Gruaja shqiptare dhe ndikimi i saj mbi burrat

Luigj Iasinth Hekard (Milosao)

[…] Të rritura sipas parimeve të Kuranit, vajzat e reja myslimane mësojnë të lexojnë e të shkruajnë nga gratë e moshuara dhe sipas zakoneve të mira që kanë shkollat publike të hapura në lagjet myslimane. […] Ato nuk dalin kurrë nga shtëpia e babait, ku merren me punët e shtëpisë, mësojnë të qepin, të qëndisin, të endin copat prej mëndafshi, të cilat më pas do t’i qëndisin me duart e tyre, pavarësisht nga pasuria dhe rangu i familjes, për të bërë pajën që do të çojnë te bashkëshorti i tyre. Këto zakone i kanë edhe familjet krishtiane; vetëm se ato i rrisin vajzat e tyre mes injorancës më të thellë dhe u mohojnë çdo lloj edukimi moral e fetar. Meqë zakoni i ndalon të shkojnë në kishë, janë babai ose nëna që u mësojnë lutjet dhe ritet e besimit tonë. Përsa i përket mësimit dogmatik dhe moral, as nuk bëhet fjalë, përderisa edhe vetë prindërit nuk kanë as idenë më të vogël për to. Kjo është një e metë e madhe që ka prekur në shpirt të gjithë ata që janë marrë me Shqipërinë; injoranca e grave është shkëmbi ku ngecin e thyhen të gjitha përpjekjet për qytetërimin ose përmirësimin e të krishterëve shqiptarë.
Kujt mund t’i shërbejnë shkollat për djem? Ç’fryte mund të sjellin, kur fëmijët, me t’u kthyer në shtëpitë e tyre, nuk gjejnë asnjë jehonë të mësimeve që sapo u janë shpjeguar? Nëse femrat nuk arsimohen, do të ngrihen kështjella në rërë. Kjo e vërtetë po del në dritë; nga të gjitha ngjarjet, mund sjellësh më mirë ndër mend çastin kur murgeshat e urdhrit të Shën Vinsentit të Palit do të vinin në Shkodër për të hapur shkolla, siç kanë bërë në Izmir, Selanik e gjetkë. A na lejohet ta themi? Nëse kjo mirësi nuk ka ndodhur në Shqipëri, nëse ende murgeshat bamirëse nuk kanë ardhur, gjë që dëshirohet me zjarr nga krishtianët e vendeve të tjera që i kanë parë se si punojnë, kjo ndodh, nga njëra anë, sepse ato nuk janë aq të pasura, ose, për të qenë më i saktë, ato nuk janë aq të bashkuara sa të mbledhin fondet e nevojshme për një institucion të këtij lloji; dhe, nga ana tjetër, sepse peshkopët nuk po bëjnë asnjë përpjekje për ta nxitur një gjë të tillë, ndonëse pjesa më e madhe e tyre e dinë sa i domosdoshëm është ky institucion.
…Të nënshtruara ndaj burrave të tyre, të cilët ua marrin me kënaqësi mendimin për problemet e tyre dhe ato të vendit, myslimanet shqiptare, ashtu si edhe malësoret krishtiane, kanë dhënë shpesh prova për heroizmin e tyre. Kur ushtritë e sulltanit kërcënonin pavarësinë dhe privilegjet që gëzonte Shkodra, ato qenë të parat që lëshuan britmën e alarmit dhe i nxitën burrat e djemtë e tyre të niseshin për të mbrojtur vendin e vetë i ndoqën pas. Duke ditur si t’i përmbajnë lotët, si ta mposhtin dhimbjen përballë vdekjes së njerëzve më të dashur, këto gra kanë sjellë shpesh kufomat e gjymtuara të të vdekurve mes luftëtarëve, për t’i nxitur të mbijetuarit që të hakmerren. Përmenden nëna që i kanë përzënë nga shtëpia djemtë e tyre, sepse ishin larguar nga beteja prej dobësisë ose prej frikës dhe hapnin vetë zjarr kundër tyre. Në Shkodër të tregojnë gra që janë ndarë nga burrat dhe nuk duan as t’i shohin më, sepse ata kishin dezertuar.
Edhe pse shqiptarët janë indiferentë ndaj joshjeve të dashurisë, në asnjë vend tjetër gratë nuk gëzojnë një respekt të tillë dhe nuk kanë një ndikim kaq të fuqishëm. Koncepti i nderit të atdheut dhe të familjes i është ngulitur shqiptarit qysh në moshë fare të njomë dhe, në shtëpinë time, gjatë pajtimit të gjakmarrjeve, kam parë shpesh vajza të vogla tetë ose nëntë vjeçare që më luteshin t’i ndihmoja duke e bindur pashain që të mos e detyronte familjen e tyre të falte vdekjen e një kushëriri të largët e të pranonte pagesën për gjakun që do t’u ndynte duart. Edhe nëpër male gruaja është shumë e respektuar; ajo mund të udhëtojë kudo e vetme, pa u druajtur se mund t’i bëhet edhe fyerja më e vogël. Burri që ajo ka marrë në besë gëzon të njëjtat privilegje; nën mbrojtjen e saj, ai mund të përshkojë pa frikë fisin armik dhe, edhe nëse ndesh në rrugë djemtë e burrit që ka ardhur për të vrarë, kurrkush nuk do të guxonte ta prekte.
Shqiptarja është më shumë krenare për numrin e fëmijëve dhe vlerat e tyre, sesa për bukurinë, origjinën dhe pasurinë e saj. Vetëm duke i dhënë një familje të madhe bashkëshortit të saj, ajo e lidh pas vetes dhe fiton zemrën e tij. Gruaja, nënë e shumë djemve, gëzon respektin e të gjithë familjes dhe ka një autoritet të madh mbi burrin e saj, i cili i detyrohet me lumturinë e ditëve të pleqërisë, sepse, për sa kohë që babai është gjallë, fëmijët qëndrojnë në shtëpinë e tij dhe, edhe në qofshin të martuar, nuk duhet ta braktisin as babanë, as nënën, që t’u jenë pranë në pleqëri. Të ngritura që pa zbardhur, gratë e qyteteve merren me punët e shtëpisë; gratë e maleve tjerrin leshin që do të përdoret për veshjet e familjes dhe, pas një dite të gjatë të zënë me punët e arave, bien të flenë vetëm pasi janë shtrirë të gjithë të tjerët.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

