë prioritar, kontraston në
mënyrë të dukshme me atë të pasardhësve të lëvizjeve të
Haxhi Qamilit që “Duan Babën” apo Shahin Matrakun. Po
kështu dhe Edi Rama, kur siç shkruan Sulstarova, shprehet
se lufta e Berishës kundër korrupsionit është si lufta e
Haxhi Qamilit kundër të pafeve, kurse shtypi pranë
Kryeministrit Berisha, si për shembull gazeta “55″, e quan
Edi Ramën si “Haxhi Qamili” në krye të Partisë Socialiste.
Ministri i Arsimit, Genc Pollo, për të shprehur mospranimin
në qeveri të ish-aleatit të tij Nard Ndokës, thotë: “Nuk
është e udhës të fusim në koalicionin tonë elementë
‘haxhiqamilistë‘ që nuk është se bartin të njëjtat vlera me
ne”, shkruan autori i studimit. Në fund, Sulstarova nuk
shkon domosdoshmërish te një definicion mbi negativitetin
ose pozitivitetin e figurës dhe rolit të Haxhi Qamilit dhe
lëvizjes së tij, por i qaset saj nga disa anë dhe
gjithashtu sistemeve të mendimit që e kanë shndërruar atë
në figurë disavalente. Ky studim i Sulstarovës vjen pas
atij kushtuar fokusit të mendimit intelektual në Shqipëri
kundrejt orientit, me titull “Arratisje nga lindja”, një
libër i plotë studimor, si dhe pas shumë sprovave të tjera,
duke i vendosur disa problematika shqiptare dhe historike
në kontekste të panjohura dhe të paanalizuara më parë.
21 September 2007 @ 8:21 pm
Eqerem bej Vlora ne kujtimet e tij thote se ne cifligjet e veta solli teknologji te avancuar agrikulture, me teknike te huaj, madje edhe bujq Arbereshe.
Katunaret e ’sheriatit’ ja hoqen qafe keto gjera nen pretekstin se nuk ishin ‘hallallo-islamike’.
Ky eshte populli yt, per te cilin ve doren ne zjarr!
21 September 2007 @ 9:27 pm
Paskan qene mire Shqipot asokohe, se sot jane kthyer bageti. Kur thoshnja une qe ‘nuk behet bagetia bari’ nuk me shkonte mendja kurre te se bari dmth: para-rendesit e katnarve te Tajrones.
22 September 2007 @ 7:32 am
Sidoqofte eshte e BEJ vlora jo BEJLERET vlora.Shume e cuditeshme qe Qerua te kete sjelle “teknologji te avancuar “per agrikulturen.Mos e ka per fiqte se edhe dardhat vone u bene .Tek ne Qerua si gjithe te tjeret ne ate kohe hanin GORICA,mblidhnin MENA,e hanin KOCIMARE.
Lexoje dhe njehere ate pjesen e atyre qe thote Qerua se edhe domatet nuk njiheshin “Domate” dhe po te digjosh fshataret e L.te Vlores iu thone per inerci ‘Kumbullore”,rrushit i thone “pjergull” dhe jo vreshte.Apo ka prure per misrat e fasulet.Ndoshta dhe nuk i duhet henger haku po gjithsesi nje prurje jo me qafir-lleqe ,do ta bente pjese te shkrimit dhe nga me cilesoret.Personalisht do ta vija si me pozitivin ne Historine e Shqiptareve pas atij nga Mati qe ka shpikur per here te pare ne bote
sic thote edhye the Burrel……Barutin….
22 September 2007 @ 9:22 am
Ato qe thote Eqerem Bej Vlora ne librin e kujtimeve,stonojne ne pergjithsi me te vertetat,me teper ka udhetime dhe peralla,
Eqerem bej Vlora ne kujtimet e tij thote :
.se ne cifligjet e veta solli teknologji te avancuar agrikulture, me teknike te huaj, madje edhe bujq Arbereshe.
qafir, i beson ti keto ..???
