Identifikohu



Regjistrohu

French kiss apo Swiss chocolate?

chocolat.jpgLondër (AFP) – Një copë çokollatë te sjell me shume kënaqësi se një e puthur e fuqishme. Ky është përfundimi që nxorën të hënën që shkoi një grup shkencëtarësh pasi krahasuan veprimtarinë cerebrale e kardiake të disa çifteve në dy llojet e aktiviteteve.

Studimi tregon që dhe puthja më e pasionuar s’i afrohet ndjesisë që lë çokollata. “Rezultati na habiti dhe na intrigoi”, thotë psikologu David Levis, drejtuesi kërkimor. “Ne prisnim që çokollata, sidomos ajo e zeza, të shpejtonte ritmin e zemrës, ngaqë përmban lëndë stimuluese, por kohëzgjatja si dhe efekti mbi gjendjen mendore janë gjëra që asnjëri prej nesh nuk i kishte parashikuar”Ne momentin që çokollata fillon të shkrijë në gojë, truri stimulohet me një intensitet shumë më të madh sesa gjate një puthje, dhe për një kohë rreth katër herë më të gjatë, sipas rezultateve te studimit.

Çokollata shpeshton po ashtu rrahjet e zemrës të cilat mund te shkojnë deri në 140 për minutë. Edhe një puthje shton rrahjet e zemrës, por për një kohe shumë më të shkurtër, konstatojnë kërkuesit.

http://fr.news.yahoo.com/16042007/202/un-chocolat-fondu-est-plus-excitant-qu-un-baiser.html

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

144 Komente »

  1. sfbayarea thotë:

    17 Prill 2007 @ 11:12 pm

    Kjo gje eshte relative.

    M’varet se ke puth, m’varet se per te saten here po e puth ate qe po puth.

    Studimi nuk me duket shume i qarte.

  2. Zana thotë:

    17 Prill 2007 @ 11:13 pm

    Une pelqej ate menyren e vjeter…………….

  3. e.T thotë:

    17 Prill 2007 @ 11:13 pm

    the first.
    http://blog.jtam.org/wp-content/uploads/2006/01/you_are_my_high.jpg

  4. gjergji Shkruaji mesazh privat thotë:

    17 Prill 2007 @ 11:21 pm

    Swiss Choc. ka qene me perpara. Tani ajo Belge mbahet si me e mira.

  5. Zana thotë:

    17 Prill 2007 @ 11:21 pm

    kulim!!!Barcaleta e ushtarit qe u kthye pas vitesh ne shtepi.Po degjonte nje grua qe i spjegonte se bijes se si kishte ardhur ne kete bote;mami te ka gjetur ty nen nje trendafil te kuuuq te bukur shume…Ushtari u preokupua e i th:me fal ;nuk perdoret me ajo metoda e vjeter???

  6. e.T thotë:

    17 Prill 2007 @ 11:23 pm

    edhe ti me enverin zana ? :-(

  7. Ina thotë:

    17 Prill 2007 @ 11:26 pm

    Top Albania Radio….Bote e Cudicme!!!!!!

  8. Candy thotë:

    17 Prill 2007 @ 11:33 pm

    C’ja fusin kot keta shkencetaret! :D

  9. Blendi Shkruaji mesazh privat thotë:

    17 Prill 2007 @ 11:35 pm

    Candy nuk te pelqen cokollata ty? :)

  10. Candy thotë:

    17 Prill 2007 @ 11:41 pm

    C’ka..ka dhe me mire..:P

  11. Laura Shkruaji mesazh privat thotë:

    18 Prill 2007 @ 12:28 am

    lejini cokallatat, ato jane per ato qe s’shijojne dot puthjet them une…

    apo eshte relative… Nejse mua s’me pelqejne cokollatat, puthjet mbase… se kushedi c’mi bejne trurit :)

  12. Laura Shkruaji mesazh privat thotë:

    18 Prill 2007 @ 12:34 am

    a e bejme nje test ne peshqit? jemi qe jemi, hame cokollate e puthemi e shohim si na del teoria shkencore, ku na nxefet ‘truni’ me shume…

    hahah, he mo shaka ishte,

    c’keni!!!

    s’ben njeriu dot as nje shaka… Kohe sh e bukur ketej nga une, po nga ju? nese bie shi hani cokollata ‘te zeza’ pikaloshe ose…

  13. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    18 Prill 2007 @ 12:47 am

    Gletscher, e c’borxh te kemi qe nxjerr Juliette Binoche ne shesh te mejdanit? Nuk e di ti qe kjo mund te kete side-effect nder peshq?

    “Te shohme filmin “Damage” do vemi,
    Kush nuk beson, borxh s’jau kemi…( ;-) :-D

    http://www.imdb.com/name/nm0000300/

  14. blete thotë:

    18 Prill 2007 @ 1:32 am

    po te jeni si une dhe te tregoheni te sinqerte me veten do ta shikoni drejtesine e artikullit te mesiperm.
    se puthjet e mira jane te rralla po cokollatat belge e zvicerane jane me te prekshme.
    p.sh. me puthje je gjithmone ne nje gjendje surprize dhe ai zeri i vogel ne tru shpesh ben komente me keq se alfons gurashi. shpesh te shijojne ndonjehere dhe te hidherojne.
    ama kur te ze dhembi ndonje cokollate te zeze truffle me ate kakao qe te shkrin ne goje, e vetmja gje qe leshon truri eshte “MMMmmMMMmmmmMMMMMMM!”

  15. Përparim Hysi thotë:

    18 Prill 2007 @ 3:02 am

    Çokollata mund të ketë efekt më shumë se një puthje,kur puth një buzë të ftohtë që në Myzeqe quhet:buzë gjysheje.S’ka çokollatë që më kompenson atë që më jep puthja.Ç’kanë konstatuar shkenctarët,është relative.Megjithatë,varet se kë puth.

    Puthja e parë
    Shkrepje rrufeje mes malsh!
    Dridhje e tokës si tërmet!
    E tillë je,moj mbresë,që më shfaqesh
    Sado që tani jam në moshë të tretë!

