Good Morning Albania: Pa drita, ujë dhe bukë
Zakonisht më pëlqen më tepër kur merremi me tema “serioze” këtu në faqe e prandaj i qëndroj pak larg videove e këngëve por këtë rradhë vendosa të bëj një përjashtim e të sjell këngën e Mr. Elvis “Good Morning Albania” për disa arsye:
1) Se duket se s’do kemi zgjedhje të parakohshme (s’jam i sigurtë të gëzohem apo të trishtohem për këtë).
2) Se asgjë s’ndryshoi nga dje (kur kishte më shumë rrezik për zgjedhje të parakohshme) deri më sot (kur duket se s’do ketë), biles dritat s’është çudi të ikin për pak më tepër kohë sot.
3) Se ka plot këngë Shqiptare në TV por zakonisht përqëndrohen tek gjokset e zbuluara të këngëtareve apo të shoqërueseve të këngëtarit.
4) Se më pëlqeu refreni:
Good Morning Albania
Pa drita, ujë dhe bukë
Good Morning Albania
Ka njerëz që flejnë gjumë
Good Morning Albania
Se pjesë e jotja jam dhe unë
Good Morning Albania
Se je kështu prapë të duam shumë….
S’jeni të detyruar ta pëlqeni, ka plot këngë të tjera me këngëtare gjysëmlakuriq
15 July 2007 @ 3:05 am
LlTako tha:
1) Se duket se s’do kemi zgjedhje të parakohshme (s’jam i sigurtë të gëzohem apo të trishtohem për këtë).
2) Se asgjë s’ndryshoi nga dje (kur kishte më shumë rrezik për zgjedhje të parakohshme) deri më sot (kur duket se s’do ketë), biles dritat s’është çudi të ikin për pak më tepër kohë sot.
O Llukan je shume i zoti per te bere loje fjalesh dhe per tu hequr si i paanshem por gjithsesi ndihet dhimbja jote qe nuk do shkojme ne zgjedhje. Mezi po i pret socialistet? Akoma nuk e ke marur vesh se edhe sikur te behen zgjedhjet sot fitojne demokratet por edhe sikur te fitojne socialistet prape vendi ngel ne vend sepse nuk do kishin perseri aq vota sa per te shpallur presidentin dhe perseri vendi do kalonte ne zgjedhje per here te dyte. Pra eshte nje si tip rrethi vicioz por ty sigurisht nuk te vjen keq per parate qe do harxhohen nga papergjegjshmeria sepse si socialist i thekur qe je edhe bar do hash por ama partine e do ne pushtet:) Gjithsesi mos u merzit sepse edhe per nja 8 vjet ne pushtet e ke Salen. Takohemi mbas 8 vitesh.
15 July 2007 @ 3:12 am
Visi pershendetje
15 July 2007 @ 3:14 am
Naten Brigadier se me kete emer me kujtove kohen e Xhaxhit
15 July 2007 @ 3:21 am
ZERI I POPULLIT
Ndërpritet kompesimi i energjisë, familjet
nuk marrin 500 lekëshin e muajit qershor
Tiranë- Pensionistët por edhe familjet që janë përfshirë në skemën e kompensimit të rritjes së çmimit të energjisë nuk kanë marrë 500 lekëshin e kompensimit për muajin qershor. Ata janë zhgënjyer por edhe revoltuar kur bashkë me paratë e pensionit nuk kanë marrë masën e kompensimit. Punonjëset në sportelin e shpërndarjes së pensioneve nuk kanë dhënë asnjë lloj shpjegimi pse është ndërprerë shpërndarja e shumës prej 500 lekë të reja, që qeveria e përcaktoi si masë për të kompensuar gjithë familjet me pak të ardhura pas vendimit të saj për rritjen e çmimit të energjisë. Një masë e tillë është ndërmarrë pikërisht në ditën kur kryeministri Berisha deklaronte që nga karrigia e tij e kreut të qeverisë se kishte miratuar rritjen e pagave dhe të pensioneve. Me masën prej 500 lekësh të reja, qeveria mori përsipër të mbulonte vetëm diferencën e rritjes së çmimit nga 4.5 deri në 7 lekë për një fashë konsumi deri në 210 kilovatorë. Megjithatë jashtë kësaj llogaritjeje kanë mbetur të tjerë kilovatorë që cdo familje pensionisti duhet të paguajë edhe për furnizim shkalle apo edhe tatimin mbi vlerën e shtuar që përfshihen në çdo faturë mujore të energjisë. Të paktën 40 kilovatorë të tjera energji, familjet duhet t’i paguajnë për ndriçimin e shkallësh, e marrin apo jo këtë shërbim. Nëse llogariten edhe kilovatët për pompat kolektive të ujit të pijshëm në pallate, kjo shifër arrin