Hiqen abonetë, qytetarët protestojnë, Vargu: Granti i bashkisë është përdorur për fusha basketbolli
Alketa Alia
Tema
Heqja e aboneve, dëshmive dhe librezave të kategorive që përfitojnë udhëtim falas ka ngjallur reagimin e ashpër të qytetarëve. Ata shprehen se nuk mund t’i përballojnë çmimet e biletave për autobusët në kushtet kur gjithçka është shtrenjtuar. Rruga e vetme për shumë prej tyre është braktisja e linjave urbane dhe lëvizja në këmbë.
Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas vendosi që, duke filluar nga 1 maji numri i autobusëve për çdo linjë në kryeqytet të reduktohet me 50 për qind, paralelisht të hiqen abonetë, dëshmitë dhe librezat për kategoritë e qytetareve që sipas ligjit përfitojnë udhëtim falas.
Reagimi
Në lidhje me këtë problem ka reaguar edhe Lëvizja Socialiste për Intergrim nëpërmjet Petrit Vargut. Ai i ka bërë një kundëreplikë nënkryetarit të bashkisë, Eduard Shalsit, i cili nuk kishte dhënë asnjë zgjidhje për problemin e aboneve. Vargu u shpreh se, Bashkia e Tiranës duhet të përdorë një grant prej 1.4 milion eurosh, i cili nuk është vënë ende në përdorim. “Granti prej 1.4 milion eurosh për subvencionimin e transportit urban është përdorur nga bashkia për të bërë fusha basketbolli”, - thotë Vargu, duke shtuar se, “drejtorët e bashkisë në mbledhjen me shoqatën e transportit përdorin mënyrat e Augusto Pinochetit në vitin 1973 në grevën e kamionistëve të Kilit, duke i kërcënuar grevistët me heqjen e licencës dhe më tepër.” Vargu i ka propozuar nënkryetarit të bashkisë, Shalsi, që të veprojë si Bashkia e Durrësit, Elbasanit apo Kamzës. “Unë e ftoj nënkryetarin e bashkisë që të dalë në një debat të hapur për problemet e Tiranës, sepse jam i sigurtë që ai s’di asgjë për këto probleme, pasi synimi i tij është vetëm të korruptohet. Mos harro për asnjë moment, ju jeni në atë vend falë lidhjeve basketbollore dhe jo si fryt i aftësive menaxheriale ose background-i politik”,- i drejtohet ai Shalsit. Sipas Vargut, privatizimin e transportit në kryeqytet e ka kërkuar dhe licencuar bashkia, ashtu si dhe privatizimin e mbledhjes së plehrave dhe këtij fakti nuk mund t’i përgjigjet populli me rritjen e taksave.
Shkurtimet e shpenzimeve
Sipas shoqërive të transportit, kjo është e vetmja mënyrë për të shkurtuar disi shpenzimet që janë rritur ndjeshëm pas shtrenjtimit të naftës dhe mossubvencionimit nga ana e qeverisë të aboneve, librezave dhe dëshmive të kategorive të qytetarëve që udhëtojnë falas. Përfaqësuesit e Shoqatës Kombëtare të Transportit Qytetas kanë bërë të ditur se për problemet e tyre kanë vënë në dijeni Ministrinë e Transportit dhe atë të Financës, drejtuesit e të cilave iu kishin premtuar miratimin në janar të një planveprimi për zgjidhjen e problemeve. Por, kjo çështje u la në harresë nga institucionet shtetërore, duke bërë që shoqëritë e transportit të ndërmerrnin masa drastike, të cilat rëndojnë direkt mbi qytetarët.


2 Maj 2008 @ 5:59 pm
Shyqyr qe hapet Teme me vete per problemin e Transportit Urban ne Tirane !
====================================================================
Urbanet, fillon kaosi ne Tirane
E Premte, 02 Maj 2008 - “KOHA JONE”
Shoqata e Transportit urban e ka mbajtur fjalen. Autobuset kane qene shume te rralle dje, duke shkaktuar radhe te gjata neper stacione. Veteranet dhe invalidet jane detyruar te nxjerrin 20-lekeshin nga xhepi, pasi debatesh te forta me fatorinot, ndersa dispecerite nuk kane ofruar as edhe nje abone. Kjo ishte panorama e dites se djeshme ne kryeqytetin tone prej 1 milion banoresh.
Autobuset
Transporti urban peson krize te plote. Radhet e gjata te njerezve neper stacionet e autobuseve kane shkaktuar jo pak probleme. Keshtu, tendenca e pasagjereve per te hipur neper urbane pa i lejuar te tjeret te zbresin ka qene dje me e theksuar se kurre. Dhe ndoshta me e justifikuar. Kjo, sepse pasagjeret, duke dashur qe te mos kene vonesa ne punet, apo takimet e tyre kane kerkuar me ngulm qe te gjejne nje vend ne autobus. Sigurisht qe nuk kane tentuar te zene vend ne ndonje sedilje, por te pakten ne kembe. E gjithe kjo rremuje ka ardhur per shkak se operatoret private te transportit urban kane punuar dje me gjysmen e kapacitetit te autobuseve. Nga 220 autobuse qe jane vene ne sherbim te rreth 1 milion banoreve te Tiranes, dje kane “sherbyer” vetem 100 te tille. Nje shifer e tille konsiderohet mjaft e ulet jo vetem nga specialistet e transportit qytetes, por edhe nga njerezit e thjeshte, te cilet ne menyre logjike, nxjerrin konkluzionin se per 10 linja, 100 autobuse nuk mjaftojne. Qytetaret jane skeptike ndaj nje zgjidhjeje te mundshme. Megjithate, ata shprehen se nje indiference e tille eshte e tepert, madje e pajustifikueshme nga ana e Bashkise se Tiranes. Perpos shtrenjtimit te jeteses, per cilindo banor qe detyrohet te perdore transportin urban, mungesa e aboneve dhe rritja e mundshme e cmimit te biletes eshte nje goditje teper e rende.
Deshmite
Me shume sesa mungesa e aboneve, eshte ndier vendimi per mosnjohjen e asnje lloj deshmie si per veteranet e luftes, ashtu edhe per invalidet. Me shpresen se fatorinot do te toleronin disi, invalidet dhe veteranet kane nxjerre deshmite e tyre. Por, pasi kane hasur ne rezistencen e tyre, kjo kategori eshte detyruar te leshoje pe, ose te zbrese nga autobusi. Megjithate ka pasur edhe nga ata pensioniste te cilet i kane bere qendrese kerkeses se fatorinove per te paguar 20-lekeshin e biletes. Kjo ka shkaktuar kaos e rremuje neper autobuse, duke bere qe shume prej tyre te preferonin te ecnin ne kembe. Keshtu, problemit te deshmive i eshte shtuar edhe ai i fluksit te madh te njerezve duke e bere udhetimin me autobus, thjesht te pamundur. Por, keto nuk kane qene problemet e vetme te udhetareve. Qe te gjithe jane detyruar te operojne me bileta njeudhetimeshe, per shkak se Shoqata Kombetare e Transportit Urban ne bashkepunim me Drejtorine e Tatimeve nuk kane nxjerre ne treg asnje te tille. Nje gje e tille ka shkaktuar pakenaqesi te shumta, sidomos te studentet. Disa prej tyre deklaruan se do te jete i paperballueshem transporti i perditshem me autobus. Aq me teper qe shume prej tyre marrin mesatarisht dy linja autobusesh ne dite. “Sot kemi dale per qejf, por nuk e dime si do ia bejme diteve ne vazhdim kur do te na duhet ta marrim shpesh autobusin per te shkuar ne fakultet”, thane nje grup studentesh, te cilet kane shijuar performancen e nje koncerti ne sheshin “Nene Tereza” me rastin e dites se 1 Majit. Pothuaj te gjithe qytetaret mendojne se faji eshte i Bashkise se Tiranes per gjendjen e krijuar. “Shoqata e Transportit Urban nuk ka faj. Shteti dhe bashkia duhet te jene strukturat qe subvencionojne udhetimin falas per disa kategori dhe biletat e pajtimit mujor per njerez te tjere”, shprehin shqetesimin qytetaret e pyetur ne lidhje me kete ceshtje.
“Edhe pse jam 80 vjec, do te eci ne kembe”
Eshte 80 vjec e, me sa duket, ky fakt nuk do ta pengoje qe te ece sa me shume ne kembe dhe ta rralloje sa me shume qe te jete e mundur udhetimin me autobus urban. Nevruz Hyseni, ish-pedagog ne Fakultetin e Historise dhe Filologjise, tregon se i duket shume i rende vendimi per te mos njohur deshmite e veteranit. “Une kam qene partizan ne bazen e luftes. Nuk kam luftuar, por jam angazhuar duke shperndare trakte, duke ndihmuar partizanet, duke i strehuar ata, duke bere mbledhje te shumta qe do te na conin ne clirimin e Tiranes etj.”, rrefen Nevruzi. Ai duket shume i indinjuar me faktin qe fatorinot nuk ua njohin deshmite. Duke u shprehur se kjo duhet te jete me e pakta qe behet per kete kategori. “Me duket nje mungese mirenjohjeje per ate qe kemi bere. Gjithashtu eshte ne mungese e theksuar respekti per ne pensionistet”, thote 80-vjecari. Ai eshte i mendimit se faji per kete kaos qe po mbreteron keto dite ne lidhje me transportin qytetes eshte pikerisht i bashkise.