    Më e ëmbël më ishe se mjalti
    Sheqeri:asgjë para saj!
    Në mbresa erdhi dhe më kapi,
    Ta harroj atë,s’e kam kollaj.

    Përparim Hysi,14 nëntor 2006(dërguar më 17 prill 2007)

  16. INA thotë:

    18 Prill 2007 @ 3:40 am

    E dini cdo shkonte me mire, te haje luleshtrydhe me cokollate dhe te puthje ate qe e do vertet.

  17. emigrant thotë:

    18 Prill 2007 @ 3:51 am

    edrus thotë:
    12 Shkurt 2007 @ 8:03 pm

    e.T,e kam thene une,qe keta djemte e sotem kujtojne se behet gje me cokollata (pall.176)

  18. emigrant thotë:

    18 Prill 2007 @ 4:54 am

    Gletsch, edhe nje te fundit:
    French kiss apo Swiss chocolate? Te dyja! Sipas kesaj rradhe.

  19. edrus Shkruaji mesazh privat thotë:

    18 Prill 2007 @ 5:22 am

    Emigrant, pse sipas kesaj rradhe??
    Provo nje here te kunderten… lojerat me cokollate dhe me pas … te lepish…
    buzet , eshte tjeter gje ajo loja me qirinj te shkrire, por s’ta rekomandoj t’a provosh(ta lepish qiririn e kam fjalen ;) )

  20. Laura Shkruaji mesazh privat thotë:

    18 Prill 2007 @ 7:01 am

    c’eshte kjo lepirje qiriri ore derezi… vetem ne nje vend te shkon mendja… kush i ngjall valle qiririt…

  21. iliriani thotë:

    18 Prill 2007 @ 7:41 am

    Qenkan mbledhur ketu ata me te pikelluarit… parashikoj se kjo tema me cokollatat do te behet vendtakim i ngjashem si Thjeshtesi ne Alpe… edhe une kam ngrene cokollata qe i vogel… eheheh…

  22. Leon Shkruaji mesazh privat thotë:

    18 Prill 2007 @ 7:59 am

    akull-naja,
    Me duket se do ti beshe reklame cokallatave te zvicres!! :P
    Jemi gatuar ndryshe ne shqipet! E di sa pal kepuce kam lene duke bredhur neper qytet per nje te puthur?
    C’fare cokollate mor flori?? Ku ma gjen ate! Shko bli nje ne dyqan,jepja vajzes se botes dhe je OK.
    Nuk duhan cokollata vajzat shqiptare,te duhan te bredhesh pak nga pas! :P
    Ta marrin shpirtin pak nga pak.Jane mjeshtre te klasit te pare per kete marifet. Ta cojne shpirtin ne maje te hundes per nje te puthur! :(
    Por ama, duhet pranuar qe te shijon me shume ! :)

  23. EH Shkruaji mesazh privat thotë:

    18 Prill 2007 @ 9:03 am

    …Sugjeroj te provoni te dyja bashke ne te njejten kohe :D
    nje e puthur me cokollat, dhe do te kuptoni nje nga arsyjet per te cilat ja vlen te jetosh :D

  24. emigrant thotë:

    18 Prill 2007 @ 2:08 pm

    EH, ti mire e ke, po cokollata e lenget eshte per dreq shume e nxehte…..

    How about mjalte bletesh?

  25. Cheney thotë:

    18 Prill 2007 @ 2:10 pm

    Eh cdo fryhesh nga thumbat emigrant..

  26. vlonjati thotë:

    18 Prill 2007 @ 2:27 pm

    Do ishte me mire te provonit “cokollatat” e Jamajkes, qe t’ju shkrinte qiri akoma pa e ndezur, do thoja une!!!

  27. Zana thotë:

    18 Prill 2007 @ 3:12 pm

    Ku ka çokollate qe zevendeson nje puthje “a penello”…Te vjen mendja verdalle…Pastaj puthja shte impegnative si palester..kurse çokollata te shendosh…Nje penelate te harxhon 400 kalori 50gr çoko te japin 2000.A voi la sscelta….

  28. dea thotë:

    18 Prill 2007 @ 3:14 pm

    Interesant. Po ata/o qe s’hajn cokollata duhet te ngushellohem me kenaqsine e puthjeve kshu :D

  29. Zana thotë:

    18 Prill 2007 @ 3:24 pm

    ç’A ngushellimi!!!U ngushellofshi sa me shume………….

  30. Kuqo thotë:

    18 Prill 2007 @ 3:34 pm

    pse xhanem o njeren o tjetren. une i preferoj te dyja. pse nuk behet nje studim qe te mase efektin kumulativ te te putherave, te nje cokollate dhe te nje gote vere? per mishengrenesit e medhenj i shtoni edhe nje cope biftek.

  31. Ina thotë:

    18 Prill 2007 @ 3:37 pm

    Ku ka si puthjet mo ca flisni keshtu??? Nje cope cokollate te ben te ndihesh me mire? Gjepura jane keto…sa per ti bere reklame cokollates..nje gje e embel eshte ajo…sa kurresesi te jete me e bukur se nje puthje (po varet dhe ca puthje eshte…po imagjinoni me te bukuren qe keni patur…ja kalon cokollata asaj puthje???)