27 Komente

  1. t_red thotë:

    3 September 2008 @ 10:30 am

    Nga eshte marre ky shkrimi?

    Gruaja ka ndikim mbi burrat, por gruan nuk e pyet kush. Grate qe kane shume djem jane me te lumturat ne qarkullim. Myslimanet jane me te perparuara se katoliket. Djemte i harxhojne kot minutat ne shkolle pa vajzat.

    Të ngritura që pa zbardhur, gratë e qyteteve merren me punët e shtëpisë; gratë e maleve tjerrin leshin që do të përdoret për veshjet e familjes dhe, pas një dite të gjatë të zënë me punët e arave, bien të flenë vetëm pasi janë shtrirë të gjithë të tjerët.

    C’lupe perdoret ketu?

  2. guendolin thotë:

    3 September 2008 @ 10:37 am

    […] Të rritura sipas parimeve të Kuranit, vajzat e reja myslimane mësojnë të lexojnë e të shkruajnë nga gratë e moshuara dhe sipas zakoneve të mira që kanë shkollat publike të hapura në lagjet myslimane. […]

    Ku dhe kur është bërë ky shkrim?

  3. adriatik thotë:

    3 September 2008 @ 10:48 am

    A keta jane kreret e macise? - me pveti bitha dhe une i thashe:- Poooo!
    Kjo ka qene nje grua e emancipuar dhe perfaqesuese e denje e popullsise se shumevuajtur te Malsise se Shqiperise. Ky tip gruaje i vjen hakut burrave politpordhace te Malesise ose malokeve te tipit Sale shale.

  4. AlisaT thotë:

    3 September 2008 @ 11:54 am

    fragmenti eshte marre, sic shpjegohet ne sinopsin e seksionit “mos humbisni”, nga nje liber i botuar 150 vjet me pare, shkruar nga nje konsull francez qe jetoi rreth 5 vjet ne Shqiperi.