“Degjova qe ky institucion posedon nje grant ne masen 1,4 milione euro posacerisht per sektorin e transportit. Bashkia duhet te jape llogari se ku i ka cuar keto leke si dhe te marre masa urgjente per rimbursimin e operatoreve private”, thote Nevruz Hyseni. Ai shprehet se vetem ne kete menyre do lehtesohen humbjet e Shoqates Kombetare te Transportit urban si dhe do te permiresohet gjendja. Nevruzi thote se nuk e perballon dot udhetimin me bileta njeperdorimeshe. “Do te detyrohem qe te eci ne kembe. Jo gjithe kohes, por aq sa te kem fuqi”, vijon ai. Sipas 80-vjecarit, rritja e cmimit te energjise, e sherbimeve te tjera dhe e ushqimeve ka cuar ne nje varferi te madhe, e cila rendon me se shumti te pensionistet, te cilet rrojne vetem me pensionin modest. “Une marr 13 mije leke ne muaj pension meqe kam qene pedagog, ndersa gruaja 10 mije leke. Muajin e kaluar paguam drita me shume se 6 mije leke. Pervec ushqimeve qe duhen blere, nje sasi e madhe lekesh na shkon per ilace. Nuk e di se si do te mbijetojme”, ankohet ai. Ai shprehet se edhe tarifat e telefonit jane shume te shtrenjta. Megjithate, duket se Nevruzi me te shoqen e kane gjetur zgjidhjen. Ata nuk i marrin me femijet e tyre ne telefon, duke ia bere te ditur shkakun. “U kemi thene qe te na marrin vete kur te kene mundesi, pasi nuk e perballojme dot edhe faturen e larte te telefonit”, shprehet 80-vjecari.
2 Maj 2008 @ 6:04 pm
Sa e forte kjo ! Ti je aty, se ke qene shoke basketbolli i Edi Rames !!! Ja meritoa jote, Eduart Shalesi, qe de facto je Kreu i Bashkise Tirane, sepse je ti qe u pergjigjesh akuzave per korrupsion qe te drejton LSI me njerezit e saj !!!
C’fare gallate !
2 Maj 2008 @ 6:54 pm
O Leshter i inatosur…si nuk u lodhet tu germu per qente e ngordhur dhe per Grupe Armiqsore??
Dje na thoshe se ishte RAMA qe i kishte nderprere abonete…sot del qe eshte shoqate PRIVATE e autobuzave qe i ka nderprere…sepse BASHKIA ka nen funksion vetem NJE LINJE autbozuash…te tjerat jane PRIVATE.
O LESHTER…po PSE i derguan leter MINISTRISE se transportit dhe te finances kta PRIVATET…kur sipas Skraparllinjve te Inatosur…qenka Bashkia qe paska fonde per subvencionimin e aboneve?????
Sepse ne kontraten qe kto kompani pirvate lidhin me Bashkine e Tiranes, pika 11 thote: “Kontraktori merr persiper te kryeje sherbimi e transportit pa kerkuar subvencionim”. Kjo eshte kontrate qe e kan lidhur me Bashkine apo jo? Atehere PSE e firmosin kontraten kur nuk ju pelqen kjo pike??
Me 6 dhjetor 2007 ishte Ministria e Transportit dhe e Finances qe nxorren nje projektvendim per subvencionimin e firmave private te autobuzave.
PRA…kjo ceshtje eshte PAK me e komplikuar se kaq…dhe pergjegjsia me sa duket bie ke ministria e transportit…perderisa letra i dergohet asaj dhe jane ata qe leshojne vendime mbi kte ceshtje.
———————-
Sa per Skraparllinjte e Inatosur…jane bere si pushka e jevgut…sa degjojne emrin Edvin ose Tirane…prishen fare. Skraparlliu i Intaosur te na thote se KU e ka nxjerre kte shifer prej 1.4 miljon evro (se kshu per te leshuar por*rdha ne ere jemi te vetmit)…se dhe nga e nxorri Skraparlliu i Inatosur se ky fond eshte perdorur per “fusha basktebolli”?? Po*rrdha ne ere…
————————
Kjo Shoqate e transportit eshte hera e dyte qe ben nje gje te tille ne forme “proteste”…Pse qenka SOT qe kjo Shoqate paska vendosur nje veprim te tille kur abonete shperndahen rregullisht nga kjo shoqate dhe nga Bashkia?? Pse SOT kur sipas ksaj shoqate paskan 4 vjet qe nga data e lidhjes se kontrates qe bashkia nuk i subvencionon??
Aresyeja eshte sepse kjo shoqate ka borxhe te larta ke kompanite e karburantit dhe nuk i paguan dot…Sa per subvencionim, sipas kontrates me Bashkine, nuk ka. Per ato…shikoni diku tjeter…si ke ministria e finances dhe transportit…ku ishin drejtuar dhe letrat.
2 Maj 2008 @ 6:56 pm
Leshter…paske lajthit fare…
2 Maj 2008 @ 8:25 pm
Mua s’me vjen dhe aq keq per veteranet dhe pensionistet ore miku, vete e deshen Ramen,e votuan, vete t’i durojne ne kurriz pasojat e politikave te tija.
Sa per pergjegjesit e situates, besoj se nuk i jep dot pergjigje pyetjes se “ky institucion posedon nje grant ne masen 1,4 milione euro posacerisht per sektorin e transportit. Bashkia duhet te jape llogari se ku i ka cuar keto leke ?”
Ca t’i them une. Ishallah vene mend heres tjeter, dhe s’vene t’a hedhin ate vote qorrazi per Ramen, me mire tja japin Metes, ose te rrine ne Shtepi, sesa t’ja japin Rames (se per Berishen e di une,q e s’votojne Veteranet dhe shumica e pensionisteve) !
2 Maj 2008 @ 8:30 pm
Transporti, Vargu akuzon Bashkine per korrupsion
E Premte, 02 Maj 2008 - “KOHA JONE”
Zedhenesi i grupit te LSI-se ne Keshillin Bashkiak, Petrit Vargu, ka replikuar ndaj reagimit te zv.kryetarit te Bashkise se Tiranes, Eduard Shalsi. Vargu i ka kujtuar edhe njehere Shalsit se eshte me se i informuar per deklarata qe ka dhene ne lidhje me grantin prej 1,4 milione euro. Ai e ka perforcuar akoma me shume akuzen ndaj Bashkise se Tiranes duke u shprehur se “drejtoret e Bashkise suaj ne mbledhjen me Shoqaten e Transportit perdorin menyrat e Augusto Pinocetit me 1973 ne greven e kamionisteve te Kilit, duke i kercenuar grevistet me heqjen e licences dhe me teper“, eshte shprehur anetari i Keshillit Bashkiak, Petrit Vargu.
Sipas tij, privatizimin e transportit ne kryeqytet e ka kerkuar dhe licencuar Bashkia, ashtu si dhe privatizimin e mbledhjes se plehrave dhe ketij fakti nuk mund t’i pergjigjet populli me rritjen e taksave. “Eshte e lodhshme te merresh me ju, pasi vetem nenkryetar bashkie nuk jeni. Ju here dilni si zedhenes i Rames, here uleni ne radhet e keshilltareve bashkiake gjate mbledhjeve. Ndonjehere syresh, roli jot eshte edhe pak artistik pasi kryetari i Bashkise te vendos ne rolin e Lolos kur vjen ndonje i huaj ne Keshillin Bashkiak”, i eshte drejtuar Shalsit anetari i Keshillit Bashkiak, Vargu. Sipas tij, kjo ndodh per te mbushur sallen dhe jo per aftesite e medha.
==================================================================
Po marr deklarata te nje te zgjedhuri te Opozites, dhe jo akuzat apo sulmet e eksponenteve te Mazhrances … keto replika tregojne se kriza midis LSI dhe PS ka arritur piken nevralgjike dhe LUFTA midis dy elektorateve eshte e pa-evitueshme !
2 Maj 2008 @ 9:01 pm
Ore Leshter…te kuptoj qe po merr deklratata e “opozites”…kjo nuk i ben deklaratat e leshuara nga Skraparllin te Inatosur me te besueshme se idiotizmat qe dalin nga goja jote apo te Birishes.
Ky Skraparlliu i Inatosur…sic thash…NGA e gjeti kte shifer prej 1.4 miljon Evros dhe NGA e nxorri kte perfundim se Rama i ka bere topa basketbolli?? Apo se ka zili se eshte nja 1 meter me i shkurter se Rama dhe s’luan dot basketboll??
2 Maj 2008 @ 10:27 pm
“drejtoret e Bashkise suaj ne mbledhjen me Shoqaten e Transportit perdorin menyrat e Augusto Pinocetit me 1973 ne greven e kamionisteve te Kilit, duke i kercenuar grevistet me heqjen e licences …
O Ed Rama, o vrases sindikalistesh!!!
Ta dish qe mbesa e ndonjerit prej ketyre, do dale dhe do shkruaje romane te “realizmit magjik” o basketbollist i pandreqshem. Ku i cove topat e basketbollit qe i bleve, ku????
J’accuse!!!
2 Maj 2008 @ 10:49 pm
Po kur “Skraparllinjte e Inatosur” mbeshtesnin Ramen per fushate elektorale vjet, a nuk ishin te besueshem “idiotizmat” e tyre ?
Apo atehere kur ishit bashke ju, nuk i quanit as “Skraparllinj te Inatosur”, dhe kundershtite e tyre nuk guxonit t’i konsideronit si “Idiotizma” !!!
Dmth, ne kete mes, gjithmone ju paskeni te drejte ! Rrofte Rama me EdiRamistet e paepur !
2 Maj 2008 @ 10:52 pm
Ore, thirrini mendjes !
Duan tja dine veteranet, pensionistat, studentet, qytetaret ne pergjithesi perse nuk funksionojne trasnportet publike ? C’fare u plasi atyre nese u be tenderi apo jo, apo u moren kaq Lek apo u levruan aq te tjera ?!
