Foto nga marshimi Çam ne Qafë Botë

Një Komb i ndarë përgjysëm

Vladimir Karaj
Shekulli
25-06-2007


Reportazh/ Me çamët në ditën e dytë të marshimit për të përkujtuar gjenocidin grek. Përurohet memoriali i një varri masiv Mijëra njerëz për të parë Çamërinë nga Qafë Bota. Pleq e fëmijë për 6 orë marshim dhe tubim në kufirin shqiptaro grek

Një flamurkë e vogël greke, që mezi sa duket kur fillon e zbret tëposhtë Qafës së Botës është muri që ka ndarë në mes prej 63 vitesh çamët. Këtej kanë mbetur njerëzit, andej ka mbetur toka. Këtej janë të gjallët, andej të vrarët, prej Napoleon Zervëz e ushtrisë së tij. Në këtë anë janë kujtimet e Behije Merkos, tani 72 vjeçe, që ka parë ushtarët grekë t’i varnin nënën, në anën tjetër është Paramithia, shtëpia e saj, varri i nënës së saj dhe qindra çamëve të tjerë. Flamurka e vogël vazhdon të valëvitet në pikën ndarëse

të kufirit, ndërsa grupe ushtarësh grekë janë vendosur në kodrat përtej për ta bërë edhe më të fortë murin, dukshëm të ardhur enkas për ditën e djeshme edhe pse e dinë mirë që askush nuk ka ndërmend t’i sulmojë me armë. Për karshi tyre mijëra duar e sy çame, që kanë ardhur në Qafë Botë të Konispolit për t’u përshëndetur me gjysmën tjetër, për të marrë një dorë dhe, një gur, e për të thërritur fort se “E duan Çamërinë”, me shpresë se luginat do ta përcjellin zërin përmbi varret e të parëve të tyre…

Dielli përvëlonte dje në Qafë Botë, në pikën ku Shqipëria ndahet me Greqinë, atje ku 63 vjet më parë çamët kaluan kufirin të detyruar prej plumbave duke lënë pas mijëra të vrarë, të vdekur urie e të humbur. 63 vjet më vonë, mijëra njerëzi janë ngjitur sërish Qafë Botës, për të parë prej aty vendin që u detyruan të linin. “Edhe atëherë ka qenë një ditë e nxehtë”,- kujton Ahmet Ademi, që e ka kapërcyer këtë qafë, kur ishte 8 vjeç, duke mbajtur herë herë në krah të vëllain 6 muajsh. “E mbaj mend si nuk e mbaj edhe këto gurë më kujtohen, gjithçka ka mbetur njëlloj si atëherë”,- thotë ai pa i hequr për asnjë moment sytë nga dritarja e njërit prej më shumë se 40 autobusëve, që ka sjellë në pikën më Jugore të Shqipërisë çamët e mbledhur thuajse nga të gjitha qa

rqet e vendit. “Rrugës hanim çfarë të gjenim. Ka qenë shumë e vështirë, shumë vdiqën urie”,- ndërsa sytë i përloten dhe duket se ai sheh sërish atë 8-vjeçarin që hiqte këmbët zvarrë në pluhurin e rrugës, ndërsa pas shpinës dëgjonte uturimat e avionëve që bombardonin herë pas here karvanet me civilë, që me vete nuk kishin asgjë veç ndonjë rrecke…

Në Kllogjer të komunës së Xarës, një gardh metalik ndan nga pjesa tjetër e tokës varrezën e përbashkët të 900 çamëve.Ahmeti dhe Behija e dinë mirë se mund të ishin mbuluar edhe ata në këtë varr të madh, ndoshta për këtë dy 72- vjeçarët dhe mjaft të moshuar të tjerë,ndër të paktët e mbetur gjallë që i mbajnë mend ditë e tmerrit, iu ngjitën më këmbë mes diellit dhe pluhurit kodrës, ku ranë bashkudhëtarët e tyre të vuajtjes. Dje, pas 63 vitesh, vendi ku qindra çamë u varrosën, pa pasur as të drejtën e një cermonie të thjeshtë u shënua me një pllakatë memoriale, ndërsa për herë të parë mbi këtë varr të madh u vendosën buqeta me lule, në nderim të viktimave të gjenocidit, ndërsa me siguri nënë Behija, siç i thonë, kujtonte se si kishte kapërcyer këtu, pasi më parë rrugës i ishte dashur të linte motrën e saj foshnjë, për të cilën as sot nuk di asgjë.

