Identifikohu



Regjistrohu

Gëzuar Shën Valentinin!

shv.jpgDita e të dashuruarve apo dita e Dashurisë mes njerëzve? E debatueshme, edhe pse në secilin rast duhet festuar çdo ditë të vitit. Sidoqoftë 14 shkurti mund të jetë një moment reflektimi, mbi atë çka është më e shtrenjtë në jetë, dhe Dashuria, Eros apo Agape qoftë, është e tillë. Ndoshta është një moment për pauzë nga marramendja e rutinës së përditshme për t’ju ridedikuar të dashurve tanë.

Por çfardo qoftë pikëpamja juaj mbi 14 shkurtin, ne ju urojmë Gëzuar Shën Valentinin, dhe ju ftojmë të lini në këtë hapsirë urimet tuaja.

Peshkupauje.com

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

27 Komente »

  1. Qafir Arnaut Shkruaji mesazh privat thotë:

    14 Shkurt 2008 @ 5:42 pm

    na e bote ke shvalentin boze! lejni o vlla robt rehat..se ka dite tjeter me ble recipeta! booo cer konsumatoresh qe jeni bo!

  2. WASU Shkruaji mesazh privat thotë:

    14 Shkurt 2008 @ 5:45 pm

    Pse mo qafiro marun cokollatat qe ju kane ngel vec skutiqet me ble nashti :) ?

    Hajt gzum i here!!

  3. blete Shkruaji mesazh privat thotë:

    14 Shkurt 2008 @ 6:00 pm

    hajt mo gezuar atyre qe duan te gezojne, si edhe tregetaret dinake qe e kan terbu popllin tu i valavit gjona t’kuqe.
    megjithese edhe une kam rene pre e kapitalizmit ;)

  4. Pjer Thomas thotë:

    14 Shkurt 2008 @ 6:04 pm

    Kam pershtypjen se shum festa jane kthyer ne komercializem, sa me shum shit-blerje e sa me shume dukje. Para disa vitesh dhe une ketu ne emigracion , duke pare shume burra me lule ne dore diten e 14 shkurtit , vendosa te blej per gruan diçka. Futem ne supermarket, shoh disa lule e vazo dhe drejtohem tek nje lule e veçant. E marr e fus ne qese, paguaj dhe dal. Drejt e ne shtepi. Grua , i them , te kam sjell nje dhurate per diten e famshme te te dashuruarve. I zgjas qesen dhe ajo me buze ne gaz , nxjerr lule lakren :-)

  5. WASU Shkruaji mesazh privat thotë:

    14 Shkurt 2008 @ 6:08 pm

    “Vetem ne Paris blihen lulet ma para’. Ketu tek ne lulet i hane gomeret.”

  6. lola thotë:

    14 Shkurt 2008 @ 6:10 pm

    Gezuar! Iu uroj te gjitheve sa me shume dashuri, ne te gjitha senset e se mundshmes…
    Pjer, kam qeshur me te madhe me dhuraten e lulelakres

  7. Artian thotë:

    14 Shkurt 2008 @ 6:34 pm

    Valentini eshte nje rast i mire ,per te gjithe,per cdo qenie njerezore pa pejashtim, sepse ku hyn dashuria,hyn mrekullia. adhurimi shpresa, ….moment reflektimi,pendimi,rifillimi,vazhdim i vazhdimesise.

  8. edrus Shkruaji mesazh privat thotë:

    14 Shkurt 2008 @ 6:55 pm

    Festa më IDIOTE dhe HIPOKRITE që mund të egzistojë: Ata që janë Singel, ndihen të vetmuar… ata që janë çift, bijen në hall, ka ikur ajo koha kur mjaftonte xhesti… një lule, një pako me bombone etj etj…
    Poshtë San Valentino!

