Identifikohu



Regjistrohu

Histori dashurish….

Dashuri me shikim te pare

Ishte e shtune ne darke, po loznim topa-gropash, une kisha gropen e pare me 1 gur brenda, rradhen e kishte Tani i Peçes qe ishte topa-hedhes shume i zoti. Tek po perqendorhesha tek gropa ime me zune syte shkarazi ne shkallet e pallatit perballe Sherebelen. Belja sapo i kish mbush te 40-tat, por po mos e shikoje nga dhembet, te dukej sikur ishte 35. Sherebelja ishte femer e vecante. Jo kujdo do i dukej simpatike. Neper kembet gunga gunga ku vareshin dhjamrat dukej tek-tuk ndonje arterje e tej-zgjeruar. Gjokset e saj ne rini do i kish pas zili dhe Pamela Andersoni (portretin e se ciles e kisha ne murin e dhomes dhe ne emer te se ciles kishin rene heroikisht mijra qeliza kalaman-berese), por tashme gjokset kishin humbuar ate harene e dikurshme, po mos ishte per llatikun e brekeve qe i mbante ne vend mos leviznin, beles do i duhej ti hidhte gjokset pas kurrizit mos e pengonin. Nen thonjte e Sherebeles kishin hedhur rrenje organizma disa-qelizore e nga menyra se si ishin deformuar thonjte te linin te kuptojse se keto organizma se shpejti do krijonin bashkesite e para primitive dhe shpallnin pavarsine e vete. Sherebelja ishte perpjekur, pa sukses, ti fshihte thonjte me manyqyr, nje lloj tutkalli me ngjyre te kuqerremte qe perdorej per te ngjitur kepucet. B.ythet ama i kishte fantastike, ashtu te fryra e te medha me kujtonin daullet e Jenicereve gati per sulm. Po e imagjinoja ashtu te zhveshur duke kapur majat e gishtave te kembeve me dore e ngritur b.ythen lart, te me vinte nje urdher nga Sulltani: - “Te bien daullet e Luftes”. Dhe une ashtu gati per sulm duke i rene ritmikisht “daulles” se saj here ne njeren ane e here ne tjetren- Dum Pam Pam Dum Pum Pam.
Te ishte dashuri me shikim te pare valle?? Sec ndjeva ne stomak, ndoshta ishte veza me gjize qe kisha ngrene per dreke, ndoshta ishte Sherebelja, veshtire te dallosh po dicka po me shqetesonte. Me zgjoi nga ky perqendrim Topi i Tanit te Peçes qe me ra ne vendin delikat dhe i shtoi dhe nje gur gropes….

——————————————————

Sakrifice dashurie:

Tranzicioni nga Boboshtica ne Uster, Amerike ishte sa i veshtire aq dhe i shpejte. Xhinset tip citjane ishin ndruar me nje pale xhinse nga Old Navy, nje bluze te blere tek dyqanet e bamiresive e ndonje cop tel te lidhur rreth qafes qe asaj i ngjasonte me bizhuterite e Tiffanys. Prasi i ishte fut aq thelle ne bythesa mjafton te hapte sadopak krahet dhe ndihej fluturim ne ajer si me qene avjon me ngritje vertikale. “Madona, ma hap rrugen se kam zbrit nga Boboshtica” i buciste ne mendje.
Kohet e fundit ja kishte vene syrin Qazimit. Qazua sa i kishte mbushur te 17-tat, punonte te pizza e Grekut ke kthesa e rruges. I ishin dashur 2 vjet e gjysem te arrinte pozicionin e “hapsit te brumit” dhe ndoshta per 3-4 te tjere dhe mbase kapte vendin tek “regjistri i lekeve”. Pune qe te gjithe Shqiptaret e lagjes ja kishin zili. Qazua i kishte dhene nje a dy pica falas, qe asaj ja ngrohen zemren. “Ua cfare sakrifice, mami”- mendoi me vete Shemsh-ja. “Po ta kapi menaxheri e hoqi nga puna”.
Pasi bene 2-3 takimet e para, Qazimi ja kerkoi nje here. Ajo si “vajze e ndershme” refuzoi.
- Ej, na mi ti, se mua me hoqen nga puna per qefin tend, dje lashe punen qe te shkonim andej nga Molli e te shikonim si i veshin manekinet.
Ajo u ndie e prekur ne seder…..”ua cfare sakrifice”….. e shkateroi jeten e vete dhe endrat e tij, s’ka me vend te regjistri, s’ka me piza te kthesa e ruges. O zot, si kishte mundesi t’ja shkaterronte jeten atij keshtu……”Hec se po ja le njehere” mendoi me vete, dhe sec ndjeu nje kenaqesi te vecante qe dikush kishte sakrifikuar pozicionin e hapsit te brumit per te. “Madona, me marsh te keqen” mendoi dhe hapi shalet…

