Pashe
Gruaja qe u be burre
Dan Bilefsky (NYTimes)
Pashë Keqi risjell ndërmend ditën rreth 60 vjet më parë, kur ajo vendosi të bëhej burrë. Ajo preu gërshetat e saj të gjata, dorëzoi fustanet e saj për të marrë pantallonat e gjera të të atit, e armatosi veten me një pushkë gjuetie dhe u betua që heq dorë nga martesa, fëmijët dhe seksi. Nëse do të kishte lindur në Shqipërinë e sotme, thotë 78 vjeçari i virgjër që u betua për beqari në këmbim të të drejtës për të jetuar dhe udhëhequr familjen e vet si një burrë, do të zgjidhte natyrën femërore.
“Po të kthehemi në kohë, ishte më mirë të bëheshe burrë, sepse më parë, një grua dhe një kafshë konsideroheshin e njëjta gjë” thotë Keqi, që ka një zë kumbues bariu, ulur me këmbët e saj të hapura si një burrë dhe duke shijuar gota të vogla rakije e duke pirë cigare. “Tani, gratë shqiptare kanë të drejta të barabarta me burrat dhe janë gjithashtu më të fuqishme. Mendoj se sot është e këndshme të jesh grua”.
Virgjëresha u bë partriarke e familjes së tyre, me të gjitha veshjet e një autoriteti mashkullor, duke u betuar për të mbetur e virgjër për pjesën tjetër të jetës së saj.
Rituali ishte një formë e vetëfuqizimit të grave rurale që jetonin në një vend dëshpërimisht të varfër që e ndali rrugën drejt evropës nga dekada të tëra nën regjimin diktatorial stalinist. Por sot në Shqipëri, me internetin dhe MTV, edhe doganat kanë filluar të “zhduken”. Vajzat nuk duan aspak të bëhen djem.
Tradita e virgjëreshave duhet të kërkohet në Kanunin e Lekë Dukagjinit, një Kod Drejtimi që ka kaluar gojarisht ndërmjet klaneve të ndryshme në Shqipërinë veriore për më shumë se pesë shekuj. Nën Kanunin, roli i gruas është i kufizuar rreptësisht: Të kujdeset për fëmijët dhe të mbajë shtëpinë. Aty kur jeta e gruas vlen sa gjysma e asaj të burrit, vlerat e një virgjëreshe llogariten si 12 qe.
Virgjëresha kishte lindur nga nevoja sociale në një zonë rajonale të ndëshkuar nga lufrat dhe vdekjet. Nëse partriarkët e familjes kanë vdekur pa mashkull trashëgimtar, gruaja e pamartuar e familjes mund ta gjejë shumë shpejt veten të vetmuar dhe shumë të fuqishme. Duke ndërmarrë hapin e betimit për virgjëri, gruaja mund të marrë rolin e një burri, si kryetar i familjes, të mbajë armë, të fitojë prona dhe të lëvizë në mënyrë të lirshme.
Ato vishen si burrat, adaptojnë një lloj kapardisjeje si burrat dhe e harxhojnë kohën e tyre duke jetuar nën shoqërinë e burrave të tjerë.
Disa prej tyre gjithashtu marrin angazhimet për të shfuqizuar një martesë të fiksuar prej kohësh. Ndërsa të tjera mund të bëhen virgjëresha burra për të shprehur autonominë e tyre. Disa prej tyre që u vjen keq për sakrificën e transformimit, rikthehen në të qenurit gra dhe martohen shumë vonë në jetën e tyre.
“Heqja dorë nga seksualiteti i tyre ndërsa zotohen për të mbetur të virgjëra, është një mënyrë për këto gra të dominuara nga meshkujt që të veçohen nga shoqëria për tu angazhuar në jetën publike” thotë Linda Gucia, një profesore e studimeve tender në Universitetin e prishtinës në Kosovë. “Kjo bëhet për të mbijetuar në një botë ku mbizotëron sundimi i meshkujve”.
