Histori e Shqipërisë
Histori e Shqipërisë
Është si det i fryrë prej valësh
Mund të hysh për të notuar
Mund të hysh e të mos dalësh.
Histori e Shqipërisë
Është si deti hijerëndë
Nis lundron por rrëzon varkën
Timonieri që ke vënë.
Histori e Shqipërisë
Plot me kurthe plot me leqe
Sonte je kryeministër
Nesër përfundon në meqe.
Histori e Shqipërisë
Është si gur i rënë në lumë
Sonte mund të jesh ministër
Nesër gdhihesh i papunë.
Histori e Shqipërisë
Dhe e penës dhe e pushkës
Më shumë ja ngopën shoshoqit
Se u vranë në shesh të luftës.
Histori e Shqiqipërisë
Shkruar shpesh me dorë të djallit,
Që kur Esat bej Toptani
Ja ngopi Smail Qemalit.
Ja ngopi Smail Qemalit
Veç me ndihmën e Serbisë
Bashkë me Ismail Qemalin
Ja ngopi dhe Shqipërisë.
Histori e Shqipërisë
Është si prralla e gogolit
Po me ndihmën e Serbisë
Zogu ja ngopi Fan Nolit.
Zogu ja ngopi Fan Nolit
Mori pushtetin me forcë
Dhe ca copa Shqipërie
Ua hodhi serbve si kockë…
Zogu mbreti më jetëgjatë
Rezistoi sa rezistoi
Pastaj çelsat e atdheut
Italianve ua dorëzoi.
Gjemëni juve ndonjë vend
Gjemëni juve ndonjë shtet
Ku opingat të mbath mbreti
Dhe të ik si qen i shkret!…
Histori e Shqipërisë
Është e brishtë si fije flokut
Zogu ja ngopi Fan Nolit
Enveri ja ngopi Zogut…
Histori e Shqipërisë
Në Mukje mori të çarë
Burrat e shquar të kombit
U bashkuan për t’u ndarë.
U bashkaun për t’u shkoqur
Si kokrat e kallamoqit
Garë e ethshme për të gjithë
T’i bënin gropën shoshoqit.
Abaz Kupi ra në grop
Kur sapo mbaroi finishi
Ra në grop e s’doli dot
Dishnica edhe Gjinishi.
Histori e Shqipërisë
Ëshët si ujqrët e Labovës
I preu kokën Sejfullait
I preu kokën Tuk Jakovës.
Histori e Shqipërisë
Herë me dritë e herë e erët
Koci Xoxja vrau shokët
Kocit ja ngopën të tjerët.
Histori e Shqipërisë
Herë me dallgë e herë e qet
Pa mëshirë Bedri Spahiu
Por më pas e hëngri vet.
Histori e Shqipërisë
Me të mirë e me të liq
Cilido që vjen në krye
Zbulon grupe me armiq.
Zbulon grupe me armiq
Cilido që vjen në krye
Po më shumë ka zbuluar
Rama me shoqen Nexhmie
Histori e Shqipërisë
Është histori e bambumes
Shokët ja futën Beqirit
Beqirit dhe Petrit Dumes
Histori e Shqipërisë
E erët si vrimë e miut
Kadriu ua ngopi shokve
Të tjetër Kadri Hazbiut
Ja vunë kokën në sini
Kadriut më kapedanit
Dhe e lanë Shqipërinë
Në dorë të Simon Stefanit
Histori e Shqipërisë
Është një histori e gjallë
Me të ngopur njëri tjetrit
Më shumë vdiqën se janë gjallë
Histori e Shqipërisë
Nga tradita nuk lëviz
Thonë se dhe Mehmet Shehut
Ja ngopi shoku Ramiz
E hëngri dhe Mehmet Shehu
Trimi që zbriste nga mali
Dhe e lanë Shqipërinë
Në duart e shokut Pali
Histori e Shqipërisë
Është dolli derë më derë
Sala ja ngopi Ramizit
Ramizi shokëve të tjerë
Histori e Shqipërisë
Herë me vlerë e herë pa vlerë
Po s’ua ngope konkurrentëve
Është vështirë të bësh karrierë…
Histori e Shqipërisë
Është si fundi i filxhanit
Sa erdhi në krye Sala
Ja ngopi Edi Selamit.