24 September 2007 @ 9:49 pm
korrieri
Kujtimet e diplomatit dhe ish mikut te ngushte te Zogut, Catin Saraci. Per vite te tera ishte prane tij. E pershkruan si njeri brenda te cilit triumfoi perfundimisht e liga. Kurthet, intrigat, vrasjet, perfitimet e frikshme ne rryshfete te padegjuara dhe shitja e nje vendi, ne rrefimin e rralle te Saracit
nga Alqi Kociko
Ne fillim ishin tre: Ahmet Zogu, Catin Saraci dhe Jak Koci. Nje triumvirat pushteti qe ne fakt, rrenjet i kishte vite me pare se Zogu te behej njeshi i padiskutueshem, ne nje Shqiperi feudale te cilen europianet e njihnin shume me pak se vendet afrikane. Por sa me shume Zogu kapej pas pushtetit, aq me shume zbulohej karakteri dhe synimet e tij te verteta ne syte e diplomatit dhe artistit aristokrat shkodran: Saraci kishte zbuluar pak nga pak gjate viteve, “njeriun e lig Ahmet Zogu, qe shtiu ne dore frenat e nje kombi dhe e shpuri ate ne zgrip te shkaterrimit…”. Nje kendveshtrim nga brenda i jetes dhe karakterit te nje njeriu qe percaktoi fatin e nje vendi per gati 20 vjet, vjen per lexuesin shqiptar te shekullit te 21-te ne nje menyre gati aventurore qe te kujton legjendat me pirate, harta e thesare te vjeter. Doreshkrimet e Catin Saracit, per fat te keq te parealizuara dot ne forme finale si liber voluminoz, ishin mbyllur ne nje kasete bankare te Londres per te rene ne dore ne albanologut Robert Elsie, e prej ketej per t’iu dhuruar Bibliotekes Kombetare ne Tirane. Perkthimi dinjitoz nga anglishtja prej Virgjil Mucit, ishte hapi i fundit qe vulosi fatin e kujtimeve te Catin Paskal Saracit (1902-1974) mbi mbretin Zog: Ato tashme jane liber. E megjithe pro-te dhe kundra-t qe jane thene ne dekada per Ahmet Zogun, doreshkrimet me pershtypjet e nje njeriu per te cilin Zogu ka ushqyer njeheresh besim, respekt dhe madje drojtje prej intelektit te tij, do te zene padiskutim nje vend te vecante.
I lindur ne nje familje te vjeter tregtare borgjeze te Shkodres, Catin Saraci ndoshta nuk do ta kishte shkuar ne mendje se do ta kalonte gjysmen e dyte te jetes si tij si artist, piktor i njohur dhe frekuentues i rregullt i rretheve mondane te Londres. Ishte ekuivalenti europian i Faik Konices ne Shtetet e Bashkuara: Ambasador dhe aristokrat ne sjellje, komunikim, erudicion, ne nuhatjen e politikes. Ndersa mbi nje shekull nga lindja e tij, na vjen edhe si deshmitar kyc i nje epoke, per nje arsye shume te thjeshte: Ndryshe nga kritiket e shumte te Zogut, Saraci nuk ishte ne anen tjeter te barrikades. “Zogu i Shqiperise ka pase qene nje burre po aq i poshter sa edhe cdo cub tjeter i madh ne Europe, vetem se skena e teatrit ne te cilin ai luajti ishte me e vogel. E quaj fat qe e kam pase njohur si askush tjeter ne kete bote. Duke qene ne sherbim te tij, kam udhetuar poshte e perpjete neper ambasada e kryeqytete te Europes, ndaj dhe kam mundur te shoh e te degjoj nje pjese te mire te asaj cfare po ndodhte, nderkohe qe ai njeri i pashoq per nga ligesia po ngjitej ne maje te pushtetit…”
Dhe Saraci e nis rrefimin e tij nga fillimi. Ahmet Zogu, i kurorezuar me vone mbret i Shqiperise me lejen e Musolinit, lindi rreth vitit 1893. Asokohe Shqiperia ishte province turke dhe turqit nuk e kishin me detyrim regjistrimin e lindjeve ne asnje vis te perandorise. Nderkohe qe te krishteret shqiptare regjistroheshin ne librin e kishes, krahina e Zogut nuk e njihte kete lloj regjistrimi sepse ishte kthyer en bloc ne fene muhamendane ne vitin 1851. Kur mbushi tete vjec, Zogu u dergua ne Kostandinopoje ku kreu shkollen fillore dhe mesoi turqisht ne mejtep. Gjate gjithe jetes se tij, Zogu ka kryer vetem keto tri klase shkolle: Nga Shqiperia kishte marre me vete nje tutor, Abdurrahman Krosi (Lale Krosi), njeri krejt analfabet, bemat dhe krimet e te cilit nuk lane pa prekur as njerezit e familjes (dihet se cyti vrasesit e te vellait). Saraci sakteson se ngaqe nuk e mesoi kurre gramatiken e shqipes, Zogu nuk ia ka shkruar kurre njeriu asnje leter me doren e vet, por i ka diktuar ato.