  32. akull-naja Shkruaji mesazh privat thotë:

    18 Prill 2007 @ 3:43 pm

    Nuk e di sa i sakte eshte studimi, po une jam dipendente e çokollates, e sa per puthjet… po qesh akoma me komentin e bletes :

    se puthjet e mira jane te rralla po cokollatat belge e zvicerane jane me te prekshme. p.sh. me puthje je gjithmone ne nje gjendje surprize dhe ai zeri i vogel ne tru shpesh ben komente me keq se alfons gurashi. shpesh te shijojne ndonjehere dhe te hidherojne.
    ama kur te ze dhembi ndonje cokollate te zeze truffle me ate kakao qe te shkrin ne goje, e vetmja gje qe leshon truri eshte “MMMmmMMMmmmmMMMMMMM!”
    :D :D :D

  33. dea thotë:

    18 Prill 2007 @ 3:52 pm

    Zana, une si ha fare cokollatat dhe nuk e kuptoj sesi per disa mund te sjelli kenaqsi dhe kenaqsi me shume se puthjet pale … Ca te ken puth vall :P qe ju ka shijuar me mire cokollata…. lol

  34. Berti thotë:

    18 Prill 2007 @ 3:55 pm

    Zana, une si ha fare cokollatat dhe nuk e kuptoj sesi per disa mund te sjelli kenaqsi

    … s’eshte nevoja, mbahen dhe ne goje.. se treten vete

  35. Ina thotë:

    18 Prill 2007 @ 4:00 pm

    HAHAHAAHAH

    Dea thote
    “Ca te ken puth vall qe ju ka shijuar me mire cokollata…. lol”

    Ca kane puthur vertet????

  36. dea thotë:

    18 Prill 2007 @ 4:00 pm

    Me vertet? nuk e disha ;)

  37. akull-naja Shkruaji mesazh privat thotë:

    18 Prill 2007 @ 4:03 pm

    Auswanderer, te me ndjesh se s’kisha menduar fare per “damage”-in qe mund t’u shkaktoja peshqve me Zhuljeten e madhe, mendova vetem per buzeqeshjen qe do u mbinte ne fytyre peshqve femer kur te shihnin fytyren e Xhonit! :D

    Dea, çokollata austriake s’mbahet me te madh, prandaj ndoshta… :P
    Sinqerisht, nje nga ato konfiserite qe ben ai mjeshtri afer shtepise time te çon ne hava si asnje puthje ne bote, mor ia bej hallall dhe celulitin dhe te tera. POR, jeta me çokollate, dhe çokollata me karar! :P :D

  38. dea thotë:

    18 Prill 2007 @ 4:06 pm

    Ina,mos valle kane skane qene te dashuruar ata qe jan puth se po qe keshtu edhe une qe si ha cokollat do me shijoj me shume :D Bertin na ndricoj cik si shijon cokollata :).( shaka e )

  39. Ina thotë:

    18 Prill 2007 @ 4:10 pm

    Ate po mendoja dhe une o Dea,

    Ska gje me te bukur se puthjet…ajo nje gje per te ngrene eshte…kot fare mi…2 minuta gje e hengre..puthjet zgjatin…buzet skane sheqer po jane yyyyyyyyyyyy sa shume here me te embla..te cojn ne parajsen e 9-te..te pakten keshtu e ndjej une po ju te tjerit se di cfare ndjenji kur jeni puth

  40. Dea thotë:

    18 Prill 2007 @ 4:11 pm

    Akull, ke ngren ndonjeher Mozartkugel ti mi :D?Une nuk ha embesira ne pergjithsi, por po me nise ndonje nga ato qe te coj ne hava si asnje puthje ne bot egal celuliti - hab nichts kundra una, biles jam gati te ndyshoj dhe mendim :P

  41. Ftjkt thotë:

    18 Prill 2007 @ 4:14 pm

    Plasne tullat edhe ketej!!!!

    Cokollata apo puthja, kjo eshte ceshtja… lum ata qe i provojne qe te dyja thuaj, dhe verini kapak kesaj pune…

  42. ardi thotë:

    18 Prill 2007 @ 4:21 pm

    ….varet se ke puth….se nese puth ur lover dhe nuk e con deri ne fund… atehere me mire nje cokollate se te pakten kete e con deri ne fund… :)

  43. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    18 Prill 2007 @ 4:30 pm

    Dea, jam krenar te them qe kam ngrene Mozart kugel (”a miracle that melts on the tongue”) para tre muajsh. Mi sollen apostafat nga Austria. Nje kuti. Tani eshte krim te mi permendesh sepse sapo kam filluar diete.

    A ke ndonje grapefruit, broccoli, spinaq te me thuash? Aty me rri (ose aty ma lidh gomarin”). He xhan, mos na e nxirr shpirtin me pikatore…..

  44. Dea thotë:

    18 Prill 2007 @ 4:44 pm

    Emigrant :) ne Sbg i gjen ne cdo dyqan, rruge e cep. Une vete i kam provuar vetem 1 here …dhuruar me 1000 here. Mozart liquer me ka shijuar me shume si ne Eis ashtu dhe ne kafe. E ke provuar? c’jane keto barishte/Esel qe me kerkon lol …hidhe adresen ti nis cokollatat :D

    Ps. Ke tersi nuk kthen pergjigje ti eeee:). Erwartest du vielleicht qe te dal me parulla si ato cuca per Tokio Hotel ;) :P:P:P

  45. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    18 Prill 2007 @ 4:52 pm

    Tersi? Do ta shoh dhe te kthej llaf….

  46. Kuqo thotë:

    18 Prill 2007 @ 4:58 pm

    sipas ketij studimi duhet te ri-xhirohet Basic Instinct. skena e fundit e filmit nuk duhet te jete ne krevat, por ne nje tavoline duke ngrene cokollata. Ai ha copen e fundit te cokollates dhe k.thremel e vret detektivin (Douglas).

  47. Cheney thotë:

    18 Prill 2007 @ 5:08 pm

    ”Mozart kugel (”a miracle that melts on the tongue”) ”

    Si shijokam me gjerat si me pare :( ..