Duke marrë angazhimin për të bërë një virgjëreshë e përjetshme, sipas sociologëve, nuk duhet të kuptohet si homoseksualitet, i cili është një fenomen tabu në zonat rurale në Shqipëri. Asnjë nga gratë nuk mund të ketë ndryshime seksuale. Në vendet e Shqipërisë veriore sipas studimeve të bëra nga kërkuesit, mbeten rreth 40 virgjëresha gra-burra.
E njohur në shtëpinë e saj si një “Pasha”, Keqi thotë se vendosi të kthehej në burrin e shtëpisë në moshën 20 vjeçare, kur babai i saj u vra për shkak të gjakmarrjes. Ajo i qëndroi vendimit të saj kundër vendimit të katër vëllezërve gjatë kohës së regjimit komunist të Enver Hoxhës, i cili qeverisi Shqipërinë për 40 vjet deri në vdekjen e tij në 1985, dhe ata kanë qenë të burgosur ose të vrarë. Duke u kthyer në burrë, thotë ajo, ishte e vetmja mënyrë për të mbështetur nënën, të katër kunatat e veta dhe pesë fëmijët e tyre. Duke drejtuar me arrogancë familjen e saj të gjerë në një shtëpi modeste në Tiranë, aty ku mbesat e saj i shërbejnë konjakun ndërsa ajo jep vetëm urdhra, Keqi thotë se të jetosh si një burrë i ka lejuar asaj lirinë që i mohohet grave të tjera. Ajo mund të punojë në punë ndërtimi dhe lutet në xhami e rrethuar nga burra të tjerë. Edhe sot, nipërit dhe mbesat e saj thonë se nuk mund të ndërmarrin asnjë hap për martesë pa lejen e “xhajes” së tyre.
“Kam qenë shumë e lirë si një burrë, sepse asnjë nuk e ka ditur që unë jam një grua” thotë Keqi. “Mund të shkoja kudo ku do të dëshiroja dhe askush nuk guxonte të grindej me mua sepse edhe mund ta qëlloja. Qëndroja vetëm me burra. Nuk di sesi mund të bëj muhabete grash. Asnjëherë nuk frikësohem”. Kur ajo qëndroi në spital kohët e fundit për një operacion, gratë e tjera të dhomës mbetën të terrorizuara se e kujtuan si një burrë, dhe kërkuan që ajo të lëvizte nga dhoma.
Keqi thotë se të qenurit grua e bën atë më të dhembshur se një burrë. “Nëse burrat e tjerë nuk i respektojnë gratë, u them atyre të ndalojnë”. Ajo thotë se të qenurit e privuar nga një jetë seksuale intime, ishte një sakrificë e nevojshme. Ajo shton ndër të tjera se nuk ka humbur faktin e mos të pasurit fëmijë, sepse është e rrethuar nga nipërit dhe mbesat e veta. “Njëherë e bëra mendjen top dhe kisha fuqinë për të mos u kthyer asnjëherë pas”.
Ajo thotë se të qenurit burri i shtëpisë e ka bërë atë përgjegjëse për të marrë hak për vdekjen e të atit, duke përfshirë rregullin e Kanunit që derdhja e gjakut duhet të vendoset në vend me derdhje gjaku. Kur vrasësi i të atit u lirua nga burgu pesë vjet më parë, atëherë një burrë rreth të 80-ave, Keqi tha se ka urdhëruar nipin e vet 15-vjeçar ta qëllonte. Atëherë familja e burrit mori hak duke vrarë nipin e saj.
“Gjithmonë kam endërruar të marr hak për vrasjen e babait. Vëllezërit e mi u përpoqën ta bëjnë këtë gjë, por nuk ia arritën. Sigurisht, më vjen keq për nipin që u vra. Por nëse ti më vret mua, unë duhet të të vras”. Në Shqipëri, vend me shumicë myslimane, Kanuni pranohet nga të dy palët, muslimanët dhe kristianën ndonëse turqit otomanë dhe qeveritë pasardhëse janë përpjekur për të influencuar këto rregulla.