Ne vitin 1917, kur ndodhej ne Vjene me studime pas nje burse te qeverise austriake, ndodhi dhe takimi i pare i Catinit me Ahmetin. Atehere Austria ndihmonte ne arsimim nje grusht shqiptaresh te spikatur, pasi kishte plane per kete vend te vogel. Ndersa mbi dy te tretat e Shqiperise ndodheshin nen pushtimin austriak, 70 kryetare fisesh u nisen ne Vjene t’i paraqesnin nderimet Kajzerit, mes tyre dhe Zogu. “Me lane pershtypje te thelle fjalet patriotike qe dilnin nga goja e nje muhamedani shqiptar”, thote per Zogun Saraci. Takimi i dyte tre vjet me vone ne Tirane, e bindi Saracin se nje njeri me entuziazem te tille i duhej Shqiperise, ndaj “u betova ta ndihmoj me mish e me shpirt”. Dhe viti 1920 e gjen Shqiperine me kete pasqyre politike: Klasa sunduese ishin bejleret, ndersa Zogu ishte ne opozite, i perkrahur nga rinia. “Ai ishte tipi ideal per udheheqje, po te kemi parasysh se asnje katolik nuk mund ta reformonte vendin pa shkaktuar nje konflikt serioz fetar”. Saraci vuri re se si kryeminister, Zogu mori disa reforma drastike duke tronditur keqaz doket kanceroze aziatike: I ktheu varrezat muhamedane ne parqe, u dha mundesine grave myslimane te merrnin iniciativen ne duar, ndaloi me ligj poligamine, fete nuk duhej te perziheshin ne punet e shtetit. “Atehere vendosa te predikoj per te ne zonen e Shkodres, ku Zogu njihej shume pak”, thote Saraci, duke shtuar se qyteti i tij i lindjes ishte de fakto kryeqytet per Shqiperine e vogel. Por ketu mbarojne pershtypjet e tij te mira per Ahmetin, i cili te vetmen histori qe kishte mesuar edhe ne detajet me te hollesishme, ishte ajo e Napoleon Bonapartit.
Ja si e pershkruan Catin Saraci situaten e nxehte te viteve 1922-1924, e paperseritshme ne historine shqiptare qofte dhe per faktin se mes vrasjesh e betejash politike, mori jete foshnja e parlamentarizmit shqiptar: Shefqet bej Verlaci ishte kryetari i shtetit skeletik shqiptar. Cifligari me i madh i vendit me mbi 40 mije ha toke te punueshme ne Shqiperine e jugut pa llogaritur siperfaqet e shitura, ai kishte gjithmone njerez te gatshem per ta ndjekur. Zogut i duhej kjo force, ndaj ne 1923-shin fejohet me vajzen e Verlacit. Pas kesaj, ky i fundit i jep gjithe votat e perkrahesve ne parlament dhe stabilizon situaten e dobet financiare te dhendrrit duke i paguar rreth 18 mije paunde (Saraci flet gjithmone me monedhen britanike). Nje vit me vone, Zogu kryeminister plagoset nga Beqir Valteri dhe si i pamundur per disa jave, ia delegon pushtetin vjehrrit. Nderkaq, thurr planin me ndihmen e perhershme te Lale Krosit dhe kryen shpagimin e gjakut duke vrare Avni Rustemin, pa llogaritur ndoshta se me kete do te ndizte revolucionin. I lutet vjehrrit ta ndihmoje ne konflikt me te holla e njerez, por Shefqet beu qe nuhat rrezikshmerine e situates, rreket per kompromis me kryengritesit nga frika e humbjes se pasurise. “Atehere ne morem rruget dhe u larguam, ndersa kur Zogu hyri pas gjashte muajsh triumfator ne Tirane, e la menjane Verlacin, duke ia kthyer edhe 10 mije paundet e dhena nga ish vjehrri pas fejeses”.
