Frikës

Më bëhet të dal nga makina,
e të rend të përpjetës drejt majave kryeneçe.
T’i shkel, pëllmbë më pëllëmbë,
deri aty ku ceken retë.
Aty mendoj të jetë kufiri.
I botës, i ëndrës,
I gruas që ndanë meje dihat e bezdisur.
Dy herë mendoj t’i them shoferit ndale,
e s’nxjerrë as gëk.
Ndërsa i mas me sy
shkëmbijtë që çajnë retë
dhe numëroj Ahet,
që vetëm njëherë më kalojnë ndanë të xhamit.
Atje duhet të jetë kufiri…
Mendoj për sa gjatë do të më mbante fryma.
Për sa gjatë s’do të më merreshin këmbët.
Nëse arrija në majë,
prej atje a do të mund të fluturoja vallë.
Atje kufiri,
mes shkrepash me pamje zotash të mbinatyrshëm…
E unë tokësorë…
Prej mishi, prej frike.
Si të ishin shkrepa më gërvishtin sëbrendëshmi, pamundësitë.
Më bëhet të dal nga makina, por rri…
Dhe në mënyrë qesharake,
krahasoj të kuqen e gjetheve me ngjyra të erosit,
dhe pjesët e mbulura të gruas që kam ndanë.
Prej pamundësisë, asaj si them asgjë.
Ndërsa buzëqesh me veten dhe Ahet,
që duket sikur thyhen, pas xhamit.

(Nje nder tentativat e mia per te shkruar poezi) …….

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

4 Komente

  1. Pjer Thomas thotë:

    24 June 2007 @ 1:07 pm

    Jo keq, mire.

  2. adriatik thotë:

    24 June 2007 @ 7:22 pm

    e bukur kjo poezia jote, kasta krau, me pelqejne figurat e perdorura, dhe me shume nga te gjitha me pelqeu pamja e bukur qe u krijua si nje kuader filmi nga vargjet: “Dhe numuroj ahet
    qe vetem nje here me kalojne ndane te xhamit”.
    Faleminderit!

  3. krasta krau thotë:

    25 June 2007 @ 7:25 pm

    faleminderit…pergjithesisht shkruaj lajme, por kur kam kohe edhe bej ndonje varg…

  4. Andivlora thotë:

    17 July 2007 @ 1:10 am

    Shume mire perpjekja, kjo poezi duhet te jete shembulli yt per me lart.

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com