Historianët kulturorë shqiptare thonë që ndarja mesjetare ishte një produkt i izolimit të mëparshëm të vendit. Por ata ngulmojnë se sot, roli tradicional i gruas shqiptare ka ndryshuar.
“Gruaja shqiptare sot është një lloj ministri ekonomie, ministri afeksioni, dhe ministri i brendshëm, që kontrollon se kush bën çfarë” thotë Ilir Yzeiri, një kritik që shkruan për folklorin shqiptar. “Sot gratë në Shqipëri janë pas çdo gjëje”.
Disa nga virgjëreshat vajtojnë sot këtë liberalizim të lirisë së femrave. Diana Rakipi, 54 vjeçe një bodigarde në qytetin bregdetar të Durrësit në Shqipërinë e mesme, u bë një virgjëreshë burrë për tu kujdesur për nëntë motrat e saj thotë se shikon me nostalgji regjimin e Enver Hoxhës. Gjatë kohëve komuniste, ajo ka shërbyer si një oficere ushtrie, duke trajnuar femrat për luftë. Tani, ajo ndjen keqardhje se gratë nuk e dinë vendin e tyre.
“Sot femrat dalin jashtë gjysëm të zhveshura dhe nuk i njohin limitet e tyre” thotë Rakipi që ka prerë flokët dhe ka vënë një beretë ushtarake. “Jam trajtuar gjithë jetën time si burrë, gjithmonë me respekt. Nuk mund të pastroj, të hekuros, të gatuaj. Sepse kjo është një punë për gra”.
Por edhe në malet e vetmuara të Krujës, rreth 50 kilometra në veri të Tiranës, ku rrugët e gjata e të pista gjarpërohen në korijet e ullinjta, zyrtarët lokalë thonë se influenca e kanunit në rolin tender është duke u zhdukur. Ata thonë se gërryerja e familjeve tradicionale, në të cilat secili jetonte në të njëjtën çati, ka alternuar pozitën e femrës në shoqeri.
“Gratë dhe burrat tani janë pothuajse e njëjta gjë” thotë Caca Fiqiri, halla e të cilës, Qamile Stema, rreth 88 vjeç, është e vetmja virgjëreshë burrë e mbetur në atë fshat. “I respektojmë këto femra, sese ato e konsiderojnë veten si burra për shkak të sakrificave që kanë bërë. Por nuk është më një turp nëse nuk ke një burrë në shtëpi”.
Sidoqoftë, nuk ka asnjë dyshim se kush vesh pantallona në dhomat e tyre në shtëpi në Barganesh, fshati i vjetër trashëgimor. Atje, gjatë këtyre ditëve, “xhaja” Qamile rrethohet nga klani i saj, vendos një qeleshe, një kapele tradicionale shqiptare për burrat. I vetmi koncesion femëror i saj është një shoshone ngjyrë rozë.
Një tjetër rast
E vendosur në një pikturë bardh e zi që është në hyrje të shtëpisë, ku tregohet një burrë i ri i pashëm sa hyn, Stema thotë thotë se vendosi të ruajë virgjërinë në moshën 20 vjeçare, pas vdekjes së të atit, ndërsa ajo ishte më e madhja e nëntë motrave. Pasi u bë burrë, Stema thotë se mund ta linte shtëpinë dhe mund të hante për të ngrënë me burra të tjerë. Mbante një armë. Në festat e martesave, ulej me burrat. Kur fliste me gra, ato qëndronin me ndroje.
Stema thotë se të bëhej një virgjëreshë grua-burrë, ishte një nevojë dhe sakrificë. “E vërteta është se ndihem e vetmuar ndonjëherë. Të gjitha motrat e mia kanë vdekur dhe jetoj vetëm. Por asnjëherë nuk kam dashur të martohem. Disa nga familja ime kanë dashur të ndryshojnë rrobat e mia, por kur e panë se unë vendosa të bëhesha burrë, ato më lanë vetëm”.
