Gjeneralët, në labirintin e korrupsionit politik
Nga Robert Permeti
Gazeta Tema
Që nga viti 1990 e deri sot, ushtria shqiptare ka aq shumë gjeneralë, sa nuk ta merr mëndja, shifra që duhet ta bëjnë ushtrinë të skuqet.
Ushtritë perëndimorë kanë një normë relative për të emëruar gjeneralët e tyre dhe kjo normë i referohet kontigjentit relativ prej katër deri në pesë mijë luftëtarëve. Kjo normë është edhe rregullatori i gradave madhore nëpër ushtritë perëndimore.
Por ç’ndodh aktualisht me ushtrinë e reformuar shqiptare? Po të numërosh gjeneralët shqiptarë, të krijohet ideja se ushtria shqiptare duhet të jetë me shifrat 100 mijëshe e jo 10 mijë e ca që është aktualisht. Raporti gjeneral-luftëtar sot është shumë disproporcional, aq sa është krijuar një raport qesharak, d.m.th., për çdo 800 luftëtarë ka një gjeneral.
Duke mos harruar kurrë që në ushtri ka pasur dhe ka kuadro ushtarakë të përkushtuar ndaj detyrës, me eksperienca e përvojë ushtarake, me pjesëmarrje nëpër misione si në Afganistan, Irak, Bosnjë, Gjeorgji etj., një pjesë e gjeneralëve të shfaqen herëpashere nëpër afera pilafi apo orizi, këpucësh ushtari, blerje veturash me tendera korruptivë, ndërsa së fundi, në aferat kriminale të Gërdecit.
Po nga na erdhën këta gjeneralë?
Më kujtohet në fillimin e viteve ’90, kur ushtria po rivendoste gradat, një oficer që ishte i sigurt që do të bëhej gjeneral, nxori nga sirtari një palë spaleta të gjeneralit rus, që i kishte porositur t’ia sillnin në zyrë, duke menduar se ashtu duhet të ishin spaletat e tij. Ky u bë gjeneral, por spaleta ruse nuk vuri dot, sepse duhej të merrte kthesën si demokrat i moderuar dhe të hiqej si dashamirës i Perëndimit e jo më i Lindjes. Me këta lloj tipa gjeneralësh nuk mund të ndodhte ndryshe, sepse duhet kuptuar se ku u kultivuan këta lloj gjeneralësh. Brenda katër mureve të Shkollës së Bashkuar dhe Akademisë Ushtarake, ky tip gjenerali vegjetoi për shumë vite, ndërkohë që kolegët e tij sakrifikonin maleve me borë e acar. Por e keqja nuk është se ky lloj varieteti gjenerali ishte i vetëm si i tillë, mjafton të kujtojmë se edhe pasardhësit e tij vijnë po nga këto mure, veçse me një dëshirë të përbashkët e shumë të ethshme për të marrë yje gjenerali. Koha ka treguar se ushtria shqiptare ka patur më tepër gjeneralë të rritur me OMGJ sesa gjeneralë me karrierë të vërtetë ushtarake. Nga kapitenë të parë, për katër apo pesë vjet kanë vënë mbi shpatulla yje që një oficer karriere do t’i merrte për jo më pak se 15 apo 20 vjet shërbim në ushtri. Gjeneralët tanë i marrin gradat, sapo të ketë ndonjë festë qeveritare apo ndonjë lloj parade, gjë që e kanë shumë për qejf, duke krijuar imazhin se vijnë nga beteja të përgjakshme për stabilizimin e qytetërimit botëror.
Mendoj se ka ardhur koha të analizohet nëpër drejtoritë e famshme të menaxhimit të burimeve njerëzore apo edhe nga qeveritë tona, logjika e kolonelit Gaddafi. Po të kemi parasysh se ai mund të bëjë ç’të dojë me gradat e veta. Por jo rastësisht ai ka zgjedhur gradën kolonel dhe vetëm kolonel, sepse është i bindur se, për aq forca sa ka dhe për aq sa ndihet ushtarak, këtë gradë meriton dhe këtu s’ka asgjë për humor dhe paragjykime. Ç’i duhen kaq shumë gjeneralë ushtrisë shqiptare, kur ajo është me një efektiv sa një batalion rezervist apo një brigade këmbësorie efektive?
Nuk e ndien veten qesharak e butaforik gjenerali i forcave ajrore, kur ai nuk ka asnjë “kaçator” për ta ngritur në ajër dhe ndërkohë ëndërron të përfitojë edhe ndonjë yll tjetër ? Nuk është qesharak fakti se gjenerali i quajtur admiral i forcave detare nuk ka në dispozicion as edhe një formacion sado të vogël luftarak detar apo anijesh të vogla luftarake dhe ndoshta ëndërron edhe ky të marrë ndonjë gradë akoma më të lartë?