Histori e Shqipërisë
Si spiraled e zinxhirit
Sala që ja ngopi Ngjelës
Do t’ia ngopi dhe Bamirit.
Histori e Shqipërisë
Gjithmonë mbyllur e mban thesin
Ata që janë në pushtet
Do ikin ditën që vdesin.
Histori e Shqipërisë
Është si hallkat e zinxhirit
Iliri ja ngopi Nanos
Nano ja ngopi Ilirit.
Histori e Shqipërisë
Është si bishti i tiganit
Ramës i mjaftoi një natë
T’ia ngopte Rexhep Mejdanit.
Histori e Shqipërisë
Asnjëherë s’doli në shesh
Nuk e dimë nga këta burra
Kush na desh e kush s’na desh.
Histori e Shqipërisë
Është si deti i fryrë prej valës
Mund të hysh për të notuar
Mund të hysh e të mos dalësh…
~Danieli~


28 August 2007 @ 1:50 pm
Daniel!Te pershendes dhe te uroj per kete poezi kaq te bukur.Me vjen cudi pse ke heshtur deri tani?Sado me ngjyrime politike,poezia tregon se jo je vetem je talent,por,vec kesaj, je nje njeri qe mbeshtyn mbi ideferencen(c’me duhet mua?) dhe vargun e kthen ne pushke te mubshur me fisheke.
Une po bertas:Me te tjera poezi dhe jo vetem te nje lloji.
28 August 2007 @ 2:27 pm
..daniel,

….je i modh bro…por vetem me “ujqrit e Laboves” ckishe!!??
….eshte fshati im dhe nuk kam njoft ndonje ujk atje….
…stili ben dukes…..
28 August 2007 @ 2:59 pm
po te shtoj dicka ,
do ta prish prandaj
po e le,pa i shtuar gje ..
28 August 2007 @ 3:14 pm
Sa paska rene katundi (peshku)!
O administratori, po jo cdo marri eshte art, o zoteri.
28 August 2007 @ 3:46 pm
Per humor shume e bukur,per realitet shume e hidhur.
Historine e popullit shqiptar nuk e kane bere keta “vipa” te lartpermendur .
28 August 2007 @ 3:55 pm
Supozojme se historia do te behet sic e do Saliu, pastaj mbas ketij ndryshimi c`fare do te ndryshoje..njerzit do te jene me te lumtur, do te kthehn te gjithe ne shqiperi per te jetuar pergjithmone ..????
Meraku me i madh me gjallje eshte : A do ti vejme nje permendore ketij Saliu tek sheshi apo jo…ku te shkruehet :
” Njeriu qe beri historine moderne te Shqiperise..!!`
Njesoj si QEMAL ATATURKU.. a shte ky njeriu i ndryshimit .. ?!!??!??
28 August 2007 @ 4:02 pm
Hysi e te tjere.Keshtu me keto levdata ju po nxirrni kujin me Danielin me keq nga sa ai po ben me veten.
E shumta Daniele eshte pasardhes i drejteperdrejte i grupeve folklorike jugore te cilet per çdo kongres ,plenum,iniciative per grumbullimin e bagetive ,po…he te Enverit fap te nesermen kishte kengen ne hitet.
dY luane ka sot bota,shtate pika ,ne kuzhine te amerika….Po ne kemi çu En-Lane…etj.
Cilado kohe ka budallenjte e vet.Administratore ju lutemi…Une jam gati te perkrah e mbeshtes cilendo prove inoçente letrare qe sillet ketu me gjithe zemer ,por jo çdo idiotllek.
28 August 2007 @ 4:28 pm
Daniel,Zana eshte e vjeter tek peshku dhe sic dihet eshte valut,..mos e merr seriozisht sidomos kur eshte kundra…
28 August 2007 @ 4:34 pm
…une mendoj qe nese dikush gjykon keq autorin ska pse te gjykoje keq edhe ata qe e pelqejne shkrimin apo dhe komentin e tjetrit…sepse keshtu ofendon nje mase njerezish, jo vetem autorin…..nuk mund te jene te gjithe me shije te njerezve ku “ne malet me bore ka jete”….
dhe akullnaja….