  5. J. thotë:

    3 September 2008 @ 1:31 pm

    Qenka dita e gruas sot te peshki. :D Mos je mbështetëse e republikanëve ti Alisa? :D

  6. Leon thotë:

    3 September 2008 @ 8:44 pm

    Shqiperia eshte vende unikal ne bote ku ndikimi i gruas mbi burrin eshte fatal!!!!

  7. toko thotë:

    3 September 2008 @ 9:05 pm

    Tek My Big Fat Greek Wedding thuhet :
    Buri eshte koka e shtepise por gruaja eshte qafa qe elivizkoekn nga te doje ajo (The man is the head, but the woman is the neck. And she can turn the head any way she wants) :)

  8. Qafir Arnaut thotë:

    3 September 2008 @ 9:14 pm

    ndersa My Big Fat Arab Wedding thote

    Grune rrihe edhe kur s’e di pse. E di ajo

  9. Leon thotë:

    3 September 2008 @ 9:18 pm

    Ndersa ne My Big Albania Wedding gruaja eshte qafa qe ta keput koken!!!
    for real.. :)

  10. Live-Love-Laugh thotë:

    4 September 2008 @ 12:54 am

    @Luci,

    Sinqerisht, me vjen mire qe pate nervat dhe shpirtin per te risjellur e pershkruar me te vertete realitetin e femres shqiptare perpara viteve te “demokracise” ku me te vertete robetohej nga moskollajlleqet qe jane krijuar tani.
    Mgjth, me beri shume pershtypje fakti tjeter qe me krenari te madhe mbroje pikerisht po kete “roberim shekullor” dhe e quaj pikerisht keshtu sepse i tille ka qene… dhe une i kam jetuar vet ato vite, ku mamaja ime gatuante me furnelle me vajguri, lante apo ziente atje rrobat e carcafet ne kazan, shkunde pikerisht ato qilim qe gati sa nuk e hidhnin poshte nga kati i 4-t i pallatit, ishte pikerisht ajo qe lante shkallet e pallatit deri poshte sepse femrat e tjera te pallatit s’e lynin sumen shume deri poshte, ishte pikerisht ajo qe bente pazarin, qe na bente buken per mengjes, dreke e darke… edhe nese do vinte vone nga puna bente cmos te na e linte gati per te gjithe neve, ishte ajo qe na lante e na hekuroste, pse jo qe na bente dhe mbare te benim banje… ato me kanoce per cdo dite te shtune apo te diele… e ndaj dhe ndriconim te gjithe te henen kur shkonim ne shkolle… etj etj… qe ju i dini SHUME MIRE!
    Ath si dreqin e me cfare shpirti e zemre kerkon ti qe ne te vazhdojme ne te njejtet gjurme te nenave tona? HOW????? SI MUNDESH?!?!?!?!?
    HELL NO!!!!!! I will never put up with it as my mother or any other woman did! E perse, perse u dashka qe ne te bekemi gjithmone pazarin, punet e shtepise e gjithmone ne gatimin? Perse moj paska lezet kjo gje vetem per femren? Perse? Kush e tha? Si dreqin kerkoni te ndryshoni e hiqni sa me pak vuajtjen shpirterore e ate fizike femres kur akoma vazhdoni e mbani ne koke e te rrenjosura ne shpirt “tabute” me te padrejta e te mykura qe ekzistojne ndonjehere????
    Nuk po u kerkojme meshkujve te ndryshojne fizionomine e tyre, a te bejne femije se nuk jemi ne te zonjat, JOOOOO! Thjesht kerkojme (ose me mire e me sakte thene, DESHIROJME!), po po deshirojme qe kur te kene mundesine te na behen “krahe”. A valle e keni kete fjale ne fjaloret tuaja, apo ua ka fshire memorja?
    C’te keqe ka e sa e veshtire qenka qe nje bashkeshort, apo shok, apo vella… etj ti behet krahe, apo t’i ofroj ndihme nje femre ne nevoje, he?!
    Ku eshte humanizmi ketu? Ku dreqi vajti dhembshuria? Ku fluturoi respekti, vleresimi, dashuria, e adhurimi drejt femres me te cilen ai ka lidhur jeten e i dhuroi femijet e tij? A nuk meriton dhe ajo nje here te ulet e te kenaqet kur bashkeshorti i saj i ofron ndihmen e tij se nje dite kur ajo ndjehet e lodhur ai te gatuaj, ate dite ai te laj enet, apo bej pazarin…? Cfare dashka te bej femra keshtu kur eshte semure? Te shkoj e marr nje sherbetore se i mbeska burri pa u lare e pa u thare? A jeni ne terezi apo jo? E pastaj ankohemi per meshkujt pse s’na ndihmojne? Si mund te na ndihmojne ne ato, kur ne i ushqejme qe ne djep se nuse te mira jane vetem ato qe s’bejne ze e i bejne te gjitha punet per te? Si kerkojme ne ato te na trajtojne any different kur ne ne vend qe ti lejme dhe ato te angazhohen me nje pune (qofte dhe kur nuk e bejne mire, se do vij dita te mesojne sikurse mesuam EDHE ne!), ne iu themi:- rri ti shpirt me kembe perpjete duke pare TV ose duke dal per qejf me shok… se jam une ketu nate e dite qe te rri pronto. Pse a s’kemi ne shpirt, a s’kemi ne te drejten e nje jete NORMALE? A nuk vlekemi ne aq sa dhe ne sy te femijve tane te mos ndjehemi inferior e poshterues?
    Thirrini mendjes, se me kete fryme do te rrisni dhe ato femije (qe pretendoni se gjoja brezi i ri s’do te jete sikurse ishte njehere e nje kohe ai i prinderve tane). Degjoj shpesh “kohet kane ndryshuar”, jo, shume gabim, kohet nuk ndryshojne… ndryshimin e sjellin pikerisht NJEREZIT… menyra sesi jetojne, mendojne, zgjedhin… etj etj.
    Nese nga burri juaj s’kerkoni ndihme e asnje gje kaq te thjeshte, ath mos prisni as nga femijet tuaj… ne kete menyre ata kurre nuk do te arrijne te vleresojne nje femer, deshirat dhe nevojat e saj! PIKE.