  48. Dea thotë:

    18 Prill 2007 @ 5:14 pm

    ehhhhhh mosha :D lol

  49. Cheney thotë:

    18 Prill 2007 @ 5:22 pm

    se di dea, mbase….me shijon cuditshem pas nja dy gotave guiness.. :D

  50. eva thotë:

    18 Prill 2007 @ 5:58 pm

    cna hapet oreksin, per te gjitha… mmm yammm

  51. stela thotë:

    18 Prill 2007 @ 5:58 pm

    Pse jo te dyja? Duhet qe te zgjedhim patjeter?

    sa per chocolate: www.markolinichocolatier.com

  52. Blendi Shkruaji mesazh privat thotë:

    18 Prill 2007 @ 6:04 pm

    Te dyja dakord, por jo te dyja njekoheisht.
    Imagjino nje puthje epshore ku te dashurit kane nga nje cokollate ne goje… :D
    coko-puthje

  53. akull-naja Shkruaji mesazh privat thotë:

    18 Prill 2007 @ 6:07 pm

    Ja si ti shpif Blendi dhe çokollaten dhe t’puthmen… :D

  54. Blendi Shkruaji mesazh privat thotë:

    18 Prill 2007 @ 6:08 pm

    Tani me bie mua detyra ta rehabilitoj ndjesine e puthjes? :P

  55. akull-naja Shkruaji mesazh privat thotë:

    18 Prill 2007 @ 6:12 pm

    Te çokollates po munde…:P

  56. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    18 Prill 2007 @ 6:14 pm

    Peshku ka klas! Gjithe frikerat e paradokoheshme ishin te kota.
    Haleluja!

    (Per ata qe s’jane ne diete: Mos harroni Ferrero Rocher! Different kind of diabolical pleasure…..)

  57. Cheney thotë:

    18 Prill 2007 @ 6:19 pm

    E keni degjuar ndonjehere shprehjen, ”fat girls run on Hershey” ? :D

  58. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    18 Prill 2007 @ 6:21 pm

    @cheney: mos na e nxirr me bojen ne te USA-s, o cheney… :-P :-P :-P

  59. INA thotë:

    18 Prill 2007 @ 6:23 pm

    http://www.romantic-lyrics.com/kisstypes.shtml

  60. Ervin BAKU thotë:

    18 Prill 2007 @ 6:23 pm

    Nuk jam i çokollatave, nuk i kam ngrënë kurrë ato…(përveç Ferrero Rocher këtyre kohëve të fundit). Për mua, një puthje epshore ja kalon çdo çokollate. Dhe di ta bëj shumë mirë (më falni për mungesën e modestisë).

  61. lola thotë:

    18 Prill 2007 @ 6:30 pm

    Kurse une Ervin provova nje cokollate me lajthi ( para se te klikoja peshkun), por tani qe po lexoj kete, nuk mu duk se kishte ndonje efekt te kesaj natyre…stimuluese

  62. Blendi Shkruaji mesazh privat thotë:

    18 Prill 2007 @ 6:31 pm

    E drejte kjo qe thote Ervini. ka te puthur dhe te puthur.

    Ama eshte e rendesishme qe te dy te dine te puthin mire, se sado mire te dish te puthesh ti kur ajo nuk di e gjithe ekspertiza jote kalon pa u vene re. Ama kur qellon me ndonje vajze qe di te puthi po aq mire s’ka cokollate ne bote qe te krahasohet. Biles puthja ne rastet e tilla behet si afrodiziak, ose si stimuluesi final per orgazmen qe afron. Ajo puthja e lagesht, qe jep shtytjen e fundit asaj qe ka mberritur buze gremines. Kjo besoj vlen vetem per femrat se meshkujt nuk para kane nevoje per ndihme ne ate sektor.

  63. LAURENT Shkruaji mesazh privat thotë:

    18 Prill 2007 @ 6:32 pm

    Tek Pallati 176 i biri i tetos Sander Mafishja me cokollata naaa sa nje tulle e filloi….Irenaaaaaa mos qaj ti Irenaaaa….plas ti ….

  64. akull-naja Shkruaji mesazh privat thotë:

    18 Prill 2007 @ 6:33 pm

    Vini! Vini! :D :P

    Ore Blendi, te çokollates te thone! :P

  65. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    18 Prill 2007 @ 6:36 pm

    O Blend, a do na lesh me punu apo si e ke hallin. Jemi ne pune ore, te thone…. :-P :-P :-P

  66. LAURENT Shkruaji mesazh privat thotë:

    18 Prill 2007 @ 6:38 pm

    ec me se ”buken” e gojes po fiton :D

  67. akull-naja Shkruaji mesazh privat thotë:

    18 Prill 2007 @ 6:41 pm

    Dea, sa e pashe komentin tend, po te te nis ca Dürrenmattkugel, do konvertohesh dhe ti ne çokollatizem :D

  68. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    18 Prill 2007 @ 6:41 pm

    Buken e gojes, buken e gojes, po do m’dalin numrat shtremet, po t’vazhdoje Blendi edhe nje cike. Kurse po te futet akulli, merdhifa fare une ketej…..

  69. LAURENT Shkruaji mesazh privat thotë:

    18 Prill 2007 @ 6:43 pm

    Sido qe ta marresh buken e ”gojes” po fiton :D

  70. Blendi Shkruaji mesazh privat thotë:

    18 Prill 2007 @ 6:43 pm

    E qepa!

    ~

    Per cokollaten do them vetem se preferoj cokollaten e zeze, sa me e larte perqindja e kakaos aq me mire. Ajo e ëmbëlhidhura me pelqen se keto “te qumshtit” s’para i ha.

    Edhe dicka. Pervec ndonje GODIVA speciale, nuk ka marka te mira cokollate ne ShBA. Edhe LINDTT qe prodhohet ne Vermont, SHBA eshte formule Zviceriane.

  71. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    18 Prill 2007 @ 6:45 pm

    @laurent: :-P :-P …. te paska hec dita mire, mer qafir, e shof, e shof….

    Ala jam tu qesh……

    @Blend: hajt mo, kur iku mija, harxhoje dhe qindin…..

