Greqia i kerkon BE-se heqjen e vizave per qytetaret e Ballkanit

Ministrja e Jashtme greke, Dora Bakojanis, i paraqiti Keshillit te Ministrave te Jashtem te BE-se nje pakete idesh me 5 masa konkrete per vendet e Ballkanit Perendimor

Skerdialjd Zaimi
Albania

Greqia tenton te rimarre rolin e portes hyrese te Ballkanit ne Bashkimin Europian, duke ridimensionuar edhe protagonizmin e saj ne problemet e diplomacise rajonale. Vetem 17 vite nga thyerja e blloqeve, Athina zyrtare, perkundrejt te gjitha hamendesimeve emocionale dhe ne perpjesetim me zhvillimet rajonale, i ka propozuar Brukselit zyrtar nje hapje te plote per Ballkanin Perendimor, per te cilin plani i saj parashikon ndermarrjen e hapave konkrete brenda vitit 2008. Nje integrim real dhe i prekshem per te gjithe pjesen ish-komuniste te rajonit, qe perveç politikes, perfshin ne vetvete edhe nje kerkese te shumekerkuar edhe nga shqiptaret, eliminimin e regjimit te vizave per ne BE. E thene me thjeshte, me ane te nje pakete propozimesh konkrete te prezantuar dje ne Keshillin e Ministrave te Jashtem te BE-se nga ministrja e Jashtme greke, Dora Bakojanis, Greqia i ka sugjeruar Brukselit nje proces te mirefillte zgjerimi drejt Ballkanit Perendimor, brenda te cilit ben pjese edhe Shqiperia, e cila permbush kriterin baze te planit aktual, ate te nenshkrimit te MSA-se. Kjo mund te lexohet shume qarte ne piken e dyte, e cila parashikon qe per te gjitha ato vende te cilat kane nenshkruar MSA-ne brenda dhjetorit 2008, te mund te konfigurohet dhenia e statusit te vendit kandidat. “Propozojme inkurajimin e procesit te dhenies se statusit te vendit kandidat per vendet e Ballkanit Perendimor qe kane nenshkruar Marreveshjet e Stabilizim-Asociimit. Per kete Komisioni Europian te paraqese mendimin e tij ne shtator te vitit 2008 dhe Keshilli Europian te vendose ne dhjetor”, - thuhet ne paketen e propozimeve te Athines.
Shkaqet
Vete Bakojanis ka bere te qarta arsyet qe e kane shtyre Greqine drejt nje angazhimi te tille me pasoja per rajonin, arsye te cilat ajo i ka vendosur ne kuader te koniunktures ekzistuese ne Ballkan, e cila shfaqet si mjaft e komplikuar ne dimensionet e veta. Sipas saj, ofrimi i nje kufiri europian, si nje realitet i prekshem i dukshem dhe i qarte per keto vende, do te shenjoje nje zgjidhje afatgjate te krizes shumeplaneshe qe i ka perfshire aktualisht, duke i sjelle me prane njera-tjetres ne ndertimin e nje hapesire me te qete dhe me te thjeshtuar ne pikepamje te marredhenieve. “Koniunktura aktuale e ketyre vendeve eshte veçanerisht e veshtire dhe mendoj se ajo çka u duhet eshte nje objektiv i qarte, qe s’mund te jete tjeter veçse vizioni europian. Qeverite e vendeve anetare te Bashkimit Europian, por edhe Komisioni Europian, kane mundesine qe mbi bazen e propozimeve greke te bejne levizje konkrete, te cilat do te percjellin ne menyre kredibile kete mesazh ndaj gjithe popujve te Ballkanit Perendimor”, - theksoi Bakojani.
Heqja e vizave
Eliminim i regjimit te vizave dhe shtese fondesh per te gjitha vendet e Ballkanit Perendimor. Dy pikat e fundit te projektit grek, me shume se kujtdo duket se i interesojne Shqiperise. Ato perfaqesojne jo vetem zgjidhjen e nje problemi politik, por pertej kesaj, te nje aspirate qe me shume se politike per qytetaret e vendit tone, eshte me i prekshem ne kuader te thyerjes se barrierave qe mbajne ende pezull komunikimin me Europen. Ne kete drejtim, propozimi i Bakojanit ofron qe brenda vitit 2008 problemi te skualifikohet si i tille, duke u ofruar qytetareve te ketij rajoni te drejten e hyrjes se lirshme drejt BE-se. “Heqja e vizes per qytetaret e vendeve te Ballkanit Perendimor dhe se pesti, Bashkimi Europian te akordoje fonde shtese per keto vende”,-thuhet ne planin e Athines. Sipas Bakojanit, reagimet e para ndaj propozimit grek ishin pozitive si nga ana e homologeve te saj evropiane, po keshtu edhe nga ana e komisionarit per Zgjerimin, Oli Ren. Nje diskutim me i detajuar i tyre do te behet ne Samitin europian te muajit te ardhshem.
