Foto e Ditës: “Tiranizimi” i Selvisë

selvia.jpg

E mbani mend kengen: “Te dyqani te selvia o usta Murat”?… Tani ne Tiranë ka mbetur vetem selvia, ose nje cope selvie, une vete se kam arrit dyqanin… Kete ma kujtoi Tomi, “ty pi birra me nje shokun tim te selvia”, dhe thashe per ata qe nuk e dine, ta shohin dhe nje here selvine, se mund te jete per te fundit here deri sa ta presin… ose t’i vene ndonje cope betoni disi, diku per te bere ku di une cfare shpikje..

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

41 Komente

  1. tomi korca thotë:

    18 July 2007 @ 3:59 am

    Uaaaa Rofsh o Krasta Po mos e kishe thene nuk do ta besoja.
    Si te them me vjen mire? edhe me vjen ne fund te fundit ndertime te bukura ( nga sa shoh nga fotografiaj) Me vjen keq? edhe me vjen kisha kujtime aty dhe ato tani humbasin.
    Nejse nostaligja eshte pa vlere perpra realtiteti

  2. Lawman thotë:

    18 July 2007 @ 4:46 am

    Sa e vetmuar qe duket seliva… te ben per qare… nuk u fryne njerezit me kete xhungel betoni akoma?

  3. olsib thotë:

    18 July 2007 @ 5:19 am

    Tiranizmi me i madh aty, eshte ndertesa e pare majtas (ne fotografi).
    Edhe kur sheshi te kompletohet me ndertesat e reja dhe hapesirat boshe te sistemohen, edhe kur rruga e Dibres do te marre permasa normale,… aty do jete ende ajo ndertese e nje shemtie neveritese.

    Me sa mbaj mend, eshte kompletuar ne kohen e Brojkes, ne periudhen me te keqe qe Tirana mund te kete kaluar ndonjehere ne historine e saj.

    Uroj qe ndertuesi dhe projektuesi te paguajne deri ne qindarken e fundit koston e nje risistemi te mundshem te fasades.

  4. karemi thotë:

    18 July 2007 @ 7:02 am

    Po ta presin or burre i dheut, se u be qameti per nje cope selvie. Sikur eshte ndonje monument kulture, Luver apo Hagia Sofia, nje cope peme e shemtuar eshte. Njerezit kane nevoje per shtepi te fusin koken, ju qani selvine.

  5. Grupi thotë:

    18 July 2007 @ 8:15 am

    Mire ja the karemi…

    ———–
    Sa e vetmuar qe duket seliva… te ben per qare… nuk u fryne njerezit me kete xhungel betoni akoma?
    ————

    Epo te jetojme maj pemve atehere…

  6. GODSMACK thotë:

    18 July 2007 @ 9:14 am

    Po kete selvine akoma nuk e kane prere.
    I shemton shume pallatet,duhet prere!

  7. adriatik thotë:

    18 July 2007 @ 9:40 am

    oh, ca tragjedie!

  8. Andivlora thotë:

    18 July 2007 @ 9:43 am

    sikur nje shtepi te ishte mes nje pylli me peme stermadhe s’do te na vinte edhe aq keq per te, e cila do te ishte mes ketyre pemeve gjigande dhe “te shkretes mund t’i merret fryma”, perkundrazi do ta kishim zili ate pronarin e shtepise a viles per mundesine e ngritjes se kesaj banese luksoze e te rehatshme ne nje ambjent aq te kendshem pushues e me ajer te paster.
    Kurse ne kete foton ketu “na vika keq per ate selvine e shkrete e te vetmuar mes dy perbindshave prej betoni”, duke “e tradhetuar per te sajten here dyfytyresine apo hipokrizine tone njerezore”.

  9. GODSMACK thotë:

    18 July 2007 @ 9:53 am

    Ore Andi,sikur nje shtepi te ishte ne mes te nje pylli, do te thoshte se atij pylli do i vinte fundi dal ngadale,po nejse!
    Po ne qofte se eshte dicka per te ardhur keq me ne Shqiptaret eshte se ne nuk merremi vesh me njeri-tjetrin as per gjerat me te thjeshta.

  10. EH thotë:

    18 July 2007 @ 9:55 am

    …mire qe se paskan pre fare…se aq pare men kan ata trangujt :D

    un kaloja perdite ke selvia se e kisha mes shpis edhe shkolles…(ne mos gabohem ne maje te pemes kishte nje yll te madh, qe mqse ra fjala sme ka rene ndonjehere rasti me e pa te ndriçuar)

    dhe aty ke kryqezimi, ka pas qen i furrxhi (Bimi, rahmet past i shkreti) qe na jepte gjithmon uje me pi kur ktheheshim nga shkolla.

    ehhhh…ça kujimesh.

    po behen 7vjet qe sja kisha pa mo shkurret selvis …rrofsh per foton.

    ps: po te ra rasti me kalu prap atje, futi ne ca foto rruges dibres …je qe je :D

  11. Odysseus thotë:

    18 July 2007 @ 11:29 am

    Sa e mbajne kot ate gjene e shpifur ashtu si pule qaferrjepur, t’i fusin nje te prere me mire.
    Emri i Selvise do ngelet, njesoj sic ka ngelur emri Zogu i Zi edhe shume dekada mbasi eshte prishur bordelloja.

