Gjëma e Gjeorgjisë

Ushtar Gjeorgjian

Ruset jane barbare te alkoholizuar dhe rralle here prodhojne udheheqes te shkelqyer. Vladimir Putin eshte nje syresh. Putin eshte ndoshta udheheqesi me efektiv ne bote tani per tani.

Lt. Col. Ralph Peters
(cituar nga nje prezantim i bere dje per American Enterprise Institute)

Gjeorgjia ka shume mundesi te mos ekzistoje me si shtet i pavarur. Putin ka marre dividendin e kerkuar (ne mos me shume) pas levizjes te pamatur te Saakashvilit kunder provinces separatiste te Osetise Jugore. Planifikimi strategjik i Rusise putiniste, gjithmone brilante strategjikisht por aspak taktikisht, nuk i la rruge tjeter Saakashvilit. Brenda 24 oresh flota e Detit te Zi, forcat me te mira ajrore, dhe 2 divizione Ruse (perfshi ketu edhe Spetnaz-et e famshem) u futen ne Gjeorgji dhe i dhane drames fund.

Pse them Rusia ishte strategjikisht e perkryer. Sepse gjithcka u be sipas planit Rus: koha u zgjodh prej Putin. Nga ana e perendimoreve, vetem nje analist i aksionesh ne Kiev ishte ne gjendje te parashikonte qe gjurulldia do te ndodhte pikerisht ne diten e pare te lojrave Olimpike. Sherbimet inteligjente te ShBA-ve, ndonese e prisnin qe Gjeorgjia te shperthente, nuk parashikuan dot kohen se kur. Nderkohe qe nje ushtrie shume me te mire se ajo Ruse (post-sovjetike) do ti duhej te pakten 1 jave te mobilizohej ne shkallen qe shfaqi Rusia, trupat Ruse ishin gati. Vetem disa muaj me pare Rusia kreu nje stervitje luftarake me trupat e Kavkazit, gjate te ciles pati mundesi te transportoje paisjet dhe ‘kaloresine’ luftarake ne pozicionet e nevojshme per te reaguar brenda 24 oreve.

Tashme Saakashvili ka jo vetem postin ne rrezik, por edhe koken. Prokurori i pergjithshem rus ka formuluar kunder tij ne gjyqet ruse akuzen per gjenocid . Idea eshte qe Rusia jo vetem rezervon te drejten te mbroje ‘dinjitetin’ e qytetareve te saj jashte territorit Rus, por tani ajo mund te ndeshkoje ligjerisht kedo qe e cileson armik kudo qe mund te ndodhet. Nderkohe, duket qarte qe Rusia do te perdore analogjine e Kosoves deri ne fund: Saakashvili eshte Slobodani. Populli i Gjeorgjise do e hedhe nga pushteti dhe ai do kalbet ne nje burg Rus.

Medvedev thote qe Gjeorgjia mori ndeshkimin e merituar. Pas saj i vjen rradha Ukraines. Presidenti i Ukraines udhetoi menjehere per ne Tbilisi per te mbeshtetur Saakashvilin. Porti Ukrainas i Sevastopolit, baza e Flotes Ruse te Detit te Zi, i eshte lene me qira Rusise, qira qe skadon vitin tjeter. Duma Ruse nuk eshte me dakord me sakrificen qe i beri Yieltsin Krimese, duke ia ja kaluar Ukraines. Miliona ‘qytetare’ Ruse ne Ukraine jane pritje te mbrojtjes te dinjitetit te tyre prej Rusise.

Mbi te gjitha, gjenialiteti i strategjise Ruse eshte thellimi i hendekut mes BE-ut dhe Washingtonit. Sarkozi, ne cilesine e tij si President i rradhes i BE-ut, i shkon ne shtepi Saakashvilit dhe i kerkon ne emer te BE-ut qe te firmose nje armepushim qe permban TE GJITHA kushtet qe kerkon Rusia. Nuk i doli ne krah. Gjermania refuzoi Gjeorgjine ne NATO duke i hapur driten jeshile Putin per te bere ate qe beri. Eshte interesant te permendet qe Gerhard Schroeder, ne momentin qe le postin qeveritar behet nje nga drejtuesit me te larte te nje konglomerati energjitik Rus. Pra, ndonese ShBA nuk ishin kurrkund ne nivelin e duhur ne mbrojtje te aleatit te tyre entuziast, BE-u eshte gati ta shesi dhe e shiti. Ndoshta krijimi i hendekut transatlantik (ku edhe Greqia mund te luaje rolin e saj te vyer) eshte fitorja me e madhe e Putin. Gjeorgjia nuk sulmoi Osetine por Rusine. Rusia nuk sulmoi Gjeorgjine por NATO-n.

Nqs Rusia u tregua superiore strategjikisht, taktikisht ka ende shume per te bere. Performanca e forcave te saj ajrore ishte per ibret. Ndonese perdori tekninen me te mire ne dispozicion, me arme precize, pilotet ruse u treguan diletante. Fotografite e apartmenteve te shkaterruar ne Gori dhe gjetke, jane deshmi se aviacioni nuk di te qelloje ende me saktesi. Ndonese u perpoqen te bombardojne hekurudhen dhe linjat e transportit nderkombetar te naftes, te dyja keto infrastruktuara ende qendrojne te pademtuara. Pilotet ishin ne gjendje te asgjesonin nje sistem radar gjeorgjian. Sidoqofte, Rusia ka humbur te pakten 12 avione prej nje kundershtari qe s’ka instaluar ende nje sistem te sofistikuar radari (integrated radar defense system).

Cmund te behet per te ndeshkuar Rusine? Ndoshta mund te perjashtohet nga G-8. Ndoshta mund ti hiqen lojrat e olimpike te dimrit qe do te mbahen ne Sochi ne 2014. Ndoshta asgje. BE-u eshte bere nje sportist i perkryer olimpik i bythelepirjes te sinkronizuar. Bushi preferonte ti binte prapanices te nje lojtarje amerikane te volejbollit ‘plazhist’ ne lojrat Olimpike.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

57 Komente

  1. J. thotë:

    15 August 2008 @ 8:03 pm

    Dmth Qafo, u zgjua ariu nga gjumi letargjik dhe po fillon të zbatojë politikë të njëjtë me Amerikën.
    Psh deklarata e Putin se do sulmojë këdo shtet që paraqet rrezik kërcënimi për Rusinë, nuk është larg asaj të Bushit ca kohë më parë për luftë preventuale ndaj atyre që cënojnë interesat amerikone.
    BE-u është tredh më duket… Ska vuxhut. Qeniet konsumatore po ngordhin vetë, janë si me datë skadimi këta, si produktet që konsumojnë.

    Irani nga ana tjetër paraqet rrezik bashkë me botën arabe. Veç në mos e ndajshin në dy pjesë USA me ARIUN.
    Cilat janë lidhjet Izrael Rusi, di naj gjo?

    Edhe shtetet vërdallë, po i shoh të kthehen në mall shkëmbimi. Po ndizet gjaku, apo thjesht stinë vape si Gushti?

  2. Qafir Arnaut thotë:

    15 August 2008 @ 8:13 pm

    BE-u është tredh më duket… Ska vuxhut. Qeniet konsumatore po ngordhin

  3. Koth thotë:

    15 August 2008 @ 8:13 pm

    Po ndizet gjaku, apo thjesht stinë vape si Gushti?

