Google nxjerr libra për shkarkim
Google sapo ka bërë të mundur shkarkimin e librave të tërë të cilat s’janë më nën mbrojtjen e të drejtave të autorit. Kërkim Librash (Book Search) të jep mundësinë të kërkosh në tekstin e shumë librave që Google ka dixhitalizuar nga shumë librari të botës. Nëse zgjedh opsionin “Full view books” (Libra me shikim të plotë) atëherë përputhjet e kërkimit do të jenë vetëm nga libra të cilët mund të shikohen në Internet ose mund të shkarkohen tërësisht si skedë PDF.
Për shembull mund të lexoni një libër nga zonja angleze Edith Durham të quajtur Through the Lands of the Serb (Nëpër Tokat e Serbëve), ose ndoshta për kohët e tanishme do të ishte më mirë The Prince (Princi) nga Machiavelli.
Projekti Gutenberg ka bërë të mundur libra të tillë për shumë kohë, por Google ka kërkim më të mirë me sa shoh unë.
Mjafton të kërkosh për Albania dhe të gjesh Albania at the Peace Conference (Shqipëria tek Konferenca e Paqes) e shkruar më 1920 nga Kostandin Anastas Çekrezi, botuar në New York Times. Po ky autor ka një libër të quajtur Albania Past and Present (Shqipëria në të kaluarën dhe të tashmen) botuar më 1919.
Nëse gjeni libra ose shkrime të tjera interesante shtojini më poshtë.
1 September 2006 @ 11:02 pm
http://booksearch.blogspot.com/?utm_source=gbssite&utm_campaign=gbsblog&utm_medium=et
To easily locate public domain titles you can download in full, simply select the “Full view” radio button on Google Book Search, then click the new “Download” button that now appears on out-of-copyright titles.
24 December 2006 @ 5:44 pm
good blog is dead blog:-)…
…