edhe deri në 100 kilovatorë. Kjo do të thotë që qeveria duhet të llogariste 250 kilovatorë për të kompensuar dhe jo vetëm diferencën e çmimit për fashën 210 kilovatorë që kap shifrën e 500 lekëve të reja. Bashkë me kilovatët e tjerë të lënë jashtë llogarisë, shuma në lekë që duhet të kompensohej në të vërtetë duhet të ishte 625 lekë. Duke i shtuar edhe TVSH që llogaritet në fatura, prej 20% e vlerës ose në 125 lekë, shifra arrin në plot 750 lekë që duhet të ishte masa reale e kompensimit për pensionistët dhe familjet e tjera në nevojë. Nga këto qeveria ka marrë përsipër të paguajë vetëm 500 lekë, që do të thotë se pensionistëve u mbahen 250 lekë në muaj dhe në një gjashtëmujor 1500 lekë dhe në një vit plot 3 mijë lekë të reja
Tiranë- Qeveria dje ka finalizuar sulmin e saj ndaj Top Channel me një gjobë prej 12 milionë euro të dërguar përmes tatimorëve, pas kontrolleve të shpeshta pa asnjë lloj arsyeje zyrtare. Vetë kompania mediatike e ka cilësuar këtë thjesht dhe vetëm si sulm politik, ndërkohë që me Top Media janë solidarizuar edhe gazetarë, analistë, botues dhe përfaqësues të shoqatave të gazetarëve në Shqipëri. Top Media është shprehur se shuma e vendosur si gjobë është më e madhe se sasia e parave që ka qarkulluar Top Channel në më shumë se pesë vjet që nga krijimi i tij. Gazetarët e kanë vleresuar si një rrezik për të gjithë sulmin e paprecedent të qeverisë ndaj një prej televizioneve më të ndjekur në vend. Ndërkohë, në formën e protestës televizionet kanë fikur dje sinjalin e tyre për 30 minuta duke i lënë të bardhë. Pavarsisht reagimit edhe të ndërkombëtarëve për këtë sulm të hapur ndaj medias, qeveria nuk e ka ndalur represionin e saj deri në gjobitjen me një shumë marramendëse. Kjo ka ardhur pas disa kontrolleve dhe më pas edhe largimet e gjithë tatimorëve nga puna. Këta të fundit kanë pranuar se nuk kishin asnjë objektiv në kontrollet e tyre, ndërkohë që kompania mediatike ka vënë në dispozicion gjithë dokumentat. Por asnjë prej këtyre ballafaqimeve nuk e ka ndalur qeverinë në qëllimin e saj për të mbyllur gojën e së vërtetës, siç është shndërruar televizioni Top Channel për shqiptarët brenda dhe jashtë kufijve. Në deklaratën e gazetarëve dhe analistëve, botuesve dhe përfaqësuesve të shoqatave të gazetarëve thuhet se ky shërben si paralajmërim dhe sinjal për rrezikun serioz që i kanoset lirisë së medias në Shqipëri dhe që vjen pas përshkallëzimit të presionit ekonomik të qeverisë mbi mediat. “Ne solidarizohemi me kolegët tanë të TOP CHANNEL, për të kundërshtuar fuqimisht një akt të tillë, duke e interpretuar atë qartazi jo vetëm si një akt absurd të administrates tatimore, por duke konstatuar me keqardhje se ky veprim apo kjo mënyrë të vepruari, pas një serie veprimesh të tjera kundër këtij kanali, është një rrezik dhe goditje për të gjithë median shqiptare në tërësi. Eshtë një kërcënim për ata që ndërmarrin investime në media, është një kërcënim i lirisë së shprehjes për të gjithë komunitetin e gazetarëve, analistëve, krijuesve të mediave shqiptare, të cilët janë direkt të ekspozuar ndaj presionit ekonomik të qeverisë, në çastin që mediat ku ato punojnë janë të rrezikuara ekonomikisht nga veprimi arbitrar i qeverisë dhe administratës së saj”. Kurse në fund të kësaj deklarate thuhet: “Ne kërkojmë anullimin e menjëhershëm të kësaj gjobe, ashtu si dhe ndërprerjen e të tilla akteve arbitrare fund e krye dhe shtrimin e një fryme dialogu dhe bashkëpunimi mes qeverise dhe medias për të forcuar lirinë e shtypit, për të garantuar më tej të gjithe kuadrin formal ligjor të ekzistencës dhe veprimit të mediave shqiptare. Ne ftojmë të solidarizohen me ne në këtë peticion të gjithë ata që ndajnë me ne shqetësimin tonë rreth situatës së krijuar”.
