Login



Register

Gregori dhe unë

Qe nje dite e gjate pune. E lodhshme. Pa te reja. Pa te veçanta.
Shkurt monotone dhe e merzitshme. Nga ato ditet kur jo vetem qe nuk meson apo mer diçka te re, por jep shume fare nga vetja dhe energjia jote. Kjo me ben ta pres me symbyllur vajtjen ne shtepi. Te mos duroj dot sa te futem brenda, sa te mbyllem dhe te çliroj tere bezidite e grumbulluara gjate dites.
Mua me pelqen qendrimi ne shtepi. E dua shtepizen time. E dua ate boten e vogel, te krijuar nga vetvetja. Mund te duket pak si egocentrike, por ja qe keshtu e perceptoj.

Me ne fund arrij. Ndjej nje ndjesi lehtesimi. Mire a keq, dhe kjo dite mbaroi, tani eshte koha per qetesim, per kthim ne boten time.
Plandosem mbi divan. E para gje qe bej sa here jam e lodhur. Mbyll syte fort sikur te dua te zhytem ne erresire sublime per disa momente. Kjo me jep pershtypjen e largimit nga shume gjera bezdisese.
Çel syte perseri. . . Ndjej nje lloj lehtesimi inert qe me endet neper tru. Filloj te gjezdis syte neper dhome, ashtu kot, lirshem . . pa menduar per asgje. . Thjesht i kullos .
Dhe ja, papritmas ndeshem me ate qe do t’me rrembeje qetesine, ngeshmerine dhe rehatllekun aq mundimshem krijuar.
Qendron ne mur. Eshte i vogel fare. Por sa i hajthem, aq edhe i shpejte. Nje mini ndryshim i ajrit e ben ate te levize me nje shpejtesi te rrufeshme dhe jo me nje levizje e imja. Eshte dhe diplomat i madh. Po nuk levizi gje, as ai nuk leviz, rri si i ngordhur, si i padukshem aty ku eshte.

Provoj te fik driten. E rindez pas pak kur ç’te shoh. . ai ka mare tere ate udhe nderkohe.
Eh-, them me vete, - qerrata, do te ma hedhesh mua ti?
Ne fakt kur e mendoj thelle, thelle e kuptoj se ai ma merr ne kthese. Eshte i shpejte sa vete dreqi, finok, i ndjeshem ne maksimum dhe rreshqet pa teklif kudo, nderkohe qe forca ime e gravitetit me shtrengon idhtas fort ne toke. Vendos ti afrohem dhe ta godas. Perpjekje qesharake kjo, duke i pasur parasysh vetite e tij.
Atehere, ç’bej?
Vendos ta injoroj. Te bej sikur nuk eshte, nuk egziston fare.
Jam e lodhur, - them-, me duhet te shtrihem. E çe pastaj se ai kaloi mu afer murit prane shtratit tim?
Por nuk mundem, nuk ja arrij dot. Mendja me rri tek trupi i tij i zhdervjellet. Nuk me pelqejne gjerat qe rreshkasin dhe zhduken shpejt. Ka diçka mistrece ne to. Ka diçka siperfaqesore.
Me ngjallin siklet.

E shoh se eshte e pamundur te mos mendoj per te.
Por e shoh se dhe po me shterrojne fuqite. Ndaj vendos ta pranoj si fakt, si qenie dhe ta pervetesoj kete ide. Madje mundohem te familjarizohem me te, ta shoh si dike te njohur.
E quaj Gregor. . Po de Gregor, se qe i paftuar, i padeshiruar tek une. Sepse mbase me kujton shume te paftuar qe rreshkasin paturpshem, paskrupuj ne jeten time. Ashtu pa karar dhe pa lajmerime . . . serbes fare.