    Shkrimi i Qafirit eshte ti thuash te zezez se zeze dhe te bardhes se bardhe.

    Medvedev: Po u desh, do të veprojmë njësoj
    15.08.2008
    Presidenti i Rusisë Dmitry Medvedev i ka mbrojtur aksionet e Moskës në Gjeorgji si të domosdoshme, dhe tha se Moska do të përgjigjej në të njëjtën mënyrë nëse do të ishte e detyruar.

    Pas takimit me kancelaren gjermane Angela Merkel, Medvedev tha se tashmë nuk ka gjasa që Abkhazia dhe as Osetia e Jugut të jenë pjesë e Gjeorgjisë.

    Merkel i kritikoi disa veprime të Rusisë për dërgimin e trupave në Osetinë e Jugut dhe më tej në Gjeorgji. Ajo tha se Rusia ka përdorur forcë “të tepruar”, dhe i bëri thirrje të tërhiqet nga territoret në Gjeorgji.

    Forcat ruse ende mbeten në territorin e Gjeorgjisë, në zonat për rreth qyteteve Poti dhe Gori, përkundër armëpushimit të së martës, i cili u bën thirrje të dyja palëve që të tërhiqen në pozicionet që i kishin para shpërthimit të luftimeve javën e kaluar.

    Sipas Radios Europa e Lire ***

    *** Eshte percuesja me e mire informacionit ne gjuhen shqipe per problemet e Kosoves.

  4. Vemendje thotë:

    15 August 2008 @ 8:16 pm

    “Putin eshte ndoshta udheheqesi me efektiv ne bote tani per tani.”

    Dhe ti Q. A. shkon e ngre mullarin me kasht, qe ti vesh zjarr. Kjo gje ndodh per te gjitha gjerat “efektive” putiniane fiktive, qe sot i kap edhe radari prej kashte, dhe jo me i autoreve te konflikteve te 100-te vjeteve te fundit.

  5. preparat thotë:

    15 August 2008 @ 8:17 pm

    Presidenti i Estonise: Gjeorgjia (copat qe ngelen) dhe Ukraina te anetaresohen menjehere ne NATO.

    Lech Kaczynski: “Here a large country that once did this to us — in other words, made sure that Poland would suffer under oppression, that Poland wouldn’t have its independence, that we wouldn’t be able to choose what kind of country we lived in — “

  6. Qafir Arnaut thotë:

    15 August 2008 @ 8:24 pm

    Radios Europa e Lire ***Eshte percuesja me e mire informacionit ne gjuhen shqipe per problemet e Kosoves.

    Korrespondentja e RFE/RL ishte e vetmja gazetare e mediave kryesore ne sesionin e emergjences qe mbajti American Enterprise Institute mbi situaten ne Gjeorgji pardje. AEI, think-tank neo-kon, do te kapi perseri freret e Washingtonit ne dore pas kesaj ngjarje te hatashme (Kagan thote qe ‘kjo eshte ngjarja me e rendesishme gjeo-politike pas renies te murit te Berlinit)

  7. Qafir Arnaut thotë:

    15 August 2008 @ 8:27 pm

    P.S. Ai ushtari i shkrete me siper qenka Rus. Kujtova se mos ishte Gjeorgjian gabimisht. Gjerogjianet qe pashe u kish mbetur vetem femuri i kembes.

  8. J. thotë:

    15 August 2008 @ 8:40 pm

    Qafo, para disa ditësh po e studioja këtë Steyn. :) Sa ironike…
    I jap të drejtë gjithsesi.

    Kisha pa dhe një dokumentar brilant para ca kohësh për marksizmin historik.
    (Cili ishte ai b0lja që thoshte marksizmi ka vdek?)
    Ky profesori tashi që e gjen në seri këtu, ka shumë gjona interesante brenda.
    Në një vend thotë se e drejta për të konsumuar e ka tejkaluar të drejtën për të zgjedhur dhe për të votuar.
    Demek mallit të skadum evropian i intereson më shumë të konsumojë mall të skadum sesa të sigurojë vazhdimësinë dhe mbijetesën e vet.
    Edhe kësi filizash konsumeristash mi gjen edhe këtu rrotull mes nesh.
    Thjesht për të kuptu ca e ca ça do të thotë të heqësh shërbimin ushtarak psh. Edhe kjo e jona është shumë ironike, sepse “po shkojmë drejt Evropës” dmth do hupim farën si shurrë peshku në detin e vdekur juropian.
    Paria, ose janë të tredhun ose komplet rracë idiotësh të mos e kuptojnë kaq gjo në shtetin që ka akoma popullsinë më vitale dhe të re në Evropë.

    Ne, ne jena ata.

    Pas takimit me kancelaren gjermane Angela Merkel, Medvedev tha se tashmë nuk ka gjasa që Abkhazia dhe as Osetia e Jugut të jenë pjesë e Gjeorgjisë.

    Mirë koth, kjo e cituara më lart si të shkrujta dhe andej është garanci më shumë për Kosovën.
    Puna është, ka gjasa të hapet ariu më shumë shalësh apo jo?

  9. Koth thotë:

    15 August 2008 @ 8:54 pm

    E mire,

    na merr dhe kete dhe mos me cak koken si shume me ariun.

    Doktrinë e re ogurzezë e Rusisë?
    http://www.evropaelire.org/content/Article/1191277.html

    Jul,

    keto vendet qe aspirojne perendimin dhe dun ushtri alternative ( ushtri humanitare pa arme ) i ben te vdekura Rusi brenda 24 oresh dhe se si reagon perendimi u pa bukur, qarte ne Gjeorgji.

  10. bela thotë:

    15 August 2008 @ 9:02 pm

    ihhhhhhhhhhhhh ca mka tremb ajo foto lart

  11. Liqeni thotë:

    15 August 2008 @ 9:27 pm

    Rusia eshte shum larg te qenit force e fuqishme ne termin ushtarak.
    Ushtria gjeorgjiane megjithe investimin e madhe qe ka bere amerika atje, nuk ka sesi ti bej balle ushtrise Ruse.
    Le te marrim te dyja palet ne kete ballafaqim.
    Pike se pari te besh nje lufte duhet te keshe Moralin e larte dhe lufta ne syte e popullit te jete e drejte.
    Asnje nga keto cilesi thelbesore nuk i takonin gjeorgjianeve.
    Pike se pari kemi te bejme me dy popuj qe kane te njeten fe. Orthodoks!
    Kjo mbase nuk mund te duket e rendesishme ne shume vende, por ne ato ane eshte shume e rendesishme pasi jane popuj shume fetare.
    Banoret e Gorgit gjeorgjiane po bertisnin ne media se si ka mundesi qe te krishteret po vrasin njeri-tjetrin.
    E dyta presidenti gjeorgjian ka nje popullaritet shume te ulet ne vende pasi nuk mbajti shume nga premtimet e dhena para disa vjetesh. Fitorja e tij ne zgjedhje u kundershtua ashper nga opozita per manipulim.
    Pra ushtria gjeorgjiane megjithese e armatosur mire nga amerika dhe stervitur nuk ka Moral !! Mos te harrojme qe gjeorgjia shpenzon me shume ne ushtri se Hollanda keto vitet e fundit.
    Ushtaret gjeorgjiane lane pozicionet luftuese dhe u terhoqen pa marre ende urdher.
    Sot ka te dhene qe megjithese u nenshkrua marreveshje, nje kolone ushtrie Ruse eshte vetem 40km larg Tbilisit.
    Pra mesa kam kuptuar gjeorgjianet megjithe fjalet e bukura te presidentit te tyre,nuk vdesin per te!!!
    Ndersa ushtria Ruse ka kohe qe pergatitet per kete lufte. Edhe moralin apo te drejten e kane me vete pasi kercenohet jeta e qyqetareve Ruse.!!
    Nje motiv mjaft i fuqishem.
    Sigurisht edhe forca ajrore e tyre,ketu jo vetem aeroplanet por helikopteret luftarak kane me shume rendesi dhe ben diferencen.
    Duke patur parasysh keto fakte, aventura e presidentit Gjeorgjiane ishte marrezi. Ai shpresonte shume tek mbeshtetja perendimore,por nuk kerkoi leje para se te fillonte bombardimin e Osetias.
    Diplomatet perendimore mezi mbanin terbimin ndaj tij keto dite.
    Rusia eshte me teper faktor i fuqishem ekonomik sesa ushtarak. Rusia po deshiron qe kete 10 vjecar te pozicionoje roline vete ne bote. Pasi mbas 10 vjetesh perendimi nuk do te jete kaq shume i varur sesa eshte sot per nafte dhe gaz ndaj Rusise.

  12. toko thotë:

    15 August 2008 @ 9:29 pm

    Nuk duhet nxituar Qafir. Eshte shpejt per te nxjere konkluzione te tilla. Une es hikoj ndryshe, por koha do ta tregoj. Thjesht si ju edhe une jemi fallxhore qe perpiqemi te parashikojme te ardhmen
    Por pak si shume larg ke shkuar kur thua se

    Gjeorgjia ka shume mundesi te mos ekzistoje me si shtet i pavarur

    Ndersa sa per Evropen dhe SHBAne problemi i tyre i vetem eshte Nafta, dhe arma e vetme e Rusit eshte po Nafta. Ne vitet 70 ishte e njeta me vendet arabe. I bene bllokade Perendimit me Naften. Por haruan se arma e tyre Nafta eshte arme kur shitet ne perendim (40% e perdorimit ne bote).Po nuk u shit ajo nuk eshte me arme, dhe perendimi ka akoma te pakten nja 20 vjet rezerve nafte, qe nuk po i perdor se “ndotet ambjenti” Pra si perfundim ne kete pike problemi i vetem i perendimit eshte “ndotja e ambjentit”.
    Putin eshte vertet udheheqesi me efektiv i botes Kjo per te miren e vendit te tij. Njesoj si Saakashvili eshte patrioti me i mire por edhe kjo per vendin e tij. As meritat e Putin e as te Saakashvilit nuk kane ndonje vlere kur vjen puna per mardheniet me jashte. Ne mardheniet me jashte jane te tjera merita qe asnjeri nga keta nuk i ka shprehur deri tani. Putin po i tregon dhemebt pak si shume shpejt ( akoma ka disa miljarda borxhe perendimit, dhe ekonomia e tij akoma nuk eshte ne ate gjendje sa ti bej karshillek perendimit) dhe Saakashvili duke mos ditur te luante si te hynte ne NATO.( i Hoqi b…ket shume shpejt ndaj perendmit)
    Por perseri bejme thjesht hamendje.

  13. J. thotë:

    15 August 2008 @ 9:31 pm

    :D Koth. Se po shifsha lajmet këtej nga nipçet e ariut. ;)
    Ka mundësi të na vijnë më afër sesa menojmë ne. Shif Qafon ça thotë.
    Shumë të sheqerosur ndaj ruskit këta nga kanali shtetëror. Nuk më pëlqen kjo mu.
    Nejse…Koth, e ardhmja e ushtrisë është ndryshe..menoj unë. Shif sample këtu and këtu..

    konsumeristat evropianë i kanë provu të gjitha. Veç vetëvrasje u ka ngel të bëjnë.

  14. Qafir Arnaut thotë:

    15 August 2008 @ 9:43 pm

    Paska gjeniale te tjere pervec Putin ketu:)

    Ndersa ushtria Ruse ka kohe qe pergatitet per kete lufte. Edhe moralin apo te drejten e kane me vete pasi kercenohet jeta e qyqetareve Ruse.!!

  15. J. thotë:

    15 August 2008 @ 10:22 pm

    muzhikut deshte të thoshte ai.

  16. jakova thotë:

    15 August 2008 @ 10:24 pm

    Sa nga ju mendoni qe Gjeorgjia e beri kete hap pa driten jeshile te SH.B.A.- ve?
    Kush doli fitimtare nga kjo lufte?C’fare fitoi Rusia e c’fare fituan SH.B.A ?
    Ndoshta do te ishte mire te analizohet bilansi perfundimtar para se te vijme deri te konkluzionet e gabuara .
    Qofsha i gabuar,mirpo jam i mendimit se e tera ishte nje plan i sofistikuar
    i dajes Sem:
    1)Polonise ju imponua sistemi kunder-raketor “shield”
    2)Dollari shenon forcim marramendes ndaj euros
    3)Europa u tremb nga gogoli i quajtur Rusi
    4)”Nabucco pipeline” jo vetem qe mbeti nen kontrollin e tyre por mbeti edhe teresishte i pademtuar.

    Te gjithe ata qe i tremben ariut rus desha ti perkujtoj se buxheti ushtarak
    vjetor rus eshte diku rreth 7% e buxhetit ushtarak te SH.B.A.-ve (duke mos llogaritur ketu qindra bilionet e dollareve te luftes ne Irak dhe Afganistan qe financohen nga nje buxhet i posaqem).
    Derisa koloneli Peters me shoke perpiqen te shesin mjegullen,shikoni se c’fare force marramendese lundron drejte brigjeve te Iranit
    http://www.globalresearch.ca/index.php?context=va&aid=9817

    Une ndiej dhembje per popullin trim te Gjeorgjise mirpo mendoj se ata u treguan teper naiv.

  17. Idris thotë:

    15 August 2008 @ 10:24 pm

    “”"Rusia eshte shum larg te qenit force e fuqishme ne termin ushtarak.”"”"
    Kjo ishte kembana qe na parapriu te digjonim nje pershpirtje ose meshe ne funeralin e Ushtrise Ruse … :) :) :) Dhe pak me poshte…tjeter per tjeter?????
    Hiqe ate frazen e pare dhe ….mund te te lexosh ndonje rresht …sidomos per ate MORALIN qe ushtaret me Pagese e kane me lart se cdo lloj ushtrie e njohur deri ne tani :( :( ne historikun e Ushtrive te Botes :P :P

  18. Penar Musaraj thotë:

    15 August 2008 @ 10:31 pm

    Kagan thote qe ‘kjo eshte ngjarja me e rendesishme gjeo-politike pas renies te murit te Berlinit

    Amon, mer Qafir se u bone me keq se Al Gore-i tu vendos alarmin. Apokalipsi! Apokalipsi! Sa ju ka hy ne gjak doktrina e fundit te botes mer jahu…hic mer, asigjo s’do ndodhi. As Europes, as Amerikes. Boooo. Sa konspiratore.
    :-)

  19. Qafir Arnaut thotë:

    15 August 2008 @ 10:36 pm

    Ajo pipeline qe kalo nga Gjeorgjia nuk eshte pjese e Nabuccos. Nabucco eshte ende ne leter dhe Rusia rrezik shpall lufte te gjitheve po doli nga letra.