    Naten e mire! :)

  11. Live-Love-Laugh thotë:

    4 September 2008 @ 1:11 am

    ah.. dhe ato my big fat arab / greek or whatever other non-sense that people want to believe are really just another example of how shallowish “some” can be… e perse dreqin u dashka ta bazosh jeten tende ne ca shprehje qe jo medoemos DIKTOJNE zgjedhjen tende?!
    Make your own rules and be sure to follow them! Do not live in the past but make your future… do it… each day… step by step! :)

    Une s’kam pishmane ne jete, pse? Sepse gjithmone kam bere c’kam dashur pa rrenuar lumturine a hequr buzeqeshjen e dikujt tjetre/i.
    Be fair to yourself and try to be fair with others too. Doje veten se nese nuk e respekton ti e s’i jep vendin qe meriton, don’t expect others to do it for you… it’s as simple as that!!!!

    Au revoir :P

  12. J. thotë:

    4 September 2008 @ 1:46 am

    Ky postimi i fundit ma mblodhi krejt o my lack of god, tha.
    Gjithsesi, Luci for president.

  13. Iris thotë:

    4 September 2008 @ 8:57 am

    LLL ka te drejte. As une s’i kuptoj mamate qe jane copetuar gjithe jeten sa ne pune sa ne shtepi te merren sa me femijet sa me burrin , kur i mesojne njesoj dhe vajzat e tyre.Ne Shqiperi per faktin qe duhet te punonin te gjitha, pak a shume kjo eshte histori e te gjithave (minus ato pak te privilegjuarat burri i te cilave kishte aq kulture dhe dashuri sa ti ndihmonte).