“Energo Gora”, projekt për ndërtimin e pesë HEC
Tiranë- Përfaqësues të grupit “Energo GORA” kanë paraqitur projektin për ndërtimin e pesë HEC-eve në vendin tonë në një takim me kryeministrin Berisha. Në këtë takim grupi slloven i ka paraqitur kryeministrit kërkesën për ndërtimin e pesë hidrocentraleve të vogla, me kapacitet 50 megavat, në zonën veriore të Shqipërisë, konkretisht mbi lumin e Shalës dhe lumin e Cemit. Një kërkesë e tillë vjen vetëm pak kohë pas miratimit të ligjit për dhënien me konçension të hidrocentraleve, duke i ofruar sidomos për bizneset e huaja. Qeveria Berisha ka planifikuar shitjen e hidrocentraleve mbi kaskadën e Drinit, ai i Fierzës dhe i Komanit. Në relacionin e përgatitur thuhet se kjo shitje nuk do t’i shërbeje vetëm rritjes ekonomike dhe përfitimeve të qytetarëve, por edhe përmirësimit të cilësisë së furnizimit me energji. Në fakt nuk është parashikuar asgjë pas shitjes tek të tretët e dy hidrocentraleve kryesorë. Ata që do të blejnë prodhuesit kryesorë të energjisë mund të shesin energjinë në vende të tjera ku çmimet mund të jenë më të favorshme dhe jo në Shqipëri. Çka do të thotë që vendi ynë rrezikon të mbetet pa energji dhe as pa burime. Në projektligj nuk parashikohet asnjë rregull dhe asnjë klauzolë që të detyrojë privatët që të shesin energjinë e prodhuar në kaskadën e Drinit për të furnizuar Shqipërinë.
15 July 2007 @ 3:36 am
Naten visi , sado qe do deshim ta haronim , nuk mundemi .
15 July 2007 @ 3:47 am
http://www.youtube.com/watch?v=zKC4MicGsts
15 July 2007 @ 4:06 am
rap shqiptar? te peshku? dhe per me teper nga Llukani?
well, it is what it is….
Nuk degjoj me teper se 10 sekonda hip-hopera arrnautce, pune alergjie… edhe ketu e njejta. Sidoqofte me kujtove Robin Williams (Sala nga fytyra cuditerisht sec ka dicka nga Robin Williams, nuk di kush e ka vene re); kape maestron ketu Llukan, pa hip hopin aty e ke 24/7…
http://www.youtube.com/watch?v=5GHvgi_Rz2Y
15 July 2007 @ 4:59 am
Llukan, rrofsh, kong e modhe. E trishtueshme dhe ai refren me pelqeu shume edhe mua. Nese s’ka zgjedhje do thoja do jete fatkeqesi. 2 vjet te tjera me kafshen kryeminister do jene humbje kohe dhe regres. Zoti i shtofte inatin Rames e Metes. Keto zgjedhje duhet te ndajne shapin nga sheqeri, ose zhytje pa kthim ne llucen e regresit, ose shprese per cfaredolloj progresi.