- Gregor, more djale-, them. . Sado i padeshiruar dhe i paftuar qe je . . si misafir qe je ne shtepine time, nuk po te zboj. Por me me duhet te te them diçka, dhe mbaje vath ne vesh, degjove?
Kur te mos jem une ketu je i lejuar te merresh me çdo gje. POR. . . Nuk dua te shoh nje grimce tenden kur te jem ketu. Kjo eshte shtepia ime. . ndaj lipsu ku te duash merr vesh. . nuk me intereson fare se nga do katranosesh. .
Nuk pipetin asgje, asgjekundi nuk ndjej levizje dhe ferfellima te neveritshme gjymtyresh reptile.
Kuptoj. Ky maskara, po me luan te zgjuarin, te kapshmin. Ashtu, fshehurazi. . Me terezi.
Ashti si tere tinzaret qe me kane rrethuar. . me ngerdheshje te padegjueshme, duke me futur mua ne siklet per çapaçullleqet e veta. Terbohem. .

Vendos te luaj dhe une me armen e tij. Te luaj ate budallain e riperterire. Dhe e bej.
Se pari fik driten. Pres. Pothuajse nuk marr fryme, por e shtrengoj fort pantoflen ne dore.
Dhe ja pas pak me behet sikur ndjej disa zvarritje te squllura mbi mur. Lekura me shnderrohet ne nje gardh puçkurrizash, por nuk bezaj fare. Jam kthyer e tera ne nje det perceptoresh. Ne nje oqean nervash te dallgezuara. Me ne fund e ndjej fare prane. Zhvendoset shkujdesshem, i sigurte qe nuk ka asgje qe po e ndjen.
Dhe i kushton shume rende ky shkujdes!Sa perjetesia vete!

Nervat i kam ende te tendosura paq. . Por mundem te buzeqesh. Madje te zgerdhihem. Mendoj me vete se perhere harrohet nje detaj, lihet gjithnje nje dere e hapur ndaj gabimeve, krijohet perehere nje lemsh kur thurren gjerat kot me kot. Mpleksen pameshirshem gjerat kur duket sikur krijohen me plane te urta, por vesvese.
Ndaj eshte me mire te mos i besh keto, mendoj, te mos luash politikanin, te mos brumosesh kurthe, se paku jo kaq rendomshem. Me mire eshte te jesh trim dhe pakez budalla, pakez i paduruar them. Me e shendetshme me duket.

Ndjej batanijen te me rendoje kendshem mbi trup, te me trullose embelsisht drejt gjumit. Eshte nje nate e zeze sterre, pa asnje yll.
Erresire sublime. Perfekte per tu perhumbur ne prehjen e shumepritur.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

32 Komente

  1. akull-naja Shkruaji mesazh privat thotë:

    20 October 2007 @ 4:47 pm

    Lart shapkat! Poshtë Gregorët!

    Dhe një herë, më pëlqeu.

  2. enka thotë:

    20 October 2007 @ 6:04 pm

    hahahah gjeniale , kjo lart shapkat:)) me shkrive Akull

  3. Perparim Hysi thotë:

    20 October 2007 @ 6:10 pm

    Sa mire qe e solle “Gregorin”ketu tek sofra e”peshkut…”.Bukuria ne hije,vyshket.Urime se nuk ka se si behte me bukur!

  4. Koth thotë:

    20 October 2007 @ 6:15 pm

    Enka e dashur,

    une nuk ja them per letersi dhe ne fakt du sebep ( te japin nje mendim ekspertet njeher e kam fjalen Cim, Idriz etj ) per te bere muhabet, ndaj mos prit qe une te afrohem objektivisht tek idea, por me hiq nje kurriozitet te lutem :

    ti perdor fjali te shkurtera dhe shpesh pa folje brenda . Ne fakt mua personalisht nuk me bezdisin, perkundrazi, jane te kendshme dh ete kuptueshme gjithashtu, por a eshte kjo nje teknike te shkruajturi apo nje stil i joti me paraqellim ? :)

    E qe ta bej serioz fare postimin tim ( ;) ) :

    Ju faleminderit paraprakisht per pergjigjen .