Dhjetëra flamuj kuq e zi, dhjetëra të tjerë me degë

n e ullirit (simboli i zgjedhur nga çamët) e një dyzinë flamujsh amerikanë e të BE-së, s’pushuan së valëvitur gjatë gjithë rrugës për në Qafë Botë, një pjesë të mirë të së cilës çamët e rinj e bënë në këmbë si të parët e tyre që i iknin tmerrit. Në një copë tokë të improvizuar për të pritur çamët që kishin ardhur të përshëndesnin të parët e tyre, u dyndën mijëra njerëz, ndërsa një karvan i pafund makinash, humbte e dukej pas kthesave duke zënë një rrugë prej disa kilometrash. Pluhuri që u ngjitej nëpër rroba e hynte në trup, nuk dukej se i pengonte pjesëmarrësit në “Marshimin Çam”, të ngjisnin me hap të shpejtë të përpjetën, për t’u gjendur në një moment me fytyrë nga ajo pak copë e tokës së tyre, që mund të shihej prej pikës së kufirit. E ndërsa nga bokset dëgjohet “Ulu mal të shoh Kosturnë”, qindra duar të vëna si streh mbi sy, që shohin vetëm drejt Jugut, e që duket sikur luten që vërtet malet të ulen aq sa për të parë Çamërinë, qoftë kjo edhe një moment i vetëm. Burra që deri atëherë ishin mbajtur të fortë, bien në gjunjë e duke thërritur si fëmijë puthin gurët. Gra të veshura me zeza, mbledhin dhe, prej asaj pak toke çame që i është lënë Shqipërisë, e thonë se e kanë amanet tua hedhin në varre, të afërmve të tyre të ndarë nga jeta, pa mundur ta shohin më Çamërinë…

Qindra, mijërat e mbledhur në Qafë Botë e patën të vështirë t’i kthenin shpinën tokës së tyre, ndërsa organizatorët e marshimit u njoftuan se duhej të ktheheshin pas, dhe se pas 6 orësh aktiviteti kishte përfunduar. U desh më shumë se 30 minuta në një diell të nxehtë që turma më në fund të bindej dhe mes thirrjeve “E duam Çamërinë”, të kthehej pas duke hequr zvarrë këmbët që duket se mezi shkuleshin nga ajo pak tokë çame e këtej kufirit. Në fund, ndërsa gjithandej dëgjoheshin këngë çame, njerëzit i kthyen shpinën flamurkës së vogël greke tëposhtë Gjafë Botës, që i ka ndarë çamët për gjysmë. Këtej të gjallët mbi supet e të cilëve rëndojnë amanetet, andej të vdekurit që s’mund të prehen në paqe pa u kryer amanetet. “Ne do të bëjmë të pamundurën që të vëmë në jetë amanetin e të parëve tanë”,- thotë deputeti çam i Partisë Socialiste, Shpëtim Idrizi, ndërsa pjesëmarrësit në marshim detyrohen edhe këtë herë të kthehen pas pa gjysmën e tyre. Këtej burra gra e fëmijë, që ecin duke mbajtur pas kokën, me shpresën që një ditë do të mund të kthehen sërish këtu, por pa ushtarë që vigjëlojnë në kodrat matanë, me dëshirën e madhe për t’u lëshuar me vrap të tatëpjetës e për tu bashkuar me gjysmën që iu mungon. Dje ata u ndanë sërish, por pa thënë lamtumirë, këtej mbetën çamët, matanë mbeti Çamëria…

Ps: Dje u inagurua memoriali per 900 te vdekur nga uria dhe rruga e gjate, te mbuluar ne nje varr masiv ne Kllogjer… Me shume se 6 mije njerez moren pjese ne mareshim dhe megjithe lodhjen dhe vapen e madhe qendruan atje per tre ore, gjithçka ishte krejt paqesore, e vetmja gje qe kishin mundur te benin greket, ishte te paguanin tre pijanece qe te visheshin me rroba ushtarake dhe te vinin aty, keta u ndaluan nga organizatoret, ndersa mbanin edhe flamur turk, por asnje prej tyre nuk ishte çam…

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

22 Komente

  1. tomi korca thotë:

    26 June 2007 @ 12:27 am

    Dikur kam pasur komshije nje familje Came.( kam qene 10-15 vjet ne ate kohe) Plaka ( ndjeste paste se ka vdekur tani) me tregonte peripecite se si kishin ardhur ne shqiperi. Ajo tregonte nje moment qe me ka mbetur ne mendje kur djali i saj ( tani ne moshe te madhe) ne ate kohe foshnje kur po largoheshin me barke neper Jon per ne Shqiperi, foshnja i ra nga duar ne uje dhe se si dikush tjeter ne nje barke ngjitur e kishte rembyer dhe si top e kishte hedhur ne preherin e plakes, E mendoni nje torture te tille.
    GJithmon e kujtoj ate te gjoren

  2. Blendi thotë:

    26 June 2007 @ 12:35 am

    Nuk me pelqen fjala “mësyjnë” qe ka zgjedhurr autori per titullin e ketij shrkimi te Shekullit, ne mos qofte redaktori…

    shume dobet, ose shume gabim.