    )”Nabucco pipeline” jo vetem qe mbeti nen kontrollin e tyre por mbeti edhe teresishte i pademtuar

  20. Qafir Arnaut thotë:

    15 August 2008 @ 10:39 pm

    hic mer, asigjo s’do ndodhi

    J. ku ta klasifikojme Penarin?:)

  21. zzzz thotë:

    15 August 2008 @ 10:39 pm

    jakova pse kaq skeptik ndaj Amerikës, ti daj? Mos ia qan gjë hallin Iranit ti daj?

  22. Qafir Arnaut thotë:

    15 August 2008 @ 10:44 pm

    Nabucco planifikohet te inagurohet ne 2013…pra bash brenda kornizes kohore qe caktova une kur Shqiperia do te zhduket(2012).:)

  23. Liqeni thotë:

    15 August 2008 @ 10:45 pm

    Idris thotë:
    15 Gusht 2008 @ 10:24 pm
    “””Rusia eshte shum larg te qenit force e fuqishme ne termin ushtarak.””””
    Kjo ishte kembana qe na parapriu te digjonim nje pershpirtje ose meshe ne funeralin e Ushtrise Ruse … :) Dhe pak me poshte…tjeter per tjeter?????
    ———————————————————-
    Larg e te qenit e fuqishme ta krahasosh nga vinte dhe kush ishte para 20 vjeteve.
    Larg ta krahasosh me fuqine ushtarake monstruese te USA sot.
    Gabohen shume rende Ruset nese mendojne se jane fuqi ushtarake e fuqishme duke u bazuar ne kete konflikt.
    A nuk ishin te njeten spenaze qe lane kockat ne Ceceni me vite edhe u desh mbyllja e njerit sy nga USA dhe perendimi, qe ai konflikt te merrte funde duke bombarduar dhe me arme kimike.
    Idris sot per sot ushtrite me te forta ne bote jane me pagese. Bujrum kundershtom! :) :)

  24. J. thotë:

    15 August 2008 @ 10:47 pm

    Ja zëre se ka ardh Tokoja tia kënojë Imagine-n atij. ahahaha
    O Qafo po ai dreq Erjoni ça kongësh ndigjonte aty në ameriqi or ti?

  25. jakova thotë:

    15 August 2008 @ 10:55 pm

    zzzz nuk i qaje hallin Iranit une jo.I qaje hallin Kosoves qe si duket eshte destinuar te sherbeje si vegel shantazhi per destabilizim e Europes.Perndryshe problemi i 40000 shkijeve te Mitrovices do te ishte zgjidhur qe moti.

  26. Idris thotë:

    15 August 2008 @ 11:00 pm

    O Liqen!
    Sot nuk zotrohet (krijohet supermacia) me ushtri por me teknologjine e hapsires …ku ruset kane nje stacion per organizimin e turizmit pasi jane shume mbrapa ne kete fushe qe ta lidhin me probleme ushtarake… :(
    Rri pash zotin dhe mos vur kufij , ne se merr vesh e ke lexuar ndonje gje nga Ushtrite.
    Nuk ke thene asgje , po nuk e kupton sepse Mixhizmi gjithmone mbjell tym e mjegull ne gjerat e thjeshta.
    Po pse oficeret nuk jane me pagese? Po pse n/oficeret nuk jane me pagese?
    Po pse shume sherbime te llogjistikes e personel civil nuk jane me pagese?
    Perse shkuarja “mercenar” per te permbushur detyrime qe rrjedhin nga mardheniet midis Shtetit tone me Partneret e tij nuk jane me pagese ?
    Po pse NATO pa pagese eshte? e nje varg pyetjesh qe kur ti lexosh do thuash si do te them une tani…
    Behet fjale per USHTARE me PAGESE…. :P :P :P
    Po he do thush mos u merr me lodra fjalesh… :(
    Kur ta qartesosh mire kete ndryshim dhe 150 lekshin qe merrnin ushtaret ne kohen e Enverit deri 64 atehere edhe hajde thuj nonje gje pa “pompa” se nuk jane gjera te “sotme”.
    E “sotme” si cdo gje ne fushen e Organizimit, Praktikes dhe Mendimit dhe jo vetem Ushtarak por edhe Ekonomik edhe Arsimor etj eshte vetem per M I X H I Z M I N .

  27. jakova thotë:

    15 August 2008 @ 11:02 pm

    Qafir,e gjithe nafta e Azerbejxhanit kalon permes naftesjellesit te Gjeorgjise i cili per momentin mund te quhet ndryshe po qe do te perfshihet detyrimisht ne Nabucco.

  28. J. thotë:

    15 August 2008 @ 11:19 pm

    Idris sot per sot ushtrite me te forta ne bote jane me pagese. Bujrum kundershtom! :) :)

    Ti po thu një mal me budalliqe mer taj!!
    Nuk e di a i merr vesht ato që thu a jo!
    Forca e dytë ushtarake sot për sot në Irak është forcë mercenare. Shif postimin më lart 9.31. Është ushtri profesionale. Është ajo ushtri drejt së cilës po na çon qenia jote konsumeriste që nuk i përgjigjet asnji ideali veç pares. Është ajo ushtri që vihet nën urdhërat e atij që ka më shumë lekë duke hedh poshtë gjithë mekanizmat kritikues-lidhës mes shtetit nacional dhe ushtrisë.

    Ti po mbështet pa e dit të kundërtën e asaj ça kishte thënë Kanti kur i hoqi konceptin e përfitimit akteve morale. Ajo ideologji e Kantit polli më pas nazizmin dhe komunizmin.
    Ajo ushtri që mendon ti, është e zhvesh nga çdo lloj vlere morale. Dmth unë që kom pare mund të të vras ty thjesht sepse paguaj dikë ta bëjë.
    Ah çdo qani mendjet tuja ju dele në të ardhmen.

  29. Peshku Fluturues thotë:

    15 August 2008 @ 11:27 pm

    Qafir, po me pelqen qe paske marre laps e leter per te bere detyrat e shtepise dhe ke hequr dore nga

    i lejohen - nga kush?
    nga une

  30. zzzz thotë:

    16 August 2008 @ 1:15 am

    Jakova të të kishte zënë ty me të vërtetë halli i Kosoves nuk do shpreheshe ashtu siç je shprehur. Unë kam frikë se ti hallin e ke dikund tjetër. Ke rënë pre e një propagande mjaft te fëlliqur anti-amerikane dhe njëkohësisht anti-shqiptare. Kosova nuk shërben si “vegël shantazhi” e Amerikes për ta destabilizuar Europen. Kush ta tha ty këtë? Peshkopi Artemie?
    Pavarsia e Kosovës nuk e destabilizon aspak Europen or jakovar. Hiqe nga mendja këtë. Ajo mund ta destabilizojë vetëm ne medjet e atyre qe nuk ia duan te mirën Kosovës, dhe popullit shqiptar. Se cilat janë ata besoj qe nuk është nevoja të ti përmend. Mua vetëm me vjen keq që një shqiptar nga Kosova si ti, ushqen të tilla mendime të mbrapshta anti-shqiptare dhe njëkohësisht anti-amerikane. Mbase të jetuarit në Belgjikë nuk të paska bërë mirë ….

