Identifikohu



Regjistrohu

Predhat në gjirin e Vlorës

predhat2.jpg

“Jane cmontuar dhe ka perfunduar ne shtator eksplodimi i te gjitha minave dhe silurave te bregdetit, fale nje financimi nga Departamenti i Shtetit” - Sali Berisha, 17 mars 2008.
Këto predha nuk jane cmontuar kurre.

Ndersa prokuroria ka nisur hetimet per te gjetur pergjegjesit per tragjedine e Gerdecit, mijera predha te tjera te paruajtura kercenojne sigurine e shqiptareve; jane ato qe vazhdojne te gjenden ne thellesi te Gjirit te Vlores dhe qe pergenjeshtrojne ate qe ka deklaruar kryeministri Berisha pak dite me pare se “jane cmontuar dhe ka perfunduar ne shtator eksplodimi i te gjitha minave dhe silurave te bregdetit, fale nje financimi nga Departamenti i Shtetit” ka thene Berisha ne 17 mars 2008. Keto predha nuk jane cmontuar kurre.

predhat.jpg

Por ndryshe nga sa deklaroi kreu i qeverisë tv News24 ofron pamje ekskluzive qe tregojne një tjetër realitet. Vetëm pak metra larg qytetit të Vlorës, pranë distriktit detar, aty ku ndodhet një prej pikave më të bukura bregdetare, zona e ish- Kalasë, gjendet një sasi shumë e madhe predhash të hedhura që pas luftës se dyte boterore.

Telekamerat e News24 te cilat jane futur nen uje ne Vlore tregojne se sipërfaqja ku ndodhen predhat është shumë e madhe dhe e parë me sy të lirë në një metër katror aty mund të gjesh një sasi nga 20 deri në 30 të tilla dhe pamja që të shfaqet poshte është shumë e frikshme. Akoma më e frikshme është që ne te lahen njerëz. Edi, polumbari qe eshte zhytur per te marre nje nga predhat qe gjenden nen uje tregon se ato nuk ndodhen në thellësi të madhe. thellesi qe shkon 2 -4 metra thellë.

Nderkaq Qemal Toto është një nga shoferët që në vitin 1947 ka hedhur predha në këtë zonë, predha që janë mbledhur pas luftës nga depo të ndryshme. Ai tregon se në këtë vënd, vetëm në atë kohë mund të jenë hedhur rreth 70 apo 72 Zisa ushtrie të mbushur me këto municione.
predhat3.jpg Keto predha kane provokuar tashme dhe viktimat e para sic eshte rasti i 2 vellezerve vlonjate qe humben jeten pikerisht ne keto ujera, pasi tentuan te merrnin predha nga do te siguronin eksplozivin per te gjuajtur peshq.

Por ka patur dhe të tjera raste aksidentesh ku peshkatarë apo dhe qytetarë kanë humbur dhe gjymtyrë duke tentuar t’i zbërthejnë për t’i marrë sasinë e barutit brenda tyre apo për ta shitur për skrap, pasi pesha e tyre është e madhe. Me e vogla prej predhave peshon rreth 5-8 kilogram. Faktet tregojnë se edhe pse kanë kaluar shumë vjet municionet vazhdojnë të jenë një rrezik pasi eksplozivi i tyre është aktiv.

Qindra kilograme eksploziv jane ne dispozicion edhe te krimineleve dhe qeveria nuk ka marre asnje mase per t’i larguar dhe per t’i shkaterruar.

(News24)

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

55 Komente »

  1. Genty thotë:

    19 Mars 2008 @ 6:01 pm

    Po ngjit me keto predha po ndertohen termocentralet e Vlores, hajde hajde cbehet.

  2. Idris thotë:

    19 Mars 2008 @ 6:07 pm

    Largojeni o PD-iste!
    Ai e ka trurin me “predha” dhe gjith pasuesit e tij jane te kesaj rryme.
    Shihni c’ben me ndarjen e nxitjen e Urrejtjes tashme te harruar.
    Ai vazhdon drejton shtetin,mediat,propoganden, ekonomine,politiken me Komuniste e Balliste , me te Perndjekur e Partizane,me Mero e Farij
    Ai nu ka kuptuar KURRE qe Kanunet jane objekt KULTURE ne shek e 21,
    nuk jane norma e kode Ligjore perfaqesimi , ne shtete LIGJORE.
    Ai ka nxitur rryma te tera debilesh ne te gjithe fushen per ti ngritur ne majat e GERMADHES qe ka ndertuar , sipas parimit
    “sali ,sali ti je per SHQIPERI”
    Lulezuan e po lulezojne Shkencetare e Historiane,Ministra e Deputete
    ,Ekonomiste e Kulturore te FANDAKSUR,njerez xhahile e megallomane te veshur me kopetenca qe vet i shkruan e vet i miraton :
    Pa pike VLERE per Jeten e nje KOMBI!
    E c,jane ca genjeshtra per PREDHA zoterij . Nje klecke per te kruajtur dhembet!
    Largojeni PD-iste!
    Ju duket sikur do ndodhe ndonje gje.Asgje! Asgje! Asgje!
    Vertet do te humbisni dicka nga karriket , por pa filososfine e tij Ju sido qe te jete do te beheni e ARDHME ne nje kohe shume te shkurter dhe pa Injorance e Kanune ne drejtim te puneve e shtetit.
    Merrni Guximin dhe bejeni per HIR te SHQIPERISE.
    AI NUK IKEN!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  3. ofelia Shkruaji mesazh privat thotë:

    19 Mars 2008 @ 6:07 pm

    ka akoma njerez qe mendojne se berisha eshte burre shteti i zoti???

  4. Julius Shkruaji mesazh privat thotë:

    19 Mars 2008 @ 6:12 pm

    bobo..se kam thene ndonjehere me pare, mjere ne :( :( :( :(

  5. Anonim thotë:

    19 Mars 2008 @ 6:13 pm

    alo, alo, njerez … keto predhat nuk flasin vetem per Berishen. Aty kane qene prej 50 vjetesh e nuk i ka levizur njeri. Problemi i Berishes eshte qe ka genjyer e ka thene qe predhat i ka hequr me leket e amerikaneve. Pyetje: ku shkuan leket?

  6. bledialb thotë:

    19 Mars 2008 @ 6:15 pm

    Ku rastisen gjithe keto predha, ne te njejten kohe me kapsoll Berishen qe dihet si mer flak.

    Zone me rrezik te madh shqiperia sot.

    Rezik Zjarri….Predha Berisha

  7. Grupi Shkruaji mesazh privat thotë:

    19 Mars 2008 @ 6:16 pm

    Problemi i Berishes eshte qe ka genjyer e ka thene qe predhat i ka hequr me leket e amerikaneve. Pyetje: ku shkuan leket?

    Problem i vogel fare…

  8. ofelia Shkruaji mesazh privat thotë:

    19 Mars 2008 @ 6:38 pm

    Predhat jane aty prej 50 vjetesh… po 50 vite perpara shqiperia ishte shtet diktature. Ndersa Z. kryeminister (aktual) udheheq nje shtet demokratik (…thone…).

  9. hero tastiere thotë:

    19 Mars 2008 @ 6:41 pm

    Pra dhe i herë i nderuar fshirës:

    Keto predha kane provokuar tashme dhe viktimat e para sic eshte rasti i 2 vellezerve vlonjate qe humben jeten pikerisht ne keto ujera, pasi tentuan te merrnin predha nga do te siguronin eksplozivin per te gjuajtur peshq.

    Por ka patur dhe të tjera raste aksidentesh ku peshkatarë apo dhe qytetarë kanë humbur dhe gjymtyrë duke tentuar t’i zbërthejnë për t’i marrë sasinë e barutit brenda tyre apo për ta shitur për skrap, pasi pesha e tyre është e madhe.

    - ma sqaron se pse nuk lejohet të thuhet “lol” pas këtij citimi?!

    Ose se si Sala është përgjegjës që këto predha kanë 51 vjet pa u heq prej aty?

    Ose se sa persona kanë vdek nga këto predha këto 51 vjet, përveç atyre “lol”ove lart?

    Paniku shet. Dhe superprodhon komente. Bee…

  10. ofelia Shkruaji mesazh privat thotë:

    19 Mars 2008 @ 6:48 pm

    Kryeministri (aktual) eshte pergjegjes qe nuk i ka shkaterruar edhe pse ka marre angazhimin dhe parate per ta bere…
    Z. Kryeminister (aktual) eshte pergjegjes sepse ka thene genjeshtra per kete çeshtje
    Z. Kryeminister (aktual) eshte pergjegjes sepse duke ditur rrezikun, nxit ndertimin e veprave energjitike ne girin e vlores.