  14. Luçi thotë:

    4 September 2008 @ 9:21 am

    Qyqja me mu e paske pas aq te gjate ti Live-Love-Laugh ??
    Sme paske kuptu drejt. Une perpiqem me qene realiste dhe mos me fluturu me pras. Sepse shoqeria e sotme shqiptare eshte FAKT, po keshtu dhe shoqeria e nje te ardhmje te afert shqiptare eshte FAKT. Sipas vendit dhe kunvedi o xhan. Ne kemi pranu me jetu ne shqiperi dhe duhet te perballojme kostot. Burri shqiptar ska me ndryshu sa hap e mbyll syte. Une sdo doja ti kerkoja burrit tim te sillej krejtesisht ndryshe nga tere miqte, shoket, koleget dhe ato qe e rrethojne sepse pastaj ai do ndihej i pavend ne kete shoqeri. Nuk mund te kerkohet ne shqiperi sot e kesaj dite qe burri dhe pse i papune, te rrije ne shpi e te mbaje femijet !!! Dhe pse jashte kjo mund te ishte normale. OK ?
    E sa per punen e lezetit, une prape ashtu mendoj, qe shtepia shqiptare duhet te administrohet nga gruja. Sepse eshte me e zonja, me e pergatitur, me e perkushtuar. Nqs duam qe gjerat te shkojne mire, le tja leme administrimin gruas. Kaq po thoja une. Spo thoja qe gruse ti bjeri bretku. Dhe burri shqiptar do dali per kafe pasdite ndersa gruja ben punet. E padrejte por duhet me e pranu. Sepse rregullat shoqerore keshtu jane ketu. Sepse atij i duhet gjithashtu dhe te fitoje jetesen, dhe te kete njohje dhe te kete kontakte sociale qe mund ti sjellin mbeshtetje dhe para. Dhe kjo nuk mund te funksionoje si aty ku je ti, kur caktohet ne kalendar nata kur “del me cunat” . Ne shqiperi kjo mund te ndodhe dhe cdo darke.
    Eshte mosbarazi, por eshte menyra si funksionon shoqeria tek ne. Keshtu qe ti vesh perparsen e kuzhines dhe te ndash punet pergjys nuk eshte kollaj ne Shqiperi. Se femra nuk e ben dot gjysmen e asaj punes tjeter, pra te krijoje kontaktet sociale, ke kafja e lagjes, ke birraria, apo per nai darke ne Sauk. Nqs fillon e merret gruja me kontaktet sociale, atehere dihet perfundimi :P
    Gjithesesi, ne shqiperi apo jo, me quaj te prapambetur po deshe, por mua sme pelqen burri me perparse dhe doreza qe lan banjon per hir te barazise. Po ta beje per hir te nevojes se familjes OK. Por per hir te barazise nuk me pelqen dhe pike !!!

  15. Iris thotë:

    4 September 2008 @ 9:57 am

    O Luçi ( ku ma ke gjet kete nick Moze :p), po sikur gruaja te jete ne pune dhe te duhet te krijoje dhe ajo kontakte sociale per te miren e punes se saj?
    Deri diku jam dakort me ty, pastaj se pse e humbas fillin aty ku thua:E padrejte po duhet pranuar!.
    Po mire, meqe shoket e burrit kane dashnore, dhe burrit i duhet dashnore sepse ndryshe i duket vetja jashte shoqerise, duhet ta pranojme?
    Se dhe kjo eshte e modes ne Shqiperi dhe rrjedh prej faktit qe burrat jane gjithnje ne kerkim kontaktesh sociale, nga ato qe u duhen per pune gjasme, detyrimisht justifikojne ndenjen jashte gjithe diten.
    Ndoshta e humbas fillin se jemi ne realitete te ndryshme, po mendoj qe kudo qe te jete njeriu s’ka perse te pranoje ato qe i mendon te padrejta, ndryshe familja semuret dhe pas 10 vjetesh s’merr me vesh kush eshte problemi sepse ne nje pike e ke anashkaluar duke e justifikuar.
    Sidoqofte dhe ne Shqiperi krahas ketyre qe merrni si etalon te sjelljes mashkullore, une kam pare burra qe bejne dhe pazarin (se s’u kerkon njeri te vejne dorashkat dhe te lajne banjen jo) apo te nxjerrin femijet shetitje etj etj. S’u duket vetja jashte shoqerise ketyre? Po te kesh harmoni brenda shtepise, s’ka pse te te interesoje. S’e di sesi mund te jete nje njeri i lumtur kur hyn ne shtepi dhe gruaja eshte duke bere uff buff nga punet dhe nervat apo kur rri gruaja kembe mbi kembe nese burri kthehet i lodhur nga puna.