    Miqesisht :)
    Kotherja

  5. enka thotë:

    20 October 2007 @ 6:23 pm

    perparim: flm serish:)

    kothere: As une nuk jam eksperte dhe shkruaj vetem per qejf.Si e tille nuk mund te jem e gjitheditur.por ndjek nje stil timin , te pavarur mund te them.S’mund te jap recete , ne eshte e mire ose jo.
    Ashtu e ndjej tek e formoj fjaline q

  6. enka thotë:

    20 October 2007 @ 6:25 pm

    qe dua te sjell.Pra ky eshte stili im dhe pakez me paraqellim per te shprehur çfare dua te shpreh le te themi.
    Por nuk jam e vetme.Po te shikosh dhe shume te tjere e perdorin kete lloj shkrimi.Mendoj pra se eshte nje menyre te shprehuri per ta permbledhur pergjigjen e pyetjes qe me bere:)
    respekte

  7. Idris thotë:

    20 October 2007 @ 6:49 pm

    Po na le ne ankth Enka .Shume bukur.
    “Me ne fund e ndjej fare prane.Zhvendoset shkujdesshem ,i sigurte qe nuk ka asgje qe nuk po e ndjen…..” C’fare ndodhi?Te pakten na jep nje shenje.C’fare te beri?
    Me kujtohet nje kritik filmash francez(jo ne ligjerate te drejte)i botuar tek gazeta “Zeri i Rinise” kur theksonte per sekuenca te filmit shqiptar
    _”Ato skena ku ju nuk putheni ne ekran jane me te ndjeshme se sa ato qe e leshojne puthjen (gelldap) ne cdo moment duke e xhveshur ate qe permban puthja ne te vertete….

  8. enka thotë:

    20 October 2007 @ 7:07 pm

    Idris me shkrive me kete shpjegimin e atij kritikut.Paska pasur te drejte..
    Une ne fakt e kam dhene dhe zgjidhjen , ndonese jo “gelldap”..
    e pagoi pra zhapiku shtrenjte rehatllekun..me shkujdesin humbi jeten , por bleu perjetesine:))

    flm

  9. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    21 October 2007 @ 3:39 am

    Stine armiqesie per shume frymore (te shemtuar deri ne te zakonshem) nga ca frymore te tjere (te bukur deri ne megjepes). C’behet keshtu…. tregoni pak meshire, pak solidaritet, live and let live … mos na vrisni me shapka, me nallane, me gjithfare kepucesh (ushtarake?), cizmesh, sandalesh, me te famshmin shqiptar “dru te halese”… ;) :D :P …. Eni, po beja monologun e ungeziefer-it qe aq shume jau shqeteson jeten species suaj (si thuhet peshk femer? se blete/grenxe mashkull e mesuam gjetke. Peshkja?, apo Peshkeze me perkedheli….), pra mo ma merr 100% ;) … Shkruar bukur! E kisha shtyre gjithnje “per heren tjeter” te blogu jot (s’ka kohe :( ), por mire qe doli ketu.

  10. blete Shkruaji mesazh privat thotë:

    21 October 2007 @ 3:49 am

    brr nga gregor zhapiku.
    po me pelqeu vertet kjo pjesez.

  11. sanija thotë:

    21 October 2007 @ 5:25 am

    Stil Akulli,eshte nje shprehje:korr e mos lidh.O Enka, a e kupton cfare shkruan? Arti eshte i bukur kur eshte i thjeshte,ka thene xhaxhi Enver.

  12. Pjer Thomas thotë:

    21 October 2007 @ 11:29 am

    Stili ndonse i thjeshte (jo si armatimi i rende i Emigrantit dhe Akullnajes) ishte apo tingellonte bukur.

  13. enka thotë:

    21 October 2007 @ 6:03 pm

    emigrant:na mbyte me llafe te bukura..çere jane keto se nuk jemi mesuar :)) me pelqen peshkeze rrofsh!gezohem qe te paska pelqyer..best

    blete: flm lal..gezohem

    sanije: edhe une si xhaxhi Enver mendoj:)

    pjer thomas: flm dhe juve

  14. losttext thotë:

    21 October 2007 @ 7:36 pm

    S`kisha si t`i shpetoja Gregor Zamzes te shnderruar ne kanderr gjate kohes qe lexoja kete pjesez; m`u duk sikur nuk kishte ngordhur akoma ne novelen e Kafkes, por ishte mpakur dhe pershtatur me gjendjen e vet. Pjesa vete m`u duk si nje monolog i motres, e cila e vret (per se dyti) Gregorziun shapkerisht.