    Mësyjne…pfffffffffffffff

  3. krasta krau thotë:

    26 June 2007 @ 1:04 am

    Ke shume te drejte blendi “Mesyjne”, s’thote asgje, ja ka fut kot……………

  4. Idris thotë:

    26 June 2007 @ 4:52 am

    Ajo fotografi!!!!! nje rremuje e vertete…..tamam nje grup tifozesh per ne ndeshje futbolli.
    Ideatoret e kesaj levizje ndoshta e kane te qarte se c’fare duan te realizojne por me thene te drejten me kete forme proteste nuk kuproj asgje se c’fare shpreh…
    Ndoshta dikush na e ben me te qarte permbajtjen e kesaj ecje ,ndoshta ka foto me me kuptim na i bini u lutem.

  5. shefi kuadrit thotë:

    26 June 2007 @ 6:53 am

    Ai flamuri amerikan se kuptoj cfare do aty njehere?

  6. berti thotë:

    26 June 2007 @ 9:37 am

    Ore nga krahu tjeter kishte came qe dolen te perkujtonin te paret e tyre??!!!

  7. eizo thotë:

    26 June 2007 @ 10:29 am

    mire do te ishte qe disa prej nesh qe jetojne ne greqi te na sjellin se cthote shtypi grek per kete miting

  8. Blendi thotë:

    26 June 2007 @ 12:41 pm

    Nga krahu tjeter kishte perqendrim jonormal te trupave ushtarake greke qe kane ndjekur tubimin me dylbi.

    Nuk ka asnje popull perfekt, as popuj te mire pao te keqinj, popujt jane popuj. Prandaj, po tu hyme me lupe do gjejme gjithfere gjerash te kerkojme. Por nuk mendoj se do tregoheshim te drejte me popullin çam sikur ne pervjetor te masakres te qemtojme gabimet.

    Une nje apartament kam te 21 dhejtori dhe E DUA. Se eshte shtepia ku mu rrit koka…Keta kane lene shtepite, pasuurite, kane lene prindrit varur te pema ne avlli, dhe varret e te moçmeve te tyre. Ky popull eshte perdhunuar grekerisht. S’kam ndrmend te shtpj ndonje kritike per organizimin e mitingut.