15 July 2007 @ 6:35 am
Ju Shqiptaret qe jetoni ne Shqiperi vetem te ankoheni dini… psssst…
Kujtoni xhaxhin qe thoshte… “edhe bar do hame… edhe…” aaahhh fuck it
15 July 2007 @ 9:47 am
Eh mer Vis,
Good Morning Albania
15 July 2007 @ 9:52 am
Good Morning Peshku…e kam fillu diten duke pa ”The good Shepherd”
15 July 2007 @ 10:06 am
Emigrant, degjoje njehere, degjoje
Edhe mua s’me pelqen hip-hop pergjithsisht por Mr. Elvis ka ca gjera te lezetshme (kerko “Gocat Shqiptare” apo “Kooperativa”)
Dajoshi,
Une hallin me te madh s’e kam tek zgjedhjet e parakohshme, e kam tek “Visi” me siper (si perfaqsues i dickaje me te gjere).
Laurent,
MIREMENGJES!!!!!
15 July 2007 @ 10:15 am
Llukano andej nga anet tona i themi ”Nadja e mire”- ”Si ke ndje?” Thashe se po na keshillon ”Vajzat e Mbara ”
15 July 2007 @ 10:19 am
Miremengjes Llukan.
Tomken e kena nje cike si pa qejf me duket, se po poston ZP gjithandej. Nese ka ndonje doktor verdalle….
Ore, jane te verteta ato qe ka thene Visi per ty e???
15 July 2007 @ 10:20 am
Laurent,
Haha, e di une qe s’merresh me ato pune ti
Julius,
Une mbaj pergjegjesi vetem per ato qe them vete, per te tjerat le te pergjigjet tjeterkush
15 July 2007 @ 10:27 am
Aaaaaaa me fal po ste fal! Po te jene te verteta, me ke zhgenjy komplet. Te dija per burre te mire…
Ke kohe “te pijme nje kafe”? Duku nje cike nga lokali i Bill Gates.
15 July 2007 @ 12:09 pm
http://www.youtube.com/watch?v=xT1-vFA6_aw
kjo ia vlen
15 July 2007 @ 12:35 pm
po kjo per ca duhet
e kam pyt veten gjithmone e nuk mu duru pa e provu
i kerkoj ndjese admineve
eshte e njejta kenge me ate me lart po klipi eshte me i bukur
15 July 2007 @ 12:36 pm
http://www.youtube.com/watch?v=4mlk8RSDTWk
15 July 2007 @ 12:39 pm
Ky nuk durohet. Shume dobet!
15 July 2007 @ 1:30 pm
Haha Llukan,
Sa per zgjedhjet, edhe une u trishtova. Por trishtimi me i madh i imi eshte se edhe po te kishim zgjedhje, ke do zgjedhnim ?
Ky Mr.ELvis ka pas nje kenge te pare qe quhej “Moj Kasolle”. Ajo ka qene e forte fare. Gjeje po munde.
Kurse si individ, e kam degju ca here ne interviste dhe ishte trap komplet. Bente ca muhabete te llojit : Une sduroj dot te flasi femra para meje. Perndryshe ja jap surratit”
Do hiqni Berishen dhe do sillni Ramen dhe Meten ?
Mjere ne, kemi hy ne rrethin me te keq vicioz qe nga ardhja e demokracise. Ka 17 vjet qe ujrat rrjedhin ne shqiptare, dhe ne vend qe pas kaq kohe te ishin kthjelluar, jane bere te turbullt krejt. Ujra te zeza jane bere.
Kshu qe mos u trishto dhe aq shume se ska zgjedhje te parakohshme.
Trishtohu se ske “ZGJEDHJE”
15 July 2007 @ 1:59 pm
une kam punuar ne kesh gjate kohes 2003 - 2005. me vjen te qesh tani. atehere nuk linin fjale pa na share. na hoqen nga puna si socialiste (megjithese bera gabim se ne korrik votova per pd). nuk lane fjale pa share drejtuesit e asaj kohe.
dhe tani mbas dy vitesh, uroj te pakten ta kuptojne se cpune benim ne atehere.
mire te na behet. nga une i pari. me ka ardh turp kur takova drejtorin e i thashe qe me kishin heq dhe kisha votu per pd. me dha dreke, e u ndame duke me perqafuar
15 July 2007 @ 2:15 pm
Llukan, ne s’te cum ne Shqiperi me ul doren vella?