    :) edhe pa kete shoqerizim, me pelqeu stili; te jep aq ajer sa te te mbaje gjalle, bashke me kuriozitetin.

  15. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    21 October 2007 @ 8:48 pm

    Marku per Urlaub n’Zvicërland? Sa gizili qe po ma bo!

    PS mos ki merak per Hakëlberrin, se i hudhim nga nje sy ne kendej here pas here… keshtu qe ti, pa problem pushimet… ;)

  16. Lumja thotë:

    21 October 2007 @ 9:02 pm

    Thuhet Kizili mer emingrant jo gizili :-) Edhe une atje e kisha qejf ta beja urlaub por kapitalizmi shqiptar eshte i eger mer :-)

  17. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    21 October 2007 @ 9:35 pm

    Lume, nji vrap pele osht… po atje te corrovoda ke tjeter oferte… si po e da menien? ;) :P

  18. enka thotë:

    22 October 2007 @ 8:52 am

    losttext: edhe une ato ndjesi pata kur e shkrova:) e forte ajo shapkerisht:) nga i gjeni xhanem:))

    emigrant& lume:dhe une gizili e di jo kizili:) hajde shpejt te hapim fjalorin:)

  19. Lumja thotë:

    22 October 2007 @ 9:21 am

    Po he mi enka dhe ti se une kot per te ngacmu emingrantin e kisha.
    Se kizili a gizili ska fort rendesi.
    Rendesi eshte te mos te ta bejne (gizili, a kizili)

  20. mësonjësi thotë:

    22 October 2007 @ 9:27 am

    Ki ! zili
    Ki / forma urdherore e “me pas” un kam ti ke…..

  21. enka thotë:

    22 October 2007 @ 9:41 am

    lume: e drejte e drejte:)) hajde me pushime te gezuara sa me shpejt dhe ty o proletare:)

    mesonjesi: flm per argumentin!

  22. artoN thotë:

    22 October 2007 @ 9:48 am

    Monologme hijet do ta quaja une kete shkrim … eh c`fare te bo frika,ta ngjeth mishin ,ta bo kokra -kokkra..

  23. Lumja thotë:

    22 October 2007 @ 10:44 am

    Shyqyr ka bo zoti msuset qe te na msojne :-) faleminderit zoti msus

  24. ardi thotë:

    22 October 2007 @ 8:30 pm

    ….me falni per fjalet jo te mira, por te sinqerta….mua sme la asnje pershtypje…dmth si e lexova dhe po mos ta lexoja asgje….bej pjese tek ata qe smarrin shume vesh nga letersia……
    ….ndonje dite edhe une do shkruaj, sepse barazimin e kom ne xhep….se besoj ta “prishi” njeri gojen per mue….
    …per mua shkrimi, piktura, muzika etj ka nje frymezim, dhe mundohet te japi dicka tjetrit,….me e keqja dhe ta merzisi, qaj etj etj…po jo ti marri kohen kot….po flas ne pergjithesi…..

  25. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    23 October 2007 @ 1:56 am

    ardo, ti mire e ke me tenden, por kur te shkruash vete (do isha lexuesi Nr. 1 - sinqerisht!), do e shohesh qe nje shkrim s’i kenaq dot te gjithe. Qefe qefe kjo dynja. Psh po lexoja nje dite ca komente ne nje diskutim te stones’ fans, ku njeri thoshte qe nga beatles nuk kishte NJE kenge per be qe ta kenaqte. More ASNJE! Ke pa ti? La trurin i gjithe globi (ajo po, qe ishte ngrohje globale), u quajt beatlesmania, femnat cirrshin floket, hudhshin sytjenat dhe mbathjet ne skene, vetem t’ju kapshin ndonje shikim shkarazi…. etj etj… ne londren e akullt konservative u bllokonte qarkullimi (the roof top concert)… por jo mer vlla, s’ja ndite hic atij tjetrit… s’jane gje thoshte… Tani, ti me kupton drejt mua, une nuk po bej paralelizem, te dhashe nje rast ekstrem …. por doja te thosha, po te ishte per ate stones-fansin qe thashe, beatles s’duhet te nxirrnin gje kurre…

