Identifikohu



Regjistrohu

Gjimnazistët

Dy perspektiva mbi jetën e një gjimnazisti/eje në Shqipëri. E para, nga një gjimnazist në Tepelenë dërguar gazetës Shekulli, i cili i përgjigjet atyre nga jashtë që sipas tij kanë harruar vështirësitë e jetës në rrethet e Shqipërisë. E dyta, nga një gjimnaziste tek Sami Frashëri dërguar po gazetës Shekulli Gazetës Shqiptare, e cila i përgjigjet kritikave të medias ndaj jetës së shthurur të gjimnazeve të Tiranës. Me fjalët e tyre, gjimnazistët përshkruajnë dy realitete krejt të ndryshme.

Nga Tepelena, anonim shkruan:

Kam lexuar se ju që jeni jashtë Shqipërisë, me studime dhe në emigracion, thoni pse nuk rrinë njerëzit në Tepelenë, pse nuk kthehen njerëzit në Tepelenë? Ideja është e mirë, por a e keni harruar jetën këtu? Sikur ta donit kaq shumë (Tepelenën) pse nuk qëndruat? Unë jam 17-vjeç dhe mbarova vitin e tretë në gjimnaz. Nuk bëhet shkollë fare, shkonim sa të merrnim një notë. Ky është viti i fundit dhe mundësitë për të qëndruar këtu janë zero. Nuk ka asnjë të ardhme dhe jeta është bosh. Nuk ka asnjë argëtim. Bëjmë ndonjë çik qejf kur bëhen ekskursione në Sarandë, se i shpëtojmë pak realitetit tonë. Aty jemi dhe me lirshëm me ndonjë vajzë që kemi qejf, se në Tepelenë as që bëhet fjalë për lidhje apo çifte, siç janë në Tiranë apo jashtë. Këtu pëlcet sherri.

Ç’të bëj unë në Tepelenë? Ditët i shtyjmë në kafenetë e lodhura të Tepelenës, herë tek Kalaja e herë tek lokali i Alemit. As që bëhet fjalë për një aktivitet, për kërcim, për sport, për dashuri, siç ja ka ënda moshës. Realiteti na detyron të sillemi si të mëdhenjtë, të kemi grupin tonë dhe të shikojmë si të fortë ata që nuk na pëlqejnë. Jemi të lodhur duke parë të njëjtat fytyra; ca janë si monstra, ca janë si të lodhur nga jeta, dhe atë vajzë që mund të pëlqejmë e pëlqejmë fshehurazi. Kush merret me fisin e saj xheloz?!

Shumica e ditës kalon në Internet-Kafe, ka nja dy këtu. Ndonjë ditë vemi dhe në Ujë të Ftohtë, por edhe ai vend është bërë kufomë, nuk shkon më njeri, dhe ambienti është i qelbur. Duke marrë këto parasysh, sa të më dalë ndonjë rast, do iki dhe unë nga ky vend dhe do bëj si atdhetar nga jashtë…

Nga shkolla Sami Frashëri në Tiranë, Juli Loloçi shkruan:

Të jesh nxënës/e e Sami Frashërit, sipas një të përditshmeje shqiptare që ka edhe një suplement enkas për gjimnazistët, do të thotë të mos paraqitesh absolutisht asnjë ditë në shkollë, të merresh me gjithçka, deri te dëfrimet e shthurura, dhe në fund të saj të diplomohesh me rezultate maksimale. Rregullisht, gjatë paraqitjes së përditshme në mjediset e shkollës, sipas po kësaj të përditshmeje, duhet vetëm që të tregojmë aftësitë tona për të konsumuar substanca joligjore (emrin e të cilave nuk ma lejon etika t’i përdor); të fyejmë drejtorin, stafin e mësuesve, si dhe uniformat blu të Bashkisë dhe të qarkullimit rrugor që vejevijnë me makinat policore; t’i njohim të gjitha rrugët dhe veçanërisht rrugicat sepse duke qenë nxënës me mirëqenie të mirë, mund të frekuentojmë të gjitha skutat me një person ose në grup.

Por këto nuk janë të gjitha, pasi ne mund të flasim pambarim për imazhin që mund të ketë krijuar një reporter gazete mbi nxënësit e kësaj shkolle, e krahasuar me imazhin që kanë realisht për veten 1200 nxënës që studiojnë në këtë shkollë, pa përfshirë edhe familjarët se, në të kundërt, do të përfshihet një komunitet i tërë. Ajo çka nxënësit e shkollës kanë dëgjuar nga media dhe opinioni publik këto ditë, kanë qenë shpifjet më vulgare që mund të drejtoheshin ndonjëherë për moshat 14-18 vjeç. Të gjithë e dimë që këto vite janë mosha më delikate, si për vajzat edhe për djemtë sepse shpërthimi hormonal ndikon në gjendjen e tyre shpirtërore, fizike, por shumë edhe në atë emocionale. Një deklaratë apo shkrim i paqenë, pra i bazuar në asgjë ose në raste tepër sporadike dhe të shkëputura, mund të ketë një ndikim dhe ngarkesë emocionale të paparashikueshëm në nxënës të caktuar, duke kaluar edhe në krizë ose depresion psikologjik.