Stema thotë se do të vdesë e virgjër. Martesa, kënaqësitë, do të ishin për një grua tradicionale shqiptare. “Mund të thoni se kam qenë pjesërisht grua e pjesërisht burrë, por sigurisht, asnjëherë nuk kam bërë gjithçka që bën një burrë” thotë ajo. “E pëlqej jetën time si burrë. Nuk kam keqardhje për të”.
marre nga Gazeta shqiptare


26 June 2008 @ 12:15 pm
shpres per djemt e djaspores ?
26 June 2008 @ 1:16 pm
kurre nuk do ta kuptoj sesi thjesht nje pjese anatomike e trupit te jete shkaktare per krime te tilla (fjala krim me duket prape pak per keto jete te shuara pa pike kuptimi)
26 June 2008 @ 7:38 pm
mua gjithnje me kane mahnitur historite e tyre.
27 June 2008 @ 4:05 am
Historite e tyre ne 99% te rasteve jane histori fare te zakonshme dhe banale deviacioni seksual.
Kanuni i ka lejuar per te vetmen aresye qe nje familjeje qe nuk mund te lindte djale, te mund te shnderronte artificialisht nje nga femrat ne meshkuj per qellime ekonomike apo thjesht trashegimie. Kjo eshte e vetmja aresye qe u jep atyre pamjen e nje legjende. Grate me te famshme shqiptare si Shota kane qene gra te martuara.
Kam pasur rast te bisedoj me dy tre prej ketyre “virgjereshave” dhe eshte shume kollaj ti gervishtesh ne seksualitet, por nuk ja vlen sepse reagimet jane shume te trishtuara.
27 June 2008 @ 6:24 am
peshk, pse duhet bere cdo gje me gervishtje? eshte e natyrshme qe reagimet do te jene te trishtuara. por kur i ve tapen nje dickaje, te tjerat permbyten (sipas teorise sime) prandaj mendoj qe historite e “virgjereshave” do te jene teper interesante.
edhe nje gje, nuk eshte fjala per gra te famshme, por per gra martire, ato qe jane kthyer kundra natyres se tyre per te mbrojtur familjet. a nuk i ben kjo me gra se kurre? nuk e di nese sakrifica jote per familjen ose deshira per liri do ta perfshinte shkuarjen ndesh me natyren tende ashtu si keto grate e mesiperme.
27 June 2008 @ 7:48 am
Ju beni sikur nuk kuptoni apo thjesht nuk iu plas fare per to? !!!!!!!!!!!!!!!
27 June 2008 @ 8:25 am
“Ju beni sikur nuk kuptoni apo thjesht nuk iu plas fare per to? !!!!!!!!!!!!!!!”
Sky,
eshte tjeter gje te mesosh/lexosh edhe per histori te tilla, dhe tjeter ti marresh keto raste si levizje-emancipim.
Ky eshte ekstremi tjeter qe mund te ket perball ai grup femrash qe per cdo gje i referohen asaj qe kjo e trgimit i vuri tap. Ndryshimi eshte se ndersa ajo e “tapes” moralizon me abuzimin”, ajo tjetra( drita kuqe), “penetron abuzimin”
27 June 2008 @ 1:34 pm
blete
lexoji dhe njehere keto citime dhe me thuaj nese e gjen ketu pergjigjen e pyetjes tende:a nuk i ben kjo me gra se kurre?
27 June 2008 @ 6:41 pm
gra honorifike
e kisha fjalen
28 June 2008 @ 6:55 am
Ca do me thene honorifike?
Te shkeputesh ca muaj nga mediat shqipe ke me shume veshtiresi te kuptosh pastaj me pas gjuhen shqipe, sesa po te mos kesh perdorur 10 vjet nje gjuhe te huaj dhe te perballesh prap me te me pas
1 July 2008 @ 10:21 am
Vemendje, arabisht po flet?