Identifikohu



Regjistrohu

Google nxjerr libra për shkarkim

Google BooksGoogle sapo ka bërë të mundur shkarkimin e librave të tërë të cilat s’janë më nën mbrojtjen e të drejtave të autorit. Kërkim Librash (Book Search) të jep mundësinë të kërkosh në tekstin e shumë librave që Google ka dixhitalizuar nga shumë librari të botës. Nëse zgjedh opsionin “Full view books” (Libra me shikim të plotë) atëherë përputhjet e kërkimit do të jenë vetëm nga libra të cilët mund të shikohen në Internet ose mund të shkarkohen tërësisht si skedë PDF.

Për shembull mund të lexoni një libër nga zonja angleze Edith Durham të quajtur Through the Lands of the Serb (Nëpër Tokat e Serbëve), ose ndoshta për kohët e tanishme do të ishte më mirë The Prince (Princi) nga Machiavelli.

Projekti Gutenberg ka bërë të mundur libra të tillë për shumë kohë, por Google ka kërkim më të mirë me sa shoh unë.

Mjafton të kërkosh për Albania dhe të gjesh Albania at the Peace Conference (Shqipëria tek Konferenca e Paqes) e shkruar më 1920 nga Kostandin Anastas Çekrezi, botuar në New York Times. Po ky autor ka një libër të quajtur Albania Past and Present (Shqipëria në të kaluarën dhe të tashmen) botuar më 1919.

Nëse gjeni libra ose shkrime të tjera interesante shtojini më poshtë.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

1 Koment »

  1. Admirim thotë:

    1 Shtator 2006 @ 11:02 pm

    http://booksearch.blogspot.com/?utm_source=gbssite&utm_campaign=gbsblog&utm_medium=et

    To easily locate public domain titles you can download in full, simply select the “Full view” radio button on Google Book Search, then click the new “Download” button that now appears on out-of-copyright titles.

  2. Gonnetorioz44 thotë:

    24 Dhjetor 2006 @ 5:44 pm

    good blog is dead blog:-)…

Burim RSS për komentet · TrackBack URI

Shkruaj një koment (login)


Peshku ruan të drejtën të fshijë ose zbehë komentin që po dërgoni, sidomos nëse:
1) komenti fyen autorin, komentuesit e tjerë apo persona publikë
2) komenti është jashtë teme
3) komenti është shumë i gjatë
Nuk kemi qejf të censurojmë askënd, por ama diskutimet në faqe duam t'i mbajmë civile dhe të sjellshme.