Por disa njerëz nuk i kuptojnë dot natyrën e njeriut si qenie humane, sepse ndoshta nuk ka mundur të arrijë të klasifikohet nga shoqëria njerëzore në të tillë dhe fillon e shkarkon te pjesa më delikate e shoqërisë, tek disa gjimnazistë adoleshentë. Është për të ardhur keq që bëhet një gjykim i tillë, që jo vetëm është i pabazuar, por edhe pa etikë morale, që ka sjellë zemëratën jo vetëm të nxënësve, por edhe të familjarëve të tyre. Një frymë dhe një politikë e tillë jo vetëm që nuk tregon vlera e virtyte, por mund të themi që demoralizon zhvillimin dhe në ecurinë përpara të shoqërisë. Këto radhë që hodha në këtë opinion modest janë disi të sinqerta, sepse në momentin e parë që dëgjova për spekulimet që ishin bërë ndaj shoqërisë sime, komunitetit që më rrethon çdo ditë e pse jo edhe mua vetë, u shqetësova tej mase.

Në gjimnazin tonë, si dhe në shumë shkolla të tjera të arsimit të përgjithshëm, procesi i nxënies e i studimit është krejt normal, e kjo duket nga rezultatet që dëgjojmë vit për vit jo vetëm në universitetet në vendin tonë, por kudo në botë. “Samiu” vazhdon të jetë në top-listë për maturantë elitarë, për të rinj që paraqiten me dinjitet në universitete brenda dhe jashtë vendit. Kërkesa e mësuesve dhe e stafit në përgjithësi, vazhdon të jetë në nivelet maksimale të mundshme, në saje të stafit të përzgjedhur që ka çdo gjimnaz. Rregullat, nga ana tjetër, janë rregulla dhe duhen respektuar. Siç ne nxënësit themi që kemi të drejtat tona e duam të na i respektojnë, kemi edhe ca detyra që duhet t’i përmbushim. Mund të ketë përjashtime për një pjesë shumë të vogël, që mund të pëlqejnë të bien disi në sy e të thyejë disa rregulla dhe si shkak i moshës, por jo në përmasa vulgare e në sjellje ordinerësh. Ne ndihemi krenarë se nga shkolla jonë kanë dalë nxënës që janë figura e personalitete, dalin njerëz e intelektualë, që mbi gjithçka kanë një sjellje të lartë qytetare.

*Nxënëse e vitit të katërt në gjimnazin “Sami Frashëri”

Shenim nga Peshku: ky seksion i Peshkut moderohet nga Alisa Tirana. Alisa eshte zotuar ta kete fshesen e pastrimit te komenteve me te serte se fshesa e zakonshme e Peshkut… ne sherbim te diskutimit konstruktiv, sigurisht.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

37 Komente »

  1. Cheney thotë:

    12 Nëntor 2007 @ 9:03 am

    Nga nje ekstrem ne tjeterin.. realiteti ne shkolle te mesme O personal!

    Ta marr vesh une, Berti i Samiut akoma aty o? Bente ‘fiskulture’ pisi dhe na duhej ne ti hiqnim ‘etjen’…

  2. Danieli Shkruaji mesazh privat thotë:

    12 Nëntor 2007 @ 4:22 pm

    Te dy shkronjesit per mendimin tim kane te drejte qe shkruajne keshtu. I pari nga Tepelena qe eshte ne moshen me te bukur te jetes se tij dhe i vret ditet neper kafenera si pensionistet apo me fjale te tjera shtyn ditet e jetes pa asnje motiv. Keto ofron Tepelena apo qytete te tilla te kategorise se trete pa asnje veprimtari kulturore-sportive apo edhe mentaliteti i njerezve qe vyshk para kohe rinine.

    E dyta eshte per gjimnazet ne Tr dhe pikerisht per ate Sami Frasheri.
    Gazetaret cfare nuk shpikin apo trillojne vetem per te bere sadisfaksion apo per te terhequr vemendjen se c’behet ne gjimnazin filan apo fistek. Pa e marre parasysh hic se ata gjimnaziste jane shume te ndjeshem duke marre parasysh moshen e tyre te re dhe impulsivitetin e moshes.
    Kam lexuar keto kohet e fundit pikerisht te gazeta Shqiptare per ata artikujt e “famshem” Cuni dhe goca me popullore apo kush e ben ligjin tek Petro Nini dhe “bull shit” te tilla qe nuk te cojne asgjekundi vetem te sjellin neveri.
    Lind pyetja: Pse vetem per keto gjera shkojne ne shkolle gjimnazistet apo rinia ne Shqiperi se kush vishet me sexy apo me ekstravagante apo kush eshte me popullor???
    Ku jane lajmet per veprimtarite mesimore sportive kulturare. Ku jane lajmet per spartakiadat qe behen ne lendet e ndryshme brenda dhe jashte vendit?
    Pse more pseudo gazetare e vrisni shpirtin dhe vlerat e gjimnazisteve me lajme te pavlera dhe nuk jepni dicka qe ti inicioje te ecin perpara dhe te behen dikush ne jete! Pse jua vrisni endrrat pa i filluar akoma mire?!

  3. rinev bever thotë:

    12 Nëntor 2007 @ 7:17 pm

    Ne shkrimin e pare me keqardhje verej nje realitet te zymte pa buzqeshje , tek i dyti kuptohet flitet per nje nga shkollat me me emer ,por me duket sikur nje nga anetaret e keshillit pedagogjik eshte autori i shkrimit(me fal po qe se flas kot).