    KAQ, per kete çeshtje…

  11. traummädchen thotë:

    19 Mars 2008 @ 6:48 pm

    Po news 24 pse nuk i bere publike me pare kto foto??? Apo po priste te shperthenin ca predha ne Vore?

  12. Koth thotë:

    19 Mars 2008 @ 6:50 pm

    traummädchen,

    edhe une ashtu mendoj qe pse i beri publike.

  13. hero tastiere thotë:

    19 Mars 2008 @ 6:51 pm

    Ofelia, siurno. Ndonjë gjë tjetër nga arkivi L2B ose koha e Romës ka ngel?

  14. Grupi Shkruaji mesazh privat thotë:

    19 Mars 2008 @ 6:51 pm

    Po news 24 pse nuk i bere publike me pare kto foto??? Apo po priste te shperthenin ca predha ne Vore?

    Sepse fajin e ka news 24 kuptohet…

  15. Julius Shkruaji mesazh privat thotë:

    19 Mars 2008 @ 6:52 pm

    Lexoni juve apo jeni trolla?
    Kishte deklaruar zoteria SE E KISHTE PASTRUAR DETIN NGA MINAT.

    Deti blu duket gjithnje ne siperfaqe (eshte me PD-ne) po i paska brenda minat.

    Syleshet e dreqit na keni ca trapin me psikopatlleqet qe po flisni.

  16. hero tastiere thotë:

    19 Mars 2008 @ 6:53 pm

    Po news 24 pse nuk i bere publike me pare kto foto??? Apo po priste te shperthenin ca predha ne Vore?

    “Timing is everything.”
    – Ora e Bushit.

  17. Koth thotë:

    19 Mars 2008 @ 6:57 pm

    hero tastiere,

    tani degjo dy fjale mua . Dje Televizioni Publik Shqiptar ka transmetuar ne te gjitha edicionet e lajmeve , nepermjet gazetareve te Tiranes apo atyre lokale raportime mbi rrezikun e depove e terci e verci.

    Nese do kishim nje shtet normal : ai drejtori i lajmeve ne televizionin publik shqiptar duhej akuzuar per perhapje paniku ( he te kujtohet ajo parrulla 6 dite buke dhe qe dogji robte te gjalle )

    Te thuash pse e boton media kete lajmin ketu , ti shqiptar qe jeton ketu me mua, qe ne vere atje do veme te pushojme them qe nuk eshte normale.
    Mire beri.

    Denonco manipulimin qe mund te bejne ata qe jane jashte medias, po kurre median, sidomos ne kete rast.

  18. lopata thotë:

    19 Mars 2008 @ 6:57 pm

    Anonim:
    alo, alo, njerez … keto predhat nuk flasin vetem per Berishen. Aty kane qene prej 50 vjetesh e nuk i ka levizur njeri. Problemi i Berishes eshte qe ka genjyer e ka thene qe predhat i ka hequr me leket e amerikaneve. Pyetje: ku shkuan leket?

    Ore bjerni pakez mendjes perpara se te shkruani. Berisha thote qe ka c’montuar minat dhe silurat qe ushtria shqiptare kishte, nuk thote qe ka cuar pellumbare te heqi predha qe ka atje qe nga lufta e dyte boterore. Si ka ketu nje kontradikte? Po te pakten shkrimi jote qe me llogjike, jo si 80% e te tjereve ketu qe gjeten nje rast me teper te shajne Berishen. Neve nuk vuajme aqe shume nga politikane te keq sa vuajme nga gazetare idiot, dhe nje populle qe ha cd’o kokere ulliri qe i hidhet.

  19. toko thotë:

    19 Mars 2008 @ 6:57 pm

    Jo Grupi nuk mendoj se News 24 ka faj ligjor por une kam frike se pas kesaj fshihen te tjera gjera. “Blackmail” . Shume nga keto mbahen per “Blackmail”. Mos me tato,mos me ndershko, me jep ca leje ndertimi, se ti nxora keto dokumentat. Te kujtohet Mero Sa shume dinte per Salen vetem kur nuk fitoj ca tendera filloj ti nxirte nje nga nje.
    Tani qe ato nuk kane me vlere jane bere sic thote Koth per te fshire ate menderen tani ato dalin.
    Per mua nuk eshte me i mire News 24 se sa Mero apo vete Berisha, por keto kane vlere vetem te mesojme deri ku arin poshtersia.

  20. Permetari thotë:

    19 Mars 2008 @ 6:59 pm

    Keto filmime jane bere tani pas deklarates se Berishes?

    Ne fakt ne websiten e SAIC thuhet e njejta gje si ne deklaraten e Berishes:

    The joint project between the State Department Nonproliferation and Disarmament Fund and the Ministry of Defense of the Republic of Albania disposed of nearly 40,000 munitions, including all of the country’s sea mines, torpedoes, and aerial bombs.

    Per artikullin e plote shih ne: http://investors.saic.com/phoenix.zhtml?c=193857&p=irol-newsArticle&ID=1102567&highlight=

  21. Dajoshi thotë:

    19 Mars 2008 @ 7:02 pm

    Kshu si po shko puna do na duhet me u la me antiplumb ket vere. Bile nuk do jete cudi qe nej dite ne vend te kanotiereve te shiten jeleke antiplumb. Lumsi Delijorgji qe do e kapi per biznes. :)

  22. hero tastiere thotë:

    19 Mars 2008 @ 7:06 pm

    Normalisht komentet e mia tregojnë që news24 ka mungesë qelizash në tru. Ashtu dhe bagëtia që blegërin pas falsifikimeve të tilla.

  23. Anisa thotë:

    19 Mars 2008 @ 7:08 pm

    Edhe ato shanse qe kishte Vlora per te zhvilluar ca turizem detar, u zhyten perfundimisht. Nuk besoj qe do doje dikush te notoje me ne gjirin e Vlores pas ketyre pamjeve. Une e para.
    Jam shume e irrituar me qendrimin e qeverise. Besoj nuk jam e vetmja.

  24. traummädchen thotë:

    19 Mars 2008 @ 7:08 pm

    @ permatari
    Po patjeter tani jane bere kto filmimet. Dhe euronews-i dha pamje live nga vlora.Dukeshin kameramanet e news 24 duke u kredhur me polumbare …

  25. goa thotë:

    19 Mars 2008 @ 7:12 pm

    Përmetar deklaratat e kryeministrit si dhe ai citim që ke sjellë thonë që janë asgjësuar minat e arsenalit të ushtrisë shqiptare. S’ka lidhje fare me atë çfarë thotë artikulli. Shqipja dhe anglishtja me sa duket qenkan vështirësuar në perceptim këto kohët e fundit.

  26. Koth thotë:

    19 Mars 2008 @ 7:12 pm

    Permetar !

    Je vertet i cuditshem ! Po nuk e ben Berisha pastrimin e detit more. Ai eshte kryetar i qeverise se Shqiperise. Qe predhat jane atu duhet ta besojme. Qe jane rrezik afermendsh. Qe dikush e vuri ne dukje mire beri.

    Qe argumenti yt mbrojtes nuk kalon , nuk kalon. Qeveria qeveris, nuk ben copy paste cer i thuhen neper letra apo website.

    Sa kohe qe fakti eshte aty atehere le ti veme emrin. O Genjen me dashje qeveria, o e kane genjyer , o genjejne partneret, por cilado qe te jete prej tyre, bombat jane aty dhe ky eshte defekt qe duhet riparu.

    E gjersa faktin e pranojme si te vertete atehere i bie qe kjo qeveri nuk po qeveris edhe aq mire. Keta cunat e kane me Berishen, po ti ma do mendja qe bie dakort me mua qe pergjegjes nuk eshte ai qe kerkon llogari. ( une them fajtor qeveria dhe qeverisja , jo Berisha nuk eshte fajtor )

  27. Permetari thotë:

    19 Mars 2008 @ 7:22 pm

    goa, s’merret vesht se kush e ka te veshtire te perceptoje shqipen nga anglishtja. Ja deklarate e Berishes:

    Jane cmontuar dhe ka perfunduar ne shtator eksplodimi i te gjitha minave dhe silurave te bregdetit, fale nje financimi nga Departamenti i Shtetit”

    Ja dhe varianti ne anglisht nga news release i SAIC-ut:

    including all of the country’s sea mines, torpedoes, and aerial bombs.

    sea mines= mina deti ne shqip apo jo?
    torpedos = silure ne shqip, he si thua ti goa?