  16. totally thotë:

    4 September 2008 @ 10:13 am

    Ka plas debati mes femrave si me qene 8 Mars.
    Sipas vendit bej kuvendin!

    Sic ke koken te ve festen!

    Po doli ndonje burre shqiptar me namuz, beji politike sa te duash nuk te kap pune me dore ai, po gjen ndonje bibe tjeter 20 vjec dhe te zevendon sa hap e mbyll syte.

    Po qe e zgjuar, gjej ndonje burre te menaxhueshem qe dhe te merresh vesh, dhe mos shkaterrosh nervat.

    Njeriu (ne kete rast femra) po s’e drodhi pak nuk ja del dot.

  17. tropizma thotë:

    4 September 2008 @ 10:25 am

    Dhe burri shqiptar do dali per kafe pasdite ndersa gruja ben punet. E padrejte por duhet me e pranu.

    O Joan Sutherland, me sinqeritet, po deshe edhe ne privat, a me thua dot nese kete gje ti e ben apo do ta beje? Do te habitesha shume; ne te kunderten do te te kerkoja te mos paraqesesh si normale gjera qe as vete ti nuk do t’i beje.

    Eshte moment i veshtire per burrat shqiptare, e di, por shpresoj se do te jene te afte ta kapercejne ’si burrat’ e te mos marrin shume hak (se icik do ta marrin ata).
    :)

  18. Artian thotë:

    4 September 2008 @ 10:53 am

    Burrat dhe grate jane pjese e nivelit te shoqerise ku jetojne,nuk mund te jene,nuk mund te jene grate me te zhvilluara se burrat ose anasielltas.

    Mardheniet shoqerise shqiptare sot per sot jane gati primitive ne thelb,pasi ne cdo aspekt te jetes mungon respekti ndaj njeri tjetrit ose ai eshte fallco,fake.

    Ne shqiperi,nuk thote njeri falemderit,kur ben nje gjest,per tu falenderuar.

    (psh,kur i jep te drejte kalimi,kembesorit,ose automjetit,meqenese kemi shume shume automjete qe i ngasin si burrat dhe grate)dhe me fal,kur ben nje gjest,gabim!

    Kur burri dhe gruaja ti thone femijes se tyre,dhe njeri tjerit gjithashtu,atehere do te kete shqiperia,emancipim!

  19. Artian thotë:

    4 September 2008 @ 11:00 am

    Kur burri dhe gruaja ti thone femijes ,me fal!

  20. Luçi thotë:

    4 September 2008 @ 11:42 am

    e se tani u zgjat nje cike si teper me lloqe grash. Megjithate Iris, ne shqiperi ashtu funksionon puna dhe mos ma co muhabetin dege me dege tek dashnoret e burrave, sepse nuk po diskutojme kete. Marredheniet sociale ta perseris jane te nevojshme per nje BURRE ne shqiperi. Sepse duhen njerezit. Dhe nje burri qe ka familje te ciles duhet ti dale per zot, i duhen akoma dhe me teper. Varet fort dhe nga natyra e burrit specifik, por une po flas ne pergjithesi. Sepse ka kontakte sociale qe nje grua nuk i vendos dot, pervese te behet dashnorja e ndonjerit. Sepse ne shqiperi nuk mbaron pune me nje search ne yellow pages o zemer. Ne shqiperi per cdo gje do besh search tek kontaktet e telefonit celular qe ke ne dore. Edhe per nje elektricist qe do fusesh ne shpi. Ketu nuk eshte jeta e strukturuar dhe e futur ne nje rrjedhe te mirenjohur, ketu jeta eshte e crregullt, kaotike dhe ne levizje. Dhe nje burre qe rri ne shpi dhe del vetem me grune dhe kalamajte e vet, s’merr vesh ca behet perqark, dhe behet automatikisht rrote k..i, dhe eshte potencialisht i gatshem per tja futur te gjithe, edhe ne ambientin e punes, e le me pastaj po qe se do te merret me ndonje biznes apo jo.
    Trop, a e bej une vete kete gje apo jo eshte pyetje qe sju ka bere asnjerit ketu, sepse askush nuk doli me fol per jeten e vet. Edhe ato qe dhane keshilla dhe thane : “provoje i here ne kurriz pastaj fol”, ngelen ke keshillat dhe sthane ndonje gje me teper. Une ama kam nje zakon qe them ate qe mendoj qe eshte e drejte, ate qe bej vete ose ate qe mendoj se ka shume shume gjasa te beja nqs do vinte puna.
    Se di pse do te te dukesha ty jonormale :-) ne secilin rast :-) Dhe per ato qe kam fol per kete teme nuk leviz hic nga e imja. Kam fol vertet seriozisht. Gjithesesi ka plot femra kendej rrotull peshkut, qe jam e sigurte dine shume me teper dhe kane provu shume me teper ne kurriz sesa une, dhe opinioni i tyre do ishte me i cmuar se imi.
    Por ato e dine vete me mire, nese duhet te llapin apo sja vlen fare :-) Cheers dhe mos e merrni kaq seriozisht :-)