Ka shumë raste e fakte qesharake të gradimeve të gjeneralëve tanë. Por të gjitha këto kanë qenë dhe mbeten në dëm të ushtarakëve të vërtetë dhe të modernizimit të ushtrisë. Në psikologjinë e oficerëve të qytetëruar dhe nëpër mjediset e tyre qarkullon bindja, jo ideja, se grada më e respektuar për ushtarakun është grada major. Me këtë ata duan të thonë se, te ylli i majorit qëndron merita e vërtetë dhe se ylli i gjeneralit mban erë. Ne kemi lexuar autorin amerikan “Ylli i gjeneralit”, por po shohim përditë se ky fenomen po merr përmasa edhe në ushtrinë shqiptare. Kurrikulumet e gjeneralëve, që vijnë nga hiçi, kanë filluar të bëhen masive. Nuk ekziston asnjë gjeneral që të ketë marrë pjesë apo të drejtojë ndonjë problem serioz kombëtar dhe mendimi i tij të bëhet prezent te qytetarët e tij. Nuk ekziston asnjë politikan, gazetar apo shkrimtar që të argumentojë mendimet e veta, duke iu referuar ndonjë mendimi apo ideje të shprehur nga ndonjë gjeneral, siç ndodh rëndom me Shalikasvilin, Klarkun, Shvarckopin, Pauellin etj.
Kjo ndodh, sepse gjeneralët shqiptarë nuk kanë mendime. Është pikërisht kjo gjë që ata i bën anonimë dhe pa asnjë vlerë përpara opinionit qytetar e të qytetëruar. Kush merakoset sot se Luan Hoxhën e shkarkuan nga detyra?….Asnjë. Luan Hoxha do të fitonte sado pak qytetari, në qoftë se në kohën e duhur do të jepte dorëheqjen dhe të mos fshihej pas Mediut. Por kjo nuk mund të ndodhë dhe as që mund të pritet nga një gjeneral që si oficer kam përshtypjen se nuk di të qëllojë as me patllake dhe jo më që të arrijë të formojë personalitet si qytetar i zgjedhur.
Kur flitet për figurën e gjeneralit, duhet kuptuar se reforma në ushtri kërkon emancipim shoqëror, ku figura e ushtarakut e në mënyrë të veçantë ajo e gjeneralit duhet të fitojë qytetarinë si oficer elite e jo si oficer që shkarravitet e jargavitet për të gjetur lidhje te kryetarët e partive apo njëshat e qeverisë dhe e gjithë kjo vetëm e vetëm për të përfituar ndonjë yll. Çfarë përshtypjeje krijonte te qytetarët gjenerali Karol, kur rinte prapa djaloshit Majko dhe i ngazëllyer i tregonte punimet e bëra nga ata në rrugën e Llogorasë?
Akoma kujtohen kronikat televizive, kur gjeneral Pëllumbi rrinte prapa Majkos në rreshtimin e trupave ushtarake, në vend që Majko të shikonte si inspektonte Pëllumbi.
Rasti i fundit dhe që nuk është i vetmi dhe i shkëputur, pra rasti i Hoxhës, i cili në të gjithë këtë tragjedi të ndodhur nga materialet që ushtria përdor, tregon bindshëm se vetëm një gjeneral i krijuar nga laboratorët e politikës nuk ka kurajën jo më ushtarake, por as edhe si qytetar i rëndomtë, që të mbajë përgjegjësi mbi vete. Pak rëndësi ka se nëpër çfarë rruge do të operojë drejtësia, e rëndësishme është përgjegjësia ushtarake që u vranë 26 qytetarë dhe u plagosën 300 të tjerë, pikërisht me mjetet që të ka blerë dhe besuar shoqëria për administrim dhe që kjo shoqëri të quan gjeneral. Të fshihesh pas Mediut në këto raste, me keqardhje dhe jo për të qeshur mund të quhet si të fshihesh pas “gaxhoit”.
Të luftosh të mbash yje të pamerituara, të stolisesh me lulka pa fund si çinginetë, të mbushësh supin me aq shumë lulka për të thënë se ke katër dhe jo dy yje, duke shtuar mbi spaletë një kopsë e një kazmë e lopatë të kryqëzuar, nuk do të thotë se je njëshi. Pompoziteti për pamjen e jashtme, demonstrimi i fodullëkut nëpërmjet lustrës së jashtme injorojnë dhe kompromentojnë keqas figurën e të qenit gjeneral. Populli ynë jo vetëm që është i zgjuar nga natyra, por është emancipuar së tepërmi këto vite dhe jo vetëm që nuk habitet shumë nga lulkat që mban tashmë një gjeneral, por i sheh ato tashmë me qesëndi. Prandaj, ka ardhur koha që gjenerali duhet të jetë një figurë e merituar qytetare dhe me fizionomi të mirëfilltë ushtarake. Është për të ardhur keq që gjeneralët dhe për më keq akoma shefat e shtabeve të përgjithshëm, në më të shumtën e rasteve, nuk janë asgjë më shumë sesa shtojca të ministrit civil, i cili gjen shesh e bën përshesh në ushtri. Gjeneralët pa personalitet qytetar e ushtarak, nuk dua të flas për atë individual, nuk kanë qenë dhe nuk do të jenë kurrë në gjendje të krijojnë kushte të favorshme për një reformë moderne e bashkëkohore.