  31. Rob-terneti thotë:

    16 August 2008 @ 5:23 am

    He mer, se uftha e forte thy enen e vet. Kshu ne kjo puna e ariut.
    Sic e thashe ne i her tjeter, kryesorja, sidomos per ne, eshte qe po i bo zararet m’Kaukaz e jo ne Ballkan.

    Tru i shartu muzhiku me spauni, thuj. N’ven qe te shfrytezojne rastin, e me paret e naftes te zhvillojn venin, merren me traplliqe. Ne fakt, ajo dreq nafte osht si pune fatkeqesie. Kush e ka, Zoti ja ka kompesu me regjime te 10me, o mesjetar, si te Sautiteve, apo dicka midis fashizmit e mafjes, ne rastin e ariut.

    Ne gjith ket histori, Evropi osht mo i 10 mi. I ka hy gazi rus m’tajaret, sidomos Gjermonit.

  32. Liqeni thotë:

    16 August 2008 @ 6:44 am

    idriz,
    Mos u bej dhe ti si J.
    Nga Rusia me Gjeorgjine kalon te mercenaret dhe subjekti i preferuar joti MIXIZMI.
    Ajo qe ti me J nuk kupton eshte se rroga e paguar ushtarit dhe kontrata me te ne rradhe te pare e VLERESON per kontributin e dhene.
    E VLERESON per detyrimin e tij ndaj popullit te vete.
    Ketu dalim perseri te MORALI i larte luftarak.
    Pastaj naiviteti eshte tjeter gje. Me llafe dhe ne teori pushtoj boten dhe NATO-a me Traktin e Varshaves na marrshin te keqen.. :D :D
    P.s. Per sqarim nuk kam bere asnje krahasim me kohen e Enverit,sepse cdo krahasim do ishte i pavende.

  33. Qafir Arnaut thotë:

    16 August 2008 @ 6:45 am

    Qenka bere keq edhe musteqja Bolton. Samitin e Bukureshtit e ka qujt ‘kapitullim pranveror i NATOs’

  34. J. thotë:

    16 August 2008 @ 10:54 am

    Ajo qe ti me J nuk kupton eshte se rroga e paguar ushtarit dhe kontrata me te ne rradhe te pare e VLERESON per kontributin e dhene.
    E VLERESON per detyrimin e tij ndaj popullit te vete.
    Ketu dalim perseri te MORALI i larte luftarak.

    O liqen, po ça pellgu ti dole legen fare.
    Po të thonë është e rrezikshme të barazosh moralin me paret o kokpagure!!

    Po ku merr vesh ti…ti ske sistem referimi tjetër përpos atij ekonomik.
    Ti se kupton dot 1000 herë të ta thonë…

  35. J. thotë:

    16 August 2008 @ 11:05 am

    Shif loqen të ta them nryshe.
    E man mend atë filmin me Celentanon dhe Ornela Muttin?
    Qy kjo ishte princeshë dhe ky jeshte shofer otobuzi? Në nji moment nodhej ke shpia e ktijt kjo. Edhe ky vajti ta kapte… I thotë kjo PRIT! Më bëj ça të dush, po dale të heq fustonin se osht i shtrenjtë 100 meleonë lireta e kom ble.

    Ene juve ju ka ble tata fuston, për bajrom. Ene do thoni prit! MA FUT po të dush, veç fustonin mos ma gris. ;)

  36. J. thotë:

    16 August 2008 @ 11:21 am

    liqen*
    Ma rregulloni se lashë kokrrën e namit.

  37. adriatik thotë:

    16 August 2008 @ 1:29 pm

    Po mire mo, te gjitiha keto prdhacifikime qe po ndodhin sot ne bote i ka parashiku Bac Enveri mo! Ah sikur te mos ishte komunist qerratai se titan si Skenderbeun do ta kishim. Edhe per pjerdhjen e Jugosllavis parashikoi dhe i doli, edhe imperializmat e socimperialet i parashikoi se etja per pushtime do i conte ne konfrontime. Eh mor Enver qe na e ke prishur me ate mut komunizmi se do te kishim bere nje permendore te madhe.
    Ore, dikush tha se c’lidhje ka Izraeli me Rusine. Ja ta them une o vellai im emigrant. Ne kohen qe USA krijoi dhe funizonet Izraelin me arme, Bishkam Sovjetaku e furnizonet me dhjetra mije kolone cifute te mbledhur nga te gjithe Ruska dhe satelitet e saj. Do me per Belulin?

  38. adriatik thotë:

    16 August 2008 @ 2:36 pm

    Te me falni, por tani do tu tregoj te drejten ashtu si ka ndodhur, proven e rrobaqepsit dhe proven e parave borxh nuk do t’i tregoj sot pervec asaj se tretes qe me te vertete e ngre njeriune ne lartesite me te papame te moralit njerzor.

    Dhe ja, pa mbaruar mirë edhe kjo dava, tek hyri në sallën e gjyqit një grua, që kish kapur e mbante fort për krahu nje burrë, që duhej të qe , pas rrobave që mbante në trup, ndonjë blegtor i pasur dhe që, me të hyrë që hyri në gjykatore, ngriti zërin dhe tha: - Drejtësi, drejtësi, zoti guvernator, drejtësi! Dhe, në mos e gjefsha këtu poshtë në tokë, do të vete ta kërkoj atje lart në qiell! Mëso, pra, o shpirt gurvernatori ynë, se ky njeri i lig më zuri me pahir mu në mes të një are dhe u soll me trupin tim si të paskësh qenë ndonjë rreckë e palarë dhe, oh, e mjera unë, më rrëmbeu atë që e ruajta si sytë e ballit lart nga njëzet e tre vjet, dhe më rruat që e mbrojta nga arabë e të krishterë, nga tanët e të huajt, e paepur kurrë si lisi, e pacënuar kurrë si sallamandra nga zjarri, si leshi nga ferra, se ja tani ky bandill këtu më vjen e më shtie në dorë me pahir me ato të paqmet duar të tij!

