Godo: President të bëhet kushdo tjetër, përveç Nanos!
“Zeri i Amerikes”
Intervistoi Ilirian Agolli, 13 prill 2007
- Zoti Godo! Cili është vlerësimi juaj për situatën aktuale politike në Shqipëri, e cila është trazuar përsëri nga disa zhvillime në rradhët e Partisë Socialiste të opozitës me disa grupime që dolën aty në kongresin e fundit?
- Sabri Godo: Kemi një situatë që lëkundet, por që nuk bie. Nuk do të kemi destabilitet politik. Unë besoj se në njëfarë mënyre socialistët do ta gjejnë fjalën; e provon e kaluara e tyre se kanë aftësi ta bëjnë këtë. Besoj se do të hyjmë në njëfarë procesi normal me dialog mes mazhorancës që qeveris dhe opozitës për zgjidhjen e disa problemeve që janë me të vërtetë akute, sic është reforma që është për mua kryesore, reforma zgjedhore, e pastaj zgjedhja e presidentit e kështu me rradhë. Nuk mund të them se cdo gjë do të shkojë sheqer e mjaltë, në të kundërtën do të kemi një ashpërsim të politikës gjatë verës. Por unë shkoj me shpresë që ndoshta një ndikim, megjithëqë do të ndodhemi gjatë pushimeve verore, do të japë edhe komuniteti ndërkombëtar, ndikim që e shoh mëse të nevojshme kësaj here.
- Kë shikoni të nevojshme? Ndikimin e komunitetit ndërkombëtar?
- Sabri Godo: Po, po, pikërisht atë.
- Zoti Godo! Ku e mbështesni optimizmin tuaj për këtë mirëkuptim midis forcave politike? Pyes duke pasur parasysh faktin që opozita vazhdimisht po bën presion me idenë që mund të bllokojë parlamentin në castin e votimit për presidentin. Pra, ku bazohet optimizmi juaj dhe sa realiste ju duket ideja e bllokimit të parlamentit dhe a mund të bllokohet vërtet ai?
- Sabri Godo: Unë jam disi optimist sepse nuk mund të bëj ndryshe. Janë këto deklarata të ashpra të socialistëve, por nuk janë gjëra që nuk lëvizin, që nuk zhvendosen. Kështu, unë mendoj se ata do të shikojnë se cili është opinioni i përgjithshëm i brendshëm, i cili nuk do zgjedhje, sidomos pa qenë të përgatitur për zgjedhje, dhe cili është opinioni i jashtëm. Të gjitha këto një forcë politike duhet t’i llogarisë dhe t’i marrë parasysh. Unë besoj se socialistët do ta bëjnë këtë. Të kërkosh zgjedhje të parakohshme tani do të thotë që të shkosh kundër rrymës.
- Zoti Godo! Nga ana tjetër, cili është vlerësimi juaj për sjelljen politike të mazhorancës dhe të PD e cila nga krahu i vet ka shpallur emrin e zotit Bamir Topi, si kandidat të saj për president. Pra, si e gjykoni këtë hap që ka hedhur mazhoranca duke shfaqur emrin e Bamir Topit, kur të gjithë presin që opozita të sjellë një emër, sipas një marrëveshjeje të mëparshme?
- Sabri Godo: Mënyra sesi e serviri këtë mazhoranca nuk ishte dhe aq e këndshme, dmth, se “ky është kandidati dhe për këtë do të votoni doemos”. Kjo nuk është gjuha e konsensusit, nuk është një gjuhë që duhet përdorur në politikë. Tani unë shoh një tërheqje të arsyeshme të zotit Berisha dhe të tjerëve që thonë se “ne kemi këtë kandidat, por kërkojmë konsensus”. Them se në këtë terren Topi mund të ishte një kandidaturë mjaft e mirë për t’u diskutuar, por jo të imponohet. Edhe ai vetë ka marrë një pozicion të tillë dhe kjo është një gjë e mirë. Tani përsa i takon të majtës, unë them se ajo ka të drejtë të paraqesë një kandidat të vetin, por duhet të heqë dorë nga kandidimi i mundshëm i zotit Fatos Nano, dhe nuk besoj se ata do ta bëjnë këtë.