Shkarkimi i Hoxhës në masën qytetare është parë me indiferentizëm, pothuajse si problem inekzistent, ndërsa në ambientet ushtarake është quajtur si një normalitet që ndoshta duhej të ndodhte më parë. Dhe kjo e ka arsyen, sepse ushtarakët nuk e kanë parë kurrë shefin e tyre si lider ushtarak, por si një njeri që i ra lotaria e politikës që të bëhet shef i madh.
Tragjedia e Gërdecit ishte si dopio gjashta, kur ngelet në dorë dhe të gjithë ushtarakët dhe ish-ushtarakët e dinin shumë mirë sesi kanë bashkëpunuar shefat e shtabeve me ministrat e tyre për të vjedhur dhe abuzuar me pasuritë kombëtare që administron ushtria. Të gjithë e dinë se Pinari e ka patur zyrën poshtë Hoxhës dhe se pushteti i Pinarit ishte shumë më i madh sesa pushteti i Hoxhës. Nuk duhet harruar se Pinari është fatkeqësisht shumë inteligjent dhe me rrethe miqsh të krijuar prej kohe, gjë që e bënte superior ndaj Hoxhës që mburrej vetëm me lulkat e supeve, por gjeneralët shefa e kanë ditur dhe e dinin shumë mirë se me pasuritë kombëtarë te ushtrisë abuzohej rregullisht. Dhe këta që duhet të marrin nesër në dorë fatin dhe jetën e shumë burrave luftëtarë, nuk e ngritën kurrë zërin për t’i thënë ndal këtyre vjedhjeve shumë të përfolura në media e kudo. Njerëz të thjeshtë kanë denoncuar abuzimet me mineralet e rralla të armatimeve që bënte Majko me stafin e vet dhe asnjë shef gjeneral nuk ka patur kurajën qoftë edhe civile për të thënë fjalën e tij, por, përkundrazi, janë bërë bashkautorë në abuzime.
Ushtria shqiptare dhe populli shqiptar ka patur dhe ka rastin më të mirë që të ketë një aleat strategjik shumë të fuqishëm, siç është SHBA. SHBA, nëpërmjet Pentagonit, krijoi kushtet që nëpërmjet projekteve për neutralizimin e municioneve, të ndihmonte financiarisht në radhë të parë popullin shqiptar dhe më pas ushtrinë shqiptare për të ecur përpara në rrugën e reformimit dhe modernizimit. Pentagoni nuk mund të financojë një ushtri tjetër, sepse atje funksionon demokracia, prandaj u vu në funksionim ndihma e ndërmjetme nëpërmjet programeve humanitare të çmilitarizimit. 300 milionë dollarët kanë qenë të destinuara për të ruajtur jetën e qytetarëve shqiptarë nga municionet vdekjeprurëse dhe me to të modernizohej ushtria, duke u distancuar përfundimisht nga kallashnikovi. Kjo shumë ishte më se e mjaftueshme për të përmirësuar nivelin e jetesës së ushtarakëve, për teknologji dhe armatim bashkëkohor dhe për të zgjidhur përfundimisht problemet sociale rrogat e ushtarakëve dhe pensionet e ish-ushtarakëve.
Por këto pará duhej t’i menaxhonte Pinari, sepse gjenerali ynë mjaftohej me faktin që makina e tij kishte naftë, celularin ia paguante shteti, lulkat ia blinte po shteti. A mund të quhet gjeneral një ushtarak i tillë që hesht dhe pret se kush do ta hajë i pari, kur paratë e destinuara për të shpëtuar jetë njerëzish jo vetëm që nuk ndihmuan ushtrinë, por krijuan vetëm viktima?! Atëherë, për çfarë duhet një gjeneral i tillë? Për çfarë i duhet ushtrisë një tip i tillë gjenerali?
Kur flasim për gjeneralët, lexuesi duhet të kuptojë se grada gjeneral ka katër yje. Këta që ne po i përflasim, nuk kanë më tepër se një apo dy yje, por që pëlqejnë shumë t’iu drejtohesh me gradën gjeneral, sepse kanë shumë qejf të kenë katër yje. Ushtria shqiptare nuk ka nevojë për yje, por për ushtarakë të vërtetë që e duan Atdheun e tyre dhe që duhet të jenë të devotshëm të japin në rast nevoje edhe jetën. Ushtarakë të tillë, të nderuar e të respektuar, ushtria jonë ka me qindra, por gjeneralët që kanë marrë pjesë me ministrat e tyre në ngrënien e pilafit të ushtarëve, jo vetëm që kanë dëmtuar ushtrinë dhe imazhin e ushtarakëve, por kanë lënë në harresë pikërisht ushtarakët e përkushtuar.