  72. candy thotë:

    18 Prill 2007 @ 6:49 pm

    Edhe Godiva nuk krahasohet me nje puthje pasionante! I’ll take a kiss any time! :D

  73. LAURENT Shkruaji mesazh privat thotë:

    18 Prill 2007 @ 6:52 pm

    a ka ndonje keshille per cokollatat polake se do jem se shpejti andej :D

  74. blete thotë:

    18 Prill 2007 @ 6:54 pm

    hajde hajde, iken bleta dhe zjen kosherja me cokollate.
    paskemi qene te tere keq per nga nje cope. edhe atyre qe u kane rene dhembet!
    p.s.
    A. nje katror cokollate te zeze para buke te pret oreksin.
    cokollata e paster te stimulon memorjen, gjendrat e “lumturise”, ndihmon rrahjet e zemres dhe te jep energji.
    hiqni dore nga Hershey dhe M&M se jane karton me sheqer. provoni ghirardelli, lindt ose ato me 70% kakao ne perberje e lart.
    cokollata e zeze eshte zgjedhja me e mire kur hahet me karar.
    B. prospektiva e puthjes para buke te perzgjedh menune (asgje me hudhra, spinaq, qepe ose curry)
    puthja me e zjarrte te turbullon trurin e te ben te harrosh shume shpejt, te stimulon gjendrat e “Lumturise”, shpejton rrahjet e zemres dhe te jep energji (ose te pret kembet)
    hiqni dore nga puthjet me cep buze, shllapeshllupet pa lezet si edhe puthjet me buzethare/a. provoni puthje pas nje cokollate te mire, “si rastesisht” gjate bisedes, pas gotes se veres, e ku t’ua kete qejfi.
    puthja shijon tmerresisht kur te kendojne “Gusheblute” ne koke, ose kur ia ke futur nje cokollate te mire (Shi komentin e Blendit)

  75. LAURENT Shkruaji mesazh privat thotë:

    18 Prill 2007 @ 6:56 pm

    Hot Chocolate - You Sexy Thing
    http://www.youtube.com/watch?v=UILYrb4ty2Q

  76. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    18 Prill 2007 @ 6:57 pm

    Ehu…. vate puna per sot…. mu be koka si kafaz kanarinash…..

  77. lola thotë:

    18 Prill 2007 @ 7:00 pm

    Mbase kjo çokollata ka ndonje efekt te mire edhe para puthjes, por ishalla keta shkencetaret nuk gjejne ndonje efekt te tille tek hudhrat se na mori lumi te gjitheve pastaj

  78. Leon Shkruaji mesazh privat thotë:

    18 Prill 2007 @ 7:04 pm

    Blendi,
    Gocat shqiptare nuk e kane idene e te puthurit!! :(

  79. LAURENT Shkruaji mesazh privat thotë:

    18 Prill 2007 @ 7:06 pm

    Leon po pres qe te te hidhen ne fyt edhe pse ja ke fute kot :D

  80. Leon Shkruaji mesazh privat thotë:

    18 Prill 2007 @ 7:07 pm

    Duhet shume praktike!! :)

  81. lola thotë:

    18 Prill 2007 @ 7:08 pm

    Leon, cthua more se na habite.

  82. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    18 Prill 2007 @ 7:08 pm

    Leoni do me i hudh benzine zjermit. Po nuk e hane as akullnaja, as blete ate tek, jo…..

  83. Lawman thotë:

    18 Prill 2007 @ 7:17 pm

    Une nuk i ha cokollatat prandaj nuk e kam idene se per ca flet ky artikull.

    /Lotsa cream/NO suga on m’ coffee

  84. INA thotë:

    18 Prill 2007 @ 7:19 pm

    Leon,
    E puthura nuk eshte me dit, eshte me te ndjere. Mbase ato qe ke puthur ti s’kane ndjere gje o lal.

  85. LAURENT Shkruaji mesazh privat thotë:

    18 Prill 2007 @ 7:21 pm

    ja mban kujt ti afrohet luanit?!JO…..mire te te behet Leon :D

  86. stela thotë:

    18 Prill 2007 @ 7:22 pm

    Blendi une se kishe fjalen t’i besh qe te dyja njekohesisht. Ajo fotoja eshte produkt i fantazise te shfrenuar.

    Leon si ndihesh ? tensionin si e ke? Mos pergjitheso te lutem.

  87. Pjer Thomas thotë:

    18 Prill 2007 @ 7:23 pm

    Mendoj se studimi eshte subjektiv, se nuk percaktohet qarte ne sa njerez u bene testet/provat, a ishin burre e grua ata , te dashuruar apo dy te panjohur qe paraqiten per provat/testin. Disa shkencare te tjere kane zbuluar se puthja e mengjezit te shton vitet e jetes, ndersa ketu me del se çokollata qenka me nxitese se puthja. Ndoshta, nuk mund ta percaktoj me perpikmeri, por mendoj se eshte relative, ndryshon nga njeriu tek njeriu. çokollatat me te mira ne bote, mbahen belget, mirpo kam pershtypjen se puthjet me te mira mbahen albaneset :-)

  88. enya thotë:

    18 Prill 2007 @ 7:44 pm

    Ku e ke gjet mi akull-naja, sot qe fillova dieten une, me e vene kete artikull :):p

    mmmmm nje cope çokollate te zeze (e sidomos nje MonChèri) e nje te puthur pas shkrirjes se saj ….. nje ekstaze e vertete.

    PS: akull-naja ke ndonje adrese dyqani çokollatash ne Gjeneve se do shkoj se shpejti. Merci!

  89. toni thotë:

    18 Prill 2007 @ 7:44 pm

    ky studim nuk ka nai gje te re, cokollata esht ushqimi im me i preferuar. un pelqej vetem nje cokollat “hershery”. nje cokollat ne dit nuk esht shum, te ben mir.