Kosova
Nje aspekt tjeter simbolik i planit grek per Ballkanin lidhet edhe me shfaqjen kohore te tij ne raport me perfundimet e negociatave per statusin e Kosoves. Propozimi i Athines vjen vetem disa dite para perfundimit te bisedimeve e qe me integrimin ne te te Bosnje-Hercegovines si shtet federal, si dhe te Serbise qe ka nen administrim juridik nje krahine, duket se paralelizon situaten per ta sjelle Ballkanin ne Europe me harten ekzistuese. Per optiken shqiptare ky propozim ne kete pike, te pakten ne stadin aktual te shqyrtimit percakton ngrirjen e pavaresise si opsion real e te pranueshem. “Se pari, pershpejtimi i procedures se nenshkrimit te Marreveshjeve te Stabilizim-Asociimit me Serbine dhe Bosnje-Hercegovinen. Se treti, te merret ne vazhdim nje vendim per daten e fillimit te negociatave te integrimit konform zbatimit te kritereve”,-thuhet nder te tjera ne planin grek. Te dyja keto projekt-ide sanksionojne permes syve te Greqise nje levizje diplomatike te BE-se drejt rajonit me kete koniunkture qe i vendos Bosnjen dhe Serbine ne statusin e dy shteteve, pavaresisht realiteteve qe zhvillohen brenda tyre. Duke folur per Ballkanin Perendimor, ne te cilin nuk permendet Kosova, Athina zyrtare percjell keshtu mendimin e vet per shmangie te pavaresise se Kosoves. Madje, pertej te gjitha perpjekjeve qe po behen nga faktori nderkombetar, ajo ka propozuar edhe nje metode konkrete per uljen e peshes se kesaj çeshtjeje ne arenen nderkombetare, duke ofruar nje rruge alternative qe sugjeron integrimin ne BE te atij Ballkani qe u trashegua nga shekulli i kaluar. E gjithe kjo platforme po tentohet te instalohet si moment veprimi i BE-se ne nje kuader qe, sipas Bakojanit, nuk shfaqet shume optimist persa i perket perfundimeve te bisedimeve per Kosoven. “Me gjithe pershtypjen jo aq optimiste ka vendosmeri nga te gjithe ne mbeshtetje te bisedimeve te Trojkes deri me 10 dhjetor”,-ka thene ajo.
Serbia
Pertej momentit ideal qe perfshihet ne paketen e Athines zyrtare, i cili e sheh Shqiperine te integruar te pakten ne levizjen e lire, mund te shihet fare qarte motivimi politik qe qendron ne prapavije te tij. Ai mbetet serish nje pararoje e paster e interesave te shtetit fqinj, i cili kesaj radhe projektimin e tyre historik po synon ta materializoje ne ombrellen komode te Bashkimit Europian. Vendosja si pike kryesore ne axhenden diplomatike qe i propozohet Brukselit e nenshkrimit te MSA-se mes BE-se dhe Serbise e Bosnje- Hercegovines, percjell me se miri idene e asaj qe mund te quhet edhe forca levizese e planit “Bakojanis”. Nje aleance historike, e cila ka detyrimet e veta jo vetem ne planin historik, por edhe ne inercine e projektimit te interesave i hap keshtu Beogradit zyrtar nje dere te re per ne familjen europiane, per te cilen atij do t’i duhet vetem nje vit perpjekje minimale. Madje, duke u nisur me kete propozim, Athina sugjeron qe per nje vit edhe Serbise, qe barazohet ne kete rast me Shqiperine apo ndonje vend tjeter, t’i jepet statusi i vendit kandidat, çka praktikisht i jep asaj lejen e hyrjes per ne Europe. Me thjeshte, Athina i sugjeron Brukselit, me ane te nje plani zyrtar prej 5 pikash, nje rruge-dalje nga rebusi i sikletshem ballkanik qe e ka sjelle deri diku BE-ne ne nje ballafaqim te pakendshem me Rusine.