*Ish-ushtarak
27 June 2008 @ 11:17 am
Inflacion titujsh shkencore, gradash shkencore, postesh etj ne jeten civile. Si do jete ndryshe ushtria! Pastaj per spaletat ne shqipot kemi nje afrim e deshire gati seksuale.
Ne kohe te Zogut tregojne, u bene ca gradime te reja, dhe njerin nga beniaminet e lartmadhnise e lane pa graduar. U terbu ky. Spaletat ne sirtar i kishte, rradhe rradhe (si nje adoleshent revistat porn, cer thame…), i vuri ato te rejat e nje grade me lart dhe shkoi te zyra e mbretit. “A me shkojne, Naltmadhni?” e pyeti. Zogu qeshi dhe i tha: “Shume te shkokan. T’i gezosh!”
Doli jashte ky dhe ju hudhi te tjerve nji shikim te tipit “Do me beni kakerdhi, do me beni…”
Muhabet i vjeter ky, pra. Eshte bere pjese ADN-je. Ska inxhinieri gjenetike ti beje derman. Po thuj mire qe s’qeka raporti 400 ushtare : 1 gjeneral, se ka dhe me keq e cer s’bo vaki.
So much for spaletat.
27 June 2008 @ 12:10 pm
Kur e lexova dje,artikull terheqes,por me mendesi te mbrapesht.Pse?
Ato qe thuhen ne artikull sot, shume mire mund te ishin thene para se te ndodhte tragjedia e Gerdecit.
Nuk kane vlere,sado te jene fjale te verteta.
Ketu qendron e keqja jone, nuk kemi kurajon profesionale, qytetare, te ngrejme zerin.
Eshte shume e lehte te merresh sot me humbesit,me te “pandehurit”, por “dje” ku ishte ky ushtarak?
Politika Shqiptare ne keto dite eshte ne gjuetin e shtrigave.
Sot politikanet e ato afer tyre, akuzojne,denojne,pa marre parasysh se ekziston nje instituzion qe eshte ai kompetenti i akuzes e i denimit,pa e thene keto fjalen e tyre te fundit, çdo eshte e pabaze,e pavertet,vetem iluzione te erreta.
Me te njejtin qellim niset edhe ushtaraku,autori i artikullit,ne gjuetin e shtrigave.
Nuk arrij te lexoj nje artikull ku çeshtjen e shtron me problemin se ç’fare sjell ne jeten e Shqiptareve kjo situate.?
Nuk degjova njeri person publik e jo, te bej pyetjen,”po presidenti pse e beri kete levizje kaq te gabuar per emerimin e anetereve te Gj se Larte,nuk eshte se ishte nen presionin e ndonje grupi njerzish, qe nuk duan te humbin pushtetin e tyre te vjeter.?”
Si eshte e mundur te flitet kaq shume per nderrimin e arkave te municioneve, e pak per Gerdecin.
Per ne Shqiptaret, e panjohura qendron tek Gerdeci,jo tek municionet Kineze, ato ambalazhime u nderronin hapur, nuk kishte vende sekrete.
Ku eshte lidhja midis municionit Kinez, me fatkeqsin e Gerdecit?
Pse nuk shkruhet me shume per hetimet qe kane bere specialistet mbi mundesin e provokimit ne shperthimin e depove.?
Gjendja politike Shqiptare nuk eshte te “zbardhet çeshja e Gerdecit” por te largojme Berishen.
Do vazhdojme perseri ne Shqiptaret ta marrim per te vertet se largimi i nje personi do thote “mirqenie”, “begati” ,e “lumturi”?
Deri kur do besojme se nje person i vetem na sjell lumturin,o nje person i vetem na pengon te kemi kete lumturi?
27 June 2008 @ 1:53 pm
Shkrimi i mire vec permenidmin tim kur autori tregon rastin e atij qe u be gjeneral ne demokraci ka haruar nje rast tjeter. Ka haruar rastine atij ish kapterit ne kohen e monizmit qe u fut ne burg sepse kishte vejdhur nje pale kepuce ushtarake ( ah sa te mira ishin ato per dimer, kam nje pale te tilla akoma ne shtepi i perdor kur qeroj deboren ne dimer) Ky pasi kishte bere nja dy vjet burg per vjedhje ju shtua deimi edhe 5 vjet te tjera per agjitacion e propagante sepse sistemi ishte prapa me plani e te denuarve per agjitacion e progante. Demokracia e zuri ne burg dhe kur doli nga burgu si i denuar politk u be gjeneral se i takonte vendi per vitet e vuajtjet ne burg.