  9. Artian thotë:

    14 Shkurt 2008 @ 7:03 pm

    o edrus,ke provuar te besh nje hap perpara , :) ata qe jane singel kane nje shans me shume,..ata qe jane te dashuruar eshte nje shans per romance..sipas rastit..ja psh une nuk i kisha bere dhurate prej kohesh,lady-t tim duke menduar se ishte kot do ti qe fuksionoj,ju cel fytyra,eh thash me vete,nje surprize ben cudira,mos i nenvlefteso shancet se kur ti vlersosh ndoshta vertet nuk do te vlejne .. :)

  10. tropizma Shkruaji mesazh privat thotë:

    14 Shkurt 2008 @ 7:47 pm

    Edrus se eshte cifti ne krize kjo nuk dmth se festat qe kane te bejne me dashurine dhe/ose ciftin vetem sa thellojne krizen. Ndoshta eshte mire qe njerezit sikletosen.

    Po ka edhe njerez si puna ime qe sot perfitojne nga rasti te mos e (TM lumja) per krizen. Psh shefi sapo me dha ca cokollata qe ketu SHBA quhen kisses (duhet t’i kene kopjuar nga ju), mgjs eshte burre i martuar me 3 kalamaj. Kur me tha kam ca kisses per ty une i zgjata faqen, do ta kem habit te shkretin. Se e kisha te kriza. Varja krizes per sot. Dhe mos bej shpenzime.

  11. shefi i tropizmes thotë:

    14 Shkurt 2008 @ 7:57 pm

    Eh, zgjate gjene e gabuar moj goce.
    Per faqe kam 3 kalamajt une qe e kane faqen si kajmak.
    Une kisha backup plan (cokollatat) por ti ca kishe? Ngele si e 10-me hihihihihi

  12. edrus Shkruaji mesazh privat thotë:

    14 Shkurt 2008 @ 8:00 pm

    Tropizma, je nga të paktit persona që vlersoj vërtet nga komentuesit e peshkut… Në fakt:Nuk bëra shpenzime :) :P .
    E kam me atë se pse ato që bëhen çdo ditë të konsiderohe “normale”, ndërsa SOT dashuria matet me peshën e çokollatave ose të floririt të varseve dhe unazave?
    Nuk besoj se asnjëlloj dhurate do ta bënte më të çmuar këtë ditë se sa “dhuratat” e përditshme të mbushura me puthje dhe fjalë të ngrohta dhe mirkuptim… atje PO QË NUK PYES PËR KRIZË :)

  13. Laura thotë:

    14 Shkurt 2008 @ 8:02 pm

    Ore-ore, lule bore
    ka thene teta edukatore
    jemi yllka shembullore

    Ndaj sot per ne ka nje surprize
    gabimeve tona u ka vene vize

    Se ka ardh’ Shen Valentini
    fort eshte e gezuar
    nga nje karamele Zana
    ka per te na e dhuruar

    Shen Valentini, eshte i mire
    na sjell gaz e lumturi
    O sa ngjyra! O sa vjersha!
    Uje e drita per cdo shtepi…

    :)

    Se mos thoni qe s’iu kam pershendetur, te pakten me nje buzeqeshje!

    Qeshu, qeshu rini!

    dashuroju, dashuroju, dashuri!

  14. minatori thotë:

    14 Shkurt 2008 @ 8:56 pm

    Amerikanet te kopjojne nga italianet?
    Si ta nxe goja mi trope? :)
    Edhe une jam me edrusin; VD sikur me ha buken.
    Deri tani urime vetem SMS nga ex-es kam marre qe me mengjes… :P

  15. Vemendje thotë:

    14 Shkurt 2008 @ 10:02 pm

    Mos u fut nen dhe te zbulosh thesare ngrohes. Djelli ngroh lekuren, shpirtin e ngroh dashuria paqesore, mire kuptuar edhe pse mund t’i mungoj pesha e nje cokollate apo shkelqimi i florinjte. Llojshmeria e njerzeve flet per llojshmeri dashurish, gabimin qe kupton cdo njeri qe dashuron, duaje, duaj se eshte dashuri dhe jo tregeti, se po Dashuroj c’do njeri atehere s’ka pse te presi per dashuri nga njeri, ajo jepet nga te gjithe sa ata kane sipas llojit. Merrni nga dashuria ime sipas llojit, duajeni ate qe keni.

  16. WASU Shkruaji mesazh privat thotë:

    14 Shkurt 2008 @ 10:06 pm

    minator,

    Leje miletin e shkrete m’hall t’vet sot, ca trullosen nga dashnija, te tjeret simbas midese :) ! Aman mer vetem t’gezum te jene!