  90. akull-naja Shkruaji mesazh privat thotë:

    18 Prill 2007 @ 7:47 pm

    Ore se u bera kurioze, ku jetoni ju qe mendoni se çokollatat me te mira jane belget? S’po ju flas per çokollaten artizanale zvicerane qe te le me goje hapur, po dhe nje Cailler apo nje Lindt apo nje Villars (rajonale kjo) , nga ato te zezat sidomos, ia marrin per se largu çdo çokollate ne bote. Belget, po, kane nxjerre Zhak Brel dhe patatet e skuqura, gjera qe une i dashuroj, te parin me koshience dhe te dytat me siguri ne subkoshience, po mos ta teprojme tani. :D

  91. akull-naja Shkruaji mesazh privat thotë:

    18 Prill 2007 @ 7:52 pm

    enya, nuk e njoh mire Gjeneven, po jam e bindur se ne Rive Gauche (rreth liqenit) do gjesh patjeter nje Confiserie-Chocolaterie (keshtu iu thone). Befsh qejf ne Gjeneve :)

  92. Leon Shkruaji mesazh privat thotë:

    18 Prill 2007 @ 8:00 pm

    Po nje fjale thashe,se nuk u be qameti!
    Pastaj une e kisha me Blendin, “Man to man” kur i thone.Ishte pergjigje e komentit te tij me 6.31pm.
    Pra, po ta lexoni me vemendje do kuptoni me mire.Sigurisht qe ka vajza shqiptare qe dine te puthin,vecse eshte pak zore ti kapesh.Jane te rralla.
    Kane vetem nje te mire gocat shqiptare,qe te shijon me shume me to,pasi te lene te vuash per shume kohe. :)

  93. stela thotë:

    18 Prill 2007 @ 8:05 pm

    what doesn’t kill you only makes you stronger.

  94. akull-naja Shkruaji mesazh privat thotë:

    18 Prill 2007 @ 8:12 pm

    Leon, sa do doja te t’i shkaterroja iluzionet… ;) :P

  95. Leon Shkruaji mesazh privat thotë:

    18 Prill 2007 @ 8:15 pm

    Djemte jane me keqe,kujtojne se puthja eshte dicka per te pertypur! ;)
    T’ju bej qejfin,jo per ndonje gje! :)

  96. Leon Shkruaji mesazh privat thotë:

    18 Prill 2007 @ 8:18 pm

    akull-naja,
    Lere,se e di si me ka vajt per nje dopio apo jo?? ;)

  97. Blendi Shkruaji mesazh privat thotë:

    18 Prill 2007 @ 8:19 pm

    Leon, ka dhe latinoamerikane qe nuk dine te puthin. Kesaj cfare t’i thuash se ato rriten dhe me telenovela!?

    Por duket puthja eshte sipas personit, eshte si talenti per te pikturuar, o e ke o nuk e ke. Kur e ke mund ta zhvillosh nga talent ne virtuozitet. Kur nuk e ke, e shumta qe mund te besh eshte te vertitesh gjuhen pa ritem dhemballeve te partnerit/es.

    Nga eksperiencat e mia nuk mund kurrsesi te them qe vajzat shqiptare nuk dine te puthin. Kjo do ishte genjeshter, blasfemi biles, mekat i rende qe meriton denim nga Zoti! ;)

  98. Leon Shkruaji mesazh privat thotë:

    18 Prill 2007 @ 8:22 pm

    Blendi,
    Na vrafte perendia,ankesa s’kemi! ;)

  99. akull-naja Shkruaji mesazh privat thotë:

    18 Prill 2007 @ 8:23 pm

    Blendi! Blendi! Blendi! :D :P

    p.s thone qe femrat qe nga puthja ekstrapolojne cilesine e aktit, keshtu qe kujdes djemani ;)

  100. Blendi Shkruaji mesazh privat thotë:

    18 Prill 2007 @ 8:26 pm

    Sekreti i puthjes se mire eshte tek buzet, tek goja, jo tek gjuha. Duhet qe puthja te jete sensuale, te jete e bute e lagesht, guximtare, tunduese por jo agresive e dhunshme, puthja eshte si nje cokollate e mire, shijohet me sy mbyllur.

    Puthja eshte si nje tango, duhen patjeter dy vete qe dine te puthin. Cifti komunikon me gojet, luan, sulmon-terhiqet, ka ritmin e vet, tingutjt e vet qe ngrejene temperaturen.

  101. akull-naja Shkruaji mesazh privat thotë:

    18 Prill 2007 @ 8:29 pm

    Blendi, po boll pra tani, mori kot ky! :P

    Une mendoj qe njeri qe i duket dikujt fantastik, per dike tjeter mund te jete ibret, po ashtu dhe me çokollatat. p.sh. motres sime i pelqen çokollata e zeze me spec djegs dhe e puthmja me t’kafshume, (sorry sis’ :P ), kurse mua as njona as tjetra… :D

  102. lola thotë:

    18 Prill 2007 @ 8:35 pm

    Qenka nxef situata ketej….se une kisha pune dhe nuk kisha kohe ti ndjek te gjithe. E harruat fare cokollaten…

  103. Blendi Shkruaji mesazh privat thotë:

    18 Prill 2007 @ 8:38 pm

    akull-naja une mendoj se puthja ndryshon me situaten. Tjeter eshte puthja romantike dhe tjeter puthja seksuale.

    Cokollata?
    Jo tani flm. :)

  104. akull-naja Shkruaji mesazh privat thotë:

    18 Prill 2007 @ 8:43 pm

    E una questione di feeling, Blend! Ja ta do tjetrin, ja s’ta do. Punkt. Tani s’po flasim per shkallet e egersise qe merr puthja ne situata te ndryshme, kur nxehet muhabeti qe o zot o perendi, qe s’ndjen me as nofullat… lene lene, se po marr kot dhe une :D

  105. Leon Shkruaji mesazh privat thotë:

    18 Prill 2007 @ 8:46 pm

    Blendi,
    Une mendoj se ne jete gjithmone meson.Kjo qendron edhe per puthjen.
    Eshte si te mesosh se ne c’ore hahet me mire cokollata.Para buke apo pas? Cokollatat si femrat vijne ne lloj-lloj formash dhe perberjesh.
    Sekreti eshte te dishe si dhe kur duhet ngrene cokollata!
    P.sh. akull-najes i plelqen puthja e bute dhe e ngadalte.Gjithashtu eshte mire per te qe te lash dhembet perpara. ;) Njesoj si nje cokollate zviceriane e bardhe,pa shume mbushje brenda.Keto cokollata hahen zakonisht kur ke kohe te lire me shumice! :)

  106. akull-naja Shkruaji mesazh privat thotë:

    18 Prill 2007 @ 8:49 pm

    Leon, sa i vemendshem qe je, o Zot! Vetem se me ate çokollaten e bardhe, ma prishe qejfin. Ajo eshte çokollate per ata qe mendojne se çokollata eshte nje embelsire me qumesht… :P

  107. INA thotë:

    18 Prill 2007 @ 8:55 pm

    Blendi,
    Meqe s’do cokollata, how about a :*?