- Pse jeni kaq kategorik në refuzimin e kandidaturës së zotit Nano?
- Sabri Godo: Kam qenë dhe jam. Nuk përmbush asnjë nga kushtet, ose nuk përmbush disa nga kushtet kryesore, sic është ajo e kredibilitetit për të marrë një rol të tillë. Kështu unë e kam thënë më parë dhe insistoj në atë që cdo kandidaturë tjetër mund të diskutohet, me përjashtim të asaj të zotit Nano.
- Zoti Godo ju faleminderit për intervistën!
13 April 2007 @ 9:59 pm
Nuk ka zgjedhje te parakohshme… me troc se kaq nuk ka… mirekuptim me hir ose pa hir…
13 April 2007 @ 10:34 pm
Nuk ia leverdis hiç,asnjerit prej atyre qe jane ne pushtet zgjedhje te reja.Do ta gjejne mirekuptimin per fat te keq te njerezve.Iken Nano do te vije nje tjeter keshtu nga ai brume…
13 April 2007 @ 11:18 pm
Ik ore Nano se nuk te do me njeri , bere shume te keqija .
Megjithate nuk jam dakort me :
Godo: President të bëhet kushdo tjetër, përveç Nanos!
Sepse ka sa te duash me te ligj se Nano qe do deshironin te beheshin president
14 April 2007 @ 7:48 am
Fjalia e fundit e plakut Gode qe e bukur.
14 April 2007 @ 11:18 am
“Kështu unë e kam thënë më parë dhe insistoj në atë që cdo kandidaturë tjetër mund të diskutohet, me përjashtim të asaj të zotit Nano.”
kështu unë e kam thënë, që një ditë të gjithë shqipëtarët do bëhen presiden, por tani më duket e kam radhën unë, mund dhe të diskutohem por ska gjë, por jo Z. Nano
14 April 2007 @ 11:28 am
Shqiptaret me te vertete e kane humbur pusullen.
Te gjithe te keqen mundohem ta gjejme tek nje, dy, tre ose disa persona. Te shkretet shqiptare qe mendojne se jemi pertoke nga binomi Nano-Berisha. Te shkretet shqiptare qe rrine e degjojne deklaratat se kush te behet e kush te mos behet president.
Po mire, o njerez, a s’e vrinti ndopak mendjen?!
Ja, ishte Mejdani President, ishte Moisiu, çfare bene? Çfare bene ata qe sdo e beje Nano? Ose, çfare nuk bene qe do ta beje ai (cili ai?, askush s’ka alternative) qe do vije (i cili mjaftoka te mos jete Nano)?!
S’kam ndonje simpati per Nanon, por ama edhe keto diskutimet pa bereqet nuk sjellin ndonje gje te re. S’i plteson kushtet Nano, thote ky. Po mire, more, si nuk i plotesoka kushtet? Kushtet i ploteson qe ç’ke me te.
Nuk di ç’te them. Jemi bere si ajo macja qe rrotullohet ndersa perpiqet te kafshoje bishtin e saj, i cili i kruhet.
14 April 2007 @ 12:13 pm
Ne fakt na duhet nje president i tipit Godo, sepse duhet bere shpejt nje amnisti per Fitim Gerxhalliun, nje nga bosat e Gjallices qe eshte ne burg me keshillen e mire te zotit Godo, sepse vetem ai ka ngel ne burg.
14 April 2007 @ 1:38 pm
Tosit si takon te behet president jo se nuk e meriton, por se ai me shume se per vete shikon te beje “presidenteshe” ate kolonelen e asfalise!!!