Gjyshi
Kthehem nga shkolla. Këmbët i kam qull. Jashtë bie borë e madhe. Sillem përqark. Sot s’vajta te gjyshi. Shumë larg. Shumë ftohtë. Gjyshi është sëmurë. Gjyshi është i vogël. Gjyshi më tregon përralla duke pjekur gështenja. E ka kapur ai bronkiti i poshtër. Ai që e kap gjithmonë në dimër. Po e marr në telefon. Më përgjigjet Sibija. Sibija është komshija që banon sipër gjyshit. Sibija është e madhe. Me flokë të verdha si fshesë dhe me sytë bojëqielli të hapur. Sibijen e kam shumë frikë. Sibija bën gjilpëra. Më pyet me zë të vrazhdë kush jam dhe më kalon tim atë. S’kuptoj më asgjë. Ç’do im atë në orar pune te gjyshi? Dhe ky më pyet me zë të vrazhdë se çfarë dua. S’di çfarë i përgjigjem. Më thotë ta lë rehat se ashtu kanë një problem. Ulem afër komodinës. Nxjerr kutinë me llokume jeshile. Llokumet më ngjiten nëpër dhëmbë. Qaj. I fshij lotët me mëngë. Qaj. Fshij hundët me mëngë. Qaj. Troket dera tre herë. Është mami, ajo i bie tre herë. I hap derën. Ç’ke moj nënë, më thotë, ç’të ka gjetur? Gjyshi, i them. Ç’ka gjyshi, më thotë. I tregoj për Sibijen dhe babin, që mu përgjigjën në telefon te gjyshi. Po jo moj nënë, më thotë, gjyshi është mirë. Sibija ka ardhur për dajë Selimin. Kishte vajtur për vizitë. Pati një krizë zemre. Vdiq. Tërheq hundët fort. Laj sytë me ujë të ftohtë. Gjyshi është gjallë.
25 August 2007 @ 1:04 am
Bravo! Nje tjeter perle e vockel. E s’ka gje qe eshte kaq i shkurter, thone se gjerat e vyera vijne ne kuti te vogla. Je shume e sakte ne temat qe zgjedh, shumekush e perjeton deri ne fund, se shumekush ka patur dikur nje gjysh te semure. Nje gjysh te dashur shume, “sa qielli, sa bota”. Pa xha Selima ka sa te duash.
25 August 2007 @ 1:31 am
Uau, shume e bukur akullnaja!!!
M’u kujtuan gjysherit e mi, njeri me perkedhelte (nga ana e babit), me therriste gjithmone “rabecke e babait”, ndersa tjetrin e kisha gurre keshillash, dhe qe te dy i doja shume.
Edhe nje here, BRAVA!!!!
25 August 2007 @ 1:35 am
Ulem afër komodinës. Nxjerr kutinë me llokume jeshile. Llokumet më ngjiten nëpër dhëmbë. Qaj. I fshij lotët me mëngë. Qaj. Fshij hundët me mëngë. Qaj.
Kjo eshte thuajse madheshtore, mu fiksua si skene dhe nuk me hiqet nga truri…
25 August 2007 @ 1:35 am
Ps: A nuk mendoni dhe ju se eshte shume e ngrohte per te qene akullnaje

25 August 2007 @ 1:51 am
Emrin ajo e ka per te ngaterruar ata qe s’e njohin mire.
Po ti c’ben akoma zgjuar????
25 August 2007 @ 2:31 am
Kur “ferra” e vogël,fsheh “lepurin” e madh
Të vjen mendja rrotull:ah,se ç’mesazh!
Mesazh dashurie(ka mbesa për gjyshin)
Kapur nostalgjie:Urime për shkrimin!
25 August 2007 @ 2:42 am
Nuk me kujtohet te kem pare llokume jeshile.Me duket per te dhene idene se edhe llokumet e embla jane zeher kur gjyshi eshte i semure.Si gjithmone konçize e pahallakatur.E ka shume te qarte se çdo te transmetoje.Nuk e kuptova ti ku ishe me mamin…..Pse mami vjen tek ti e nuk shkon ne shtepi te babi qe prikta Sibijen e gjilperave per vizite..Mire se te gjeta e ftofta….
25 August 2007 @ 2:42 am
Cka…
25 August 2007 @ 5:24 am
Ca eshte ky krijim amator? Fjali me 3 fjale ne perseritje te lodhshme. Dobet.
25 August 2007 @ 7:22 am
Zana, ç’ka këtu për të gjetur?