  108. Blendi Shkruaji mesazh privat thotë:

    18 Prill 2007 @ 8:57 pm

    “Cokollata e bardhe” eshte oksimoron. Cokollata ka ngjyren e saj, dhe nuk eshte e bardha. Perderisa nuk ka kakao ne perberje s’duhet te quhet cokollate.

  109. Blendi Shkruaji mesazh privat thotë:

    18 Prill 2007 @ 8:59 pm

    Ina, e mban mend cfare i tha Fredi Elses ne lidhje me puthjet me korespondence?

  110. INA thotë:

    18 Prill 2007 @ 9:04 pm

    “Keshtu ne korespondence e, te puth gjithe diten une.”

    Blendi, punet e mira behen ngadale-ngadale.

  111. akull-naja Shkruaji mesazh privat thotë:

    18 Prill 2007 @ 9:06 pm

    E keni vene re sa kontradiktor eshte populli yne? Ketej thote punet e mira behen avash-avash, ketej thote hekur rrihet sa eshte i nxehte… :P

  112. alb thotë:

    18 Prill 2007 @ 9:08 pm

    O Ice-Naje po diabetiket si ia bejne?

  113. traummädchen thotë:

    18 Prill 2007 @ 9:10 pm

    french kiss apo cokollata cikita? :):):)

    http://youtube.com/watch?v=2cPaevObmmQ

  114. Blendi Shkruaji mesazh privat thotë:

    18 Prill 2007 @ 9:10 pm

    :) E drejte kjo. Kontradiktor populli, deri ne fund.
    Mami thote se me ka bere ngadale per 9 muaj. Babi thote ishte ceshtje minutash! :D

  115. INA thotë:

    18 Prill 2007 @ 9:10 pm

    Akull-naja, epo ne fillim duhet te nxehet pastaj te rrihet. :P

  116. akull-naja Shkruaji mesazh privat thotë:

    18 Prill 2007 @ 9:13 pm

    hahahahahaha! Traummädchen, ti m’i di shijet mua! :P :P :P

  117. akull-naja Shkruaji mesazh privat thotë:

    18 Prill 2007 @ 9:14 pm

    alb, per diabetiket ka bere Lindt çokollata per diabetiket ;) Po une ju keshilloj nje çokollate te zeze, gati pa sheqer…mmmmm…. :P

  118. akull-naja Shkruaji mesazh privat thotë:

    18 Prill 2007 @ 9:16 pm

    hehehe Blend, kjo point of view na mori ne qafe! :D

  119. Blendi Shkruaji mesazh privat thotë:

    18 Prill 2007 @ 9:28 pm

    :) Me pelqeu spjegimi i Ines. Hekuri nxehet ngadale pastaj rrihet shpejt. Me pas zhytet ne uje (vaske) per kalitje (shplodhje).

  120. INA thotë:

    18 Prill 2007 @ 9:36 pm

    Blendo, nice ending. :D :D

  121. Capri Shkruaji mesazh privat thotë:

    18 Prill 2007 @ 9:49 pm

    french kiss-yaaak…
    swiss chocolate-(lint)-yaam, po edhe baci chocolate (italiane) nuk eshte keq, po ta krahasosh me french kiss-in

  122. stela thotë:

    19 Prill 2007 @ 12:20 am

    Blendi tek ato komentet e mesiperme po mundohesh te na shesesh erotism letrar me duket.

  123. Altona thotë:

    19 Prill 2007 @ 8:08 am

    e mire cokollata, po dhe une preferoj puthjen, mgjse nje lindt shijon goxha. o leon, po kush tha ore se vajzat shqiptare nuk dine te puthin? per mua cokollatat zvicerane jane numer 1, mgjse edhe godiva qe permend blendi, apo ndonje lloj tjeter belg kane shije, po jo si ato zviceriane. eh, nje puthje nuk krahasot me cokollaten jo,po na moret ne qafe me puthje e cokollata o te uruar! :)

  124. Cheney thotë:

    19 Prill 2007 @ 8:32 am

    Besoj se gjumi i nates do ju ket shplodhur dhe do ju ket qetsuar disi..

    Per ju te Amerikes, Miqte e mij te qendra e studimeve te Godives me kane thene se mund te perdorin nje tuf shqiptaresh si kavje laboratori..

    Field/road trip anyone?

  125. Girl thotë:

    19 Prill 2007 @ 9:19 am

    Laurent, ne poloni jane karakteristike cokollatat te mbushura me kumbulla te thata brenda, provoji!:,)

  126. e.T thotë:

    19 Prill 2007 @ 9:44 am

    http://www.youtube.com/watch?v=kLARmxmyrz8

  127. Altona thotë:

    19 Prill 2007 @ 12:04 pm

    Girl, cfare emri kane keto cokollatat me kumbulla te thata brenda? Jo per gje, po kam ca miq andej nga Polonia qe mund te mi nisin.

  128. entela thotë:

    19 Prill 2007 @ 1:05 pm

    te jete per mua….:) nje puthje nga zemla ime eshte shume me e shijshme…

  129. Pjer Thomas thotë:

    19 Prill 2007 @ 5:48 pm

    Blendi, me ate pershkrimin tend mbi puthjet, kam pershtypjen se do t’na e kesh frymezuar Emigrantin, dhe prit tani kur te dali ndonje tregim nga ai mbi puthjet :-)

  130. Vjosa-lumi thotë:

    19 Prill 2007 @ 7:09 pm

    Nje french kiss apo swiss choclate? - Me thoni kush eshte ajo qe do te puth te them se ke do zgjedh. Ose me sakte, s’ka nevoje ta shoh, mjafton qe ta ndjej ne buze, pastaj mund te vendos.