  9. Kemail H.Hyseni thotë:

    26 June 2007 @ 1:17 pm

    Mendoj se këtij marshimi duhet ti paraprinin edhe Qeveritarët Shqipëtar dhe tu kërkohet hapur qeveritarve Grekë që këtyre njerzve tu kërkoj falje dhe tu kthej të drejtën e tyre mbi pronën ngaqë shumica e tyre jan të regjistruar në “Muffasal Defteri” në të cilët në kohën e Osmanlive u regjistronte prona, kapitali dhe kryefamiljerët, asndaj deri sa këtyre njerzve nuk u dalim zot dha harrojm historin ajo do të na përsëritet sikur që deshtën Serbët ta bënin edhe në Kosov me ‘99, por duke i falenderu teknologjis së komunikimit ajo u ba transparente dhe deshtoji spastrimi etnik para botës. PËR ATA QË SE DIN HISTORIN E QAMERISË DISA TË DËNA:
    Çamëria shtrihet në pjesen veriperendimore të Greqisë. Pelazgo-Ilirët ishin banorët e hershëm të Çamërisë, kurse mbret i parë ishte Therporti me prejardhje Pellazge. Fiset ILIRE ishin Molosët, Dodonët, Kasopianet, Efyrianet etj. Çameria ishte pjesë e Mbretrisë ILIRE. Heroj Pirro ishte heroj i shquar i Çamërisë, sukseset në luftëra e derguan ate dhe ushtrine e tij deri ne Itali. Besohet që Pirro të jetë i afërm i Aleksanderit. Gjatë pushtimit Bizantin, fise te reja erdhen në Çamëri, siq ishin Gothet, Ostret, Sarakenet, dhe Norset. Me 1449 Çameria u pushtua nga Mbretria Osmane. Populli Çamë luftoj kundër ushtrisë Osmane në vitet 1611 dhe 1803, ku në betejen e fundit u shqua regjioni i Sulit (qendra e Sulit ishte Paramithia, më Shqiponjën dy krershe).
    Me 1750 regjioni i Sulit përbëhej prej 60 fshatrave dhe kishte 25000 banor. Gjatë pushtimit Osman , Çameria ishte pjesë e Janinës, njëra nga katër vilajetet Shqiptare. Shqiptaret e njohur si luftëtar, mësues, dhe patriot ishin: Luli Çapari, Marko BoÇari, Hasan Tasini, Osman Taka, Çelo Mezani dhe të tjerë.
    Me 23 Shkurtë 1913, Çameria pushtohet nga Greqia. Regioni i Epirit antik, Çamëria e tanishme qysh nga kohërat e lashta ka qenë e banuar nga Shqiptarët. Gjatë konferences ne Londer ne vitin 1913, pjesa jugore e shtetit amë Shqipërisë, ju morr dhe u pushtua nga barbarët grek. Shqipëtarët e Çamërisë ishin musliman dhe ortodoks. Shqipëtaret e Çamërisë të cilët jetuan në pjesen jugore të Epirit antik, qenë viktima te spastrimit etnik. Tragjedia e Çamërisë është tragjedia më e madhe e Evropës. Në vitin 1936 në Çamëri kan jetuar mbi 30.000 Shqipëtar kurse pas pastrimit etnik te vitit 1944-1945 dhe gjenocidit ndaj Shqipëtarve atje mbeten një pakic. Kurse edhe historianët grek kan deklaruar se Shqipëtaret kan qenë banor të hershem te Çamërisë. Në Qershor të vitit 1944, kriminelet grek vranë dhe masakruan mbrenda 24 orëve me shumë se 1400 Shqipëtar të Çamërisë. Gjatë Qershorit 1944 dhe Marsit 1945, 1286 Shqipëtar u vranë në Filat, 192 në Gumenicë, 626 në Margellic dhe Pargë, kurse mijëra të tjerë të zhdukur.
    Kurse në të njejten kohë si rezultat i gjenocidit grek, 2900 të ri dhe të vjeter, 214 femra, 96 fëmijë qenë masakruar, 745 gra qenë dhunuar, 76 femra qene rrëmbyer, 32 fëmijë, 68 fshatra qenë shkatërruar me gjithësej 5800 shtëpi. Nga ana greke popullsia Shqipëtare e Çamërisë konsiderohet kriminele. Konsiderimi i një populli të tërë është vërtet krim shtetror. Në vitin 1944, Parlamenti i Republikës së Shqipërisë ndertoi monumentin në Konispol në shenjë memorje për viktimat e Shqiptare të Çamërisë. Mbas vitit 1945, qeveria greke filloi kolinizimin e Çamërisë, me popullsi jo Shqipëtare. U ndalua përdorimi i gjuhës Shqipe në vende publike. Dhe kështu vazhdoi asimilimi i popullsisë Shqipëtare të Çamërisë.

  10. The_Burrel thotë:

    26 June 2007 @ 1:41 pm

    Pershendetje te perzemerta vellezerve te Camerise, WE ARE WITH YOU FO EVER”
    FIGHT FOR Chameria never give up.

    rrofte shqipnia etnike.

    lavdi Mbretit Zog l

  11. krasta krau thotë:

    26 June 2007 @ 4:29 pm

    Titulli ketu eshte gabimi i imi… Titulli i orgjinalit “Nje komb i ndare ne gjysem”
    Une kam kopjuar direkt nga faqja e pare e Shekullit, kshu ishte ne faqen e pare…

  12. bler cami thotë:

    26 June 2007 @ 4:41 pm

    sa per flamurin amerikan, duhet te jete se ka qene i vetmi shtet qe na ka mbeshtetur, dhe nje zgjidhje vetem amerika mund ta beje sa me te shpejte per camerin

  13. ilirfort thotë:

    26 June 2007 @ 6:48 pm

    E tera kaloi mire,megjithate na beri pershtypje numri i vogel i pjesemaresve,janulla(satana) dhe bankat greke bejne pune te mire ne Shqiperi ne neutralizimin e shqiptareve dhe helmimin me propaganda greke.
    Ngadale, po sigurte do te kthehen ne vendlindje vellezerit tane shqiptare te amerise.Ai teritor ka qene shqiptar dhe do ti kthehet Shqiperise.Prona eshte e shenjte.Cameria eshte prone shqiptare.Rinia shqiptare gjithmone e me shume po vetedijesohet dhe eshte e gatshme edhe me dhune te luftoje per ate vend.Une per vete nuk do i isha larguar edhe nje konflikti te armatosur.Eshte toke shqiptare ajo- 12.000km2.Deri ne Preveze.