Te tjerat une nuk i njoh keta Hoxhat e CO por sic e kam thene edhe disa here me pare, keta nuk kane “balls” deri sa i heqin e i vene sipas deshires se politikes. I fyejne e i keqtrajtojne si koka turku per interes te mafias politike shqiptare. Ju rofshin spaletat dhe yjet
27 June 2008 @ 6:26 pm
Gjeneralet shqiptare jane bere me hije qysh nga “reformat” e thella ne ushtri ne kohe te Enverit. Edhe ndonje gjeli (gjenerali) qe kishte ndopak burreri e mendje ia keputi koken dhe qy athere vetem pula qe kakarisin ka ne ushtri, s’ka me gjela… Do kohe sa te permiresohet fara…
27 June 2008 @ 9:55 pm
U pa puna…duhet te vime ne emigrantet ta gurrullojm ene ushtrin (une jam per grada jeniceresh me tituj guzhinjeresh: ie corbaxhi).
28 June 2008 @ 4:08 am
Ne vuajme nga sindroma “autobusi i Pilurit”. Duam te gjithe te jemi ne vend te pare
28 June 2008 @ 4:25 am
Po ate historine e Ures se Borshit, e di njeri?
28 June 2008 @ 4:46 am
ky artikull tingellon si qetsia perpara stuhise..
28 June 2008 @ 5:09 am
Shume teme interesante por sic e ka thene edhe nji komentues tjeter now its too late. Gjeneralet e “demokracise” harrojne qe detyra eshte mbrojtja atdheut dhe jo perkushtimi bindes i atij qe e vuri ne detyre.
28 June 2008 @ 5:36 am
S’me rrihet….nenprodukt gazetarie
1)”kolonelit Gaddafi. Po të kemi parasysh se ai mund të bëjë ç’të dojë me gradat e veta. Por jo rastësisht ai ka zgjedhur gradën kolonel dhe vetëm kolonel, sepse është i bindur se, për aq forca sa ka dhe për aq sa ndihet ushtarak, këtë gradë meriton dhe këtu s’ka asgjë për humor dhe paragjykime.”
Kadafi ne moshen 27 vjecare ishte kapiten(koha kupit). Kadafi mendon se ne shoqerine Utopike Libiane njerzit qeverisin dhe se ai nuk ka nevoje per tituj glamozor alla perendimor per te treguar forcen e popullit te tij.
2)”Ç’i duhen kaq shumë gjeneralë ushtrisë shqiptare, kur ajo është me një efektiv sa një batalion rezervist apo një brigade këmbësorie efektive?”
Si vajtem gjer ketu o Robo? kete te kesh kurajo te analizosh
3)”Nuk e ndien veten qesharak e butaforik gjenerali i forcave ajrore, kur ai nuk ka asnjë “kaçator” për ta ngritur në ajër dhe ndërkohë ëndërron të përfitojë edhe ndonjë yll tjetër ? Nuk është qesharak fakti se gjenerali i quajtur admiral i forcave detare nuk ka në dispozicion as edhe një formacion sado të vogël luftarak detar apo anijesh të vogla luftarake dhe ndoshta ëndërron edhe ky të marrë ndonjë gradë akoma më të lartë?”
Shko e pyeti se si ndihen e jam i sigurte se do te pergjigjen por ti pse nuk analizon se kush ja uli braket gjeneralve(te pakten atyre qe i meritojne yjet!)
4)”Nuk ekziston asnjë gjeneral që të ketë marrë pjesë apo të drejtojë ndonjë problem serioz kombëtar dhe mendimi i tij të bëhet prezent te qytetarët e tij.”
Ushtaraku merret me problemet e ushtrise dhe sigurise kombetare! Aq kane ulerit Ushtaraket per zberthimin, demontimin dhe vjedhjen e ushtrise Shqiptare sa ska ku te vej mo, por gazetare si puna jote qe mbajne dhe mbiemra trendafilash duket se e kane pas koken ne bythe!!
5)”Kjo ndodh, sepse gjeneralët shqiptarë nuk kanë mendime. Është pikërisht kjo gjë që ata i bën anonimë …… një gjeneral që si oficer kam përshtypjen se nuk di të qëllojë as me patllake dhe jo më që të arrijë të formojë personalitet si qytetar i zgjedhur.”
Sa te kane paguar per kete shkrim o mik?
6)”Akoma kujtohen kronikat televizive, kur gjeneral Pëllumbi rrinte prapa Majkos në rreshtimin e trupave ushtarake, në vend që Majko të shikonte si inspektonte Pëllumbi.”
Ky qenka koqe fare..