Ai refreni qe ke vene ti aty, ka cdo gje po jo vlere artistike. Muziken natyrisht s’e degjova, po c’beri…. oke me pese, oke pa pese….
@Lume: eh lere thuaj, kjo pune u be si ajo fjala, keq me burre, keq pa burre, keq te mos martohesh kurre…..

15 July 2007 @ 2:40 pm
Refugjat,
AJo fjala e urte eshte per ca njerez qe nuk gjejne karar e skenqen kurre, si une psh.
Por te pakten shqiptaret te ishin ne poziten e atyre qe thone : keq mos martohesh, keq pa burre, po jo dhe aq keq me burre.
Pra te gjeshin nei zgjidhje deri diku te kenaqshme, nje fare stabiliteti ekonomik, social. Ato gjera qe i ke, kur ke burre edhe thu Hajt ma, te pakten sjam ne rruge te madhe.
Kupton?
15 July 2007 @ 3:30 pm
Lume, jam me ty ne pothuajse cdo opinion, s’eshte cudi te jemi nje moshe, nejse. Desha te thoja qe kur ke te besh me nje murtaje si berisha, rama e meta duken me teper si bicim gripi. Kur s’ke pulen do hash sorren, unfortunately.
15 July 2007 @ 3:40 pm
o miq, po lexoja dajoshin qe thote kur ske pulen do hash sorren…dhe po mendoja - mos duhet te jemi pak me realiste? merkel e sarkozi nuk do vije ne shqiperi te na qeverise. une kam ndihmuar nje deputet te pd te zgjidhej sepse e kisha shok. me la pa pune me vone, por pune e madhe. me mire me doli. por ju garantoj se nese toni blair do konkuronte ne ndonje zone ne shqiperi nuk do te fitonte
15 July 2007 @ 3:48 pm
Julius,
Kohen e gjejme, me dergo nje e-mail.
Lume,
E kam degjuar ate kengen, eshte e lezetshme. Sa per kengetarin vete s’di te them gje, thjesht kenget i kam degjuar.
Me pelqeu ajo “trishtohu se s’ka zgjedhje”, e vendosa tek thenia e dites
Emigrant,
Ate refrenin e vura per faktin se pershkruan nje gjendje shpirterore…
15 July 2007 @ 3:50 pm
o lltako si e ke adresen e emailit?
15 July 2007 @ 4:27 pm
Prape me moshen edhe ky.
SKa lidhje hic mendimi me moshen po nejse.
Them qe do jesh i vogel dajosh dhe se ke arrit qeverine Meta ku ka pas qene dhe Rama.
Nejse, sorren ne e kemi ngrene edhe e sigurt qe do ta hame ne vend te pules edhe per shume kohe.
Ketu sbehet llaf per pule e sorre. Personalisht kam pas perfitime me te medha ne kohen e socialisteve.
Por shqiperia nuk eshte blloku dhe tajvani. Shqiperia nuk jam as une, as ti. Shqiperia nuk eshte ne Peze, nuk jane ca vila skraparllinjsh ne Selite, nuk jane shoqet e Argites, nuk unaza e Lul Bashes, nuk eshte restorant Juvenilja, as apartamentet me pamje nga liqeni te prokuroreve.
E di ate llafin 8 me 2 ja beri.
Sepse 8 me 2 jane kane bere komunsitet Berishes. 8 vjet qeverisje socialiste me gjithe pushtetet ne dore te tyre, 2 vjet qeverisje demokratike ,vetem me pushtetin e ekzekutivit dhe deri diku te legjislativit, pa pushtetin gjygjesor, pa akuzen, pa presidencen dhe plot me ish socialiste ne qeveri.
Keto 2 vjet qe gjykoni ju, jeni te sigurte qe jane te Berishes ????
Je kaq i sigurte se kush eshte murtaja ?
