Gjendja Civile, shqiptarët në sistem elektronik

Tiranë- Të dhënat për të gjithë shtetasit shqiptarë janë hedhur tashmë në sistemin e ri elektronik të gjendjes civile. Lajmi është bërë public nga vetë drejtori i përgjithshëm i Gjendjeve Civile, Armand Teliti gjatë një konference për shtyp.

“Ka përfunduar procesi i hedhjes së të dhënave në sistemin e ri elektronik, ashtu si ishte parashikuar që më parë”- ka thënë sot ai.

Ndërkohë tani, sipas tij, po punohet kontrollin, verifikimin, pastrimin dhe certifikimin e të dhënave për shtetasit shqiptarë, në mënyrë që të shmangen dublikimet.

Kjo procedurë është premtuar se do të marrë fund brenda muajit korrik, në të gjitha gjendjet civie në rang republike

Sistemi i ri, sipas Telitit do të krijojë regjistrin e parë elektronik të shtetasve shqiptarë, nga i cili do të dalë edhe lista e ardhshme e votuesve. Kurse, në tetor, sipas tij, shqiptarët do të kenë sistem të sigurtë dhe bazë të shëndoshë për shërbime të tjera që burojnë pre tij.

Shekulli

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

20 Komente

  1. Ravintsara thotë:

    5 July 2008 @ 7:56 pm

    Shyqyr, ptuj ptuj…!

  2. marshallah thotë:

    5 July 2008 @ 8:02 pm

    mos i pafte syni i keq/kuq

  3. xhibi thotë:

    5 July 2008 @ 9:19 pm

    Hallall. Disa dekada mbas perdorimit te kompjuterit ne gjithe boten dhe rreth 2 dekada mbas ardhjes se demokracise ne Shqiperi, me ne fund dhe ne arritem te fusim emrat tona ne kompjuter. Tani rrezik me te njejten shpejtesi rrufeje, brenda 10 vjeteve do kemi dhe dokumenta identifikimi.

    Do kene kompjutera ne cdo gjendje civile tani nga ku do aksesojne te dhenat, apo sa here te shkosh per certifikate duhet te hapin ato regjistrat e vjeter qe mezi u mbahen fletet?

  4. xhibi thotë:

    5 July 2008 @ 9:23 pm

    Se desh e lashe me aq kritiken vetem per qeverine, dhe nuk thashe dicka dhe per Shekullin :D

    Lajmi është bërë public nga vetë drejtori i përgjithshëm

    O Shekulli, keni harruar tia nderroni gjuhen programit te kompjuterit qe perdorni per te shkruajtur artikujt e gazetes, se e ben spell check-un dhe atutokorigjimin ne anglisht.

  5. Moza thotë:

    5 July 2008 @ 9:25 pm

    Po po, duhet me e kap me dore te gjithe.
    Po mire, ku i gjeten te dhenat? Moren qitapet ene i hudhen dhe i here nga e para ? Shfrytezuan ato te dhenat qe kan pas ke ai sistemi 2 leksh ne MsAccess? Apo ja muren Ambasades Amerikane per te mbaru pune ma shpejt ? :P

  6. AlisaT thotë:

    5 July 2008 @ 9:29 pm

    Moza,

    edhe une kete pyeta. Se aty nuk jane rregjistruar akoma rruget, pallatet, nuk dihet kush banon ku, nuk ka adresa.

  7. censura thotë:

    5 July 2008 @ 9:31 pm

    thuhet qe jane perdor qitapet dhe te dhenat e sigurimeve shoqerore

  8. akvll-naja thotë:

    5 July 2008 @ 9:31 pm

    Pyt ke dyqoni’bukës pra mo. :D

  9. Moza thotë:

    5 July 2008 @ 9:38 pm

    Alise,
    Ska lidhje me banesen, mire keq gjithkush eshte i rigjistrum ne nje gjendje civile.
    Psh Aklli mund ta kete gjendjen civile n’Kukes, pavaresisht se e shet veten per Tironse :-) Dmth ata ket kane bo mesa duket, qato qitape skane bo sikur i kane hudh ne kompjuter. Mo mire ato se te dhenat e sigurimeve shoq.
    Nejse mo, une buke nuk blej se po perpiqem te jem “fit” se nuk kom leke per palester :-) Leje mo, po tashti do na kerkojne edhe ti japim elementet biometrike me detyrim. Si do na veje halli. Ne po ruhemi mos e qisim identitetin ne pesh, kurse keta do na i qisin ne pazar.
    Do dalin m’shesh ene ato vjedhjet e vogla qi ka burri im i qelbet, se ka i cike dore dreqi, e ka ves gjenetik :-)

  10. xhibi thotë:

    5 July 2008 @ 9:39 pm

    Moza thotë:

    Po po, duhet me e kap me dore te gjithe.
    Po mire, ku i gjeten te dhenat? Moren qitapet ene i hudhen dhe i here nga e para ?