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

22 Komente »

  1. Zana Shkruaji mesazh privat thotë:

    25 Tetor 2007 @ 11:17 pm

    Madonna ,sa qesha….gati mesnate.Dum pam pam,dum pampam.Je great…si gjithmone.

  2. Perparim Hysi thotë:

    26 Tetor 2007 @ 1:26 am

    Bukur dhe me humor.

  3. INA thotë:

    26 Tetor 2007 @ 1:32 am

    “Qazua i kishte dhene nje a dy pica falas, qe asaj ja ngrohen zemren. “Ua cfare sakrifice, mami”- mendoi me vete Shemsh-ja. “Po ta kapi menaxheri e hoqi nga puna”……
    ……”Hec se po ja le njehere” mendoi me vete, dhe sec ndjeu nje kenaqesi te vecante qe dikush kishte sakrifikuar pozicionin e hapsit te brumit per te.”

    Dashuri me Piza, me shkrive, se qeshuri d.m.th (besoj se e sheh qe ngela me dhembet jashte).

    :D :D :D

  4. Peshku Fluturues Shkruaji mesazh privat thotë:

    26 Tetor 2007 @ 5:25 am

    “ne emer te se ciles kishin rene heroikisht mijra qeliza kalaman-berese”

    Nuk mbahet mend sa kohe kisha qe s’kisha qeshur keshtu. I Madh!

  5. akull-naja Shkruaji mesazh privat thotë:

    26 Tetor 2007 @ 9:20 am

    Shumë të forta që të dyja! Rrofsh se s’po më nisej që s’po më nisej dita…

    p.s. të isha si ti, i bëja tregime të gjata.

  6. Koth thotë:

    26 Tetor 2007 @ 9:23 am

    Gjes Akell,

    si heret qeke qu sot ? ;)

  7. artan thotë:

    26 Tetor 2007 @ 9:40 am

    po loznim topa-gropash,( pse gjalle eshte kjo loje ,akoma luhet…),

    tregimii dyte ,fantastik. eh c`i puno, asaj, kur je ,te 17-at..Qazo ja ka ndje lezetin ah Qazo,Qazo… ,eh Madona ,eh mi c`ar i ke bo vetes , vertet se,veshi kenaqet me shume ,kur e kruan..

  8. loer kume thotë:

    26 Tetor 2007 @ 2:35 pm

    ej, te betohem je i madh. kisha kohe, shume kohepa lexuar krijime si keto. valahi i ke nja dy gjeni brenda, dhe je tamam pr te “jolly group” nje histori e vjeter per nje mbledhje e ca ekzemplareve peshq ketu verdalle, ne vlore, qe kemi lene prej kohesh, ku do hame, do pime e do celebrojme te qeshuren, dhe ti do jesh mbreti mor plak :)

  9. ardi thotë:

    26 Tetor 2007 @ 2:54 pm

    ….i/e modh/e je….