  4. anila thotë:

    12 Nëntor 2007 @ 9:00 pm

    Pershedetje dhe urime Peshkut

    Me vjen mire qe rubrika quhet “Gjimnazistet”. Eshte pikerisht nje suplement i krijuar qe nga 1 tetori ne “Gazeta Shqiptare” dhe del bashke me gazeten cdo te merkure. Si cdohere, duke mirepritur te gjitha komentet, (dhe pse komenti i gjimnazistes se Sami Frasherit, eshte botuar ne GSH dhe jo ne Shekulli, ose mund te jete botuar tek te dyja), madje edhe ato negative per suplementin apo daljen ne pah te atyre gjerave qe nuk na pelqejne tek gjimnazistet, ne jeten e tyre shkollore, gjithcka ka te beje jo vetem me vlerat edukative dhe dhenien e informacionit per nje brez qe nuk e ka nje suplement te vetin ne nje nga te perditshmet me te medha ne vend, por edhe per t’u bere publicitet te domosdoshem ketyre shkollave, per te vene ne dijeni prinderit e ketyre gjimnazisteve se c’ndodh ne keto gjimnaze, dhe per te marre prej tyre, ne rubriken letra te gjimnazisteve, opinionet e tyre.
    Nuk jam dakord me mendimin e ndonje parafolesi ne kete forum se nuk veprohet mire kur del vajza apo djali me popullor i shkolles. Per sa kohe qe shoket dhe shoqet e tyre i vleresojne te tille, pse jo. E pse nuk duhet te pranojme ne, qe gjimnazistet e shtyjne kohen neper kafene, apo bejne c’eshte e mundur per te ikur nga oret e mesimit? Ne nje gjimnaz ne Tirane, tre klasa kishin protestuar duke u larguar nga shkolla, per te mos bere provimin. Ne nje tjeter, vetem per nje sherr te ndodhur, jane perjashtuar nga shkolla 2 adoleshente e keshtu me rradhe.
    Ju te gjithe, do te zbuloni padyshim (dhe pse mund te keni kritika) jeten e gjimnazisteve ne tirane pikerisht ne suplementin gjimnazistet cdo te merkure ne Gazeta Shqiptare. Shume shpejt, kjo do te perhapet edhe per gjimnazet e rretheve te tjera te vendit.
    Pershendetje
    Anila
    Kryeredaktore e GSH

  5. Leon thotë:

    12 Nëntor 2007 @ 9:19 pm

    anila,
    Nuk do te ishte me mire sikur gazeta juaj te promovonte suksesin e gjimnazisteve shqiptare, sesa “tekat” dhe “prapesite” e jetes adoleshente?
    Ne shqiperi eshte shume e vertet jeta, te letra e gjimnazistit nga Tepelena.
    A ka me skandal se nje djal 17 vjec rri lokaleve me duhan dhe ekspreso me keqe se pensionistat??
    C’fare dreq rinie eshte kjo?
    Une do t’ju beja thirrje qe gazeta juaj ne bashkepunim me shkollat te inkurajoje nxenesit shembullor, duke hequr nga truri i adoleshences se shkolla eshte kot dhe te na rroje Italia me Greqin.
    Ka shume menyra per ta bere kete iniciative te sukseshme.
    Si p.sh. intervistat me nxenesit e sukseshem dhe endrrat e tyre.
    Pasqyrimi ne suplementin tuaj te aktiviteteve sportive dhe muzikure si edhe nje stimulim financiar sado simbolik te jete.
    Fare mire mund te nxitni miqesine midis shkollave dhe shkembimeve te ideve dhe pervojave.
    Edhe do te shtoja se mund te sillni pervoja edhe nga jashte shqiperise te shkollave, ku do te shihet qarte qe jo cdo gje eshte perfekte edhe “jashte”.

  6. shefi kuadrit Shkruaji mesazh privat thotë:

    13 Nëntor 2007 @ 1:12 am

    Leon mire e ke ti po cpret ti nga Anila qe per vete eshte produkt i atij realiteti te keq te cilin ajo dhe gazetaret si ajo e qelbin akoma me shume ne mungese te aftesise per te zhbiruar tema me te thella. Te lexosh keto pseudogazetaret tone te duket sikur ne shqiperi cdo gje ka marre rrokopujen dhe nuk ka asgje te hajrit. Por e di shume mire qe ka edhe sot nxenes te mire neper shkollat shqiptare qe vijne nga familje me kerkesa, ka shume syresh qe sillen me dinjitet dhe respekt. Fatkeqesisht sorrollopi medioker gazetaresk sot ne shqiperi nuk e ka aftesine te kape kesi gjerash fine ndaj dhe thurrin te tilla bejte neper gazeta te paafta qarkullimi i te cilave duhet te ndalohet me ligj pasi ndot psiqiken e qytetarit normal.

  7. Cheney thotë:

    13 Nëntor 2007 @ 3:39 am

    Mir e ke ti ore shefo, ka nxenes te ngjinjur plot, ka nxenes puntore dhe me vizion pertej atij te atij djaloshit tepelenas, por nga ana tjeter gjimnazet vuajne dhe si rrjedhoje vuajne dhe gjimnazistet.

    Kemi folur goxha per profesionalizmin e gazetave dhe gazetareve tane, qe kur tregonin ato historite e banjove te gjimnazeve duke i shoqeruar me foto gjimnazistesh te ulura ne gjunj. Por kjo sdo te thote se problemet e gjimnazeve nuk duhen gjurmuar dhe nuk duhen ekspozuar..thjesht, me me shume profesionalizem..

  8. Leon thotë:

    13 Nëntor 2007 @ 12:07 pm

    Shef,
    Mua me pelqen ideja e aniles.
    Thjesht nje sugjerim bera dhe shpresoj qe ta marre ne konsiderate.
    Mos te harrojme se media shqiptare ka bere perparime te dukshme,por i mungon pervoja dhe vuan nga naiviteti.
    Ne qe jetojme jashte Shqiperise e shohim me qarte pasi ku jetojme kemi eksperienca te tjera dhe jemi te rrethuar nga profesionalizmi gazetaresk.
    Po eshte e vertet qe duhet kritikuar gazeta Shqiptare, por do me pelqente ne te njejten kohe edhe t’ju sugjeronim dicka pozitive, apo tu jepnim shembuj konkrete te shtypit te huaj qe ndjekim.
    Si perfundim aniles do ti shtoja qe probleme ka ne shkollat shqiptare si kudo ne bote,por nuk eshte halli te pranimi i problemit,por tek zgjidhja!!
    Nuk mendoj se eshte zgjidhje pasqyrimi dhe inkurajimi i i “kafeneve” dhe videove seksuale apo te dhunshme.
    Eshte ceshtje balancimi dhe aftesia te njohesh situaten pas lajmit qe shkruan ne gazete.