Ata duan sherbim ! Bashkia q ee ka ne dore ate pune, t’a kishte rregulluar gjendjen, jo t’a linte deri ne kete pike, ku ne Tirane nuk shitet me asnje Abone, as ne tregun e zi jo, siç behej para ce muajsh …
2 Maj 2008 @ 11:12 pm
Po kujt i drejtohesh o Left? Keta me te cilet po debaton jane ithtare qorra te Rames, qe e pranojne dhe e pelqejne poshterimin dhe keqperdorimin qe ju ben Rama.
Ti ju flet per veteranet (elektorat i PS-se), pensionistet, studentet etj., po keta nuk duan t`ia dine per keta njerez dhe se cfare veshtiresish kane ne transportin urban qe jane te detyruar te perdorin. I vetmi shqetesim i tyre eshte te mbrojne dhe mbajne Ramen ne pushtet me cdo kusht. Nuk kane as kurajon me minimale qe pikerisht ne emer te mbeshtetjes qe i japin dhe i kane dhene Rames, t’i kerkojne te beje detyren e tij si kryetar bashkie dhe te mos e braktise ate.
Eshte e paimagjinueshme qe nje kryeqytet, qe te pakten gjeografikisht eshte pjese e Europes, te mos kete abone javore, mujore apo me gjate, per qytetaret e tij. Nuk e di si eshte gjendja ne kryeqytet afrikane?!
2 Maj 2008 @ 11:15 pm
Lefti dhe Grupi.
Mund edhe te heshtni kaihere se nuk bahet qameti.
Na cate trapin more burra/gra a ca jeni.
Ka jave qe slexohet peshku se eshte bere si dialog midis jush.
2 Maj 2008 @ 11:52 pm
O lefteri…nese ske gje per te thene per temen mos na sill ketu carcafe se na lodhe syte, por ik hap nje teme tjeter ku mund te kuvendosh vence me ate shokun tat policin.
Sa per temen…se merr vesh car ndodh e sa te verteta jane ato qe thuhen.
3 Maj 2008 @ 1:04 am
Me ne fund nje teme qe vlen qe diskutohet per administrimin e tiranes.
Bie menjehere ne sy faktin se leftiu dhe polici, dy “te djathtet” (berishianet ne fakt) kundershtojne liberalizimin e transportit urban ne tirane te bere nga kryetari i partise se majte. Kundershtojne edhe faktin qe ky kryetari i ka thene atyre pak a shume: merreni linjen po mos prisni pare nga shteti. Pervec atyre me para jeni te detyruar te transportoni edhe keto kategorite e vecanta. Po ju pelqeu mire e po nuk ju pelqeu ia jap linjen dikujt tjeter qe arrin te beje kete pune.
Cili nga ju, ne vend te rames, do te kish vepruar ndryshe?
Si do te kishit vepruar?
Do e mbanit transportin urban shteteror?
Do e privatizonit dhe do te jepnit subvencione?
3 Maj 2008 @ 1:12 am
Sinqerisht qe nuk po e kuptoj per cfare akuzohet rama.
Nuk eshte se “nuk e kuptoj”. Nuk e kuptoj vertet.
3 Maj 2008 @ 1:19 am
Keta pronaret (apo koncesionaret) e transportit urban ne tirane mbase kane te drejte kur thone se nuk i dalin me llogarite (per shkak te rritjes se cmimit te naftes) dhe mbase kane te drejte te kerkojne rrugezgjidhje (askujt nuk i intereson qe ata te falimentojne) por, nga momenti kur kerkojne rinegocim te kontrates monopoliste, atehere edhe bashkia duhet te jete e lire te kerkoje kontraktor tjeter dhe te aplikoje penalet e parashikuara ne kontrate.
Nese bashkia nuk kerkon te mbroje interesin tim si qytetar taksapagues deri ne fund atehere une do e quaj ramen fajtor.
Interesi im si qytetar eshte qe kontrata te jete “e mire” dhe qe bashkia te kontrolloje aplikimin e saj.
Nese keta nuk zbatojne kontraten une dua qe bashkia ti drejtohet gjykates.
3 Maj 2008 @ 8:45 am
Po hic o burr per ca akuzohet Rama per hic po keta te Sales kur shohin emrin e Rames behen si demi kur shef ngjyren e kuqe dhe sulen kot me kot e shajne vetem meqe eshte Rama, as ja vlen me diskutu me ta se eshte humbje kohe.
3 Maj 2008 @ 9:08 am
dmth tani ata pleqt e shkret do pagujn 200 lek, qe ti shtyj fatorino, ti kpusi dhe nje te share dhe me pak fat do gjejne naj cop hekri me u ul…
3 Maj 2008 @ 9:48 am
Eshte pjese e sjelles mazokiste besoj, qe zakonisht e kane ithtaret e Rames dhe partise se tij, qe e fyeni veten ne kete menyre.
Akoma nuk e keni kuptuar ju se cfare po i kerkohet Rames, si kryetar bashkie?!
Ja po e shpjegojme me pak fjale perseri: Rames nuk po i kerkohet me shume se sa te zgjidhe problemet dhe kaosin qe ka transporti urban ne Tirane.
Kryetari Rama duhet te zgjidhe nje ore e me pare mungesen e aboneve ne Tirane dhe po pati ndonje dite pushim nga udhetimet e tij ne fushat e gjera te Shqiperise, te zgjidhe edhe njohjen e librezave dhe deshmive per kategori qytetaresh te ndryshem, qe perfitojne transport falas ne Tirane dhe qe aktualisht nuk ja u jep kush.
Ne vend qe te ndertoje fusha basketbolli me grantin e dhene, ta perdore per te subvencionuar kompanite e transportit urban ne menyre qe keta te nxjerrin te treg abonete dhe te sigurojne transportin falas per kategorite qe e perfitojne.
C`faj kane veteranet, pensionistet, studentet, qytetaret qe bashkia nuk arrin te merrret vesh me kompanite e transportit urban.
Eshte e paimagjinueshme qe nje kryeqytet te mos ofroje abone per qytetaret e tij.
Une e kuptoj qe shumica e ithtareve te Rames kane sjellje mazokiste ne raport me te dhe partine qe ai drejton, por nuk kane faj qytetaret e tjere. Kjo lloj sjelljeje eshte konstante tek militantet e PS-se, me udheheqes here E. Hoxhen, here Fatos Nanon dhe tani Edi Ramen. Ajo shoqja socialiste nga Berati qe nuk donte as uje dhe as drita vetem bashkim ne partine madheshtore te te mengjerve, eshte rast i fresket…edhe shumica e ithtareve te Rames qe shkruajne ketu, te njejtin mentalitet kane, bile me te demshem. Rama jo vetem abonte mos te arrije te ju siguroje qytetareve, por t`iu riktheje gomeret si mjet trasporti, keta nuk thone gje.
3 Maj 2008 @ 9:51 am
abonet*
3 Maj 2008 @ 11:13 am
Polici kerkon qe:
Nderkohe Leftiu thekson se:
3 Maj 2008 @ 11:23 am
cdo njeri, te cilit ne klase te pare i kane mesuar te shkruaj e te lexoje e jo vetem te rendise germat njera pas tjetres, e kupton se:
Trasnportuesit nuk duan te respektojne kontraten, rama i kercenon me aq sa mund ti kercenoje (me heqje license ne respekt te kontrates, se nuk perdor metoda gerdecare), transoportuesit i kerkojne ndihme ministrise se financave e qeverise ne pergjithesi.
Akoma nuk po e kuptoj une fajin e rames!
Une e di tashme qe keta kriminelet e salinit te vrasin naten, te qajne diten e te akuzojne edhe se e kishe fajin vete.
Me ben pershtypje vasili i LSI qe duhet te pakten te dije te lexoje e te shkruaje.
3 Maj 2008 @ 11:28 am
Gene,
Une dua nje gje te thjeshte nga Bashkia e Tiranes:
Te mundesoje transport urban cilesor. Kur them “cilesor” nenkuptoj qe ne asnje menyre te mos jete i ngjashem me nje kuti sardelesh qe leviz me ngadale neper rruge duke u shkundur, e duke teshtitur. Nenkuptoj qe te jete i paster. Nenkuptoj qe te kete vend per tu ulur kur me duhet te shkoj nga nje cep i qytetit tek tjetri.
Une si individ s’e kam problem te paguaj per kete sherbim, biles me shpesh marr taksine qe kushton 300 Lek (pagesa minimale per taksi) sesa autobuzin qe kushton 20 Lek thjesht sepse s’dua te perballem me qelbsirllekun e autobuzeve. Gjithashtu, une si individ s’e kam aspak problem nese mua qe ma mban xhepi me shume me kerkohet te paguaj nje bilete me te shtrenjte (eshte e kuptueshme besoj qe cdo cmim nen 300 Lek do te ishte gjithsesi qar per mua) dhe nqs nje pensionisti, personi ne nevoje, studenti etj i kerkohet te paguaje nje bilete me te lire.
Bashkia, nqs do ta beje punen tamam qe te me kenaqe vertete mua si individ le te beje si vijon:
1) Te percaktoje sesa do te ishte numri maksimal i personave qe mund te udhetojne me autobuz ne Tirane.
2) Te percaktoje sa autobuze duhen per te perballuar kete levizje ne menyre njerezore, dmth te mos kete kuti sardelesh per njerezit.
3) Te percaktoje sa jane shpenzimet e shoqerive te transportit dhe sa duhet te jete fitimi i tyre (se fundja jane monopol i ligjeruar keshtu qe duhen kufizuar).
4) Te vendose cmimet e reja qe permenda me siper.
5) Te mbikeqyre respektimin e pikave 1-4 me siper.