Sa per pergatitjet e rikthimit, pervec faktit te njohur se Ahmet Zogu u ndihmua nga kryeministri serb Pashic me te holla (250 mije paunde) e njerez, duke i falur ne kembim Jugosllavise kullotat e pasura te Vermoshit dhe Shen Naumin, Saraci nenvizon se ajka e ushtrise se “Legalitetit” ishin rreth 500 oficere bjelloruse nga mbeturinat e Vrangelit qe u thyen nga Ushtria e Kuqe, eksperte ne luftimet frontale dhe ne armet automatike. Keta udhehiqnin rreth 5 mije shqiptare te Kosoves, te cilet marshuan drejt nje kundershtari po aq te forte, por te pajisur keq. Dinakeria e Zogut inicioi edhe nje levizje mashtruese per qeverine e Fan Nolit. Ai bashke me shpuren e vet, bene nje udhetim corodites nga Beogradi ne Vjene e ne Prage, per te dhene idene e ikjes. Ne Vjene gjeti dhe bukuroshen Francy, e cila per ca kohe me pas, jetoi si mantenute ne Tirane, ku pat ardhur me dy valixhe te vogla dhe u largua me dy kamione plot baule te reja dhe nje dore te mire parash.
Hapat e pare te Ahmet Zogut pas fitores? “Shpallja e vetes president e me pas mbret me bekimin e Italise, eliminimi sistematik i armiqve politike dhe marrja e masave per t’u rrethuar gjithmone e me teper nga nje bande njerezish injorante e analfabete qe e levdonin ore e cast, kryenin cdo porosi dhe vidhnin pa pushim shtetin”. Te cilet pershkruhen keshtu nga Zogu ne nje rrefim intim: “Ky eshte cirku im. Ajo cfare ata dine ose ndjejne nuk me intereson hicfare. Per aq kohe sa i nenshtrohen kamxhikut tim dhe nuk hedhin vickla, une jam i kenaqur me ta dhe i mbaj”.
Megjithate, me Catin Saracin dhe Jak Kocin, Ahmet Zogu do te ruante nje marredhenie te vecante. E kerkonte mendimin dhe keshillen e tyre, packa se shume here degjonte prej tyre kritika. Por sipas Saracit, dy ishin synimet e tij te fshehta dhe finale: Te pasurohej sa me shpejt dhe sa me shume, dhe te shtypte e poshteronte cdo atdhetar e patriot me mjetet e pushtetit. Nga ana tjeter, Zogu nuk hezitoi aspak ta vinte vendin nen zgjedhen e ekonomike italiane me Traktatin e pare te Tiranes, me dekretin per krijimin e Bankes Kombetare te Shqiperise me kapital italian (duke ia nenshtruar fqinjit te madh gjithe jeten ekonomike e financiare ne vendit), me firmosjen e borxhit prej 50 milione franga ari ne kembim te ndertimit nga italianet te porteve e rrugeve strategjike qe do pergatisnin pushtimin e Shqiperise po prej tyre, me Traktatin e dyte te Tiranes etj.