  9. AlisaT Shkruaji mesazh privat thotë:

    13 Nëntor 2007 @ 12:10 pm

    Klajdev..

    cfare po ben Mjaft per problemin e diferencave kaq te medha midis periferise dhe qenderes? A ju ka rene ne sy? Si e shikoni ju problemin? flm, alisa

  10. AlisaT Shkruaji mesazh privat thotë:

    13 Nëntor 2007 @ 12:18 pm

    Leon,

    por mund te argumentojme, qe duke i bere publike fenomene te tilla, i shtrojme ato per diskutim dhe detyrojme institucionet qe te bejne punen e tyre. Ne se ne gjimnaze nuk ka autoritet mesuesi, apo nuk behet mesim dhe institucioni, ministria, nuk vepron per te ndryshuar gjendjen, atehere nje artikull-skandal gazete ndoshta nuk eshte zgjidhja me e keqe.

    Por ndoshta, GSH duhet te hapi njehere edhe skandalin e provinces, edhe pse pa seks dhe eksese alkoli e droge. Apo, e keni bere, Anila? Si e shihni ju, atehere, problemin?

  11. ados thotë:

    13 Nëntor 2007 @ 1:03 pm

    Ah Sami Frasheri..aty kam mbaruar gjimnazin…top one!!

  12. cheney thotë:

    13 Nëntor 2007 @ 2:22 pm

    AlisaT,

    Perse duhet te jete ”artikull-skandal” perse mos te jete artikull konstruktiv? Perse mos te jete nje nisme konstruktive, ku te vihen re defektet dhe te shtrohen alternativa? Jane pyetje retorike gjithsesi..

  13. AlisaT Shkruaji mesazh privat thotë:

    13 Nëntor 2007 @ 2:49 pm

    Sepse, ne Shqiperi nuk kemi arritur akoma ne ate stad qeverisje ku problemet po nuk u trajtuan si skandal nuk shihen fare si probleme? … mbase … gjithsesi

  14. Aiglon thotë:

    13 Nëntor 2007 @ 4:09 pm

    Kam mbaruar te gjuhet e Huaja ne Tirane, A.Vokshi… mbas vitit te trete, nuk kishte nje dite te vetme te mos linim nga nje a dy ore per ndonje kafe. Lende te tipit histori, informatike, fiskulture, fizike…

    Kur iknim, perfundonim te Deusi, per kafe, thashetheme, duhan, tek tuk dhe konjak dhe ndonje vajze. Biseda boshe por prape te kendshme pasi ishim si te varur ne kohe pa fijen e ndonje pergjegjesie. Gjimanazi? Nuk me ka sherbyer per shume, vecse me ka lene kohe te lire, qamet, per te punuar ne ato cka vertete me interesonin.

    Dhe nje gje. Vetem mos thoni me qe Samiu apo Petro Nini apo Qemali etj jane shkolla te mira se studentet tane ja dalin me suksese te shkelqyera jashte shtetit. Studentet tane ja dalin mbane sepse ata kane ambicie, jane kembengules dhe NUK KANE tjeter zgjidhje vecse suksesit. Ne krahasim me studentet europiane, ne na mungon dija dhe metoda, por kete e kompensojme me vullnetin e sakrificen.

  15. Koth thotë:

    13 Nëntor 2007 @ 6:02 pm

    Alise,

    nuk e kupton fare qe pse Tema eshte vdekur ?

    e para sepse asnje nga pjesmarresit e peshkut nuk eshte ne ate moshe, e dyta shumica kane perceptime perendimore qe nuk i pershtaten ketyre te Shqiperise.
    e treta, keta qe jane ne Shqiperi, te martumit e kam fjalen i kane ne moshe te vogel dhe nuk mund te ngresh opinion empirik
    e katerta, vete adoleshentet shqiptare as qe e rrujne per keto problemet qe ngre shkrimi.

  16. tropizma Shkruaji mesazh privat thotë:

    13 Nëntor 2007 @ 6:14 pm

    Alisa, thashe njehere te shkruaja 2 fjale, po se si me vjen te them gjera qe dihen. A them ndonje gje te re po te them, si e ilustron Aigloni, qe jeta gjimnaziste ne Tirane, pervec (shyqyr) nje lirie me te madhe seksuale, nuk eshte cilesisht ndryshe nga pershkrimi i djalit tepelens? Ndryshimi i madh eshte ideja qe gjimnazistet kane per veten, sic e ilustron artikulli i dyte. Te tema tjeter po diskutohet per kokorocin.