  14. Pjer Thomas thotë:

    26 June 2007 @ 9:53 pm

    Demostrimi paqesor ishte nje gje e mire, por ajo qe s’dime eshte se sa jehone i ka bere shtypi vendas dhe ai grek kesaj levizje; Nga ana greke kam pershtypjen se s’do te jete bere ndonje lajm, ose dhe nese do te jete bere, mund te jete shtremberuar. Zoti Ago ne Greqi, apo ndonje tjeter, si te zene me mas-median greke, mund te na sillnin ndonje informacion ketu.

  15. OFC-B thotë:

    26 June 2007 @ 10:44 pm

    Ilirfort- konflikt i armatosur? Ne rregull je ti? Ku ka fuqi Shqipria te perballoje nje konflikt te armatosur. Goxha sugjerim jep, hajde te derdhim ca gjak tani se kemi dhe ekonomine, dhe fuqine militare ta perballojme. Dhe ne themi pse ka 17 vjet qe nuk rregullohet Shqiperia. Posti i 6:48 pm eshte ilustrimi numer 1 miq te dashur.

  16. driloni thotë:

    27 June 2007 @ 12:36 am

    ore OFC-B mos je gje capri ti?

  17. ilirfort thotë:

    27 June 2007 @ 11:57 am

    Une them se prona eshte e shenjte.Asnje shqiptar nuk ka te drejte te fale teritore per greket dhe serbet.Cameria si teritor me me teper se 12.000 km2 eshte teritor shqiptar i marre (okupuar ) me dhune nga greket ne vitin 1912.Njesoj si Kosova.
    Une per vete nuk mund te haroj kete fakt.Shqiperia per momentin eshte e dobet,ne fakt shume me e dobet se Greqia-po per kete nuk jam une fajtore si thoni ju OFC-B,po jane fajtore tradhtaret shqiptare dhe “investimet” greke ne Shqiperi bashke me trashegimine komuniste qe e la Shqiperine ferr te Europes.

    Po me mire eshte te bashkohemi,gjithe bashke sa jemi shqiptare ne ballkan dhe ti japim fund kesaj pune.Ai teritor,ajo toke eshte SHQIPERI.Nuk eshte ceshtje pronash private ajo.Une per vete sjam cam po e ndjiej obligim me te larte nacional edhe te luftoje per Camerine.

    Prandaj edhe nje here gjithe shqiptareve
    BASHKE PER CAMERINE SHQIPTARE DERI NE FUND

  18. bubi thotë:

    27 June 2007 @ 6:50 pm

    rofte cameria

  19. Odysseus thotë:

    28 June 2007 @ 2:39 pm

    Sipas Bibles qe e sterlexon aq “shpesh”, Janullatosi eshte po aq ndjekes i idealeve te Krishtit sa kane qene te krishtere ata qe e kryqezuan.

  20. eda thotë:

    10 July 2007 @ 4:21 pm

    Une jam came. Eshte gje e bukur te degjosh qe te mbeshte nje popull i tere por jo nga politikanet tane te dashur. Nuk me rezulton se ceshtja ka arritur deri ne parlament. Po pyes gjithe ky genocid qe ndodhi nga as nje shtet nuk u vu re??? Ku jane te drejtat e njeriut????
    Po parlamenti do vetem nje gje sipas mendimit tim, hyrjen ne BE, se e dine qe po kerkoi te drejtat mbi Camerin Greqia nuk do ta mbeshtese!
    1.Nuk kuptoj edhe nje tjeter pse kerkojne qe ne shqiperi te lejohet gjuha greke ne shkolla, kur ata qene te paret qe nuk lejonin te mesohej gjuha shqipe ne cameri.
    2.Vazhdojne te keqtrajtojne shqiptaret pa faj e pastaj thone qe ne trajtojme keq minoritetin e tyre. Nqs nuk i pelqen le te zhduken nga Shqiperia.
    Edhe ju jeni dakort me mua?Forza came!!!!!!!

  21. korbi thotë:

    5 September 2007 @ 7:17 pm

    sa provokimet i bahen shqiprish nga ana e ushtris greke edhe ushtria shqiptare nuk asht ne gjendje ti a kthej keto provokime por vetem sa i denon me fjal kinse sdo perseriten ma

  22. korbi thotë:

    5 September 2007 @ 7:18 pm

    a ka ba athu asi djem ma shqiprija si vllezrit frasheri qe e ngritin zanin per camerin

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com