GËZUAR DITËLINDJEN SHQIPËRI
Itali, 28 nentor 2007
4:37 A.M
E dashur Nënë,
Tani që po shkruaj këto rrjeshta për ty, janë orët e para të përvjetorit të ditëlindjes tënde. Nuk është fort e thjeshtë të gjej fjalët e nuk mendoj se është faji i lodhjes, që dita që lamë pas, na la si kujtim. Të shkruash për gjërat pas të cilave je thellësisht i dashuruar është gjithnjë shumë e vështirë. Ndodhesh gjithnjë në ankthin se mos harron ndonje nga ato detajet e vogla që e shndërrojnë këtë raport në kaq të vecantë, në kaq unik. Rrezikon gjithnjë të pushtohesh nga një shpirt romantik ndërsa përpiqesh të tregosh bukurinë tënde, osetë ndihesh i mbështjellë totalisht nga zëri i zemrës, pa dëgjuar aspak atë të arsyes, teksa rikujton madhështinë tënde. Pastaj fjalët kanë fatkeqsisht aftësinë të zvogëlojnë e ti japin dimensione edhe atyre ndjenjave që nuk njohinkufij…sic është kjo dashuria ime për ty.
Pas pak orësh dielli do të të përkëdhelë fytyrën e ti si gjithnjë do të mbulohesh nga ajo vello magjie që tëkarakterizon. Rrezet e tij do te theksojne edhe më tepër ngjyrën e zverdhur te gjetheve që kanë shtruar pyjet, do te shkrijne brymën që nata i kishte falur fushave të tua e do ti ngrohin disi shpirtin atij fshatarit, për të cilin dita ka kohë që ka filluar. Herë pas here sipërfaqja e lëmuar e liqeneve te tu, do te thyhet nga ndonjë peshk që dëshiron të përshendesë këtë ditë të re, e më pas do të kristalizohet sërish e do të rimarrë ate pamjen prehëse të zakonshme. Imagjinoj që pas pak edhe rrugët e tua do të fillojnë të mbushen ngadale me njerëz, që do të ndajne mes tyre të njëjtat emocione e konflikte, të njëjtat shpresa e iluzione, endrra e ankthe, e do të të dhurojnë atë gjallërinë, që ty të pëlqen aq shume. Edhe fëmijët e tu që ndohen larg teje, pas pak do te zgjohen e do të aviten drejt destinacioneve të tyre, të mbytur nga e njëjta ndjesi malli. Gjithcka të bën të mendosh qe do të jetë një rizgjim klasik, një nga ato rizgjime, që nuk të japin as mundësinë e as kohën të humbasësh qoftë edhe për një cast të vetem e ti rikthehesh ëndrrave, që pruri me vete nata, por nuk është kështu. Sot te gjithë fëmijët e tu, kudo që ndodhen, do të shoqërohen morbozisht nga ajo ëndërr… që je ti.
Ti ende duhet të me shpjegosh sekretin se si është e mundur, që sa me tepër shkojnë vitet, aq më e bukur je? Duhet ende të me thuash që se si pas gjithe tentativave, për të të robëruar, për të të sakatuar, shpirti yt ështe ende kaq i etur per liri? Duhet te me bindesh se ku buron gjithë dhembshuria jote, që arrite te falësh gjithe ata bijte e tu, që tentuan të të shesin e të të pështyjnë, duke i dhuruar një përqafim të perjetshëm me dheun tënd?
Por une e di, që edhe sot, kur ti duhet te festosh, një pjese e jotja vajton ende, per bijte tu, që mbajnë ende peshën e robërisë, për atë pjese të shpirtit tend që historia është përpjekur të të mohojë.Vecse, te lutem e dashur nënë, sot buzeqeshja jote duhet të shkelqejë më teperse kurrë e ti duhet të jesh elumtur si asnjëherë tjetër.Mos ji më e ndrojtur, mos u tremb, sepse askush nuk dotë guxojë më asnjëherë të tentojë të të cikatrizoje bukurinë, të fshehë magjinë tënde, të të vrasin sovranitetin, të të copëtojnë e të të rrobërojne: Bijtë e tu, do të të mbrojnë.
Ja përse gezuar ditëlindjen nënë e dashur! Gezuar 95-vjetorin Shqipëri!
Me mall
perjetesisht yti
Tedi

30 November 2007 @ 5:13 pm
Te lumte Tedi!!!
Eshte menyra me e bukur per ti uruar Shqiperise ditelindjen!
Te lumte!!!
30 November 2007 @ 6:51 pm
“Ti Shqiperi me jep nder, me jep emrin shqipetar”
Naim Frasheri
30 November 2007 @ 8:17 pm
Shume e bukur Tedi bravo, te pakten nje njeri qe uron me zemer
30 November 2007 @ 10:20 pm
Ah, sikur te ishte keshtu, siç shkruan Tedi, i cili nuk e kupton se bijte drejtues te Nenes , e kane sakatosur Nenen, e kane lodhur, e kane pjerdhur, e kane shfrytezuar, i kane pire qumeshtin, nderkoh qe shumices i kane dhene shuren e saj, e kane nxjerre ne ankand qe kushdo i huaj ta shk……, nje here e nxjerrin pa breke , nje here me breke, dhe te gjitha keto , ne emer te pushtetit te tyre dhe te ashtuquajturin Integrim. Nena e shkrete , s’ka takat ti zboje gjithe keta bije , qe zihen per Te dhe e shqyen Ate. Nena i duron deri ne sfilitje ata bije bastarde te saj qe e drejtojne Ate sa andej-kendej , si ajo varka ne mes detit.
30 November 2007 @ 11:12 pm
na beri te qajm …. sa me ka mare malli
1 December 2007 @ 12:03 am
Gezuar Ditelindjen !!!
http://youtube.com/watch?v=LYTtny0OP2k
1 December 2007 @ 12:12 am
http://www.youtube.com/watch?v=yGGh-2uEU_g
1 December 2007 @ 1:37 am
Shkruar me shume ndjenje dhe dashuri per nenen Shqiperi!
Bukkur Tedi!
1 December 2007 @ 4:15 am
Faleminderit Tedi: Uroj qe Nena jone e shtrejrt SHQIPERI te kete sa me shume bije si Tedin ,te tille si ai ja zbardhin faqen.Gezuar edhe nje here
2 December 2007 @ 6:33 pm
gezuar ditelindjen vendi im idashur the i shtrejnte Me ka mare malli shume
5 December 2007 @ 11:58 am
Mua do te me pelqente qe ne fakt kjo dite te mos identifikohej si “ditelindje” por si dita e rilindjes se kombit tone. Sepse vendi yne ka njohur periudha te lavdishme kur kane mbreteruar bijte e saj, duke filluar nga Teuta, Pirro, Genti etj e deri tek periudha e lavdishme Gjergj Kastriotit.