  17. anila thotë:

    13 Nëntor 2007 @ 6:20 pm

    Ej pershendetje te gjitheve
    Tani ju lexova sepse sapo ndava faqet e “Gjimnazistit” qe neser publikohet ne GSH. Perfundimisht, dikush ketu nga parafolesit tha ketu qe te gjithe jane shume te rritur dhe nuk u intereson tema e gjimnazisteve. Ndersa nje tjeter pretendon se pse ne, ne gazete merremi vetem me skandalet. Sepse per ne, lajmi i keq eshte lajm i mire. Eshte parim gazetaresk, me vjen keq per te gjithe, jo vetem ne Shqiperi. Ne suplementin gjimnazistet ka problematike te shkollave ne ndryshme ne Tirane. Sigurisht, per te gjithe te interesuarit qe e kane ndjekur apo duan ta ndjekin, ka edhe lajme te mira sigurisht. Psh, aktivitete kulturore te shkollave, aktivitete jashte mesimit, publikohen letra te nxenesve apo poezi te tyre. Nese doni ta lexoni, edhe ky aspekt pozitiv eshte.
    Neser ne faqet e suplementit gjimnazistet, ju do te keni mundesi te shihni jeten e profesionales se Ekonomikut ne kryeqytet. Gjimnaziste qe kane me shume se tre jave, qe s’bejne asnje ore mesim; gjimnazistet qe rrine nga mengjezi deri ne dreke Kafe-llafe; gjimnaziste qe ne shkolle konsumojne hashashin duke thene: o sa mire qe s’bejme mesim, dhe gjimnaziste qe nuk duan tia dine se ka nje rregullore ne shkolle per uniforme apo jo. Te gjitha keto do te shkruhen dhe do te dokumentohen me foto. E pse duhet te paragjykohemi ne te GSH nga ndonje parafoles se duam te nxijme realitetin? E pra ky eshte realiteti. Sigurisht, ne kemi faqen tone te psikologes, kemi komentet tona qe duhet te nderhyje drejtoria arsimore te vendose rregull, apo politikat e reja arsimore qe duhet te ndermarre ministria e arsimit. Keshtu qe, “gjimnazistet” e GSH, i vjen ne ndihme atyre, prinderve dhe mesuesve, dhe aspak sikurse mund te pretendoje ndokush se nuk ka vlera edukative. Secili e sheh vete situaten, por mire eshte te lexoni ndonjehere edhe Gazeta Shqiptare.
    Diskutim te mbare ne forum
    Anila
    Kryeredaktore e GSH

  18. AlisaT Shkruaji mesazh privat thotë:

    13 Nëntor 2007 @ 6:26 pm

    Koth,

    mbase eshte ashtu si thua ti. Por mbase eshte edhe ashtu si thote Anila. Lajmi i keq eshte lajmi i mire. Me nje fjale, kur tek peshku del ndonje lajm i keq, le te themi seks ne banjot e shkolles, plas nje vemendje e jashtezakonshme, me dhjetera komente pasojne njera-tjetren. Jane po te njejtit njerez qe Koth i klasifikoi aq bukur qe kane interes per temen.

    Ndoshta eshte ajo qe thote tropizma mbrapa fjaleve te saj: njerezve nuk ju pelqen ballafaqimi sepse ju duhet te vrasin mendjen seriozisht, sepse nuk ka shume vend per reaksion por duhet te argumentojne, dhe po ta bejne kete do dalin pastaj tek ai fakti qe aq bukur e ka kapur tropizma.

  19. Danieli Shkruaji mesazh privat thotë:

    13 Nëntor 2007 @ 6:29 pm

    Per gjimnazistet do te thoja qe e vetmja rruge per te realizuar endrrat e tyre eshte ushtrimi i te gjitha mundesive the forcave per ta bere endrren e tyre realitet. Me nje fjale studimi intensiv secili ne prirjen qe ka.

    Nese shkolla dhe organet shteterore nuk jua ofrojne kete mundesi per argetim dhe aktivitete, vete gjimnazistet dhe studentet te organizojne aktivitete te tilla.
    Une nuk po jap receta se qysh te behet dhe nuk po them se kjo qe them une eshte me e mira. Une po jap vetem disa alternativa sepse me vjen shume keq qe rinia jone eshte katandisur ne pike te hallit.
    Si cdo shqiptar edhe une e kam mbaruar gjimnazin ne vitet e demokracise dhe ishin vitet me te keqija mund te them kur shkolla dhe shteti as qe e vrisnin mendjen per gjimnazistet por ne si klase dhe shoqeri benim cmos qe ta kalonim sa me mire me aktivitete qe i benim vete, si sportive edhe kulturore edhe mesimore.

    Per nje njeri vitet e shkolles se mesme jane ato qe jane me te bukurat sepse eshte mosha qe e ka kete privilegj keshtu qe nese e menaxhon ashtu sipas mundesive qe ke ne menyren me te bukur te lejueshme per mundesine dhe kohen do ta kujtosh me nostalgji per gjithe jeten.

    Une per vete nuk i nderroj vitet e gjimnazit qe kam bere ne Shqiperi me asnje vend tjeter qofte perendimor qofte cfare te doje.

  20. Danieli Shkruaji mesazh privat thotë:

    13 Nëntor 2007 @ 7:33 pm

    Po c’rendesi ka zene apo nuk zene dashnore…te zene dashnore sa te kenaqen, problemi eshte qe artikujt e gazetave te jene sa me realist dhe te mos e gjejne lajmin tek banalja dhe historite banale se pastaj e humbasin vleren dhe nuk e permbushin misionin te cilit i kane vene vetes.

  21. INA thotë:

    13 Nëntor 2007 @ 7:59 pm

    Znjsh. Anila,
    Nje pyetje kam; pasi une vete s’e kam lexuar suplementin, ndonje nxenes te dalluar nxirrni ju, ndonje qe fitoi konkurs (jo bukurie), ndonje qe ka marre pjese ne olimpiade (n.q.se behen akoma) etj…etj…????