  21. Iris thotë:

    4 September 2008 @ 12:14 pm

    Moza une po flisja per nje ekuiliber dhe jo per ekstremin tjeter. Shoqeria ne mos per interes pune, te duhet per nevoje shpirterore sepse kemi nevoje per njerezit. Po nga kjo te linde justifikimi s’e pranoj une. Se duke justifikuar ne kete menyre pershkallezohet ndarja sociale burre grua. Nderkohe qe dhe nje grua qe eshte drejtoreshe apo ka punen e saj, biznesin e saj, ka nevoje per ato kontakte sociale qe thua ti, s’do dergoje gjithnje burrin.
    Eshte pikerisht ana sociale ajo qe ka nevoje per barazi. Se nese nje burre flet me mua duke me konsideruar thjesht femer dhe jo te zonjen ne punen time, ath me rrofte qe i kerkoj te laje pjatat. Dhe nese femrat pretendojne qe nga burri i tyre te mos i trajtojne thjesht si femer por si nje njeri me te njejta te drejta sociale, ath dhe jashte shtepise do trajtohen ne kete menyre.
    Mua nuk me habit qe ne Shqiperi eshte keshtu, shumica e rasteve dmth, se ka dhe plot qe s’jane keshtu.Ajo qe me habit eshte qe kjo te quhet E DREJTE dhe e PANDRYSHUESHME. Nese kete e quan te tille, ath rrjedhimisht qe do fillosh te kerkosh barazine te gatimi, se kjo tjetra te duket normale.(jo ty personalisht)
    Nuk paragjykoj nje grua shtepiake.Nese ajo eshte e lumtur me behet qejfi per te. Nuk e quaj te deshperuar kot se koti, apo te tromaksem nga ideja e ndenjes ne shtepi. Nese ajo gezon respektin e burrit te saj si njeri, dhe s’humbet respektin per veten apo vlerat e saj duke qene e qete, jo vetem qe s’e perçmoj po e kam zili, sepse ka ditur te beje zgjedhjen e duhur per te.Gjithnje nese kete e ka arritur me kompromis. Njesoj si nje grua ne karriere qe eshte e lumtur per zgjedhjen qe ka bere e qe ha ne restorant e s’e vret mendjen se punet e shtepise ja ben sherbetore.
    Por edhe te zgjedhesh dhe pastaj te ankohesh s’e pranoj, sepse s’pranoj paaftesine e njeriut per te ndryshuar gjendjen ne te cilen ndodhet.Me pelqejne revolucionet :p

  22. J. thotë:

    4 September 2008 @ 12:33 pm

    Po mire, meqe shoket e burrit kane dashnore, dhe burrit i duhet dashnore sepse ndryshe i duket vetja jashte shoqerise, duhet ta pranojme?