Po e beri kete atehere ja bej hallall voten per kete ceshtje. Po s’e beri, le te shpresoje prape qe do te jete “e keqja me e vogel”.
3 Maj 2008 @ 11:42 am
Po kam pershtypjen se e kane bere o llukan!
Mbase i kane bere llogarite gabim po kam pershtypjen se e kane bere dhe mbi ate baze kane bere nje kontrate me keta monopolistet.
Si thashe edhe me lart, nuk ka asgje te keqe qe kontrata te rinegociohet por kjo nenkupton edhe nje konkurim te ri (une keshtu do te doja) perndryshe behet si ato tenderat qe fitohen me oferta nen kosto dhe pastaj kerkojne rritje te fondit (menyra klasike e vjedhjes se fondeve publike).
Nje artikull dje llukan kishte ca shifra mbi numrin e udhetareve, kapacitetin transportues etj etj dhe nuk besoj se kane dale ne terren ti numerojne vete (nga te dhenat e bashkise do i kene marre)
Tani, keta transportuesit kerkojne te ulet numri i autobuzeve ne linja (te rritet numri i sardeleve ne kuti), te rritet cmimi i biletes, te mos shesin me abone (rritje cmimi per te perditshmit te detyruar te udhetojne), te mos njohin ndarjen sipas kategorive (praktikisht ato qe propozove ti ketu). Perkundrazi keto jane parashikuar ne kontrate dhe bashkia (rama) kerkon qe te respektohet kontrata.
Ne parim rama ben mire qe kerkon respektin te kontratet (mbon interesat e qytetarit te tiranes) ndersa me praktike nuk di a eshte e udhes pasi nuk kemi interes ti cojme ne falimentim transportuesit por kjo gjykohet me bilanc ne dore dhe jo me artikuj te tipit “cfare uji i ke dhene gomarit”
3 Maj 2008 @ 11:44 am
Me duket se do ia besh hallall voten per kete rast.
3 Maj 2008 @ 11:44 am
Gene,
Une s’u mora me shkrimin fare, thashe vetem se c’dua si qytetar i Tiranes
Bashkia mund te kete studime e llogaritje por une vetem sardelellek dhe qelbsirllek kam perjetuar ne autobuza e prandaj s’jam i kenaqur fare me ate qe eshte bere dje. Le te ribehet sot me mire.
P.S. Po s’u rrit numeri i autobuzave, e po s’u rrit pastertia e cilesia e sherbimit atehere sic e thashe me siper “le te shpresoje qe do jete perseri e keqja me e vogel” se s’ma ka shume qejfi te harxhoj per taksi kur mund te marr autobuzin
3 Maj 2008 @ 11:58 am
Ore Llukan !
Media po denoncon me mer dhe mbiemer avullimin e parave . Ca shakash ben per cer do mileti. Kush e pjerdh miletin, kur e kan pjerdh ndonjehere?
Lexo ke Agon se eshte nje rob aty qe flet me emer dhe mbiemer.
Nuk flasin mediat e tjera kunder Rames derisa 2/3 e tyre kane zyra te marra me qira nga kjo bashki apo nga ato qe u dha kur ishte Minister Kulture.
3 Maj 2008 @ 12:19 pm
Kisha pershtypjen se po flisnim per nje akuze specifike llukan. Flasim per transporti urban ne pergjithesi atehere.
Meqense bashke kuptohemi dhe shume parathenie mund ti leme menjane, une po them vetem qe: Une e ti, qe kemi mundesi te paguajme dhe qe duam gjithsesi transport urban por qe te jete cilesor jemi (le te themi MBASE per te qene me “shkencore”), nje pakice e tille qe nuk justifikon (ekonomikisht) nje sistem transporti ashtu si e duam ne (ashtu si, fjala vjen, nuk justifikojme nje piste bicikletash kapilare ne tirane sic e dua une) nderkohe qe ka nje shumice e cila pranon te udhetoje si sardele por te paguaje me pak dhe ka nje shumice tjeter te ciles akoma nuk “i ka dale” qefi i makines dhe … na lene ne, pakicen, me kembe.
Le te themi perseri MBASE per te theksuar se keto diskutohen me shifra ne dore dhe jo me “cfare uji i ke dhene gomarit”
3 Maj 2008 @ 12:24 pm
Sigurisht llukan qe ajo shumica e “makinisteve” mund e DUHET te shnderrohet ne “udhetare” si ne por kete mund te fillojme (mbase) ta themi sot pasi deri dje do na merrnin per te cmendur (per ate makine e donim sistemin kapitalist me cdo kusht).
3 Maj 2008 @ 1:09 pm
Abonet hiqen njerezit protestojne……per te qeshur e per te qare,po ku protestojne,po si protestojn?kjo ka rendesi.Nuk mund te protestosh neper kafenera dhe tek peshku me bla bla .
Transporti urban ketu eshte nga me skandalozet,per mos tu zgjatur per kushtet e udhetimit ,pa kondicioner ose ngjeshja si sardele vonesat aroganca e shofereve apo faturinove qe nuk japin bileten[mund te jemi i vetmi vend ku ka fatorino] ndalimi ku ti doj qefi etj etj,por kerkohet te rriten cmimet duke deklaruar se i kemi cmimet shume te ulta,por keta ekonomistet e famshem nuk llogarisin se sa mer nje pensionist apo punetor.Ketu me te vertete diskriminohet mosha e pensionisteve.Shkon nje i moshuar ne amerike[me dokumenta]dhe i japin nje dokument te udhetoj pa bilete,kurse ketu qe ka punuar nje jete te tere jo qe nuk mund te udhetoj pa bilete ,por i heqin edhe abonete,qe ne amerike apo gjetke mund te maresh abone ne cdo kohe[ditore,javore apo mujore],kurse ketu ne fillim te muajit njerezit vriteshin ne radhe ,si ne radhe te gjizes dikur,dhe xhambazet i shisnin me shtrenjte ne tregun e zi.
Po keshtu ndodh edhe me alb telekomin qe jane vene kabinat neper rruge dhe nuk ka karta telefoni,dhe rrine disa qe ta shesin me dy apo tre here me shtrenjte.
Pa le te flasim per interurbanin,qe nuk ka nje terminal autobuzash.
Imagjinoni nje turist te huaj qe do te udhetoj nga rinasi neper qytete te ndryshme[ne qef te vet] ku mund te drejtohet,si mund te orientohet,ta hipesh ne furgon apo autobuza qe qendrojne ne cdo 500 metra per te hipur apo zbritur pasagjer,apo ta drejtosh tek stacionet i trenit……
Dikush thoshte diku jete e poshter,kurse une kudo qe kam shkuar kam perseritur jete qeni,por jo qen perendimor sepse ata jetojne dhe udhetojne me mire nga ne.Keto arritje kane qeverite tona me ne ne krye.vaj vatani e mjer mileti e ka thene bukur AI
3 Maj 2008 @ 1:35 pm
Urbanet, invalidet e punes ne greve per deshmite
E Shtune, 03 Maj 2008 - “KOHA JONE”
Invalidet e Punes kane kercenuar se do te hidhen ne greve urie, nese nuk zgjidhet problemi i njohjes se deshmive te tyre per transport urban falas ne Tiranes. Qe prej dy ditesh, ata nuk mund t’i perdorin ato, sepse fatorinot e autobuseve urbane nuk ua njohin. Kesisoj, invalidet e punes detyrohen qe te nxjerrin nga 20 leke sa here qe hipin ne autobus. Ka qene ky shkaku pse ata kane menduar te hyjne ne greve urie per te zgjidhur situaten. Kjo kategori pasagjeresh nuk jane te afte qe te punojne, cka do t’ua lehtesonte sadopak gjendjen e veshtire financiare.
Por ne kushte te tilla, kur ata vuajne mangesite e aftesive fizike, e kane te pamundur qe ta perballojne koston e transportit urban. Sipas tyre, nese Bashkia e Tiranes nuk reagon duke zgjidhur problemin, atehere ata nuk shohin rruge tjeter pervec ngujimit ne nje ambient ku as mund te hane dhe as te pine. Ne fakt, Shoqata Kombetare e Transportit qytetes ka deklaruar se udhetimi falas per invalidet e punes, veteranet apo kategori te tjera qe udhetojne falas, eshte nje nder shkaktaret pse kjo shoqate, por edhe operatoret private, po kalojne nje krize te rende financiare. Sigurisht qe ata nuk jane shkaktaret kryesore, por nje element i rendesishem qe ka cuar ne krize. Problemi, sipas drejtuesve te kesaj shoqate, eshte se shteti nuk rimburson asnje lek per keto kategori, edhe pse operatoret qe operojne ne transportin qytetes jane private. Sot per sot, rimbursohet per sherbimin qe kryen vetem parku, i cili ka linjen e vetme Kombinat-Kinostudio. Ndersa operatoret qe perballojne pjesen tjeter te transportit ne Tirane, qe eshte edhe me e madhja, nuk rimbursohen. Ne keto kushte, sipas operatoreve private, eshte e pamundur qe te krijosh standarde te sherbimit.
=============================================================
Ja sesi po protestojne kunder Bashkise Tirane !
3 Maj 2008 @ 1:45 pm
Pra, problemi i transportit ne Tirane tregon korrupsionin qe ka arritur ne stratosfere ne kete institucion, si dhe tregon gjithashtu lenien pas dore te qytetareve te cilet nuk kane me as sherbimet qe kishin para disa muajsh/vitesh, por kane bere realisht hapa prape (sidomos pas 2007)
Pershembull : Tirana kishte vite qe nuk kishte probleme per pastrimin e qytetit, kurse fillim-viti 2007 deboutoje me permbytjen e Kryeqytetit nga kapulet e Plehrave qe pushtuan edhe zonen e ish-bllokut, aq sa Tirana dukej si SHARRA.