Paketa helene

1. Pershpejtimi i procedures se nenshkrimit te MSA-se me Serbine dhe Bosnje-Hercegovinen.
2. Inkurajimi i procesit te dhenies se statusit te vendit kandidat per vendet e Ballkanit Perendimor qe kane nenshkruar MSA-ne. Per kete Komisioni Europian te paraqese mendimin e tij ne shtator te vitit 2008 dhe Keshilli Europian te vendose ne dhjetor.
3. Te merret ne vazhdim nje vendim per daten e fillimit te negociatave te integrimit konform zbatimit te kritereve.
4. Heqja e vizes per qytetaret e vendeve te Ballkanit Perendimor.
5. Bashkimi Europian te akordoje fonde shtese per keto vende.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

16 Komente

  1. gene thotë:

    21 November 2007 @ 6:36 pm

    Greqia tenton te rimarre rolin e

  2. shefi kuadrit thotë:

    21 November 2007 @ 8:08 pm

    Nuk e di sa seriozisht e kane kete inisiative po nese eshte me te vertet keshtu eshte nje lajm i mire.

  3. Pjer Thomas thotë:

    21 November 2007 @ 8:59 pm

    Ne pikpamjen e pare, kjo duket nisme e mire, kuptohet nese s’ka hile.

  4. Naimi thotë:

    21 November 2007 @ 11:24 pm

    Le te ratifikojne njehere MSA-ne me ne keta kopuke, le te mos pengojne pavaresine e Kosoves dhe pastaj ta shesin vetem per njerez qe te duan te miren. Apo kur flasin per Ballkanin perendimor e kane fjalen per Serbine?

  5. Tironsi thotë:

    22 November 2007 @ 12:01 am

    Kale Troje!
    Dua ta shof pa paragjykim po direkt kjo me vjen ndermend. Edhe eshtu qe do i besoj instiktit te pare. Ju dhiefsha mu ne viza se nuk dum gjo prej ktyne se kushedi ca na vje nga mbrapa.

  6. tiranalb thotë:

    22 November 2007 @ 12:55 am

    Njoftime te gabuara ne faqen e MPJ greke ne gjuhen angleze…
    www.mfa.gr

    Scheduling of the briefing of diplomatic correspondents by Foreign
    Ministry
    spokesman Mr. G. Koumoutsakos

    Athens, 20 November 2007

    Foreign Ministry spokesman Mr. George Koumoutsakos will brief
    diplomatic
    journalists on Thursday, 11 October 2007, at 11:30:00 AM, at the
    Foreign
    Ministry (G. Seferis Hall, 1 Vas. Sofias, ground floor).

    Prochain point de presse du porte-parole du ministŔre des Affaires
    ÚtrangŔres,
    M. G. Koumoutsakos

    AthŔnes, le 20 novembre 2007

    Le point de presse du porte-parole du ministŔre des Affaires
    ÚtrangŔres, M. G.
    Koumoutsakos, aura lieu le mercredi 20 novembre 2007 Ó 11h30 au
    ministŔre
    des Affaires ÚtrangŔres et portera principalement sur l’initiative
    grecque U.E. -
    Balkans (Salle Sofianopoulou, Vas. Sofias 1, 1er sous-sol).

  7. Idris thotë:

    22 November 2007 @ 1:52 am

    Europa ka qene pa VIZa…jo shume larg ..as 150 vjet me pare .
    Asnje argument moral.Te gjitha politike.Asnje ndjenje pendese,qofte edhe ne forme letrare dhe me lenie pergjegjesie.Perse? Perse vende te tilla Europiane te jene jashte te drejtave minimale ,atyre te levizjes se lire?
    Nje gje eshte me se qarte per ne Shqiptaret e thjeshte pertej syzeve diplomatike.
    Greqia ka rritur “voice” dhe kerkon peshe ne politiken RAJONALE.Perse?
    Ata e dine mire se nga miratimi i ketyre nismave rrjedhin EURO te PASTRA qe me pas me pak marifet shndrohen ne MJET PRESIONI dhe kanalizohen per objektiva te PISTA.
    Ato shndrohen ne Banka,Firma Transporti,Monopole karburantesh,etj etj .
    Me thjesht me kujtohet nje histori me PUTHJE nga administrata GREKE kur dikush i kohes se vekes dha urdher te “zbuloheshin topat”.

  8. Blendi thotë:

    22 November 2007 @ 2:15 am

    Idris, sic e pershkruan Cvajgu vizat u shfaqen diku midis dy luftrave boterore. Nga fundi i librit “Bota e vjeter” Cvajgu ankohet per Vizat, dhe kujton me mall kohet kur levizte lirisht, kur ishte QYTETAR I BOTËS.