    Ja dhe c’thote news 24:

    Keto predha nuk jane c’montuar

    Ajo qe une thashe (dhe perseri them) eshte se deklarata e Berishes dhe news release i SAIC-ut thone te njejten gje. Sipas asaj qe thua ti, news24 ia fut kot, apo jo?

  28. Tironsi thotë:

    19 Mars 2008 @ 7:29 pm

    Permetaro, eshte Berisha hajvan qe nuk di me thon nje gjo fillim e mbarim tamam. Hajde merre vesh se ca ka dash me thon.
    Shqip te bregdetit dmth qe kane lidhje me bregdetin. Keto jane ne breg te detit. News 24 e ka fajin se Kryeministri nuk di shqip? Le te thoshte “gjithe minat dhe siluret e flotes detare”. Ose minat detare. Po truni i corodit, nga paniku qe e ka zon se po i dalin lakrat, shto ketu dhe idiotsine e zakonshme e ben te nxjerri kshu xhevahiresh.

  29. bonehead thotë:

    19 Mars 2008 @ 7:30 pm

    O zoti Lopata!
    Po kapesh pas gjerave te vogla per te shpetuar “shpetimtarin tuaj zotin Berisha”. Sa do e vogel te jete genjeshtra e Berishes eshte prape genjeshter dhe n.q.s nuk eshte genjeshter eshte padituri. Ne kete rast ishte Berisha, ne nje rast tjeter mund te jete Nano ose Rama ose Majko ose Ndoka.
    Media ka per detyre te jap ate informacion qe mendon se i jep mundesine per te patur me shume lexues dhe shikues. Dhe eshte e vertete qe jo gjithcka mund te jete 100% e vertete. Por vertetesia e saj varet nga idete personale te njeriut, nga pranimi personal ne mendje se mund te kete dicka qe nuk shkon me kete lajm.
    Mbaje mend nje gje:
    Lajme te permasave te tilla asnjehere nuk perhapen kote! Ka gjithnje nje arsye dhe nje perqindje te larte te vertete pas cdo lajmi. Se cili lajm fryhet apo shfryhet nga mediat varet nga pronaret e biznesit.
    Nuk jeni ju i vetmi qe po mundoheni te kapeni mbas gjerave me te vogla, vetem per te hedhur poshte idene kryesore. Nuk ka per te funksionuar kurre!
    Berisha ne kete rast nxjerre ose idiotesine e tij ose mosperfilljen, sepse nuk mund te thuash qe u pastrua i gjithe bregdeti nga mjetet eksplozive duke nenkuptuar arsenalin e marines detare!
    Megjithate mos ma vi veshin mua, se edhe une opinionin tim po shpreh dhe ate qe mendoj ne koke dhe mund te jem edhe gabim.

  30. goa thotë:

    19 Mars 2008 @ 7:31 pm

    Përmeti, minat e torpilat e arsenalit të Ushtrisë Shqiptare!

    Unë s’di si ta shpjegoj se s’po e kuptoj se çfarë nuk merr vesh ti nga deklarata dhe nga citimi?

    Pra USH ka asgjësuar minat dhe torpilat, municionin e vet që ka pas tepër!

  31. hero tastiere thotë:

    19 Mars 2008 @ 7:37 pm

    Dhe mediat e lumtura high on Zi™ Vaj™ Dëshpërim™ dhe Tragjedi™ zbuluan predhat e L2B. Berisha, eugjenikë. lol

  32. Permetari thotë:

    19 Mars 2008 @ 7:37 pm

    Koth, ti ke shume qejf te besh prokurorin por kam frike se te mungon nje element kryesor per kete. Kujdesi per detajet. Per ngjarjen e Gerdecit une nuk them se qeveria nuk ka faj. Ka dhe duhet te mbaje pergjegjesi, absolutisht. Berisha vete duhet te heqe dore nga imuniteti dhe te vihet ne dispozicion te Prokurorise per hetimet.
    Por nje prokuror i mire, koth, nuk ben gabimin ta akuzoje Berishen se ne kete deklarate ka genjyer sepse ne gjirin e Vlores ka predha ne uje qysh prej 50 vjetesh. Berisha nuk thote qe eshte pastruar bregdeti nga gjithe predhat! Shih ne komentin me siper per sqarim. Ajo qe une dua te them eshte se pavaresisht nga deshira juaj e mire per ta bere Berishen me faj edhe atehere kur s’ka, gjera te tilla nuk do te ishin te besueshme dhe do ta benin institucionin e prokurorise qesharak. Edhe dicka tjeter ju i shmangeni se pergjigjuri: Eshte Berisha shkaku apo eshte sistemi politik ne Shqiperi per keto qe ndodhin? Me fjale te tjera, me garanton ti Koth (po te drejtohem ty si nga me aktivet anti_Berishe ketu, jo se je aqo), se po te vije Rama apo ndonje palo tjeter keto gjera nuk do te ndodhin? Me keto gjera nenkuptoj makuterine e politikaneve per pasuri ne dem te interesave te njerezve te thjeshte.
    Me respekte
    P.S Nuk je aspak i detyruar te me pergjigjesh po s’do.

  33. goa thotë:

    19 Mars 2008 @ 7:40 pm

    Aha ti e paske hallin tjetërkund. Berisha e ka fajin që Eva hëngri mollën. Hajt mo, rroftë blogistani.

  34. Permetari thotë:

    19 Mars 2008 @ 7:43 pm

    O goa, avash mos bertit njehere. C’i ke keto qe thua, o c’te te them? Kush ka zene ne goje se te kujt jane ato mina e torpedo, te arsenalit apo te manchesterit, te UP apo UGJ (ushtrise gjermane ne s’e kupton). E shoh se i do gjerat te shpjeguara ngadale, por t’ia fusesh kot, po kot fare ama, e te bertasesh pastaj, s’ta ka njeri per borxh ok?
    Ne se nuk e kupton se c’diskutohet me mire rri menjane, he te keqen.

  35. toko thotë:

    19 Mars 2008 @ 7:52 pm

    Mendoj se lajme si ky dhe interpretimi i tyre eshte e keqja jone. Terheqim vemendjen nga ngjarja kryesore dhe behemi te pabesushem.
    Ato predha kane aty per 50 vjet. Pra ishin perpara dhe mbase do te jene aty edhe pas Berishes. Qe kane rezik ashtu eshte ato kane rrezik. Por te thuash se eshte faji i Berishes qe jane aty kjo eshte anormale. Atehere kalohet tek Berisha genjeu. Thua vertet genjeu? Atehere hyne ne loje gjuhetaret, perkthyesit etj etj dhe ceshtja ngaterohet aq shume sa harohet qe ai genjeu per Voren. Harohet cfare that sot ne parlament se aty nuk kishte femije, se ai eshte vertet kryeminister por nuk e komandonte dot ministrin e mbortjes se ligji nuk ja lejonte, dhe mbi te tera harohet zbulimi me i madh qe beri ai sot ne parlament se “shperthimi ishte per shakqe njerezore ..”( mbase kishte shprese qe te ishin qenie jashtetokesore qe e kishin bere kete shperthim dhe jo njerezit, mbase)
    Qe raportohet kjo pune mire behet se ato kane rezik por qe te fillohet ka faj apo nuk ka faj Berisha me duket jo e drejte, se keshtu militantet e berishes por dhe popull i lekundur do te hidhen e thone Kerkohet gabim edhe aty ku nuk eshte. Lereni Vloren dhe mendoj se me mire admin te kishte sjelle ato perlat qe u thane sot ne parlament.
    Lexojini ne Ballkanweb se jane vertet perla

  36. Adrian thotë:

    19 Mars 2008 @ 9:19 pm

    C’jane keta permetare te nje gjeneze te vecante. Nuk e kuptoj se ku e gjejne ate energji dhe guxim te mbrojne njeriun e Vicidolit. Nuk i mjafton ‘97, nuk i mjafton Gerdeci apo duhet te shpertheje bomba atomike qe permetaret te kuptojne se qenia e krijuar ne Vicidol ka bere paudhesi.
    Por atehere do te ishte shume vone se ajo bombe do te fshije Permet,Vicidol me gjithe krijesat e tyre dhe fatkeqesisht gjithe Shqiperine.

  37. Përmetari prej verteti thotë:

    19 Mars 2008 @ 9:34 pm

    Aman mos i ngaterro te gjithe permetaret bashke se nuk ka pyll pa derra. Qellon dhe ne Permet keshtu, s’kemi c’i bejme. I vetmi hall eshte qe si ajo shprehja “Mistrec Berati” na del nje e re; “Kaqol Permeti”…atehere do merzitem.

