Identifikohu



Regjistrohu

Gjykata europiane e të Drejtave të Njeriut ka dënuar Shqipërinë në dobi të 7 shtetasve shqiptarë

Çështja N° 10508/02 gjykataeuropiane.jpg
Ankuesit janë shtatë vëllezër dhe motra të familjes Gjonboçari. Janë shtetas shqiptarë dhe banojnë aktualisht në Tiranë dhe në Vlorë.

Çështja ka të bëjë me tre proçedura me anë të të cilave ankuesit kanë kërkuar kthimin e një toke që i përket prindërve të tyre dhe që është konfiskuar pa kompensim nga autoritetet nën regjimin komunist.

Më 6 mars të vitit 2003, Gjykata e lartë urdhëroi Komisionin e kthimit dhe kompensimit të pronave të shqyrtojë kërkesat për kthim dhe si kompensim të marrë një vendim për pretendimet e ankuesve. Ky vendim i Komisionit të kthimit të pronave nuk është marrë ende dhe sot e kësaj dite. Mbi bazën e nenit 6 paragrafi 1 (e drejta për një proçes të rregullt në një afat të arsyeshëm) dhe nenit 13 (e drejta për një appel të zbatueshëm) të Konventës europiane të të Drejtave të Njeriut ankuesit janë ankuar në Gjykatën e Strasburgut për mos ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së lartë të 6 marsit 2003 dhe për kohëzgjatje eksesive të proçedurës. Dhe kanë fituar. Sot, Gjykata europiane e të Drejtave të Njeriut, Seksioni i katërt i saj i kryesuar nga gjyqtari Nicolas Bratza, i përbërë nga 7 gjyqtarë, përfshirë këtu dhe gjyqtarin shqiptar Kristaq Traja, i kanë dhënë të drejtë Gjonboçarit dhe të tjerëve dhe në mënyrë unanime kanë dënuar Shqipërinë për dhunim të nenit 6 paragrafi 1 të Konventës Europiane të të drejtave të njeriut dhe në kombinim për dhunim të nenit 13. Gjykata e Strasburgut, bazuar në nenin 44 paragrafi 2 i ka akorduar të shtatë ankuesve nga 7 000 euro secilit si dëmshpërblim moral. Gjykata e Strasburgut urdhëron Shqipërinë të zbatojë sa më parë vendimin e Gjykatës së lartë të 6 marsit 2003, pra urdhëron shtetin shqiptar të marrë sa më parë një vendim për rastin Gjonboçari. Në të kundërt, Shqipëria do të penalizohet rëndë nga Komiteti i Ministrave të jashtëm të Këshillit të Evropës.

Ervin BAKU
TOP CHANNEL

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

12 Komente »

  1. Ina thotë:

    25 Tetor 2007 @ 3:48 am

    kush eshte gati te sakrifikoje sovranitetin per gjykaten e …. Shqiperia. gje e trishtuar..kur shteti seshte ne gjendje te zgjedhe problemet e veta.

  2. INA thotë:

    25 Tetor 2007 @ 5:11 am

    And a star is born!!!!!!

  3. N thotë:

    25 Tetor 2007 @ 5:24 am

    Shume titull i madh per nje vendim procedurial. pronat nuk i kane marre akoma ore.

  4. WASU thotë:

    25 Tetor 2007 @ 6:16 pm

    Eshte bere Shqiperia gazi i botes. Ka marre per pushte po tatepjetes s’po i duket as fundi. Keshtu eshte kur qeverisin nje tufe me derra, pasi ngopen ata sjellin derra te tjere..