7)”Pentagoni nuk mund të financojë një ushtri tjetër, sepse atje funksionon demokracia, prandaj u vu në funksionim ndihma e ndërmjetme nëpërmjet programeve humanitare të çmilitarizimit. 300 milionë dollarët kanë qenë të destinuara për të ruajtur jetën e qytetarëve shqiptarë nga municionet vdekjeprurëse dhe me to të modernizohej ushtria, duke u distancuar përfundimisht nga kallashnikovi.”
Kjo nxjerr perseri ne pah modelin e gazetarit specialist te midhjes dhe te peshkut; jo vetem njohes i mire i armatimit luftarak, por ekonomist dhe financier i zoti nderkoh qe aplikon bythputhjen ne kohen e lire..
8)”Ushtria shqiptare nuk ka nevojë për yje, por për ushtarakë të vërtetë që e duan Atdheun e tyre dhe që duhet të jenë të devotshëm të japin në rast nevoje edhe jetën.”
eshte gjynah te japin jeten per shurrtore si puna jote o gazetar mavria.
Gazetaria Shqiptare vazhdon te godasi efektin pasi nuk e ka guximin te sulmoje shkakun!!! Shkrime te tilla pacavure, gjasme te destinuara per te rindezur flaken e shuar te ushtrise Shqiptare, kane si qellim te vetem permendjen e ‘nevojes per te ristrukturuar Ushtrine edhe me tej’.
28 June 2008 @ 9:02 am
Shkrimi i Robertit eshte nje analize reale e “yjeve” ne ushtri,por edhe me tej e “Yjeve qe rrine e ….” presin se ç’kocke do tu hedhe Saliu te cilit i jargaviten.E gjithe Shqiperia eshte mbushur vetem me nepunes te cilet tere naten mendojne se kujt do t’ja hedhin te nesermen.
Faktikisht vetem shkrimet jane e vetmja mundesi per te shprehur rezistencen ndaj se keqes e cila eshte bere eteri i botes shqiptare.Aq jetegjate eshte bere e keqja tek ne sa per ngjarjen e Gerdecit dikush eshte shprehur:
-Po pse beni keshtu or te keqen sikur ç’u be!Po edhe gerdcaret shqiptar jane!
28 June 2008 @ 9:10 am
Ushtrai shqiptare ska aq gjenerale sa flet ky i ndrituri. gradat e gjenrale ndahen edhe sipas detyrave (gjenral brigade, gjenral lejtnant etj etj.) nje ei kemi me detyrim pasi atashehu jone ne NATO duhet me patjeter te jete gjeneral ndryshe nuk na pranojne asnje oficer me grade me te ulet. PAstaj Gjeneral jane shefi i shtabit, zevendesi i tij, Komandanti i Forcave Tokesore, Komandanti i Forcave ajrore, Komandanti i Brigades se Reagimit te Shpejte dhe Komandanti i Forces se BAshkuar (meqe ra llafi, komandanti i forcave detare ka graden kunderadmiral qe i korrespondon grada kolonel ne focat tokesore, pra duket qe ja fut kot ky miku).
Pra ne total jane shtate, nga kunjeri e ka per shkak se eshte atasheh, tjetri per shkak se eshte zevendesi i tjetrit (pra komandon kur eprori i tij eshte ne pamundesi te ushtroje detyrat) keshtu qe mbeten 5 qe jane efektivisht ne detyre. Por keto jane njesi te rendesishme qe e justifikojne qe te komandante e tyre te kene graden e gjeneralit.
Tani per komandanti e Forcave ajrore Tejetri qe do vije nuk do te ket gradne gjeneral por kolonel. Por nuk mundet qe te ulet ne grade ky qe eshte ne fuqi.
Pra ne
28 June 2008 @ 5:15 pm
E mer mire, se vdesim per i cik gjeneral-llik ne, po rrini tani.
Jena popull ushtarak, si puna e kozakeve te Doni i Qete, apo si mongolet e Xhenghis Khanit…
Tregonin nje histori per nje kurveleshas dhe nje myzeqar (s’jom une autori, une korrieri jom).
Kuverleshasi: Sa gjenerale ka fshati juaj?
Myzeqari: Asnje
K: Ne kemi tre. Po kolonele?
M: Asnje.
K: Ne kemi 6. Po oficere?
M: Asnje. Po djali i Petit vajti sivjet ne shkollen “Skenderbej” edhe do dali besonj pas nja 7 vjetesh. Po sa kv grure merrni ju per ha?
K: Grure s’para bejme na…
M: E po hani gjenerale ju, prandaja…
PS Koth, mos shaj te thashe….
28 June 2008 @ 5:33 pm
Artikulli na kujtoi dhe ato titujt Pro-Dok. qe jepen me shumice
Artikulli qe ca i gjate por jo dhe aq i keq saç e ben Cheney, megjithe respektin qe kam per te.