  22. anila thotë:

    13 Nëntor 2007 @ 8:06 pm

    Po ina, sigurisht qe nxjerrim. Kush ka suksese per te publikuar, i ka te gjitha, (per aq sa mund te mbledhim) ne faqet e suplementit Gjimnazistet ne GSH. Ju sugjeroj ta lexoni neser gazeten. Mos kurseni 50 leke, ose lexojeni ne internet, ne pdf. Pas kesaj nese keni sugjerimi, i beni. Forumi i peshkut padyshim do te jete i hapur
    pershendetje Anila

  23. Naimi Shkruaji mesazh privat thotë:

    13 Nëntor 2007 @ 10:18 pm

    çfare kisha per t thene GSH e thashe por ma fshin komentin. Kerkoj falje nqs kam fyer familjen Hoxha.

    Persa i perket temes do ti them atij çunit nga Tepelena qe te gjej kurajon ti futet mesimeve. Le te provoje te shkoje ne Tirane njehere pastaj te shikoje ndonje mundesi per te ikur jashte shtetit.

    Ndersa asaj vajzes nga Tirana do ti rekomandoja te dali ndonje xhiro jashte qendres se Tiranes ose edhe ne rrethet e tjera. Jam i sigurt se do mesoj me shume gjera se ç’mund te mesoj per nje vit rresht tek Sami Frasheri.

  24. INA thotë:

    13 Nëntor 2007 @ 10:39 pm

    Une nuk e di sa e realizueshme mund te jete qe keta te rinj te bejne ndonje shfaqje teatrale (s’eshte nevoja te jene origjinale), apo te merren me sport. Kur isha ne gjimnaz, vete shkoja ne basketboll, nuk ishte synimi im te behesha basketbolliste me profesion, por me dukej nje kalim kohe me i mire per mua ne ate periudhe sesa te rrija para televizorit duke pare “Beverly Hills 90210″ dhe ne te njejten kohe merresha me aktivitet sportiv. Eshte mekat qe gjithe ajo energji rinore te mos shfrytezohet, por bien adoleshentet pre e alkoholit, duhanit…
    Sa per te dashuruar, nuk jam kondra, vetem mos te tregohen te pacipe kur vjen puna tek ndjenjat (t’i nxjerrin shoqet me celular e pastaj t’ua tregojne shokeve).

  25. Pjer Thomas thotë:

    13 Nëntor 2007 @ 10:46 pm

    Gjimnazistit nga Tepelena, do ti kujtoja se po te mirrej me mesimet, librat, s’do kish kohe te na thosh mbrroçkulla mbi femrat dhe varferine e jetes ne Tepelene. Mos valle kendej ne perendim, kercejne per nate, Jo. Vetem te premteve apo te shtunave, te rinjte shkojne neper ato diskot dhe kercejne. Ditet e javes i kalojne ne shtepi, dhe jo klubeve si ne Shqiperi. Kuptohet ngaqe dhe mesimi mbaron rreth ores 4-5 e mbasdites, dhe ngaqe kompiutrin e kane ne shtepi. Po te dalesh p.sh. mbas ores 6 te darkes , do te shohesh tek-tuk ndonje shkollar/student qe nxiton te kthehet per shtepi, puntoret, tekniket, nenpunesit qe kthehen nga puna, dhe me vone do te shohesh te rinj emigrante (puntore) si dhe te rinj vendas (me pak) qe mbushin sado pak rruget, klubet. Studentet dhe gjimnazistet i ke neper shtepira. Neper qytetet e vogla nuk sheh kembe njeriu mbas ores 7, vetem neper qytetet e medhaja, ku bredhin kotsekoti, te papune, puntore, te droguar, te ndare, te pastrehuar etj., por jo gjimnaziste e studenta.
    Per gjimnazisten e Tiranes , do te thoja se nuk kisha pare femer me te çoroditur, nga njera ane pohon se ato qe kane shkruar gazetat, pra per shthurjen e nxenesve, futjen e tyre rrugic me rrugic, e nga ana tjeter , me poshte, me flet se ato te gazetave jane poshterime qe u behen nxenesve dhe prinderve , si dhe komunitetit. Fajin ne fakt nuk e ka ajo , por ministri i Arsimit me tere burokratet qe e rrethojne.

  26. nev thotë:

    13 Nëntor 2007 @ 11:53 pm

    Tema e gjimnazeve eshte shume e hapur, por fatkeqsisht ne marrim gjithmone gjerat e keqija dhe jo gjerat e mira te ketyre gjimnazeve, ne skemi vetem negative kemi dhe pozitive ne shume nga keto gjimnaze ka nxenes shume te mire qe studiojne, konkurojne dhe madje jane dhe shume aktore shume te mire, shkrimtare shume te mire futbollist shume te mire, basketbolliste shume te mire mund te hapen dhe tema te tjera te cilat i interesojne ketij brezi, Edhe psikologia eshte nje zgjidhje mjaft e mire, shume adoleshente nuk flasin me prinderit i duket se te flasesh me prinderit eshte tabu nderkohe qe mund te gjejne aty nje shok ose nje shoqe shume te mire. Mund te merret dhe nje prind qe flet ne shume shkolla ka dhe prinder te aktivizuar ne shkolle qe merren me problemet e perditshme te femijeve. Gjithesesi ideja e GJIMNAZISTEVE eshte shume e mira nga Gazeta Shqiptare, ndashta ky brez duhet te kete me shume hapesire….

  27. ados thotë:

    14 Nëntor 2007 @ 12:37 pm

    Cfare eshte GSh..??

