Identifikohu



Regjistrohu

Ftesat e bardha për në NATO

Nënshkruhen tri ftesat për në NATO, por pa emra mbi to

Përpjekjet e ish-republikave sovjetike, Ukrainës dhe Gjeorgjisë, për të nisur bisedimet e para për anëtarësim në NATO, morën një goditje të enjten, kur aleatët nuk ranë dakord për lëvizjet që duhet të merrnin në këtë drejtim, lëvizje që mund të irritojnë Rusinë.

Në mënyrë të ndarë, ministrat e Jashtëm të NATO-s mbështetën aspiratat e tri vendeve të Ballkanit Perëndimor - Kroacisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë - për t’u bashkuar me Paktin perëndimor për Mbrojtjen, por mbi ofertën ndaj Maqedonisë vazhdojnë të qëndrojnë re të zeza, pas kërcënimit të Greqisë se do të bllokojë anëtarësimin, pas përplasjeve për emrin e Maqedonisë.

Diplomatët thanë se Gjermani dhe Franca ishin në krye të rezistencës që u bë nga një duzinë vendesh perëndimore për një shtyrje të ofertës për planin e anëtarësimit ndaj Ukrainës dhe Gjeorgjisë.

“Ne po vazhdojmë konsultimet. Vendimi nuk do të merret deri në Bukuresht”, - tha sekretarja e Shtetit, Kondoleezza Rice, në një konferencë për shtyp.

Anëtarësimi për Ukrainën dhe Gjeorgjinë duket shumë vite larg. Edhe mbështetës të tillë si Uashingtoni janë në dilemë, nëse duhet të ofrojnë planin e anëtarësimit për këto vende në prill, gjatë Samitit të Bukureshtit - ku pritet të marrë pjesë dhe presidenti në detyrë, Vladimir Putin - apo të presin për më vonë, ndoshta në samitin që do të mbahet vitin që vjen.

Ministrat e Jashtëm mbështetën gjerësisht aspiratat e tri vendeve të Ballkanit për të marrë ftesat për anëtarësim gjatë Samitit të Bukureshtit.

Por Greqia riafirmoi se nuk do të mbështesë anëtarësimin e fqinjit për momentin, duke e akuzuar Shkupin për intransigjencë nacionaliste pas përplasjeve për emrin e ish-republikës Jugosllave.

Ministrja e Jashtme greke, Dora Bakoyannis, tha se iu kishte deklaruar homologëve të saj, se qëndrimi i Maqedonisë nuk i lë asnjë alternativë tjetër Athinës, përveç përdorimit të vetos.

Megjithatë, diplomatët thonë, se ministrat e Jashtëm të NATO-s e kanë nisur sesionin duke nënshkruar tri dokumente për anëtarësim për treshen e Adriatikut - por pa emra mbi të - për të qenë gati që të dorëzohen në Samitin e prillit, në Bukuresht.

Mark John, Reuters
Perkthimi: TemA

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

2 Komente »

  1. Studenti Shqiptar Shkruaji mesazh privat thotë:

    10 Mars 2008 @ 5:39 pm

    Degjova keto dite se Greqia zyrtare ka leshuar disa deklarata shqetesuese edhe ndaj anetaresimit te Shqiperise ne Nato. Ministrja e jashtme greke Bakojani ka deklaruar, ne mos gaboj, se Shqiperia duhet te garantoje te drejtat e minoriteteve qe te mund te anetaresohet ne Nato. Athina, pra, po shton presionin ndaj Tiranes, duke perdorur fuqine e vetos ne Nato, ne lidhje me ceshtjen e minoritetit grek (nje shprehje e se ciles eshte edhe debati i fundit ne lidhje me tabelat e Himares, i pasqyruar edhe ketu tek Peshku).

  2. karagjozi thotë:

    12 Mars 2008 @ 7:34 pm

    kam pershtypjen se ftesa eshte lene e hapur, nderkohe qe tek shekulli lexova se shqiperia duhet te ndryshoje nenin 12 te kushtetutes se saj per te pranuar trupat e NATO pa limit. A mund te ma shpjegoje njeri kete fakt i cili do te votohet keto dite.

    sot ne Bullgari moren pjese ministrat e mborjtes se NATO, Top Channel tha se i derguari special i Sheffer ishte zevendesi i tij grek qe u takua me Mediun dhe siskutuan per ftesen.

    Tani si ti kuptoje uje keto gjera kur edhe ne tirane shefi i NATO eshte gjenerali Grek, ndersa ne nje faqe tjeter te peshkut behet thirje te bashkohemi kundra grekut. por ne se NATO vendos qe trupat qe do te futen ne shqiperi do te jene greke, cfar do te themi me pas????

    se neve per te tjeret flasim dhe bertasim sa te duam, themi se ne maqedoni do te hyjne trupat e NATO bullgare, dhe se i duan dhe vete shqiptaret qe jetojne atje, po ketej do te bejme peticione per te hequr dyshtetesine, kur vete shqipoeria i ka ngopour kosovaret dhe maqedonasit pa limit……

Burim RSS për komentet · TrackBack URI

Shkruaj një koment (login)


Peshku ruan të drejtën të fshijë ose zbehë komentin që po dërgoni, sidomos nëse:
1) komenti fyen autorin, komentuesit e tjerë apo persona publikë
2) komenti është jashtë teme
3) komenti është shumë i gjatë
Nuk kemi qejf të censurojmë askënd, por ama diskutimet në faqe duam t'i mbajmë civile dhe të sjellshme.