28 June 2008 @ 5:37 pm
Nuk gje njeri pa grade shkencore ne Shqipni! Asnji. Doktor eshte kshu si per “gjynof ky se osht i vogel”. S’ka au iu… profesor, ose e pakta e pakta, ass. profesor (ajo ass. te ngaterron i cik, po hajt mo, do vujm…)
28 June 2008 @ 6:06 pm
ne zh-argon i thojn prEfesor…
28 June 2008 @ 6:13 pm
edhe nqs nuk te thone prefesor te thone Bosi ose Shoku
28 June 2008 @ 6:42 pm
e ma men ate “shoku me rroba doku”?
28 June 2008 @ 6:56 pm
Pjer Thomas,
Cheney eshte maskara dhe kot ke respekt per te.
28 June 2008 @ 7:09 pm
Tragjedia e Gerdecit,eshte njekohesisht dhe tragjedia e ushtrise,edhe tragjedia e politikaneve,edhe tragjedia e popullit shqiptar ne duart e kujt eshte!
Po pse vetem ushtria eshte e mbushur me gjenerale ,po policia?
Me te drejte ai i cileson gjeneralet leshko,me shumice,qe rrine prapa politikaneve,per nje yll me shume ,por ky eshte nje mentalitet i pegjithshem jo vetem ushtarak por edhe civil e gjithe shoqeria shqiptare eshte i perfshire nga mentaliteti i ushtarakeve ,bile edhe pastruesja e zyres,ne ministrine e mbrojtes,ose te brendshmes ,ose te asaj …e asaj..e hedh shuren perpjete,se e ka nje mik me “pozite ” ose nje antar te partise ne pushtet!
28 June 2008 @ 7:13 pm
Pse e ngacmoni lugatin qe fle gjume ju?

28 June 2008 @ 7:15 pm
hihihi,
je ne memedhe ?
28 June 2008 @ 7:19 pm
u spiropalos dhe Cheney
28 June 2008 @ 7:28 pm
Qenka bere folje ajo cuca e Mjaftit
28 June 2008 @ 7:29 pm
Me partite,kryetaret i kemi pa grada,me perjashtim te atij te Pd-s.
28 June 2008 @ 7:39 pm
xhibi s’paske qene i vemendshem ne mesim tek lenda vip vup vap etj..
#
Gjuhtari thotë: ;D
27 Qershor 2008 @ 11:56 am
Une u spiropalova
Ti u spiropalove
Ai/Ajo u spiropalua
Ne u spiropaluam
Ju u spiropaluat
Ata/Ato u spiopaluan.
koha e ardhshme
Une do te spiropalohem
Ti do te spiropalohesh
Ai/ajo do te spiropalohet
Ne do te spiropalohemi
ju do te spiropaloheni
Ata Ato do te spiropalohen
Deshirore.
Te spiropalofsha Ypo.
28 June 2008 @ 7:43 pm
nese gjuhtari = eT, “spiropaloj” eshte folje e re (TM) e peshkut, si emri Medhembje
, dedikuar atyre qe kthehen ne Atdhe:
Gjuhtari thotë: 27 Qershor 2008 @ 11:56 am
Une u spiropalova
Ti u spiropalove
Ai/Ajo u spiropalua
etj…
28 June 2008 @ 7:45 pm
me i shkathti me i shpejti
28 June 2008 @ 7:48 pm
Po mire, po tani i duhet dhene dhe nje fare definicioni kesaj fjale/folje.
Ca nenkuptojme kur themi spiropalim? P.sh. nese themi Ana spiropaloi Gonin se ai nuk i kishte bere detyrat, ca nenkuptojme ketu? Ana eshte mesuesja e Gonit, e dashura, apo komshia qe eshte kuadro por qe nuk ka mare lejen e pushimeve verore akoma?
28 June 2008 @ 7:50 pm
ida, gjeje dhe nji çik ket post te kërkimtarit
#
Kërkimtari thotë:
27 Qershor 2008 @ 12:17 pm
www brain wash
28 June 2008 @ 7:53 pm
Me fjalet mund te luash sa here te duash,meqe ra fjala”"memedhimja”,
Me dhemb
te dhemb
i dhemb
na dhemb Mema…..shkurt Memedhimje!
ju dhemb
i dhemb
28 June 2008 @ 7:54 pm
MFL.. Memedhimbje!
28 June 2008 @ 7:59 pm
28 June 2008 @ 8:01 pm
ky artikull tingellon si qetesia perpara stuhis..
28 June 2008 @ 8:08 pm
Lewis Scooter Libby, ti qenke?

28 June 2008 @ 8:35 pm
Omanjole ku te shkon mendja,po prilli dhe maji kaloi,cudi,me ty.. jemi ne korrik edhe pak, te plas vapa,dhe te vjen era djers,sqetlla!