Jo dajosh mund te jemi ne nje moshe por jo ne te njejten gjatesi vale.
Nuk e ha sorren fare une dajosh. Me mire do shkoj te haj m u t ne emigracion si shume te tjere
15 July 2007 @ 4:30 pm
mendjemadhe..
15 July 2007 @ 4:32 pm
Hajde në Francë Lume. Do të jap asistence të plotë juridike (ashtu siç ja kam dhë të gjithë bashkëkombasve të mi).
15 July 2007 @ 4:34 pm
E ka mendjen ne vend tjeter ajo, o ja ben paf e kalon pellgun, o s’leviz fare..
15 July 2007 @ 4:39 pm
ça nen kupton me, assistence te plote juridike ???
15 July 2007 @ 4:43 pm
o lume po qenke si bela - paske pas perfitime ne kohe te socialisteve dhe kerkoke qe te shohim me kujdes berishen??? nuk e kap kete
15 July 2007 @ 4:45 pm
EH / Unë shqip po flas, jo frengjisht.
15 July 2007 @ 4:50 pm
edhe???
une nje pyetje bera…qe normalisht meriton nje pergjigje…
nese eshte shume e lodheshme kjo qe kerkova, me fal qe e bera pyetjen…e marre mbrapsht
termat e ndryshme kane kuptime te gjera, une doja detaje, ne cilen do gjuhe te duash.
15 July 2007 @ 5:04 pm
Por nqs kaloj pellgun destincaioni eshte US.
Cheney, lol
Per dicka te tille e kam llafin kur them qe kam perfitime.
Por sic e kam thene 100 here une perpiqem te shof 5 cm larg menderes time.
Socialistet kane qene gangrena qe e kane gerry kete vend pafund.
Pranoj me mire buke e djathe te gjithe e te clirohemi nga gangrena, sesa une te kem gjithe te mirat.
15 July 2007 @ 5:08 pm
Gatishmëria ime ishte e sinqertë, por’ ti më pështyve…
15 July 2007 @ 5:23 pm
Si gazetar po,
si Ervin jo
—————————————————-
Emigrant, une skam pune me shpine e kotheres.
Ndonese sic thone, te gjithe rruget ne Rome te cojne.
Ti per vete rri aty korr barin, se po erdhe ne tirane do ja harrosh ngjyren, eren apo pamjen. Aq me teper po e more shpine ke Selvija. Por qofte do hash me shumice, ene birre tirona, ene shtepi me qerpic do kesh mudnesi me i pa per muzeum, por ruju se po te bie nei tjegull kokes, ene do rrish me te fundit e moikaneve apo ndryshe tiranasve te vjeter qe kryejne akoma nevojat personale ke nevojtorja ne oborr prane hardhise apo rreze fikut
15 July 2007 @ 5:31 pm
Po ti nuk më njeh mua si Ervin ? Pastaj ti 1 je, ka miliona që vlerësojnë punën time. I kam shërbyer gjithmonë besnikërisht vendit tim.
15 July 2007 @ 5:38 pm
o lume si e kane gerryer. si mund ta thuash kete. sapo the qe marrin njerez te zotet kur duan te gjenerojne pune. dhe besoj qe je e zonja. dhe e di qe njihemi shume mire. por nese therasin njerez te tille si e gerryejne?
si e gjeten ne 97 dhe si e lane ne 2005. kjo ka rendesi. ne cdo pune ka gabime. shiko cpo i bejne shirakut. dhe putinit. dhe cbene ata per vendin e tyre. natyra njerezore kjo eshte.
po smund te krahasosh socialistet me demokratet. smund te krahasosh as ata qe disa dite perpara i quajte arrogante me lule bashen, m. bregun a aldo bumcin. apo jo?
15 July 2007 @ 5:45 pm
Timi,
Celin burimin e ujit per te vjedh per vete lale, jo per te punu per vendin.
Pastaj per ta mbulu m.. me sh.. e mbulojne bukur me letra e me ndonje pune tek tuk. Dhe per ta mbulu i duhen njerez te zot, qe te zinjte nuk e dine se ku e kane burimin gjerat. Spo flasim per gabime, po flasim per vjedhje, per instalimin e korrupsionit ne zemer te sistemit. Po flasim per rrjepje lekesh ne menyre institucionale, nderkohe qe merr dhe levdata.