    - Tani do ta shohim në i ka të paqme ky zotëria e tij duart a qysh i ka, - tha Sançoja.
    Dhe, duke u kthyer nga burri, e pyeti ç’kish për të thënë
    kundër padijes që po i bënte ajo grua. Ai, fort i turbulluar, u pergjegj:
    - Zotërinj, unë jam një blegtor i varfër, faqemender yotërisë suaj, derrash, dhe sot në mëngjes, pasi shita katër kokë, dhe më mbeti nga tërë e shitura, hiq taksat dhe zbrit ryshfetet, pak më shumë nga ç’i kisha blerë vetë, tek po kthehesha në fshatin tim, takoj mb’udhë këtë zonjë këtu të nderuar, dhe djalli, që të gjitha i trazon, të gjitha i ngatërron, më yshti, pra, dhe mua të ngatërrohem me të. I pagova pas hakut, po asaj iu duk, duket, pak, se më kapi krahun dhe s’ma lëshoi gjer më solli zvarë këtu. Thotë se e ashtusa me pahir, por betohem dhe prapë jam gati të betohem, në u dashtë, që gënjen, dhe kjo është safi e vërteta, sepse nuk kam hequr as shtuar një presje.
    Guvernatori e pyeti atëherë nëse kishte me vete ndonjë para argjend: u përgjegj se kisht futur në gji në një kuletë prej lëkure si ndonja njëzet dukata. U urdhërua ta nxirrte kuletën dhe t’ja jepte ashtu siç qe palës tjetër, gjë të cilën ai e bëri me dorë të dridhur, dhe gruaja, pasi e mori dhe pasi i bëri një mijë temenara tërë kunendit atje dhe pasi iu lut perëndisë që t’i jepte jetë dhe shëndet zotit gubernator, që judesej kaq shumë për jetimët e shkretë dhe vashëzat e pambrojtura, doli nga gjykatorja duke e shtërnguar fort kuletën me të dyja duart, pasi që e hapi dhe u sigurua që monedhat qenë vërtet prej argjendi. Po menjëherë porsa doli, Sançua u kthze nga tregtari i derrave, të cilit lotët po i rridhnin faqeve çurg dhe sytë, mendjen dhe shpirtin i mbante ngjitur prapa kuletës së ikur, e i tha:
    - Bjeri pas, o zot i mirë, asaj femre, merrja me hir a me pahir paratë dhe sillnaje këtu përsëri.
    S’e bëri fjalën dysh ai, po u nis e rendi si një shigjetë për ku i thoshin. Të gjithë sa ishin në gjykatore prisnin të shihnin me padurim fundin e asaj davaje, dhe nuk iu desh të prisnin shumë se aty e pas pak ja ata të dy tek u kthyen mbërthyer e kapërthyer dhe më pashqiturazi se më parë, ajo me fundin e fustanit ngritur përpjetë dhe mbështjellë me të kuletën, ai duke luftuar si tja shkulte e t’ja merrte: por veç s’ish i zoti, kaq me ngulm mbrohej gruaja, që në atë e sipër ulërinte’
    - Për qiell e për tokë, dua drejtësi! Pa vështroni një herë, zoti guvernator, se si nuk ka hiç turp e frikë ky maskara! M’u vërsul të ma shkulte ng duart, birboja kuletën që hirësia juaj e urdhëroi të ma japë.
    - Hë, dhe a ta mori? – pyeti guvernatori.
    - Si thatë? Ma mori? – ia priti gruaja. – E lë të më marrë më parë jetën se kuletën! Gjeti ai tek unë! Duhen të tjerë që të ma hedhin mua, e jo ca zgjebarakë e jargavecë si ky! As dara, as çekani, as dalta, as sqepari dhe as vetë kthetrat e luanit s’e shkulin dot nga unë këtë kuletë, se më lehtë e kanë të më marrin shpirtin se atë!

    - Mirë thotë, - tha burri, - dhe unë e quaj veten të mundur, sepse s’kam fuqi t’ia marr, e pra le ta mbajë.
    Atëherë guvernatori i tha gruas:
    - Pa nëma këtu, moj zonjë trime dhe e nderuar, atë kuletë.
    Ajo ia dha menjëherë, dhe guvernatori atëherë, duke ia kthyer përsëri burrit, iu drejtua gruas, të hutuar, po jo të përdhunuar, me këto fjalë:
    - Dëgjo, moj motër, këtu: sikur jo të tërë, po vetëm gjysmën e këtij hakërrimi e trimërie që rrëfyet për të mbrojtur këtë kuletë ta kishit përdorur për të mbrojtur trupin tuaj, as vetë ay kaproç burrë e më i fuqishmi burrë që ka qenë Herkuli nuk do të kish fuqi t’ju bënte atë për të cilën do të mos e grishte qejfi juaj. Ec e vafsh me Perëndinë, jo po vafsh më mirë në djall dhe mos u duk më në ishull gjer në gjashtë lega rreth e rrotul, në s’do të hash kurrizit dyqind kopaçe të shëndosha. Ec, e qërohu, të them, femër cipëplasur dhe rremashe. (këtu në fund e ka menderosur Sançua pakëz sepse i internonte kurvat siç bënte Enveri)

  39. jakova thotë:

    16 August 2008 @ 2:37 pm

    zzzz,se kuptoj o daje se ne cilen gjatesi valore punon kjo rradakja jote.
    Zakonisht nuk reagoj ndaj shkrimeve te uleta duke ju permbajtur me besnikeri Ligjit te Marfit(Murphy’s Law) :”Mos debato me idioitin,njerezit mund te mos e verejne diferencen”.
    Po ja qe ne rastin tend po beje perjashtim i bindur se ky ishte vetem nje moment i dobet qe ti mund te kishe kaluar.
    Une jam ne te 30-at e shtyera qe do te thote se mbaje mend qytete me
    emer te Stalinit,brohoritje per Mao-ne,parakalime e festa me fotografi te Titos,perqafime e shtrengime duarsh te Klintonit e Bushit…
    Ajo qe une dua te them eshte se politika nuk njeh dashuri por vec interesa te pasterta.Nese ti mendon se SH.B.A. i doli ne ndihme Kosoves per arsye qe M.Albright u dashurua ne frizuren e Hashimit ,atehere e ke gabim.
    Eshte teper e rrezikshme qe nje popull i vogel e i varfer te lidhe politiken e jashtme ekskluzivisht me nje superfuqi.Ketu e kemi edhe Europen ne te cilen bene pjese Austria - i vetmi aleat natyral dhe mik pa hile qe kishin shqiptaret.Tek e fundja jemi pjese e Europes.
    Shikoni se c’bene Kroacia e cila per vetem 6 muaj ishte nikoqire e Bushit,Putinit dhe Merkelit.
    Le te thote kush c’fare te doje por rasti i Gjeorgjise eshte nje rast klasik
    shkollor nga i cili duhet te mesojne shqiptaret.
    Eshte koha e fundit kur ne duhet te kuptojme se udheheqja me nje shtet eshte nje pune serioze,e lere me udheheqja me dy shtete.