Dhe vijojne deshmite tronditese te Catin Saracit: Ahmet Zogu jo vetem qe ka marre mite (rryshfet), por ne cdo rast ishte ai vete qe percaktonte sasine qe i duhej. I pajisur me pasaporte diplomatike dhe dokumente extra, tutori i moshuar i Zogut largohej nga vendi me kamione te ngarkuar me valute, i shoqeruar nga roje te armatosura. Keto udhetime kryheshin rregullisht kurdohere qe Zogu kishte hedhur nenshkrimin mbi ndonje akt te ri, ndersa itinerari i rendomte ishte: Durres-Bari, e prej andej ne Gjeneve te Zvicres. Sapo parate siguroheshin ne nje banke te huaj, percillej urdher me shkrim qe te transferoheshin ne nje vend edhe me te sigurte se i pari. “Per rrjedhoje, pjesa me e madhe e ketyre parave gjendet ne Lloyd’s Bank te Londres. Une vete me doren time, kam shkruar nje sere urdhrash te kesaj natyre si dhe i kam ardhur ne ndihme tutorit analfabet per te mberritur ne kufi ne Zvicren”, shkruan Catin Saraci. I cili shton se si tutori Lale Krosi, edhe Zogu, i kishin thene se ne ato kamiona ndodheshin dokumente shteterore me rendesi jetike, “cka une fillimisht e besoja”. Dhe parate shtese perfitoheshin ne njemije menyra, pervec rroges zyrtare prej 35 mije paundesh ne vit. Nje shembull: Rrogat e 5 mije mercenareve qe e sollen ne pushtet, vileshin rregullisht ne cdo fundmuaji nga Zogu, pavaresisht se ata ishin larguar shume heret nga Shqiperia. Nje tjeter shembull i paskrupulltesise: Zogu-Saracit, “Catin, ne jemi vend bujqesor pa kembe kapitalisti, ndaj e kam fjalen te hapim negociata me sovjetiket dhe t’ua permbushim kerkesat qe nuk arriten te realizojne permes Fan Nolit. Por me nje kusht: Sovjetiket te me paguajne ne dore 300 mije paunde…” Saraci nuk e kreu kurre nje negociate te tille, por Zogu kish nevoje per para. Trilloi nje histori sikur prijesit e Veriut po rebeloheshin se nuk qene paguar per ndihmen qe i dhane dhe kerkoi nga italianet 200 mije paund. Por dhe kur i mori parate, nuk shperndau asnje kacidhe.
Shembulli i fundit persa u perket parave, sepse te tilla Saraci ka shume, vjen pas krijimit nga italianet te Bankes sone Kombetare. Myfit bej Lobohova “gjysme cerkez e gjysme shqiptar”, ishte ne ate kohe i falimentuar, dhe dihej nga te gjithe se ky minister Financash kishte lene peng gjithe pasurine per 80 mije luigje ari. “Mbasi statuti i Bankes u miratua, Myfiti jo vetem qe lau gjithe borxhet e veta, por i tepruan para edhe per te blere nje alamet pallati ne Rome dhe nisi te jape para me interes”. Dhe kur Saraci merr vesh ne Rome se Zogu per kete rast special kishte perfituar 5 milione franga ari, niset per Tirane ku pas nje bisede te gjate me Zogun, degjon nga ky i fundit se kishte marre vetem dy milione?!
Nje pjese te vecante Catin Saraci i kushton ne doreshkrimet e veta, eliminimit qe Zogu u beri kundershtareve te vet. Vrasja e Luigj Gurakuqit ne vitin 1925 ne Bari te Italise nga djali i tezes (Balto Stambolla, emrin Saraci nuk e permend) i paguar nga Zogu, ndodhi kur vete Catini ishte ne Bari, ku sapo kishte marre detyren e konsullit. Shume zera ia atribuojne organizimin e vrasjes vete Catinit, por ja cfare thote ai: “Ironia eshte se vrasesi, nje dite me pare me takoi ne zyren time duke me thene se kishte ardhur per te kryer nje veper te madhe patriotike. E njihja mire qe nga koha e shkolles, qe nje aventurier e burracak i pashoq, prandaj dhe nuk e mora mundimin ta lajmeroja udheheqesin e opozites, me te cilin vijoja ta mbaja ende marredhenie te mira personale. Nje vit me pare kisha mundur t’i shpetoja jeten viktimes po ne Bari, ndaj ai vete dhe familja me paten shprehur mirenjohjen. Asokohe mendoja se vete Zogu nuk ishte i lidhur direkt me keto gjema”. Pas eliminimit te Gurakuqit, Saraci niset urgjent per ne Tirane, ku gjen Zogun dhe kunatin e tij Ceno Beg Kryeziun (me serb nga vete serbet) shend e vere. Historia