    Gjergji

  38. hunter thotë:

    19 Mars 2008 @ 10:10 pm

    Pas asaj qe pashe tek fotot e News24, deklaroj se nuk kam per te shkuar KURRE per pushime ne Vlore, sepse jeta ime mund te jete ne rrezik.
    Hotelet dhe Restorantet e Vlores falenderojne News24, per “eksluziven” aspak e ekzagjeruar….

  39. Koth thotë:

    19 Mars 2008 @ 10:14 pm

    Buletin nga Fronti i Luftes kete rradhe per turizmin:

    Se shpejti ne nje nga emrat e medhenj te medias boterore qeveria do paguaje ca para per te promovuar turizmin ne Shqiperi. Fillohet tani per arsyen e vetme sepse edhe koincidon me interesin e pushuesve perendimore per te organizuar pushimet e tyre..

    Shqiperise vjet i erdhen 1 000 000 , sipas te dhena te Ministrise se Pangos.

    Une nuk dua te jem ugurzi, po ajo kerpudha atomike ne Gerdec ndikon per mire apo per keq ne kete punen e turizmin ?

    Ato para qe erdhen ne buxhet vitin qe shkoi nga turizmi a do vije sivjet dhe nese nuk vijne si e parashikoni ju se do plotesohen keto te ardhura ne buxhet , ja kjo pytje ka gjithe diten qe me rri ne koke.

    Me rri ne koke se kjo gjeme nuk eshte kaq e thjeshte dhe kaq pak sa duket . Eshte gjeme e madhe qe do vazhdoje jo vetem kete muaj kur do deklarohet qe demet u riparuan.

    O sa me dhemb koka kur shikoj qe kuptohet kaq thjesht kjo cer ndodhi.

    Po ku ishte ti o zot ! Keshtu do kendonte Sherif Merdani !
    Temen bre sikur na ka harru fare qe jemi ne faqe te dheut ! :(

  40. hunter thotë:

    19 Mars 2008 @ 10:17 pm

    Falenderime, gjithashtu mberrijne nga hotelieret e restorantet e Budves, Greqise e Turqise

  41. ilir thotë:

    19 Mars 2008 @ 10:37 pm

    berisha ka thene qe ka hequr minat detare dhe silurat mos i keqintrepetoni gjerat te krijoni kaos ,jo per gje por i pelqen shqipetareve rrumuja.Pastaj pse si hoqen socialistet ato.Per mua nje mut jane te gjithe por mos te krijojme kaos dhe te perfitojme nga zia qe te marrim nje post,na duhet ftesa me pare ajo ka rendesi

  42. Permetari thotë:

    19 Mars 2008 @ 11:58 pm

    Gjergji kishe ndonje problem ti? Secili ka mendjen e tij, gjergj, dhe mua turp do te me vinte te me ngaterronin me ty, te vertetin… lol. Ka edhe permetare, ka edhe ata si puna jote.

  43. Roni thotë:

    20 Mars 2008 @ 2:02 am

    nuk mendoj se eshte e drejte qe e gjithe pergjegjsia e predhave qe ndodhen ne gjirin e Vlores ti jepet qeverise aktuale.
    ajo ka pergjegjsite e veta por nuk duhet te harrojme se nuk ishte ajo qe i hodhi me kamione ne det predhat. Idiotsi me te madhe zorr se gjen, me siguri ata qe i hodhen kane menduar se predhat jane prej sheqeri dhe per 2 jave do te shkrine. Dhe tashti pas 50 vjetesh kush e ka fajin???
    Qeveria aktuale. Pak me serioz ju lutem, edhe ne kopshtet e Tiranes mund te llogjikojne me drejte.

  44. lopata thotë:

    20 Mars 2008 @ 2:52 am

    Dy fakte qe duhet te pranohen dhe pastaj mbase ky muhabet vete me llogjike.

    1)Sali Berisha tha, dhe kontrata me Amerikanet qe per shkaterrimin e silurave dhe minave te detit qe qene pjese e arsenalit te ushtrise shqiptare. Pra, ata flasin per shkaterrimin e armatimeve qe ndodhen ne depot e ushtrise dhe jane prone e shtetit, JO per arme qe mund te ndodhen ne fund te detit, te hedhur atje ketu e vite me pare.

    2)Armet qe jane ne fund te detit nuk jane hedhur nga Berisha, dhe as nuk eshte tentatuar te hiqen nga qeveria e Berishes. Gjithashtu, nuk jane munduar as qeverite komuniste dhe as ato socialiste per ti hequr.

    3)Sa per spekulime. Nuk ma merr mendja qe keto arme do hiqen kurre nga fundi i detit pasi kostua eshte shume e madhe, dhe besoj se rreziku eshte i vogel. Mbase do hiqen disa qe jane ne ujra jo shume te thella, por shumica nuk ma merre mendja se as nuk dihet se ku jane. Por disa medja, mund te shesin shume artikull duke perdorur sensationalism.

  45. Idris thotë:

    20 Mars 2008 @ 5:29 am

    O polombaret e Berishes !
    Hiqni SILURIN e Madh,pa ato te voglat si nuk kane bere dem per 100 vjet ,nuk do bejne me.
    Leini denglat per te bere rrathe sikur s’kuptoni . Hiqni silurin, dhe do shikoni se dhe vete do cliroheni nga hipokrizite e budallalleqet qe nxirrni vend e pa vend , boll te shmangni argumentet nga ceshtja KRYESORE.
    E kapet nje dege me duket! :( :( Po mbillni teorine e perkthimeve :( :( :(
    “E di mire PERKTHYSI rusishten”
    “A mbajti shenimet drejt TERXHUMANI?
    “Po Berisha i tha Shqip apo nuk e kuptuam mire anglishten”?
    O marifetcinj qe s’kini me asnje lloj skrupulli dhe doni te mbuloni diellin me shoshe.
    Hiqni dhe HIQUNI nga Siluri tani Konvecional, por ne nje te ardhme shume te afert edhe me BEKIMIN tuaj do shndrohet ne silur ATOMIK!

  46. Genti thotë:

    20 Mars 2008 @ 8:06 am

    Ketij realit i shkon nje shprehje akoma me reale: Te pjerdhsha trute.
    Po nuk shikon se ketu po shkruajne Shqiptar nga gjithe bota, cfare mut pushteti ne Shqiperi dua une kur kam mbi 7 vjet qe jam largu e qe pashaporten Shqiptare as kam ndermned ta rinovoj.

    Or idhtar i Mr.DEATH, le te rrine demokratet ne pushtet nje shekull vetem ate djall hiqeni. Amon merre ti ne shtepi tate meqe e do kaq shum bile edhe ta pagujm, vetem vini nji demokrat tjeter qe nuk ha jete njerezish.

  47. ofelia Shkruaji mesazh privat thotë:

    20 Mars 2008 @ 9:26 am

    real, kjo teoria jote e “armiqve te kombit shqiptar” ngjan shume me teorite enveriane te se njejtes sëre… vetem se atehere armiq ishin edhe amerikanet… (qe sot duket jane miq). zelli dhe mundi i qeverise nuk me duket aq i vyer… jo vetem per “incidentin” siç e quan ti, por edhe per pergjegjesite… te thuash qe fajin e ka enveri qe hodhi siluret ne det me duket (mua personalisht) shume e papergjigjshme politikisht… per te t’u pergjigjur me te njejten monedhe: mire enveri qe nuk merrte vesh, mire socialistet e ‘97 - ‘05 qe ishin te korruptuar, po qeveria aktuale qe eshte kaq e zonja c’po ben??????????????????????????

  48. Anonim thotë:

    20 Mars 2008 @ 10:03 am

    Shih c’a shteti prej letre qe jemi …

    Prokuroria ushtarake: Hetim personave që nxorën hartën e depove të municioneve
    19/03/2008 Organi i akuzës shprehet se mund të bjerë në duar negativë

    Njësia e hetimit ushtarak në Prokurorinë e kryeqytetit ka filluar ditën e djeshme të hetojë lidhur me publikimin e hartave ushtarake në disa emisione televizive. Lajmi bëhet i ditur nga burime konfidenciale pranë grupit hetimor të një çështjeje ushtarake.

    Sipas këtyre burimeve, mësohet se nxjerrja dhe publikimi i sekreteve ushtarake dhe sidomos hartave të veprimit, është rreptësisht e ndaluar me ligj, për arsye se këto materiale mbartin informacione të mëdha.

    Veç të tjerash grupi hetimor i kësaj çështjeje thekson se do të kryejë disa kontrolle në zyrat e Shtabit të Përgjithshëm dhe Ministrinë e Mbrojtjes, pasi sipas ekspertëve këto dy institucione janë përgjegjësit kryesorë të publikimit të hartave që tregojnë vendndodhjen e municioneve luftarake.