  10. enka thotë:

    26 Tetor 2007 @ 4:48 pm

    delicious;)

  11. Koth thotë:

    26 Tetor 2007 @ 4:55 pm

    Ja dhe nje deshmi me shkrim pse une e kam qejf per vdekje Boboshticen dhe boboshticaret :)

    “Madona, me marsh te keqen” . Po, po, ta marte verte te keqen ! :)

    emigrant ,

    pse s`ma ke rekomandu qe te mos humbas asnje shkrim te bacterius ti muve !!!??? ;)

  12. tropizma Shkruaji mesazh privat thotë:

    26 Tetor 2007 @ 5:06 pm

    Tregimi i pare drejt nga filmat e Felinit. Te dy te forte.

    PS: Boboshtica is overrated, se m’i kishin bere ato specat me gjize ‘t’papame’, po ishin vetem speca me gjize.

  13. Koth thotë:

    26 Tetor 2007 @ 5:12 pm

    tropizma,

    do jem nga mezi i javes tjeter ne Bobo. Po ti nuk e ke idene sa bukur mund te kalosh tani atje ku sapo jane shtene neper qypat e moçem te gjitha zairete e dimrit. :)

  14. Dajoshi thotë:

    26 Tetor 2007 @ 6:18 pm

    bacterius, i madh, po i modh fare. M’ke dh! tuj qesh, fenomenale.

  15. eT thotë:

    26 Tetor 2007 @ 7:03 pm

    rrofsh bacterius ! të dyja të mrekullueshme .

  16. bacterius thotë:

    26 Tetor 2007 @ 7:44 pm

    Flmn te gjitheve per fjalet e mira, jau shperblefsha me humorin e ardhshem…

  17. Kopetenti Shkruaji mesazh privat thotë:

    26 Tetor 2007 @ 9:07 pm

    Keto po…ka lezet te lexosh e te kalosh kohen tek peshku me gallate pavaresisht se jane budallalliqe.
    Duket se te pakten une po merzitem me budallalliqet (me falni se r-ne nuk e shqiptoj dot)..Jo Bamiri..Jo Sallaku.. Jo Sala..Jo Luli..Ata mbushin xhepat.. ne inatosemi dhe zihemi me njeri tjetrin se kush ka te drejte e kush jo..Nesje mbase disave ju pelqejne..

  18. losttext thotë:

    27 Tetor 2007 @ 4:44 am

    “Te ishte dashuri me shikim te pare valle?? Sec ndjeva ne stomak, ndoshta ishte veza me gjize qe kisha ngrene per dreke, ndoshta ishte Sherebelja, veshtire te dallosh po dicka po me shqetesonte. Me zgjoi nga ky perqendrim Topi i Tanit te Peçes qe me ra ne vendin delikat dhe i shtoi dhe nje gur gropes….”

    Sa kom qesh bacterius, rrofsh… u got the superbug, man.

  19. qoftelargu thotë:

    27 Tetor 2007 @ 5:09 am

    Humor brilant tek bythet e Sherebeles.Tek e dyta ke pas dhimbje nga topi i Tanit te Peces

  20. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    27 Tetor 2007 @ 5:12 am

    Koth, s’e kam pas dite per vete. :D

    ps: Sot kam pat dite te dobet…. yjet rreshtu gabim… :(

  21. Pjer Thomas thotë:

    28 Tetor 2007 @ 4:45 pm

    :-)

  22. donjeta thotë:

    19 Nëntor 2007 @ 8:12 am

    pa koment

Burim RSS për komentet · TrackBack URI

Shkruaj një koment (login)


Peshku ruan të drejtën të fshijë ose zbehë komentin që po dërgoni, sidomos nëse:
1) komenti fyen autorin, komentuesit e tjerë apo persona publikë
2) komenti është jashtë teme
3) komenti është shumë i gjatë
Nuk kemi qejf të censurojmë askënd, por ama diskutimet në faqe duam t'i mbajmë civile dhe të sjellshme.