)
Babai ishte tek shtëpija e gjyshit (i lejohet dhe atij të shkretit që të ketë një shtëpi dhe një komshi që e quajnë Sibe
Vogëlushja ishte tek shtëpia e saj, ndërsa mami u kthye nga shtëpia e komshiut që bën gjilpëra
25 August 2007 @ 8:41 am
Bukur Akullnaja..je moj je dhe ti e ndjeshme sado qe nick e ke te tille..hahaha.O Zana ka pasur dhe llokume jeshile dhe me te ver8 ishin te qullshme e te ngjiteshin dhembeve.
25 August 2007 @ 9:00 am
Sa poshte paska rene peshku….resume femijesh
25 August 2007 @ 9:16 am
shkrim i bukur dhe i ndjere
25 August 2007 @ 9:20 am
Ados, kur të njohësh autorin/en, do të të dëshiroje që të ishe fëmijë edhe ti që të luaje me fjalët
.
Megjithëse me pak fjalë, me rezume fëmijësh, në ato rrjeshta përçohet një dashuri magjike ndaj gjyshit, gjë që në botën e saj fëmijërore dhe vdekja e dajos nuk e tronditi aq sa e kishte tronditur humbja e presupozuar (e gjyshit) prej saj fillimisht.
Prandaj për ti kuptuar ‘fëmijët’ si autorja… duhet:
1-të njohësh gjyshërit dhe
2-të njohësh autoren
25 August 2007 @ 10:06 am
Futja kot edrus. Nje shkrim i dobet duket dhe ska nevoje te njohesh gjysherit dhe autorin per ta gjykuar.Nejse…
25 August 2007 @ 10:24 am
hej, mos na fshini komentet.nqs nuk ju pelqejne, atehere keni shume te drejte beni verejtje,por jo censure…thjesht shpreha mendimin tim per nje resume femijesh!!…OK?
25 August 2007 @ 10:27 am
System32, është ndoshta ‘formatimi’ me të cilin e kanë postuar, që nuk ka lejuar kryerradhën në stampimin e shkrimit, gjë që e parë fjalë pas fjale, me të vërtetë të le një shije jo të mirë dhe ja ul forcën fjalëve.
S’them që Akullnaja meriton Nobel për letërsinë me këtë shkrim, por për vehte, në ç’do fjali (edhe pse me tre fjalë; dhe aty qëndron forca e saj) gjej diçka interesante, nga naiviteti i fëmijës që ka frikë nga ‘ajo që bën gjilpëra’, tek përshkrimi ‘flokëkashtë’/fshesë i Sibes (kush nga ne nuk ka njohur një Sibe :), të paktën mua më solli ndërmënd Siben time(por që unë s’do të mund ta paraqisja me tre fjalë ashtu si ajo ‘fëmija’.
Do që të të them për ngashërimin e saj?
Mjaft natyrshëm: ashtu si çdo fëmijë, qan dhe fshin sytë… qan dhe me mëngë fshin hundët.
Ndoshta është sepse jeni mësuar duke lexuar shkrime të sofistikuara tani, që këto detaje t’ju duken banale, por që mua përveç natyrshmërisë së fëmijës, sepse fëmijë qe, kjo e bën më të ‘pjekur’ dashurinë e saj për gjyshin (dhe më duket se kështu e kishte titulluar shkrimin).
Nejse, ndoshta jam unë që mallëngjehem akoma me shkrimet për gjyshërit dhe s’më bëjnë përshtypje ‘kryeperlat’ e sotëme që, në sasi industriale, shkruhen për dashurinë .
P.s: Aklli, mirë për dajën, se ishe e vockël, por për xhaxhi Edin mos ha llokume :)… futi ndonjë birrë të ftohtë.
25 August 2007 @ 10:32 am
Ados,
Pergjigja tu fshi sepse fyeje nje diskutues. Mendimin per shkrimin s’ta ka prekur njeri.
Ll.
25 August 2007 @ 12:57 pm
“…është ndoshta ‘formatimi’ me të cilin e kanë postuar, që nuk ka lejuar kryerradhën në stampimin e shkrimit, gjë që e parë fjalë pas fjale, me të vërtetë të le një shije jo të mirë dhe ja ul forcën fjalëve.”
Shqip shkruan po prap nuk kuptoj cfare ke dashur te thuash me kete. C’djall eshte “lejimi i kryerrathes se stampimit te shkrimit”?
me thuaj qe ta kuptoj dhe korigjoj, edhe pse eshte ‘formatuar’ ndryshe nga shkrime te tjere? Eshte thjeshte proze, nuk ka varg, as kryerradha ky tekst edrus. Eshte fluid, merr formen e gotes (ne kete rast faqes) nga e cila e pi.
Dhe me e rendesishmja, nuk ka nevoje te kete debate mbi cfare pelqehet, a nuk pelqehet - t’ua leme kritikeve letrare…e bukura vetem dashurohet, shijohet. Ajo nxorri nje kujtim nga zemra e vet dhe peshtjelloi ndjenjat tona (ne kete rast per gjyshet).