Porblem tjeter qe kishte vite/dekada pa u pare ne Tirane eshte edhe ai i transporteve : skandali me i madh eshte shperdorimi i fondeve dhe lenia ne rruge/kembe e personave qe perfitonin transport falas ! C’mimet e bileta rrezikojne te shkonje nga 20 Lek ne 50 Lek, kurse gjate muajve te fundit ka gjalluar tregu i zi i aboneve (derisa ato te hiqen fare nga qarkullimi pardje).
Keto situata tregojne qarte se ne vend qe Tirana e drejtuar nga Nababi Rama te heci eprpara, te shkoje drejt nje “Kryeqyteti Europian” siç GENNJEU Rama po ata njerez qe sot jane ne kembe !, Tirana sot eshte kthyer shume vite prapa ne kohe !
Me keto ritme, menazhimit te Tiranes nga Edi Rama pas 2007 mund t’i shkoje per shtat fare mire shprehja : “1 hap para e 2 hapa prapa”
Po problemi i jeit 24 ore, kur do zgjidhet ? Apo ka kohe deri nga fundi i 2011 -es ? Prisni, prisni ! S’e ja u zgjidhi Edi !
3 Maj 2008 @ 2:52 pm
Qe te fillonte emri me “L…” kete e lexojme per dite deri ne shurdhim…por
:(
kjo
:( 
:( 
Ja lexo se c,ben nxitimi dhe prit pastaj te lexosh nje mendim te qarte nga Leftotipizmi.
qe te kishte njohuri e ngjashmeri me Leninin ne Anal-iza….
eshte me pak se nje curudi..????? Po ngre shenja dyshimi qe do kesh qene femije AMBASADORI ne Mongoli
Per Temen me te vertete nuk po KUPTOHET pergjegjesia e BASHKISE,
pervec nje ligjerate te “kendshme” te nje me VARGU.
A ka njeri ta specifikoje ..pervec shprehjeve te Pergjitheshme “ke faj o Mane,duhet ta ruaje lopen ” se
………ku qendron konkretisht PERGJEGJESIA e BASHKISE ?
Pervec konkluzioneve fshatareske te Mixhisteve ,se meqe eshte K/tar Bashkie ai duhet te pergjigjet ?
A ka buxhet enkas per kete PROBLEM dhe e ka shperdoruar?… apo sipas
L(Rr)efterve (bravo GRUP!!!!!!!) Bashkia ka 1,4 miljon Euro dhe duhet ti shpenzoje per transportin jo per fusha Basketi….qe neser une Lefti te shkruaj artikuj qe s’kane ku luajne rinia ???????
A ka qeveri ketu ne Memedhembje qe te dale nje zedhenes (babai te cilit besoj perdor URBANET) dhe te deklaroje se ku eshte ky difekt ? Mhakari qofte edhe i ndonje Ministrie me cilesore TRANSPORTI ?????
“Corba” L(Rr)eftesh qe ruhen poshte e larte nga POLICE me te vertete e kane bere si gazete fshati Peshkun……. Nuk po lexojme prej KOHESH nje QENDRIM ndryshe mbi nivelin BATHORO-FILLORIST
…….. Po problemi i jeit 24 ore…??? (: (:(
3 Maj 2008 @ 3:41 pm
Koth,
Po ja pra, politika e re supozohet ta pjerdhi miletin
Gene,
Ok, atehere perse s’behen publike keto studime nese ekzistojne dhe ta fleje mendjen edhe kjo pakica jone. Ose, nese s’ka akoma studime, pse s’i bejne nje ore e me pare qe ta dime se sa jane numerat dhe c’kerkojne.
Ngrihet njeri maje kapices se plehut e thote “Bashkia le ti perdori keto X para per te subvencionuar nje sherbim qe eshte mizerje”. Pala tjeter qendron fort ne istikamin e saj dhe ne kete mes vuajne edhe “shumica” qe ngjeshen neper autobuza, edhe pakica qe ose paguan per taksine, ose detyrohet te levizi me makinen personale.
Lefti,
Mos harro te kthesh kaseten nga ana tjeter kur te arrish ne fund.
3 Maj 2008 @ 9:40 pm
Dmth sipas jush, Bashkia s’ka dore fare ne punen e Transportit rban ne Tirane ?
Po nga vjen problemi atehere ? Nga shoqata e transportit ? Nese e kane “keta” fajin, perse Bashkia qe i paguan (me leket qe i jep Shteti - plot 1.4 Miliarde ne Vit), perse nuk e ngre zerin per kete çeshtje : te prish kontraten me ta, t’i hedhi ne gjyq etj etj … njerezit duhet t’a hane ne kurriz gjithnje, kur disa institucione nuk merren vesh me njeri-tjetrin !
Po grupi i Keshilltareve te LSi, pse akuzojne Bashkine per Korrupsion dhe shperdorim fondesh (nga leke per Autobusat, ne fusha Basketi) ?
Edhe keta “kot” ja fusin ? Te gjithe po i bien me qafe kote “Kalase” se Bashkise ?
4 Maj 2008 @ 9:08 am
Tani mbase grupi na ka genjyer dhe atehere haram i qofte hapesira qe harxhon po deri tani nuk kam pare ndonje pergenjeshtrim nga ata qe e kundershtojne.
4 Maj 2008 @ 9:15 am
Une per vete nuk arrita te “lexoj” gje ne keto me poshte por faktojne se studimet egzistojne (mbase jo aq sa duhet) dhe se jane publike (jo aq sa duhet nese nuk jane ne seline web te bashkise bashke me kontraten e plote)
4 Maj 2008 @ 9:19 am
problemi sot qendron ne faktin se transportuesit shkelin kontraten dhe duan t’a rinegociojne.
Ketu rama u akuzua edhe pse kontrata po shkelet edhe pse kontraten po e mbron.
4 Maj 2008 @ 9:37 am
Problemi me temen doja te thoja se problemi i vertete qendron me transportin urban ne tirane.
Nderkohe behen “si gjithmone” trajnime
http://www.tirana.gov.al/common/images/MO.ST.pdf
4 Maj 2008 @ 2:08 pm
dhe studime “tregu”
http://www.tirana.gov.al/Transparenca2007/Katalogu Shqip.pdf
(faqe 25)
4 Maj 2008 @ 4:23 pm
Gene,
Faleminderit qe e solle lidhjen per katalogun e Bashkise. Bazuar mbi kete dokument, Bashkia eshte e ndergjegjshme per problemin por e vetmja gje qe keshillon eshte nje vemendje me e madhe ne kete drejtim. Ato pikat e mia 1-5 me siper nuk i vura re gjekundi
4 Maj 2008 @ 7:28 pm
Si tek problemi i plehrave te Tiranes, ku edhe aty “Firmat” kishin refuzuar te vazhdonin kontraten por edhe ku AKPP-ja kishte anulluar nje tender te Bashkise, fajin sipas Bashkise, nuk e kishte Bashkia, por ose firmat, ose Qeveria (nepermjet AKPP-se).
Mirepo neper media dolen zera sikur njerez te Bashkise e kishin “sabotuar” vete Tenderit ne fund vitin 2007, ne menyre qe te tenderin e ri t’a merrnin firma “fantazem” afer po ketyre njerezve.
Nuk u mor vesh gje me vone se ç’fare u be. As u mor vesh se kush e fitoi tenderin e ri … apo kush ishte “personi” prapa asaj firme …
Mirepo, kur vendoseshe ne pikepamjen e Firmave Private te Pastrimit, ato shpreheshin se Bashkia kishte abuzuar, se kontrat kishin marre fund dhe se ata s’kishin asnje detyrim te vazhdonin pune “ekstra” … AKPP-ja thoshte se anullumi i tenderit ishte bere konform ligjit, perderisa disa firma qe kishin humbur konkurimit ishin ankuar per parregullsi dhe korrupsion ne praktikat tenderuese.
Edhe tek problemi i transportit Urban, problem qe vazhdon realisht qe prej Dhjetorit 2007, por qe tani u be akut, Bashkia shfaqesohet (hiqet si viktime) ndersa ja “hedh” topin firmave/shoqatave te transportit etj etj … ka madje qe thone se fajin e paska Ministria e Transporteve; te tjere shrpehen se fajin e ka edhe Ministria, edhe Bashkia.
Hajde merre vesh : secili loz ping-pong.
===============================================================
Abonete, bashkia perplasje me shoqaten e transportit urban
E Diele, 04 Maj 2008 - “KOHA JONE”
Duket se rifutja ne treg e aboneve per transportin urban ne Tirane do te vazhdoje te mbetet ne kuadrin e fjaleve, pavaresisht premtimeve te bashkise se kryeqytetit. Dje, nenkryetari i Bashkise se Tiranes, Eduard Shalsi, premtoi se abonete do te dalin ne treg ne henen. Megjithese vendimet per nxjerrjen ose jo, te aboneve nuk i merr ky institucion, Shalsi ka lene te kuptohet se Bashkia e Tiranes do te zhvilloje negociata me Shoqaten e Transportit Qytetes per kete ceshtje. Por, nga ana tjeter, perfaqesues te kesaj te fundit duket se nuk do te leshojne pe. Asgje, sipas tyre, nuk do te ndryshoje pa dale vendimet perkatese mbi rritjen e cmimeve te sherbimeve qe kjo shoqate ofron. “Nga dita e hene, qytetaret e Tiranes do te mund te blejne abonete mujore prane dispecerive”, deklaroi Shalesi. Por, pavaresisht kesaj deklarate, Kujtim Hyka, sekretar i Pergjithshem i Shoqates se Transportit Qytetes, deklaroi se abonete per linjat e transportit ne kryeqytet do te dalin ne treg vetem nese qeveria miraton kerkesat e shoqates, nje prej te cilave eshte rritja e tarifes se biletes njeudhetimeshe.