  12. Cheney thotë:

    18 July 2007 @ 11:34 am

    Andi nese je vertet i intresuar per shtepi sic i pershkruan, njoh plot fshatare qe kane levizur nga zona te thella sepse komshi kishin vetem ujkun dhe ndonjehere ariun. Shpi plus 1 D toke per 5 mije euro. Ske pse mbetesh ziliqar.

  13. Lumja thotë:

    18 July 2007 @ 11:42 am

    E H,
    Bimi shkrete ka vdek, po me duket se ja ka lane furren cunit.
    Po aty rrotull selvise ka akoma shpija me qerpic edhe nevojtore ke b y th a e caraces . Kush do na sjelli nei foto para se te prishen dhe ato.
    PAstaj mos u merzisni kaq shume, edhe selvine e keni, edhe dyqane ka plot. Edhe mama me te mira se te bijat ka sa te dush aty rrotull.
    Kshu qe kenga kendohet prape edhe merr kuptim :-)
    Por me fol seriozisht, ke selvia eshte nje tmerr betoni dhe sdo kisha qejf me ble shtepi aty. Pallatet ngjit e ngjit. Ste ngjit fare.

  14. adriatik thotë:

    18 July 2007 @ 11:59 am

    Car thuj ti ore Cheney, 5000 leke nje shtepi dhe nje dynym toke? Po kjo qenka mrekulli. Edhe Lumja a s’di kush thoshte se vajzat fshatare e fillojne me 5000 leke per te kalua javen pastaj e ngrejne pazarin. Si do qofte ne ketej kemi nevoje te dijme vertete per cmime te tilla. Sa per ate te Lumes, ai ishin 5000 leke te vjetera apo te reja?

    Tani Cheney, ne rast se nuk beje shaka me cmimin 5000 eruo, po munde na thuaj ndonje gje me konkrete ose pike referimi per te mesuar me teper.

  15. Cheney thotë:

    18 July 2007 @ 12:05 pm

    Adriatik,

    Ne shqiptaret problem numer 1 kemi levizjen e informacionit..

    tani ki parasysh, 100 km do te mbaje makina ty siper, e ben vaki 100 te tjera do mbash ti makinen..

  16. Cheney thotë:

    18 July 2007 @ 12:32 pm

    C’shkelqesi moj, na grine mushkonjat..

  17. ARMAND thotë:

    18 July 2007 @ 2:45 pm

    Une qe jom le e rrit me ate kohe kena nostalgjina por TIRONES tone te dashur i kon pre koke e krahe e kome, kshu qi ska met gjo tjeter me bo.

  18. migena thotë:

    18 July 2007 @ 3:52 pm

    Un kam kaluar 22 vitet e para te jetes time ne nje shtepi 50 m larg selvise dhe i kam pare te gjitha fazat e metamorfozes se saj. Nuk kane qene shume te kendshme.
    Nqs autori i fotos do ta kishte kapur nga pak me larg, do kishit pare qe te kembet e selvise ka nje salle lojrash fati.
    Tani po qe mund ta konsiderojme simbol te Tiranes.

    Dhe meqenese neve ecim me hapin e kohes, do ndryshojme edhe vargjet
    popullit:
    ma ke syrin si bajame,
    buzen si qershize,
    shtatin si pallati afer selvise.

  19. krasta krau thotë:

    18 July 2007 @ 4:05 pm

    Info:
    Fotoja eshte e vjeter dhe pallati aty i paperfunduar ka mbaruar tashme… une kam ca kohe qe skam kaluar me aparat andej dhe kam frike se humb rrugen, kush e di si eshte bere.
    EH ylli eshte prape aty, nuk e di nese afrohet kjo fotoja por edhe prej kesaj duhet te duket… (Ne tirane spara jane heq simbolet komuniste veç busteve te tjerat i ke gjith andej. ka sa te duash pllakata Lavdi PPSH . Ose Lavdi Marksizem Leninizmit, neper godina)
    Me Lumen jam dakort te puna e mamave…
    Adriatik me pese mije leke ke mundesi vetem te abonohesh 1 jave ke banjot publike ne qender te TR-s :P

  20. adriatik thotë:

    18 July 2007 @ 5:05 pm

    krasta krau, ato lekat jane te reja a te vjetra. Pastaj, sa kushton nje uturak per mediumsum.
    E kuptoj Cheney, e kuptoj, infrastruktura si cdo gje. Une me teper te pyeta me te vertete per tregun e shtepive ne fsahtrat e larget. Faleminderit.
    Lume, te pyes me te vertete lidhur me shkallen e zhvillimit te ketij fenomeni sepse me duket absolutisht nje poshterim i detyruar i rraces shqiptare.