Flm akull, te pershendes.
25 August 2007 @ 1:16 pm
Blendi, pranoj dhe njoh injorancën time përsa i përket informatikës dhe aq më tepër se me ç’terma shprehen në Shqipëri, por kam vënë re ndonjëherë kur kopion (copia it) një test që ndoshta ka formën e akullores tek kupa origjinale, dhe kur e hedh (incolla it) në një sahan tjetër…. merr formën e sahanit ashtu si uji dhe nuk ngelet më top (pallina it) që ishte tek kupa e vjetër :P…
Sepse kur bën ‘incolla’ për të rishkruajtur tekstin në një vënd tjetër, atje tek vëndi’ tjetër nuk njihen ato “href”-et që bëjnë kalimin e fjalisë në kryerradhë, por e rrjeshtojnë atje ku ka mbaruar fjalia e fundit.
s’e di se sa kam arritur të spjegohem, por besoj që tani e more vesh, se je DJ i zgjuar ti :), në mos, kërkoi PM informacione se si funksionojnë ato gjojnat
25 August 2007 @ 1:44 pm
E kuptova ku e kishe, po icik me vonese.
ka nje menyre per ta ruajtur kodin qe i jep formen ne ato raste kur ka forme.
“Gjyshi” ama, nuk ka ashtu forme, nuk ka biles asnjë kryerradhe, është shkruar si një bllok i vetem. prandaj nuk e kuptova se ku e kishe fjalen.
http://akullnaja.blogspot.com/2007/08/gjyshi.html
25 August 2007 @ 1:53 pm
Vajta e pashë që para se të përgjigjeshe, dhe thashë me vehte: oj tëçkën, paska të drejtë :)…
25 August 2007 @ 3:39 pm
komplimenta akullnaja. u kenaqa shume
25 August 2007 @ 5:38 pm
po te kisha gjyshin gjalle do kisha pushtuar boten…gjyshi im ishte i madh…rrofshin gjyshat, te pazevendesueshmit…
25 August 2007 @ 8:11 pm
Gjyshin e mbaj mend me shume dashuri, por vdiq kur isha i vogel. Cti bej gjyshes, qe eshte duke u tretur cdo dite e qe jo vetem nuk e kuptoj dot se si mundet te ndodhe por trishtohem pa fund qe nuk kam se cfare mund te bej… Me duket se eshte shtylla kryesore ne shtepine time dhe une nuk di nese me keto mend qe kam do te di te nis e te ndertoj nje shtylle te re, te forte sa ajo.
Shkrimi nuk ka nevoje per komente. Eshte thjesht i bukur. Faleminderit kushdo qe ndan me ne dashurite me te sinqerta e me te bukura ne kete jete.
25 August 2007 @ 10:26 pm
lezetshem…
25 August 2007 @ 10:57 pm
komplimente akullnaje dhe te lutem mos e humb kete frymezim
26 August 2007 @ 2:30 am
“Gjyshi është gjallë.” Nuk e kuptoj cfare eshte pas ketyre rrjeshtave letersia e madhe… Kush ka lexuar Ura te kafkes (nuk ka lidhje me copezen me lart), e kupton fare mire cfare do te thote shkurt, bukur, fort… Ska metafor ska hiperbol, ka vetem realitet qe te ngulet thelle ne mish, i bukur ai i hidhur sipas rastit…. Krijon nje pikture te vogel, ku eshte gjyshi, debora, i ftohti, llokumet jeshile, infermjerja qe ben gjilpera dhe ka ngrohtesine e nje dashurie te madhe… mua kaq me duhet per ta quajtur te bukur
Tani se kuptoj perse ishte i dobet… Nderhyrje palidhje, po mendoj qe kritika bazohet diku… Nuk mund te thuash i dobet apo feminore, kshu kot ne ajer.
26 August 2007 @ 2:33 pm
eshte e tera nje pershendetje “alla hemingway”
26 August 2007 @ 2:35 pm
eshte e tera nje pershendetje “alla hemingway” …
26 August 2007 @ 3:52 pm
Pershendetje Peshq! Falemnderit per komentet dhe inkurajimin!
Sa per anen feminore te tregimit, eshte e kerkuar. Nje femije s’mendon as me fjali te gjata, as me epitete e as me fjale teknike, prandaj Sibija s’eshte “infermierja” por “ajo qe ben gjilpera”, prandaj gjyshi eshte “i vogel” dhe jo “i imet, i shkurter e me damaret blu qe dallohen pertej lekures transparente te duarve te thata”, etj., etj..