  5. WASU thotë:

    25 Tetor 2007 @ 6:17 pm

    pushte=poshte desha me thene

  6. lira thotë:

    26 Tetor 2007 @ 1:04 am

    Pershendetje te gjitheve .
    Sa te vegjel jemi ,te vie dikush ne shtepin tende e te te tregon se si duhesh te sillesh?
    Kjo ndodh vetem ateher kur i zote i shtepis eshte eshte large diku ose kur nuk ka fare zot shtepije!Nuk e di se cila eshte me e veshtir

  7. INA thotë:

    26 Tetor 2007 @ 1:08 am

    Nuk eshte asnjera as tjetra, i zoti i shtepise eshte “Mentally Disturbed”, klasifikohet si i tille sepse eshte i predispozuar t’u bej keq te tjereve :D

  8. Bregdetari Shkruaji mesazh privat thotë:

    26 Tetor 2007 @ 2:19 pm

    Ej, po pse flisni keshtu. Gjykata e Strasburgut ka denuar edhe Francen, edhe gJermnain, Austrine Angline, Spanjen, Italin etj etj. Ibie qe edhe keta nuk dine te qeverisin???????

  9. WASU thotë:

    26 Tetor 2007 @ 6:00 pm

    @Bregdetari:

    Per cfare ceshtjesh jane denuar shtetet qe permend me siper nga Gjykata e Strasburgut? (per kuriozitet pyes). Gjithashtu per kuriozitet, di ndonjeri/a se per cfare penalizimesh “te renda” e kane fjalen nqs vendimi nuk zbatohet?

  10. Bregdetari Shkruaji mesazh privat thotë:

    26 Tetor 2007 @ 8:30 pm

    Per torture dhe trajtim cnjerezor, shkleje e procesit te rregullt ligjor, shkelje e se drejtes se prones, pabarazi etj etje, lista eshte e gjate, Gjykata ka mbi 50 vjet eksperience??????
    Sankionet jane nje interseta e larta 100 euro per cdo dite vonese dhe sankisone ekonmike qe merr keshilli i europes

  11. INDIANA thotë:

    14 Shkurt 2008 @ 4:46 pm

    vellezer dhe motra shqiptar ju lutem mos i shtoni ketij vendi me shume te keqija nga cka, me shume urrejtje nga cka. behuni pak dashamires me atdheun te drejtat jane instrumenta te zyrtareve, qytetareve dhe organizatave nderkombetare apo kombetare,duhet te kuptojme dicka Shqiperia eshte vendi yne ne duhet te ndryshojme politikanet dhe jo te ndeshkojme veten apo vendin tone ju lutem si nje student i fakultetit te drejtesise biri i juaj dhe i ketij kombi qe i duam prosperitetin ju lutem mundohuni ti zgjidhni ceshtjet me marveshje dhe jo me anen e fragmentarizinit ceshtja ne strasburg ngrihet kundra shtetit SHQIPTAR BENI DICKA TE NDERSHME JO CDO CESHTJE TE CDO RENDESIE PERVEC ATO ME RENDESI TE JASHTEZAKONSHME MOS I CONI NE STRASBURG BEHUNI MJESHTRA TE NEGOCIATAVE DHE JO KONFLIKTEVE.

  12. kosovari thotë:

    31 Mars 2008 @ 4:22 pm

    pershendetje,
    Mendoj se pera ketyre institucioneve nderkombetare do te ishte me e arsyeshme te shtrohet kerkesa per kompensimin e pronave per qamet,per te cilen gje nuk eshte duke punuar askush,se pari vet shteti shqiptar duhet te merret me ket qeshtje,ne menyr qe ndyrsira qeveritare greke te mos e hesht kete problem shekullore ku ne menyr te dhunshme shume qam u debuan nga tokat e te pareve te tyre,duke e perjetuar nje vuajtje aq te rende nga gjakataret grek,sa qe ne arenen nderkombetare askush nuk e ngriti zerin kunder ketij gjenocidi qe ushtrohej mbi qamet,kurse per qeshtje te imta nese mund ti quaja mos drejtoheni tek institucionet nderkombetare por zgjidhni qeshtjet permes institucioneve te shtetit shqiptar.

Burim RSS për komentet · TrackBack URI

Shkruaj një koment (login)


Peshku ruan të drejtën të fshijë ose zbehë komentin që po dërgoni, sidomos nëse:
1) komenti fyen autorin, komentuesit e tjerë apo persona publikë
2) komenti është jashtë teme
3) komenti është shumë i gjatë
Nuk kemi qejf të censurojmë askënd, por ama diskutimet në faqe duam t'i mbajmë civile dhe të sjellshme.