  21. Lumja thotë:

    18 July 2007 @ 5:18 pm

    Adriatik,
    Ne fshatrat e larget ska treg shtepish. Atje vetem braktisen,nuk shiten.
    Sa per fenomenin une sjam brenda atij tregu, por shof ate cka me kapin syte dhe ta siguroj me 100% qe femrat ne shqiperi shesin veten, kush per nje karte telefoni e kush per nje makine lluksoze. Kush me shitesin e dyqanit (mbreme asistova tek lagjja ndersa njera i mori cunit-shites nje paket cigare ashtu si pa te keq ne kembim te 10 minuta muhabet edhe zbulim si te rastesishem shalesh) e kush me biznesmenin apo deputetin apo ministrin.
    Nuk eshte poshterim i rraces shqiptare, eshte fukarallek dhe nje mendesi e gabuar per te dale nga fukaralleku ose per ti siguruar te mirat.
    Jane femrat e varfra dhe femrat e pasura qe e bejne ate pune. Te varfrat per te pagu veresiet ke ushqimorja e nje pale sandale, te pasurat per nje fustan Versace me shume, dreka e darka qe shkojne pertej lekeve qe i jep mami e babi per ti prish me shoqet, per sauna e solar dhe per nei doze “miell”.

  22. krasta krau thotë:

    18 July 2007 @ 5:18 pm

    Nje foto Per EH ketu mund te shohesh yllin

    http://www.flickr.com/photos/krasta/845899258/

    Per Lumen pamje nga lart te selvia, prishja e shtepive te vjetra per te bere pallate
    http://www.flickr.com/photos/krasta/845899246/

  23. krasta krau thotë:

    18 July 2007 @ 5:20 pm

    Adriatik te vjetra vlla, me te rejat ben edhe ndonje gje tjeter..
    Per shtepite kam pershtypjen qe varion nga 5 milion (vjetra) deri ne 15 20 milion po te vjetra… Sidoqofte varet ku do te shkosh, ka fshtara ku edhe ta falin, po nuk ke cben ashtu sic ka te tjere fshtara ku nese je rrogtar si puna jone dhe ske baba me leke, nuk e blen dot shtepine…………

  24. Lumja thotë:

    18 July 2007 @ 5:21 pm

    Rrofsh Zogu !

  25. adriatik thotë:

    18 July 2007 @ 6:01 pm

    faleminderit lume, faleminderit Krasta. Nuk jemi keq ketu ku jemi, por se si na vjen kur degjojme keto gjera, na vjen inat, ulurasim, bertasim, kur na del inati, shohim se bota s’ka levizur asnje grime dhe prape fillojme te na vije inat. Kush e di se kur qetesohen gjerat.

  26. Blendi thotë:

    18 July 2007 @ 6:13 pm

    5 - 20 miljon te vjetra per nje shtepi fshati?
    S’me duket ide e keqe, sidomos po te mos jete ndonje fshat pas ndonje mali…duke enderruar se 10 - 15 vjet me vone keto rruge do behen. Une vet jam le e rrit ne Tirane, dhe Rruga Dibres mi ka borxh shume pale kepuce…por them se do preferoja te jetoja jashte qytetit. Me ndonje vend ku ka gjelberim dhe eshte e mundur te degjohen zogjte.

  27. gjergji thotë:

    18 July 2007 @ 6:20 pm

    Sa sentimental qe jeni mer burr-i-dheut! …po i themi kompanive t’ndertimit t’jua zevendesojne selvine me nje selvi betoni e t’fleni mendjen.

  28. krasta krau thotë:

    18 July 2007 @ 6:31 pm

    Rrofsh o gjergj… po une sa here hap fotot ngushellohem. Kjo Selvi ashtu cunge sic eshte ne fund fare eshte simbol i mbijetese te te mires mbi te keqen. I natyres permbi betonin….
    Une vete jam nga fshati, e kam shtepin e fshtatit dhe mezi e pres ate dyjavshi i lejes, lumi, peshku (ai me uje), bari, gjelberimi dhe ti prehesh, paqtohesh me veten dhe bote… njelloj si te lexosh “Terra promesa Progonati II” te Emigrantit
    E ke degjuar Celentanon “Il Ragazzo della via Gluck”… Tani une po i marr ere cimentos dhe me vjen keq per veten……

  29. Leon thotë:

    18 July 2007 @ 6:34 pm

    Bledi,
    Shko me shptepi ne KUC!! :P :P
    Atije pervec zogut s’degjohet gje tjeter… :P

  30. Idris thotë:

    18 July 2007 @ 6:51 pm

    Prane mullirit ne hije pralleve
    Shtrire mbi gune degjoj ujvaren
    Morrisem qete nen hije
    dhe ja marr me ze nen hunde :
    -Eku jeni vite lavdie……….18 korrik frymzim i castit pas leximit te prurjes.