    Paske rënë në dilemë të vështirë…
    ah mi gra…e murët vesh atë storien e gaxhoit nga Nigeria që ka 86 gra??
    Po allahi i linte vetëm pesë dhe nja 81 u dha udhët. E kishte bërë me këto nja 170 kalamoj.
    Ju po flisni për seksin e ëngjëjve si peshkopët qëmoti…lol
    Specia që nuk kërkon rigjenerimin e vet është që tani e vdekur. Vireni vath në vesh, lugën në brez (se dukeni dhe sexy në kuzhinë :P) edhe përvishuni. Hap kurs gatimi trahanaje për këto nuset e reja mi-ish-Mozë. :D

  23. Luçi thotë:

    4 September 2008 @ 12:34 pm

    Se duke justifikuar ne kete menyre pershkallezohet ndarja sociale burre grua.

    :P pse nuk duhet te kete ndarje sipas jush ??? Vaj halli po nuk pati ndarje.
    nejse,
    Iris, diskutimi jot ne leter eshte shume i bukur. Une me aq sa kam jetu dhe provu, eshte e veshtire te flasesh per barazi. Sepse ka plot gjera qe ti mendon se grate mund ti bejne, por nuk i bejne dot. Dhe ta garantoj, une jam nje femer qe fiksuar per ti bere te gjitha gjerat me forcat e mija, madje jam maniake ne ket drejtim. E cmendur fare bile.
    Por ca gjera nuk jane prere per femrat, plot gjera biles. Andaj, dhe nje mosbarazi ne pune dhe ne shoqeri une e pranoj, kur eshte vendi per ta pranuar. Ashtu si punet e shtepise nuk jane prere per burrat. Po ju prape e ngatarroni e kujtoni se une po nenkuptoj qe burri te dredhe zinxhirin e gruja te ule kurrizin. Po jo moj, secili ne vendin e vet, dhe sipas rastit. Kur burri eshte kaqol gruja do behet burre dihet ajo. Spo them. Ama une po them per rastet normale, per cifte normale, ne rrethanat shqiptare. E ne keto rrethana ekuilibri duhet gjet pa receta 50% - 50% e pa teori barazie. Madje pa u fokusu shume ne detaje tenxheresh, qilimash e derdhje mbeturinash. Dreqi e mori, nuk calon gomari nga veshet e dini mire. Ndaj dhe sjellja ndaj gruse/burrit ne lidhje me punet e shtepise e dini mire qe eshte thjesht nje indikator se si vene gjithe gjerat e tjera ne ate cift e ne ate familje, se si eshte ambineti dhe edukata familjare e gjithesecilit.
    Nuk shkruj ma ke kjo teme se lashe nam, u bana ma keq se teto Ollga.
    As dreke skam ba per sot :P Bosh jane tenxheret :P Po porosis nai gjo me telefon :P

  24. Iris thotë:

    4 September 2008 @ 12:46 pm

    Po ju prape e ngatarroni e kujtoni se une po nenkuptoj qe burri te dredhe zinxhirin e gruja te ule kurrizin

    Jo jo, s’e kuptova keshtu :). Po e le dhe une diskutimin se po gatuaj. :P Fundja hajde per dreke nga une :D

  25. Iris thotë:

    4 September 2008 @ 12:55 pm

    Jul te vijne per mbare keto justifikime dashnoresh e?

  26. Luçi thotë:

    4 September 2008 @ 12:58 pm

    Po po Juli do jete nga ato qe pervec gruse sdine kujt dashnorje tja prishi e kujt ja ndreqi :P I kane zone dashnoret deren te shkretit, ju kane bo kapic :P :P

  27. Pjer Thomas thotë:

    4 September 2008 @ 7:43 pm

    Artikulli i ngjante reportazheve te shekullit 18-19, te cilat shkruheshin nga atashete kulturore apo perendimore te dhene pas orientalizmit, te cilet vizitonin vendet e orientit. Ne shekullin e 20 keto artikuj perdoreshin nga agjensite turistike per efekt te kundert tek turistet. Ndersa sot shekulli i 21 sillet ketu tek sajti i diaspores, jo vetem per te na habitur neve emigrantet, por per te ngaterruar dhe turistet perendimore te cilet sapo krijojne nje ide te qarte per Shqiperine si nje vend qe po modernizohet. Turp per AlisaT qe sjell nje artikull jashte realitetit.

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com