Kam punu per ca vjet te mire ne administrate ne ato qeveri te atyre periudhave qe thua ti i dashur. 1997-2005 . Demokratet jane katunare e koqe kandari, injorante e mosvleresues. por kurre ne bote hajdute te tille, Kurre. Jo se skane hajdute mes tyre, kane sa te duash. Por sic te thashe gangrena ishin ata, dhe jane akoma, se sic te thashe berishe trapi ka vetem nje pjese te pushtetit.
I kam provu te dy palet lali.
Mos me thuj.
15 July 2007 @ 5:48 pm
Ervin,
Ti ftesen ma bere si Ervin jo si TCH apo jo ?
Une per kete te falenderova.
Nuk thashe se te njof.
Mezi po njofim veten e jo me te tjeret.
Sigurisht qe vleresimi im eshte nje pike uji ne oqean.
Ishalla une jam gabim. Ku ta gjej ta kem gabim.
15 July 2007 @ 6:24 pm
paska njerez qe lexojne ZERIN E POPULLIT?????
15 July 2007 @ 6:25 pm
emigran no problem
Ne fakt kam aritur qe vertet shume te keqiaj ti haroj dhe te mbaj mend te mirat. Korca kishte te keqen qe me largoj nga Tirana e dashur e feminise,qendren e kultures intelektuale te Shqiperise se asaj kohe dhe me beri sic thuhej atehere konviktor/ provicial, por me dha nje kulture tjeter, kulturen e Korces. Keshtu qe nuk e shikoj me aq dhimbje
Lume nuk e di nese i kane mare pronat apo jo Tafajt. Di qe me ‘95 kur ika ata kishin mare dicka, ato qe ishin me qira. Te tjerat nuk i di sakte
15 July 2007 @ 8:31 pm
te dashur peshq dhe peshqesha, shumica jone ka ngrene edhe bar, edhe pula te semura, edhe mish me fole miu edhe ushqime me rrezatim radioaktiv. Nuk e di a ka akoma nga ata njerez ne shqiperi qe mendojne se me mire eshte fekalja ne tubat e ujit se sa bari i xhaxhit. Nga tch e kam degjuar, ne se nuk eshte e vertete le te thote ndonjeri je jeton ne Shqiperi. A eshe e vertete ajo puna e dritave dhe ujrave te zeza te infektuar me uje te paster. Ne se ka genjyer tch, mire ja kane bere qe ja fusin gjoben. Per punen e korentit mos na genjeni qe s’ka sepse duket nga shkrimet e peshkut qe jane te ndezur kompjuterat.
15 July 2007 @ 9:20 pm
I pasket fshi komentet ee
Po te jeni te nderuar qe ne vijme tek peshku ne ditet e pushimit mo,
Spyesin as per weekend kasapet.
kurse ju na hiqni llafet nga goja na i hiqni
15 July 2007 @ 11:45 pm
E dini si eshte puna: s’eshte keq qe te hapet nje teme e re alà “thjeshtesi ne alpe”, pasi vete kjo teme eshte bere e stermadhe ne komente…. ose gjithsesi 800 komentet e para te arkivohen disi…. te ruhet tema dhe aty peshqit te kene mundesi te komunikojne pa friken gersheres se Llukanit a Blendit ose Penarit. Sepse sado qe zog me lart psh ka te drejte, edhe per admin jam i sigurte qe nuk eshte “fun” kur i duhet te fshije postime me karakter personal…. Keto te fundit jane te pashmangshme gjithsesi. Nuk i bejne hic dem peshkut kur jane te shendetshme dhe pa ngarkesa vulgare. Ato me permbajtje vulgare, qe nuk mungojne ne kete ambjent pergjithesisht fisnik, ne te semes te shkojne dhe pak e kane!