28 June 2008 @ 8:47 pm
28 June 2008 @ 9:18 pm
28 June 2008 @ 9:21 pm
me te mbet syt te fjala “sqetell”, s’e kisha menu kurr’… tobestrakfullah….
28 June 2008 @ 10:28 pm
Diten e perenise sulltani na lejo nje ore me teper gjume…
Kothe,
Rruges jam, zgjat icik, po ai Cheney me siper o impostor provokator; ka per te pagujt se shpejti
e.T,
duhet shtu te fjalori peshkut
28 June 2008 @ 10:39 pm
Pershendetje z.Permeti(Piktori-ushtarak)!
28 June 2008 @ 10:45 pm
Si mos te mesin syte ke fjala sqetell o Emo, ca thu ti.
E ke nigju ti ate qi ja qiti shpatllen venit, se e dinte qe : Shif lesh e kercitja !
28 June 2008 @ 10:51 pm
hihihihiihih
28 June 2008 @ 10:54 pm
Cheneny,
me model 
E ke vene re qe kur jane kshu afer e afer, po te bashkosh flamurin tend me timin , del qilim
28 June 2008 @ 10:57 pm
Pritni tashti kur te shohim Cheney te Ypi perballe Kristit ose Leftit…Hajde more ç’behet…Yp ta marrsha ,na e nxirr Cheney n’resme…Ose fundja Cheney perballe Koth!!
28 June 2008 @ 10:59 pm
: Shif lesh e kercitja !
28 June 2008 @ 11:00 pm
hahahahaaaaaa…. hahahahaaaaa shif lesh e kercitja…. hahahhahaaa….
28 June 2008 @ 11:01 pm
eT je qelpsine komplet!
E ke pas gati ket,
thjesht po prisje pas dere qe dikush te qiste muhabetin tek leshi ( i sqetlles) e ta cone aty.
Qelpsine komplet je !
28 June 2008 @ 11:02 pm
o cheney, jom tu qesh si idiot ala…. u ju boft hallall, jarabi….

28 June 2008 @ 11:03 pm
this is Peshku pa uje at its best…. me lot me lot…… hahahhaaaaa
28 June 2008 @ 11:04 pm
Cer Cheney mer Emo,
E thashe une ate te sqetlles ene eT e ilustroi.
Cheney vetem u zgerdhi si puna jote !
28 June 2008 @ 11:05 pm
e e.. s’thash gjo jo…. FLM! me lot po te tem….
28 June 2008 @ 11:07 pm
1- Ta gëzojmë fjalën e re!
2 - ajo liberta do jetë gazetare RD-je.
3- Ushtrinë e prdhi Ariu i gabelëve që në 96′ kur i hoqi kuadrot dhe vuri çi desh palla. Madje u faturoi dhe 97′ ushtarakëve që kishte lënë pa punë.
Procesi i degradimit ka shku më tej deri në ditët e sotme. ushtarakët skanë faj se kanë ngel pa b0le. Mgjse të gjithë nuk futen në thesin e këtij patrotit tim që ka shkru artikullin. Ka dhe gjeneralë me merita. Të shkolluar, të specializuar dhe përkushtuar në punën e vet.
28 June 2008 @ 11:08 pm
E mire,
:-)
me kadale
se po e bani ne breke
28 June 2008 @ 11:10 pm
Knej ka un osht koh e mire me la levere…
28 June 2008 @ 11:13 pm
Kurse kejna ske nevoje me i var n’tel per ti ter.
Vishi dirket ene teren vete n’trup !
28 June 2008 @ 11:13 pm
Moza, spektatoret komentet i bojne me njoni tjeterin, meritat si gjithmone ty
Emo, e vjeter ajo, po moza kto te vjetrat i qet te freskta gjithmone..
28 June 2008 @ 11:17 pm
nuk e kisha nigju me para… shume te prapambet ne te kurbetit mer…
28 June 2008 @ 11:17 pm
Me iku dhimbja e krytit, as me dek nuk te leni.
Jazek.
Kot per kuriozitet ç’fare don me thane “jazek”?
28 June 2008 @ 11:22 pm
Une e di qy prej 13 vjetesh ket barcalete Cimo.
dhe ne ate kohe besoj !
Po prape ti m’rregull je, se ske qene mrena , ke qene jashta
28 June 2008 @ 11:23 pm
O Lumdrin po ti shif te te vdese plaka o byrazer, aty perqendroi forcat,
pa vete ste gjen gje.
28 June 2008 @ 11:27 pm
po ca qe vdese mee??!!

ajo funksionon akoma
29 June 2008 @ 8:16 am
muahahahah…
29 June 2008 @ 8:27 am
ej se harrova me te thene…tani jam kam imunitet se jam bo deputet mos u kap me me mu.:D