  131. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    21 Prill 2007 @ 10:41 pm

    Dea, sapo mora nje kuti mozart kugeln marzipan. 220 gr. Kete rradhe nga Gjermania. www.reber.com

    I shoh me sy dhe plas me zemer se jam duke mbajt diete. 60% kakao. Gjynah.

    Megjithate, Grapefruit rocks! My new love.

  132. Altona thotë:

    22 Prill 2007 @ 1:11 am

    Emigrant, e di cke ti? Haji edhe ato cokollatat qe ke ble dhe pastaj filloje dieten. Une po te isha keshtu do ta beja. Se jo per gje, po eshte mekat shih me sy e plas me zemer. :)

  133. LAURENT Shkruaji mesazh privat thotë:

    22 Prill 2007 @ 12:50 pm

    @Girl thotë:Laurent, ne poloni jane karakteristike cokollatat te mbushura me kumbulla te thata brenda, provoji!:,)

    eeee jo ato i kishin ne Hollande :D

  134. gjergjicumani Shkruaji mesazh privat thotë:

    22 Prill 2007 @ 10:38 pm

    Cerr flisni ju kshu bre.. krahasohet cokollata me puthjet.. me nxirr lalit ti nje mal me kokaine edhe jessica alben ne krah, njeher ta puthte lali ate do me dukej vetja sikur kisha lar gjith mekatet e botes….nejse, para disa muajsh ne disko u kokolepsa me nje aty qe sja dija emrin fare,.. pas 1 minute e 30 sekonda kontrollim kavitetesh sesi me erdhi si livani, i thash me fal nje sekond te marr veten, shkova ne banje ti hidhja nje uje syve… kur u ktheva kishte ikur zemra. Qe i kisha sjelle livani dhe un asaj jam i bindur se i shikoheshin vetem te bardhat e syve kur ika.. siduket e ka marr per ofendim.. Nuk desha te tregoja meritat e mia si dentist me kete qe thashe… desha vetem te beja te qarte te qenit pacient i rregullt tek dentisti ;)…..well… me standartet shqiptare te pakten..

  135. Laura Shkruaji mesazh privat thotë:

    22 Prill 2007 @ 11:24 pm

    akoma e vazhdokeni kete punen e cokollatave… Rate brenda ne kurthin e ligjit te shitjes… Kushedi sa cokallate keni blere…

    si nuk permendet cokollaten e shkrire. Kur isha vjet ne France te ca miqte e mi ne Montpellier, Maria kishte shpikur nje recete speciale, qe donte 15 minuta me e pergatitur,… Ma linte cdo mengjes filxhanin me cokollaten e shkrire ne kopesht… dhe une per zotin, s’di cte them, a ish cokollata e shkrire aty para vreshtave e fshatit piktoresk, apo buzet e djalit te Marias qe nxihej ne diell dhe pikturonte ne te njejten kohe…
    S’di cte them… jo…

    nejse, vazhdoni filozofimet per puthjen… mos harroni qe jane pikerisht keto te fundit te strukura aty ne shtresat e nendheshme te mendjes sone qe e bejne ‘puthjen’ puthje…

  136. Blendi Shkruaji mesazh privat thotë:

    22 Prill 2007 @ 11:41 pm

    Cokollates se shkrire i thone “Kakao”.

    “I ke buzet si kakao!” mund te kishte efekt negativ tek e/i dashura/i ne mos i shqiptofsh qarte. Kujdes.

  137. Laura Shkruaji mesazh privat thotë:

    23 Prill 2007 @ 2:44 am

    Blendi… nuk i di te gjitha… :)

  138. Joni Shkruaji mesazh privat thotë:

    23 Prill 2007 @ 5:22 pm

    Dhe ndodh perseri qe Peshku pa Uje “feature”-ohet tek Gazeta Shqiptare. Perkthimi i ketij artikullit nga akullnaja eshte kopjuar fjale-per-fjale, shkronje per shkronje tek edicioni i ri i te papares “Bluetooth”, si gjithmone me klasin e saj gazetaresk Gazeta nuk behet fjale ta permend burimin e kopjimit!!

  139. Dorina thotë:

    23 Prill 2007 @ 6:24 pm

    http://www.youtube.com/watch?v=1_HOiCCN_Aw&mode=related&search=

  140. akull-naja thotë:

    23 Prill 2007 @ 9:35 pm

    po ajo dhe emrin e paska te vjedhem, leje te tjerat… e pastaj me shajne qe s’lexoj gazeta shqiptare…

  141. evita thotë:

    6 Tetor 2007 @ 3:41 pm

    po te jete me johnnie depp,absolumment le premier!!!!!!!!!

  142. arris thotë:

    28 Tetor 2007 @ 9:53 pm

    ce do cokollaten kur ke perpara nje proces fantastik te shkembimit te gojeve:)))))))))) efekti eshte wow…………….cokollata pastaj mund te jete nje zgjedhje alternativw kur pucjaaaaaaaa ka deshtuar

  143. festina thotë:

    12 Prill 2008 @ 2:54 pm

    puthja e te dashurit nuk krahasohet me qokollade e lere me me ndojnje gje tjeter

  144. elda thotë:

    4 Qershor 2008 @ 5:29 pm

    Ku ka çokollate qe zevendeson nje puthje “a penello”…Te vjen mendja verdalle…Pastaj puthja shte impegnative si palester..kurse çokollata te shendosh…Nje penelate te harxhon 400 kalori 50gr çoko te japin 2000.A voi la sscelta….

Burim RSS për komentet

Shkruaj një koment (login)


Peshku ruan të drejtën të fshijë ose zbehë komentin që po dërgoni, sidomos nëse:
1) komenti fyen autorin, komentuesit e tjerë apo persona publikë
2) komenti është jashtë teme
3) komenti është shumë i gjatë
Nuk kemi qejf të censurojmë askënd, por ama diskutimet në faqe duam t'i mbajmë civile dhe të sjellshme.