Ky ka qene vendimi qe kane marre perfaqesuesit e 11 linjave qe operojne ne Tirane, pas takimit me drejtorin e Transportit Urban ne Bashki, Enton Punavia. I gjithe problemi, sipas sekretarit Hyka, vjen nga rritja e cmimit te karburantit, rritja e sherbimeve te tjera (servis etj). Pra, sipas tij, rritja e kostos se sherbimeve nga dita ne dite, dhe lenia e cmimit ne po te njejtin nivel si te 4 viteve me pare, po e con drejt falimentimit sherbimin urban.
===============================================================
Te shohim sesa do te mbahet fjala e Kryetarit te Bashkise Tirane, Eduart Shelesi, ne lidhje me premtimin per Daljen e Baboneve te Henen …
5 Maj 2008 @ 9:00 am
Habitem Llukan!
1) Te percaktoje sesa do te ishte numri maksimal i personave qe mund te udhetojne me autobuz ne Tirane.
40 mijë qytetarë udhëtojnë me me libreza invalidi
13 mijë nxënës e student qarkulllojnë në ditë në të gjithë linjat
65 mijë persona udhetojnë me abone në Tiranë
120 mijë qytetarë udhëtojnë çdo ditë në kryeqytet
22 175 është kapaciteti i udhëtarëve me autobus
2) Te percaktoje sa autobuze duhen per te perballuar kete levizje ne menyre njerezore, dmth te mos kete kuti sardelesh per njerezit.
13 linja autobusësh janë në funksionim
226 janë mjetet që përdoren për transportin publik
3) Te percaktoje sa jane shpenzimet e shoqerive te transportit dhe sa duhet te jete fitimi i tyre (se fundja jane monopol i ligjeruar keshtu qe duhen kufizuar).
I kane percaktuar ne kontrate. Kane percaktuar nivelin e sherbimit dhe nivelin e shperblimit.
Eshte mire qe bashkia te kete studime te vazhdueshme mbi kostot e ketij sherbimi por privatizmi sherben pikerisht per ta kaluar kete barre tek privati (qe presupozohet te jete me i zoti) me te cilin lidhet kontrata ne kushte konkurence. (perndryshe mund te kthehemi tek pronesia publike, me te cilen une jam dakort, po kjo na e kalon diskutimin ne nje nivel tjeter)
4) Te vendose cmimet e reja qe permenda me siper.
Duhet te biem dakort nese duhet te kete cmime te reja apo nese duhet te respektohet kontrata aktuale. Rama mendon se duhet te respektohet kontrata aktuale. Shpresoj qe keta privatet (nuk e them me percmim), ne ministrine e finances, bashke me kerkese/ankesen, te kene derguar edhe nje analize te detajuar te kostove po une nuk kam ku t’a gjej (as bilanci publik nuk mjafton, duhet analize kostosh me informacione te brendshme)
5) Te mbikeqyre respektimin e pikave 1-4 me siper.
Ate po ben dhe per kete po e akuzojne si “pinochet”.
Nderkohe transportuesit kerkojne te gerryejne disa pika qe, me sa duket, jane me te dobeta ne kontrate (abonete, transporti i kategorive te lehtesuara, frekuenca e sherbimit) ne menyre qe te ulin kostot apo, me sakte, te rrisin te ardhurat.
5 Maj 2008 @ 9:27 am
Qe te sqarojme nja dy gjera te vogla:
1- qe transporti publik kerkon gjithmone permiresime e di une, e di ti, e di dhe bashkia se na e tha vete (Rama eshte pergjegjes per kete).
2- qe “e mira nuk ka fund” e dime te gjithe
3- qe ka ardhur momenti te mendojme per nje sherbim transporti me te mire, kete e perceptojme te gjithe (sidomos ne qe e duam per figure dhe nuk do kemi problem cmimin me te larte)
4- qe sherbimi me i mire kerkon para me shume, edhe kete e kuptojme te gjithe.
5- qe rama nuk humbet gje personalisht nga rritja e cmimit te biletes se autobuzit e dime por “nuk kuptojme” …
5 Maj 2008 @ 5:41 pm
Tani une kam nje kuriozitet
Nga doli ajo shifra 1.4 milione euro POSACERISHT per transportin urban (privatin) se une tek bilanci i bashkise nuk e gjeta.
7 Maj 2008 @ 11:12 am
Loja e Edvin Ramës me abonetë, “Gërdec” korruptimi në shërbimin urban
Tuesday, 06 May 2008 - “Gazeta Sot”
Edhe pse në treg dolën abonetë, kjo duket se po e jep zgjidhjen e problemit të transportit urban qytetës, shërbim i cili ka krijuar prej afro 7 muajsh shqetësime serioze financiare dhe të cilëisë së shërbimit për qytetarët. Bashkia e Tiranës dhe qeveria duket se janë në union ntë plotë për shkatërrimin e këtij shërbimi publik dhe veçanërisht për abuzimet me të, duke bërë lojëra me abonetë, me financimet, me numrin e linjave dhe autobuzëve. Dy ditë më parë, pas një bllokimi prej 5 ditësh, ministria e Transportit dhe ajo e financave hodhën në treg abonetë, por edhe këtu u “zhdukën” për 10 minuta, duke vijuar kështu skemën e lënies së qytetarëve pa pajisjen me abone, për më tepër të studentëve, abonetë e të cilëve kanë kohë që nuk dalin në treg. Në mbështetje të shqetësimeve të qytetarëve, Zyra e Mbrojtjes së Konsumatorit Shqiptar, ka denoncuar Bashkinë e Tiranës dhe Edi Ramën, nëpërmjet një studimi të hollësishëm, që vërteton plotësisht dhe me argumente, se rritja e çmimeve të transportit urban, ka qënë një strategji e Bashkisë Tiranë, në marrëveshje me Shoqatën e Transportit.
Sipas të dhënave të ZMK, në Tiranë udhëtojnë çdo ditë, mbi 225.000 pasagjerë (këtu perjashtohen ato kategori qytetarësh, që kanë status të veçantë për udhëtim falas). Në Tiranë, ka 234 stacione qëndrimi e shërbimi autobuzësh, në të cilët, 162 autobuzë ndalojnë 45000 herë cdo ditë! Çdo vit udhëtojne mbi 80 milionë pasagjerë! Sepse, ka shumë njerëz, që udhëtojne çdo ditë nga 4-6 herë. Shërbimi i transportit të udhëtarëve në Tiranë është shumë fitimprurës! Vetëm 9 prej kompanive private dhe publike, kanë mundësi të inkasojnë cdo vit, mbi 21 milionë dollarë (ështe tjetër problem, nëse i vjedhin fatorinot), ndërkohë që fitimi minimal është mbi 7 milionë dollarë. Nga ana tjetër, korrupsioni qëndron edhe tek rritja e biletës, nga e cila mafia e transportit e drejtuar prej Edvin Ramës, siguron me një të rënë të lapsit afro 10 milionë dollarë fitim më shumë! Për këtë qëllim, ZMK do të fillojë procedurat e lobimit edhe me disa shoqata, që përfaqësojnë grupet e prekura nga rritja e cmimit me 6 këshilltare të LSI, për të nisur një hetim nëpërmjet Keshillit Bashkiak në Tiranë, për abuzimet e mëdha të Bashkisë së Tiranës dhe të drejtuesit të saj dhe klaneve të tij të korruptuara, me transportin urban dhe lojërat e ndyra që janë luajtur dhe po luhen në kurriz të qindramijë qytetarëve të Tiranës këto ditë!
Si është e vërteta e rentabilitetit të shërbimit urban? Kush e ka fajin? Çmimet e naftës, apo keqmenaxhimi privat? Si ka luajtur Rama, si Ponc Pilati, megjithese ka qënë regjisor i të gjithë lojës së rritjes së çmimeve, duke përdorur grupin “Mjaft” si kolonë të pestë, për të keqorientuar protestat! Përse pardje, përfaqësuesit e Bashkisë së Edi Ramës, i kërkuan zyrtarëve të Qeverisë, që të rritnin çmimin e biletave? Ku fillon dhe ku mbaron loja e Bashkisë dhe çfarë të fshihet pas kësaj loje? Kjo eshte historia e “Gerdecit” të shërbimit urban të Tiranës, ku këtë herë, protagonist është Edi Rama!
Abonetë, pistë abuzimi
Maji është muaji i shtatë, që bashkia e Tiranës hodhi me vonesë në treg sasinë e aboneve. Janë tre kategori biletash pajtimi mujor, me çmime të ndryshme. Njëra kategori, ajo e studentëve është hequr fare nga qarkullimi, megjithëse subvencionohet nga buxheti i shtetit. Abonetë e përgjithëshme kanë një tjetër prapasken abuzimi. Ato prodhohen dhe shpërndahen nga disa shoqëri private që kryjnë transportin urban në linjat e kryeqytetit, por që nuk dalin në qarkullim, por shiten në tregun e zi, të “miratuar” po nga Bashkia e Tiranës. Megjithëse quhen “abone të përgjithëshme”, pra për të gjithë linjat e kryeqytetit, ato nuk njihen nga të gjithë linjat. Këtë e paguajnë qytetarët me kosto financiare suplementare, mbasi janë të detyruar të blejnë abone për secilën linjë, ose për dy tre linja në grup. Këtë, bashkia e Tiranës e njeh si abuzim, por nuk ndërhyn. Vetë kreu i bashkisë, nuk ka pranuar të deklarohet në shtyp për këtë pistë korrupsioni e cila përmblidhet ne miliona lekë vjedhje. Edhe pse ky udhëtim subvencionohet, kompanitë private nuk pranojnë abone pa “ngjyrën” e tyre. Pra, lekët i marrin nga bashkia, por punën e bëjnë krejt private. Aq më keq akoma, nuk njihen as dëshmitë e invaliditetit e ato të veteranëve. Ndërsa subvencioni firmoset rregullisht nga kryebashkiaku Rama, i cili flitet se edhe këtu është “zotëtria 10%”.