vazhdon me vrasjen e Bajram Currit po nga trupat e Ceno Begut, ne fakt ushtare serbe te maskuar. Sa i perket Zogut, Saraci thekson se qe kur Bace Bajrami mori malet me 500 vete, Ahmeti e dinte se nuk kishte c’ti bente sado ushtare te niste, ndaj vendosi ta linte ne fatin e vet. Por misionin do ta permbushte kunati Ceno Beg atehere minister i Brendshem, “ndoshta”, thekson Saraci, “si pjese e marreveshjes qe ishte bere me Pashicin per te vrare luftetaret e Kosoves”. Ironikisht, Ceno Begu e pa me sy shume te keq afrimin e Zogut me Italine, sepse atij po i minohej misioni projugosllav. Nje oficer shqiptar i rrefen Saracit se Ceno ishte shprehur ne rreth te ngushte per “tradhtine e Zogut ndaj miqve qe e ndihmuan”. Catini ia shtie ne vesh Ahmetit dhe pas kesaj Ceno Begu ballafaqohet koke me koke me Zogun. Rezultati: Ftohja perfundimtare, aq sa Ceno filloi te ruhej me roje te armatosur nga frika e kunatit. Me pas largohet nga Shqiperia drejt Prages si ambasador, por me 14 tetor 1927 qellohet per vdekje ne kafe Passage nga studenti shqiptar 23 vjec, i quajtur Alqiviadh Bebi prej Elbasani. Vrasesi nuk tregoi asgje, por Catini vjen nga Vjena ne Prage per te asistuar bash ne deklaraten e vellait te Cenos, Gani beg Kryeziu, qe sapo kishte ardhur nga Beogradi, para kufomes se byrazerit: “Zogu ka per ta paguar kete nje dite”.
Catin Saraci flet per shume ceshtje te erreta apo te ditura te jetes se Zogut. Flet dhe per personazhin enigmatik Jak Koci, “nje nga mendjet me te zhdervjelleta te vendit tone, ndonese makiavelist e ndjekes fanatik”. Treshja Zogu-Koci-Saraci kishin rene dakord per punet e tyre te ardhshme t’i ndanin fitimet 20%-Jaku, 10%-Catini dhe pjesa tjeter, Ahmeti. Por Zogu gjithmone i fshihte perfitimet per te mos u lene pjese dy aventuriereve te tjere, cka inicioi edhe nje sherr mes Jakut dhe Zogut. Sa per martesen e famshme te Ahmet Zogut, ajo nisi si deshire per t’u martuar me bijen e mbretit Viktor Emanueli III, kerkese qe i gajasi hierarket e larte fashiste dhe mikun e ngushte te Saracit, nensekretarin fashist per Kolonite Alessandro Lessona, nje mik i ngushte i Musolinit. Ky i fundit i raporton Duces se “maloku analfabet na dashka nuse te larte”, vijon nje refuzim deshperues per Zogun, pastaj kohe me vone nisin tratativat qe bitisen me princeshen hungareze Aponnyi.
Libri qe perftohet prej shkrimeve te Catin Saracit, eshte i paperfunduar ndersa shenimet e fundit duhet te jene aty rreth vitit 1940. Ne fakt, disa prej temave qe ai nuk i shtjelloi dot, jane tejet intriguese: Zogu si oficer austriak, Zogu i internuar ne Vjene, Vrasja e Esat pashes, Vrasja e Avni Rustemit, Gjithe Shqiperia kunder Zogut, Zogu merr 250 mije sterlina per grushtin e shtetit, Veprat kriminale te motrave te Zogut, Lessona na dorezon 5 milione lira te mbyllura ne valixhe, Mita e dyte prej 10 milione frangash ari, Revolta e pare kunder Zogut, Vrasja e Hasan Prishtines, Kriza e pare nervore e Zogut etj etj. Per Aurel Plasarin, autorin e parathenies se librit, eshte per te ardhur keq qe keto ceshtje nuk u shtjelluan. Por konkluzioni i ketij libri packa se te pambaruar, eshte i vete Saracit: Mustafa Qemali, ishte shqiptari qe shpetoi kombin turk, ashtu si Ahmet Zogu, nje mendesi anadollake qe shkaterroi Shqiperine.
“Une Catin Saraci, te akuzoj ty Ahmet Zogu si tradhtar te atdheut tend, si vrases e hajdut. Shqiperia ka pare pushtues edhe me te fuqishem se keta te sotmit. Do te ikin edhe keta, por emri yt s’ka per te figuruar gjekundi. Synimi i kesaj letre eshte te te paralajmeroje per here te fundit te mos ngaterrohesh me me Shqiperine, ndryshe do te detyrohem t’u tregoj dicka me shume francezeve dhe anglezeve. Bankenotat false qe me dhe si dhe letrat e tua te fundit, po i ruaj si dokument i pandershmerise sate…Catin Paskal Saraci, London, 21 A.Stratford Rd.”