    @Lume: ne stamboll ka meze me patllixhan dhe spec te kuq; no visa required…

    http://yummania.wordpress.com/2007/10/18/meze-me-patllixhan-dhe-spec-te-kuq/

  26. enka thotë:

    23 October 2007 @ 9:01 am

    ardi: te falenderoj vertet shume per fjalet e sinqerta..je i mirepritur

    emigrant: hahah mos vdeksh ti:)

    lume: po ne te njejten adrese ke dy poezi alla Emigranti edhe keto pa vize:) sa mire he:)

  27. Lumja thotë:

    23 October 2007 @ 9:52 am

    Emigrant ?
    Si ta marr ket une? Hyp ktu e shif Stambollin??? :-) E para : Nje nga restorantet me kuzhine turke te Tiranes i qan keto patellxhanerat. Te copetuar ama :-) E dyta : Turqine e kam merak vete, nga vendet me te dashura per mua, shume vend i embel, perfshi patellxhanet, kosin e trashe te deles te fshatareve, mishin ne mangall dhe birrat qe ti japin mceftas :-) E treta : I kam ca karta une qe sme duhet viza as per n’Zvicërland as per ke shpija jote me bar te kositur perpara:-)
    E katerta : asnje gje. RRespekte :-)

  28. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    23 October 2007 @ 2:53 pm

    Mir’ o pra mo, mir’ e murtim vesht…. ene na bohet qejfi sa per at’ pun’….. :D

  29. ardi thotë:

    23 October 2007 @ 3:56 pm

    ….emigrant, …une sdo humbisja akoma kohen per kete muhabet…pasi nuk di te shkruaj, (por ama di te lexoj)….por meqe ra muhabeti une hyj tek shumica qe pelqejne gjojna - gelldup - jo larg e larg….
    …. shumica ketu e pelqyen , po e pelqej edhe une trgimin apo cfare do qofte….
    …..sa per ate muhabetin e atij tycit qe mendon per beatles ashtu, ka plot…the beatles jane ne qiell….te tjeret jane te prekshem ne toke…
    …E Selami me ka dhene estetike, dhe nje gje kam mesuar drejt…. -”bukuria eshte absolute, shijet jane relative”……

  30. nini Shkruaji mesazh privat thotë:

    23 October 2007 @ 7:01 pm

    Kesaj here i paske vene emer perendimor..ose me mire kristian…se zakonisht ne u kemi thene Hamza e Jusuf ketyre, nese e mban mend :)
    Veç me akrapat sbesoj se ben kaq duelo te gjate..hihi

    Enka vertet me pelqeu shume shkrimi….this is you in reality!

  31. enka thotë:

    24 October 2007 @ 9:05 am

    Nin ..isha ne ndjesi te tilla qe mu kujtua rendshem Gregor Zamza ndaj s’mu durua..

    hej sa per akrepat..this is evil of you :D E di ti qe kam nderruar shtepi prej tyre ndaj flet:) flm..

  32. Cajupi_junior Shkruaji mesazh privat thotë:

    1 November 2007 @ 11:46 pm

    E mor i shkreti Kafka , ctu desh a derzi qe erdhe ne Shqiperi !
    Do pyec ti pse ?
    Sepse ne kte vende ka nji lloj pasioni prej te “zgjuari” ku cdo figure qofte kombetare a nderkombetare i hidhen romuze ne vend qe vertet te merren me “Budalleqe” ! Prandaj i thne asaj fjale ku keku, e ku byreku !
    Apo s’kane nji shije te holle humori a ironie papapaaaaaa jane te hatashem , e nga mos te krenohet shqiptari per kete rini kaq Vitale !

Burim RSS për komentet

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.