    Aktualisht organi i akuzës është shprehur se hetimit të këtyre veprave penale do i shkojë deri në fund, pasi dalja në publik e hartave dhe veprimtarisë ushtarake rrezikon seriozisht, sigurinë e vendit.

    Hetimi

    Burime pranë organit të Prokurorisë së Tiranës bëjnë me dije se ushtrisë shqiptare aktualisht i është nxjerrë një nga sekretet kryesore të saj, pasi sipas tyre hartat ku ndodhen depot ushtarake mund të bien në duart e organizatave terroriste, dhe si pasojë e politikës së tyre, ato mund t’i venë këto municione në shërbim të luftës së tyre. Nga po këto burime theksohet se ushtarakët e kanë të ndaluar rreptësisht të nxjerrin sekretin e veprimtarisë organizative të forcave të armatosura, pasi me publikimin e tyre, rrezikohet integriteti territorial i Republikës së Shqipërisë.

    Sipas ekspertëve hetimorë të çështjeve ushtarake, depot e armatimit dhe numri i tyre duhet të dihen dhe të mbahen top-sekret vetëm nga personat që janë pjesëtarë të Shtabit të Përgjithshëm, Ministrisë së Mbrojtjes dhe Presidencës, pasi këto tre institucione kanë lidhje direkte me veprimtarinë e ushtrisë shqiptare.

    Hetimi i kësaj çështjeje penale do të shtrihet në sekuestrimin e disa dokumenteve dhe njëkohësisht do i kërkohet Shërbimit Informativ Shqiptar që të japë të dhëna lidhur me sigurinë nga faktorët e jashtëm të këtyre depove.

    Sipas prokurorëve me publikimin e hartave ushtarake, tashmë kushdo ka informacion se ku janë zonat e rrezikshme, por në të njëjtën kohë grupet kriminale dhe organizatat terroriste do të shtojnë cenimin në këto depo municionesh.

    Ndërkohë mësohet se ekspertët hetimorë të kësaj çështje ende nuk kanë përcaktuar se kush janë personat që do të merren në pyetje lidhur më këtë krim.

    Ligji

    Duke ju referuar ligjit mësohet se dhënia e informatave sekrete me karakter ushtarak apo të çdo lloji tjetër një fuqie të huaj apo një grupi kriminal, i cili cenon pavarësinë e vendit, dënohet me burgim nga dhjetë deri në njëzet vjet heqje lirie.

    Gjithashtu, sipas ligjit ushtarak, individë të lartë që ushtrojnë funksione të ndryshme në ushtri (Oficerë, Gjeneralë, Kolonelë, etj) e kanë të ndaluar rreptësisht të publikojnë edhe informacionin më të vogël, pasi përbën një rrezik të madh nga faktorët negativë që i paraqiten vendit.

    Jo më larg se para dy ditësh në dy televizione shqiptare janë publikuar disa harta operative, të cilat tregonin me yll të kuq të gjitha vendet ku ndodhen municionet luftarake. Veç të tjerash, këto hartë tregojnë qartë edhe strategjinë që kanë forcat e armatosura për shumicën e depove, pasi për këto të fundit shteti ka shpallur kohën e çmontimit të municioneve.

    Për vendosjen e kohës së çmontimit organi i akuzës shprehet se i jepet mundësi organizatave terroriste, por edhe shërbimeve sekrete, që të veprojnë maksimalisht për adoptimin e municioneve luftarake.

    Të arrestuarve do t’ju transkriptohen bisedat telefonike

    Prokuroria, dyshime për trafik armësh

    Ekspertët e Prokurorisë së kryeqytetit bëjnë me dije se do të transkriptojnë detaj pas detaji të gjitha bisedat telefonike që kanë kryer tre të arrestuarit e parë Mihal Delijorgji, Dritan Mingjozi dhe Ylli Pinari.

    Sipas burimeve, pranë organit të akuzës kryeqytetase tre të arrestuarit e parë të tragjedisë së Gërdecit dyshohen edhe për trafikimin e armëve dhe municioneve luftarake. Për këtë dyshim organi i akuzës do të zbardhë të gjitha tabulatet e thirrjeve telefonike hyrëse-dalëse të tre numrave celularë që dispononin të pandehurit.

    Gjithashtu burimet shprehen se gjatë transkriptimit të bisedave telefonike do të vërehet se tre personat kryenin trafik armësh, atëherë ata do të hetohen edhe nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, pasi është kompetencë e kësaj të fundit që të hetojë ngjarje të tilla kriminale. Aktualisht ekspertët e Prokurorisë së Tiranës kanë mbledhur dëshmitë e 45 personave që kanë pasur dijeni për mënyrën se si ndodhi ngjarja.

    Sipas tyre, në fabrikë punësoheshin fëmijë të vegjël, të cilët nuk kishin mbaruar as gjimnazin. Fillimisht këta fëmijë përgjegjësit e sektorëve përkatës i punësonin për të çmontuar plumbat e kalibrave të ndryshëm me pinca dhe kaçavida.

    Ndërkohë pak ditë më parë numri një i akuzës shqiptare, Ina Rama, ka lënë të hapur thirrjen si dëshmitar të ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediun, pasi sipas saj edhe ai është një person që ka dijeni për të gjithë procesin e çmontimit të municioneve luftarake. Organi i akuzës është i vendosur që të zbardhë të gjithë shkaqet e tragjedisë së dy ditëve më parë, dhe për këtë ngjarje Prokuroria ka arrestuar tre persona, ku në ditët në vazhdim pritet që numri i tyre të ritet.

  49. Genta Shkruaji mesazh privat thotë:

    20 Mars 2008 @ 11:12 am

    Korce, zbulohet nje tjeter baze demontimi e municionit luftarak

    • Fabrika që furnizohej me municion luftarak nga firma e Delijorgjit, ndodhet buzë rrugës nacionale Korçë-Kapshticë, në afërsi të fshatit Neviçisht, rreth 7 kilometra nga qyteti juglindor.

    Zbulohet një tjetër bazë e demontimit të municioneve luftarake në Korçë, e cila që prej 8 muajsh punonte për llogari të Mihal Delijorgjit. Fabrika që furnizohej me municion luftarak nga firma e Delijorgjit, ndodhet buzë rrugës nacionale Korçë-Kapshticë, në afërsi të fshatit Neviçisht, rreth 7 kilometra nga qyteti juglindor. Burime të sigurta të News24 pohojnë se një firmë fantazmë me administrator Ali Agollin, bënte çmontimin e fishekëve luftarakë për nxjerrjen e bronzit që tregtohej më pas jashtë vendit. Njëri prej përgjegjësve të kësaj fabrike (ish-oficer ushtrie nga Tepelena), ka pohuar para kamerës së fshehtë të NEWS 24, se në këtë minifabrikë vinin fishekë të çmontuar, të cilët më pas shtypeshin në një mulli apo priteshin në një presë të blerë posaçërisht për këtë proces nga disa punonjës.

    Edhe pse ish-oficeri deklaron se aktiviteti i kësaj fabrike është mbyllur në janar të këtij viti, pas prishjes së kontratës mes firmës, emri i së cilës nuk bëhet me dije dhe asaj të Delijorgjit burime të rezervuara nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Korçës, shprehen se natën, pas tragjedisë së shënuar në fshatin Gërdec të Vorës, nga fabrika janë larguar tonelata me fishekë luftarakë për t’u sistemuar në vende të sigurta. Kjo, me qëllim që firma që kishte fabrikën t’i shmangej çdo lloj përballje me organet e drejtësisë.

    Fabrika e çmontimit të fishekëve luftarakë e me administrator Ali Agollin, ka ekzistuar deri pak ditë më parë, ndërkohë që nuk dihet numri i makinerive dhe i punëtorëve që ishin vendosur në një godinë shumë moderne nga jashtë, në superstradën që lidh Shqipërinë me Greqinë. Aktualisht në këtë fabrikë, aktiviteti i së cilës është mbështjellë në mister të plotë, ka vetëm disa ton bronz të përftuar nga prerja e fishekëve. Bronzi është ngarkuar në thasë, gati për t’u transportuar në tregjet jashtë vendit tonë që e kërkojnë këtë metal jo pak të çmuar. (news24)

  50. Ner thotë:

    20 Mars 2008 @ 11:34 am

    O po c’mu ka be peshku si “Mergata e Qyqeve”, ata s’dinin ku kishin koken e tyre dhe do zgjidhnin hallet e atdheut!!!
    Po kthehem te lexoj pas ndonje jave, besoj se do keni mbaruar…
    Gezuar Pashket!