    P.S.
    “To be an enemy of America can be dangerous, but to be a friend is fatal”. Henry Kissinger

  40. Idris thotë:

    16 August 2008 @ 4:26 pm

    Dy her do te bi sic ke thone per te sqaruar kush “shket”
    “”"”Ushtaret gjeorgjiane lane pozicionet luftuese dhe u terhoqen pa marre ende urdher”"”"..dmth ushtaret me pagese …..:P :P :P
    Kjo qe e para …qe lala dhe e dyta…
    “”"Idris sot per sot ushtrite me te forta ne bote jane me pagese. Bujrum kundershtom!”"”"
    meqene se kjo e dyta qe me ca koka dyshova se ma ke “fut” :)
    Po kur lexova …Qe lala dhe e treta…
    idriz.
    Mos u bej dhe ti si J.
    Nga Rusia me Gjeorgjine kalon te mercenaret dhe subjekti i preferuar joti MIXIZMI.”””
    Ateher nuk me mbetet tjeter vetem se te ta PERSERIS qe ushtaret me pagese nuk kane MORAL as PATRIOTIZEM…. por me shkurt se tregimi perle i Adriatikut po ta them se:
    - IDEALI i vetem i tyre eshte kush PAGU me mire… dhe kjo ne te gjith Historikun e Ushtrive te botes thirret e klasifikohet si Mercenarizem , edhe sikur te shkoj ushtare me deshire e tij si individ jashte kufijve shteterore edhe sikur te shkoje i organizuar nga shteti i tij .
    Ato kontratot e denglat ne brendesi te tij , sidomos detyrimet Ligjore jane si puna e:
    -Zotri denohesh sipas Ligjit ,nr,faqe…-deklaroi gjyqtari
    -Z,Gjyqtar…mos na pandeh te paditur zotrote…hape ne faqen …dhe shih nenin …
    E hapi Gjukatsi Nuro dhe pa se kishte si “pe shakaje” PARA.
    -Ke te drejte zotri…ky nen qe njeh ti i ben m…te gjith kodit gjyqsor …
    Histori nga shteti me moral e ushtri te paguar Mixhiste.

  41. toko thotë:

    16 August 2008 @ 4:47 pm

    Qafiro deri tani duket se Rusi do te terhiqet.
    E shumta sipas mendjes sime qe mund te humbase Gjeorgjia jane ato dy krahinat. Por edhe kjo duket e pamundur me kete arme pushim Russia signs cease-fire, tensions remain high
    Ato karahina Gejrgjia i kishte te humbara sikur te mos vepronte kunder “separatisteve” Me vepirmet e tij ky presidneti Gjeorgjian te pakten i dha nje shans vetes dhe vendit te tij ti mbroj ato krahina.
    E perseris Rusi nuk ka aq dhembe per Perendimin. Nafta dhe gazi e perseris kane fuqi kur jane mjet shitjeje. Dhe embargoja e naftes dhe gazit vetem sa demton me shume shitesin se sa bleresin qe mund ti prodhoj vete keto mallra ( rezervat e amerikes jane per 20 vjet dhe ajo mund te ndihmoj perendimin me keto rezerva vetem se duhet te demotj ambjentin :) . Thua rusi te mbijetoj 20 vjet pa shitur nafte e gaz? )Mua me shume me duket si kriza e raketave berthamore ne Kube ne kohen e Kenedit Cili do te jete cmimi qe rusi do te kerkoj per tu terhequr nga Gjeorgjia? AntiRaketat balistike ne Poloni apo …..?

  42. Qafir Arnaut thotë:

    16 August 2008 @ 5:15 pm

    Bush sapo perdori termin ‘free world’ . Sot eshte vdekja zyrtare e ideologjise te globalizimit.

  43. ujku i zi thotë:

    16 August 2008 @ 5:29 pm

    Sot eshte vdekja zyrtare e ideologjise te globalizimit.

    Qafir, nuk e di nese e ke lexuar kete?

  44. Liqeni thotë:

    16 August 2008 @ 5:33 pm

    idriz,
    Aty qendro mos me luaj aspak.
    Flm per sqarimin. Le te bihemi dakord qe nuk jemi dakord.
    Kaq mjafton besoj per sot. Koha do tregoj me shume ne te ardhmen.Na mbetet te gjykojme.
    P.s. Per hire to jo te futures(kjo pa koka :D ), edhe vetem per pak nxehje miqesore po sjell kete informacion nga ushtria gjeorgjiane.
    18 to 34 years of age for compulsory and voluntary active duty military service; conscript service obligation - 18 months (2005)

  45. Idris thotë:

    16 August 2008 @ 5:38 pm

    Keshtu shko bota sa nga nje krah ke tjetra po …Bushi o tregu i zgjut kur thote ate llaf dhe parashef ardhmerine pasi ka pare dhe ja kane ZBERTHY mire c’ka qene e shkumja per zgjidhjen e Konflikteve.
    Bota eshte unike ne materialitetin e saj qe jep keto produkte shpirterore…
    Per pucra qe “mbijne” here pas here ne pjese te ndryshme si gjaku i qelbur i presidentit te Gjeorgjise…nje karierist miop i shkalles me te larte te aventurierit POLITIK…e mjekun shpejt dhe se lane te shndrohej ne i “thate “(ciban)se do ta kishin GRRY….

  46. Qafir Arnaut thotë:

    16 August 2008 @ 5:53 pm

    Lupus, s’e kisha lexu po me behet qefi qe mendokam ne te njejtin nivel si Krugman:) (nje nga idhujt e mi qe prej universitetit…te pare)

  47. Qafir Arnaut thotë:

    16 August 2008 @ 5:55 pm

    Eh sa ka ne Tajrone si ai! Qelbsinllikut s’i ka ardh ala era n’Arrnautistan

    gjaku i qelbur i presidentit te Gjeorgjise…nje karierist miop i shkalles me te larte te aventurierit POLITIK

  48. Idris thotë:

    16 August 2008 @ 6:10 pm

    Qafs … kam nje bindje …pa te cenuar shkallen e dijeve sipas nr te Universeve :) se ;
    -Strategjite e ndalimit ose kufizimit te nje perandorie ndaj nje tjeter nuk behen nepermjet rekrutimit te Aleateve…Jane mekanizma afatshkurter ku ne qiellin Politik te kombeve “vasale” cfaqen shume e lindin shume “Yje”
    me vezullim te shkelqyeshem qe ndricojne rrugen drejt genjeshtrave e mashtrimit …
    Te tille u cfaq ose u genjye klasa jone Politike qe u perpoq dhe ndoshta arriti (por akoma pa marre rezultatin e Vertete!!!!!!!!) pra te vezulloje ne qiellin shqiptar per hir te se cfare perspektive ?????? askush se di me kete qe kane mbjellur….
    Dua te them se AKOMA nuk kemi korrur produktet e halabakeve (97 qe nje krasitje) pa ckule rrenjet e ndyresirave….

  49. toko thotë:

    16 August 2008 @ 6:24 pm

    Idrizo
    Ai karieristi miop i shkalles me te larte te aventurierit POLITIK e shpetoj Gjeorgjine nga shuarja nga harta e botes, duket se po shpeton edhe ato dy krahinat per tu bere Ruse pergjithone. Mos e ngatero me Mixhen, Ramen apo Erjonin vella. Te shikojme si do ti veje filli Shqiperise me keta udheheqesit tone JO karierist miop i shkalles me te larte te aventurierit POLITIK pffff pacifizem miop,

  50. toko thotë:

    16 August 2008 @ 6:46 pm

    U.S. President George Bush says Russia must not lay claim to the breakaway Georgian republics of South Ossetia and Abkhazia. VOA White House Correspondent Scott Stearns reports, Mr. Bush says all Russia forces must leave Georgia. Russia says there is no timetable for that withdrawal.

