Fried: Kosovës i duhen 2 miliardë USD për shtetin, SHBA jep 25%
Zyrtari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit tha se Kosovës i duhen rreth 2 miliardë dollarë ndihma nga jashtë deri në fund të vitit, ndërsa Shtetet e Bashkuara do të kontribojnë me 25 përqind të shumës Bashkimi Evropian duhet të mbulojë pjesën tjetër.
Zyrtari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Daniel Fried tha se Kosova ka nisur një fillim të mbarë që nga shpallja e pavarësisë nga Serbia. Pas kësaj Daniel Fried shtoi se vendit i duhet edhe më tutje ndihmë e madhe për t’u bërë një shtet i aftë. Ai i bëri këto komente para Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit amerikan. Fried tha se Shtetet e Bashkuara nuk duhet të largojnë vëmendjen e tyre nga zhvillimet në Kosovë. Daniel Fried shtoi se Kosovës i duhen rreth 2 miliardë dollarë ndihma nga jashtë deri në fund të vitit. Ai tha se Shtetet e Bashkuara do të kontribojnë me 25 përqind të shumës ndërkaq pret që Bashkimi Evropian të mbulojë pjesën tjetër. Duke përsëritur kritikat e ashpra të SHBA-ve ndaj Serbisë për nxitjen e dhunës ndaj Kosovës, Frid tha se Shtetet e Bashkuara shpresojnë se Serbia do ta ndryshojnë kursin në mënyrë vendimtare drejt integrimeve me Evropën Perendimore. Edhe kryesuesi i Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë, senatori Jozef Biden po ashtu i tërhoqi vërejtjen Serbisë për qëndrimin që po mban. “Qeveria e Serbisë duhet ta ndalë shfrytëzimin e pavarësisë së Kosovës që mos ti shkaktojë më tepër dëme këtij vendi”, tha senatori Biden duke shtuar se “Serbia duhet të fillojë të ndryshojë politikën e saj të dështuar në 15 vitet e fundit dhe ta shohë të ardhmën si pjesë e Evropës” ka thënë Biden.
(Radio Europa e Lirë/Balkanweb)
4 March 2008 @ 11:07 pm
Kosoves i duhen investime private dhe direkte te jashtme- jo ndihma dhe lemoshe.
6 March 2008 @ 6:03 am
Nje artikulll i NY times per ekonomine e Kosoves. Interesante atje thuhet
….Even if Kosovo can overcome those political hurdles, its economy has been so devastated by war that it imports even staples like milk and meat. It is ranked by Transparency International, the Berlin-based anticorruption watchdog, as the world’s fourth most corrupt economy, after Cameroon, Cambodia and Albania…