Te diele me diell te gjitheve!
p.s. Edrus, ka nderruar shprehja nga “me hallve” ne “me birre”?
p.p.s. Zana, te njejtin sqarim si Edi do te te jepja dhe une. Mire se u ktheve!
p.p.p.s. Blend, falemnderit qe ua “hodhe” peshqve gjyshin!:)
27 August 2007 @ 1:59 pm
Sa tregim i bukur ,u ktheva ne femijeri per momentin.atehere dhe gjyshi im ishte gjalle,me conte ne shkolle me shetiste,me mesonte kenge duke ia nisur vete kenges i pari dhe me gishtat e tij mbi tavoline e shoqeronte kengen copa copa qe sia dija kuptimin.
Me ka marre malli shume per ty gjysh, me ke vene emrin me te bukur ne bote .
Me sevda jeten e shkova
S’u bana kurre figan
Te kam dashe e te dua
Lule n’Elbasan
Urime per kete tregim te vogel ne dukje por me kuptim aq te madh.
27 August 2007 @ 2:19 pm
….I tregoj për Sibijen dhe babin, që mu përgjigjën në telefon te gjyshi. Po jo moj nënë, më thotë, gjyshi është mirë. Sibija ka (ardhur?) për dajë Selimin. Kishte (vajtur?) për vizitë. Pati një krizë zemre. Vdiq. Tërheq hundët fort. Laj sytë me ujë të ftohtë. Gjyshi është gjallë….
…i bie qe babi ishte tek babi vet (gjyshi) ku daj Selimi (vllai mamase)kishte vajtur per vizit ke vjerri i motres, ku kishte ardhur Sabija qe ne fakt ishte nje kat me siper etj etj….perle , perle….
27 August 2007 @ 2:23 pm
Irda,
daje apo xhaxha ne shqip nuk i therrasin vetem vellait te nenes apo babait, por dhe kusherinjve te moshuar (te gjyshes apo gjyshit).
Falemnderit per mundimin.
27 August 2007 @ 2:24 pm
Bela,
dhe mua emrin gjyshi ma ka vene… sa larg, sa larg…
Pershendetje!
27 August 2007 @ 2:47 pm
…ej akullnaje, ti dukesh qe ke talent…po pse nuk shkruan njehere tamom, thjesht…
irda=ardi,
27 August 2007 @ 2:53 pm
Ardi,
me thjeshte se kaq nuk behet. Asgje e komplikuar: nje kalama qe qan se kujton se gjyshi ka vdekur, dhe qe çlirohet kur merr vesh se infermierja s’kishte vajtur per gjyshin (te ne urgjenca=infermieri apo mjeku komshi) por per dike tjeter. Kaq. Falemnderit qe e lexon “patamomin” tim!
27 August 2007 @ 4:09 pm
akull-naja
nuk eshte gje e bukur ?
Te falenderoj.
29 August 2007 @ 4:22 pm
Shume bukur…Vetem nje femije do e shprehte me aq pafajesi lumturine qe gjyshi ish gjalle po “moshatari” i gjyshit kish vdekur ne vend te tij! Urime, me pelqeu!
1 September 2007 @ 2:55 am
Blendi thote: “thone se gjerat e vyera vijne ne kuti te vogla”
Te ka bere Anglia e Re xhentellmen! Mos me thuj qe kete finese e ke nga Tirana (se per Tepelenen a Skraparin s’po flasim). Shume e bukur dhe e kultivuar. Nga ato qe te vjen maraz qe s’i thua vete….
1 September 2007 @ 4:06 am
irda thotë:
27 Gusht 2007 @ 2:19 pm
….I tregoj për Sibijen dhe babin, që mu përgjigjën në telefon te gjyshi. Po jo moj nënë, më thotë, gjyshi është mirë. Sibija ka (ardhur?) për dajë Selimin. Kishte (vajtur?) për vizitë. Pati një krizë zemre. Vdiq. Tërheq hundët fort. Laj sytë me ujë të ftohtë. Gjyshi është gjallë….
…i bie qe babi ishte tek babi vet (gjyshi) ku daj Selimi (vllai mamase)kishte vajtur per vizit ke vjerri i motres, ku kishte ardhur Sabija qe ne fakt ishte nje kat me siper etj etj….perle , perle….
========================================================
Ahahahaha Irda me ke kenaqur me keto gafat qe i ke kapur kesaj shkrimtares se vogel. Akullnaje ti ke shkrire me kohe lale
1 September 2007 @ 4:36 am
Po mire mer, per gjera “serioze”, si sala, tosja, lir meta, e ku di c’tjeter, ziheni e griheni, po edhe per gjera kaq te brishta si reflektimi i botes ne syte me lot te nje femije beni “gerr merr”… s’te vjen te vish te peshku ndonjehere….
pas shume kohesh, sot ja kushtova gjithe mbremjen peshkut….
adri, pse keshtu ti bro?