    Po ca mund te benin ndryshe, te hidhnin ne fall me kafe nese ka ndonje qe i fillon emri me M tek pallati perballe atij pallatit te ri mbrapa dyqanit te bukes? :)
    Kane bere ndonjehere ndonje census te plote ne Shqiperi, dini gje?

  11. akvll-naja thotë:

    5 July 2008 @ 9:40 pm

    M’morsh t’ligat, se vetëm poturet kam prej kuksi, gjendjen civile e kam prej tirone. :P

  12. Moza thotë:

    5 July 2008 @ 9:41 pm

    Ka bere dikur Instati dhe Milva Ekonomi nje regjisstrim popullsie, dere me dere.
    por smbaj mend cer u be me rezultatin ! :-(

  13. AlisaT thotë:

    5 July 2008 @ 9:41 pm

    Moza,

    ma shpjego nje cik, te lutem, si funksionon gjendja civile aty; kush rregjistrohet ku, dhe cfare rregjistron?

  14. censura thotë:

    5 July 2008 @ 9:44 pm

    te dhenat e instat jane te ndaluar me ligj te perdoren ne menyre qe identifikojne iddivided

  15. censura thotë:

    5 July 2008 @ 9:45 pm

    individed

  16. xhibi thotë:

    5 July 2008 @ 9:48 pm

    Me nje fjale shteti nuk ka bere asnjehere census te plote te dije kush jeton ku, kush eshte ca (mosha, gjinia, kombesia, etj)?

    Hallall Sale ty dhe qevrive te ndryshme qe kemi pas deri tani.

  17. Moza thotë:

    5 July 2008 @ 9:48 pm

    E tashti ku di une,
    mu m’ka regjistru baba ktu e ehuuu sa vjet ma perpara :P nejse mo, nqs ti psh ke lind dje, merret certifikate e prindit, vertetim materineti ene e regjistron ke gjindja civile e prindit.
    Nqs do me nderru banese, athere ben nje kerkese transferimi, dhe brenda 10 ditesh transferohet dosja dhe te dhenat e tua nga vet gjendja civile dhe ti je zyrtarisht banore e lagjes se re.
    Regjostron emrin, mbimerin, dalindjen, emrat e prinderve.
    Dhe adresa ruhet, por me teper per klasisfikim dhe per asryse taksash sesa per te identifikuar ty si person . Adresa mund te jete nje prone e jotja ose nje shpi qe e ke marre me qera.

  18. berberi thotë:

    5 July 2008 @ 9:48 pm

    Me ne fund malli ” qytetar shqiptar” po shkon drejt invetarizimit. Ska gje me te keqe se sa mall pa inventar, pasi pret te ndodhe cdo gje!

  19. Pjer Thomas thotë:

    6 July 2008 @ 8:29 am

    Mirpo lind nje pyetje, p.sh. shkronja Ë nuk del gjate shkruajtjes ne tastieren e kompiutrit. Dhe ka shume emra e mbiemra qe e perdorin kete zanore. Ne fakt Ë del por duhet te shtypesh diçka ne krahun e majte te tastieres.
    Plus qe 50% e popullates (plus-minus) kane probleme me ndonje germe te hequr apo ndryshuar nga vete punonjeset e gjendjes civile. Si eshte menduar te rregullohet kjo gje. Mir une e rregullova emrin dhe mbiemrin (para dy vjetesh) se me kishin ngrene nga nje germe, qe i thone 700 leke=6 euro per germe, ku u detyrova te paguaj oficiel/zyrtarisht 30 euro kot se koti, per faj te burokrateve te gjendjes civile, shtoji ketu dhe stresin ne perendim, nga burokratet e komunave/dikstriteve qe na shohin si mafioza ku ju shpjegojme kete fenomen. Se keta budalla nuk e kuptojne sistemin dhe punen e burokracise shqiptare.

  20. Qazimi thotë:

    6 July 2008 @ 11:01 am

    Pse i fshini komentet?
    Sa kombleks keni ju te peshkut me fjalet!!!
    S’keni faj,shqiptare jeni dhe ju!!!

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com