  28. nevi thotë:

    14 Nëntor 2007 @ 6:51 pm

    G.SH. Do te thote Gazeta Shqiptare, do te thote gazetari, do te thote gazetari e vertete do te thote realizem, do te thote eksperiece do te thote LEXONI GAZETA SHQIPTARE

  29. minator thotë:

    14 Nëntor 2007 @ 7:33 pm

    Une nuk e di nese jam ne gjendje te jap keshilla nga Brukseli apo Amsterdami per te rinjte tepelenas ti “futen studimeve” dhe ta lene “dashurine.” Mbase eshte ceshtje moshe dhe gjenerate. Lodhet robi. Nuk jane te gjithe minj librash. Nuk e dija qe te kerkoje diskoteka, sport, kercim, mundesi sociale qenka turp dhe papergjegjesi. Nejse, thelbi i asaj qe thoshte djali Tepelenas, per mendimin tim, ishte ketu:

    “As që bëhet fjalë për një aktivitet, për kërcim, për sport, për dashuri, siç ja ka ënda moshës. Realiteti na detyron të sillemi si të mëdhenjtë, të kemi grupin tonë dhe të shikojmë si të fortë ata që nuk na pëlqejnë.”

    Realiteti “na detyron te sillemi si te medhenjte.” Kemi grupin tone. Bejme si “te forte.” Etj, etj. Jeta provinciale shqiptare eshte e trishte, shume e trishte, dhe eshte cinike t’u keshillosh librat te rinjve qe jetojne ne ate far mizerjeje kulturore.

    Cuditerisht, vetem pak njohin e flasin ne Tirane per jeten provinciale. GSh-ja solli nje kontribut duke e kapur “provincializmin,” por duke qene se eshte nje gazete tabloide shpesh me nje nivel te rendomte do ta kape “krizen e pergjithshme adoleshenciale,” jo disnivelin qender-periferi. Periferia ka zaptuar Tiranen, por harrojme qe ka akoma periferi atje larg, e zhytur ne merzi.

  30. Naimi Shkruaji mesazh privat thotë:

    14 Nëntor 2007 @ 7:34 pm

    Edhe une Moza e dija ndryshe. Tani e kuptova pse ma kane heque komentin mbi GSH sepse e paskam pasur gabim.

  31. bonehead thotë:

    14 Nëntor 2007 @ 11:38 pm

    Une bie dakord vetem me Pjer Thomas. nuk kam asgje kunder shkrimit te gazetareve vetem e vetem qe te jete objektive dhe jo te japin mendimet e tyre per ngjarjet.
    Rinia shqiptare duhet ta dije se edukimi eshte nje hap per te PERBALLUAR veshtiresite e jetes dhe jo per te kaluar kohen. qe te dy studentet qe ankohen jane qaramane dhe nuk i respektoj fare. Nuk i respektoj sepse kane rene preh e imazheve televizive dhe te reklamave.
    Por edhe shqetesim te madh nuk e kam sepse ne fund te fundit ekonomia e cdo vendi do te kete nevoje per pune krahu dhe vajza qe punojne neper semafor dhe kryqezimet e rruges.
    Problem eshte per prinderit qe mendojne se mos femijet u vene ne shkolle per te mesuar; te pakten keto artikuj do t’u hape syte per te pare realitetin e gjerave.
    Dhe sa per suksesin e femijeve shqiptar neper shkollat e huaja veshtire ta besoj, sepse me te marre klasat e shkolles me nga 2-3 vetem e vetem te mbarojne shkollen sa per te pate nje diplome nuk eshte gje e zgjuar. Por prape ka nje numer te madh te rinjsh qe vazhdojne te rrijne rrugeve dhe kafeneve dhe edhe pse ne moshe te rritur prape me mendje kane mbetur ne gjimnaz.

  32. bonehead thotë:

    14 Nëntor 2007 @ 11:51 pm

    Minatori thote “Lodhet robi. Nuk jane te gjithe minj librash.” E vertete eshte por ngaqe nuk hape librin s’do te thote qe te rrish kafeneve dhe te harxhoh kohen kote. megjithate ajo eshte gje individuale.
    “Jeta provinciale shqiptare eshte e trishte, shume e trishte, dhe eshte cinike t’u keshillosh librat te rinjve qe jetojne ne ate far mizerjeje kulturore.” Jeta provinciale ne U.S. eshte akoma me keq, sepse ketu mosha e re as nuk pi alkohol legalisht dhe eshte e ndare me kilometra te tera nga gjitoni jo me nga qendrat e qytetit. por mbase zotrote jeton ne city, ku cdo gje ndryshon. keto qe thoni ju jane justifikime, dhe personalisht besoj qe njerezit qe vetem qahen dhe justifikohen jane njerezit e “ciket” dhe te pavendosur ne jete.
    njerezit qe e duan jeten e gjejne menyren per t’a permiresuar ate dhe nuk kane nevoje per te fryre gjoksin ne publik.

  33. bonehead thotë:

    14 Nëntor 2007 @ 11:57 pm

    Shpresoj qe suplementi te vazhdoj kete rruge por te perhapet neper provinca sepse ka shume me shume probleme ne qytezat e vogla sesa ne qytetet e medha.
    Sa per te rinjte shqiptare: “Kjo eshte koha me e mire per te mesuar, (ne kete moshe dhe jo gjendja ne shqiperi)sepse cdo gje eshte 100 here me e mire ne universitet, dhe ne te ardhmen do e kesh mundesine te besh cdo gje qe te te doje zemra dhe disa here me shume ose me mire.”

  34. minator thotë:

    15 Nëntor 2007 @ 3:39 am

    bonehead, nuk e di po sepse toni jot me duket teper, po teper, i ngjashem me sekretaret e shtepive te kultures ne kohen e qepes. Kete nuk ta them per ta ulur mendimin tend, te cilin e respektoj, as ty, por thjesht sepse kur flet me formula per jeten, kur i ndan njerezit ne ata qe dine te jetojne e ne ata qe s’dijne, dhe kur merr shembujt qytetet e Amerikes per te folur per tepelenen, ose eshte ceshtje moshe, ose eshte ceshtje perspektive e shtrembet. Nese eshte ceshtje moshe, respekte.