  17. gruaja e shefit të tropizmës thotë:

    14 Shkurt 2008 @ 10:06 pm

    Qerratai…, e dija që diçka i ka ndodhur! Qëkur mblidhet natë për natë në shtëpi të gatuajë darkën për kalamajtë… bën dhe si i kujdesshëm! :’(

  18. akull-naja thotë:

    14 Shkurt 2008 @ 10:16 pm

    Ja si mendon Peshku për beshqit e vullnetshëm e të pavullnetshëm; e ka çelë një temë që të mos të bëhen lesh e lì te të tjerat. :D
    Rrnoftë dashnia!
    V.F.L.P.

  19. justice Shkruaji mesazh privat thotë:

    14 Shkurt 2008 @ 10:31 pm

    SEPSE DASHURIA

    Sepse dashuria eshte nje zjarr i ashper
    Nje diell brenda diejve qe shndrisin c´do ndjenje
    Nje ze brenda zerit qe shperthen me epshe
    Nje kenge brenda kenges qe vehtes i kendon

    Sepse dashuria eshte nje lule e mjere
    Sa here qe e shkelin njerezit pakujdesshem
    Nje metafore e brishte qe e ndez mendimin
    Dashuria,eshte mendim dhe gezim

    Sepse dashuria shihet edhe ndihet
    Ndersa s´e ndjen vehten do te thote eshte ngrire
    Tek nje pike e lotit dhe tek nje deshire
    Ku njeriu vete, eshte ndjenje dhe dashuri

  20. belle_fleur Shkruaji mesazh privat thotë:

    14 Shkurt 2008 @ 10:34 pm

    Edrus konsideroje SV si nje dite qe duhet dhene me shume dashuri, ngrohtesi, puthje e perqafime!
    Gezuar te gjithve!

  21. edrus Shkruaji mesazh privat thotë:

    14 Shkurt 2008 @ 10:42 pm

    Bellë… dashuri jap/marr gjithë vitin :) , duhet të krijohej një ditë pushim dhe për dashurinë (me pa vetëm fotot në flickr p.sh ;) )

  22. karmapolitick Shkruaji mesazh privat thotë:

    14 Shkurt 2008 @ 11:03 pm

    I
    unë kur idhnohem veshtir do të pajtohem.
    kete
    duhet ta dish se dashurija nuk ështen loj femish.

    lumi rrjedh ujë zemra rrjedh gjak,
    dua që të shoh por te kom shum larg

    hekuri është metal i cili gjith her punohet,dashurija
    ështen dhimbje e cila leht në zemer nuk sherohet

    ishte dit e djel atë dit isha i pa fat,
    kur të pash me tjetrin zemra mu dogj flak

    në dimer nuk ka lulzim sepse të,
    dashuruarit nuk dalin në takim,

    njeriu pa dashuri është sikur nena pa femi,
    dashurija pa takim si natyra pagjelbrim,

    romeu e zhuljeta heroj te popullsis
    ndersa une e ti heroj te dashuris!!!

    II

    S’e di pa ty qdo bėj o yll
    Pa ty kjo botė me duket njė pyll
    Pa ty kjo botė s’do kėtė kuptim
    S’e di o fiksim i trurit tim.

    Te thashe nje here ne mbremje te vish
    E dashur nuk erdhe, ke faj ta dish
    I vetmuar aty gjithe naten po prisja
    Ne fytyr i qeshur ne zemer po vdisja
    Mos valle pa pritur babi tka diktuar
    Dhe per te ardhur te une nuk te ka lejuar
    (pikepyetje)

    III

    Ti Zemer je diqka Exelent,
    Je diqka shum e Trent,
    E fort si Cement,
    Me mend shum Intiligjent,
    Je shum Serioze,
    Por pak Xheloze,
    E Bukur si Miss Botnore,
    Ftyren si Lule Bore,
    Kisha pas qef met pas Dashnore,
    Me hec bashk Dor per Dore,
    Po e sho se u Dashurove.