  31. Cheney thotë:

    18 July 2007 @ 6:52 pm

    Se dija qe paskesh pasur te till kerkese..
    Duket si biznes me bereqet..

  32. EH thotë:

    18 July 2007 @ 7:00 pm

    Rrofsh per yllin Kk… :) spaska leviz asi centimeter….

    ama rreth e rrotull…me duket se ska ngel gjo pa u prish e rindertu…mqse ra fjala ato dyqanet e kinezeve qe kishin zaptu gjithe rrugen me dyqane, hala aty jane ??? apo kan kerku azil me naj vend tjeter??? :D

  33. krasta krau thotë:

    18 July 2007 @ 7:43 pm

    Aty jane..jane shtu.. kane zene nje cope te unazes dhe kane pushtuar gjithe tregun, si kudo ne evrop aman… Vetem mallra kineze

  34. ftjkt thotë:

    18 July 2007 @ 11:03 pm

    Kraste e paske marre shtepine tek Goldi hee… Shume foto ….. desha te them te bukura…. por me mire po them te dhimbshme…. pse na i gerric plaget aman… :(

  35. krasta krau thotë:

    18 July 2007 @ 11:42 pm

    Ja ke fut kot ftjk, une jetoj me qira ne Don Bosko… :P

  36. ftjkt thotë:

    19 July 2007 @ 12:10 am

    Shtepine me qera mund ta kesh marre dhe ne Paskuqan Kraste, por fotoja eshte bere nga pallati i Goldit (me syrin e njonjit qe nuk i ka pas pi birrat te Selvia por lagjen e njef mire)… ;)

  37. krasta krau thotë:

    19 July 2007 @ 12:14 am

    Prap FTJKT o ftjkt… po jo pra se o bo nga toka fotoja, perballe Vila Goldit ndoshta :P

    Sorry po kom harru me bo shenje tjeter… po di dhe kete :)

  38. ftjkt thotë:

    19 July 2007 @ 12:40 am

    Kraste po flisja per ket foton ketu, po nejse … te tjerat vlejne njesoj…

    http://www.flickr.com/photos/krasta/845899258/

    tani qe po e shoh mire, pallati nga eshte bere foto duhe te jete diku te rruga e Pazarit te ri (kur shkon per nga Selvia te Pazari i Ri, pasi duket diku tej kisha katolike - e ish motrave te Nene Terezes)…, hajde xhungel hajde, dhe te mendosh se sa pallate te tjere po behen ne ate zone :(

  39. krasta krau thotë:

    19 July 2007 @ 12:44 am

    FTJK, te dy duhet te jemi duke ja fut kot… Te mendosh qe mund te jene bere dhe nja pese pallate te tjera andej. Tani u kujtova dhe une.. thashe po te me bjere rruga edhe humb…

  40. emigrant thotë:

    19 July 2007 @ 1:10 am

    krasta, me nxore mallin e shqiperise / tiranes me fotot e tua (flickr). I dashkemi te gjitha qasjet: edhe romantike ala Aural Duka dhe edhe realiste si te tuat. S’kam c’te them tjeter vella, vec FLM dhe urime.

    Sa per Celentanon, po te pershendes me svalutation

    http://www.youtube.com/watch?v=MhRQCMoNf1c

    dhe via glluck

    http://www.youtube.com/watch?v=6AXNRi4dtJY

    PS mua me habit (in a very good way) preferenca jote per celentanon, si ti dukesh nga brezi i ri, c’ne ky thashe me “oldie but goldie”-t e vjetra…..

    PPS Kush s’i ka pare fotot, there you go:

    http://www.flickr.com/photos/krasta/

  41. krasta krau thotë:

    19 July 2007 @ 1:24 am

    3 here e kam degjuar sot, i kam ne komp…. Edhe une habitem noj here me veten, fajin e ka pas im at qe me jepte celsat e biblotekes se shkolles :P… Thnks…

    PS: ndodh qe edhe neve te na bjere ne vesh, ndonje kenge e vertete (Celentano dhe kompani) ateher zor se ndahesh, ste bie me ne vesh as rep, asa haus…

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com