25 September 2007 @ 7:57 pm
Historia formon nje popull dhe nese ne do ishim pa histori nuk do ishim NJE POPULL.
Historia ka vlerat e veta por ne asnje menyre nuk duhet ta egzagjerojme, sepse egzagjerimi eshte dicka qe e shkaterron domethenien e historise, i humb kuptimin nje populli.
Rishikimi i historise eshte dicka qe duhet te behet por jo te perdoret nga politika.
Diktator Hoxha ka bere shume krime te renda ndaj popullit tone dhe nje nga keto krime ishte Historia.
Rishikimi i historise eshte i pa diskutueshem sepse Herojt tane duan vendlindjen, datelindjen, dhe ato qe bene per popullin tone nder shekuj.
Na duhet ti themi “Ndal” propagandes serbo-greke ndaj historise tone, na duhet ta mbyllim nje here e mire kapitullin e historise duke e plotesuar ate ashtu sic duhet dhe ashtu sic ka ndodhur duke pranuar te mirat dhe te keqiat e herojve tane ku si shembull kemi “Mbretin Zog”, Zogu ishte ai qe ne moshen 17 vjecare ne krye te 2000 matjaneve cliroi Shkodren nga pushtuesi malazes, organizoi kongresin e Lushnjes, ai qe themeloi shtetin Shqiptar, ai qe solli ne atdhe eshtrat e te madhit Naim Frasheri etj etj etj. por ishte edhe ai qe la Shqiperine.
Per Lelen:
Zogun mund ta krahasosh me Skenderbeun nga vendlindja poashtu dhe nga patriotizmi, Skenderbeu ishte 18 vjec kur ne krye te ushtrise turke mposhti nje kryengritje ne azine e vogel kurse A.Zogu ishte 17 vjec kur ne krye te 2000 matjaneve thyu pushtuesin malazez qe kishte pushtuar Shkodren.
Per The Burrel:
une jam me ty deri diku por mos u bej kaq ekstremist sepse jemi te gjithe Shqiptar dhe keto heroj i kane dedikuar jeten Shqiperise e jo vetem nje krahine te caktuar, nuk na duhet ndarja kombetare por na duhet bashkimi.
25 September 2007 @ 10:02 pm
Me qe ra llafi te rishikimi i historise: Greqia sot kapitulloi para presionit konservator. Librat e ‘rishikuar’ te historise me te cilet nxenesit e shkollave te mesme do mesonin kete vit nuk do ta shohin driten e diellit. Keto libra ishin kundershtuar fuqishem nga Kisha Ortodokse e Greqise, dhe elemente konservatore sepse nuk ishin shkruar nga prizmi Ballkanik.
25 September 2007 @ 11:01 pm
Shume interesant ky artikulli i sjelle nga Gene. Pra sic duket kjo historia eshte si kumbull e tharte ti mpin dhembet. Me mire mos ti hyjne shume ne detaje historise se Zogut se kushedi cna nxjerrin dhe nuk eshte mire per ne. E mor Zog tipik shqiptari dhe pasardhesit e tu te njejten gje kane bere. Me mire ta bejme historine si na intereson se po e thame te verteten lakuriqe humben si kripa ne uje
29 September 2007 @ 12:04 pm
Me pelqeu ky artikull desha te jap mendimin tim.Them se historia duhet len aty ku ka qen mos te hiqen gjerat sipas qejfit te politikanve ne kan gjera per te shtuar ti shtojn po jo ti heqin sipas mendjes se te verteten segjen dot kush se nuk do na ngrihen nga varret tani etana tregojn si eshte everteta.Seme sa po shoh do na lini pa identitet fare more.
30 November 2007 @ 8:11 pm
sh ume mire flitni per popullin tuaj???
mos valle dikush nga qytetet tjera flasin kshtu per popullin e vet!!!!!!!!!!!!
13 December 2007 @ 3:30 pm
ne fakte ne disa gjera keni te drejte po jo arnaut jeni paksa i vrazhdet.