…neve qe sna pelqejne ato “tregimet” ku duhet me marr me mend idene e shkrimit na pelqejne keto, “gelldap”…
28 August 2007 @ 4:52 pm
Daniel,
Pershendetje.. Peshku ne te vertete eshte nje akuarium i madh, qe i pershtatet plotesisht dinamikes te lengjeve. Tek tuk do te gjesh edhe zona te vdekura ku uji rri e qelbet. Te uroj te vazhdosh i qete udhetimin tend ne kete akuarium dhe shpresoj qe mekanizmat e reja qe ti prezanton ketu te ndryshojne disi stagnacionin e mesiperm.
28 August 2007 @ 4:53 pm
Debati paska degjeneruar dhe me ardhka keq qe qenka nje femer qe e paska ulur kaq shume nivelin. Ti moj cupe e mire nuk ke te drejte te shash as jugun e as veriun. sa per folklorin e jugut nuk ka mbetur ta vleresosh ti, se e kane vleresuar kritike te huaj e vendas arti. Qe ta kesh te qarte vetem nje popull i zgjuar, fisnik e me ndjenje mund te kete ate folklor qe ka Shqiperia vecanerisht jugu. Ta Zana jam i sigurt qe je autorja e poezise:
Ne male ka bore,
ne fusha ka grure,
po vjen nje burre,
po vjen nje burre.
Mos u tall me vlerat e kombit se ato duan shekuj qe te krijohen e te konsolidohen, ndersa specie si puna jote duan me pak se 9 muaj te prodhohen.
Te falenderoj!
28 August 2007 @ 5:01 pm
Cheney e kuptoj plotesisht se c’fare po me thua dhe jam plotesisht dakord me ty. Une si cdokush po jap opinionin tim per temat qe vendosen nga administratoret e peshkut. Nese poezia ime eshte vene si teme per diskutim kjo nuk eshte zgjedhja ime por e dikujt tjeter. Nuk kam nder mend te imponoj askend te mendoje si une por kur ndokush te atakon me fyerje dhe i konsideron mendimet e tua si idiotlleqe me te drejte acarohesh. Nese dikujt nuk i pelqejne tema te caktuara le te mos shkruaje hic per ate teme ka tema te tjera.
28 August 2007 @ 5:47 pm
Nuk duhet i nderuar Daniel te behemi qofte edhe “Grimace” per ndarje krahinore.Ju qe e shfaqni talentin edhe ne krijimtari poetike e kuptoni me mire se shume te tjere kete ndjenje te shqiptarise ne teresi.
Shqipua ka kenduar dhe do kendoje kurdohere qe i duket se duhet ta beje dhe per kedo qe mendon se duhet ta beje.
Vertet ka poezi “te marra” qe botohen,por fatkeqesia me e madhe eshte kur te “te marret” japin mendime per poezine.
Mbase te ngushellon Bernsi kur thote:
-Zonja dehje eshte pa mend
Kur ze vend ne nje kuvend.
Me respekt dhe kenaqesi per prurjen tende,qe besoj se edhe Ju nuk e kohsideroni si tekst i HISTORISE se SHQIPERISE.
28 August 2007 @ 6:24 pm
Historia dhe humori jane dy gjera krejt te ndrushme….. Disa ketu nuk e kane idene dhe logjiken te bejne dallimin. Une bej vetem Humor jo Histori.
Faleminderit Jugu per vargjet e Bernsit!
29 August 2007 @ 5:54 pm
Te lumte Daniel, poezia ishte verte e mbushur me humor, po thoshte dhe nje realitet te paster te historise sone. E vertete, sa per te qeshur aq dhe per te qare
29 August 2007 @ 6:43 pm
Daniel, shume e bukur, flmn
29 August 2007 @ 6:57 pm
Bukur, ku perveç rimes, mbizoteron dhe nje humor i holle.
29 August 2007 @ 7:25 pm
Danieli me llogjike ti ke shfrytezuar historine per humor dhe anasjelltas
1 September 2007 @ 8:54 am
bukur Daniel! je me te vertete talent.i qan me lot te gjitha poezite.
1 September 2007 @ 9:22 pm
Komplimente!!!
Eshte shume e bukur, te pergezoj per kete shpresoj se do te kemi shansin te kemi te tilla nga ty serish. Por sigurisht edhe tema te tjera do te na pelqente…