Bashkia, autobuzë që nuk shkojnë në destinacion, firmat vjedhin
Vetëm 1 muaj përpara zgjedhjeve lokale të vitit 2007, kreu u bashkisë Tiranë, Edi Rama, krijoi një linjë të re në shërbimin e transportit urban të kryeqytetit: Uzina Dinamo-Qendër-Sharrë. Deri pak ditë pas zgjedhjeve, këta autobuzë e respektonin gjithë gjatësinë e linjës. Ndërsa qysh atëherë, ato nuk shkojnë më në destinacion, por vetëm në qendër, kur subvencioni jepet për të përshkruar gjithë linjën. Përveç kësaj, në mbrëmje, këta autobuzë e mbyllin shërbimin e transportit 1 orë e gjysëm përpara orarit të caktuar (ora 23.00), pa llogaritur mosrespektimin e orarit gjatë shërbimit, mosnjohjen e aboneve të linjës bazë që është Kombinat-Kinostudio etj. Tashmë ata e kanë humbur funksionin e tyre elektoral dhe njerëzit janë të detyruar, të udhëtojnë me “barakat” e parkut të Bashkisë.
==================================================================
Ja ku del 1.4 Milioni, ja ! Po pse more Gene, kur vidhet nga specialiste si keta, mos valle do t’i qe te lene “gjurme” kaq trashanike sa t’i vendosin te gjitha shifrat tek Bilanci i bashkise, apo Buxheti ? Normal qe nuk jane aty, sepse jane neper konto bankare dhe xhepat e “DALLAVEREXHINJEVE” qe e lene Shqiperine te heci me hapa Kerrmilli, as Breshke jo !
7 Maj 2008 @ 11:46 am
???????????????????????????????????????????????????????????????
Tallash kane ne vend te trurit keta apo m.t
7 Maj 2008 @ 11:55 am
Kush eshte ai plehre qe ka bere kete paralelizem?
Si quhet?
7 Maj 2008 @ 12:49 pm
Artikull s’kishte “autor”, por mund t’a gjesh emrin nese lexon gazeten ne format PDF …
7 Maj 2008 @ 1:24 pm
Po e shajme si “anonim” pra PLEHRE!
7 Maj 2008 @ 5:06 pm
Gene falemdnerit se je i/e vemtja qe e kupton se ku sheste thelbi i problemit ne mes te ksaj stuhie stepike Gerdecare te krijaur nga Birishjanet dhe te Inatosurit per perfitime politike.
Problemi qendron ne kontrate…Kontrata e firmosur thot qe Bashkia nuk jep subvencionim. Kto shoqeri e kan firmosur vet kte kontrate me vetdije. Po ashtu jan vet ata qe pohojne qe nuk kan marre kurre subvencionim nga Bashkia…dhe kjo nuk ka qen problem deri tani aq sa ta ngrinin zerin (pra ka me vita qe funksiononin ne ate menyre…por SOT u kujtuan qe s’po marrin subvencionim) Sot kto kompani kan detyrme ke kompanite e naftes…detyrime qe nuk i paguajn dot…dhe per kte aresye mundohen te vene nen presion bashkine dhe qiverine. Kjo eshte metode presioni qe kto kompani kan perdorur dhe me pare…para nje viti ben te njejtin veprim sepse kishin probleme me tatimoren (i detyroheshin)…dhe ne menyre qe ti shmangeshin gjobes…ben presion ke qytetaret duke hequr abonete.
Por faji…nuk e di se si…i bie Rames. E kuptoj pse…se kemi te bejme me nje injorance qe kujton…fajin e ka shteti…gjithnje.
Po ktu kemi te bejme thjesht me nje kontrate…firma e transportit nuk e perballon dot me koston (per cfardo aresye) dhe theu kontraten.
Gjith te tjerat pastaj jane fllucka politike te Inatosura. Kto shifrat prej 1.4 miljon nuk ekzistojne askundi pervec ne imagjinaten e Inatosur…dhe aq me pak kjo idiotizma e rradhes per “keqperdorim ne fusha basketbolli”. Nje fllucke banale politike qe nuk meriton shume vemendje…
Zgjidhja e problemit gjithsesi i bie ne dore Rames…po…dhe te shohim cdo bej. Zgjidhja i bie ati po nuk eshte ai fajtor…kto jane te vecanta.
Llukan…dakord me ty dhe besoj se Genja ta solli pergjigjen e duhur. Her tjeter kur te thuash “s’ka studim!”…mbaj mend se si perfundojne kto gjera zakonisht
Dhe se dyti, dakord qe ka dhe me mire…po CDO GJE duhet matur me sa e ke hapsiren e by*thes…se aq vend duhet te zesh. Cdo gje…para se te kerkosh helikopter per transportin urban ne Tirane…duhet matur me POTENCIALIN e Bashkise…ate ekonomik se pari. Para se te thuash s’dua kanoce sardelesh per autobuza etj etj…duhet te matesh sa eshte buxheti, sa eshte kostoja e biletes…dhe sa do te ishte sikur te kishim helikopter ne vend te kanoceve te sardeleve. Dhe nese s’do kanoce sardelesh te keshilloj te mos perdoresh transport urban ne ndonje qytet te madh Amerikan se do mbeteh i zhgenjyer.
Pak realist…se ndryshe nuk hecen perpara po nuk dite se ku qendron. Kerkesa mund te kemi shume…
PS: Moza une flas se ti nuk flet…
7 Maj 2008 @ 5:28 pm
Gene,
E kisha anashkaluar kete diskutim se s’doja te kundershtoja ne nje pike qe e vlereson mbase me shume se une. Megjithate, fale Grupit qe me cyt tek ajo pergjigja me siper, po i marr edhe une pikat me rradhe
1) Numri maksimal i udhetareve - Ajo qe thua ti me siper eshte numri i udhetareve te tanishem ne linjat e autobuzeve. Nuk merr parasysh numrin maksimal qe me intereson mua mqns numri nuk qendron njesoj per nje kohe te gjate, dhe shperndarja e ketyre personave nuk eshte e njetrajteshme por luhatet sipas orareve te caktuara.
2) Numri i autobuzave per numrin maksimal te udhetareve - E njejta gje edhe ketu. Studimi thjesht thote sesa linja e sa mjete jane ne sherbim, eshte njesoj sikur te kishin thene qe ka nje linje me dy autobuze.
3) Perqindja e fitimit - A parashikon kontrata nje menyre per rivleresimin e shpenzimeve ne varesi te luhatjes se cmimit te lendeve te para (karburant, burimet njerezore), investimeve kapitale, ndryshimit te veprimtarise? Nese do ta kishte parashikuar kete atehere nuk shikoj arsye per probleme. Mbase s’e parashikon dhe prandaj ka lojera te ketilla.
4) Sic e thashe me lart, une si qytetar jam dakort per cmimet e reja. Ata qe jane me siper le ta bejne kete pune, ose nese nuk shikoj ndryshime une si individ zgjedh te mos e perdor autobuzin. Ishalla s’me ndryshojne te ardhurat e shpenzimet
5) Nuk e di nese mbikeqyrja e pikave eshte bere apo jo por kushtet e transportit urban jane mizerje, qelbsirllek dhe ne nje pjese te rasteve edhe mashtrime (me biletat). Mbikeqyrja (nese eshte bere) eshte nje vrime me uje sipas meje. Po te doje te bindet per kete bashkia le te vere nje prej drejtuesve te saj te udhetoje me autobuz e ta shikojme pastaj si del nga mjeti gjithe qejf e i gatshem per te vajtur ne pune.
Ato budallalleqet me Pinocetin jane per njerez qe duan te hedhin propagande boshe dhe jo per ne. Neve na intereson sherbimi dhe cilesia, le te mi japi keto Bashkia dhe ta shikoje qe s’ja var fare teneqen atyre qe derderllisin kot.
Grup,
Ke te drejte, studim ka dhe une e kam pasur gabim keshtu qe e terheq mbrapsht dhe kerkoj falje publike. FATKEQSISHT duke qene se studim paska pasur dhe rezultati eshte gjithsesi MIZERJE, QELBSIRLLEK DHE MASHTRIM ne transportin urban une jam i detyruar te them qe ata te Bashkise nuk paskan qene te paditur sic i mendoja, por qenkan mashtrues dhe maskarenj qe edhe e dinin kete situate, edhe s’benin gje per ta ndrequr.
Tani, lere zellin partiak pakez menjane dhe me lexo me mire se c’po them: Jam i gatshem si individ te paguaj me shume para per nje sherbim cilesor. Nuk i ve faj fare Bashkise ose kujtdo tjeter qe me rrit cmimin me kusht qe te me jepet ky sherbim autobuzi, dhe jo sherbim helikopteri, te cilin le ta mbaje kushdo qe shkon e vjen cdo dite, ose cdo jave nga banesa e tij jashte Tiranes. Po qe se Bashkia e Tiranes e ben kete, atehere e merr voten time ne kete ceshtje. Po s’e beri (dmth po s’dha sherbimin cilesor) atehere ne kete ceshtje e humbet. Eshte e thjeshte.