  51. zzzz thotë:

    16 August 2008 @ 9:33 pm

    jakova, edhe unë mbaj mend ato që thua ti edhe çfar pastaj? Ti mund jesh edhe në të 50-at, po kjo nuk të jep ty të drejtë për ato që thua.
    Pastaj kush thotë që Amerika i ndihmon shqiptarët për dashurin e madhe që ka ndaj tyre? Kuptohet që amerikanët kanë interesat e tyre në Europë, dhe ndjekin një politikë në përputhje me ato interesa, po ja që këto interesa amerikane në Europë, dhe sidomos në Ballkan, qëlluan të korrespondojnë me interesat shqiptare ne rajon. Ka ndonjë gjë të keqe këtu? Ka ndonjë të keqe të kesh interesa të përbashkëta me superfuqinë e vetme në botë? Popujt e vegjël ëndërrojnë ta kenë këtë fat. Fqinjët dashakeq, dhe mentorët e tyre, janë tërë mllef kur shohin shqiptarët të kenë mbështetjen e superfuqisë, dhe bëjnë çështë e mundur ta sabotojnë këtë mbështetje amerikane që është rezultat i interesit të përbashkët.

    Prandaj jakova unë i qëndroj asaj që kam thënë më lart. Ti për fat të keq ke mendime që bien ndesh me interesat nacionale shqiptare. Se si ke rënë pre e këtyre mendimeve dashakeqe vetëm ti e din, po kjo nuk ka rëndësi. Ti jakova je një nostalgjik që ende shef ëndrra me nënën Serbi, dhe këtë e bërë të qartë në shumë prej postimeve tua.

  52. Hyllin thotë:

    16 August 2008 @ 10:30 pm

    toko lexova ca ato llogarite e tua mbi naften e gazin. Rusi vjet bllokoi gazin e ne itali plasi kriza. Ti thua se Amerika do ndihmoje europen. Po sipas teje Amerika eshte Nene Tereza apo nje shtet qe shikon interesat shteterore ne radhe te pare.
    Nuk eshte shitesi ne krize se ketu nuk po flitet per lakra e presh qe shiten ne tregun fshatar, por pikerisht bleresi i cili shtrengohet keqazi ne rast se shitesi bllokon mallin.
    Rusia nuk jeton me naften si shtetet arabe, por ka nje strukture agro-industriale te cilen po e zhvillon dita-dites. Cmimi i arit te zi ne treg nuk ka me gjasa te ulet ne te ardhmen, keshtu qe edhe vendosja e mallit per stok si pasoje e ngritjes se cmimit ne te ardhmen nuk i sjell deme shitesit. Nejse…

    Me behet qejfi qe globalizmi eshte duke deshtuar, por nuk jam dakort me vdekjen e ideologjise globaliste.
    Imperializmi ka qene gjithmone i pranishem edhe ne castet e thurjes se ideologjise globaliste, prandaj ky moment i tanishem ku imperializmi eshte ngjitur ne kateder nuk me duket se legjitimon vdekjen e nje ideologjie qe bazohet edhe ne vlera te supozuara joekonomike.
    Deshtimi i demokracise ne vendet aziatike ku u eksportua demokracia prej Amerikes jane me te rendesishem ne vleresimet mbi globalizmin. Eshte me e thjeshte se c’duket, globalizmi nuk can dot mburojen fetare islamike.

    Gjeorgjine une me shume do e merrja si shembull per shqiperine e ne vecanti kosoven, pasi ne kosove enklavat serbe formojne gati shtet brenda shtetit. Shqiptaret duhet te pergatiten psikologjikisht e materialisht per nje lufte te mundshme ne kosove menjehere sapo te terhiqen nderkombetaret.

  53. toko thotë:

    16 August 2008 @ 10:39 pm

    Hyllin nuk e di nese italia u shkaterua plotesisht nga kjo embargoja e naftes ;). Kriza do te kete por jo vdekje apo dorzim, kete kam dashur te them. Kriza vjen se duan te ruajme ambentin nga shpimet e rezervave te naftes. Ambjenti mer fund kur ekonomia te jete ne shakterim. Ndersa per rusine dhe potencialin e saj ekonik une nuk mendoj keshtu. Nuk eshte aq sa duket, vetem se perendimi ka manine ti dramatizoj gjerat sic beri ne luften e ftohte

  54. Hyllin thotë:

    16 August 2008 @ 10:53 pm

    Perendimori kur peson krize eshte si femra kur i thyhet thoi. Nuk ka gjasa qe njeriu qe eshte mbjelle ne perendim te jete kocke e forte. Dua te them se nuk eshte perendimi qe i dramatizon gjerat, por tipi i njeriut qe ndihet i pafuqishem para drames se mundshme, si puna e qenit qe leh nga frika .

    Nuk eshte zakon ne politiken nderkombetare te lehesh kot e vete Rusi nuk e ka tradite, prandaj gjithe keto levizje ruse duhen pare me kujdes te vecante.
    Problemi eshte se Rusi ka ende potencial atomik te mbaje nje lufte te ftohte e interesat ruse tashme jane ne Azi , qe jo vetem eshte teatri kryesor i kesaj dekade po ka gjasa te jete i gjithe shekullit. Mbetet per tu pare ne Euroaziatizmi do jete doktrina kryesore ruse e sdo vonoje shume besoj, vendoset ne Iran. Gjeorgjia eshte antipasta apo sallata ruse, mishi eshte ne pjate tjeter.

  55. Rob-terneti thotë:

    17 August 2008 @ 5:46 am

    Evropit mire t’i behet. Jo vetem qe e ka lene vehten ne varesi te gazit e naftes ruse, po dhe “hyzmetin” nuk ia kane bere kesaj nafte. Shqip, jane bere buthpambuker.

    Nuk eshte rastesi qe US nuk merr fare nafte ruse. Dhe naften e “vet” e ruan me ushtri.

    Ariu tregoi ca muskujt, po ne fund te fundit, po mbledh bishtin e po terhiqet, dhe kjo, jo rastesisht, me ndermjetesi Evropi e jo US. Qe do te thote se nuk ka akoma b… per me shume. Do ishte muhabet tjeter po te gelltiste Gjerogjine e t’i vinte koken ne hu atij robit. Pse nuk e ben? As 30 km larg nuk eshte.

    Rusi ka ca probleme themelore si plakja e popullsise e regjimi mafjoz qe sikterris kapitalin, pa permendur ekipin e KGB-isteve, me vizion alla BS. Shqip, si the BS me pare, ka formulen gabim. Mjafton ta krahasosh me Kinen apo Indine, per te kuptuar thelbin e muhabetit.

  56. jakova thotë:

    17 August 2008 @ 11:01 pm

    zzzz,kerkoj falje se me vonese verejta shkrimin tend.
    Ti qenke cirkus ,xhanem!!!Te propozoj te zbresim deri te rubrika humori te vazhdojme debaten.

  57. Qafir Arnaut thotë:

    18 August 2008 @ 8:38 pm

    Perspektiva ideologjike dihet. Kapitalizem. Halli eshte qe kapitalizmi eshte ’software’. “Hardware”-in na e lane ne dore ne barbareve, dhe e ndritem.

    ne qiellin Politik te kombeve “vasale” cfaqen e lindin shume “Yje” me vezullim te shkelqyeshem qe ndricojne rrugen drejt genjeshtrave e mashtrimit …Te tille u cfaq ose u genjye klasa jone Politike qe u perpoq dhe ndoshta arriti (por akoma pa marre rezultatin e Vertete!!!!!!!!) pra te vezulloje ne qiellin shqiptar per hir te se cfare perspektive ?????? askush se di me kete qe kane mbjellur….

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com