  51. Genta Shkruaji mesazh privat thotë:

    20 Mars 2008 @ 12:29 pm

    Depozitat e naftës në Portin e Durrësit, “bomba tjetër” korruptive që mbrohet nga Berisha

    Gazeta SOT

    Nuk është vetëm Gërdeci i Vorës një “bombë atomike”, që lejohet dhe mbrohet nga kryeministri Berisha. Një tjetër e tillë është baza e depozitave të karburanteve në Durrës, e cila është instaluar brenda në Portin Detar. Këto depozita, janë rrezik evident shpërthimi, që pa asnjë dyshim nëse ndodh ky shpërthim, do të ketë pasoja tepër të rënda, jo më për një fshat si Gërdeci, por për një qytet si Durrësi. Sipas specialistëve të hidrokarbureve dhe sipas drejtuesve të Portit të Durrësit, këto depozita janë “bombë atomike”, që duhet “çmontuar” sa më parë.Mirëpo kjo nuk po ndodh edhe pse ekzistenca e tyre, “rubineti” i të cilave furnizohet nga importi i naftës nga Greqia, ka qënë objekt debatesh të ashpra, deri në parlamentin shqiptar që përpara 5 vjetësh. Atëherë, shtetasi Sali Berisha, aktualisht me detyrë të diskutueshme e të përfolur si kryeministër, ka qënë në opozitë dhe ka ulëritur në parlament për heqjen e këtyre depozitave, si depozita që mund të krijojnë katastrofa njerëzore, përveç kësaj edhe si biznese të pista të klanit të “Zemunit” të krerëve të ish-pushtetit të PS. Edhe pse, i “përgjëruari” Sali Berisha, ka afro tre vjet që ka ardhur në pushtet, këto depozita, jo vetëm nuk po “shkulen” nga Porti Detar, por po shtohen dhe po lartësohen, duke patur edhe bekimin e qeverisë së “durve të pastra” të Berishës dhe personalisht, të ministrit të Ekonomisë dhe Energjetikës, Genc Ruli, të ministrit të Financave, Ridvan Bode dhe të dy ministrave të Transporteve, Lulëzim Basha e Sokol Olldashi. Ne ishim dje, në Portin Detar të Durrësit dhe vëzhguam nga afër, veprimtarinë e këtyre depozitave të karburanteve, që në fakt janë “shkrepëse” që ndezin këto depozita, efekti i të cilave nëse ndodh, ka efekte disa herë më të mëdha dhe më tragjike se shpërthimi i Gërdecit. Ato gjenden aty dhe zhvillojnë aktivitet brenda Portit të Durrësit, ashtu si dhe në Shëngjin.

    Flet N/drejtori Ekonomik i Portit Durrës, zoti Xhevdet Hyseni:
    Lidhur me prezencën e depozitave në Portin e Durrësit, zhvilluam dje një bisedë me nëndrejtorin e këtij Porti, zotin Xhevdet Hyseni. Në deklarimet e tij, ne konstatuam qëndrimin kundër ekzistencës dhe veprimtarisë tregtare e depozituese, të këtyre depozitave të naftës në këtë mjedis portal të rëndësishëm të vendit. Ai, u deklarua se ka probleme, ka vendime dhe ligje ndaluese, ka rrezikshëmri, ka dhe urdhra, por depozitat e naftës në Durrës, nuk po “shkulen” nga ky port. Pse?

    Me çfarë urdhëri dhe kur janë vendosur depozitat e karburanteve në Port?
    Depozitat janë vendosur me vendim qeverie, i cili nuk më kujtohet si numër dhe si datë, por di, që janë vendosur afro 6 vjet më parë. Këto depozita janë baza të importit të karburanteve, të cilat hyjnë nga porti i Durrësit. Di, që për vendosjen e tyre ka patur miratim qeverie por dhe debat nga opozita dhe konkretisht nga kryeministri Berisha, i cili sot është kryetar qeverie. Më tej nuk di asgjë në lidhje me to. Di vetëm faktin, që këto depozita janë vendosur brenda Portit, gjenden aty dhe vazhdojnë aktivitetin e importit të karburanteve.

    A është ligjore kjo prezencë e tyre?
    Kjo prezencë nuk është aspak ligjore, për më tepër në një mjedis publik shërbimesh të rëndësishme, siç është Porti Detar, ku bëhet përpunim mallrash dhe njerëzish. Kjo është e papranueshme, por është prezente dhe duhet thënë, se është tepër shqetësuese, mbasi këtu nuk flitet thjeshtë se ato kanë zënë 2, apo 3 hektarë sipërfaqe toke shtetërore, por sepse prezenca e tyre është një rrezik i madh. Këtë e ndalon ligji i administrimit, tregtimit dhe transportit të karburanteve, por ligji shqiptar dhe qeveria e kanë miratuar vendosjen e tyre brenda këtij mjedisi strategjik.

    A është kërkuar largimi i depozitave nga porti?
    Po është këkruar, por nuk po largohen. Ky largim i tyre është këkruar me vendim qeverie, Nr….. datë 27.12.2007, me nr. 4011 Prot. Ky vendim për largimin nga porti Detar, i depozitave të karburanteve është marrë në mbështetje me ligjin nr. 486, datë 25.07.2007. Ne gjendemi edhe vet në vështiorësi për ta konkretizuar këtë vendim qeverie, mbasi duhet bërë me urdhër qeverie. Madje, mund të them, se edhe mbi rruallin ku janë vendosur këto depozita karburantesh, ne si autoritet portal, nuk kemi asnjë të drjetë të shprehemi, ose të ;argojmë depozitat e naftës, mbasi pjesa e tokës ku ato firma janë vendosur është pronës shtetërore dhe varet dikret nga ministria e Rulit.

    Cili do të jetë qëndrimi i autoritetit tuaj portual?
    Ne do të zbatojmë detyrimet që na përcakton ligji. Dhe kjo e drejtë e vetme që kemi është që drejtoria e Portit, pas skadimit të afatit të vendosur prej vendimit të qeverisë, për mos heqjen e depozitave firmave që kanë këtë eskluzivitet, do të ndëshkohen, duke u bllokuar hyrjen dhe përpunimin e karburanteve në port. Volumi i punës në këto depozitime është tepër i madh. Kujtojmë dy shifra: Gjatë periudhës 01 janar 2007-29 shkurt 2008, në këtë port kanë hyrë 176 anije me karburante, të cilat kanë depozituar afro 300 mijë ton naftë. Ne tashmë, kemi në dorë vendimin e qeverisë dhe që nga zbatimi i këtij vendimi dhe nga koha e daljes së urdhërit tonë si drejtori i Portit Detar, kanë kaluar vetëm 4 muaj. Sipas vendimit, kjo zhvendosje duhet të bëhet pas 18 muajsh.