    IV

    O Destantila, o rrushi vogel
    pse mu largove kur une te desha
    mos harro se bota esht sa nji gogel
    dhe un do te rrembej me gjith tesha

    O Destantila sot per ty vajtoj
    4 here kam numru hekurat e qelise
    njeher mdalin 9 e nji her tete moj
    se jam hutu tu iu lut perendise

    Destantila, sa te dashuroj
    po ti kujtoje se te kapja me zor
    tani ne qeli rri e kujtoj
    ate kohe kur une te shtrengoja ate dore

    Vitet do ikin, se gjate me kane denu
    e ti do jesh bo me kalamaj
    po t’siguroj une se kurr skam per te harru
    kur tdal bashk do e bojm dhe nji djal

    Desantila, o me seksi ne Kombinat,
    mos harro Njazin e futur ne 3 metra katror
    ne qeli po gdhend zemra e shigjeta dite e nate
    Per Desantilen qe mezi pres ta fus ne dore

    IV

    Mos e vrisni shpresen time

    te bosha sms dhe zile
    ti prap sma hudhshe veshtrimin
    a mi goca cermenikase
    krejt e hallakate trimin

    kur piva nja gjasht’ redbulla
    me mor zemer dhe guxim
    kamarjeri me denoncoi
    tentative per perdhunim

    ti mi goca cermenikes
    mu vonove ne takim
    niveli adrenalines
    mori kot ke trupi im

    o ju president i republikes
    ta veni doren ke zemra
    prissha gocen e cermenikes
    un s’merrem me kamariera

    PS: Potpuri ish-komentesh, ne nje ish-blog.

    Gezuar Saint Veledinin!!!!

  23. adriatik Shkruaji mesazh privat thotë:

    15 Shkurt 2008 @ 12:03 am

    une vdes per shen valentinen por nga nje here me duket se ata romaket e vjeter ishin shume me te zhvilluar se njerzit e sotem sepse i kepusnin ato saturnalet vit per vit sa qe shen valentina e kohees se sotme duket mjaft anemike. Bukur e festonin edhe shumeret Ishtarin me 40 pale sise. E, sa kohe te bukura qe ka kaluar njerzimi. sot rri njeriu i zi si pocak para dyqanit per nje pale brecka e per 5 minuta seks.
    E po gezuar duhet thene!

  24. Peshku Fluturues Shkruaji mesazh privat thotë:

    15 Shkurt 2008 @ 12:24 am

    Gezuar Shen Valentinin

  25. Idris thotë:

    15 Shkurt 2008 @ 1:38 am

    Kush ka kujtese ose me per kollaj te bier te plote
    Sheakspearin… :D :D
    Shen Valentin sonte po kremtoj…..
    ….nuk me kujtohet ……..
    Y ngrit ai dhe u vesh
    dhe vajzes deren ja cel
    dhe vajza brenda hyn e qesh
    dhe jashte me vajze s’del !!
    __________Y none ! Sa shef te mir kam una!!!!:( :( :(: _____________
    I thote ajo :me bere be pa shtrire
    qe do me marresh per grua
    I thote ai:Vertet po s’je e mire
    kur fle per T.U.R.P me mua
    __________Ua Mami sa i lig qenka shefi!!!!!! :) :) :)
    Ne dasem te beqareve! Gezum!

  26. Vemendje thotë:

    15 Shkurt 2008 @ 3:11 am

    Dashuria ne ngjyren e fjales. Nuk diskutohet per te kuqe e per c’do ngjyre tjeter, ketu kupton se sa ngjyre ka fjala.

  27. leta thotë:

    14 Mars 2008 @ 1:40 am

    festa e shen valentinit eshte shume e bukur ,dhe uroj te gjithe te dashuruarit te festojne gjithmone nje dite si kjo .gezuar

Burim RSS për komentet · TrackBack URI

Shkruaj një koment (login)


Peshku ruan të drejtën të fshijë ose zbehë komentin që po dërgoni, sidomos nëse:
1) komenti fyen autorin, komentuesit e tjerë apo persona publikë
2) komenti është jashtë teme
3) komenti është shumë i gjatë
Nuk kemi qejf të censurojmë askënd, por ama diskutimet në faqe duam t'i mbajmë civile dhe të sjellshme.