    Perndryshe, e perseris, eshte shume cinike, teper cinike, tu kundervishesh atyre qe jetojne ne rrethinat shqiptare pa drita, pa uje, pa asnje kenaqesi, pa libra, pa botime, pa makina, pa as televizione te hajrit, duke u tundur formula per jeten nga Idaho apo Kentucky (meqe zotrote jetoke neperiferi). Po ky eshte thjesht mendimi im, nuk ka nevoje te biem dakort.

  35. bonehead thotë:

    15 Nëntor 2007 @ 10:21 am

    Minator ti flet me keqardhje per rinine ne Shqiperi nuk flet me objektivitet, prandaj e kisha me ty. te qahesh per femijet e fshatit sic e thashe me lart perfshi ketu edhe qytezat e vogla eshte tjeter gje, por qe te ankohet rinia ne tepelene sepse nuk ka disco, bars dhe kudi gje tjeter se cfare mund te duan eshte gabim. ato per ate moshe qe kane ata nuk duhet te ekzistojne. mbas shkolle bej nje vrap ne qytet kthehu ne shtepi bej mesimet dhe as ajo dhe as kjo. se po t’e kesh mendjen dhe trupin bashke femrat e bejne veten lecke per te tu futur ne krevat. kjo eshte personale.
    nuk ka rendesi se ku banoj une ose ti. por po ta provosh njehere jeten ne zonat periferike te pakten per nje jave, zona qe nuk jane afer me colleges dhe jo turistike dhe pastaj bej krahasimin midis te dyjave; se ne fund te fundit te kalosh kohen ne kafene duke pire kafe dhe alkohol dhe thashetheme, eshte shume here me mire se sa jetosh ne mes te U.S. dhe te ndihesh sikur nuk ekziston.
    Sa per moshen time nuk ka rendesi por po te them qe kam qene vete ne kepucet e rinise shqiptare dhe nuk jame qare keshtu, por ama dhe ketu vuajta derisa me hyri ne tru se pa shkolle ketu nuk ke te ardhme, ose do te vuash shume.
    Nuk e di kush e ka thene saktesisht por eshte nje fjale e urte :”Burri i zgjuar eshte ai qe meson nga gabimet e tjetrit.”
    Qe do te mesoje kjo rini se sa punohet ne emigrim jame shume i sigurte sidomos per ata qe do ta perjetojne vete por po nuk i vune gishtin kokes qe tani dhe te mesojne nga gabimet e personave qe i kane bere perpara tyre dhe asgje nuk ndryshon.
    Sa per cinik edhe mund te jem por nuk e kam kurre me te keqe, vetem se indinjohem nga te rinjte qe shikoj ketu, dhe ketu e kam fjalen per moshataret e mi.
    ty te te behet hallall zemra qe ke por je shume i bute si person, ose te ka marre emigrimi per me mire se mua, dhe hallall prape te ta bej perendia por mbaj mend nje gje, “nuk perkedhelen ne shpatulla rinia pa dale vete ne jete.”
    later dude

  36. rinev bever thotë:

    15 Nëntor 2007 @ 9:15 pm

    Te gjithe ne qe po diskutojme per kete teme po perpiqemi te themi dicka, kendeveshtrimet jane te ndryshme mendoj se e tille eshte edhe mosha e bashkebiseduesve.Tepelena me sa di eshte katerigorizuar si qytet i kategorise se 3, kuptohet qe edhe niveli i jeteses ne kuptimin material eshte teper i ulet.Mendoj qe eshte jo e drejte per te dhene receta se cfare duhet te beje nje i ri i ketij mjerimi,te gjithe e dine se shkolla eshte ajo qe te hap dritaret ta fitosh jeten kollaj etj.Askush nuk e zgjedh dot vendlindjen pra atyre i ka rene per pjese te jetojne aty ku ha pula gure, ku ndoshta edhe vete drejtori i shkolles qe eshte nje privilegj nuk arrin dot te mendoje me shume se si do ta kaloj edhe kete 15 ditesh,

  37. lule thotë:

    15 Nëntor 2007 @ 11:19 pm

    Bonehead, toni dhe menyra jote te them pak nuk me pelqeu, po hiç fare..
    Sa per keshillat shume te vlefshme per rinine shqiptare ti kthehet mesimeve po ç’fare mesimeve, kur tere sitemi arsimor po shkaterrohet, pale kushtet mesimore, pale po te diskutosh nxitjen qe qe i krijon vendi ketyre adoleshenteve qe eshte zero duke pare te ardhmen e “ndritur” ne Shqiperi ,qe vetem intelektuali dhe profesionisti nuk po vleresohen. C’te te them ka shume nga ata nxenes qe duan te mesojne dhe mesojne ne ato kushte po e ardhmja qe shohin perpara eshte e nxirre ku vetem genjeshatri, hajduti, injoranti po çan perpara.
    Kurse ne Amerike, ohu sa ndryshe eshte, po qe se do mund te shkosh ku te duash dhe te çash nqs je i zoti, po s’deshe mund te pish kafe te pubi i lagjes. Pra nuk mund te japesh mend duke u nisur nga eksperiencat e tua per rrethana krejt te ndryshme.

Burim RSS për komentet · TrackBack URI

Shkruaj një koment (login)


Peshku ruan të drejtën të fshijë ose zbehë komentin që po dërgoni, sidomos nëse:
1) komenti fyen autorin, komentuesit e tjerë apo persona publikë
2) komenti është jashtë teme
3) komenti është shumë i gjatë
Nuk kemi qejf të censurojmë askënd, por ama diskutimet në faqe duam t'i mbajmë civile dhe të sjellshme.