16 July 2007 @ 5:18 am
Lume, erdha ca si vone se isha ne nje si bicim dasme prandaj po te pergjigjem tani. Me c’shoh nga pergjigja ndaj meje, paske qene ca si cranky sot. Me ndje nese permenda moshen, ne do te jesh me e vjeter se une ashtu qofte, s’ka rendesi. Sipas teje socialistet ja paskan fajin Berishes se nuk po e lene te punoje!!!!!!!??????????? Kjo eshte super qesharake dhe direkt te con ne perfundimin qe Berisha eshte krejt i paafte, prandaj s’meriton te qendroje ne pushtet asnje sekonde me teper, pak rendesi ka per mua se kush vjen pas tij. Vete pohon qe socialistet te lene te punosh dhe vete thua qe socialistet nuk lene berrishen te punoje, ty a po te behet vone per veten apo per berishen???!!! Ca si e turbullt sot, po nejse. Nuk besoj se te pelqen emigracioni se po te ish keshtu do e kishe bere. Naten e mire ose miremengjes.
16 July 2007 @ 10:19 am
Mua më vjen shumë keq që Shqipëria ka katandisur në këtë gjendje: pa drita, pa ujë, etj, etj…
Më duket se duhet të zbras valixhen dhe të kaloj këtu ku jam pushimet
16 July 2007 @ 11:16 am
Miredita.
http://www.youtube.com/watch?v=2seBYztazac
16 July 2007 @ 2:23 pm
pa uje, pa drita - atje kendohet
16 July 2007 @ 2:38 pm
Sa te hapesh syte ne mengjes lajme mosnstruoze lexon.
16 July 2007 @ 3:12 pm
@dea:
steirermen san’ very good,
very very good fuer hollywood……
——-
eh… jam ne new employee orientation meeting…. gomarlleqe korporate; ju thone mbledhjeve te rinise dil te dalim.
PS prisha dhe doren, s’i rezistova dot mengjesit gjithe carbs qe japin ketu… me gjithe porosive qe i dhashe vetes….
cheers, peshku!
16 July 2007 @ 3:27 pm
Emigrant,
Dite e Hene hesapi.
Me mire do behet
16 July 2007 @ 3:32 pm
shyqyr qe e rregullove flamurin, Lume!
PS Ajo petlla qe hongra per mjes i do nja tre km vrap mbas pune me hik…. po rri se je mire ti, po une duhet me nigju gjithe diten sot budallalliqe kuadri…. pjesa me e rendesishme zakonisht ne keto mbledhje eshte ajo mbi ngacmimet seksuale ne orar te punes…. ta presin me gershone ketu po te bojsh asi gjojnash…. jo si anej ka “ju”…

16 July 2007 @ 3:36 pm
Pse kshu ca bahet knej nga ne sipas teje ?

Ketu nuk ngacmon njeri mer lale.
Ketu ta japin e ta marrin me deshire.
Ti ke ku ta tresesh petllen, se ke ku ben vrap.
Po une qe po heq picirin per te zbrit nja 2 kg.
16 July 2007 @ 3:45 pm
rri se m’ka met menia te ai rreshti me km mbrapa benzit….
16 July 2007 @ 3:50 pm
Ske faj qe te rri menja jo,
Me nje slon te mire, ketu i rreshton nga skenderbeu ke rruga durrsit.
Por rreshti i gjate, armiku i kuletes ama.
Ato te rreshtit ste lene fije bari me per te korr.
16 July 2007 @ 3:53 pm
tobestakfurullah…. harram sevda….

19 July 2007 @ 12:08 pm
Eh!moj Lume ballakume sikur te kishte zgjedje cdo muaj sa te gezuar do te ishim ne shqipetaret dhe te pakten do te kishim dicka me se te mereshim,pa cka se nuk do te ndryshoje,ne do te vazhdojme te jemi pa drita dhe pa uje ,pa rruge dhe pa cdo gje por te pakten do te kishim fytyra te reja katundaresh ne parlament[disa se disa jane te perjetshem],por por mund te na vinte radha edhe ne ndonje dite radha per tu zgjedhur dhe sidomos po te ishim te perfolur dhe sa me shume i pandershem dhe i perfolur te jesh aq me larte ngrihesh,eh poe mbyll se mos me ikin dritat dhe do filloje prape nga e para.