  9. julian thotë:

    22 November 2007 @ 2:25 am

    greqia deri sot,mban fshesen ne dore duke pastruar shqiptaret e sot po na dilka zemergjere……o ka frike nga pamvaresia e kosoves,ku luan rol vendimtare mbi egzistencen dhe fatet e europes plake.frikga e nje shqiperie te madhe,ku pa dyshim greqia rrezikon shume,preferon te gjarperoje me politiken me te poshter qe exziston.une mendoj se ne rradhe te pare te bashkohemi ne shqipetaret,dhe atehere te shohim e bejme.perse gjithmone te vendosin te tjeret,ndaj nesh gjithmone kur nuk ju pelqen interesave te tyre.perse duam ta humbim flamurin e lare me gjak shqiptari?ku nuk po ndalemi kurre duke perballuar luftra,vetem per te mbrojtur identitetin tone.mbas bashkimit mbareshqiptar,vetem referendumi popullor shqiptar,mundet te vendosi hapjen drejt evropes….evropes qe na ndau,pse jo mos te harrojme se ky eshte kurth sepse evropa don te laje duart,nga poshtersite,dhe neser nje lufte e re per kufinj te ri ..

  10. Idris thotë:

    22 November 2007 @ 6:51 am

    Ke shume te drejtez.Blendi.E kam lexuar dhe kam patur te njejten ndjesi ndoshta si Ju.
    Por gjithmone me ka habitur fakti i “Zbimit te Romeos” pra largimimi (Internimi) si ndeshkim moral nga vendbanimi dhe mospranimi per tu futur ,(jetuar) ne ate vend PER NJE KOHE TE CAKTUAR, pra jo pa rimarre VIZEN,ne kuptimin e sotem modern.
    Por kohet MODERNE bashke me traditen futen edhe marifetin e sotem per ta rikthyer si DHURATE ,pasi krijuan e mbollen tragjedi shumfishe me te medha ne raport me ato qe pershkroi vepra e Shekspirit.Dhe te gjithe kete te drejte natyrore qe perjashtohej VETEM per KRIME, po e propozojne si ZGJIDHJE jo si PENDESE se ku e shpuri shoqerine lakmia per PUSHTET e PARA.

  11. redcarpet thotë:

    22 November 2007 @ 6:23 pm

    sa “zemergjere” qe jane keta greket ndaj fqinjeve. po na sillen dhe si ambasadori i Europes per ballkanin.
    me nje gure vrasin 2 zogj,
    1) i bejne nje favor serbise
    2) kete “nder” do e perdorin si “kal troje” pe djallezit e tyre

  12. Ravintsara thotë:

    22 November 2007 @ 10:22 pm

    Shumë i çuditshëm ky lajm, ardhur nga Greqia. Të shkon mendja te dredhitë dhe hilet, dhe s’e di as vetë se pse.
    Por s’kemi ç’bëjmë kur janë të tjerët që vendosin për ne. Më mirë le të përfitojmë të mirat që ofrohen, në rast se kjo gjë realizohet. Shtrohet pyetja: ç’kuptim do të ketë heqja e vizave për ballkanasit? Thjeshtë mund të shëtitemi sa të duam nëpër Evropë, apo do të kemi të drejta (më) të barabarta me Evropianët kur bie fjala për t’u punësuar nga shtetet Evropiane e të tjerat që janë të lidhura ngusht me Evropën? Nuk do ketë frikë Evropa nga ndonjë valë masive imigrimi? (Të ngrejë dorën ai që nuk do e provonte të ikte që të nesërmen nga Shqipëria, n.q.s. do hiqeshin vizat.)

  13. toko thotë:

    23 November 2007 @ 2:14 am

    Thua ta kete me gjithe mend kjo?. Apo eshte thejsht nje levizje me paramendim duke ditur se BE nuk do ta pronoj nje gje te tille. Dihet qendrimi konservativ ( dhe i drejte do te thoja une) i Evropes ne lidhje me levizjen e lire te njerezve. Jam i bindur se BE do ta hedhe poshte kete porpozim, vetem se pas kesaj Greqia do te dale ne rajon si “miku” me i mire i vendeve te ballkanit peredimor, jo vetem kaq por ky veprim do te hedhe nje doze urretje per vendet e tjera te BE qe nuk do ta pronoin ke veprim kaq “Human” te Greqise. Te gjitha keto cojne uje ne PR te Greqise.
    Me pak fjale
    1. Greqia eshte per ndihmen dhe levizijen e lire te vendeve te ballkanit perendimor ( endra e shtetasve te ketyre vendeve)
    2. Pjesa tjeter e Be nuk eshte per kete levizje ( pra kunder kesaj endre)
    3. Duke ditur qendrimin e saj ndaj ceshtjes se Kosoves, ku Greqia do te humbase disa pike ne vendet e Ballkanit Perenidm ajo perpiqet te kompesoj keto pike me kete veprim.
    Eh jo me kot thoshte gjyshi im “Mos i beso kurre dhuratave te dhanajt”
    ( Ne fakt ai i kishte te huazuar nga Lakoonti kete tek Historia e trojes por nejse si shprehje qendron)
    A me thote dikush vec propozimit ne leter cfare tjeter ka bere kjo zonja per te lobur rreth ketij propozimi vendet e tjera te BE?
    Cfare negociatash politike ka kryer ajo dhe shteti qe ajo perfaqson ne tregun e madh te politikes Evropiane per ta bere kete propozim te mundeshem.?
    PR me thike pas shpine do ta quaja une kete.
    PS. Kam thene se qendirmi i Evropes eshte i drejte.Kjo jo nga pikpamja jone si njerez te varfer, por nga pikpamja e tyre. Ne fund te fundit kush do te deshironte ti vinin te shtepi miq te paftuar dhe te panjohur. thjesht kjo per sqarim per ndonjerin qe mund te ofedohet nga kjo pikpamje timja. Qytetare te Botes, apo per ameriken shtet i krijuar nga emigrantet, jane shprehej qe me revolucionin industrialist kane mare fund. Sot shtet si te zotet e shtepise kane me shume kerkesa per te lejuar ne shtepine e tyre. Ne qofte se gjate revolucionit industiral kishte nevoje te madhe per fuqi punetore pa ketij revolucioni ka nje kufizim te nevojes per fuqi punetore, ka papunesi, dhe punet qe ju afrohen emigranteve jane te kufizuara. E vetmja leverdi sot eshte krahu i lire i fuqise punetore, por edhe kjo kufizohet ne disa lloj punesh dhe nga kostoja per ta pergatitur kete krah per pune.
    Me pelqen John Lenon eshte nje nga me te pelqeyerit e mi te muzike. Por me vjen keq qe mbetet vec nje dreamer

    John Lennon

    Imagine

    Imagine there’s no countries
    It isn’t hard to do
    Nothing to kill or die for
    And no religion too
    Imagine all the people
    Living life in peace

    You may say that I’m a dreamer
    But I’m not the only one
    I hope someday you’ll join us
    And the world will be as one

    Imagine no possessions
    I wonder if you can
    No need for greed or hunger
    A brotherhood of man
    Imagine all the people
    Sharing all the world

    You may say that I’m a dreamer
    But I’m not the only one
    I hope someday you’ll join us
    And the world will live as one

  14. ilirfort thotë:

    23 November 2007 @ 10:06 am

    Greqia eshte perfituesja me e madhe e fondeve europiane per koke banori ne gjithe Europen.Greqia eshte okupatore e gjithe popuve dhe shteteve me te cilet ndan kufinje.Ajo ka okupuar toke shqiptare,toke sllave,toke turke.Tani,ngadale por sigurte me pavaresimin e Kosoves dhe me largimin e socialistave nga pushteti Greqia po e humbet rolin e hegjemonit edhe ne Shqiperi dhe te shqiptaret e keputur fare ne c’do aspekt.
    Dhe zgjidhja magjike-floskula te ketilla diplomatiko-propagandistike.Pastaj aktivizohen edhe agjenturat zyrtare greke(shumica e shtypit dhe politikaneve ne Shqiperi) me pallavra te tilla si… Ndihmon Greqia etj…Koha e banditizmit grek do marrre fund…

  15. 2 2×2=6 thotë:

    23 November 2007 @ 9:39 pm

    sa gishta kam, tani qe e lexova kete

  16. Anna thotë:

    2 January 2008 @ 6:10 pm

    Te gjthe shqiptaret enderroj te jene vizat e lira, dhe mos te kete probleme admistrative
    Si do mos ata qe kane familje ne europe ose probleme medikale sdudjimet e te tjera .
    Pse mos te behet siq ishin rumania e bullgaria perpara se te hunin ne europe ,ata hunin e dilnin lirish ne te gjitha vendet europiane por nuk kishin te drejte pune ,dhe nuk eshte problem per ato pak shqiptare qe kane mbetur ne shqiperi ,por do ishte sukses dhe per europe e shqiperine keshtu mundte kontrollonin edhe kriminalitatin .Ju uroj qe 2008 te jete nje vit i ralizushem pe te gjithe shqiptaret.

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com