    Firmat e depozitave

    * Global Petrolium
    * Evroil
    * Mamidoil
    * Europetrol
    * Kastrati

    Sekuestrimi pas tragjedisë
    Durrësi, “rezidenca e qetë” e firmës së pronarit të fabrikës vrasëse, të Gërdecit
    Që nga mëngjesi i ditës së djeshme, në shoqërinë “Përparimi” të administratorit të vënë përpara drejtësisë, pronarit të fabrikës vrasëse të Gërdecit, Mihal Delijorgji, për shkak të kësaj tragjedie të rëndë dhe me përmasa të mëdah është pushuar aktiviteti i saj. Efektiva të policisë, janë futur në mjediset e brendshme të shoqërisë, duke u kujdesur që asgjë të mos dalë nga korpusi i saj, apo dhe të mos futet asgjë tjetër në kompani. Kjo është e dyta herë, që firma në Shkozet të Durrësit, bëhët objekt i veprimit verifikues e ndëshkues të drejtësisë, duke shtyrë efektivat e policisë së shtetit të vendosin shërbimet e tyre për të zbatuar vendimin e gjykatës, vendim i diktuar pas nisjes së hetimeve nga prokuroria. Së bashku me efektivat blu që patrullojnë sa në njërën anë, në anën tjetër, në ish oficinën e automjeteve, ndër më të mëdhatë në vendin tonë deri në viteve 90, duken edhe punonjës të policisë private që kanë kontatë me kompaninë për tuajtjen dhe mbikqyrjen e godinës. Të gjithë të punësuarit në këtë punishte që kryen disa procese dje nuk janë lejuar të futen në punë duke u komunikuar se shoqëqria do i nënshtrohet një inventari e kontrolli nga organet përkatëse. Burime pranë kësaj shoqërie kanë thënë se dje janë dukur edhe dy prokurorë pa saktësuar se ç’ka ndodhur më tej. Në bazë të një kontrate që është lidhur me datë 01 mars 1999 mes Ministrisë së Ekonomisë, Punëve Puyblike dhe privatizimit me shoqërinë “Përparimi” SA NISHRAK-u në Shkozet me afro 200 të punësuar i kaloi shoqërisë së mësipërme. Për Ministrinë e Privatizimit ka nënshkruar këtë kontratë ish drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të preivatizimit Vasil Pano, kurse për shoqërinë vet administratori Mihal Delijorgji. Janë 15.006 m2 tokë që i është dhënë me eufiteozë shoqërisë, ndërsa me eufiteozë janë dhënë edhe objekte të ndërtimit mbi të si: ofiçina, zyra, 2 magazina, reparti i blojës, reparti i radiatorëve dhe i punës, kaldaja, vendroja, dhomat e transformatorëve, mensa deri dhe muri rrethues. Aktualisht të gjitha objektet dhe godinat e tjera janë shembur duke lënë në këmbë vetëm pjesën e korpusit. Në kontratën e nënshkruar mësohet se shoqëria do e shfrytëzonte këtë objekt për një operiudhë kohe në 25 vite me të drejtën e ndryshimeve dhe investimeve në këtë ish-ndërmarrje të madhe në Shkozet. Kontrata përcakton edhe qëllimin, detytrimet dhe shumën e qerasë që duhet të paguante eufiteozemarrësi. Kështu cilëoshet se shoqëria duhet ta përdorte për përpunimin e hekurit si: prodhim gozhde, rrjeta teli, llamarina të valëzuara, profile hekuri etj. Për të gjitha këto eufiteozemarrësi duhet t’i paguante eufiteozedhënësit një detyrim të përmuajshëm për 25 vite një shumë në dollarë dhe një hsumë tjetër në lekë. Në kontratë cilësohet se në çdo muaj, deri me datë 5, shoqëria duhet të paguante si shpërblim periodik në cilësinë e detyrimit 4896 dollarë dhe 60660 lekë. Tre vite më parë për shkak të disa shumave tatimore të papaguara lidhur me importin e mallit që shërben si lëndë e parë për shoqërinë, Delijorgji ëhstë arrestuar duke u detyruar që të fitojë lirinë e kushtëzuar në saj të një garancie të ngurtësuar në shumën 1 milion dollarë.

    “Bomba” e Gërdecit, fut panikun tek banorët e Durrësit
    Qyteti i Durrësit fle prej vitesh nën peshën dhe frikën e municioneve të rrezikshme. Pikërisht mëngjesin e së martë firma ‘’Përparimi ShA “ iishte vene nën masa të rrepta sigurie nga efektivat e policisë së Durrësit dhe të Tiranës. Menjëherë pas kontrollit të ushtruar nga policia e rendit, policia tatimore si dhe prokuror e hetues të Durrësit, nuk u lëjua dalja e punonjësve nga magazine. Në hyrje të firmës ishin vendosur efektiva të policisë të cilët nuk lejojnin asnjë përson të paautorizuar nga policia të futeshin brenda ambjenteve. Ndërkaq efektiva të tjerë ishin vendosur brenda amjenteve të ndërmarrjes të cilët mbanin nën kontroll situatën. Në lidhje se cfarë po nodh me firmën përpraimi Sha, nga burime të sigurta mësuam se disa prej punonjësve janë marrë në pyetje nga policia madje disa prej tyre janë shoqëruar në komisarit per te dhene deshmine e tyre, ku më pas i kanë kthyer përseri ne vendin tyre të punes. Edhe pse policia publikoi se në ambjentet e firmës nuk ka asnjë lloji municioni luftarak, nga një lartësi prej dhjetë metrash, arritëm të vëzhgojmë se midis hekurave qëndrojnë të fshehura municione luftarake si tank, bredha apo top. Ndër të tjera banorët e zonës bëjnë me dije se vetëm para gjashtë muajsh ka shpërthyer një bredhë e përmasave të vogla, por është mbuluar nga pronarët duke thënë se ishte vetëm një bombel gazi. Firma shërben për grumbullimin e hekurave dhe metaleve për skrap, ndërsa kontraktori është Deliorgji. Brenda mureve rrethues të firmës ndodhen pesë ndërtesa të bashkangjitura dhe një sasi e madhe hekurash të gumbulluara, ku midis tyre fshihen municione luftarake. Ndryshe nga ajo e Gërdecit, siguria në firmën Perparimi Sh A ne Shkozet te Durrësit siguria është e lartë, pasi e gjithë zona është e rrethuar me mure të larta si dhe me roje private të cilët nuk lejojnë hyrjen e personave nga jashtë.

    Firmat greke kanë “pushtuar” Portin e Durrësit
    Porti i Durrësit, i cili konsiderohet të jetë portë e Korridorit të 8, po mbahet peng nga disa firma greke, por në të vërtetë, po favirozohet nga pala shqiptare. Një ultimatum i Bankës Botërore në vitin 2000 për largimin e depozitave greke nga territori i Portit të Durrësit si dhe kërkesa e ministrave të asaj kohe Muçi dhe Nako ndaj autoriteteve për heqjen e këtyre të fundit, e detyroi ambasadorin grek Aleksandër Mallias që të trokasë në dyert e dy ministrave, për t’i “kërcënuar” ata se do të flasë me institucionet ndërkombëtare për ndërprerjen e ndihmave ndaj Shqipërisë. Porti i Durrësit vazhdon të mbajë mbi supe kërcënimin se ai nuk do të mund të jetë porta e Korridorit 8, deri sa në tokën e tij të mbajë depot e karburantit dhe ndërtimet të vazhdojnë mbi të. Një fond i Bankës Botërore vazhdon të mbetet i paralizuar që prej katër vjetësh, për shkak se asnjë nga ministrat e Transporteve nuk ka mundur të shkulë prej andej depot e karburantit. Depot janë dhënë për 20 vjet me qera edhe pse kërkesat e Bankës Botërore janë përsëritur mbi 100 herë për të çliruar portin nga ndërtimet. Depozitat e naftës vazhdojnë të ngrihen dhe kredia e Bankës Botërore rri pezull deri ditën sa kjo e fundit të mërzitet dhe të tërhiqet nga Porti i Durrësit.

    Reagimet të qytetarëve
    Qeveria na ka futur në shtëpi, “bombën” e depozitave greke
    Reagimet e qytetarëve janë nga më të ndryshmet. Në përgjithësi ata janë kundër qëndrimit të depozitave të karburanteve në portin detar. Por ka edhe nga ta qytetarë skeptikë, të cilët edhe pse i tremben ndonjë tragjedie të mundshme, sajojunë lloj – lloj arsyesh. Në të vërtetë qyteti – port vijon të mbetet i rrezikuar, një kohësisht edhe jashtë vëmendjes së politikanëve
    Agim Sina 40 vjec
    Në bashkëjetojmë me rrezikun, por qeveritarëve tanë nuk ju intereson se cfare po ndodh realisht. Parandaj grekërit vazhdojnë të ngrenë depozitat e tyre të naftës për sa kohë do të ketë ministra shqiptarë që do të shesin tokën, dinjitetin dhe interesat e vendit të tyre.
    Sonila Mema 23 vjec
    Mund të them që qyteti i Durrësit është i rrezikuar por unë nuk arrij të kuptoj anën tjetër. Qeveria përpara se të dëboje grekët duhet te shtroje problemin përse 90% e importeve të naftës, apo nënprodukteve të saj importohen nga Greqia. Përgjigjja është e thjeshtë, pasi sot në Shqipëri, askush nuk mund të stokojë më tepër se 20 mije ton naftë, gaz natyral apo benzinë e kjo për faktin, se asnjë nuk ka ndërtuar depozita të tilla.
    Enis Sula 18 vjec
    Në të vërtetë të gjithë kujtohen kur ndodhin fatkeqësitë, ashtu si në rastin e Gërdecit. Qëndrimi i depozitave të naftës në portin e Durrësit mendoj se është një tjetër papërgjegjësi e politikanë tanë, për këtë arsye Durrësi vazhdon të mbetet i rrezikuar. Shpesh e kemi diskutuar këtë temë në shkollë me njëri tjetrin, kemi hedhur ide kemi dhënë mendime, por vetëm kaq, pasi janë të tjera instrumenta që nevojiten për zgjidhjen e këtij problemi.
    Shahin Sadiku 50 vjec
    Unë kam shtëpinë në afërsi të portit, diku përballë depove. Frika është e madhe sidomos pas asaj që ndodhi në Gërdec na ka zënë më shumë paniku. Për arsye se edhe këtu dek depot një gabim i vogël ndhe tragjedia do të ishte paranë nesh. Mbaj mend para një viti kur motorri i një trageti mori flakë. Gjithcka ndodhi shuëm afër depove, por fatmirësisht u arrit të shuhen flakët në një kohë të shkurtër.
    Sanije Doda 48 vjece
    Nuk dua ta mendoj se cfarë mund të ndodhë. Por jemi vetë ne qytetarët, të cilët të gjithë sëbashku, duhet të ngremë zërin për të evidentuar tragjedinë. Nuk mund të presim asgjë nga ky shtet që nuk mbron qytetarët e tij. Politikanët tanë nuk mund të shikojnë përtej interesave të tyre. Ata depozita shërbejën jo vetëm për shkatërrimin tonë por më së shumti për pasurinë e atyre.
    Angjelin Marku 37 vjec
    Unë kam ardhur para gjashtë vitesh në Durrës. Në fakt erdha për më mirë. Pasi atje ku jetoja nuk kishte as rrugë makine. Por shikoj se këtu familja ime dhe të gjithë qytetarët janë në rrezik. Unë kam qenë edhe jashtë vendit, por nuk kam parë që karburantet apo më tepër depozitat e karburanteve të vendosen në zona të banura. Medoj se tamkerat e naftës në port, duhet të largohen sa më parë, pasi sic thonë politikanët në intervista qyteti i Durrësit ka edhe portin më të madh të vendit.