Sa per transportin urban ne qytetet e Amerikes, vallaj sinqerisht mos na fut ne histori te tipit “hajde baba te te tregoj arat”
Ll.
7 Maj 2008 @ 7:44 pm
Ti Llukan je ne gjendje te perdoresh menyra te tjera transporti…ndersa ai pensionisti…nuk eshte. Atehere nuk besoj se ke ti te drejte te thuash “paguaj dhe me shume une”
Dakord. Varet cfar quan cilsor ti…dhe sa e pranon/kupton kapacitetin e bashkise per te sjelle ate sherbim cilsor. Ti thua…dua autobuza te medhenj…dua vend te ulem. Ok…shtojne dhe 100 autobuza te tjere ata…dhe cmimi dyfishohet. Ti je i kenaqur…ndersa pensionisti duhet te eci ne kemb tani se s’ka pare te paguaj tarifen.
Epo ne e ke nuhatur ndonjehere eren e shhhhh…shurupit…ne subway te NYC…dhe ke patur minjte neper kembe…e kupton vet.
7 Maj 2008 @ 7:55 pm
Grupo, amon po nuk mu pergjigje nji pyetje qi kom per ty se duket je i mrenshem ke bashkia. Cer u bo me ato autobusat prej kartoni qe Rama me aq buje inauguroi para ca vjetesh. Ishin ca si kutija prej llamarine te ardhme nga turqinia qe nuk e di sa kushtuan dhe mo e forta ishte qe nuk kishin kondicionere!!!!!? Tashi si thu ti, vertet Rama s’ka hic gisht ke cilesia e transportit publik ne TR? O grup pranej quhet “PUBLIK” dmth qe menaxhohet nga pushteti (ne rastin tone ai lokal).
Sa per minjte ne NYC prape je gabim sepse nuk krahasohet nje subway 100 vjecar dhjetra metra nen toke me autobusat e shekullit 21 qe levizin mbi toke, dhe ti mendoj nuk te ka qelluar ndonjehere te te ngaterrohet miu neper kembe ne autobus, mua jo te pakten, mos bej krahasime kot.
7 Maj 2008 @ 9:20 pm
E shikon flamurin anash emrit tim? Eshte si ai tendi…
I hengri…ku e di une?? Ka 220 autobuza ne Tirane…per cilet e ke fjalen? Se dyti, eshte nje ankese apo kmonet teper i dobet…auto autobuzat kshu e ashtu”. Je specialist autobuzash gje ti?? Dhe sa ishte buxheti i Bashkise per ato autobuza?? Duhen marre parasysh gjith faktoret para se te leshojme gjera te tilla…
Se pari, ka 220 autobuza ne Tirane nga te cilet vetem 32 jane nen varsi te Bashkise. Se dyti, niveli i transportit eshte nja 1000 here me i mire se c’ishte ne vitet para-Rama. Se treti, niveli eshte i mire per MUNDESITE qe ka Bashkia e Tiranes per te financuar.
Pra duhet krahasuar ku ishe…dhe ku vajte…a mulohet kerkesa apo jo (ne asnje vne dnuk mbulohet plotesisht kerkesa por deri ne nje far pike)…dhe sa eshte arritur me nivelin ekonomik te Bashkise.
Ankesat kalamanlleqe etj per “autobusa kartonash” apo “kuti sardelesh”…ja u le juve.
7 Maj 2008 @ 9:41 pm
Grupo, vazhdo daje vazhdo beji krahasimet me vitin 1938 si ne kohen e dulles. Keto krahasime “eshte 1000 me mire sesa para se te vinte rama” beheshin para 4-5 vjeteve, jo sot. Si qenka kalamallek te thuash qe autobuset e porositur nga rama nuk kishin kondicionere!!!!!! Ne ate pike vape, pluhuri, tymi kondicioneri eshte minimumi, po thuaj me mire qe nuk do i dilte mire hesapi rames se ai i shkrete kondicioneri kushton ca. Pastaj, c’me duhet mua si qytetar c’mundesi ka bashkia??!!! Une te zgjodha aty te zgjidhesh problemet e mia, ti me thua une kaq mundesi kam????!!!!!
7 Maj 2008 @ 10:35 pm
O Grup,
Sa durim e zell qe paske mer burre i dheut
Mire, vazhdojme.
Linjat mund te jene private por kjo s’do te thote qe shteti i ka lare duart per kontrollin e cilesise. Edhe kasapet veprimtari private kane, por larg qofte nqs nuk kontrollohen me. Sa per rritjen e cmimit, e kam thene mendimin tim nja tre-kater here. Akoma do te ta perseris?
Pse cenon vleresimin tim per ty si bashkebisedues? Po te lexosh me siper do te vesh re qe jam shprehur se: une si individ s’e kam aspak problem nese mua qe ma mban xhepi me shume me kerkohet te paguaj nje bilete me te shtrenjte (eshte e kuptueshme besoj qe cdo cmim nen 300 Lek do te ishte gjithsesi qar per mua) dhe nqs nje pensionisti, personi ne nevoje, studenti etj i kerkohet te paguaje nje bilete me te lire.
Lexo prape me siper
Une keto aromat e NY s’kam pasur “fatin” ti ndjej. Di qe ne metrone qe lidh periferite me qendren e Cikagos mund te ndermarresh udhetime qe zgjasin pothuajse nje ore me nje bilete 5-7 USD. Ne metrone e brendeshme te qytetit mund te udhetosh me bileta 2-3 USD. Sikur te beheshin autobuzet e Tiranes si trenat e asaj metrose se brendeshme une do te isha goxha i kenaqur.
Po mire, na i ler neve ankesat vecse mos harro qe na le edhe votat
Nese ti do shperfillesh thjesht si kalamanlleqe ato perfundime qe nxirren nga pervoja personale, atehere vertete qe s’mund te flasim.
8 Maj 2008 @ 3:25 pm
Po…normale…zgjidhu ti here tjeter.
Dhe kush tha qe cilsia eshte “e keqe”?? Kush tha qe nuk kontrollohen?? Une po them…AQ jane mundesite tani per tani. Ti ne ke pare per te investuar…jepi…
Ti je nje…mblidh 50 mije firma dhe ti si Meta dhe bej referendum per rritje cmimesh. Ta mban? Jo, atehere ajo qe ke thene eshte vetem qendrimi tend…dhe nuk matet me qendrimin e nje njeriu.
Sic thash me siper…ne mund te duam shume gjera…po hapsiren qe do zeme do jet vetem sa kemi hapsiren e prapanices…Ti dhe Dajoshi prap se prapi nuk doni te pranoni…kto gjera varen nga FONDET qe ka Bashkia…dhe kto jane te kufizuara. Pse eshte kaq e veshtire per te kuptuar kaq gje??
Nese kritika juaj do ishte se me fondet nuk eshte bere aq sa MUND te ishte bere…kjo eshte tjeter pune dhe kritike me vend (qe gjithsesi duhet mbeshtetur me fakte). Po kritika te tipit..ne dum kshu e ne dum ashtu..me fal po jane kalamanlleqe Shqiptare. Kur njerzit s’paguaj taksa, kur bashkia s’ka pare…s’mund ti kerkohet subway i Chicagos ne Tirane…
Nuk i ve aspak ne dyshim pervojat a tua personale…ve ne dyshim sa kupton ose pranon ti limitin e Bashkise se Tiranes per te perballuar transportin ne ate nivel qe kerkon ti…dhe nese ky limit eshte i vertet apo imagjinar. NUK eshte e mjaftueshme te me thuash…autobuzat jane plot dhe jane piset. Kjo eshte pervoja e 95% e njerzve ne bote qe perdorin transportin publik. Ne NYC mund te me ket rrene rasti te ulem ne autobuz vetem 10-15% te kohes…heret e tjera duhet te rrije ne kembe se ishte plot. Kjo konsiderohet “normale”…dhe nuk gjykohet rrjeti i transportit me “pervoja ime personale”. Gjykohet me kapacitetin qe ka ky rrjet…sa e perballon kerkesen ky kapacitet…si jane oraret e autobzave…dhe kuptohet gjithnje ne krahasim me cmimin e paguar per kte servis. Me sa shof une rrjeti i transportit eshte 1000 here me mire sec ishte. Kuptohet qe gjithnje ka dhe me mire…gjithnje mund te permirsohet…po PARET ku jane??
9 Maj 2008 @ 3:48 pm
Grupo
Une ta thashe mer, une qe kam hequr dore nga udhetimi me autobuz megjithese me kushton te pakten 15 here me pak sesa te marr taksine. Une s’kam nevoje te investoj mer Grup se jam qytetar privat, individ i thjeshte. Une thjesht votoj ne baze te gjykimit tim. Kaq. Vetem ki parasysh qe nqs arrin te acarosh ate grup shoqeror te perbere nga njerez si une, s’e ka mire punen kjo Bashki.
Ama pune firmash qenka edhe kjo? Ok, e mylla squpin, s’po flas mo se u dashka fol vetem me gjuhen e drurit (50.000 firmave) dhe jo te mendimit
Mbase ti s’e ke kuptuar qe une s’po kerkoj investimin e fondeve te Bashkise por po kerkoj qe linjen ta marri ai privat qe me siguron cilesi. Kaq e veshtire eshte per tu kerkuar? Hellooooo, ka njeri ne shtepi????
Shiko pergjigjen me siper per paret e bashkise.
Ti i lexon ato qe shkruaj me siper apo jo? Po ta them troc ore militant deri ne vdekje
, s’kam kundershtim te rritet cmimi i biletave. Le te behet nje studim sa persona s’e kane problem qe tu rritet cmimi ne shkembim te cilesise dhe pastaj flasim.