    Shtate depo të vjetra armatimi ne fshatin Romanat të Durrësit kanë shkaktuar dhe vijonë të shkaktojnë ankth dhe frikë tek banorët e zonës, të cilët kanë janë të shokuar nga ngjarja e e Gërdecit. Të vendosura prej vitesh, vetëm 50 metra larg shtëpive të banimit, janë kthyer në fantazma për banorët e zonës. Kanë qenë vetë banorët që në kohët e trazirave janë kujdesuar për depot ushtarake me qëllim shmangien e tragjedive Por që prej një viti, sipas dëshmisë banorëve depot i kanë kaluar shoqërisë Meico me urdhër të ministrisë së Mbrojtjes dhe që atëherë cdo ditë kamionë me municione luftarake zbarkojnë në Romanat, të shoqëruar nga oficerë ushtarake. Ashtu si banorët e Gerdeci edhe banorët e Romanatit, pjezës, Shetelej, Gjepalaj, etj, për të mbajtur frymën gjallë kishte zgjedhur punën në këto depo. Por, derisa askush nuk do të kujtohet për të marrë masa para, qyteti I Durrësit, një pjesë e Tiranës dhe të gjithë zonat përreth mbeten të rrezikuar nga ndonjë shpërthim i mundshëm . Megjithatë flitet për një mbajtje nën kontroll deri diku të plotë e të monityorueshëm së paku në depot dhe tunelket e repartit. Në të vërtetë në këtë repart, në mjediset e përcaktuara të këtij reparti një vit më parë është kryer demontim por gjithçka është mbajtur e fshehtë për llojin e municionit si dhe sasinë. Madje në kohën që specialistët e xhenjos po kryenin procesin e demontimit, ka rënë edhe një zjarr që vuri në alarm jo vetëm repartin por edhe ministrinë e Brendshme. Kyçet në zinxhirë të trashë porta e firmës së Delijorgjit

    Romanati, “gërdeci i ri” i Durrësit, banorët japin alarmin
    Në fshatin Romanat cdo çast mund të të ballafaqojë me të papriturën, madje-madje me momente fatale për jetën. Gjithcka mund të ndodhë për shkak të volumit të madh të municioneve që shpërbëhen çdo ditë. Banorët e zonës, të cilët janë shndërruar dhe në punëtorë të këtij reparti tregojnë se cdo ditë këtu demontohen rreth 15-20 ton municione të ndryshme dhe aty për aty përmend llojet e tyre si, granata dore, mësymëse e mbrojtëse, predha 82 milimetërshe, shtimje topi 75 milimetra, predha obuzi 122, predha topi 122, djegore, etj. Më shumë se kaq, kushtet në të cilat realizohet ky operacion, ku çdo gjë i besohet syrit dhe dorës së tyre, e bën rrezikun edhe më të pranishëm. Një gabim i vogël do të sillte një rast katastrofik për tërë zonën. Në këtë mënyrë një Gërdec i dytë mund të përsëritet sërish, pasi këto predha nuk janë “malli” i vetëm që mbush shtatë depot e reparteve ushtarake në Romanat. Sipas banorëve këto municione duhej të ishin shkatërruar që më parë. Ndërkohë, duke qenë se i kana parë banorët pohojnë se këto municione i përkasin periudhave të ndryshme, duke nisur që nga ato të Luftës së Dytë Botërore, pra municione gjermane, të tipit jugosllav, kinez, apo rus, të kalibrave të ndryshëm. Burime të brendshme nga ky repart, të cilët duna të mbeten anonime konfirmojnë se ka një memorandum bashkëpunimi me SHBA-në për pastrimin e zonës nga këto municione. Distanca e zonave të banuara nga repartet ushtarake që kanë depo të tilla predhash, minash e bombash duhet të jetë minimumi 5 kilometra larg, në rast se ato kanë të depozituara të paktën 20 tonë municione. Sipas specialistëve, janë një seri kriteresh që duhen respektuar në mënyrë rigoroze nga personat që marrin përsipër çmontimin e municioneve. Në këtë mnëyrë personat civile nuk duhet të hyjnë direkt në çmontimin e municioneve pa kaluar më parë një eksperiencë e trajnim për to. Ata duhet të jenë me intelekt, të vullnetshëm, të qetë dhe jo persona që nguten, si dhe njohës të municioneve, gjë që përcakton në mënyrë të detajuar karakteristikat e çmontuesve të municioneve.

  52. tung thotë:

    20 Mars 2008 @ 12:58 pm

    Ej ,zonja dhe zoterinj,kam nje propozim ,po sikur te veme gjithe politikanet dhe deputetet tone te cmontojne keto predha[ose GJYLE sic thote kryeministri jone] persa kohe do ti cmontojne dhe a do ta bejne dot?Le ta provojne njehere cdo te thote ta nxjeresh buken e gojes me djersen e ballit,le ta provojne njehere se cdo te thote te maresh 150 mij leke ne muaj,dhe cfare mund te blejne me keto pare gjaku.Aq sa marin sklleverit e kovachanes se vdekjes,ata i perdorin per celularet qe ja jep qeveria[ose ne nga taksat tona]per te ‘zgjidhur”hallet e popullit.Hoqem 12 anetare byroje dhe na u bene numer i pa kufizuar kryetare partish ,deputet e lloj lloj batakcinjsh qe bejne nje jete me luksoze se byroistet e dikurshem.

  53. finish thotë:

    20 Mars 2008 @ 2:31 pm

    qe a faji i politikanve u mor vesh po HERO me ato qe po na informon qe njerz kan shku ti cmontojn predhat nen uje per te zen peshk apo per ti marr barutin me vjen keq po tregon se jemi popull IDIOT…no koment

  54. ardi Shkruaji mesazh privat thotë:

    21 Mars 2008 @ 3:35 pm

    Predhat kane 50 vjet ne Vlore dhe asnje incident nuk ka ndodhur. Ne qofte se do te nxirren ne siperfaqe nga kontakti me ajrin do te shperthejn menjehere , aktiviteti i tyre me kalimin e kohes shkon ne nivelin zero.

  55. ardi Shkruaji mesazh privat thotë:

    21 Mars 2008 @ 3:38 pm

    Ju lutem disa shkruajn gjepura , per turizmin ngjarja nuk do te kete asnje efekt negativ sepse sot si ne Tirane apo NewYork mund te shperthej ndonje kamikaze dhe shkon per lesh. Sa akte terrorrise ndodhin en Spanje ,Egjipt,Turqi dhe turistet mbas pak muajsh i ke perseri atje. Mendoj qe sivjet ne Shqiperi do te kete me shume turist sesa vitin e kaluar ngaqe do te anetaresohemi dhe ne NATO cfare do te krijoj imazhin e nje vendi PERENDIMOR.

Burim RSS për komentet · TrackBack URI

Shkruaj një koment (login)


Peshku ruan të drejtën të fshijë ose zbehë komentin që po dërgoni, sidomos nëse:
1) komenti fyen autorin, komentuesit e tjerë apo persona publikë
2) komenti është jashtë teme
3) komenti është shumë i gjatë
Nuk kemi qejf të censurojmë askënd, por ama diskutimet në faqe duam t'i mbajmë civile dhe të sjellshme.